Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    "Fjalurtat e mia ngarkuar ne shpine"

    Meqense kam vene re disa tema te hapura kastile per shprehje popullore apo fjale te urta (jo vetem ne shqip por edhe ne anglisht), po vendos disa qe kam lexuar tani shpejt botuar te gazeta Illyria nga z. Agim Shehu. Shpresoj tju pelqejn.

    Rreth Atdhetarizmit:

    Jam krenar nga prejardhja I-M-E (Iliri-Maqedoni-Epir).

    Ai qe e mbron Atdheun vetem njehere nuk e ka dashur ate asnjehere; Atdheun e ke ne zemer nese rreziqet ia ngarkon ne shpine.

    Sikur plaget te qene rubine, Shqiperia do qe miniere e pare diamantesh ne bote.

    Zjarri prodhon dhe prushin (atdhetaret), dhe blozen (tradhetaret) dhe hirin (moskokecaret).

    Rrezikut te Atdheut, ashtu si lumit ne fryrje, prita nuk i behet te derdhja ne det po qe lart nga vjen.

    Shqiperine politikanet sot e kane cuar ne anemi vdekjeje: duhen ringjallur rilindasit per t’i ushqyer plaget me gjakun e tyre.

    Kombin atdhetari e ka te gjaku, mafiozi – te xhepi. Te paret prishnin pasuri benin “Shqiperi”, sot prishin Shqiperi e bejne pasuri.

    Nacionalisteve u duhet te crrenjosin “bunkeret” qe la diktatura tok me “balten” qe u shtoi “demokracia”.

    Perendite i dergojne vetetimat nga lart poshte qe popujt t’i perdorin ato kunder sunduesve nga poshte lart.

    Kosova me emer zogu ka nxjerre luanet me te medhenj; nese kombi shqiptar merret si nje komete, Kosova eshte koka e Kometes.

    Cameria – Bibla ne ecje e kombit shqiptar. Greqia i mban veshet mbyllur sepse Europa gojen ende s’e ka hapur.

    Te kalosh ne Europe permes Athines eshte njelloj si delen ta cosh ne cair permes thertores, apo vajzen ta percjellesh “nuse” permes bordellos.

    Ne Shqiperi edhe lumenjte ne teresi, drejtimin e kane nga “Perendimi”, si t’u kujtonin shqiptareve qe te mos e ngateronin ate drejtim!

    Te mashtrosh mashtruesin armik nuk je mashtrues, ashtu si te imitosh ujkun ne pyll per ta gjurmuar, nuk je ujk.

    Me mire nje jete te shkurter me emer te gjate se nje jete te gjate me emer te shkurter.

    Futja e Greqise thelle ne Shqiperi kaloi neper “Uren” me kater harqe: diktatori Hoxha u shkeli syrin; Ramiz Alia u hapi deren; Berisha i futi ne dhome; Nano u dha celesat e shtepise.

    Shume atdhetare te shquar qe vdiqen ne mjerim bronzin e statujes se tyre pas vdekjes e donin buke per femijet sa qene gjalle.

    Perparimi rri ngjitur te tradita si flamuri te shtiza; te valevitja e Flamurit degjohet frymemarja e te reneve.

    Librat per Atdheun kane me teper dobi e qendrueshmeri se muret e keshtjellave.

    Duke mbajtur “aleat” Athinen e Beogradin, Tirana zyrtare shqiptaret i ka vene mes dy brisqeve: ngado qe te kthehen dalin te rruar!

    Kur sot ne Tirane vritesh me lehte se ne Beograd e Athine, per atdhetaret e guximshem vendi me i sigurt eshte hapsira e arkivolit.

    Atdhetarizmi qe ne dukje po fle “gjumin” e madh, megjithate i ngjan pafundesise se detit: pret eren te tregoje veten!

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Rreth Demokracise:

    Demokracia pa kombin eshte si lulja ne kostumin e te vdekurit; nese “kombi” eshte treni, demokracia jane shinat mbi te cilat ai duhet te ece. I pari eshte mjet i udhes; i dyti, “kombi” eshte qellimi.

    Qeveria qe prodhon lypes duhet te lypset! Ne vend qe te ndryshoje veten duke luftuar veset, ajo ndryshon popullin duke i prishur virtytet.

    “Demokracia” e re i ngjan vendosjes hidraulike ne shtepi: ujrat e para qe rjedhin nuk pihen; duhet pritur qe tok me ato ujra te pastrohen mire tubat percjelles.

    Fuqia dhe e zeza e nje diktature, me teper se kur bie, matet kur ringrihet.

    Shqiperine populli e shumezon, partite e “pjestojne”.

    Shume ish komuniste u kthyen “demokrate” duke kthyer xhaketen: xhepi i vogel nga e majta u doli nga e djathta, kurse ne dhome abazhurin e kuq e kthyen ne “blu”!

    Ka vrases nga diktatura qe vene ne varrimin e viktimes per t’u bindur nese ai ka vdekur vertet apo jo!

    Pasioni per pushtet, meqe ka fitime brenda, eshte nje semundje nga e cila pushtetaret e embelsuar me te nuk duan te sherohen.

    Nje shtet i korruptuar, ashtu si shklallet e ndotura, fshihet nga lart poshte, jo nga poshte lart!

    Pemes se korrupsionit nuk mund t’ia prese deget ai qe I ka ujitur rrenjet. “Krasitja” e tij mund te jete nje shendoshje e terthorte e rrenjeve te saj!

    Po te me pyesin nese ne Shqiperi ka vlere mbreteria, do t’u thoshja te pyesnin bleten mbreterore tek ben mjaltin!

    Punet vene keq kur ne nderrimin pozite – “opozite” nuk vjen ne pushtet “me i miri”, por “me pak i ligu”.

    Gjeja e pare qe nje parti duhet te beje pas fitores eshte pergatitja per humbjen e mundeshme, pasi fitorja dhe humbja riprodhojne njera tjetren.

    Dallkauket ne politike kane ecurine e bulmetit: hyjne qumesht, behen kos, dalin dhalle, kullojne hirre, vazhdojne shellire… e i pret qeni ne korite.

    Populli eshte vene mes pozites dhe “opozites” si sita e miellit mes dy duarve: ato ia hedhin njera tjetres sa ta shkundin te tere e t’i mbeten krundet.

    Nese ti je kemba e djathte, spiuni eshte kemba e majte: sa nis hapin e djathta, “e majta” i vete pas!

    Shume shoqata e media, nen tabelen “e pavarur” fshehin litarin ku jane varur.

    Ne diktature njeriu qe priste te hynte ne burg qe me i burgosur se ai qe priste te dilte nga burgu.

    Ata qe behen deputete per biznes i ngjajne pinguinit: zoti i ka dhene krahe te fluturoje ne qiell, ai i perdor ato qe te “notoje” mbi vale!

    Nje gjeneral kriminel jetoi gjate, se te vdekurit “poshte” nuk e qasnin prane tyre.

    Shoferi, dhe kur me timon rri ne te majte makines, per mbaresi udhen e ndjek nga e djathta.

    Gjykimi sakte i diktatures nis me parimin: gabimet i merr historia, fajet i merr drejtesia.

    Fatkeqesia e popujve te vuajtur zgjatet ngaqe ata sunduesit i duartrokasin si idhuj pa i njohur si njerez.

    Per te mesuarit me privilegje, pozita – “opozita” jane nje deve me dy gunga: ata shtrohen me dy gungave duke u mbajtur perpara (te pozita) dhe duke u mbeshtetur pas (te “opozita”).

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    ok, fjaleurta interesante..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 02-09-2005 mė 12:05
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi Universitetin e Prishtines.
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 13-12-2005, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •