Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    REPORTAZH/ Bisedat për seks në shtëpinë e Enverit

    REPORTAZH/ Bisedat për seks në shtëpinë e Enverit

    Ç’ndodh në ish-vilën e diktatorit në Bllok. Si është transformuar banesa ku thureshin intrigat dhe planet e asgjësimit të kundërshtarëve. Mjediset e reja që janë përshtatur për biznes, ku bëhen takimet e “tipit borgjez”. Flet arkitektja Repishti: Cilat janë vlerat e vërteta të banesës së familjeve Toptanas dhe Tafaj

    Ndryshimi/Si u tjetërsua banesa e dikurshme e ish-udhëheqësit Hoxha. Bisedat borgjeze që pushtuan shtëpinë

    Mendime revizioniste në tryezën e Enverit

    Atje ku dikur thureshin planet dhe intrigat asgjësuese, sot flitet për modën, dashurinë dhe seksin

    Manjola Bregasi

    Ndoshta të paktë janë ata që teksa pijë një kafe në ambientet e bar “Klasik”, mendojnë se janë ulur pikërisht në vendin ku dikur hante mëngjesin udhëheqësi i shqiptarëve, Enver Hoxha. Ai kaloi shumë vite në atë shtëpi. Atje fjeti, u zgjua, qeshi, u trishtua dhe jetoi emocionet që jeton çdo njeri në jetë. Atje ai ëndërroi. Se çfarë nuk mund ta dimë. Atje ndoshta thuri dhe shumë nga planet për të qeverisur vendin, priti miqtë dhe kërkoi mënyrën për të luftuar dhe asgjësuar armiqtë. Atje ai mendoi për mësimet e Marksit dhe Engelsit, për luftën e klasave dhe për shumë e shumë gjëra të tjera, që ndoshta janë dhe do të mbeten enigmë. Muret e shtëpisë kanë parë gjithçka. E kanë parë dhe survejuar në çdo moment të qëndrimit të tij atje. Por muret nuk dinë të flasin. Për më tepër ato tashmë janë rikonstruktuar dhe lyer si për ta mbyllur përgjithmonë një kapitull të harruar.

    Thonë se në katin e dytë të bar “Klasik” ka qenë biblioteka e udhëheqësit. Por me siguri këtë mund të thonë vetëm ata që mund të hynin në shtëpinë e tij atëherë. Dhe ata ishin pak, ose më saktë shumë pak. Njerëz të zgjedhur, miq dhe të besuar të familjes Hoxha. Kurse sot janë shumë. Njerëz të thjeshtë të të gjitha shtresave, që e kanë bërë zakon që kafen e mëngjesit ta shijojnë tek bar “Klasik”. E teksa bisedojnë për punën, jetën e tyre të përditshme, ekonominë e tregut, pasurinë dhe varfërinë, drogën, seksin dhe gjithçka tjetër që mund të përmbajë një bisedë e lirë kafeneje. Dhe ata nuk mendojnë aspak se dikur këto kanë qenë tema të ndaluara. Ishin “tabu”, të cilat pronari i dikurshëm i asaj shtëpie mendonte natë e ditë se si t’i luftonte. Tani të gjitha këto i kanë shkuar aq pranë, sa që ai nuk mund t’iu largohet.

    Në anën tjetër të ndërtesës dëgjohen biseda anglisht. Fjalët e para të mësimit të gjuhës angleze: “this is a book”, “this is a boy”. Në qendrën “Abraham Lincoln” ndoshta gjurmët e shtëpisë së vjetër të motrave Tafaj, që më pas u shndërrua në pronë të familjes Hoxha, janë më të dukshme. Drejtoresha e qendrës që është arkitekte në profesion, është përpjekur të ruajë stilin klasik të godinës. Aty gjenden ende parketet e dikurshme, mbi të cilët shkelte çdo ditë këmba e Enver Hoxhës, apo edhe dritaret e vjetra që ai hapte çdo mëngjes për të thithur ajrin pa smog të kryeqytetit, apo për të soditur në heshtje kopshtin pranë shtëpisë.

    Oborri i rrethuar i ish-rezidencës Hoxha përmban edhe një ambient të tretë, që ndoshta është i vetmi në këtë mjedis që të sjell në mend Bllokun dhe vilën e dikurshme. Është vila e re e udhëheqësit Hoxha, e ndërtuar në vitin 1975 posaçërisht për të, e cila tashmë është kthyer në rezidencë qeveritare. Kjo ndërtesë vazhdon të ruhet nga ushtarët e Gardës dhe hyrja nuk mund të jetë e lirë as sot. Flitet se aty gjërat kanë ndryshuar shumë pak. Ruhet stili i dikurshëm i ndërtesës dhe për më tepër vazhdon të jetë ende zonë e ndaluar.

    Klientela/Të vetmit që interesohen për gjendjen e dikurshme të vilës janë pak pensionistë

    Të joshur nga emri i Enver Hoxhës?

    Kur mësoi në vitin 2002 që ish-shtëpia Enver Hoxhës jepej me qira nga pronarët e saj Toptani, të cilët pas vitit 1990 arritën ta merrnin sërish pronën e tyre, Andi Nuredini nuk dyshoi. Ishte në kërkim të krijimit të një aktiviteti biznesi dhe mendoi që Blloku, të cilin dikur ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe prindërit e tij nuk mund ta shkelnin, mund të ishte pjesa më e mirë e Tiranës për të ngritur një bar. Pastaj fakti që bëhej fjalë për ish-shtëpinë e Enver Hoxhës, ndoshta do ta bënte më joshës dhe e më të frekunetuar barin. Por si e gjeti Andi shtëpinë e udhëheqësit në vitin 2002 dhe çfarë ndryshoi atje?

    Si lindi idea për krijimin e një bari dhe pse pikërisht këtu?

    Zgjedhja e këtij objekti për mua ka qenë krejtësisht e rastësishme. Dëgjova që ambienti jepej me qira. I gjeta pronarët, u lidha me ta dhe arrita një marrëveshje. Ishte momenti që doja të krijoja një biznes dhe nëse nuk do ta merrja këtu, do ta kisha marrë diku tjetër. Megjithatë, duke qenë se kjo ndërtesë ka një histori dhe një emër që e njohin të gjithë, besoja se do të ishte një anë pozitive për aktivitetin tim. Synimi im ishte Blloku. Ishte një zonë që para viteve ’90 nuk mund as të ktheje kokën të shihje e jo të pije kafe. Dhe unë ngrita “Klasik”.

    Si e gjetët godinën në momentin që vendosët të ngrinit aktivitetin tuaj këtu?

    Nuk mund të them që gjeta ndonjë ambjint luksoz. Para se ta merrja unë, në këtë pjesë të vilës ka qenë shkollë dhe që nga ai moment pamja e saj ka ndryshuar shumë. Muret ishin të çara dhe e gjithë ndërtesa kishte nevojë për rikonstruksion. Natyrisht nuk kam ndërhyrë në formën e saj, sepse edhe vetë pronarët kanë qenë tepër striktë në këtë drejtim, por brenda janë bërë restaurime të dukshme, që nisin me heqjen e parketeve, vendosjen e pllakave të reja, muret, shtrirjen e tubove të reja për ujësjellësin, etj.

    Çfarë ka mbetur e pandryshuar nga godina që gjetët?

    Të them të drejtën janë shumë pak gjërat që kanë mbetur siç janë. Pllakat e oborrit dhe të katit të parë, të cilat gjithsesi mendoj t’i ndërroj si dhe një pjesë e grilave të brendshme, të cilat për arsye estetike i kam veshur me gips, por që nuk mendoj se kanë ndonjë vlerë. Në përgjithësi ndërtesa ishte shumë e amortizuar për të ruajtur elementë.

    Mendoni se fakti që kjo ka qenë shtëpia e Enver Hoxhës ju ka ndihmuar për rritjen e klientelës?

    Jo nuk besoj. Sepse më duket që pjesa më e madhe e klientëve nuk janë shumë të interesuar për këtë fakt. Janë shumë të rrallë, disa pleq që vijnë për të parë ndërtesën, e madje edhe pyesin se si e kam gjetur në momentin që e mora.

    Gjendja/Asgjë nuk ishte luksoze në shtëpinë e vjetër. Kishte nevojë për rikonstruksion

    Anglisht në dhomën e xhaxhi Enverit

    Në pjesën tjetër të ish-vilës së Enver Hoxhës, e cila shtrihet në të njëjtin oborr me vilën e re të ndërtuar në vitin 1975, mësohet anglisht. Edhe aty është investuar shumë për të bërë diçka të përshtatshme për të punuar, duke qenë se ambientet e brendshme nuk pasqyronin ndonjë pamje shumë komode. Drejtoresha e përgjithshme e qendrës “Abraham Linkoln”, Aida Repishti tregon nisjen e aktivitetit në këtë ndërtesë.

    Si e ka zanafillën krijimi i qendrës Linkoln pikërisht në këtë pjesë të banesës së Enver Hoxhës?

    Ne kërkonim një ambient për qendrën dhe duke menduar që ajo vilë ka një lloj historie dhe tërheq njerëz, menduam se kthimi i saj në një institucion arsimor do të ishte diçka tepër pozitive.

    Si e gjetët ndërtesën në momentin që e morët dhe çfarë ka ndryshuar aty?

    Aty kishte nevojë për restaurime. Duke filluar që nga bodrumet, që me sa duket nuk ishin përdorur aspak, ose ndoshta kanë qenë për ngrohjen qendrore, e deri tek elementë më të imët që mund të them me bindje se ishin të konsumuar. Megjithatë, me gjithë rikonstruksionin që ne bëmë, qëllimi ishte të ruhej struktura e vilës. Për stilin dhe kohën kur është ndërtuar mund të themi që vila ka disa aspekte të veçanta dhe ne jemi përjekur të punojmë mbi ato materiale, duke i nxjerrë në pah më tepër. Është ruajtur guri, janë ruajtur dyert në të njëtën mënyrë, madje nga jashtë i kemi lyer me të njëjtën bojë që të ngjajë si dru, ndërsa brenda kemi luajtur paksa me efektet e ngjyrave. Janë vënë grilat përsëri dru, që të krijojë idenë e vilës klasike të stilit të atyre viteve, parketet janë ruajtur duke u përpjekur që përmes ngjyrave të dalin në pah tiparet e atëhershme. Gjithmonë kemi punuar me ngjyra të çelëta, pa krijuar modernizma. I vetmi ambient ku kemi futur disa efekte ngjyrash janë dy klasa për fëmijë.

    Po në lidhje me fasadën, ç’mund të na thoni?

    Me fasadën kemi luajtur me efektin e ngjyrës tullë, ndërsa muri i gurit është pastruar. Më shumë kemi lëvizur me ndriçimin, të cilit i janë futur elemente moderne në pjesën e korridorit dhe fasadës, por kjo në funksion të krijimit të hijes dhe ngjyrës së saj.

    Arkitektura

    Blloku, tepër i rënduar nga ndërtesat e larta

    Tashmë pamja e Bllokut është ajo që shohim të gjithë. Pallate 12- katësh dhe lokale luksoze. Është një nga zonat më të kërkuara dhe më të populluara të kryeqytetit. Dhe bëhet fjalë pikërisht për atë pjesë të Tiranës, të cilën në të shkuarën nuk mund të shkelte kushdo. Ndoshta dikush ka nostalgji ta shohë edhe një herë ashtu: të gjelbëruar dhe të qetë.

    “Mendoj që Blloku është rënduar shumë nga ndërtesat e larta”, është ky opinioni i arkitektes Aida Repishta. “Do të ishte mirë të paktën të ruhej fizionomia e qytetit, e vilave dhe rrugëve. Unë nuk jam për krijimin e zonave muze, por mendoj që mund të ishin ngritur ndërtesa më të ulëta ”. Arkitektja shprehet se vilat e Bllokut, të ndërtuara në kohën e komunizmit, kishin një arkitekturë tipike dhe të ndryshme nga arkitektura e përgjithshme e ndërtimit nën Shqipëri.

    Biznesi

    Vila e vjetër pa vlera muzeale

    Mos ndoshta do të ishte më mirë që ish-banesa e udhëheqësit të ruhej si muze? Ata që tashmë kanë ngritur aktivitetet e tyre brenda saj nuk mendojnë ashtu. Aida Repishta si arkitekte, nuk sheh vlera arkitekturore dhe historike, të paktën në pjesën e vjetër të vilës. “Ne mendonim se kishte ndonjë vlerë të veçantë. Por mua nuk më duket që vila e vjetër ka një lloj historie. Ajo nuk është ndërtuar për Enverin. Ishte banesa që iu mor një familjeje të pasur të Tiranës dhe që Hoxha e ktheu në pronë të vetën. Për pjesën e re të vilës nuk mund flas, sepse nuk kam hyrë brenda e kam parë vetëm në projekt”, shprehet Repishta. “Mendoj që tek ne ka ndërtime me arkitektura më të veçanta që mund të mbartin vlera historike dhe muzeale”, përfundon ajo.

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Lexo une te merrja vesh te fshehtat seksuale ne shtepine e Enverit, e te fshehta s'kishte. C'titull kot....aspak lidhje me temen. Nejse, per te terhequr lexuesin duhen tituj te tille sensacional.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kuqa, xhuxhumaku ka shpirt gazetari dhe eshte mjeshter se si t'i shtohet tirazhi i gazetes, LoL

    Nejse, tema interesante na servon ky si gjithmone per kete ka respektet tona.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    Lexo une te merrja vesh te fshehtat seksuale ne shtepine e Enverit, e te fshehta s'kishte. C'titull kot....aspak lidhje me temen. Nejse, per te terhequr lexuesin duhen tituj te tille sensacional.
    dhe une si ty u genjeva loool

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  4. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •