Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kujt i takon Kosova?

    Niveli i ulėt i kulturės politike ka qenė dhe vazhdon tė jetė karakteristikė kryesore e traditės politike tė dy komuniteteve kryesore nė Kosovė dhe Metohi, serbėve dhe shqiptarėve. Kjo hapėsirė, me Shqipėrinė dhe Maqedoninė, ka qėndruar mė sė gjati nėn sundimin otoman, deri nė vitin 1912, qė do tė thotė se izolimi i rreptė nga tradita moderne dhe epoka bashkėkohore - duke pėrfshirė reformimin, qytetėrimin, dhe liberalizimin - ka zgjatur gatu plot 5 shekuj. Traditat politike tė trashėguara nga epoka e rėnies tė Perandorisė Otomane, tė mbėshtetura nė antagonizmat fetare-kombėtare, janė zhvilluar nė njė rreth vicioz tė dhunės tė ndėrsjellė, tė cilat, vetėm pėr kohė tė shkurtė, ndėrpriteshin nga periudha tė qetėsisė tė pėrkohshme. Ndėrprerjet nė vazhdėn e konflikteve mė sė shpeshti ishin rezultat i detyrimit nga ana e ndonjė rrethimi tė jashtėm autoritar, e jo ndonjė rezultat i vullnetshėm apo bashkėjetesės sė pranuar nga tė dyja palėt e karakterizuar me tolerancė politike, fetare, e etnike.

    Konflikti ndėretnik nė Kosovė, ngjashėm me konfliktet e tjera nė Ballkan, vetėm se nė njė formė mė tė ashpėr, ka natyrėn e luftės pėr territore, qė ėshtė nė kundėrshtim me konceptet bashkėkohore tė bashkėjetesės nė njė model tė shoqėrisė shumėkulturore. Krahas kėsaj, janė krijuar dy pamje tė krahasueshme tė sė kaluarės dhe tė reales, dy bota paralele ku, nė njė pėrzierje ndezėse tė traditės, stereotipeve dhe miteve, sė bashku me pengesa tė theksuara gjuhėsore, fetare, dhe shoqėrore, kanė zėnė fill bazat e konfliktit tė sotėm ndėretnik, i cili nė periudha tė krizės domosdoshmėrish ēon nė pėrshkallėzimin e dhunės.

    Kėshtu edhe vet fjala “Kosovė” ka kuptim tė kundėrta nė bashkėsi etnike tė ndryshme. Pėr serbėt, nocioni Kosovė nėnkupton hapėsirėn e “Jerusalemit serb”, zhvillimi i shkėlqyeshėm ekonomik dhe kulturor i tė cilit ėshtė ndėrprerė nė shekullin e mesėm nga ana e pushtuesve otoman. Vuajtja e Kosovės e shfaqur me rastin e betejės nė mes tė serbėve dhe turqve nė vitin 1389 ėshtė bėrė realitet nga mesi i shekullit tė XV. Pas shekujsh tė sundimit otoman, kur vuajtja e Kosovės ka marrė pėrmasa legjendare pėrmes poezisė epike, Kosova pas Luftės tė Parė Ballkanike mė 1912-me strukturė tė ndryshuar etnike e cila deri nė fund tė shekullit XVII deri te luftėrat ballkanike ka shėnuar zvogėlim tė popullatės serbe dhe rritje tė asaj shqiptare-prapė futet nė pėrbėrje tė Mbretėrisė tė Serbisė, pėrderisa Metohia mbetet pjesė pėrbėrėse e shtetit tjetėr serb, Mbretėrisė sė Malit tė Zi, ndėrsa nė vitin 1918, bėhet pjesė e shtetit tė Jugosllavisė.

    Pėr njė serb tė zakonshėm, fjala Kosovė, nė ideologjinė kombėtare, nėnkupton tokė tė shenjtė nga e cila serbėt, gjatė disa shekujve tė fundit e deri nė ditėt tona, janė shtypur dhe pėrndjekur sistematikisht me anė tė forcave tė bashkuara, para sė gjithash nga ana e shqiptarėve mysliman-imigrant legal apo ilegal tė ardhur nė periudha tė ndryshme tė sundimit tė otomanėve, fashistėve italian, apo komunistėve tė Titos.

    Hapėsira e krahinės jugore tė Serbisė, tash nėn administrimin e OKB-sė, pėrfshin 1300 kisha, manastire, dhe varreza, me emrin zyrtar Kosovė (me Metohinė e cila qė nga viti 1968, me vendim administrativ tė shqiptarėve tė Kosovės ėshtė hequr nga komunikimi zyrtar, dhe mė pas edhe nga komunikimi i pėrditshėm politik), sipas shumė studiuesish, ėshtė fjala mė e rėndėsishme simbolike nė gjuhėn serbe. Me emrin Kosovė, pas emrit tė Zotit, Shėn Savės, nėnkuptohet edhe identiteti kulturor i tėrė kombit serb nė historinė e tij moderne.

    Pėr shqiptarėt, fjala Kosovė ėshtė simbol i “tokės sė lashtė shqiptare” e cila direkt e lidhė bashkėsinė antike ilire me atė bashkėkohore shqiptare, pėrderisa sot ėshtė simbol i tipit tė diasporės tė nacionalizmit i cili ushqehet me zgjerimin demografik, pėr hir tė legjitimimit etnik tė mėtimeve nė hapėsira tė caktuara. Fakti se nuk ka dėshmi tė prekshme mbi lidhshmėrinė nė mes tė ilirėve dhe shqiptarėve tė sotshėm, me njė zbrazėti tė madhe, me njė mungesė tė pakalueshme nė aspektin e burimeve historike nga shekulli VI deri nė atė tė XI, nuk ka ndikuar fare nė themelimin e mitit ilir si element bazė pėr themelimin e identitetit kombėtar shqiptar.

    Kosova, nė projektimin idealist tė historisė romantike shqiptare nga koha e Enver Hoxhės, pėr shqiptarėt nė shekullin e XX ėshtė bėrė simbol i territorit etnik tė okupuar. Manastiret serbe tė ndėrtuara nė njė numėr jashtėzakonisht tė madh nė periudhėn nė mes tė shekullit XII dhe atij XV, pėr ta janė vetėm kisha tė cilat shpesh janė ndėrtuar nė themelet e kishave “ilire” (nė fakt ato janė themele bizantine) nga ana e sundimtarėve “okupues” serb nė kohėn e dinastisė tė Nemanjiqėve.

    Nga kjo del se nė Kosovė, nėn kushte tė paqes, nėn administrim tė plotė tė KFOR-it dhe UNMIK-ut, tė vendosura pas bombardimeve tė NATO-sė nė vitin 1999, janė bėrė aq shumė pėrpjekje qė nė njė afat sa mė tė shkurtėr dhe atė nė njė numėr sa mė tė madh, nė njė aksion sistematik, tė shkatėrrohen gjurmėt e dėshmive tė pakėndshme –pra kishat dhe manastiret serbe – si gjurmėt mė bindėse tė prezencės tė dikurshme tė serbėve. Fjala ėshtė pėr njė lloj tė hakmarrjes kolektive tė tipit fisnor, e cila nė vend se tė drejtohet kundėr individėve fajtorė po drejtohet kundėr pjesėtarėve tė njė etnie tė tėrė. Modeli i nacionalizmit ekstrem parasheh shkatėrrim pėrfundimtar tė monumenteve serbe dhe pėrndjekje tė bashkėsisė serbe nė mėnyrė qė tė argumentohet njė realitet i ri politik – pra Kosova si njė tokė ekskluzivisht shqiptare – i papranueshėm pėr Serbinė. Kosova sot i takon edhe serbėve edhe shqiptarėve, dhe pėrcaktimi i ardhmėrisė stabile tė provincės ėshtė i mundshėm vetėm pėrmes njė marrėveshje tė ndėrsjellė.

    (Dushan T. Batakoviq, ambasador, kėshilltar i kryetarit tė Serbisė)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Hapja e temes se Kujt i Perkitka Kosova me ane te nje shkrimi apo opinioni serb, sado "akademik", nuk eshte aspak i goditur.

    Zaten nga Akademia Serbe u faktorizua idilizimi nacionalist-ekstremist serb.

    Batakoviq t'i adresohet batakut ne Beograd, e te tregohet "diplomat" per te mos ngarkuar vetem individet serbe per krimet monstruoze sllave ndaj Shqiptareve, e nga ana tjeter na ngarkon me pergjegjesi kolektive keta te fundit ne Kosove per ca gure e drure ... duke harruar njerezit, ne dac Shqiptare, ne dac Serbe, duke iu shmangur realitetit te sotem ne Kosove.

    Batakoviq na qenka keshilltar, por me mendje e vepra eshte nxites ultra-nacionalist i nderhyrjes serbe ne Kosove.

    Batakoviq ta lere rehat Kosoven e te mos i bie ne qafe. Le t''i jape ai keshilla realiste kryetarit te vet, e jo ti fuse ura zjarrit te armiqesise nderetnike ... ne Serbi.

    Me qe ra fjala, kujt i perket Lugina e Presheves, apo Kosova Lindore?

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Asnjanesi, edhe une mendoja se ky kendveshtrim i nje keshilltari serb mbi ceshtjen e Kosoves nuk eshte per te diskutuar fare ne forum...se dihet nje serb se si mund te flase per Kosoven dhe shqiptaret. Por ne te verteten e dime dhe kjo qe thone ato as qe na merzit. Por nganjehere populli thote qe edhe armikut degjoja fjlaet te keshe ne pasqyre me te qarte te gjerave...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Kosova! akoma ne dileme kjo pyetje, Kosova u takon kosovareve dhe gjithe minoriteteve qe jetojne ne ate bashkesi, cdo aludim tjeter eshte i tepert.

    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •