Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja.

    "Fatin e gjuhes e ndryshojne poetet e medhenj"

    Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen (poet dhe njeri) nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa gati gati po besoj mendimin tim, se nuk ishte Homeri i verber, por ishin bashkekohesit e tij. Dhe kur u erdh shikimi grekerve, Homeri nuk shikonte me gjithemend me. Keshtu qe "faji" i verberise i mbeti pejeterisht Homerit.

    E kam njohur (takuar duhet thene) Ndoc Gjetjen , diku ne fillim te viteve 90. Sapo kisha kapercyer te njezetet, dhe deri ketu dija fare pak per Krishtin dhe jo vetem per Ate. Nena ime plake , besimtare fanatike, qe ish lutur gjithmone fshehurazi kishte filluar te zxirrte nga "arka" senduku i sekreteve disa letra te vjetra , shume te vjetra shkruar dy tre rrjeshta italisht nen fotot _piktura te Jezusit. Kishte nxjerre prej andej me gjithe keto edhe ca punime sermi qe kish mundur te ruante, nje bibel (ungjill) qe ishte lagur aq shpesh ku ta dish se si, dhe pothuaj nuk lexohej asnje rrjesht. I premtoja perdite vetes se do kerkoja nje bibel te re, sapo te shkoja ne kishe. Por vajtjen ne kishe e shtyja sot per neser. Dhe vetem mbas nje viti, munda te kem nje bibel. Te cilen edhe per ta lexuar mu desh nje vit i tere, duke e shtyre leximin e saj po sot per neser.
    Qelloji rasti dhe une u takova me Ndoc Gjetjen.

    Dija fare pak per Krishtin. Krishtin 2000 vjec dhe gjithmone 32 vjec. Ikonat e tij dhe pikturat perserisin gjithmone njera tjetren.

    Sapo kthehem ne shtepi, ndoshta me naivitetin me te madh , i drejtohem nenes plake qe ne dere. _ Nene , sot kam takuar Krishtin. Ishte plakur dhe thinjur goxha.- Sigurisht qe asaj nuk i erdhi mire qe une i thashe keshtu, me pa gjysem e habitur dhe gjysem e zemruar. Pastaj beri kryq me dore verdalle gjoksit dhe i drejtoj ca lutje ne gjysem zeri -Krishtit me siguri, qe te me falte , meqe nuk dija se cfare beja -thoja.Do kisha dashur ti kisha folur gjate per Ndocin- Krisht, por reagimi i saj , me beri te nguroj. Dhe qe atehere nuk i kam folur pothuaj askujt per Ndocin. Ndoshta nga qe nuk bej mire qe e quaj Krisht.
    Atehere dicka eshte qe une e quaj Krisht qofte edhe duke mos bere mire.

    Deri ketu kisha besuar se ;
    Poetet jane nga pak perendi dhe nga pak djaj.
    Nga pak cmenduri dhe nga pak guxim per t'u cmendur
    Nga pak njeri dhe nga pak mit
    Nga pak lufte, e nga shume lufte per paqe.
    Dhe te "semure" nga memeceria,
    c'ka kjo semundje i ben disa te perjetshem.


    Pasi njoha Ndocin besimi im fillonte me fjaline ;
    Secili poet eshte nga pak Krisht. ....
    Ndersa Ndoci eshte i teri!

    (keto nuk po i them qe, edhe ju te mendoni keshtu per Ndocin,
    as qe te tjere te behen kurioz e te shkojne ta njohin.)!

    Ndoci, i ruan lotet per dhimbjet e te tjereve
    me lekuren e tij lidh plaget e qytetit
    dhe te botes.
    Shpirtin e ben shall te ngroh foshnjen dashuri.
    Ndoci , asnjehere nuk lidhi bese me vdekjen
    megjithese vdekja i preu pemen me te shendoshe.
    Po te kishim lindur une edhe Ndoci ne Greqi
    do te kisha besuar se u ringjall edhe Homeri.
    Po te mund ta quaj Shqiperine Itake
    Do te kisha thene se eshte kthyer Odisea.
    Ndoci i njeh te gjitha gjerat e botes
    dhe sidomos njerezit.
    Dhe sidomos njerezit i do kaq shume.
    Po te botohet dy tre here fotoja e Ndocit ne shtyp internacional
    do te kisha guxuar te them
    se mbas njeqind vjetesh, ndoshta mbas njemije vjetesh
    Piktoret dhe skulptoret e kishave dhe te katedraleve
    do ta kopjojne fytyren e Krishtit
    nga fotoja e tanishme e Ndocit.
    (cdo dite e me shume e besoj Krishtin te ringjallur).
    Sa here e takoja Ndocin, ikja prej tij me shpine
    sic iki prej altareve kur dal nga kisha.
    Ndoci nuk i deshi (as nuk i do) sendet dhe postet.
    ornamete dhe shtepine me te madhe se nevoja.
    Parate as te domosdoshmet nuk i do.
    ( i duken te ndyra, madje keshtu thote,"te ndyra jane").
    Ndoci eshte rojtari i shpirtit dhe trashigimtar i tij
    ne vendin tim (tone).
    Ai pothuaj nuk e di c'eshte Nobeli
    asnje enderr nuk harxhoji per famen.
    Ndoci ne qytetin e tij eshte si nje bibel
    qe ende nuk eshte lexuar.
    Perendise askush nuk ia njeh zerin
    por ia ndjen dashurine.
    Paaftesite e Ndocit jane ;
    Paaftesia per te urryer dhe qe eshte me e madhja paaftesi.
    Paaftesia per t'u perulur, peverc dashurise.
    Paaftesia per t'u dukur....
    dhe paaftesia per te qene i lumtur!
    Po behet i paafte per te qene i vdekshem.
    Pse themi qe u ringjall Krishti
    ne vend qe te themi Krishti nuk di te vdese?!
    Ndoci eshte durimi qe te fut friken
    dhe heshtja qe te plas mendimin.
    Ai eshte dashuria qe ta shemb shpirtin
    e ta ngre ate nga fillimi.
    Te gjithe e duam Krishtin
    e duam ne pendesen tone pse e kryqezuam
    dhe ne nevojen tone per te na dashur ai me shume.


    Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen (poet dhe njeri) nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa gati gati po besoj mendimin tim, se nuk ishte Homeri i verber, por ishin bashkekohesit e tij. Dhe kur u erdh shikimi grekerve, Homeri nuk shikonte me gjithemend me. Keshtu qe "faji" i verberise i mbeti pejeterisht Homerit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 28-08-2005 mė 12:24
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te verber lindim bile me klithma
    E askush nuk shkon me kambet e veta drejt varrit...
    Kur isha i vogel...dhe tani qe u rrita
    perplasem me dikend, e prap me thone: Te plaēin syt e ballit!...

    Une nuk e dij me ke jam bashkohes
    me te verberin Homer apo me verberine
    Ama e di shume mire, qe shpesh ja fus p.o.rdh.es
    sepse jam bashkqorr me ...poezinė.

    Mace! Mos me keqkupto. Jam magjepsur nga ēka shkruan ma nalt.
    Te kacarroj fort e me mall

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen (poet dhe njeri) nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa gati gati po besoj mendimin tim, se nuk ishte Homeri i verber, por ishin bashkekohesit e tij. Dhe kur u erdh shikimi grekerve, Homeri nuk shikonte me gjithemend me. Keshtu qe "faji" i verberise i mbeti pejeterisht Homerit.

    kjo eshte e mrekullueshme

    bravo
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dikea.... flm . Dhe ndoshta kjo do te ishte mjaft poezi e bukur.... dhe jo dicka qe nuk eshte as poezi, as proze (madje as meditim). Packa se gjithe ato qe kam thene, jane krejt shume te verteta. Por nuk behen me te besueshme duke i zgjatur kaq shume. Te gjitha ato mund te kuptohen si te perfshira edhe ne ate kaq sa pelqen ti. Sinqerisht flm.


    Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja.

    Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen
    (poet dhe njeri),
    nuk e di pse kam filluar te mendoj
    madje po besoj mendimin tim,
    se: Nuk ishte Homeri i verber.
    Por ishin bashkekohesit e tij.!
    Kur u erdh shikimi grekerve,
    Homeri nuk shikonte me gjithemend me.
    Keshtu qe "faji" i verberise
    i mbeti pejeterisht Homerit!!!


    ***
    Mbase fati-faji i Homerit eshte ngjites.
    Mbase verberia ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 01-09-2005 mė 02:33
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    .... pothuajse isha ne Lezhe...
    ndonese, pervecse ne Lezhe nuk jam asgjekund
    shpesh e pothuajse gjithnje!
    Perndryshe , Lezhen e mora me vete
    per te mos i besuar ikjes atehere...
    kur ika!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Po pse ti vehten ja fale Zotit!?
    Mor prift i bukur...ma kpute shpirtin!
    E krisur jam...krejt kot sė kotit
    Harrova unė Magjinė e Krishtit!...

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •