Supergrabitja e Thesarit te Veriut, rihapet dosja e 6 milione dollareve
E Premte, 02 Shtator 2005
Pas urdhrave te kryeprokurorit Sollaku dhe kryepolicit Ibraj per rihetimin e dosjeve te mbuluara nga pluhuri, prokuroret marrin ne dore dosjen per "vjedhjen me te madhe ne Ballkan". Si u realizua plackitja e plote e nje prej degeve me te medha te Thesarit te Shtetit ne qytetin e Shkodres dhe dyshimet per investimin e parave
Sokol COBO
TIRANE - Pas urdhrave te njepasnjeshem te kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe kryepolicit Bajram Ibraj, per rihetimin e dosjeve te mbuluara nga pluhuri, prokuroret kane marre ne dore nje prej ceshtjeve me te bujshme gjate 8 viteve te fundit. Behet fjale per grabitjen e 6 milione USD nga Thesari e Veriut, qe ndodhej ne nje godine thuajse si bunker, pak metra larg nderteses se Prefektures se Shkodres. Sipas burimeve policore dhe hetimore, vjedhja e konsideruar si me e madhja ne Ballkan e ndodhur ndonjehere, ka ndodhur ne ditet e para te marsit 1997, kur persona ende te paidentifikuar kane shperthyer hyrjen e Thesarit te Veriut me antitank dhe me pas, kane marre ne brendesi te tij pjesen me te madhe te parave, qe llogariten ne 6 milione dollare amerikane.
Te njejtat burime saktesuan se dosja eshte rihapur disa here gjate viteve te fundit, madje rimarrja e saj ne doe nga hetuesit eshte shenuar ne muajin maj te ketij viti, kur u hapen dhe shume dosje te tjera. Por si dhe ne tre raste te tjera, dosja per supergrabitjen e ka mbuluar serish pluhuri "sa hap e mbyll syte". Kesaj radhe, hetimet per kete ceshtje do te monitorohen nga kreret e prokurorise dhe policise shqiptare, ne perpjekje per te zbardhur mekanizimin e grabitjes me te madhe te shenuar ndonjehere ne Ballkan dhe per te zbuluar autoret e saj. Prej tete vitesh, ne Ministrine e Rendit Publik qendron nje nga dosjet me te bujshme ne te gjithe Shqiperine. Eshte hapur e mbyllur disa here per mungese provash dhe autoresh.
Nga zyrtaret e dikasterit blu konsiderohet si "grabitja e shekullit", por edhe si grabitja me e madhe ne Ballkan (nderkohe, vjedhja me e madhe ne bote konsiderohet ajo e nje banke ne Brazil, nje muaj me pare, ku u grabiten rreth 18 milione dollare). Sipas te dhenave te pakta ne pranveren e vitit 1997, kur vendi ishte perfshire ne kaos dhe trazira dhe shteti thuajse nuk funksiononte, Thesari i Veriut, qe ndodhej ne nje godine te fortifikuar ne qender te Shkodres, u sulmua me antitank nga gjashte persona. Burime policore thone se ne thesar ndodheshin si valute tete milione dollare, ndersa vjedhesit arriten te merrnin gjashte milione dollare. Dy milione te tjere, prerje 200 lekeshe ata nuk "denjuan" t'i marrin. Grabitesve duket se u kane mbushur syrin prerjet e kartemonedhave 500 dhe 1000 lekeshe, qe ne total ishin gjashte milione USD. Burime te Ministrise se Brendshme (tashme Ministria e Rendit Publik) thane atehere se, pas grabitjes, autoret i kane bere thirrje disa personave te tjere per te marre parate e mbetura.
Ne vendngjarje mberriten forcat te pakta policore, qe moren nen kontroll thesarin e mbetur. Gjashte grabitesit jane pare nga disa deshmitare te largohen ne periferi te Shkodres, ku realizuan edhe ndarjen e parave ne menyre te barabarte, pra nga nje milion USD per cdokend prej tyre. Pas kesaj, prokuroria e Shkodres filloi hetimin, se bashku me policine. Grupi hetimor, sipas ministrise se Rendit, perbehej nga nje numer i kufizuar prokuroresh. Pas me shume se nje viti hetimesh, ne pranveren e vitit 1998, prokuroria mbyll dosjen dhe ia delegoi policise per hetime te metejshme. Gjithcka nga dikasteri i Rendit eshte zhvilluar me pas ne menyren "top secret", madje permasat e supervjedhjes nuk u bene publike asnjehere. Hetimet, sipas burimeve, konsistojne vec te tjerash edhe ne faktin se ne c'fusha jane investuar parate e grabitura nga Thesari i Veriut. Pas tete vitesh hetimi, gjithcka eshte mister: autoret e grabitjes, investimet, fshehja e informacionit nga Ministria e Rendit, etj. Ndersa kesaj rradhe prokuroret shpresojne te zbulojne te pakten investimet e kryera me 6 milione dollaret e grabr, qe "tashme duhet te jene shumefishuar".
Korrieri.
Krijoni Kontakt