Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 113
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Votëbesohet në parlament qeveria Berisha

    -----------------------------------------------------

    Kryeminister - Sali Berisha

    Ministria e Financave - Ridvan Bode
    Ministria e Integrimit - Arenca Troshani
    Ministria e Turizmit dhe Kultures - Bujar Leskaj
    Ministria e Bujqesise - Jemin Gjana
    Ministria e Arsimit - Genc Pollo
    Ministria e Ekonomise, Industrise dhe Energjitikes - Genc Ruli
    Ministria e Jashtme - Besnik Mustafaj
    Ministria e Mjedisit - Lufter Xhuveli
    Ministria e Brendshme - Sokol Olldashi
    Ministria e Mbrojtjes - Fatmir Mediu
    Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit - Lulzim Basha
    Ministria e Drejtesise - Aldo Bumci
    Ministria e Shendetesise - Maksim Cikuli
    Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale - Thoma Miço

    -----------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-09-2005 më 16:13 Arsyeja: Retifikim
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Si eshte puna me kete "superministrine e brendshme" dhe cfare njeriu eshte ky Sokol Olldashi ??

    Lexova pardje tek ballkanweb se kane ndermend ta forcojne shume ministrine e brendshme dhe ne te do te perfshihen edhe sherbime te tjera ,qe deri tani ishin jashte saj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po besoj kjo "super-ministri" qe po i trembka kaq shune brace-istet do bej ate qe nuk beri per 8 vite nanoizmi integrues atlantizues euro normalizues e progresisto-civilizues..
    do bej shqiptaret me leternjoftime..

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Po kjo e drejtesise mo Brar, Arenca Troshani, eshte ndonji cik e hedhur te hapi dosjet e korrupsionit apo eshte ndonji qofte thjesht per te tundur zinxhirin e per te thene qe kemi ministre drejtesie?Po Genc Ruli ca levizjesh ka ndermend te beje me ekonomine? Ca lloj ekonomie politike do ndjeki? Do adoptoje ekonomine e tregut, monetarizmin apo do vazhdoje ta leri gjendjen si tani me ndryshim qe ne vend te tarafit socialist, tani do haje tarafi demokrat? A do ftoje per keshilltare ekonomike Chicago-Boys ?
    Nejse, nga une kane 1 vit , perpara se te filloj kritikat miqesore.....

    Per mua Sala akoma nuk perfaqeson te djathten ( ose te pakten ate qe duhet te jete e djathte). Eshte thjesht nje alternative me e mire sesa llumi i kuq i Nanosocialisteve.

    Nejse, le ti leme te punojne nja nje vit, te shofim cfare ndryshimesh do bejne.
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk do kete konflikt interesi ne njerzit qe do qeverisin tha sot berisha..

    I vetmi nga te caktuarit si ministra..qe kan prona tha Berisha eshte bujar Leskaj qe paska nje gjys moteli ne Vlore..
    ai me premtoi se do ta shese kte prone e do na tregoje dhe letrat..
    Do kemi trasparenc tha berisha si para medias dhe para popullit.. Do jemi ne sherbim te popullit.. tha ai.

    Tor..

    Natyrisht nuk e ka te lehte doktori..por askush me mir se ai nuk mund te drejtoje ndershmerisht..
    Nje gje e kemi te sigurte..
    ai do shkoj ne pun ne 7-8 te mengjezit dhe vetem me dhun do e shkepusin nga punet.. Ai nuk di qejfe.. qejfi tij eshte puna..
    nje zonje dikur bibliotekare ne biblioteken kombetare sektori shkencave.. me thoshte nje dizaj..
    me te tmerrshem se Berisha si studiues ne bibliotek kombetare nuk ka pasur..
    fliste per vitet 70-80..

    Pra o toro .. populli me vote hoqi nje pijanec e vuri nje buall te punes.. ne kryezyren e qeverisjes se vendit..

    Kjo eshte nje fitore historike..

    Populli duhet ta ruaj Berishen nga krokodilet qe pergatit mafia.. te llojit Jaho.. por dhe Berisha duhet te sofistikohet ne mbrojtjen e votes se popullit..
    Ska me shakara e amatorizem..

    97-tshe sduhen te na mbjellin me gjoleket e ruc fino nano-braco rames..

    po ben perseri nje prov te tille ..athere .. ne hell duhen cuar..

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Brar...te jesh i sigurt se bene rozte ndonji marifet si ai i '97 apo dhe i '98 ( kur vrane Azemin), koka e pare qe do hiqet do jete e Sali Berishes! Dhe do jete e djathta qe do ja heqi....Si i thone amerikanet: Full me once,shame on you, full me twice,shame on me!

    Dhe problemi me Salen nuk ka qene as dembelizmi, as korrupsioni ,as ndershemeria,as morali ne rang personal. Ka qene efektiviteti qe ka pasur si politikan. Mund te jesh shume punetor, por kur nuk ke efektivitet dhe KUR NUK E REKLAMON PUNEN, nuk ta di njeri.
    "Who is John Galt?"

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ne gjendjen aktuale, Shqiperise i duhet nje tip si Z. Berisha dhe e meta qe Toro ve ne
    dukje eshte pika e dobet e tij; nuhatja e situates rreth e rrotull. Per mua ai te
    punoje si derri nga ora 7 e mengjesit deri ne 12 te nates, por jo te humbase kontaktin nga realiteti.
    Duhet tu bjere kokes servileve, sahan lepiresve, lekurnderruesve kameleon, vampireve,
    krimineleve, te pa afteve ... lista eshte e gjate, por nqs fillon te vere ne vend te pare
    ata qe sot jane "te varfer" sepse kane sakrifikuar per te shkolluar femijet, per tu rezistuar
    tundimeve te korrupsjonit, te cip plasjes; ata qe sot mbyllin fundin e muajve me mundime
    sepse punojne ndershmerisht dhe "kenaqen" me ate qe u takon: me rrogen e ndershme.

    Zoti Berisha paradoksalisht eshte shpresa e shtresave te varfera ne Shqiperi sepse
    ne Shqiperi i pasuri eshte krimineli, drog shitesi, gjakpiresie, komunisti qe trashegoi pasurine e perbashket, delexhiu qe grabiti pronat e tjetrit ; duhet pranuar se jo te gjithe "te pasurit"
    hyne ne kete rang, por si i thone llafit veçantia konfirmon te pergjithshmen.

    Le te shpresojme, megjithese shumica prej nesh eshte pak apo aspak i lidhur ne
    mardhnie interesi me Shqiperine prape mbajme te gjalle nje enderr se nje dite do
    gjejme dhe ne vendin tone aty ku hapem syte; ndoshta per te vetmen arsye se aty
    kemi krenarine e paprekur; ketej jemi brez i humbur e perkembur!

    Kohet ndryshojne, guri gdhendet, hekuri kalitet, pse jo ne!

    Suksese qeverise se re dhe sa me shpejt te behemi pjese politike dhe ekonomike e
    asaj pjese te botes te ciles i perkasim fiziksht!

    Suksese!

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Flet shkrimtari i madh Ismail Kadare, menjëherë pas shpalljes zyrtare të listës së qeverisë

    Kadare: Mendimi im për Qeverinë

    Shkrimtari: “Kandidatura e ministrit të Jashtëm është nga më të papërshtatshmet”

    Robert Rakipllari

    Për Mustafajn
    Në të përsëritet mendimi se Mustafaj qenka në radhë të parë shkrimtar, (unë jam shkrimtar që merrem edhe me politikë), duke lënë të kuptohet qartë se politika, pra posti i lartë që po merr, është diçka e dorës së dytë. Kjo deklaratë e përsëritur shumë herë prej tij, përveç që është një reklamë e pahijshme për veten, është shprehje që dëshmon papërgjegjshmëri dhe mungesë të plotë të konceptit qytetar për shtetin. Sipas saj, më tepër se drejtimi i diplomacisë shqiptare, paskan prioritet librat e tij. Le ta themi pa shumë diplomaci se shkrimtarë të nivelit të Mustafajt Shqipëria ka mjaft, kurse posti i ministrit të Jashtëm është një dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin

    Për tribalizmin
    Jo, nuk është marrë parasysh. Më saktë, kam përshtypjen se është bërë e kundërta. Kjo është histori e vjetër në këtë vend. Ka shpesh ankesa për mospjesëmarrjen e intelektualëve të njohur në çështjet publike. Por, kur vjen puna që këta të fundit, angazhohen në to, zakonisht nuk dëgjohen.
    Nga njëra anë po. Por nga ana tjetër, kur nuk dëgjohet një këshillë që ka lidhje me gjërat publike, ato që quhen “res publicae”, kjo, përpara se të jetë problem i atij që parashtron këshillën, është problem i atij që nuk e dëgjon atë. Këshilla ime lidhej me shmangien e tribalizmit, tipar që s’ka asgjë të përbashkët me qytetërimin demokratik e europian, ndaj dhe refuzohet në mënyrë të prerë prej këtij


    TIRANE – Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, shprehet se kandidatura e ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, në qeverinë “Berisha”, është e papërshtatshme. Duke komentuar kabinetin e ri qeveritar, Kadare shprehet se nuk është shmangur trabalizmi. Lidhur me kandidaturën e Mustafajt, Kadare shprehet se ai nuk mund të garantojë integrimin e Shqipërisë në strukturat atlantiste.
    A do t’i uronit punë të mbarë qeverisë së re që porsa u shpall?
    Natyrisht. Madje me gjithë zemër. S’kam asnjë arsye për të kundërtën. Dua të them se edhe në qoftë se kam vërejtje, jam krejtësisht kundër atyre që mezi çpresin të nisin fushatë denigruese kundër ekipit të ri qeverisës dhe me zell kërkojnë mungesat dhe të këqijat në çdo gjë e për gjithçka.
    Para pak kohe në dy intervista tuaja i keni bërë një sugjerim kryeministrit të ardhshëm, për të shmangur tribalizmin në caktimin e posteve kyçe në qeverinë e tij. A është marrë parasysh ky sugjerim?
    Jo, nuk është marrë parasysh. Më saktë, kam përshtypjen se është bërë e kundërta. Kjo është histori e vjetër në këtë vend. Ka shpesh ankesa për mospjesëmarrjen e intelektualëve të njohur në çështjet publike. Por, kur vjen puna që këta të fundit angazhohen në to, zakonisht nuk dëgjohen.
    A shkakton kjo gjë një ndjenjë negative te ju?
    Nga njëra anë po. Por nga ana tjetër, kur nuk dëgjohet një këshillë që ka lidhje me gjërat publike, ato që quhen “res publicae”, kjo, përpara se të jetë problem i atij që parashtron këshillën, është problem i atij që nuk e dëgjon atë. Këshilla ime lidhej me shmangien e tribalizmit, tipar që s’ka asgjë të përbashkët me qytetërimin demokratik e europian, ndaj dhe refuzohet në mënyrë të prerë prej këtij.
    Me sa është kuptuar, ka qenë fjala për postin e ministrit të Jashtëm, që ka një rol kyç për afrimin e Shqipërisë me Evropën dhe NATO-n, apo jo?
    Është e saktë. Ka vite që të dy krahët e politikës shqiptare e afishojnë si merakun e tyre kryesor çështjen e integrimit në Evropë dhe në Aleancën Atlantike. Flasin për të me përkushtim, madje me mallëngjim prekës.
    Nuk jam i sigurt se është ashtu. Në qoftë se vërtet do të preokupoheshin kaq shumë, do të ishin më seriozë në zgjedhjen e këtij posti kyç.
    E quani të papërshtatshme zgjedhjen e ministrit të Jashtëm?
    Pikërisht. Nga kandidaturat që u përmendën, mendoj se kjo është një ndër më të papërshtatshmet.
    Edhe kjo është një fatkeqësi e njohur e Shqipërisë. Në radhën e ministrave të Jashtëm të papërshtatshëm, madje ndonjëherë qesharakë, u shtua një rast tjetër. Për një vend të vogël problematik si Shqipëria, në kushtet për të cilat folëm, dimensioni qytetar, evropianist e atlantist i ministrit të Jashtëm, është një ndër tiparet e domosdoshme. Për të mos folur për të tjerat.
    Ka lidhje me këto deklarata e tij e djeshme në shtyp?
    Deklarata e tij është mëse shqetësuese. Në të përsëritet mendimi se Mustafaj qenka në radhë të parë shkrimtar, (unë jam shkrimtar që merrem edhe me politikë) duke lënë të kuptohet qartë se politika, pra posti i lartë që po merr, është diçka e dorës së dytë. Kjo deklaratë e përsëritur shumë herë prej tij, përveç që është një reklamë e pahijshme për veten, është shprehje që dëshmon papërgjegjshmëri dhe mungesë të plotë të konceptit qytetar për shtetin. Sipas saj, më tepër se drejtimi i diplomacisë shqiptare, paskan prioritet librat e tij. Le ta themi pa shumë diplomaci se shkrimtarë të nivelit të Mustafajt Shqipëria ka mjaft, kurse posti i ministrit të Jashtëm është një dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin.
    Kuptohet që nuk jeni optimist për afatet e bisedimeve për integrim në Evropë. Do të donit që ky parashikim i juaj të dilte?
    Kurrsesi. Do të doja që të isha i gabuar. Madje po shtoj, se në qoftë se pas gjashtë muajsh do të jetë bërë ndonjë hap serioz drejt Evropës, me kënaqësi do të kërkoja ndjesë për këtë parashikim jo të gëzueshëm.
    Besoj se në rast të kundërt, kam të drejtë të pres që qeveria e sotme t’i kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë.
    Pyetje e fundit, për opozitën. Si e mendoni rolin e saj?
    Mendimi im mbetet i pandryshueshëm. Do apo nuk do opozita është pjesë e qeverisjes së një vendi. Pjesë e sukseseve po aq sa e dështimeve. Është fjala për një opozitë të denjë, thënë ndryshe, të vërtetë. Tjetra, ajo që shpesh kemi parë këto 15 vjet, nuk është veçse histori e vjetër ballkanase, me daulle e me kaçakë, që s’ka asgjë të përbashkët me rendin republikan.

    05/09/2005
    KATEGORIA: Politike

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    duke u shtuar disave qe shkruan me lart dhe une personalisht mendoj se doktori do na beje ndonje gje te hajrit kete rradhe. Mendoj se 1997 eshte pjeserisht faji i tij po la ndodhur edhe nga mungesa e pervojes dhe pjekja politike. Ketij vendi i duhet nje workaholic dhe nuk ka njeri qe te thote ndryshe per "bacen"..kritikat i vijne nga gafat qe ben aty ketu. Sidoqe te jete mire u be se iku batakciu. Iku "sita" ku kullonin te ardhurat , taksat dhe fillonte perroi i matrapazlliqeve. shpresoj qe doktori te filloje vaksinat per keta te rinjte sepse po filloi me u qelb edhe kete here atehere motren dhe sorrollopin ku ti kene me ci permban te gjithe politikanet e tane. Po u dhje dhe kete rradhe te bejme nje kerkese per futje ne Afrike se evropa ka per te ndertuar ndonje mur kinez rreth shqiperise.
    I uroj suksese dhe pune te mbare.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------

    Se desh ju genjeva! Ministria e Integrimit ka ne krye Arenca Troshanin dhe Ministria e Drejtesise Aldo Bumçin.

    ------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Exclamation KADARE : "Mendimi im per Qeverine"

    Flet shkrimtari i madh Ismail Kadare, menjëherë pas shpalljes zyrtare të listës së qeverisë

    Kadare: Mendimi im për Qeverinë

    Shkrimtari: “Kandidatura e ministrit të Jashtëm është nga më të papërshtatshmet”

    Robert Rakipllari

    Për Mustafajn
    Në të përsëritet mendimi se Mustafaj qenka në radhë të parë shkrimtar, (unë jam shkrimtar që merrem edhe me politikë), duke lënë të kuptohet qartë se politika, pra posti i lartë që po merr, është diçka e dorës së dytë. Kjo deklaratë e përsëritur shumë herë prej tij, përveç që është një reklamë e pahijshme për veten, është shprehje që dëshmon papërgjegjshmëri dhe mungesë të plotë të konceptit qytetar për shtetin. Sipas saj, më tepër se drejtimi i diplomacisë shqiptare, paskan prioritet librat e tij. Le ta themi pa shumë diplomaci se shkrimtarë të nivelit të Mustafajt Shqipëria ka mjaft, kurse posti i ministrit të Jashtëm është një dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin

    Për tribalizmin
    Jo, nuk është marrë parasysh. Më saktë, kam përshtypjen se është bërë e kundërta. Kjo është histori e vjetër në këtë vend. Ka shpesh ankesa për mospjesëmarrjen e intelektualëve të njohur në çështjet publike. Por, kur vjen puna që këta të fundit, angazhohen në to, zakonisht nuk dëgjohen.
    Nga njëra anë po. Por nga ana tjetër, kur nuk dëgjohet një këshillë që ka lidhje me gjërat publike, ato që quhen “res publicae”, kjo, përpara se të jetë problem i atij që parashtron këshillën, është problem i atij që nuk e dëgjon atë. Këshilla ime lidhej me shmangien e tribalizmit, tipar që s’ka asgjë të përbashkët me qytetërimin demokratik e europian, ndaj dhe refuzohet në mënyrë të prerë prej këtij


    TIRANE – Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, shprehet se kandidatura e ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, në qeverinë “Berisha”, është e papërshtatshme. Duke komentuar kabinetin e ri qeveritar, Kadare shprehet se nuk është shmangur trabalizmi. Lidhur me kandidaturën e Mustafajt, Kadare shprehet se ai nuk mund të garantojë integrimin e Shqipërisë në strukturat atlantiste

    A do t’i uronit punë të mbarë qeverisë së re që porsa u shpall?
    Natyrisht. Madje me gjithë zemër. S’kam asnjë arsye për të kundërtën. Dua të them se edhe në qoftë se kam vërejtje, jam krejtësisht kundër atyre që mezi çpresin të nisin fushatë denigruese kundër ekipit të ri qeverisës dhe me zell kërkojnë mungesat dhe të këqijat në çdo gjë e për gjithçka.

    Para pak kohe në dy intervista tuaja i keni bërë një sugjerim kryeministrit të ardhshëm, për të shmangur tribalizmin në caktimin e posteve kyçe në qeverinë e tij. A është marrë parasysh ky sugjerim?
    Jo, nuk është marrë parasysh. Më saktë, kam përshtypjen se është bërë e kundërta. Kjo është histori e vjetër në këtë vend. Ka shpesh ankesa për mospjesëmarrjen e intelektualëve të njohur në çështjet publike. Por, kur vjen puna që këta të fundit angazhohen në to, zakonisht nuk dëgjohen.

    [U]A shkakton kjo gjë një ndjenjë negative te ju?[/U]
    Nga njëra anë po. Por nga ana tjetër, kur nuk dëgjohet një këshillë që ka lidhje me gjërat publike, ato që quhen “res publicae”, kjo, përpara se të jetë problem i atij që parashtron këshillën, është problem i atij që nuk e dëgjon atë. Këshilla ime lidhej me shmangien e tribalizmit, tipar që s’ka asgjë të përbashkët me qytetërimin demokratik e europian, ndaj dhe refuzohet në mënyrë të prerë prej këtij.

    Me sa është kuptuar, ka qenë fjala për postin e ministrit të Jashtëm, që ka një rol kyç për afrimin e Shqipërisë me Evropën dhe NATO-n, apo jo?
    Është e saktë. Ka vite që të dy krahët e politikës shqiptare e afishojnë si merakun e tyre kryesor çështjen e integrimit në Evropë dhe në Aleancën Atlantike. Flasin për të me përkushtim, madje me mallëngjim prekës.
    Nuk jam i sigurt se është ashtu. Në qoftë se vërtet do të preokupoheshin kaq shumë, do të ishin më seriozë në zgjedhjen e këtij posti kyç.

    E quani të papërshtatshme zgjedhjen e ministrit të Jashtëm?
    Pikërisht. Nga kandidaturat që u përmendën, mendoj se kjo është një ndër më të papërshtatshmet.
    Edhe kjo është një fatkeqësi e njohur e Shqipërisë. Në radhën e ministrave të Jashtëm të papërshtatshëm, madje ndonjëherë qesharakë, u shtua një rast tjetër. Për një vend të vogël problematik si Shqipëria, në kushtet për të cilat folëm, dimensioni qytetar, evropianist e atlantist i ministrit të Jashtëm, është një ndër tiparet e domosdoshme. Për të mos folur për të tjerat.

    Ka lidhje me këto deklarata e tij e djeshme në shtyp?
    Deklarata e tij është mëse shqetësuese. Në të përsëritet mendimi se Mustafaj qenka në radhë të parë shkrimtar, (unë jam shkrimtar që merrem edhe me politikë) duke lënë të kuptohet qartë se politika, pra posti i lartë që po merr, është diçka e dorës së dytë. Kjo deklaratë e përsëritur shumë herë prej tij, përveç që është një reklamë e pahijshme për veten, është shprehje që dëshmon papërgjegjshmëri dhe mungesë të plotë të konceptit qytetar për shtetin. Sipas saj, më tepër se drejtimi i diplomacisë shqiptare, paskan prioritet librat e tij. Le ta themi pa shumë diplomaci se shkrimtarë të nivelit të Mustafajt Shqipëria ka mjaft, kurse posti i ministrit të Jashtëm është një dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin.
    Kuptohet që nuk jeni optimist për afatet e bisedimeve për integrim në Evropë. Do të donit që ky parashikim i juaj të dilte?
    Kurrsesi. Do të doja që të isha i gabuar. Madje po shtoj, se në qoftë se pas gjashtë muajsh do të jetë bërë ndonjë hap serioz drejt Evropës, me kënaqësi do të kërkoja ndjesë për këtë parashikim jo të gëzueshëm.
    Besoj se në rast të kundërt, kam të drejtë të pres që qeveria e sotme t’i kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë.
    Pyetje e fundit, për opozitën. Si e mendoni rolin e saj?
    Mendimi im mbetet i pandryshueshëm. Do apo nuk do opozita është pjesë e qeverisjes së një vendi. Pjesë e sukseseve po aq sa e dështimeve. Është fjala për një opozitë të denjë, thënë ndryshe, të vërtetë. Tjetra, ajo që shpesh kemi parë këto 15 vjet, nuk është veçse histori e vjetër ballkanase, me daulle e me kaçakë, që s’ka asgjë të përbashkët me rendin republikan.




    05/09/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 05-09-2005 më 11:24
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  12. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kadare eshte nje figure me peshe jovetem ne opinionin shqiptar por edhe ne ate nderkombetar. Komenti i tij ne lidhje me ministrin e jashtem do te jete nje minus per qeverine dhe imazhin e saj brenda dhe jashte pavaresisht nga objektiviteti i opinonit te Kadarese.

    Kadare ndonese eshte shkrimtar ka komentuar shpesh here dhe ne momente kritike situaten politike ne Shqiperi duke me lene te pakten mua shijen e mire te nje antikomformisti.

    Ne komentin e tij te fundit per mua ai tregohet i padrejte ne dy akuza ....

    Perpara se te akuzonte qeverine per tribalizem (e lidh me ministrin e jashtem) mendoj se ai duhej te reflektonte ndaj faktit se zoti Mustafaj eshte nje nga intelektualet e pare qe iu bashkangjiten levizjes studenore ne 90 duke u bere gjithashtu njeri nga bashkethemeluesit e PD .... karriera e tij diplomatike ne Paris ka qene teper e suksesshme perderisa arriti jovetem te dekorohej nga presidenti Miterrand por edhe te krijonte raporte te ngushta personale me te si dhe shume perfaqesues te larte te shtetit francez.

    Ne vitin 97 qe nga te paktet ish diplomate qe nuk kerkuan azil politik ne vendet ku punonin por u rikthye ne Shqiperi per te kontribuar serish ne PD ne momentet me kritike te ekzistences se saj. Posti qe ka mbajtur ne PD gjate 8 viteve te fundit e bente ate ne menyre te pashmangshme e te natyrshme kandidaturen nr 1 per postin e ministrit te jashtem. Ne opinion shqiptar ai njihet si nje nga politikanet me te moderuar te se djathtes.

    Per sa me lart une mendoj se ardhja e tij ne funksionin e ministrit te jashte eshte nje proces teper i gjate, i natyrshem dhe profesionalisht e politikisht i merituar e i pandikuar prej origjines se tij qe ne rastin konkret perben rastesi dhe jo shkak.


    Se dyti diku nga fundi i intervistes se tij ai shprehet se nese pas 6 muajsh (ne fakt kohe teper e shkurter) do te kete zhvillime pozitive ne integrimin e vendit ai do te kerkoje ndjese per parashikimin e tij.

    A nuk do te ishte valle me e ndershme dhe e drejte qe Kadare t'i jepte ne fillim kohe z Mustafaj ne menyre qe ta gjykonte ate pas 6 muajsh ne vend qe ta paragjykonte ate qe pa nisur punen.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Qe ne fillim pati nje lufte te "fshehte", ndermjet Topallit dhe Mustafaj-t per Ministrine e Jashtme.

    Fitoi Mustafaj, pasi eshte me afer Berishes, ndersa duke qene Topalli Ministre e Jshtme, mund te rrezikonte edhe Berishen, me vone si pasoje e lidhjeve me "ligjvenesit reale", ose "guvernatoret e pashpallur" sic i ka karakterizuar vete Berisha, nderkombetaret.

    Dhe duke vene Mustafaj-n Minister te Jashtem, Berisha i beri koncension Topallit duke vene Troshanen Ministre te Integrimit.

    A eshte Mustafaj, zgjidhja me e mire per Minister te JASHTEM???

    Ndofta JO, pasi megjithe vleren si themelues ne 90.

    Sa te tille ka pasur po valle i lane te ngjisin ne Karriere???

    Te shikojme si do te shkojne ngjarjet!!!

    He se harrova. Besniki, thone qe eshte i mire per t'ja prish mendjen Ministreshave...lol maybe Sala do me ja prish mendjen Packut, meqe s'i vuri Gjencin Ministret te Jashtem...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 05-09-2005 më 15:23
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kadarja po pj.erdh ne nje poce me Zp-n e erion braces..
    Zp filloj ti shaje ministrat pa u zgedhur akoma.. kte pune e vazhdon dhe Kadarja..
    Sic duket Kadarja nuk eshte gezuar..qe ka fituar PD ne votime.. po sic thot Dulla na u prish gjiza..
    Ai sic duket qarte ka dashur te rifitonte Nanua e Edvin Ramua.. mirpo populli ka tjera mendime..

    Ministrat e Sales jan shum te mire.. e llafet e Kadarese nuk pin uje..
    Atyre do u vij e keqja vetem nese nuk jane KOLEGJIALE.. pra ne se do nxitohen ne llafe e deklarata e te bien nen provokimet e ZP PS-se..
    Kolegjialiteti eshte ilaci i suksesit.. pra ..qe cdo dite te mblidhen ne zyr te Saliut e te bisedojne punet e shtetit fije per fije.. me njeri jatrin e me specialiste te fushave te ndryshme.. pra te mos mendojne se dinë shumë..
    nje m.ut dine.. por ama dime se ata nuk jane kanibale si Rus kac ben malot.. me te cilet u familjarizua Familja Kadare Shahin e Ismail..
    pra ministrat e rinj te Saliut duhet te masin hapin cdo dit e ti bejne syt e vesh jo 4 por 64..
    ata duhet te shkollohen perdite per te qeverisur kte radhe mire dhe vetem mire.. dhe Shkolla eshte .. ajo qe na meson populli.. me te pyetur gjen Stambollë..
    Pra pyet diskuto merr mendim degjo konkludo vepro.. si ekip..

    Po diti pra Saliu ta bej edukate kte ne ekipin tij do te kemi nje AJAKs si te 74-tres.. e ahere kur thon korcaret le te han mune ZP me kapiten Edvin Dull Ramiz Nanon..

    Dalim te besniku..
    Besniku nuk eshte ndonje diplomat i lindur.. dhe as qe pritet se do integroj ai albanine..

    Dhe Kadarja e di se jo ne 6 muaj po as ne 6 vjet nuk behen ato integrimet aq lehte..e ay ...Kadarja pra ketu e ka te sigurt piken dhe barazimin ne xhep per profecine e tije.. se Besniku do deshtoje..
    Por nuk deshton Besniku por deshton Vendi yne me 50 vjet kanibalizem Dulloist e 15 vjet zvarritje nen ganxhat e Mafies Nano Ruco Puniste..
    Te mirat nga EU do i vine Shqiperise jo si Rrufe ne qiell te paster por mbas nje 5-10 vjecari me stabilitet.. e prosperitet dhe nese do KadArja integrim te Albanise ne europe te mos pickoje besnikun e mustafes por ti Kujtoje MAFIES SOCIALISTE se JENI JU QE BETE QAMETIN ne 97 ..qe bet rebelizem 1000 here me te ndyre se revolucioni leninist e i 1917-tes.. pra jeni miqt e Shahinit tim qe e cuat Shqiperine ne qaf thyerjen e tmerrshme te 97-tes.. Prandaj rrini urte tu thote o bisha.. te Nano Brace Neritaneve .. shok te Shahinit tim
    Kete po ja mbajti le ta thote Kadarja..

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Besnik Mustafaj nuk e ka vendin ne politike, pasi ai nuk eshte politikan, dhe sic e thote edhe Kadare me lart, ai nuk vlereson sa duhet edhe privilegjin dhe pergjegjesine qe i eshte caktuar per te drejtuar diplomacine shqiptare. Kete e ben duke thene "une ne rradhe te pare jam shkrimtar". Nuk ka privilegj me te madh per nje shtetas se sa te perfaqesoje popullin e tij, prandaj edhe njerezit sakrifikojne profesionet e tyre per te perfaqesuar interesat e sovranit popull.

    Perse e ndermori Berisha nje vendim te tille? Nuk besoj se eshte "tribalizmi" sic shprehet Kadare, por jane dy arsye te tjera: a) Mustafaj ka qene nje nga figurat me te spikatura ne PD ne keto 8 vjetet e opozites dhe nje njeri i afert me liderin Berisha b) Berisha zgjedhje nje minister te jashtem te dobet, pasi ka deshire te mbuloje vete diplomacine shqiptare ne nje kohe kur negociatat e integrimit evropian nuk mendohet te jene shume larg ne kohe. Fakti qe Berisha ka ne krah nje zv. kryeminister qe deri me dje ishte zedhenesi per mediat e PD, te le te kuptosh qe ky zv kryeminister do te mbuloje politikat e brendshme te vendit, duke i krijuar keshtu hapesira kryeministrit Berisha per te mbuluar diplomacione shqiptare.

    Pavaresisht se une kam rezervat e mia per kabinetin e qeverise se re, une mendoj se te gjithe emrat e rinj ne qeveri meritojne nje shans per te provuar vetveten. Koha do te provoje si te verteta apo te gabuara shqetesimet tona.

    Perzgjedhja e njerezve ka qene nje dobesi e hershme e ish-presidentit dhe kryeministrit aktual Berisha. Le te shpresojme se njerezit me te cilet ai ka zgjedhur te celi mandatin e tij qeverises te jene njerezit e duhur qe do te permbushin programin dhe objektivat e PD me te cilat doli para elektoratit shqiptar ne keto zgjedhjet e fundit.

    Albo

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Intervista me beri pershtypje.

    Cudi????? Habi???ne Shqiperi --nga socjalist demokrat etj --nuk degjon fjale kritike per Besnikun--bile miret si shembull i politikanit model e konstruktiv ---e ne cdo debat qe behet ne politiken e jashtme ai eshte nje nga referencat.

    Kritika qe shume personale--bile si nje inat.

    Epiteti i tribalizmit--qe i fut gjithe qeverine per nje person--absurd

    Shiko gjithe emrat---qeveria me gjitheperfshirese

    Qe nga Tropoja Kukesi Shkodra deri te Vlora Gjirokastra Saranda Korca

    Ndoshta QEVERIA ME GJITHPERFSHIRESE NE GJITHE HISTORINE--KJO PA FRIKE

    CA TRIBALIZMI!!!!??????APO VETEM BESNIKU

    SE ESHTE NGA TROPOJA---ti veme BRIRE se keshtu eshte opinjoni jone per tropojanet----[Kadareja nuk i ka pasur kure keto koncepte krahinore]
    megjithese BESNIKU ESHTE

    NJE NGA POLITIKANET ME OLEKUENT ne politiken shqiptare

    Ne PD [ndoshta nga gjithe politika]---eshte PA DISKUTIM NUMRI NJE E ZGJIDHJA ME PERFEKTE PER DIPLOMACINE

    AS Pollo AS Zhozefina nuk kane PROFESJONALIZMIN E BESNIKUT


    Profesjonalizem ---te cilin Kadare ve ne pikepyetje

    gje qe nuk te bind

    kuptohet ka dicka tjeter pas kesaj shfryrje --se kjo nuk qendron.

    Besniku eshte nje nga politikanet me te spikatur, protagonist e referenc per politiken e jashtme ne shqiperi.
    Kryetari i delegacjonit pozite opozite qe kerkoi antaresim.

    Te thuash Qe nuk na integrojne dote njerez si Besniku !!!! po kush mund te na integroj Gramoz Ruci!!!!!

    Kadareja jipte dhe vleresime per Besnikun si shkrimtar, duke hure ne debate shkrimtaresh

    NQS Kadareja ka dicka tjeter ta thote hapur se kjo qe thote nuk qendron.

    PDja eshte QEVERI TANI

    QEVERIA KRITIKOHET NE GJITHE BOTEN--e sulmohet perdite

    GJEJA QE ATA DUHET TE BEJNE---TE KENE SUKSES NE OBJEKTIVAT E TYRE

    TE PRODHOJNE REZULTATE

    e jo te futen ne cikle debatesh te kota qe mbajne opinjonin publik per 15 vjet ne gjendje kome.

    4 VJET PUNE---QE PAS 4 VJETEVE TE KENE CA TE THONE

    POPULLI I VOTOI---pra tregoi se eshte pjekur e i pergjigjet nje POLITIKE KONSTRUKTIVE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 05-09-2005 më 16:07

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kabineti nuk eshte i keq por nuk eshte as kabineti me i mire qe Berisha mund te krijonte. Nga deshira per te ofruar njerez te rinj ne qeverine e demokrateve, Berisha ka ndermare dy rreziqe qe shume mire mund ti shmangte: a) qeverisjen me njerez te rinj ne moshe b) qeverisjen me njerez pa kapital politik.

    Spikat mosha e re e ministrave qe u mungon eksperienca ne qeverisje. Berisha beson se mungesa e eksperiences do te kompesohet me zellin dhe energjite e moshes se re, dhe une uroj qe ai te kete te drejte e une te jem i gabuar. Emra si Olldashi, Troshana dhe Basha, te cileve u jane caktuar poste kyce ne qeveri, edhe pse nuk kane arritur ende moshen e pjekurise, do te vene ne rrezik permbushjen e misionit te PD.

    Persa u perket ministrave pa kapital politik te investuar ne PD, edhe pse nuk u mungon pjekuria si njerez dhe integriteti si intelektuale, sic jane Bumci, Ruli, Leskaj, ka per te bere hapjen e nje debati pakenaqesisht te brendshem ne PD, pasi ne PD ka njerez me nje kapital dhe kontribut me te madh se keta individe.

    Bode, Mediu, Pollo dhe Rusmajli, jane perzgjedhjet me te mira qe Berisha ka bere ne kete qeveri pasi ketyre nuk u mungon as kapitali politik dhe as ekperienca ne administraten publike.

    Albo

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Gjeja qe me beri pershtypje te kritika e Kadarese eshte :

    Në të përsëritet mendimi se Mustafaj qenka në radhë të parë shkrimtar, (unë jam shkrimtar që merrem edhe me politikë),.......................

    Po kjo eshte ajo ca ka thene Kadareja per veten keto 15 vjete e para !!!!!!!

    Sa here ai futet ne debate politike .

    Ne nuk kemi poplitikan profesjonist se ne kohen kur u rit Besniku etj shqiperia qe me gardhe me tela me gjemba e politika e jashme qe e vdekur.

    Pra nga realiteti , shume njerez u shkeputen nga profesjonet e tyre para 90 tes e kane 15 vjet , me politike , jo kohe e vogel.


    Ka pasion letersine-- kjo eshte nje gje normale si shume politikan ne bote kane disa pasione te tjera pervec politikes, pavaresisht ne eshte i mire a i keq ne letersi --se nuk i dha njeri cmim per letersine me postin qe i dhane.

    Po ja dhane nga kontributi e puna ne kete sektor keto 15 vjet.

    KADAREJA ---MBRETI I LETERSISE SHQIPTARE

    NUK I VESHI DOTE OPINGAT [duke ju referuar nje fjale te Zogut]

    e te hynte ne betejat politike te pas 90 tes, ne fushe , qe me shume se asnje kohe tjeter donin njerez me mendje te forte--pasi sistemi komunist ----kishte prodhur njerez ROBOT --NJERIUN E RI QE KISHTE NE KOKE CA I KISHTE THENE PARTIA--e qe nuk e dinte ca behej e ca qe bota.
    Jo per faj te tij.

    Keta jane protagonistet e politikes shqiptare ne keto vjet--plus kritikave--duhet tu japim dhe vleresime---qe sa te zgjidhnin nje rruge tjeter me komode--erdhen nga Franca e punuan 8 vjet ne opozite per kete dite.

    Kadareja eshte i thelle---- e konkretish ai nuk e jep se ku qendro ajo e tij me Besnikun ---megjithese thote disa gjera qe ne te paren e thjeshte duken me teper gjera siperfaqesore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 05-09-2005 më 16:41

  19. #19
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    A eshte Mustafaj, zgjidhja me e mire per Minister te JASHTEM???Ndofta JO, pasi megjithe vleren si themelues ne 90.
    Sa te tille ka pasur po valle i lane te ngjisin ne Karriere???
    I lane qe cke me te dhe iken te gjithe e lane PD ne ditet e saja me te zeza per t'u kthyer serish tani qe ndahet torta. Mustafaj ka nje karriere politike dhe diplomatike 15 vjecare (me arritje te theksuara ne kete te dyten) e megjithate eshte hera e pare qe merr post ministror pikerisht se iu la radha shume te tjereve qe mbase dhe nuk u takonte.

    Se fundi nese eliminojme Genc Pollon per postin ne fjale per faktin e thjeshte qe persa kohe ishte pergjegjes per mardheniet me jashte ne PD punoi diten dhe naten kunder shefit te tij a mundet kush te ofroje qofte edhe nje emer tjeter qe eshte deputet, qe ka karriere diplomatike dhe qe eshte nje politikan i njohur per te cilin ju mendoni se do te ishte me i pershtatshem se zgjedhja ne fjale ?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Orku
    Mustafaj ka nje karriere politike dhe diplomatike 15 vjecare (me arritje te theksuara ne kete te dyten) e megjithate eshte hera e pare qe merr post ministror pikerisht se iu la radha shume te tjereve qe mbase dhe nuk u takonte.
    Mund te jete ne keto 15 vjet Ministri i Pare i Jashtem

    Qe vihet ne detyre e ka nje eksperience te madhe diplomatike te meparshme e eshte gati per kete post.

    Si ne vendet perendimore ku ka politikan profesjonist--se ka 15 vjet ne kete profesjon tani----nuk eshte pake.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •