Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Cfare duhet te ndryshoje ne punen e ambasadave shqiptare?

    Me lindi kjo pyetje se kam disa here qe shkoj ne ambasaden tone dhe te them te drejten qe ne hyrje te jep idene e nje vendi ku thjesht ka disa njerez qe pijne kafe dhe kryejne nje pune mese rutinore.
    Asnje lloj informacioni per Shqiperine? Asgje pervec punes se perditshme qe do t'a kryente cdo njeri i thjeshte.
    As dhe nje faqe interneti (pervec asaj te Ministrise se Puneve te Jashtme) ku shqiptaret dhe te huajt te munden te marrin informacion.
    Mirepo aty eshte shteti yne dhe ne si shtetas kemi te drejten tone te kerkojme nje ngritje te autoritetit te tij, sepse kjo do te ngrinte dhe autoritetin tone ne vendin ku jetojme.
    Te pakten kur hyhet aty brenda te te thone "Miredita"!

    Cfare duhet te ndryshoje?

  2. #2
    ENDE SHUME LARG DIPLOMACISE PUBLIKE



    Nga Dr. Jorgji Kote*

    Per vete rendesine e tij, vetekuptohet se reformimi dhe modernizimi i sherbimit te jashtem do te jete nder sfidat kryesore te qeverise se re. Hapat dhe masat pozitive qe jane marre ne disa drejtime jane gjithsesi shume pak perballe sfidave dhe kerkesave madhore te politikes sone te jashtme. Nje nder prirjet dhe difektet kryesore ne kete fushe ka qene krahasimi i rezultateve dhe arritjeve me te kaluaren dhe jo me kerkesat e vazhdueshme qe ofrojne realitetet cilesisht te reja te marredhenieve nderkombetare. Natyrisht ndryshimi brenda kesaj legjislature i tre kryediplomateve dhe lenia per disa muaj pa te ka patur pasojat e veta, por nuk ka qene faktori kryesor per mangesite qe do te permenden me poshte.



    1. - Diplomaci klasike apo publike?

    Ne kete shkrim do te ndalemi vetem ne njerin prej difekteve kryesore te diplomacise sone gjate 8 viteve te fundit dhe konkretisht ne konceptimin tejet tejet te ngushte te saj. Pavaresisht nga deklarimet dhe ndonje hap, ne praktike ajo vazhdon t"i mbetet besnike modelit te diplomacise klasike; diplomatologu i mirenjohur Alan James e ka perkufizuar ate si "kujdesi vetem per marredheniet ndermjet shteteve sovrane nepermjet perfaqesuesve te akredituar" Trupit diplomatik) Per pasoje, ne pergjithesi pjesen me te madhe te kohes diplomatet tane merren kryesisht me pritje dhe shoqerime delegacionesh, hartime njoftimesh dhe percjellje mesazh, shpesh te panevojsshme pasi ato jepen nga mjaft burime te tjera madje me te shpejta, pergatitje dosjesh per delegacionet qe vijne edhe pse dikasteret kane dyzina keshilltaresh, dhe mjaft procedura te tjera administrative me te cilat ata nuk kane pse merren fare!

    - Ndersa sot ne marredheniet nderkombetare eshte bere mbizoteruese diplomacia publike; Diplomatologu i shquar James Melisen e perkufizon ate si " metode perfaqesimi, komunikimi dhe trajtimi jo vetem ndermjeet shteteve por dhe me aktore te tjere nderkombetare" shtypi, media, shoqeria civile, kultura, biznesi, etj) Kesisoj, diplomacia publike perfaqeson marketingun aktiv per vendin nepermjet prononcimevee dhe prezantimeve te shpeshta e te vazhdueshme publike, ofrimit te paketave te shumanshme informative dhe terheqjes aktive te medias ne vendin prites ne kete proces"

    - Objektivi kryesor i saj eshte krijimi i pelqimit dhe simpatise per popullin dhe vendin qe perfaqeson, per vlerat e tyre te shumta, etj Ndaj ajo njihet ndryshe edhe si "diplomacia e imazhit dhe e simpatise"

    - Natyrisht ne kete fushe diplomacia si brenda ashtu dhe jashte vendit nuk vepron e vetme, por ne bashkeveprim me mjaft aktore dhe faktore te tjere shteterore dhe jo-shteterore; ndaj ka qene dhe mbetet gabim qe asaj jo ralle i kerkohen te " pudrose" apo " akomodoje" pse jo dhe gabimet qe ben politika apo aktore te tjere te ndryshem. Ta themi hapur, nese ka fushe ku diplomacia jone ka bere maksimumin dhe ndaj nuk ka asnje borxh kjo eshte odiseja e gjate e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit; fatkeqesisht aktoret tane qeveritare e kane konsideruar ate me teper nje "ceshtje datas" dhe per kapital elektoral se sa "ceshtje hapash"; per pasoje, 6 vjet pas fillimit te ketij procesi, ende nuk jane mbyllurt bisedimet perkatese, ne nje kohe kur Maqedonia, edhe pse e filloi procesin ne nje date me ne, tashme ka depozituar kerkesen per antaresim te plote! Dhe per hir te se vertetes duhet thene se edhe opozita e ka dhene konsensusin e saj parlamentar!

    - Po ashtu diplomacia e ka mjaft te veshtire te mbroje apo zbukuroje imazhin real te vendit ne kushtet e nje korrupsioni dhe kriminaliteti gjeresisht te kritikuar nga komuniteti nderkombetar, megjithe gjuhen diplomatike por te qarte te tij!

    Ndaj, perparimet dhe arritjet ne kete fushe mbeten modeste dhe larg frymes se kohes. Shembull i qarte eshte mosvleresimi qe i behet marketingut te kultures sone jashte vendit te cilat ne fakt perbejne nje avantazh te madh tejet te besueshem per diplomacine tone aktive publike. Gjermania e ka ate nder tre shtyllat kryesore te politikes se saj te jashtme. Megjithese vlerat dhe sidomos nevojat tona ne kete fushe nuk jane me te vogla, perpjekjet dhe masat konkrete jane fare te pamjaftueshme. Edhe per disa aktivitete qe behen me nismen e ambasave harxhohet mjaft kohe dhe energji neper labirinthet e rregullave dhe pengesave burokratike, duke mos patur mbeshtetjen e dikasterit. Ca me keq akoma, ka jo pak raste kur kultura, ashtu si dhe aspekte te tjera konsiderohen jashte sferes se diplomacise!

    * * *

    Edhe puna me shtypin vazhdon pak a shume ne te njejtat linja si 20 vjet me pare; ajo konsiston ne ndonje takim spoiradik me gazetare dhe kryesisht me perkthimet e artikujve per vendin tone, duke injoruar ndryshimet epokale te bera, kur gazetat sot lexohen ne cdo vend. Edhe ndonje nisme pozitive qe merret nga ambasadat ndesh ne " murin" e pakapercyeshem te burokracise ose lihet ne harrese. Fatkeqesisht nuk mund te flitet per me shume ne kete fushe.

    Ne minimumin e tyre jane shfrytezuar edhe takimet ose ligjeratat me qeveritaret tane me rastin e vizitave te tyre jashte vendit si nje nder format e dobishme ne kete fushe. Keshtu, ne Gjermani, gjate 4 viteve te fundit, jane realizuar vetem 2 ligjerata te tilla publike ne nje kohe kur vendet e tjera te Ballkanit kane bere njezetefishin tone! Kesisoj, ne kete fushe, ne krahasim me 10 apo dhe pese vjet me pare ka nje prapakthehu te vertete! Ciladoqofshin arsyet ato nuk kane kurfare justifikimi.

    Eshte folur dhe flitet shume per permiresimin e kujdesit ndaj bashkeatdhetareve

    " diplomacia qytetare) dhe megjithe entusiazmin e fillimit, permiresimet jane simbolike. Nder shkaqet kryesore do te reshtonim edhe faktin qe ky problem madhor shihet kryesisht nga ana kontabel. Ndryshe nuk mund te kuptohet qe ne nje vend si Gjermania sektori konsullor mbulohet vetem nga nje person; megjithe punen dhe vullnetin e tij eshte e pamundur qe te kenaqen sic duhet gjithe ato kerkesa ne rritje te bashkeatdhetareve tane. Per me teper edhe vende me te vogla se ne kane te pakten nje zyre vizash ne disa qytete.



    2. - Diplomacia publike kerkon dhe diplomate publike: fatkeqesisht ka, madje dhe ushqehen mendime te vjeteruara se diplomatet nuk duhet te jene njerez publike, por te kulisave, me nje fjale ata nuk duhet te shihen dhe te degjohen! Per pasoje, pjesa me e madhe e kohes kalohet ne seline e ambasades, prane ordinatorit, duke u marreme korrespondencen, dhe duke " thurur" njoftime dhe materiale shpesh te panevojshme. Se sa deficitare jemi ne kete drejtim, mjafton te citojme Ish-Drejtorin Politik te MPJ-se gjermane, aktualisht Ambasador ne Uashington, E.Ischinger i cili ne Librin " Diplomacia si Zanat" faqe 159, botim i vitit 2001, nder te tjera thekson:

    " Ambasadoret moderne nuk duhet te angazhohen me formulimin elegant te raporteve, por te marrin pjese aktivisht ne diskutimet politike te vendit prites, te bejne te njohur pikpamjet dhe vendin e tyre, nepermjet intervistave ne shtyp, radiotelevizion, ligjerata, panele diskutimi, etj,"

    Po sipas tij, referentet e kultures duhet te jene vazhdimisht ne shfaqje, ekspozita, universitete, duke mbajtur tema e biseda, atashete ekonomike ne panaire dhe firma, etj Por, ne praktiken tone te deritanishme, edhe pse teknologjia e komunikimit masiv eshte bere mbizoteruese dhe per shkak te kufizimeve te tjera, praktika te tilla numerohen me "gishtat e dores".

    * * *

    Per shkak te boshlleqeve te tyre kulturore dhe mungeses se informimit, drejtuesit te caktuar vleresojne ende diplomatin tipik klasik, thjesht dhe kryesisht si rrogtar i qeverise dhe jo si ndermjetes dhe bashkepuntor me aktore dhe faktore te tjere te shoqerise; ndaj jo vetem nuk kerkohet pershtatja e tij ndaj realiteteve te reja, por ne disa raste glorifikohen cilesite e tij diplomatike. Ndryshe nga prirjet moderne ne diplomaci, tek ne eshte vleresuar ende pak aftesia kryesore dhe vendimtare e diplomatit bashkekohor, dmth forca e tij komunikuese dhe interpretuese; ajo fillon me njohjen dhe komunikimin e gjuheve te huaja" ka ende diplomate dhe titullare qe nuk komunikojne ne gjuhen nderkombetare te vendit!)), vlerat e tyre kulturore, njohurite per vendin, letersine, karakterin dhe natyren e tyre te hapur, etj.

    Qe keto inpute nuk njihen dhe nuk vleresohen ende, kete e tregon edhe odiseja e gjate e vendosjes se gradave diplomatike, edhe pse e propaganduar si nder arritjet me te medha. Zvarritja e atij procesi per shume vite, por kryesorja vendosja e gradave kryesisht mbi motive dhe kritere mekanike, koeficientesh dhe perllogaritjesh matematikore, apo qenies ne kariere ne MPJ edhe gjate periudhes se diktatures" kur dihet se ne ate kohe nuk mund te behej fjale per diplomaci kariere) me diferencat e pajusiftikueshme deri ne absurditet kane krijuar zhgenjim dhe demotivim te madh; Rishikimi i tyre mbi bazen e kritereve perendimore, natyrisht duke marre parasysh dhe permbajtjen dhe vecorite e realitetit shqiptar, me siguri do te behet shpejt nga qeveria e re.

    3. - " Prapavije e prapambetur" Keto ide dhe mendime dhe ne pergjithesi modernizimi i sherbimit te jashtem do te mbetej thjesht deshire e mire po qe se nuk do te mbeshtetej me anullimin dhe rishikimin e mjaft urdheresave dhe rregulloreve administrative te cilat bien era myk. Ka prej tyre qe i takojne viteve te monizmit. Keto rregulla qe kane te bejne me kushtet e jeteses se diplomateve, familjeve te tyre, shkollimin, sigurimi i apartamenteve dhe selive, administrimin ei fondeve, etj nuk kane mbajtur parasysh faktet e mesiperme dhe se eshte Ambasada ajo qe e njeh me mire realitetin, ndaj ajo duhet te kete me shume hapesire per veprim. Pervoja ka treguar se keto rregulla dhe rregullore me fryme tejet te vjeteruar nuk kane ndikuar ne menjanimin e dukurive negative si ajo ne SHBA apo gjetke, por vetem se pengojne, madje ne shume raste seriozisht funksionimin dhe realizimin e diplomacise aktive publike

    Fatkeqesisht, edhe ndonje hap pozitivi hedhur vite me pare, sidomos ai per sigurimin shendetesor te diplomateve, kushtet e transferimit apo qarkullimit, etj, jo vetem nuk u pasua me te tjera hapa, por ka patur dhe ka prirje per kthim prapa ne drejtime te tjera. Shkurt, standardet tona ne kete fushe jetesore qendrojne shume me poshte edhe nga ato te vendeve te ngjashme te rajonit tone. Vec ndonje fondi jo te konsiderueshem, kjo kerkon ne radhe te pare qe te punohet jo me frymen e kursimit, sic kane qene praktikat e deritanishme, por me ate te menazhimit dhe efektivitetit ekonomik afat-gjate.

    * Autori eshte aktualisht diplomat ne Ambasaden tone ne Berlin.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •