Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Fekondimi artificial, lindin për herë të parë katërnjakë

    Në maternitetin “Koço Gliozheni”, një nënë nga Tirana lindi pas shtatzënisë “in vitro”, 4 djem. Dr. Orion Gliozheni: Janë të shëndetshëm

    Fekondimi artificial, lindin për herë të parë katërnjakë


    Bruna Prifti


    Lusnin prej kohësh mbërritjen e një fëmije, por janë gëzuar me katër njëherësh. Të katërt djem e me shëndet të mirë. Katërnjakët e lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” të Tiranës njohur nga të gjithë si materniteti i ri, kanë ardhur në jetë pak ditë më parë falë fekondimit artificial. Sipas mjekut të njohur Orion Gliozheni, që është kujdesur për këtë shtatzëni, gjithçka ka shkuar shumë mirë. “Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nëna gjithashtu”, - tha ai dje për “Shekullin”.

    Nëna, një e re nga Tirana (që nuk pranon të flasë), sipas mjekut Gliozheni e ka pritur me shumë entuziazëm mbërritjen e bebeve. Edhe pse kanë qenë plot katër djem. Madje ka pranuar se do t´i mbajë me shumë dashuri, pa marrë parasysh vështirësitë që mund të sjellë mirërritja e katër bebeve.

    Gliozheni: Katërnjakët e parë

    Nuk përbën ndonjë habi të madhe sjellja në jetë e katërnjakëve. Pasi në maternitetet tona janë shënuar edhe lindje pesënjakësh. Madje të gjithë të shëndetshëm. Por këtë herë e veçanta qëndron në një tjetër fakt. Megjithë mundësinë e madhe që ka lindja e më shumë se një bebeje, përmes fekondimit “in vitro”, ky ka qenë rasti i parë i lindjes së katërnjakëve. “Ky është rasti i parë që përmes fekondimit artificial lindin katër bebe”, - theksoi Gliozheni, duke shtuar se shtatzënitë e zakonshme kanë njohur lindje edhe me më shumë bebe se kaq.

    Një në inkubator

    Nëna, sipas mjekut, do të mbahet pak më gjatë në maternitet, pasi një nga bebet është në inkubator. Shkak për këtë ka qenë pesha e vogël me të cilin ka lindur një nga djemtë, krahasuar me tre të tjerët. Por kjo, sipas mjekut, nuk përbën shqetësim serioz për shëndetin e tij. Pasi pas kontrolleve të bëra, çdo gjë ka rezultuar në rregull. “Bebja që po mbahet në inkubator peshon 1 400 gramë, por shëndeti i tij është i mirë. Ndërsa djemtë e tjerë kanë lindur me peshë rreth 2 kilogramë”, - shtoi më tej Gliozheni. Mësohet se lindja është bërë me operacion, ndërsa nëna ka qëndruar pak kohë përpara se të lindte në këtë maternitet, për t´iu nënshtruar përkujdesjes së mjekëve. Tre bebet e tjerë, me flokë të zinj, qëndrojnë në dhomë me nënën dhe duken të urtë. Sa për ngjashmërinë, është ende herët të flasësh. Janë fare të veckël. Ndërsa pagëzimi tashmë është bërë. Vetë prindërit mësohet se i kanë vënë emra të kohës; Dejvid, Xhoel, Eden e Kejvin.

    Deri tani, 52 të lindur

    Djemtë e sapolindur e kanë çuar në 52 numrin e bebeve në epruvetë. “Deri tani numërohen plot 52 të lindur në këtë mënyrë”, - thotë doktor Orion Gliozheni që i ka ndjekur në çdo hap këto shtatzëni. Fekondimi artificial, ndonëse nuk ka kaluar pa u shoqëruar me “zhurmë”, në disa raste edhe kritika nga ana e fesë ka lumturuar shumë familje. Shumica e rasteve të trajtuara në këtë mënyrë kanë qenë më parë tërësisht të pashpresa, megjithë sprovat e shumta që kanë bërë. Mjekimet, kurat apo gjithçka tjetër ka rezultuar e kotë, ndërkohë që së fundi kanë pasur në dorë bebet e tyre, falë kësaj mënyre.

    Më parë edhe trinjakë

    Që në vitin 2004 në klinikën e tij private doktor Gliozheni ka realizuar shtatzëni artificiale, mes të cilave edhe barrë binjakësh e madje edhe trinjakësh. Por katërnjakësh, ishte kjo hera e parë. Sipas doktorit, teknika e realizimit është e tillë që krijon mundësi për sjelljen në jetë të më shumë se një bebeje. “Natyrisht që ka më shumë mundësi për të patur më shumë se një bebe, pasi punohet me shumë embrione njëherësh”, - theksoi doktori. Ndërkaq, teknika e realizimit të shtatzënive të tilla është tashmë e njohur. Realizohet stimulimi i vezëve te nëna që dëshiron shtatzëninë. Më pas bëhet "shpërngulja e përkohshme", nga mitra me anë të një shiringe ditën kur ato konsiderohen të pjekura dhe bashkimi me spermatozoidin në epruvetë. Ndërkaq, rivendosja e embrioneve të përftuara në mitër bëhet dy apo tri ditë më vonë. Më pas gjithçka ecën normalisht, si në një shtatzëni natyrore. Nuk ka panik për probleme apo të tjera gjëra të kësaj natyre thjesht për faktin se shtatzënia është artificiale. Sipas mjekëve, nëse konfirmohet shtatzënia, shanset për të lindur apo abortuar janë të njëjta.

    Vjet pesënjakë në Tiranë

    Shtatzënia e stimuluar me ilaç hormonal

    Lindjen e fundit me shumë fëmijë e shënoi një nënë nga Kalaja e Dodës në Peshkopi. Thellëxa Kupe, 33 vjeçe, lindi një vit më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë pesë djem. Për të cilët deklaroi se do t´i dërgonte në jetimore, pasi e kishte të pamundur t´i rriste vetë. Për të nuk ishte lindja e parë, kishte edhe dy fëmijë para se të lindte pesë bebet. Por sipas mjekëve, lindja e pesë bebeve njëherësh ishte e provokuar nga përdorimi i ilaçeve hormonalë që vetë nëna kishte marrë.
    Sipas specialistëve gjinekologë, shtatzënia është stimuluar nga një ilaç hormonal të quajtur clomifen, që bën njëkohësisht pjekjen e disa vezëve, për efektin e të cilit nëna nuk ishte informuar. Donika Bebe, gjinekologia që është marrë me rastin e pesënjakëve, thotë se çifti ka patur dëshirë për një fëmijë të tretë mbas dy të parëve, të cilët nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Duke qenë se periudha që ata kanë kërkuar për të realizuar këtë shtatzëni ka qenë mjaft e shkurtër, iu rekomandua përdorimin i Clomifen-it. Para këtij rasti, disa vite më parë, një çift nga Peqini lindi pesënjakë, shtatzëni e stimuluar nga i njëjti ilaç. Sipas mjekëve gjinekologë, ky përdoret në të gjitha ato raste kur një grua nuk mbetet dot shtatzënë dhe kur kërkohet një shtatzëni brenda një periudhe të shkurtër kohore. Efekti anësor i këtij ilaçi hormonal është ovulacioni i disa vezëve njëkohësisht, por jo gjithmonë ndodh kështu.

    31/08/2005
    KATEGORIA: Sociale.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    In vitro : Bebja e parë, në pranverën e 2004-ës

    In vitro : Bebja e parë, në pranverën e 2004-ës


    B. P


    Ka qenë pranvera e vitit të shkuar kur një familje i është gëzuar e para bebes në epruvetë. Lajmi natyrisht ka qenë i bujshëm, ndërsa për familjen (që në raste të tilla janë tërësisht të rezervuara të flasin) ka qenë bekimi që prisnin prej vitesh. “Bebja e parë ka lindur në pranverën e vitit 2004 dhe ka qenë vajzë”, - thotë doktor Gliozheni, duke shtuar se ardhja në jetë e kësaj vajze është bërë me operacion. Pas kësaj janë shënuar lindje të tjera të së njëjtës mënyrë e mirësisht gjithçka ka shkuar mjaft mirë. Si edhe në rastin e fundit të katërnjakëve. Përkujdesja ka qenë padyshim e madhe, jo vetëm nga mjekët, por mbi të gjitha nga nënat. Mjeku i njohur Gliozheni tregon se shumica e lindjeve të tilla realizohen me operacion. Kjo për një fakt shumë të thjeshtë. Që lidhet si gjithherë me kujdesin e nënave për pasardhësit që presin të sjellin në jetë. “Duke qenë se këta fëmijë janë shumë të dëshirueshëm, nënat preferojnë të zgjedhin ndërhyrjen kirurgjikale për të lindur e jo atë të natyrshme. Kjo pasi duan të jenë të kujdesshme deri në fund, kur të kenë në dorë beben e shumëpritur”, - thotë ai.

    31/08/2005
    KATEGORIA: Sociale
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    nese dikush ka degjuar ose ka pasur te aferm qe kane ndjekur kete lloj procedure mjekesore ose edhe vete cifte qe kane bere kete gje , jane te lutur te japin informacion te hollesishem ketu;

    kryesisht per kete klinike mjekesore ne tirane por edhe per ato te huaja ;

    pyetjet jane kryesisht per cmimin , suksesin dhe proceduren .

    ju flm.

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    e kam pare kete teme dhe nuk me ka dhene informacionin e nevojshem ;

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2015
    Postime
    5

    Për: Fekondimi artificial, lindin për herë të parë katërnjakë

    qipro turke eshte numer 1 shi. une isha atje dhe kam patur sukses. tash kam 2 djem. kane edhe perkthyes Shqiptar nje djal nga tirana. jane vertet te sukseshem. numri i atij perkthyesit eshte 00905338387884. perdor edhe viber ne te njejtin numer. quher Gerdi Biraçi. Per çmimet dhe procedurat ju jep pergjigje ai. jane vertet shume profesionista. suksesin e kan rreth 80 perqind.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2015
    Postime
    5

    Për: Fekondimi artificial, lindin për herë të parë katërnjakë

    vetem qipro turke eshte me e mira per kete pune. por kini kujdes ne qipro jane rreth 15 klinika qe merren me kete pune. 14 prej tyre jan matrapaz. dallavereci. vetem 1 eshte profesionale. ky eshte numri i perkthyesit shqiptar tek ajo klinike. 00905338387884. edhe per viber perdor te njejtin numer. perlkthyesi quhet Gerdi Biraçi.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-11-2015, 07:25
  2. Lufta ndaj mjedisit në Shqipëri
    Nga Edvin83 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 409
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 21:23
  3. Ndjenjat që lindin ngadalë, rrojnë më gjatë???
    Nga elda në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 19:20
  4. Shkrimtarët...lindin apo bëhen? Jack Kerouac
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 22:12
  5. Vigouroux : 'Gjeninjtë, lindin apo bëhen"
    Nga StormAngel në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 00:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •