[i]Deri kur se u lodhem fare u lodhem, mjere ata qe vdesin e mjere ata qe lene pas![/]
Sherri per punet e shtepise, vetevaret 15-vjecarja
E Marte, 30 Gusht 2005
Adoleshentja Elida Koka, e perjetoi keq dje grindjen me nenen, pse nuk i kishte bere punet e perditshme ne shtepi dhe duke reaguar ne menyre ekstreme, vendosi t'i jape fund jetes. E gjejne te varur ne oborr, por nuk arrijne ta shpetojne
TEPELENE - Nje adoleshente ne fshatin Memaliaj, ne rrethin e Tepelenes i ka dhene fund jetes pas nje grindjeje ne familje. Sipas burimeve policore, 15 vjecarja Elida Koka, eshte gjetur e vetevarur mengjesin e djeshem ne deget e nje fiku, ne oborrin e shtepise se saj. Kane qene familjaret e adoleshentes te cilet kane pikasur te paret trupin e pa jete te vajzes. Megjithese familjaret i jane drejtuar mjekeve te spitalit te Tepelenes per ndihme, serish keta te fundit nuk kane mundur te bejne gje pasi adoleshentja ka mberritur e vdekur ne spital.
Ngjarja ka nisur dje paradite ne shtepine e Elida Kokes ne Memaliaj te Tepelenes. Vajza e mitur, ka qene ne dhomen e saj kur ka degjuar zerin e ngritur te se emes e cila e kerkonte per te ndihmuar ne punet e shtepise. Si duket vajza eshte vene ne seder dhe pasi ka debatuar pak me nenen e saj, eshte rikthyer serish ne dhomen e saj, por tashme, duke u menduar per nje vendim ekstrem, dhenien fund jetes permes varjes.
Ne kushte te nje gjendjeje depresive gjithnje ne rritje, vajza 15 vjecare nuk e ka menduar edhe shume kete vendim te marre ne cast por ka nisur ta realizoje duke dale ne oborrin e shtepise. Ka gjetur ne qilar nje cope litar dhe me te ka lidhur lakun ne degen e nje fiku qe ndodhej ne nje cep te oborrit perpara shtepise. Gjithcka eshte bere heret ne mengjes, kur nuk mund te shihte askush qe ta ndalonte vajzen ne realizimin e vendimit te saj, per t'u veteflijuar.
Pak minuta pasi ka kryer aktin e rende te vetevarjes, vajza eshte gjetur duke dhene shpirt ne degen e fikut. Prinderit dhe pjesetare te tjere te familjes te lemerisur nga skena me te cilen vajza i detyroi te perballen, kane bere perpjekje te shumta per ta shpetuar. Me nxitim ata e derguan per ne spitalin e Tepelenes. Por laku ne fytin e te mitures e kishte dhene efektin e tij dhe pak para se 15 vjecarja te arrinte ne spital, kishte nderruar jete. Burime nga grupi hetimor i ngritur per kete ngjarje konfirmojne per "Korrierin", se shkak i kesaj vetevarjeje, ka qene nje grindje mes 15 vjecares dhe nenes se saj ne lidhje me kryerjen e puneve te shtepise. Gjithesesi, bazuar ne nje urdher te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit per te hetuar cdo vetevrasje, edhe kjo e fundit po hetohet nga prokuroria vendore. B.K
www.korrieri.com
Krijoni Kontakt