Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Supergrabitja e Thesarit te Veriut, rihapet dosja e 6 milione dollareve

    Supergrabitja e Thesarit te Veriut, rihapet dosja e 6 milione dollareve

    E Premte, 02 Shtator 2005


    Pas urdhrave te kryeprokurorit Sollaku dhe kryepolicit Ibraj per rihetimin e dosjeve te mbuluara nga pluhuri, prokuroret marrin ne dore dosjen per "vjedhjen me te madhe ne Ballkan". Si u realizua plackitja e plote e nje prej degeve me te medha te Thesarit te Shtetit ne qytetin e Shkodres dhe dyshimet per investimin e parave

    Sokol COBO

    TIRANE - Pas urdhrave te njepasnjeshem te kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe kryepolicit Bajram Ibraj, per rihetimin e dosjeve te mbuluara nga pluhuri, prokuroret kane marre ne dore nje prej ceshtjeve me te bujshme gjate 8 viteve te fundit. Behet fjale per grabitjen e 6 milione USD nga Thesari e Veriut, qe ndodhej ne nje godine thuajse si bunker, pak metra larg nderteses se Prefektures se Shkodres. Sipas burimeve policore dhe hetimore, vjedhja e konsideruar si me e madhja ne Ballkan e ndodhur ndonjehere, ka ndodhur ne ditet e para te marsit 1997, kur persona ende te paidentifikuar kane shperthyer hyrjen e Thesarit te Veriut me antitank dhe me pas, kane marre ne brendesi te tij pjesen me te madhe te parave, qe llogariten ne 6 milione dollare amerikane.

    Te njejtat burime saktesuan se dosja eshte rihapur disa here gjate viteve te fundit, madje rimarrja e saj ne doe nga hetuesit eshte shenuar ne muajin maj te ketij viti, kur u hapen dhe shume dosje te tjera. Por si dhe ne tre raste te tjera, dosja per supergrabitjen e ka mbuluar serish pluhuri "sa hap e mbyll syte". Kesaj radhe, hetimet per kete ceshtje do te monitorohen nga kreret e prokurorise dhe policise shqiptare, ne perpjekje per te zbardhur mekanizimin e grabitjes me te madhe te shenuar ndonjehere ne Ballkan dhe per te zbuluar autoret e saj. Prej tete vitesh, ne Ministrine e Rendit Publik qendron nje nga dosjet me te bujshme ne te gjithe Shqiperine. Eshte hapur e mbyllur disa here per mungese provash dhe autoresh.

    Nga zyrtaret e dikasterit blu konsiderohet si "grabitja e shekullit", por edhe si grabitja me e madhe ne Ballkan (nderkohe, vjedhja me e madhe ne bote konsiderohet ajo e nje banke ne Brazil, nje muaj me pare, ku u grabiten rreth 18 milione dollare). Sipas te dhenave te pakta ne pranveren e vitit 1997, kur vendi ishte perfshire ne kaos dhe trazira dhe shteti thuajse nuk funksiononte, Thesari i Veriut, qe ndodhej ne nje godine te fortifikuar ne qender te Shkodres, u sulmua me antitank nga gjashte persona. Burime policore thone se ne thesar ndodheshin si valute tete milione dollare, ndersa vjedhesit arriten te merrnin gjashte milione dollare. Dy milione te tjere, prerje 200 lekeshe ata nuk "denjuan" t'i marrin. Grabitesve duket se u kane mbushur syrin prerjet e kartemonedhave 500 dhe 1000 lekeshe, qe ne total ishin gjashte milione USD. Burime te Ministrise se Brendshme (tashme Ministria e Rendit Publik) thane atehere se, pas grabitjes, autoret i kane bere thirrje disa personave te tjere per te marre parate e mbetura.

    Ne vendngjarje mberriten forcat te pakta policore, qe moren nen kontroll thesarin e mbetur. Gjashte grabitesit jane pare nga disa deshmitare te largohen ne periferi te Shkodres, ku realizuan edhe ndarjen e parave ne menyre te barabarte, pra nga nje milion USD per cdokend prej tyre. Pas kesaj, prokuroria e Shkodres filloi hetimin, se bashku me policine. Grupi hetimor, sipas ministrise se Rendit, perbehej nga nje numer i kufizuar prokuroresh. Pas me shume se nje viti hetimesh, ne pranveren e vitit 1998, prokuroria mbyll dosjen dhe ia delegoi policise per hetime te metejshme. Gjithcka nga dikasteri i Rendit eshte zhvilluar me pas ne menyren "top secret", madje permasat e supervjedhjes nuk u bene publike asnjehere. Hetimet, sipas burimeve, konsistojne vec te tjerash edhe ne faktin se ne c'fusha jane investuar parate e grabitura nga Thesari i Veriut. Pas tete vitesh hetimi, gjithcka eshte mister: autoret e grabitjes, investimet, fshehja e informacionit nga Ministria e Rendit, etj. Ndersa kesaj rradhe prokuroret shpresojne te zbulojne te pakten investimet e kryera me 6 milione dollaret e grabr, qe "tashme duhet te jene shumefishuar".

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mars '97, vjedhja me e madhe ne Ballkan

    Mars '97, vjedhja me e madhe ne Ballkan

    E Premte, 02 Shtator 2005


    Jane te pakte ata qe e dine se grabitja me e madhe ne Ballkan, dhe nje nga me te medhate ne bote, eshte realizuar ne Shqiperi, pikerisht ne pranveren e vitit 1997, ne Shkoder. Jane grabitur gjashte milione dollare dhe shqiptaret nuk dinin gje deri me sot per kete supervjedhje. Informacionet nuk ishin bere publike, pavaresisht se kane kaluar tete vjet nga dita e vjedhjes me antitank te Thesarit te Veriut. Zyrtaret e Ministrise se Rendit, justifikohen me faktin se ne pranveren e vitit 1997 vendi ka qene ne krize dhe se ne Shkoder, ne ate kohe, jane sulmuar shume institucione shteterore. Gjithsesi, ata pajtohen vete faktin se "kjo eshte grabitja me e madhe e shenuar ndonjehere ne rajonin tone". Per me teper, godina e Thesarit te Shtetit ne Shkoder, pas grabitjes, nuk eshte ruajtur plotesisht nga policia. Burime nga Ministria e Rendit Publik thane se gjurmet e mundshme te grabitesve nuk jane ruajtur plotesisht nga policia, pasi ne ate kohe, strukturat e saj ishin thuajse kaotike e te shperndara dhe se nuk kishte aparaturat e duhura per te ruajtur vendin e ngjarjes. Hetuesit e ceshtjes thone se kjo neglizhence eshte nje pengese e madhe per zbulimin e grabitesve, te cilet vazhdojne te jene ende te lire. S.C.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Krrabe, si u zhduken nga tunelet 340 kg flori

    Krrabe, si u zhduken nga tunelet 340 kg flori

    E Premte, 02 Shtator 2005


    Ne shtator te vitit 1998, ne fshatin Krrabe, pak kilometra larg Tiranes, u zbulua zhdukja e 340 kg flori, ne monedha dhe sende te cmuara, te ruajtura ne tunelet e brendshme. Vjedhja u mesua disa kohe, pasi ishte kryer. Floriri i mbetur u transportua ne drejtim te Tiranes. Po kete vit, policia ndaloi pese persona, banore te Krrabes, si te implikuar ne grabitjen e arit, te cilet u denuan me pas. Pas disa kohesh, Prokuroria Ushtarake filloi hetimet per vjedhjen e bujshme te Thesarit te Shtetit, qe ishte ne nje nder vendet qe konsideroheshin te "sigurise se larte". Sipas hetimeve, grabitja e pazakonte e Thesarit eshte kryer ne mars te vitit 1997, gjate trazirave. Per kete akuze u perballen me gjykaten pese banore te fshatit Krrabe. Ne dosjen "Thesari" u perfshine edhe disa ushtarake. Sipas rregullores se ruajtjes se Thesarit se Shtetit, nje here ne cdo tre muaj, nga specialiste te tre dikastereve duhet te kontrollohej gjendja fizike e tij. Hetimi u realizua nga nje grup pune nga Banka e Shqiperise, Ministria e Rendit dhe nje tjeter nga Ministria e Financave. Treshja kontrolluese, per disa vite nuk mundi te verifikojne gjendjen reale te sasise se Thesarit. Nderkaq, pjesa e mbetur u vendos nen ruajtjen e trupave speciale te Ministrise se Rendit. Dyshimet e hedhura se dyert hermetike te tunelit, ku ndodhej Thesari mund te hapeshin vetem nepermjet nje kodi te vecante, cuan edhe ne hetimin e disa prej ushtarakeve, te cilet sherbenin per ruajtjen e tij. Pas nje alarmi te dhene, policia e Tiranes u detyrua atehere te mohonte vjedhjen e nje sasie marramendese floriri nga tunelet e Krrabes. Pas verifikimeve, titullaret thane se nuk ishte asgje per t'u shqetesuar.

    Sipas versionit zyrtar, nga shirat e rrembyeshem kishin rene disa gure nga kodra dhe kishin demtuar drynin e deres kryesore te tunelit. Por sic rezultoi me vone, guri i rene tek dera e tunelit nuk ishte gje tjeter vecse mburoja e vjedhjes se arit te shtetit shqiptar. Pranimi disa muaj me pas i grabitjes krijoi nje zhurme mjaft te madhe ne mjediset e politikes. Njerezit ne pushtet akuzuan PD-ne se vjedhja ishte bere ne mars te vitit 1997,

    ndersa PD-ja nga ana e saj, e hodhi poshte kete, duke akuzuar se vjedhja ishte bere gjate viteve qe qeverisnin socialistet.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė investohet nė bono thesari?
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2010, 01:04
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro
    Nga ORIONI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •