Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    BUrsa shqiptare - Nga Tirana!

    tirana
    Ekonomist
    Posts: 217
    (4/6/01 4:17:57 am)
    Reply


    Bursa Shqiptare
    --------------------------------------------------------------------------------
    PROPOZIM PER NJE BURSE TE RE NE SHQIPERI

    Veshtrim

    Situata aktuale (fillimi i 1999) te le te kuptosh se, po qe se nuk ndermeret ndonje veprim, shume shpejt nuk do te kete ndonje organizate qe do kryeje funksionet e burses, por edhe ne qofte se do te kete, praktikisht nuk do te kemi letra me vlere te cilat ajo do te mund t'i tregtoje. Organizata ekzistuese, Bursa e Tiranes eshte nje departament i Bankes se Shqiperise te cilen Banka deshiron ta "shkepuse". Aktiviteti i tregtimit te bonove te thesarit i cili ka qene funksioni i vetem komercial i Burses se Tiranes do vazhdoje te zhvillohet brenda Bankes. Nje propozim i bere, qe Bursa e Tiranes te organizoje tregun zyrtar per kembimin e valutave, eshte refuzuar.

    Megjithate, ka nje deshire te pergjithshme qe duhet te ekzistoje nje treg formal i letrave me vlere ne Shqiperi dhe kjo u evidentua ne konkluzionet e Workshop-it per Tregun e Letrave me Vlere te organizuar nga Komisioni i Letrave me Vlere & Financial Services Volunteer Corps, dhe te mbajtur ne Struge ne Mars 1999. Konkluzionet kryesore ishin:-

    Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh
    Qeveria duhet te aprovoje dhe te krijoje lehtesira per zhvillimin e tregut te kapitaleve, dhe
    Zhvillimi i tregut te kapitaleve varet gjeresisht nga politika dhe taktikat e privatizimit.
    Per sa i perket ceshtjes se Burses, ekziston nevoja per krijimin e nje subjekti te ri juridik ne te cilin mund te transferohen aktiviteti, stafi dhe asetet ekzistuese te Burses se Tiranes. Pjesmarresit ne Workshop pranuan unanimisht se Bursa e re duhet te jete nje shoqeri aksionere dhe pati disa shenja se ndoshta mund te jete e financuar privatisht. Pjesmarresit gjithashtu rane dakort qe duhet mbajtur nje takim ne vijim te workshop-it per te raportuar mbi progresin e bere.

    __________________________________________________ _______________ ____

    PJESA E PARE - OBJEKTIVAT E PROPOZIMIT PER NJE BURSE TE RE

    Strategjia per startimin e nje Burse te re

    Duke reaguar ndaj konkluzioneve te Workshop-it, ky Propozim mbron nje strategji te vecante per zhvillimin e Burses. Natyrisht nuk eshte strategjia e vetme e mundshme, ka shume te tjera, por kjo strategji bazohet ne kater objektiva kyc:-

    Bursa te jete e financuar dhe e drejtuar privatisht
    Bursa te terheqe maksimumin e asistences teknike dhe financiare nga donatoret e huaj
    Bursa te jete nje institucion kombetar i besueshem
    Bursa te kete nje sens te zhvilluar financiar si nje subjekt i pavaruar.
    Objektivi 1 - Pronesia Private

    Shume Bursa jane themeluar nga qeverite ose jane financuar ne menyre te konsiderueshme nga qeverite, ose jane nen pronesine e qeverive. Ne parim nuk ekziston asnje arsye perse Bursa e Tiranes te mos krijohet me ligj si nje shoqeri shteterore. Nje alternative tjeter mund te jete qe te kete pronesi mikse, pra te jete e zoteruar nga shteti dhe nga anetaret private, ose mund te filloje si shoqeri shteterore dhe me pas te kaloje ne pronesi private. Megjithate, ky Propozim rekomandon qe pronesia te jete teresisht private qe nga fillimi, per arsyet e meposhtme:-

    Mund te jete ne nje shkalle te gjere e vet-financuar
    Eshte me atraktive per donatoret
    Eshte me e lehte per tu manaxhuar
    Eshte me fleksibile
    Objektivi 2 - Pjesmarrja e Donatoreve

    Bursa e re do te kerkoje patjeter asistence te huaj per know-how, pajisje dhe financim, duke perfshire mbeshtetje financiare per drejtimin ne qofte se nuk do te gjenerohen shume te ardhura vitet e para. Nje asistence dhe mbeshtetje financiare e tille eshte me e lehte te sigurohet per nje burse private sesa per nje burse te zoteruar nga shteti.

    Kjo, pjeserisht sepse donatoret besojne qe nje investim i madh ne tregjet e reja eshte riskoz dhe si i tille duhet te kanalizohet per ne sektorin privat ne formen e kapitalit me risk privat permes ndermjetesve private. Disa donatore gjithashtu besojne se subjektet e financuar privatisht kane perspektive me te mire afatgjate sesa subjektet e financuara nga shteti. Pervec kesaj, inkurajimi i iniciatives private konsiderohet nga keta donatore si nje qellim me vete mjaft i rendesishem.

    Megjithese programet e asistences per sektorin financiar mund te jene reduktuar disi ne vitet e fundit, Shqiperia eshte nje rast i vecante. Donatoret jane te gatshem te mbeshtesin projekte qe kontribuojne per stabilitetin dhe rritjen ekonomike ne Shqiperi. Sektori financiar shqiptar eshte jashtezakonisht i pazhvilluar. Ekziston nevoja per institucione solide. Gjithashtu ekziston nevoja per nje permiresim te financimit te biznesit vendas.

    Prandaj ky Propozim synon krijimin e nje Burse te re e cila duhet te jete sa me teper e besueshme dhe terheqese per donatoret.

    Objektivi 3 - Nje institucion kombetar i besueshem

    Bursat duhet te luajne nje rol qendror ne operimin e sektorit financiar dhe si te tilla duhet te konsiderohen si te sigurta dhe te besueshme. Ne vecanti ato nuk duhet te favorizojne anetaret e tyre ne kurriz te investitoreve, nuk duhet te kontrollohen nga politikane apo persona jo te brendshem dhe nuk duhet te funksionojne ne menyre te korruptuar. Ky Propozim parashikon qe integriteti i Burses se re do te mbrohet si me poshte:-

    Funksionimi i Burses duhet te jete subjekt i rregullimit dhe mbikqyrjes nga Komisioni i Letrave me Vlere dhe, atehere kur duhet, nga Banka e Shqiperise.
    Komisioni duhet te miratoje nje rregullore te vecante ne lidhje me Bursen, qe te perfshije si detyrat e Burses ashtu rregullimet administrative per mbikqyrjen e aktiviteteve te saj, per shembull permes prezences se perfaqsuesve te Komisionit ose te Bankes ne takimet e bordit te Burses. (Nuk eshte e rekomandueshme qe Komisioni apo Banka te kene perfaqesuesit e tyre ne bordin e Burses pasi mund te kete konflikt interesash ndermjet detyrave te tyre si perfaqsues te autoriteteve rregullatore dhe detyrave te tyre si drejtues te shoqerise.)
    Bordi i Burses se re duhet te perfshije eksperte te jashtem (jo nga brenda Burses), si p.sh. nje jursit, nje kontabilist, dhe nje person me eksperience ne poste te larta manaxhimi te ndermarjeve tregtare apo industriale.
    Rregulloret e Komisionit duhet te sigurojne qe Bordi i Burses se re nuk do te kontrollohet nga jo-shqiptaret. (Megjithate nuk eshte e rekomandueshme qe te huajt te jene teresisht te perjashtuar nga Bordi sepse aftesite dhe eksperienca e tyre mund te jete shume e deshirueshme.)
    Zgjedhja e Kryetarit te Bordit do te jete subjekt i aprovimit nga Komisioni dhe zyrtare te larte ne Administrate (mundesisht Guvernatori i Bankes se Shqiperise dhe Ministri i Financave).
    Statuti i Burses duhet te siguroje qe cdo anetar te mos kete me teper se nje vote ne Asamblene e aksionereve.
    Objektivi 4 - Situata Financiare - Kapitali i Burses se re

    Rekomandohet qe Bursa duhet te kete dy lloj financimesh: (1) kapitalin aksionar i cili eshte kontribuar ne menyre te barabarte nga te gjithe anetaret dhe (2) shitjen e "pozicioneve te tregtimit", ku secili prej tyre i jep te drejten nje tregtari per te perdorur sistemin e tregtimit. Pozicionet e tregtimit mund te blihen, shiten dhe te jepen me qira. Sugjerohet qe kapitali aksionar duhet te mbuloje shpenzimet e themelimit te Burses por duhet te caktohet ne nje nivel qe inkurajon pjesmarrje maksimale.

    Numri i aksionereve te Burses mund te zgjerohet per te perfshire shoqeri qe nuk jane te licensuara si broker - me qellim qe te rritet niveli i pjesmarrjes shqiptare. Shoqeria te tilla mund te quhen "anetare jo-tregtues". (Ne mungese te anetareve te tille mund te jene si themelues vetem tete anetare tregtues nga te cilet shtate do te jene ose kane te ngjare te shnderrohen ne shoqeri te perbashketa apo te jene te kontrolluara nga te huajt.)

    Shitja e pozicioneve te tregtimit mund te gjeneroje me teper para sesa ato te siguruara nga kapitali aksionar dhe mund te financoje blerjen e pajisjeve per Bursen. (Megjithse ka shume te ngjare qe donatoret e huaj te kontribuojne me pajisje kompjuterike, programe dhe te tjera, ata ka shume te ngjare te shikojne per disa elemente te tjera qe Bursa duhet te plotesoje dhe, edhe ne qofte se kjo nuk ndodh, ka mundesi qe te linde nevoja per shpenzime shtese.)

    Anetareve themelues te Burses mund tu ofrohen pozicione tregtimi me nje cmim me te ulet sesa atyre qe afrohen me vone, duke u lejuar ne kete menyre themeluesve te blejne me teper pozicione tregtimi se sa kane nevoje me qellim qe te sigurojne fitim nga shitja apo dhenia me qira ne nje kohe te mevonshme. (Kjo ka ndodhur ne Bursa te tjera). Pagesa per grupin e pare te pozicioneve te tregtimit te shitura mund te shtyhet deri ne momentin qe parate jane te nevojshme per tu shpenzuar per Bursen, ose mund te shperndahet ne menyre te tille qe nje pjese te paguhet qe ne aplikim dhe pjesa tjeter te paguhet me vone. Ne secilin rast, nuk do te jete e nevojshme qe tu shiten pozicione tregtimi anetareve themelues ne te njejten kohe qe ata blejne aksionet e burses.

    Rregullimet e nevojshme per emetimin, dhenien me qira apo transferimin e pozicioneve te tregtimit do te percaktohen ne Statutin e Burses. Rregullimet do te jene subjekt aprovimi nga Komisioni dhe do te zbatohen vetem per shoqerite qe jane licensuar per te qene anetare te Burses.

    Objektivi 4 (vazhdim) - te ardhurat e Burses se re

    Financimi privat per Bursen e re nuk ka te ngjare te sigurohet po qe se nuk ka perspektive per te ardhura nga listimi, tregtimi, apo rregullimi i transaksioneve. Ne te ardhmen afatshkurter volumi i aktiviteteve te tilla dhe si rrjedhim dhe perspektiva per te ardhura varen nga politika e Qeverise. (Te ardhurat potenciale nga tregu sekondar i bonove te thesarit jane shume te vogla, dhe sido qe te vije puna ka me teper mundesi te mbahen nga Banka e Shqiperise.)

    Eshte ne dore te Qeverise qe te vendose nese do te startoje nje Burse te re, private, duke siguruar mundesi biznesi per te ne menyre qe ajo te fitoje komisione dhe kuota. Ekzistojne dy mundesi; Qeveria mund:-

    Te kerkoje listimin ne Burse te te gjitha shoqerive ne te cilat ka aksionare individe, dhe keshtu t'i siguroje Burses komisionet fillestare te listimit si dhe komisionet vjetore te rinovimit, dhe/ose
    Te perfshije ofertat publike ne programin e privatizimit, ose vec e vec, ose (sic u be ne Hungari) si pjese e nje pakete; kjo do te gjeneroje si te ardhura nga listimi, ashtu edhe nga tregtimi.
    Perfitimet e Qeverise nga secila prej keture iniciativave do te ishin krijimi i nje institucioni te ri qe mund te kontribuonte ne menyre te ndjeshme ne permiresimin e perceptimit te te huajve per Shqiperine dhe kontributi i drejtperdrejte dhe mjaft i dobishem per sistemin financiar. Pervec kesaj, iniciativat do te ishin me kosto mjaft te ulet per buxhetin e shtetit

    PJESA E DYTE - ZBATIMI I PROPOZIMIT

    Diagrami tregon piketimet e momenteve kyce per startimin e Burses se re. Ai nuk varet ngushtesisht nga detajet e objektivave te strategjise se pershkruar. Ai do te ishte i njejti edhe sikur te kishim varitet te gjere objektivash te ndryshme.



    Fillimi i projektit
    MOMENTI KYC 1

    MOMENTI KYC 2………………

    MOMENTI KYC 3………………

    Fundi i Projektit FIP


    __________________________________________________ _______________ ____

    Takimi ne vijim

    Funksioni esencial i takimit ne vijim eshte te aprovoje Propozimin - ose ne formen e tij fillestare, ose me ndryshime e modifikime. Aprovimi varet nga fakti nese Qeveria vendos te ndjeke nje politike per te mbeshtetur Bursen e re permes implementimit te programit te privatizimit. Por gjithashtu, duhet qe kjo te jete e mjaftueshme per te bindur ofruesit private te financimeve se ia vlen te vesh parate ne Bursen e re.

    Duke supozuar qe bihet dakort per keto ceshtje, faza tjeter do te jete ngritja e nje komiteti pune nga themeluesit potenciale te Burses per te bere pergatitjet e nevojshme per formimin e institucionit te ri.

    Takimi i formimit

    Formalitetet per krijimin e shoqerise do te ishin mbajtja e takimit te formimit nga anetaret themelues, aprovimi i statutit dhe emerimi i bordit, te ndjekura nga regjistrimi i shoqerise se re ne gjykate.

    Thelbi i procesit te formimit ka te beje me rregullimet e nevojshme ne lidhje me financen dhe konstituimin e organizates se re, duke mos harruar nderkohe dhe kerkesat rregullatore te Komisionit te Letrave me Vlere. Te gjitha keto duhet te jene sqaruar, duhet te jete arritur konsenusi ne komitetin e punes dhe me palet e tjera te perfshira, perpara takimit te formimit.

    Rekrutimi, trainimi dhe procedurat e tjera

    Pasi te jete bere krijimi i Burses se re si person juridik, ajo mund te lidhe kontrata dhe marreveshje me pale te treta per sigurimin e burimeve te nevojshme ne menyre qe te filloje te marre persiper pergjegjesite e saj. Por eshte e rendesishme qe shume gjera duhet te jene planifikuar ne avance. Ne vecanti, donatoret duhet te jene mbajtur ne dijeni te projektit qe nga fillimi dhe, ne qofte se eshte e mundur, ata duhet te kene rene dakort midis tyre se si te shperndajne financimin ne qofte se do kete me shume se nje donator.

    Eshte e natyrshme qe pasi te jete krijuar Bursa e re, ajo do te emeroje nje Drejtor qe do te veproje si drejtues projekti per kete faze te zhvillimit. Ai apo ajo ndoshta edhe mund te asistohet nga nje ekspert i huaj.

    Asistenca teknike dhe trainimi per Bursen e re mund te perfshije mbulimin e:-

    Aktiviteteve rregulluese te Bordit (berjen e rregullave dhe ndjekjen e zbatimit te tyre, apelimet, etc.)
    Listimit dhe Informimit te vazhdueshem
    Anetaresise, mbikqyrjes
    Sistemeve dhe mbikqyrjes se tregtimit
    Pastrimit dhe rregullimit te llogarive dhe transaksioneve
    Trainimit te Brokerave
    Ndergjegjesimit te publikut
    Ndergjegjesimit te emetuesve.
    Licensimi

    Komisioni do te kete nevoje gjithashtu per asistence per te zhvilluar dhe implementuar rregulloret e Burses si dhe sistemin e pastrimit dhe rregullimit te llogarive dhe transaksioneve. Ai do te kete nevoje te percaktoje nivelin e komisioneve fillestare dhe vjetore qe duhet te paguaje Bursa.

    Fakti qe Burses se re do t'i duhet te licensohet nga Komisioni eshte nje supozim. Nje supozim tjeter alternativ eshte qe Bursa ekzistuese e Tiranes, e cila eshte autorizuar nga Banka e Shqiperise sipas kapitullit 3 te Ligjit "Per Letrat me Vlere", duhet ne nje fare menyre te perjashtohet nga rilicensimi prej Komisionit sipas Kapitullit 4 te ligjit ne qofte se asetet dhe personeli transferohen tek shoqeria e re. Natyrisht i takon Komisionit te vendose, por duke pasur parasysh qe dy kapitujt nuk jane identike persa i perket kerkesave specifike si dhe qe Bursa e re do te jete nje person juridik i ndryshem, me drejtim te ndryshem dhe personel te ndryshuar, atehere duket se licensa e re mund te jete e paevitueshme.

    Aprovimi nga Komisioni do te shenoje per qellime administrative "fundin e projektit", ku Workshopi i Struges ishte fillimi.

    Jonathan Miller

    Tirane, Mars 11 1999

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Postime
    8
    Eshte teper urgjente qe te hapet bursa e shqiperise, madje jemi shume te vonuar ne kete askpekt. Shumica e kompanive shqiptare jane te formes LTD, pra limited liability company, por ne kemi edhe shoqri aksionere, disa jane te fuqishme, te cilat mund te tregojne aksionet e tyre ne burse, duke mos pasur shume nevoje per kreditim me interesa jashtezakonisht te larta qe ofrohen nga bankat.

    mendoj se kjo teme duhet te zhvillohet me tej dhe te diskutohet, me qellim qe te arrihet ne nje grup lobimi per te realizuar objektivin, qe edhe shqiperia te kete nje treg kapitalesh te licensuar dhe te funksionnueshem.
    live each day as it was teh last one

  3. #3
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Me falni injorancen por nuk arrij te kuptoj si mund te kete Shqiperia shoqeri aksionere kur nuk ka Burse???
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ate pyetje po i beja edhe une vetes Berti, cuditem?

  5. #5
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Nuk ka nevoje te ēuditesh Estella.Mjafton te mos degjosh dokrra te tilla.

    Ne shqiperi nuk ka shoqeri aksionere!!!
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  6. #6
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    O Bert ekonomisti qe s'ke vajt ne Shqiperi qe nga fillimi i viteve '90te (se atehere u hapen shoqerite aksionere ne Shqiperi per here te pare). Ne Shqiperi shoqerite aksionere (corporate) quhen shoqeri anonime. Qe te ekzistoje nje shoqeri aksionere s'ka nevoje per nje burse se aksionet tregtohen edhe dore me dore (ke degjuar gje per OTC markets??). Nje shoqeri aksionere mund edhe te mos tregtohet fare, prandaj ekzistojne edhe ato qe quhen "Privately Held Companies" ne Sh.B.A., aksionet e te cilave nuk tregtohen ne asnje burse.

    Sa per temen, eshte e kote hapja e nje burse kur nuk ekziston eksperienca e kontrollit te ligjit, kornizes ligjore, organeve mbikeqyrese etj, etj, etj. Menyra me e mire per te stimuluar kete pjese te finances te nje firme eshte inkurajimi i "Venture Capital Firms" te cilat te mbledhin leke nga ata miliarderet mafioze ne Shqiperi dhe te investojne ne firma fitimprurese (te cilat duhet medoemos te jene te lidhura me qeverine).

    P.S. Bledo eshte e cuditshme per mua qe nje person si ti qe flet me aq urrejtje per sherbetoret e Grekerve ne Shqiperi vete e i harxhon pushimet gjithe qejf ne Greqi dhe jo ne Shqiperi. Kjo quhet hipokrizi.

  7. #7
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Ne mos gaboj,e ke fjalen per "Over The Counter".Ajo eshte Burse me te gjitha efektet dhe shoqerite qe shkojne atje nga Nasdaq apo NYSE kur nuk plotesojne kushtet(mbajtjen e vleres se nje aksioni mbi 1$ per nje periudhe 30 ditore)jane shoqeri aksionere,aksionet e te cilave shkembehen njesoj si ne bursat e tjera.Ndoshta me volume me te vogla por shkembehen
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  8. #8
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Venture Capitals,si fonde komuni qe jane,kane nevoje dhe ato per nje burse ku te kuotohen.E nuk shkojne neper shtepite e mafiozeve ti luten te investojne por duhet te jene mafiozet te shkojne e te blejne aksionet e tyre.Por mafiozet e Shqiperise duan vetem mish qingji....


    Zakonisht,keta Venture Capitals jane fonde,te cilet kane nje portofol titujsh te tyre,te zgjedhur.Banka e kursimeve pati nje grup konsulence xhahilet e te cilit,ne vend te benin nje portofol te balancuar, nje portofol mix,kane ne portofol vetem AOL me nje average 50$

    Mafjozeve e popullit qe kane parate ne kete Banke duhet te lusin zotin qe AOL te kape perseri ato nivele per te mundur te marrin te pakten parate e tyre.

    Por ne rast se atehere AOL ishte overvalued 1 here,sot eshte 10 here.Me vjen keq per te gjithe ata qe kane parate ne kete Banke e nuk dua te perhap panik por euforia borsistike e vitit 2000 nuk do te perseritet kurre me dhe AOL nuk do te kape me 50$
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  9. #9
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Re:

    Nuk e di a e kupton termin OTC apo jo. Nje treg OTC mund te marre forma nga me te ndryshmet, nga NASDAQ tek une e ti duke folur ne kafene e duke shkembyer cmime. Nje OTC mund te kete rregulla strikte si psh NASDAQ ose jo si Pink Sheets. Edhe per te pasur nje burse ne Tirane s'eshte e nevojshme te ngresh nje strukture si NYSE, mjafton thjesht nje organizate qe te mbledhi cmimet e atyre pak aksioneve qe do te tregtoheshin fillimisht dhe pastaj kete t'ja shperndaje antareve nepermjet telefonit, internetit, faxit, etj, etj.

    Sic ta thashe edhe me lart qe nje kompani te jete aksionere nuk ka nevoje fare per nje burse. Ka shoqeri aksionere ne Sh.B.A. qe nuk tregtohen ne bursa dhe qe zoterohen nga nje grup i vogel njerzish. Po shpresoj qe ti te kesh degjuar per ndonje Privately Held Company.

    Ne fund Venture Capital. Ajo qe po permend ti ngjan shume me teper me nje Mutual Fund. Venture Capital Firms s'kane nevoje te jene ne burse, dhe fondet e tyre i sigurojne me ate te lidhjeve qe kane. Zakonisht jane firma te vogla qe mbledhin parate e disa personave te pasur dhe qe i investojne ne kompani te reja, te pasigurta por me mundesi rritjeje ne te ardhmen. Sa per mafiozet e Shqiperise ata s'kane per te shkuar te blejne aksione as te firmave aksionere e as te fondeve te perbashketa (Mutual Funds) sepse keta mafioze s'i vune parate nepermjet tregtise por duke vrare e prere njerez dhe s'e dine se c'eshte financa. Eshte detyra e Venture Capital Companies qe ti shkoje nga pas, ti kerkoje fonde, dhe ti investoje keto fonde tek ato kompani qe jane premtuese.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e arjondj
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Postime
    4

    Bursa shqiptare

    Shoh qe postimet ne kete teme jan te 2002-shit.

    Gjithsesi mendoj qe eshte mire te sqarohen disa partikolare.

    Bursa, dmth tregu i letrave me vlere, ne Shqiperi e ka fillimin tij ne 1 maj 1996, me
    krijimin e ‘Bursa e Tiranes’, si departament brenda Bankes se Shqiperise.
    Ne fillim te vitit 2002 Bursa e Tiranes u transformua ne nje shoqeri anonime me kapital teresisht shteror ku 100% te aksioneve jane pronesi e ministrise se financave.
    Ky treg vazhdon te disiplinohet nga kapitulli IV (nenet nga 24 deri 28) i ligjit nr.8080, date 01.03.1996 “Per letrat me vlere” dhe nga rregullorja nr.6/1, date 17.06.2002 “Per licencimin e tregut te letrave me vlere”.

    Aktualisht ne shqiperi egzistojne dy tregje formale te letrave me vlere.
    1 – Tregu me pakice (sekondar) i bonove te thesarit;
    2 – Bursa e Tiranes sh.a..

    Tregu me pakice (sekondar) i bonove te thesarit.

    Qe nga muaji maj i vitit 1996 deri ne vitin 1998 tregu primar dhe sekondar i ketyre letrave me vlere organizohej nga Bursa e Tiranes. Ne vitin 1998 me vendim te Guvernatorit te Bankes se Shqipe rise, kjo kopetence ju kalua nje tjeter departamenti brenda bankes. Ne vitin 2005 Komisioni i Letrave me Vlere dhe Banka e Shqiperise firmosen nje marrveshje sipas se ciles, kopetencat per rregullimin dhe mbikqyrjen e tregut sekondar te bonove te thesarit, i kalonin Komisionit..
    Tregu primar i bonove te thesarit vazhdon te organizohet nga departamenti i operacioneve monetare, brenda Bankes se Shqiperise, ne emer te Ministrise se Financave. Subjektet qe marrin pjese ne tregun primar te bonove te thesarit jane: Banka e Shqiperise dhe bankat nivelit te dyte. Shuma minimale me te cilen behet oferte per nenshkrimin e bonove te thesarit ne kete treg eshte eshte 30.000 leke dhe kjo shume shtohet me shumefisha te 10.000 deri ne nje shume maksimale prej 80% te vleftes totale se bonove te thesarit qe hidhen ne treg. Banka e
    Shqiperise merr pjese ne kete treg me oferte jo konkuruese. Bankat e nivelit te dyte marrin pjese per interesin e tyre dhe per interes te te treteve. Bankat per interes te tyre marrin pjese si me oferta konkururse dhe me oferta jokonkuruese. Ndersa per interes te te treteve, bankat marrin pjese me oferta jo konkuruese. Per interes te te treteve do te thote qe personat, fizike apo juridike, mund te marrin pjese ne tregun primar te bonove te thesarit, nepermjet nje banke te nivelit te dyte, ku kane hapur nje llogari korrente per investimin ne letrat me vlere. Oferta konkuruese eshte oferta per te nenshkruar nje shume te caktuar bonosh thesari, me nje norme interesi te caktuar. Oferta jo konkuruese e shte oferte per te nenshkruar nje shume te caktuar bonosh thesari, me nje norme interesi (mesatare) qe vendoset nga tregu diten e emeimit.

    Tregu sekondar i bonove te thesarit disiplinohet me rregulloren e Komisionit te Letrave me Vlere nr.8/2, date 28.09.2005 i cili percakton rregullat per zhvillimin dhe mbikqyrjen e tregtimit brenda ketij tregu. Ky treg eshte i organizuar ne sportelet (fizike apo virtuale) te bankave te nivelit te dyte. Pjesmarresit ne kete treg, te cilet kryejne transaksione vetem ne bono thesari, mund te jene, persona fizike, juridike, rezidente dhe jorezidente. KLV nuk rregullon tregtimin e bonove te thesarit mes bankave, gje te cilen e ben Banka e Shqiperise me akte te posacme.
    Gjithashtu nuk rregullon tregtimin e bonove te thesarit ndermjet individeve, transaksionet e te cileve nuk ndermjetesohen nga ndonje banke tregtare e licencuar. .KLV me rregulloren 8/2 rregullon vetem transaksionet e kryera ndermjet bankave te nivelit te dyte dhe pesonave te trete, fizike apo juridike. Qe nje banke te tregtoje bono thesari ne kete treg, duhet te marre licence si tregtar i letrave me vlere prane KLV. Ndersa personat e trete, fizike apo juridike, qe te marrin pjese ne kete treg, nevojitet qe te hapin nje llogari korrente, te posacme per tregtimin e letrave me vlere te qeverise, prane nje banke te licencuar.
    Si perfundim ,bankat e licencuara duhet te mbajne nje rregjister analitik ku te rregjistrojne te gjitha te dhenat lidhur me tregun sekondar te bonove te thesarit sipas rregullores nr.9/1 te KLV. Nqs banka nuk mban rregjister analitik per mbajtjen e ketyre te dhenave, duhet ta siguroje kete sherbim nga nje banke tjeter e licencuar per kete qellim. Mbajtja e rregjistrit analitik eshte kusht i cili paragjykon licencimin e bankes per tregtimin me pakice te bonove te thesarit.

    Bursa e Tiranes sh.a.

    Sikurse shpreha me lart, Bursa e Tiranes, u krijua ne 01.05.1996 ne formen e nje departamenti pjese i Bankes se S hqiperise. Me shpalljen ligjit nr. 8754, date 22.02.2001 “per ndyshime ne ligjin nr.8080 “Per letrat me vlere”, ne seksionin dispozita kalimtare thuhej qe : Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonimise Publike dhe e Privatizimit, qe brenda gjashte muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, te marrin masat e nevojshme per transformimin e Bursa e Tiranes ne shoqeri anomine me kapital te ndare ne aksione. Ne vitin 2002 Bursa
    e Tiranes u kthye ne shoqeri anonime pa oferte publike, me pronar te vetem Ministrine e Financave. Kapitali themeltar i Bursa e Tiranes sh.a. eshte 20 milion leke, i ndare ne 20.000 aksione me vlere nominale 1000 leke per cdo aksion. Bursa e Tiranes sh.a. ka si objekt te veprimtarise se saj, organizimin e nje tregu te letrave me vlere sipas legjislacionit ne fuqi. Ky institucion funksionon i ndare ne drejtori me kopetenca te vecanta, konform rregulloreve te saj, te aprovuara nga KLV dhe organi vendimmarres i Bursa e Tiranes sh.a. eshte Keshilli Mbikqyres.
    Ēdo anėtar i Bursės, qė ka ndermend te marre pjese ne sesionet e tregtimit te saj me oferta apo kerkesa nė letra me vlerė, pėr llogari tė vet, duhet paraprakisht tė hapė njė llogari pranė Qendrės sė Regjistrimit tė Aksioneve apo Bankave te nivelit te dyte.
    Metoda e tregtimit tė letrave me vlerė nė bursė, ėshtė tregtimi i hapur me tė thirrura dhe modeli i tregut nė bursė ėshtė “treg i drejtuar nga porosia”. Ne kete model tregu, pėrfaqėsuesit e licencuar tė anėtarėve paraqesin nė seksionin e tregtimit urdhra pėr blerje ose shitje me njė ēmim tė vetėm pėr njė letėr tė caktuar me vlerė.
    Metoda e pėrcaktimit tė ēmimeve nė Bursė ėshtė “metoda e ēmimit tė vetėm”.
    Listimi ne Bursen e Tiranes sh.a. realizohet konform rregullores se listimit ne te, ku me listim kuptohet, rregjistrimi ne listen zyrtare te burses per te shkembyer letrat e vlere. Ne kriteret per listimin, Bursa e Tiranes sh.a. parashikon ndryshe per Letrat me vlere te kapitalit dhe ndryshe per letrat me vlere te borxhit.

    Si perfundim doja te shtoja qe sipas te dhenave, Bursa e Tiranes ka qene efektive vetem dy vitet e para te jetes se saj, dhe ka sherbyer si treg per letrat e borxhit te shtetit shqiptar. Ne tere historikun e saj nuk eshte shkembyer asnje kontrate pronesie te kapitalit te ndone iniciative private (aksison). Sipas te dhenave te rregjistrit qendror te aksioneve, pronesia e askioneve te shoqerive anonime shqiptare ndryshon me kalimin e kohes. Kjo do te thote qe ne te vertete egziston nje kanal per shkembimin e aksioneve, jashte burses se tiranes.

    Ky mos efektivitet i Bursa e Tiranes sha e shtyu Fondin Monetar Nderkombetar, ne vitin 2005, te propozonte mbylljen e ketij institucioni.
    Gjithsesi akoma sot bursa e tiranes ruan statusin e tregut te vetem formal per letrat ne vlere ne Shqiperi dhe pret qe shoqerite me qender ne shqiperi ti drejtohen asaj dhe ta shohin ate si potencial per financimin e projekteve te tyre.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Me falni injorancen por nuk arrij te kuptoj si mund te kete Shqiperia shoqeri aksionere kur nuk ka Burse???
    Ate pyetje po i beja edhe une vetes Berti, cuditem?
    Per te sqaruar te gjithe ata qe kane te njejtat pyetje. Aktualisht, institucioni qe kontrollon shoqerite aksionere, sa here pra qe kryhen transaksione financiare qe kane te bejne me veprimin mbi aksionet, eshte Banka e Shqiperise, me autoritetin e saj me te larte, Keshillin Mbikqyres. Ne te njejten kohe, edhe Komisioni i Letrave me Vlere (Albanian Securities Commission - ASC) ka rolin e saj auditues, por nuk eshte nje vendimmarres direkt.

    Sigurisht, Shqiperise i nevojitet me se tepermi nje burse e plote funksionale.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e arjondj
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Postime
    4

    Tregu i letrave me vlere

    Egzistenca e burses (tregut te letrave me vlere) nuk eshte kusht i domosdoshem per egzistencen e shoqerive aksionare.
    Shoqerite aksionare ne Shqiperi parashikohen dhe rregullohen me ligjin nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”.

    Ndersa per ceshtjen e Banka e Shqiperise.
    Bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi mund te kene vetem formen e shoqerive aksionare dhe kane si aktivitet eskluziv te tyren, aktivitetin bankar (mbledhje te depozitave, dhe leshimin e kredive).
    Banka e Shqiperise eshte kopetente vetem per shoqerite aksionare banka.
    Eshte ajo qe mes te tjerash mban rolin e autoritetit te konkurences, mban rolin e rregjistrit te aksioneve te ketyre shoqerive, eshte gjithashtu ajo qe jep pelqimin per trasferimin e paketave kontrolluese te ketyre shoqerive.

    Persa i peket sha, te ndryshme nga bankat, ne Shqiperi, eshte kopetente ministria e financave, dhe rolin e rregjitrit te pronesise se aksioneve e luan Qendra e Rregjistrimit te Aksioneve (QRA).

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne te vertete, sa per informacion, nje nga detyrat e BSH dhe Keshillit lidhet me kontrollimin dhe veprimin rreth "[...] gjendjes se tregjeve tė parasė, kapitalit dhe tė kėmbimeve valutore [...]". Gjithesesi.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e arjondj
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Postime
    4

    bsh dhe tregu i letrave me vlere

    Deri diku ke te drejte.
    Ligji per Banken e Shqiperise nr. 8269, dt 23.12.1997, neni 29, pika a, shpreh:
    Banka e Shqipėrisė nė marrėveshje me Qeverinė e Republikės sė Shqipėrisė tė pėrfaqėsuar nga ministri i Financave, mund tė veprojė si agjente pėr kėto veprime:

    - tregtimin e letrave me vlerė tė emetuara nga Qeveria;


    Pra banka e Shqiperise luan roline tregut te bonove te thesarit dhe supervizorit te ketij tregu.
    Gjithashtu BSH licencon dhe mbikqyr ZKV-te.

    por qe :institucioni qe kontrollon shoqerite aksionere, sa here pra qe kryhen transaksione financiare qe kane te bejne me veprimin mbi aksionet, eshte Banka e Shqiperise:
    Kjo nuk besoj qe eshte e vertete.
    Perseris qe BSH eshte kopetente persa i pertek sha-ve banka me aktivitet ne republiken e Shqiperise.

    Gjithashtu doja te shtoja qe Komisioni i Letrave me Vlere, eshte shkrire, nuk egziston me. Qe nga muaji gusht 2006 ka nisur aktivitetin nje institucion i ri ne AL me emrin Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare i cili kryen funksionet e KLV+AMS+IIPPS bashke.

  15. #15
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Arjondj: Eshte nje teme tjeter ku i ke te gjitha shpjegimet dhe procedurat e "Tregut te letrave me vlere".

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  16. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Egzistenca e burses (tregut te letrave me vlere) nuk eshte kusht i domosdoshem per egzistencen e shoqerive aksionare.
    Sigurisht. Askush nuk te ndalon te blesh karrocen kohe pare se te kesh cuar ne mendje se te duhet kali.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Gjallerimi i burses per mendimin tim eshte jetik per ekonomine shqiptar. Por ky institucion eshte shume i rregulluar nga shteti ne cdo vend te botes pasi aty tregetohen kryesisht kompani publike.

    Personalisht mendoj se shteti shqiptar duhet te jete me agresiv ne kete aspekt.
    Nje ligj qe garanton eleminimin e cdo lloj takse per te pakten 10-20 vjet per cdo kompani shqiptare me kapital mbi $50 milione (apo nje shifer e pershtatshme per Shqiperine) dhe qe mbi 51% e aksioneve i hedh ne treg duhet te kaloje parlament per ti nxitur kompanite te mbledhin kapital, te zgjerohen dhe te arrijne "economies of scale" per tu bere me konkuruese ne treg.

    Sigurisht keto kompani do jene shume te rregulluara sidomos nga ana e raportimit te financave te tyre, qe natyrisht do auditohen nga pala te treta te certifikuara nga shteti.

    Angazhimi i drejtperdrejte i parave te publikut ne Shqiperi duhet nxitur nje ore e me pare, pasi kjo stimulon ekonomine drejtpersedrejti.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    po pse kena pas nonjiher burs ne?po ta kisha dit do isha fut se e kam pak qef bixhozin

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    po pse kena pas nonjiher burs ne?po ta kisha dit do isha fut se e kam pak qef bixhozin
    Po ta kesh per bixozh e ke te humbur qe ne fillim...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Angazhimi i drejtperdrejte i parave te publikut ne Shqiperi duhet nxitur nje ore e me pare, pasi kjo stimulon ekonomine drejtpersedrejti.
    Kjo eshte e sakte, por raporti i injorances me numrin e pergjithshem te popullsise eshte i eger.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •