Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Elbasan, lista e të zhdukurave që nga ‘90

    Elbasan, lista e të zhdukurave që nga ‘90

    ELBASAN - Katërmbëdhjetë femra nga Qarku i Elbasanit rezultojnë të zhdukura që pas viteve ’90. Këtë fakt e kanë bërë të ditur përfaqësues së zyrës së antitrafikut në policinë e Elbasanit. Pjesa më e madhe e tyre mendohet se janë përdorur për qëllime prostitucioni, ndërsa për shumë prej tyre familja nuk ka asnjë të dhënë që nga koha kur janë zhdukur.

    Marsela Muça e datëlindjes 1984, nga Elbasani, që nga 2003 familja nuk i gjë për të.
    Mirela Lleshi e datëlindjes 1981 nga Elbasani është larguar në Itali më 2003 dhe familja nuk ka ndonjë njoftim për të.
    Vjollca Sutaj nga Cërriku është larguar me të dashurin e saj E.Osmani drejt Riminit, familja nuk ka dijeni për të.
    Nadire Kurti nga Librazhdi e lindur më 1981. Në 1998 është larguar për në Napoli.
    Raimonda Kotorri, 22 vjeçe është larguar nga shtëpia më 1999-ën, e trafikuar nga shtetasi V.Xhangolli.
    Violeta Dudia nga Peqini, 27 vjeçe është larguar nga shtëpia në 1994. Dyshohet se është vrarë, pasi është kthyer në Shqipëri, por kjo nuk është vërtetuar.
    Shqiponja Dudia, kunata e V.Dudia është zhdukur që në vitin 1995.
    Flora Lishaj nga Peqini është larguar që në vitin 2001. Mendohet se është martuar me një italian, por kjo nuk është e sigurt.
    Raimonda Çarçiu, e datëlindjes 1982. Është larguar drejt Bolonjës në vitin 1997, ku mendohet se është shfrytëzuar si prostitutë. Dyshohet se është ekzekutuar në vitin 1998.
    Suzana Stafa, e datëlindjes 1974, e larguar nga familja më 1997-ën. Në vitin 2000 ka humbur lidhjet me familjen.
    Laureta Farro e datëlindjes 1973. Është larguar drejt Greqisë në vitin 1999. Në fillim të vitit 2004 ka ndërprerë lidhjet me familjen.
    Luljeta Cullhaj nga Valëshi i Gjinarit të Elbasanit e datëlindjes 1986 është larguar në vitin 2002. Mund të jetë mbytur në liqen në Milano, pasi ishte shfrytëzuar si prostitutë.
    Hamide Hida nga Librazhdi e datëlindjes 1976, e larguar në vitin 1997. Mund të jetë vrarë në Itali nga tutori i saj.
    Elsa Jaupaj e datëlindjes 1981 nga Librazhdi është larguar nga shtëpia në 2004-ën dhe nuk është lidhur me familjen.

    Tirana-Observer.

    E postova kete liste me shprese se ndofta dikush mund te njohe ndonje dhe keshtu ndofta arrin te qetesohet nje familje.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Vajza jonë, e zhdukur që prej pesë vjetësh”

    Historia e 31-vjeçares nga Elbasani

    “Vajza jonë, e zhdukur që prej pesë vjetësh”


    Artan LEKA


    ELBASAN - Ka më shumë se pesë vjet që nuk di asgjë për vajzën e saj. Emri i SuzanStafës nga Elbasani, tashmë figuron në listën e femrave të zhdukura në këtë qark. Familja Stafa me banim në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan ka 5 vjet që ka humbur kontaktet me vajzën e saj, Suzanën, e cila është larguar për në Itali pas ngjarjeve të vitit 1997. Deri në 20 dhjetor të vitit 2000, vajza ka komunikuar me familjen. Por pas kësaj date gjithçka është zhytur në mister dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj. Prindërit e Suzanës, Rakipe dhe Sali Stafa kanë bërë përpjekje maksimale për të rënë në gjurmë të saj, por e kanë pasur të pamundur. E gjallë apo e vdekur, kjo është enigma që i torturon prej 5 vjetësh prindërit e 31-vjeçares. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, Rakipe Stafa tregon historinë e Suzanës dhe të vajzës së saj që tashmë është 13 vjeçe.

    Ç’ mund të na thoni për historinë e vajzës suaj?

    Jetonim në një shtëpi në afërsi të Kombinatit të Drurit. Aty iu vardis një djalë, i cili më pas e rrëmbeu vajzën pa na pyetur. Ka qenë viti 1992 kur vajza nisi të bashkëjetojë me atë djalë, pasi ai nuk dëshironte të lidhte kurorë. Suzana mbetet me barrë dhe pas një viti lind para kohe vajzën, të cilën e pagëzuam me emrin Brunilda. Djali nuk e njohu atësinë e vajzës dhe kjo na trishtoi më shumë. Madje, ai e braktisi Suzanën në maternitet dhe u lidh menjëherë me një vajzë tjetër nga Peqini.

    Pasi doli nga materniteti çfarë bëri Suzana?

    Pas disa ditësh Suzana doli nga materniteti pa na njoftuar. Ajo mblodhi foshnjën me rrobat që i kishim dërguar dhe shkon tek ura e Shkumbinit. E la beben në anë të trotuarit dhe hidhet nga ura për t’i dhënë fund jetës. Suzana përfundoi në spital e dëmtuar rëndë në trup dhe me brinjë të thyer. Që të mos përfundonte në polici, dhëndri fantazmë u kthye sërish te Suzana dhe qëndroi bashkë me të në spital.

    Kur ikën për në Itali?

    Pas kësaj ngjarjeje të dy vendosën të largohen për në Itali. Brunildën e sollën te ne dhe vetë qëndruan atje. Gjatë kësaj kohe ikën dhe erdhën disa herë. Para vitit 1997 “dhëndri” ynë ra në burg, pasi kishte kryer një vepër penale. Pas shpërthimit të burgjeve në vitin 1997, ai largohet sërish drejt Italisë bashkë me Suzanën. Për të fituar dokumentet e qëndrimit në Itali mësuam se “dhëndri” i kishte mbushur mendjen një italiani që të lidhte kurorë me vajzën. Për këtë veprim shtetasi italian ishte shpërblyer më parë. Vonë e mësuam se kjo ishte një mënyrë e njohur nga trafikantët, të cilët u siguronin dokumentacion të rregullt vajzave që kërkonin t’i shfrytëzonin për prostitucion. Vajza më kishte treguar se “dhëndri” e kërcënonte që të qëndronte me të.

    Deri kur i keni mbajtur lidhjet me vajzën tuaj?

    Deri në dhjetor të vitit 2000 ne kemi komunikuar dhe vajza ka qenë gjallë. Ajo na premtoi se do të vinte për Vit të Ri dhe kjo na gëzoi pa masë. “Dhëndri” kthehet, ndërsa vajza jo. Pritëm të merrnim ndonjë telefonatë, por më kot. Kaluan 6 muaj dhe ne nisëm të shqetësohemi.

    A keni marrë vesh ndonjë gjë tjetër për të?

    Kemi pyetur emigrantë që ikin e vijnë në Itali dhe të gjithë ngrenë supet. Pritja na ka sfilitur dhe dhimbja është e madhe. Brunilda pyet shpesh për mamanë e saj dhe kjo na vret më shumë. Nuk dimë ku të drejtohemi. Vitin e kaluar një burim anonim erdhi dhe më tha se e kishte parë vajzën në periferi të Romës te Rotondo në malin e rrumbullakët. Një tjetër në tha se ka marrë hyrje në Durrës, por asnjëra prej këtyre nuk më duket e besueshme.

    Po mbesa juaj, Brunilda, ku rri tani?

    Fillimisht, pasi u largua Suzana e dërguam në Shtëpinë e Fëmijës, por aty nuk i priu shëndeti, prandaj e morëm sërish. Ndërsa tani, më kanë thënë se është e sëmurë me veshka.

    Babai: Një vizë italiane për të bërë kërkime private

    Pasi kanë dështuar për 5 vjet me radhë për të rënë në gjurmë të Suzanës, familja Stafa ka vendosur të nisë kërkimet private. Këtë veprim ata duan ta kryejnë konform ligjeve në fuqi, duke u pajisur me vizë të rregullt. “Shteti shqiptar dhe ai italian dështuan për të rënë në gjurmë të vajzës”, shprehet Sali Stafa. “Të paktën të na pajisin me vizë të rregullt që të vazhdojmë vetë kërkimet në Itali. Ne nuk mund të presim gjithë jetën dhe të mbyllim sytë pa e ditur se vajza është gjallë apo vdekur. Unë i bëj edhe njëherë apel policisë, ministrive, ambasadës italiane që të bien në gjurmë të vajzës sime. Na ndihmoni, sepse nëse do të ishit ju në vendin tim do ta kuptoni se çdo të thotë të mos dish asgjë për fëmijën”.

    Elbasan, lista e të zhdukurave që nga ‘90

    Marsela Muça e datëlindjes 1984, nga Elbasani, që nga 2003 familja nuk i gjë për të.
    Mirela Lleshi e datëlindjes 1981 nga Elbasani është larguar në Itali më 2003 dhe familja nuk ka ndonjë njoftim për të.
    Vjollca Sutaj nga Cërriku është larguar me të dashurin e saj E.Osmani drejt Riminit, familja nuk ka dijeni për të.
    Nadire Kurti nga Librazhdi e lindur më 1981. Në 1998 është larguar për në Napoli.
    Raimonda Kotorri, 22 vjeçe është larguar nga shtëpia më 1999-ën, e trafikuar nga shtetasi V.Xhangolli.
    Violeta Dudia nga Peqini, 27 vjeçe është larguar nga shtëpia në 1994. Dyshohet se është vrarë, pasi është kthyer në Shqipëri, por kjo nuk është vërtetuar.
    Shqiponja Dudia, kunata e V.Dudia është zhdukur që në vitin 1995.
    Flora Lishaj nga Peqini është larguar që në vitin 2001. Mendohet se është martuar me një italian, por kjo nuk është e sigurt.
    Raimonda Çarçiu, e datëlindjes 1982. Është larguar drejt Bolonjës në vitin 1997, ku mendohet se është shfrytëzuar si prostitutë. Dyshohet se është ekzekutuar në vitin 1998.
    Suzana Stafa, e datëlindjes 1974, e larguar nga familja më 1997-ën. Në vitin 2000 ka humbur lidhjet me familjen.
    Laureta Farro e datëlindjes 1973. Është larguar drejt Greqisë në vitin 1999. Në fillim të vitit 2004 ka ndërprerë lidhjet me familjen.
    Luljeta Cullhaj nga Valëshi i Gjinarit të Elbasanit e datëlindjes 1986 është larguar në vitin 2002. Mund të jetë mbytur në liqen në Milano, pasi ishte shfrytëzuar si prostitutë.
    Hamide Hida nga Librazhdi e datëlindjes 1976, e larguar në vitin 1997. Mund të jetë vrarë në Itali nga tutori i saj.
    Elsa Jaupaj e datëlindjes 1981 nga Librazhdi është larguar nga shtëpia në 2004-ën dhe nuk është lidhur me familjen.

    Tirana-Observer.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    Sa dritheruese cfare ndodh ne shqiperi na ruaj o zot
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestën kunder vendimit te KQZ
    Nga no name në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare për kthimin e pronave
    Nga King_Arthur në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •