Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Al-Qaeda financuese e një klani biznesmenesh në Shqiperi

    Al-Qaeda financuese e nje klani biznesmenesh
    Tirane - Te gjitha investimet e Jasim Kadi ne Shqiperi kane qene ne favor te organizates kriminale "Al Kaeda". Nga Departamenti i Shtetit Amerikan ka mberritur dje pergjigjja zyrtare lidhur me aktivitetin e arabit Jasim Kadi, pas kerkeses se bere pak kohe me pare nga Prokuroria e Pergjithshme. Burime zyrtare nga ky institucion thane se dje ka mberritur letra e shumepritur, ne te cilen eshte bere nje panorame e te gjithe financimeve te bankierit terrorist ne vendin tone. Sipas saj, gjithcka qe Kadi ka investuar ne Tirane dhe rrethe per gati me shume se 7 vjet aktivitet, kane qene te destinuar te perdoreshin per organizaten me terroriste ne bote. Rrjedhimisht, edhe per koken e saj, sheikun Bin Laden. Nje fakt i tille eshte vleresuar shume nga prokuroria shqiptare, e cila per me shume se 10 muaj ka nisur nje nga hetimet me te rendesishme te koheve te fundit.

    Pavaresisht, se vete personazhi kryesor eshte arratisur me te marre vesh nisjen e hetimeve. Te dhenat flasin se vendndodhja e tij mund te jete Turqia ose Anglia, shtete ne te cilat ai leviz me identitet te rreme.

    Por, jo me pak implikues jane faktet edhe per ortaket e Kadise, disa biznesmene te njohur qe kane penetruar ne politike dhe media. Sipas te dhenave, prokuroria po heton lidhjet e tyre me bankierin Kadi, nje ortakeri kjo krejt te dyshimte per menyren si eshte nenshkruar dhe per vepren qe do te ndertohej(behet fjale kryesisht per kullat binjake perpara godines se Kryeministrise). Specialistet flasin per nje pastrim parash ne nje forme teper te kamufluar dhe kjo lidhet me copezimin e perqindjeve te pronesise. Edhe pse hetuesit nuk e kane dhene konkluzionin perfundimtar, lidhja mes disa biznesmeneve shqiptare dhe te dyshimtit Kadia, eshte nje nga pistat e hetimit, e cila nese do te rezultoje e vertete do te jete me jo pak pasoja per disa bose mediash elektronike. Mberritja e materialit te fundit te Departamentit te Shtetit ka bere qe prokuroria te intensifikoje procesin hetimor. Edhe pse nuk eshte sigluar ne kete shkrese, per amerikanet, e rendesishme eshte qe kjo dosje te perfundoje sa me shpejt ne gjykate.

    Hetimet e deritanishme

    Departamenti i Shtetit Amerikan, nepermjet ambasades se saj ne Tirane, dha ne fillim te ketij viti alarmin se nje anetar i "Al Kaedas" ndodhej ne Shqiperi dhe se zhvillonte veprimtari private. Por askush nuk e mendonte se ai fshihej pas aktiviteteve ne nje nga firmat e ndertimit. Fakti qe nje akuze e tille behej nga shteti amerikan dhe se i dyshuar ishte anetari i nje organizate kriminale, vuri ne levizje Ministrine e Financave, Sherbimin Informativ Shteteror dhe Prokurorine e Pergjithshme. Organi qendror i akuzes aktivizoi per hetimin e kesaj dosje prokuoret e saj me te mire. Me nje vendim te konfirmuar edhe ne gjykate, u mbyll llogaria bankare e Jasim Kadise, e cila ndodhej ne banken e nivelit te dyte. Per grupin e hetimit nuk ishte shume e veshtire bllokimi i vlerave monetare, pasi Banka Islamike qe mbante parate e Kadise, ishte fare prane "kullave binjake". Ndersa njekohesisht organi i akuzes beri "sekuestro konservative", cka nenkupton qe Kadi nuk ka te drejte ta shese, dhuroje, apo tjetersoje pronen e tij. Pavaresisht nga hetimet e kryera, per shume kohe dosja ngecte tek fakti me kryesor; akuza per Jasim Kadi. Prokuroria e Pergjithshme i kerkoi dy here Departamentit te Shtetit Amerikan qe te sillte prova per Jasim Kadine. Ndersa ata kane mberritur vetem para pak ditesh ne organin qendror te akuzes. Te drejten per te vendosur nese Jasim Kadi ka zhvilluar aktivitet te paligjshem e ka Gjykata. Nese ajo vendos qe arabi Kadi, eshte bashkepunetor ne organizaten e "Al Kaedas" dhe se ka zhvilluar aktivitet te paligjshem, atehere prona e tij kalon ne favor te shtetit.

    "Kullat binjake" drejt perfundimit

    Ndersa metalet e shumta te ish- "kullave binjake" ne SHBA kane shkuar si skrap ne Indi, dy "kullat binjake" ne Tirane po ndertohen dita-dites. Sapo del ne bulevardin kryesor "Deshmoret e Kombit" syte nuk kane si te shmangen nga dy ndertesa te larta shumekateshe. Nuk mund te quhen ndryshe pervecse kulla, por meqe jane si dy pika uji kane marre emrin "kulla binjake". Nese me pare i shikonim skeletin e tyre, tashme ata kane marre tablone e qarte te nje ndertese te mirefillte moderne. U perfol se ishin te paligjshme. U tha se leja e ndertimit ishte dhene ne kundershtim me ligjet e urbanistikes se qytetit. U tha se financuesi i saj ishte anetar i organizates terroriste "Al Kaeda". E, cfare nuk u tha, madje edhe se ato do te prisheshin. Por, kur kane kaluar kaq kohe nga fjalet lart e poshte ndertesat jane drejt perfundimit nga themeli deri ne katin e siperm. Jane rrethuar nga te kater anet me nje avlli prej llamarinash, por ne e gjejme mundesine te sodisim nga afer keto ndertesa te rralla per vendin tone. Kudo te shohin syte punetore, te cilet ndryshe nga firmat e tjera te ndertimit jane te pajisur me kushtet e nevojshme teknike. Veshja nga jashte e "kullave binjake" po behet me xhama te kushtueshem dhe te paraqitshem, por qe nga zyrat e siperme te Kryeministrise mund te duket me mire kjo panorame. Te pyetur nga ana jone punetoret shprehen se njera nga kullat binjake pune ditesh eshte drejt perfundimit, por pa e saktesuar nese perurimi behet me 11 shtator apo jo. Ndersa tjetra sipas tyre ka ende pune per te bere. Punetoret e thjeshte nuk duan t'ia dine apo edhe nuk kane si te dine se keto ndertesa sipas Departamentit te Shtetit Amerikan jane te financuara nga nje anetar i "Al Kaedas". Por ndertesat tashme jane bere te njohura per njerezit aq sa kane filluar qe si pike orientimi per nje takim lene: "takohemi prane kullave binjake". Kur data shenon shtate, edhe pak dite kane mbetur nga 11 shtatori, qe gjithnje do kujtohet si dita me e erret e shtetit me te fuqishem te botes, Amerikes. Ndersa shtatorin tjeter, sipas punetoreve, do te perfundoje edhe ndertesa tjeter. Por qe nje gje eshte e sigurte se "Qender Nderkombetare e Tregtise", nuk mund te jete.

    Perqindja ne aksione e pronareve te "kullave binjake"

    "Karavani" Sh.P.K 33.25 %

    Jasim Kadi 55 %, te "Karavanit"

    Vladimir Kosta 20 %

    TID Sh.P.K 18.75 %

    Marsel Skendo 10 %

    Vasil Naci 10 %

    Besnik Shtino 5.5 %

    Abdyl Latif Salah 2.5 %

    Porosites Jasim Kadi Zbatues EDV Construcsion
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prap i del emri ketij MARSEL SKENDOS.

    Po ky Vladimiri dhe KOSTA dhe bolshevik dhe ortodoks ku e gjeti BIN-LADENIN..
    SALIUN e Denoncuan si Bin-Ladenist te Klintoni dhe klintoni i futi gishtin SALIUT..
    Ne ko-qet tu votu ala per ate kart te djegur qe kurre nuk i sherbeu votuesve te ndershem por mafies me syleshesine e tije e llapallapallekun kodra mbas bregut.
    E marsel Kostat Bejne grataciela e i shesin sa frangu pulen meter katrorin e Fukarenjt hane bare te tymosur me gazra e bencave te Bolshevikve e klyshve te tyre.


    Ne dham votat per ndryshim sistemi.
    Nomenklatura staliniste tha..shum mire..ju votoni per ligjerimin e kapitalizmit ne PRIVATIZOJME djersen 50 vjecare e bejme Tonen ..bukur shume.

    Une do behem Socialist..lol. kot eshte te jesh demokrat..ose do behem POllist dhe SALI KELMENDIST..se ai qen i dha troje banditve..
    Deri LUSH PERPALI ai katundar i nikaj-merturit i shitur familjarisht mori lulishten ne Qender me hap Restorant-Strofull per stalinistet.
    Te na kish thene SALIU te pakten.. ..mos u beni me mua se vetem kasht ju jap..behuni me Gramoz Rucin te beheni Miljonera.

    Edhe kto dite SALIU pa pyetur Partine..pa pyetur VOTUSIN e thjeshte..pa pyetur familjen e LEK COKUT te masakruar.. shet DEPUTET tek dy ORGANIZXATORET e famshem te REBELIZMIT,
    Arben IMAMI dhe NIKOLL LESI..
    TURP e faqe Zeze.
    Dallkauk!


    Kush por-dh-i kush mur groshin..thot popplli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-09-2002 më 06:17

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Në numrin e djeshëm të të përjavshmes italiane "Panorama", kopertina i dedikohet sulmeve të mundshme të Al Qaedës ndaj Italisë dhe Evropës

    Revista italiane "Panorama" publikon "skupin" e rradhës

    "Trupa islamike në Veri të Shqipërisë" !!!


    Alba Malltezi

    Na vunë përsëri në shënjestër. Në numrin e djeshëm të të përjavshmes italiane "Panorama", kopertina i dedikohet sulmeve të mundshme të Al Qaedës ndaj Italisë dhe Evropës.

    Në radhët e armiqve renditemi dhe ne, ku "…në Veri të Shqipërisë janë shumë aktive të ashtuquajturat trupa islamike të ndërhyrjes, që planifikojnë aktivitete destabilizimi të Ballkanit dhe të objekteve të ndryshme në Evropë …"

    Nuk do të merreshim shumë me këto rreshta nëse nuk do të kishim përpara dy fakte të rëndësishme: "Panorama" është një nga dy revistat me tirazh më të lartë në Itali, me tendenca pro-qeveritar, pra ajo mund të ndikojë një numër të madh lexuesish; dhe e dyta, dhe më e rëndësishmja, është se prej kohësh, na kanë rënë këmbët në gjurmë të këtyre "trupave", pa ndonjë rezultat. Ajo çka mundëm të konfirmojmë ishte një "Jo" kategorike. "Prej vitesh Shqipëria monitorohet nga organizma të huaja, të specializuara në luftën kundër terrorizmit", deklarojnë burime të sigurta pranë Ministrisë së Rendit. "Janë këto organizma, të cilat në dyshimet më të vogla për prani të individëve ekstremistë islamikë raportojnë pranë organeve tona kompetente, para se të raportojnë në shtypin italian, dhe ne ndërhyjmë". Kështu, në bashkëpunim me strukturat e huaja në vendin tonë, janë kryer operacione në Tiranë, Peqin, Elbasan, Kavajë për individë të dyshimtë shqiptarë apo të huaj. E të gjitha këto, në vitet e shkuara. Aktualisht në Shqipëri, është e vështirë të konstatosh "ushtri" myslimanësh ekstremistë, të cilët synojnë destabilizimin e Ballkanit e sulme ndaj Evropës. Specialistë shqiptarë të antiterrorit, saktësojnë se gazetari i "Panoramës" mund të ketë përdorur në shkrimin me rastin e "11 shtatorit" ndonjë raport të vjetër të shërbimeve të huaja duke abuzuar mbi të me të dhëna që i përkasin vetëm fantazisë së mirëfilltë. Një gjë është e sigurtë: kolegu i "Panoramës" ka bërë këtë shkrim pa e pasur idenë se si është Veriu i Shqipërisë dhe pa ditur sa i mundshëm është një organizim "kaq perfekt" me "myslimanë nga Arabia Saudite, Egjipti e Libani". Dhë është e vështirë, që një nga këto trupa, të mos ketë rënë në sy të shtypit vendas.


    Ja ç'shkruan "Panorama"

    "… Por rreziku më i madh për Evropën dhe në veçanti për Italinë, vjen nga Ballkani. Shërbimet secrete angleze denoncojnë prej muajsh dhe kanë njoftuar dhe shërbimet secrete aleate të kontrollojnë zonën e gjerë që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi ku kohët e fundit është vënë re një fluks i dyshmitë myslimanësh të huaj që vijnë nga Arabia Saudite, Egjipti dhe Libani. Zyrtarisht zhvillojnë aktivitete tregtare, në të vërtetë punojnë nën koperturë duke financuar xhamitë, qendrat islamike dhe fushat e stërvitjes ushtarake me bashkëpunimin e forcave të policisë locale dhe mbështetjen e organizatave kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe klandestinëve. Në Veri të Shqipërisë janë shumë active të ashtuquajturat trupa islamike të ndërhyrjes, që planifikojnë aktivitete destabilizimi të Ballkanit dhe atentate kundër objektivave të ndryshme në Evropë. Gjithnjë në Londër është sinjalizuar kohët e fundit prania e terroristëve të stërvitur në Shqipëri (maqedonas, kosovarë, shqiptarë dhe egjiptianë), të gatshëm të veprojnë në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe mbitëgjitha, sipas MI-6 angleze, në Itali



    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Salo e antaresoi SHQIPERINE ne KONFERENCEN ISLAMIKE. Gomarlleqe te tilla nuk ak bere as Enveri!

    Behu anetar i Konferences Islamike dhe shpreso te futesh ne BEE. Mund te anataresosh ne nje asocian arab, por jo me anetaresi islamike t´ i bashkangjitesh Evropes.

    Faliminder Salos qe per disa dollar na lidhi me saharen!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albani ngo !

    Konferenca e vendeve islamike nuk eshte AL-QAEDA e bin-ladenit.
    Ne kete bashkesi shtetesh qe shtrihen nga afrika-azia e deri ne oqeani bejne pjese dhe shtete shume progresiste te cilat kane miqesi e lidhje te ngushta me Europen dhe Ameriken me te vjetra e me te forta se te Shqiperise.
    Ne se dikush i shikon me syze te erreta gjerat eshte pune e tije.
    Xhami dhe hoxhallare ka dhe ne USA dhe Europe.
    Pra Saliu nuk beri ndonji tradheti me ate veprim.
    Ai u nis nga interesi i thithjes se kapitalit te asaj bote te pasur per te ndihmuar Shqiperine qe Enver Hoxha i rexhep qoses e la me te varferen ne EUROPE.
    Ne se SALIU do trashegonte nji Shqiperi-Zvicer nga ramizi natyrisht nuk do lindete interesi i nji antaresimi te tille.
    Gogolit te "fondamentalizmit islamik" ne Shqiperi i fryu partia Socialiste per te fituar pike tek Amerika dhe Europa qe dikur i quanin "imperializmi amerikan dhe aleatet e tije".
    Ndoshta socialistet me ndihme nga fondamentalizma te tjera (sepse ka dhe fondamentalizem ortodoks..si psh ai SERB..Grek ose RUS) arriten te bindin qarqe te caktuara ne Perendim qe: ne ish komunistet e Enverit jemi me prane jushe se Demokratet e SALI "Muslimanit".
    Natyrisht kjo bindje nuk mjaftonte per te ardhur ne Pushtet dhe Socialistet organizuan Rebelizmin ose "revolucionin e Vonuar demokratik".

    Ne shkrimin qe keni sjelle ju per Temen e Revolucionit te Vonuar shkruar nga QOSJA, i cili ben fjale per periudhen kur Shqiperia digjej, mund te vesh re pa shume sforcim se MERAKU i MADH i QOSES eshte nga fillimi ne FUND "fati i Revolucionit"..pra do rrezohej Berisha apo do ta hidhte Lumin.
    Gjate gjithe Shkrimit Qosja nxit vazhdimin me intensitet te Shkaterrimeve duke garantuar REBELET dhe shtabet e tyre se..nuk keni pse trembeni nga cenimi i Sovranitetit te Shqiperise sepse sipas Qosjes..vazhdoni shkaterroni se x e y Ligj nderkombetar nuk e lejon Greqine te aneksoje jugun e Shqiperise.
    Te tilla pamflete kaq cinike e anti kombetare nuk i ka bere asnji armik i kombit tone..te pakten kaq boterisht..

    Ketu te con Dogmatizmi dhe egoizmi ..qe te vesh kultin personal mbi Atdheun..qe te vesh interesin e Grupit Politik mbi KOMBIN.

    Tjeter..
    Ketu ne Forum eshte e drejte e gjithkujt te shkruaj me pseudonim.
    Nuk ka te drejte askush te kerkoje identitetin e dikujte e te perpiqet te beje hetime ndaj personave te vecante.
    Kjo nuk eshte demokratike dhe as njerzillek.
    Ju nuk keni te drejte te beni insinuata dhe Zbulime per personin me nickun "kosovari".
    Kete te drejte e ke vetem ne se "kosovari" ose dikush ju kerkon 5000 euro borxh..athere natyrisht te duhet PASAPORTA origjinale e personit per te qene i sigurte.

    miqesisht brari.


    le te lulezojne 100 lule..le te konkurrojne 100 shkolla...thoshte KONFICIUS para 2000 e ca vjetesh.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Hzdreti Alban,

    Ti përdor si pretekst atë anëtarësim të Shqipërisë për ta sharë Sali Berishën dhe siç ke bërë ne shkrime tjera edhe Rugovën. Por kjo është e keqja më e vogël kur dihet se ti po ofendon shumicën e kombit shqiptar me fe muslimane, që ti si ortodoks nuk je fare më patriot se ata.

    Shqipëria po rrezikohet nga Greku ortodoks, por kjo nuk është arsye që tash unë, si musliman që jam, të shfryhem ndaj ortodoksve patriotë shqiptarë. Ata i bekoftë Zoti!

    Urrejtja jote ndaj fese muslimane të ule vlerat si qenje njerëzore, përndryshe vlera tjera nuk ke.

    E sa për Qosjen, që je dashuraur aq shume ne te, merre te shtëpija jote kur te duash, askush nuk të pengon. Ai është aq i urryer nga populli i Kosovës sa ta falim me te dy duarët.

    PS: Sa i përket identitetit tim, që e zë në gojë Brari, ti për këtë investigo sa të duash. Edhe tjerë para teje kane bërë një gjë të tillë. Kjo lere që nuk më tremb, apo më ka trembur ndonjëhere, por me ka berë edhe me te fortë

    Shnet o Hazdreti Alban, se çdo ditë do ta shkruaj nga një hajmali derisa te bëjë musliman!

    ----------------------------------------------------
    Cili është dallimi në mes të urrejtjes së Bin Lladenit ndaj Amerikes së krishterë dhe Hazdreti Albanit ndaj shqiptarëve muslimanë, apo i Qosjes ndaj popullit të Kosoves qen e kudra që nuk ia kanë dhënë votën?

    - Të treve u vjen era në kokë
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 12-09-2002 më 01:36


    Durimi është më e madhja trimëri.


  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Ore popull. Shqiperia eshte shtet laik. Ca dreqin do ne konferencen e vendeve islamike?
    Ato jane shtete qe si fe ZYRTARE kane Islamin. Nje gje e tille ne Shqiperi nuk ekzistonte e as nuk ekziston.
    Ju a nuk i shifni gjonat, apo nuk doni ti shifni.
    Dhe ju lutem kush qekan keto vende te perparuara ne Lidhjen Islamike, se un nuk i di.
    Malajzia, Arabia Saudite, Iraku, apo Irani? Apo mos eshte Cecenia? Rrini ju lutem, mos e justifikoni ate veprim Ishte i nxituar dhe pike. Natyrisht qe opozita do i frynte atij zjarri, ai eshte funksioni i opozites, te vere ne pah gabimet e partise ne fuqi. Prandaj ka dhe opozite, qe partia ne fuqi te mos beje si ti doje qefi, por te kete interesin e kombit ne krye te veprimtarise politike.
    Sot opozita eshte PD, dhe natyrisht, nese PS ben ndonje gabim trashanik si ai i Sales, atehere PD e ka per detyre, ja ka per borxh popullit shqiptar ti fryje asaj pune deri sa te hiqet dore nga udha e shtrember.

  8. #8
    Postuar më parë nga Shën Albani
    Salo e antaresoi SHQIPERINE ne KONFERENCEN ISLAMIKE. Gomarlleqe te tilla nuk ak bere as Enveri!

    Behu anetar i Konferences Islamike dhe shpreso te futesh ne BEE. Mund te anataresosh ne nje asocian arab, por jo me anetaresi islamike t´ i bashkangjitesh Evropes.

    Faliminder Salos qe per disa dollar na lidhi me saharen!



    Po sot Shqiperia a eshte anetare e Konferences Islamike?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    çkosovarit,,

    nuk jam otodoks, por jam shqiptar nga Kosova: te ne sic din edhe ti orotodoks nuk ka. Me kete shkrim nuk desha te rifilloje me njerez te kallepit tend, por vetem te veje ne pah se cfare rrugaci spekulativ dhe joserioz qe je. Ke lexuar disa shkrime te mia dhe tani konstaton se feja ime qenka ortodokse! Ja, pse une mendoj se njerez si ti demtojne forumin i cili deshiron te jete gjitheshqiptar.
    Madje, ketu rekomandohet te mos mirremi me shkruesin, por me mendimin e tij. Cfare hipokrizie! Moderatori mirret me fen time edhepse nuk eshte teme diskutimi dhe, pastaj do t´i hidhen ne ndihme te tjeret si kope!!!! Se moderatori * çkosovar *ka te drejte te mirret me spekulime personale, por jo edhe anetaret!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    E ku eshte e keqja qe ne jemi anetaresuar ne konferencen islamike ? Po te ishte kjo keqja e Shqiperise lavdi zotit ! Nuk i vjen Shqiperise e keqja nga ky anteresim , sepse po te ishim me kete llogjike atehere Turqia nuk do ishte potenciali ushtarak nr 2 i Natos ne Evrope, as Arabia saudite nuk do te ishte shteti me i perkedhelur i USA ne rajon , dhe Egjipti nuk do ishte vendi ku turisten cdo vit kapi shifra te larta dhe me teper nuk do ishte Kosova e cliruar . Pra dua te them qe nje vend qe te perparoje dhe te jete i nderuar ne bote nuk ka fare rendesi cfare feje ka ose ne c'organizate aderon. Kryesorja eshte se si ku vend reagon ndaj terrorrizmit, kimit te organizuar, korrupsionit, demokracise lirive dhe te drejtave te njeriut, dhe sjelljes se shtetasve te tij ne bote.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    E keqja eshte se kudo fundamentalistet islamik krenohen edhe me ne duke thene : " Islami shtrihet prej Azie, Afrike deri ne Ballkan dhe do te vije dita kur Muxhahedinet do ta sulomojne VAtikanin nepermjet hqiperise. Konferenca ISlamike eshte provokuese dhe polarizon fet. Ne bote nuk ka Konference Katolike, e as Ortodokse. Meqenese deshirojme te mbetemi Evropian, nuk kemi se cka kerkojme ne kete organizate. Shqiptaret kurre nuk kane pasur dobi, por historikisht dem nga vendet islame. Futja ne kete konference eshte kunder ardhmerise shqiptare. Miqesia maerikane me ato vende qe permenden, deshmon se Amerika ka interesa ekonomike me keto vende, ne jo. Me zevendesimin e e benzines me ndonje lende tjeter, ato vende do te harrohen dhe do te mebeten ne rere!

  12. #12
    Postuar më parë nga Shën Albani
    Salo e antaresoi SHQIPERINE ne KONFERENCEN ISLAMIKE. Gomarlleqe te tilla nuk ak bere as Enveri!

    Behu anetar i Konferences Islamike dhe shpreso te futesh ne BEE. Mund te anataresosh ne nje asocian arab, por jo me anetaresi islamike t´ i bashkangjitesh Evropes.

    Faliminder Salos qe per disa dollar na lidhi me saharen!

    E dyte here qe pyes: po sot Shqiperia a eshte anetare e Konferences islamike?

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Po pse ti valle e di se c'interesa ka Usa te ne ? . Po te ishte se Usa do kishte atehere nuk do na kishte lene 50 vjet nen terorrin komunist ! ose nuk do na kishte shitur te Greqia sic beri ne '97 . Shqiperine do ta bejne vete shqiptaret as muslimanet, as ododoksit, apo katoliket, dhe as amerikanet, greket apo te tjere si keta. Po te donte bota nk te kishte lene edhe 10 vjet tranzicion pas 50 komunizem. Po po u be Shqiperia ku do hajne buke OSCE, OJQ e huaja e te tjere mashtues si keta qe ndihmat qe sjellin i marrin perseri vete si asistence teknike. RRofte Shqiperia ! feja e shqiptarit eshte shqiptaria !

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    sa i mencem qenka ky shen albani
    qeka edhe prej kosove dreqi.

    kisha nji pyetje
    kush e ka pergjysmu siperfaqen e SHQIPNISE,
    evropa apo vendet islamike?

    me habisin disa njerz pa karakter qe cirren duke bertitur qe evropa na do, evropa do na ndihmoje.
    sic duket nuk e shohin se car i ka ba dhe car po i ban shqipnise evropa .
    ME SHUME KEQARDHJE THEM SE jeni shume te mjere .
    pershendetje
    SHAHU

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Ndoshta po nderhyj ashtu kot por desha tju kujtoj se feja e shqipetarit eshte Shqiptaria. Eres se feve u fryjne vetem kombet qe si politike primare kane vendosur ate te fese. Per sa kohe ne nuk do te perparojme ligjin dhe politiken do te na i bejne te tjeret pra nuk jane poltikanet tane qe e drejtojne kete vend por jane te tjeret,qe e drejtojne per interesat e tyre. Ndoshta ne jemi bere antar te Konferences Islamike me urdher nga drejtonjesit tone. A e di ndonjeri Pse.?!
    Persa i perket pyetjes se "Redit" po i pergjigjem une. Shqiperia eshte Anetare e Konferences Islamike por vetem ka ulur shkallen e perfaqesimit deri ne nivel Ambasadoresh. Kur kur te mos i duhet me urdheronjesve mund te na thone dhe te largohemi nga ajo konference.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peshkatari : 21-09-2002 më 13:35
    instruktori

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •