tirana
Ekonomist
Posts: 217
(4/6/01 4:17:57 am)
Reply
Bursa Shqiptare
--------------------------------------------------------------------------------
PROPOZIM PER NJE BURSE TE RE NE SHQIPERI
Veshtrim
Situata aktuale (fillimi i 1999) te le te kuptosh se, po qe se nuk ndermeret ndonje veprim, shume shpejt nuk do te kete ndonje organizate qe do kryeje funksionet e burses, por edhe ne qofte se do te kete, praktikisht nuk do te kemi letra me vlere te cilat ajo do te mund t'i tregtoje. Organizata ekzistuese, Bursa e Tiranes eshte nje departament i Bankes se Shqiperise te cilen Banka deshiron ta "shkepuse". Aktiviteti i tregtimit te bonove te thesarit i cili ka qene funksioni i vetem komercial i Burses se Tiranes do vazhdoje te zhvillohet brenda Bankes. Nje propozim i bere, qe Bursa e Tiranes te organizoje tregun zyrtar per kembimin e valutave, eshte refuzuar.
Megjithate, ka nje deshire te pergjithshme qe duhet te ekzistoje nje treg formal i letrave me vlere ne Shqiperi dhe kjo u evidentua ne konkluzionet e Workshop-it per Tregun e Letrave me Vlere te organizuar nga Komisioni i Letrave me Vlere & Financial Services Volunteer Corps, dhe te mbajtur ne Struge ne Mars 1999. Konkluzionet kryesore ishin:-
Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh
Qeveria duhet te aprovoje dhe te krijoje lehtesira per zhvillimin e tregut te kapitaleve, dhe
Zhvillimi i tregut te kapitaleve varet gjeresisht nga politika dhe taktikat e privatizimit.
Per sa i perket ceshtjes se Burses, ekziston nevoja per krijimin e nje subjekti te ri juridik ne te cilin mund te transferohen aktiviteti, stafi dhe asetet ekzistuese te Burses se Tiranes. Pjesmarresit ne Workshop pranuan unanimisht se Bursa e re duhet te jete nje shoqeri aksionere dhe pati disa shenja se ndoshta mund te jete e financuar privatisht. Pjesmarresit gjithashtu rane dakort qe duhet mbajtur nje takim ne vijim te workshop-it per te raportuar mbi progresin e bere.
__________________________________________________ _______________ ____
PJESA E PARE - OBJEKTIVAT E PROPOZIMIT PER NJE BURSE TE RE
Strategjia per startimin e nje Burse te re
Duke reaguar ndaj konkluzioneve te Workshop-it, ky Propozim mbron nje strategji te vecante per zhvillimin e Burses. Natyrisht nuk eshte strategjia e vetme e mundshme, ka shume te tjera, por kjo strategji bazohet ne kater objektiva kyc:-
Bursa te jete e financuar dhe e drejtuar privatisht
Bursa te terheqe maksimumin e asistences teknike dhe financiare nga donatoret e huaj
Bursa te jete nje institucion kombetar i besueshem
Bursa te kete nje sens te zhvilluar financiar si nje subjekt i pavaruar.
Objektivi 1 - Pronesia Private
Shume Bursa jane themeluar nga qeverite ose jane financuar ne menyre te konsiderueshme nga qeverite, ose jane nen pronesine e qeverive. Ne parim nuk ekziston asnje arsye perse Bursa e Tiranes te mos krijohet me ligj si nje shoqeri shteterore. Nje alternative tjeter mund te jete qe te kete pronesi mikse, pra te jete e zoteruar nga shteti dhe nga anetaret private, ose mund te filloje si shoqeri shteterore dhe me pas te kaloje ne pronesi private. Megjithate, ky Propozim rekomandon qe pronesia te jete teresisht private qe nga fillimi, per arsyet e meposhtme:-
Mund te jete ne nje shkalle te gjere e vet-financuar
Eshte me atraktive per donatoret
Eshte me e lehte per tu manaxhuar
Eshte me fleksibile
Objektivi 2 - Pjesmarrja e Donatoreve
Bursa e re do te kerkoje patjeter asistence te huaj per know-how, pajisje dhe financim, duke perfshire mbeshtetje financiare per drejtimin ne qofte se nuk do te gjenerohen shume te ardhura vitet e para. Nje asistence dhe mbeshtetje financiare e tille eshte me e lehte te sigurohet per nje burse private sesa per nje burse te zoteruar nga shteti.
Kjo, pjeserisht sepse donatoret besojne qe nje investim i madh ne tregjet e reja eshte riskoz dhe si i tille duhet te kanalizohet per ne sektorin privat ne formen e kapitalit me risk privat permes ndermjetesve private. Disa donatore gjithashtu besojne se subjektet e financuar privatisht kane perspektive me te mire afatgjate sesa subjektet e financuara nga shteti. Pervec kesaj, inkurajimi i iniciatives private konsiderohet nga keta donatore si nje qellim me vete mjaft i rendesishem.
Megjithese programet e asistences per sektorin financiar mund te jene reduktuar disi ne vitet e fundit, Shqiperia eshte nje rast i vecante. Donatoret jane te gatshem te mbeshtesin projekte qe kontribuojne per stabilitetin dhe rritjen ekonomike ne Shqiperi. Sektori financiar shqiptar eshte jashtezakonisht i pazhvilluar. Ekziston nevoja per institucione solide. Gjithashtu ekziston nevoja per nje permiresim te financimit te biznesit vendas.
Prandaj ky Propozim synon krijimin e nje Burse te re e cila duhet te jete sa me teper e besueshme dhe terheqese per donatoret.
Objektivi 3 - Nje institucion kombetar i besueshem
Bursat duhet te luajne nje rol qendror ne operimin e sektorit financiar dhe si te tilla duhet te konsiderohen si te sigurta dhe te besueshme. Ne vecanti ato nuk duhet te favorizojne anetaret e tyre ne kurriz te investitoreve, nuk duhet te kontrollohen nga politikane apo persona jo te brendshem dhe nuk duhet te funksionojne ne menyre te korruptuar. Ky Propozim parashikon qe integriteti i Burses se re do te mbrohet si me poshte:-
Funksionimi i Burses duhet te jete subjekt i rregullimit dhe mbikqyrjes nga Komisioni i Letrave me Vlere dhe, atehere kur duhet, nga Banka e Shqiperise.
Komisioni duhet te miratoje nje rregullore te vecante ne lidhje me Bursen, qe te perfshije si detyrat e Burses ashtu rregullimet administrative per mbikqyrjen e aktiviteteve te saj, per shembull permes prezences se perfaqsuesve te Komisionit ose te Bankes ne takimet e bordit te Burses. (Nuk eshte e rekomandueshme qe Komisioni apo Banka te kene perfaqesuesit e tyre ne bordin e Burses pasi mund te kete konflikt interesash ndermjet detyrave te tyre si perfaqsues te autoriteteve rregullatore dhe detyrave te tyre si drejtues te shoqerise.)
Bordi i Burses se re duhet te perfshije eksperte te jashtem (jo nga brenda Burses), si p.sh. nje jursit, nje kontabilist, dhe nje person me eksperience ne poste te larta manaxhimi te ndermarjeve tregtare apo industriale.
Rregulloret e Komisionit duhet te sigurojne qe Bordi i Burses se re nuk do te kontrollohet nga jo-shqiptaret. (Megjithate nuk eshte e rekomandueshme qe te huajt te jene teresisht te perjashtuar nga Bordi sepse aftesite dhe eksperienca e tyre mund te jete shume e deshirueshme.)
Zgjedhja e Kryetarit te Bordit do te jete subjekt i aprovimit nga Komisioni dhe zyrtare te larte ne Administrate (mundesisht Guvernatori i Bankes se Shqiperise dhe Ministri i Financave).
Statuti i Burses duhet te siguroje qe cdo anetar te mos kete me teper se nje vote ne Asamblene e aksionereve.
Objektivi 4 - Situata Financiare - Kapitali i Burses se re
Rekomandohet qe Bursa duhet te kete dy lloj financimesh: (1) kapitalin aksionar i cili eshte kontribuar ne menyre te barabarte nga te gjithe anetaret dhe (2) shitjen e "pozicioneve te tregtimit", ku secili prej tyre i jep te drejten nje tregtari per te perdorur sistemin e tregtimit. Pozicionet e tregtimit mund te blihen, shiten dhe te jepen me qira. Sugjerohet qe kapitali aksionar duhet te mbuloje shpenzimet e themelimit te Burses por duhet te caktohet ne nje nivel qe inkurajon pjesmarrje maksimale.
Numri i aksionereve te Burses mund te zgjerohet per te perfshire shoqeri qe nuk jane te licensuara si broker - me qellim qe te rritet niveli i pjesmarrjes shqiptare. Shoqeria te tilla mund te quhen "anetare jo-tregtues". (Ne mungese te anetareve te tille mund te jene si themelues vetem tete anetare tregtues nga te cilet shtate do te jene ose kane te ngjare te shnderrohen ne shoqeri te perbashketa apo te jene te kontrolluara nga te huajt.)
Shitja e pozicioneve te tregtimit mund te gjeneroje me teper para sesa ato te siguruara nga kapitali aksionar dhe mund te financoje blerjen e pajisjeve per Bursen. (Megjithse ka shume te ngjare qe donatoret e huaj te kontribuojne me pajisje kompjuterike, programe dhe te tjera, ata ka shume te ngjare te shikojne per disa elemente te tjera qe Bursa duhet te plotesoje dhe, edhe ne qofte se kjo nuk ndodh, ka mundesi qe te linde nevoja per shpenzime shtese.)
Anetareve themelues te Burses mund tu ofrohen pozicione tregtimi me nje cmim me te ulet sesa atyre qe afrohen me vone, duke u lejuar ne kete menyre themeluesve te blejne me teper pozicione tregtimi se sa kane nevoje me qellim qe te sigurojne fitim nga shitja apo dhenia me qira ne nje kohe te mevonshme. (Kjo ka ndodhur ne Bursa te tjera). Pagesa per grupin e pare te pozicioneve te tregtimit te shitura mund te shtyhet deri ne momentin qe parate jane te nevojshme per tu shpenzuar per Bursen, ose mund te shperndahet ne menyre te tille qe nje pjese te paguhet qe ne aplikim dhe pjesa tjeter te paguhet me vone. Ne secilin rast, nuk do te jete e nevojshme qe tu shiten pozicione tregtimi anetareve themelues ne te njejten kohe qe ata blejne aksionet e burses.
Rregullimet e nevojshme per emetimin, dhenien me qira apo transferimin e pozicioneve te tregtimit do te percaktohen ne Statutin e Burses. Rregullimet do te jene subjekt aprovimi nga Komisioni dhe do te zbatohen vetem per shoqerite qe jane licensuar per te qene anetare te Burses.
Objektivi 4 (vazhdim) - te ardhurat e Burses se re
Financimi privat per Bursen e re nuk ka te ngjare te sigurohet po qe se nuk ka perspektive per te ardhura nga listimi, tregtimi, apo rregullimi i transaksioneve. Ne te ardhmen afatshkurter volumi i aktiviteteve te tilla dhe si rrjedhim dhe perspektiva per te ardhura varen nga politika e Qeverise. (Te ardhurat potenciale nga tregu sekondar i bonove te thesarit jane shume te vogla, dhe sido qe te vije puna ka me teper mundesi te mbahen nga Banka e Shqiperise.)
Eshte ne dore te Qeverise qe te vendose nese do te startoje nje Burse te re, private, duke siguruar mundesi biznesi per te ne menyre qe ajo te fitoje komisione dhe kuota. Ekzistojne dy mundesi; Qeveria mund:-
Te kerkoje listimin ne Burse te te gjitha shoqerive ne te cilat ka aksionare individe, dhe keshtu t'i siguroje Burses komisionet fillestare te listimit si dhe komisionet vjetore te rinovimit, dhe/ose
Te perfshije ofertat publike ne programin e privatizimit, ose vec e vec, ose (sic u be ne Hungari) si pjese e nje pakete; kjo do te gjeneroje si te ardhura nga listimi, ashtu edhe nga tregtimi.
Perfitimet e Qeverise nga secila prej keture iniciativave do te ishin krijimi i nje institucioni te ri qe mund te kontribuonte ne menyre te ndjeshme ne permiresimin e perceptimit te te huajve per Shqiperine dhe kontributi i drejtperdrejte dhe mjaft i dobishem per sistemin financiar. Pervec kesaj, iniciativat do te ishin me kosto mjaft te ulet per buxhetin e shtetit
PJESA E DYTE - ZBATIMI I PROPOZIMIT
Diagrami tregon piketimet e momenteve kyce per startimin e Burses se re. Ai nuk varet ngushtesisht nga detajet e objektivave te strategjise se pershkruar. Ai do te ishte i njejti edhe sikur te kishim varitet te gjere objektivash te ndryshme.
Fillimi i projektit
MOMENTI KYC 1
MOMENTI KYC 2
MOMENTI KYC 3
Fundi i Projektit FIP
__________________________________________________ _______________ ____
Takimi ne vijim
Funksioni esencial i takimit ne vijim eshte te aprovoje Propozimin - ose ne formen e tij fillestare, ose me ndryshime e modifikime. Aprovimi varet nga fakti nese Qeveria vendos te ndjeke nje politike per te mbeshtetur Bursen e re permes implementimit te programit te privatizimit. Por gjithashtu, duhet qe kjo te jete e mjaftueshme per te bindur ofruesit private te financimeve se ia vlen te vesh parate ne Bursen e re.
Duke supozuar qe bihet dakort per keto ceshtje, faza tjeter do te jete ngritja e nje komiteti pune nga themeluesit potenciale te Burses per te bere pergatitjet e nevojshme per formimin e institucionit te ri.
Takimi i formimit
Formalitetet per krijimin e shoqerise do te ishin mbajtja e takimit te formimit nga anetaret themelues, aprovimi i statutit dhe emerimi i bordit, te ndjekura nga regjistrimi i shoqerise se re ne gjykate.
Thelbi i procesit te formimit ka te beje me rregullimet e nevojshme ne lidhje me financen dhe konstituimin e organizates se re, duke mos harruar nderkohe dhe kerkesat rregullatore te Komisionit te Letrave me Vlere. Te gjitha keto duhet te jene sqaruar, duhet te jete arritur konsenusi ne komitetin e punes dhe me palet e tjera te perfshira, perpara takimit te formimit.
Rekrutimi, trainimi dhe procedurat e tjera
Pasi te jete bere krijimi i Burses se re si person juridik, ajo mund te lidhe kontrata dhe marreveshje me pale te treta per sigurimin e burimeve te nevojshme ne menyre qe te filloje te marre persiper pergjegjesite e saj. Por eshte e rendesishme qe shume gjera duhet te jene planifikuar ne avance. Ne vecanti, donatoret duhet te jene mbajtur ne dijeni te projektit qe nga fillimi dhe, ne qofte se eshte e mundur, ata duhet te kene rene dakort midis tyre se si te shperndajne financimin ne qofte se do kete me shume se nje donator.
Eshte e natyrshme qe pasi te jete krijuar Bursa e re, ajo do te emeroje nje Drejtor qe do te veproje si drejtues projekti per kete faze te zhvillimit. Ai apo ajo ndoshta edhe mund te asistohet nga nje ekspert i huaj.
Asistenca teknike dhe trainimi per Bursen e re mund te perfshije mbulimin e:-
Aktiviteteve rregulluese te Bordit (berjen e rregullave dhe ndjekjen e zbatimit te tyre, apelimet, etc.)
Listimit dhe Informimit te vazhdueshem
Anetaresise, mbikqyrjes
Sistemeve dhe mbikqyrjes se tregtimit
Pastrimit dhe rregullimit te llogarive dhe transaksioneve
Trainimit te Brokerave
Ndergjegjesimit te publikut
Ndergjegjesimit te emetuesve.
Licensimi
Komisioni do te kete nevoje gjithashtu per asistence per te zhvilluar dhe implementuar rregulloret e Burses si dhe sistemin e pastrimit dhe rregullimit te llogarive dhe transaksioneve. Ai do te kete nevoje te percaktoje nivelin e komisioneve fillestare dhe vjetore qe duhet te paguaje Bursa.
Fakti qe Burses se re do t'i duhet te licensohet nga Komisioni eshte nje supozim. Nje supozim tjeter alternativ eshte qe Bursa ekzistuese e Tiranes, e cila eshte autorizuar nga Banka e Shqiperise sipas kapitullit 3 te Ligjit "Per Letrat me Vlere", duhet ne nje fare menyre te perjashtohet nga rilicensimi prej Komisionit sipas Kapitullit 4 te ligjit ne qofte se asetet dhe personeli transferohen tek shoqeria e re. Natyrisht i takon Komisionit te vendose, por duke pasur parasysh qe dy kapitujt nuk jane identike persa i perket kerkesave specifike si dhe qe Bursa e re do te jete nje person juridik i ndryshem, me drejtim te ndryshem dhe personel te ndryshuar, atehere duket se licensa e re mund te jete e paevitueshme.
Aprovimi nga Komisioni do te shenoje per qellime administrative "fundin e projektit", ku Workshopi i Struges ishte fillimi.
Jonathan Miller
Tirane, Mars 11 1999
Krijoni Kontakt