Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rinia dhe Arsimi

    shekulli
    ----------------
    Skandali

    Dekanėt Kule dhe Lika e quajnė qesharak udhėzimin e Ministrisė: Konkurset po na kthehen nė llotari fati. Duhet njė zgjidhje tjetėr dhe e shpejtė

    Fituesit caktohen me short

    Kanė dalė shumė fitues me pikė tė barabarta. Urdhri i Ministrisė: Caktoni fituesit me short

    Olsi Kolami
    Konkurset e sivjetshme nė shkollat e larta do tė mbahen mend pėr korrupsionin e madh. Kėtė e pranojnė edhe vetė pedagogėt e fakulteteve, duke e cilėsuar procesin e konkurrimit tė cunguar nga "fuksat" e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Pedagogėt shprehen se Qendra Kombėtare e Vlerėsimive ka sfumuar testet e pėrgatitura nga dekanatet. Katrahura qė nisi vetėm 4 ditė mė parė nė konkurset e pranimeve tė Fakultetit Juridik ka arritur kulmin me Fakultetin e Mjekėsisė, ku tė rinjtė kanė paguar faturėn e kėrkuar nga drejtuesit e fakultetit, qė kanė garantuar njė vend mes fituesve. Skandali i konkurseve ka arritur deri aty, sa prindėrit, pėr arsimuar fėmijėt e tyre, kanė hedhur ēelėsat e makinės nė duart e dekanėve dhe kanė ikur "tė qetė" nė shtėpi.
    Katrahura e vlerėsimeve
    Nėse nė vitet e kaluara, vlerėsimi i studentėve bėhej me procedurėn e veteliminimit, ku pėr njė pyetje tė gabuar, studenti, merrte minus njė pikė, duke vazhduar me penalizime, qė arrinin nė minus tri pikė. Kėtė vit, drejtuesit e Qendrės Kombėtare tė Vlerėsimeve, e hoqėn kėtė sistem duke e zėvendėsuar me sistemin, njė pyetje pozitive njė pikė dhe njė pyetje negative zero pikė. Pėr dekanėt e fakulteteve, kėtu qėndron edhe kurthi. Nga vlerėsimet e deritanishme qė janė bėrė pėr disa degė, mbi 40 pėr qind e tė testuarve kanė pikė tė barabarta. Kėshtu qė edhe kriteri i pėrzgjedhjes sė vendeve tė para deri tek i fundit ėshtė i vėshtirė, pasi tė testuarit kanė kapur pikė tė barabarta. Dekani i Fakultetit Filologjik, Ethem Lika, thotė pėr gazetėn se vetėm nė degėn e gazetarisė janė verifikuar dhjetėra studentė qė kanė pikė tė barabarta, duke krijuar kėshtu probleme me renditjen. Ndėrsa dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, tregon se, nga vlerėsimet e deritanishme, rezultojnė disa konkurrues me pikė tė barabarta. "Jemi nė dilemė, se cila do tė jetė zgjidhja",-thotė Kule. Pasi u kalua procesi mė i vėshtirė konkurrimi, vlerėsimi mbetet problemi serioz dhe e vėrteta e tij do tė merret vesh ditėn e shtunė, kur do tė publikohen listat e studentėve fitues.
    Tė shtunėn, bingo nėpėr fakultete
    Menjėherė pas shfaqjes sė problemit tė vlerėsimeve, dekanatet i janė drejtuar komisionit tė vlerėsimeve, pėr tė marrė njė pėrgjigje nė lidhje me mėnyrėn e klasifikimit tė fituesve pėr dhjetėra tė rinj, qė kanė marrė pikė tė barabarta. Sipas dekanit tė Filologjikut, Lika, njė nga mundėsitė e daljes nga ky problem, ėshtė qė tė bėhet rivlerėsimi i testit sipas pikėve tė testit special. Ndėrkohė qė alternativa tjetėr ėshtė vlerėsimi i lėndės mė tė rėndėsishme, qė lidhet me degėn. Nėse edhe nė kėtė mėnyrė do tė ketė pėrputhje tė pikėve, atėherė, sipas specialistėve tė Ministrisė sė Arsimit, ėshtė rėnė dakord qė fakultetet tė kthehen nė "salla bingoje", pėr tė zgjedhur fituesit. Dekani i Ekonomikut, Kule, i shqetėsuar, shpjegon: "Nėse procedura e pėrzgjedhjes sė studentėve fitues me pikė tė barabarta do tė bėhet me anė tė shortit, siē ėshtė dhėnė nė udhėzim, atėherė do tė bėhemi qesharakė nė sy tė prindėrve". Njė mundėsi tjetėr, pėrsėri banale, e cila ėshtė refuzuar menjėherė nga dekanėt, ka qenė renditja e studentėve me pikė tė barabarta, sipas rendit alfabetik. Po pėrse duhet tė fitoj konkursin ai qė i fillon emri me "a" dhe jo ai me "zh", kur kanė pikė tė barabarta. Zgjedhja me short ėshtė po kaq qesharake dhe e kontestueshme nga prindėrit. Duket se e vetmja zgjidhje e drejtė pėr disa fakultete do tė jetė shtimi i kuotave fituese, megjithėse urdhri pėr hedhjen e shortit ka shkuar nė fakultete nga Ministria.
    Vlerėsimet paralele
    Ndėrkohė qė ka nisur prej ditėsh vlerėsimi i testeve nė tė gjitha fakultetet e vendit, dekanėt dhe monitoruesit e testeve bėjnė tė ditur se ka pasur mospėrputhje nė vlerėsimin e bėrė nga tė dyja ekipet e specialistėve tė vlerėsimit. Nėse ekipi i mėsuesve tė shkollave tė mesme ka vlerėsuar me 85 pikė, ekipi i pedagogėve tė fakultetit ka vlerėsuar me 75 pikė. Nė kėtė mėnyrė ėshtė dashur verifikimi edhe njė herė i rezultateve, duke u hapur punė komisioneve tė vlerėsimit. Nė kėtė mėnyrė rrezikohet edhe publikimi nė kohė i listave me klasifikimin pėrfundimtar tė fituesve. Dekani i Fakuletit Filologjik thotė se ka pasur mospėrputhje nė vlerėsimin e bėrė mes dy komisioneve dhe mė pas ėshtė bėrė verifikimi i tyre. Rivlerėsimi i punės sė komisioneve, sipas specialistėve tė Ministrisė, ka si qėllim nxjerrjen e nė pah tė aftėsive vlerėsuese tė dy komisioneve. Ndėrsa dekani i Fakultetit Ekonomik tregon se mospėrputhjet e vlerėsimeve tė bėra nga dy komisionet janė kryesisht gabime aritmetike tė cilat zgjidhen lehtė, duke verifikuar edhe njė herė vlerėsimet me anė tė ēelėsave, listės sė pėrgjigjeve tė sakta. Njė problem vėrtet shqetėsues kėtė vit nė konkurse ka qenė ai i ēelėsave tė rremė, qė nė fletėn e ēelėsave tė testit janė klasifikuar si ēelėsa tė vėrtetė, por nuk kanė qenė tė tillė. Sipas specialistėve tė Ministrisė sė Arsimit, nė mjaft raste, edhe pse ēelėsat kanė qene tė rremė, kanė qenė studentėt ata qė i kanė dhėnė pėrgjigje ēelėsit real tė testit. Njė student, i cili ka konkurruar disa ditė mė parė nė Fakultetin Ekonomik, e konfirmon kėtė gjė, duke marrė pėrgjigjet e listės me ēelėsat e pėrgjigjeve tė publikuara para Fakultetit.
    Testet speciale, sfumohen nga MASH-i
    Pedagogėt e fakulteteve, qė kanė marrė pjesė nė hartimin e testit special, rrėfejnė tė fshehtat e natės kur nisi tė pėrgatitet ky test. Sipas tyre, gjatė gjithė natės, nė dekanate kanė ushtuar telefonatat qė vinin nga Ministria e Arsimit dhe Qendra Kombėtare e Vlerėsimit, tė cilat diktonin hartimin e pyetjeve tė testit. Nė disa fakultete, sekretimi i testeve speciale ėshtė bėrė nė orėt e para tė mėngjesit, pasi hartimi i testeve nuk ka qenė siē ishte parashikuar nga Qendra e Vlerėsimeve. Studentėt pjesėmarrės nė konkurs kanė vėnė re shkeljet e bėra nga stafi qė ėshtė marrė me konkurset, deri tek testet e plotėsuara. Pedagogėt e fakulteteve pohojnė se konkurset sivjet janė bėrė nėn vėzhgimin e rreptė tė Ministrisė. Madje, njė prej profesorėt, qė merret me shoqėrimin e gazetarėve nga njėri kat nė tjetrin, thotė : "Kujdes nė katin e tretė se janė ata tė ministrisė dhe kush rri i dėgjon. Na i sollėn shpirtin nė majė tė hundės me rregullat e tyre idiote".


    PRONONCIMET

    Dekani i Ekonomikut : "Nuk ka pasur asnjė shkelje"
    Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, tregon se procesi i konkurrimit ka vazhduar nė rregull dhe nuk ka pasur asnjė shkelje tė procedurave. Sekretimi i testit ėshtė bėrė nė orėn 2 tė mėngjesit dhe ėshtė hapur nė kohėn e duhur, duke mos lejuar asnjė lloj manipulimi. Njė student qė ėshtė kapur duke folur me celular nė konkurs ėshtė pėrjashtuar nga konkursi, duke u skualifikuar. Sipas dekanit, asnjė pedagog vėzhgues nuk ka pasur celular, pasi u janė marrė qė nė fillim tė konkursit. E njėjta procedurė ėshtė ndjekur edhe me profesorėt qė kanė hartuar testin special. Sipas dekanit Kule, pedagogėt qė kanė qenė tė pranishėm nė hartimin e testit special nuk janė larguar atė natė nga Fakulteti, por kanė fjetur atje.

    Dekani i Filologjikut : "Kemi punuar tė qetė"
    Dekani i Fakultetit Filologjik, Ethem Lika, thotė se nuk ka pasur asnjė problem nė ditėt e konkursit, madje as me specialistėt e Ministrisė. Ēdokush ka pasur rolin e vet dhe punėt e ndara. Ne kemi pėrgatitur testin nga fondi i pyetjeve qė kemi pasur, kemi bėrė sekretimin e tyre dhe puna ka filluar normalisht. S'ka pasur asnjė problem as me organizimin, as me vėzhguesit. Ne kemi punuar tė qetė dhe kemi bėrė punėn tonė, aq sa na lejohet sipas rregullores. Sipas Likės, tė njėjtat ritme janė ndjekur nė kėtė fakultet edhe nė konkurset e fundit nė atė tė letėrsisė dhe atė tė histori-gjeografisė. Ai thekson se janė duke u bėrė vlerėsimet pėrkatėse nga tė dyja ekipet dhe pritet qė nė fundjavė tė dalin rezultatet e para tė konkursit tė gazetarisė.

    Dekani i Mjekėsisė, refuzon tė rrėfehet
    Nė gazetėn "Shekulli" kanė ardhur dje sinjalizime pėr shitje tė testit special nga ana e drejtuesve tė dekanatit tė Fakultetit tė Mjekėsisė. Dekani i kėtij fakulteti nuk ka pranuar qė tė bisedojė me gazetarin, duke refuzuar ēdolloj bisede. Vetėm disa ditė para se tė fillonte konkurrimi, zv. ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sokol Axhemi, ka deklaruar se janė udhėzuar tė gjitha dekanatet qė tė jenė tė hapura me median, ndėrkohė qė dekani i Fakuletit tė Mjekėsisė e ka refuzuar kėtė udhėzim. Dekani ėshtė shtruar nė biseda me vizitorėt qė kishin ardhur nga ministria, ndėrkohė qė, sipas rregullores, ai duhet tė ishte i pranishėm nė mjediset ku zhvillohet konkursi dhe nuk i lejohet tė dalė jashtė tyre.

    Vėzhguesit : "Testi i sivjetshėm, i konstestueshėm"
    Monitoruesi i Universitetit tė Elbasanit e ka cilėsuar mėnyrėn e vlerėsimit tė konkurrentėve tė sivjetshėm, si njė llotari. Mjafton tė mbyllėsh sytė dhe tė vendosėsh gishtin mbi njė opsion dhe siguron njė pėrgjigje pozitive. Ndėrsa Liri Ēuko, monitoruese pėr universitetet e kryeqytetit, shpjegon se kėto ditė nuk ka ndodhur asnjė incident me mėsuesit e arsimit tė mesėm, qė kanė pėrgatitur testin e pėrgjithshėm. Nė lidhje me fjalėt qė kanė qarkulluar pėr abuzime nė radhėt akademike, ajo thotė se ne e kemi bėrė punėn tonė, por nuk e dimė se ēfarė kanė bėrė kolegėt e tjerė nė fakultete. Megjithatė, sipas saj, kėtė vit, ėshtė ulur mundėsia e korrupsionit me testin dhe vlerėsimin e tij. Ndėrsa Valentina Duka, ish-dekane e Fakultetit Filologjik, tregon se testi i sivjetshėm nuk garanton thithjen e kontigjentit tė studentėve mė inteligjentė, por studentėt qė kanė aftėsi tė mira pėr tė mėsuar nė mėnyrė mekanike.

    Qendra e Vlerėsimit : "Testet janė pėrgatitur nga fakultetet"
    Nė lidhje me kontestimet e hedhura nga dekanatet dhe studentėt nė media, pėr sfumime nė pėrgatitjen e testit special, drejtoresha e Qendrės Kombėtare tė Provimeve dhe Vlerėsimit, Shpresa Petrela, tregon : "Ne nuk kemi tė drejtė tė ndėrhyjmė nė dekanat pėr hartimin e testit special. Kėtė nuk na i lejon ligji dhe as ministri i Arsimit, kjo pėr faktin se, sipas ligjit, testi special pėrgatitet nga dekanatet, ndėrsa ai special nga Qendra e Vlerėsimit". Me gjithė prononcimin e saj nė gazetė, Petrela ka akuzuar median pėr rolin e saj negativ qė ka pasur nė publik, duke sjellė informacione tė rreme. Personat qė janė prononcuar pėr gazetėn e cilėsojnė Qendrėn e Vlerėsimit, vendin ku ėshtė gatuar e gjithė strategjia pėr tė monitoruar dhe kontrolluar mėnyrėn e testimit nė shkollat e larta.

    Monitoruesit, shpėrblim 10 mijė lekė tė rinj nė ditė
    Kontrolli gati ushtarak i testeve nga ana e kėsaj qendre ka nisur me shpėrblimin qė u ėshtė dhėnė monitoruesve, tė caktuar nga Ministria e Arsimit. Vetėm pėr njė ditė punė, njė monitorues pėrfiton 10 mijė lekė tė rinj nė ditė, ndėrsa stafet akademike qė merren me hartimin testeve, marrin 1 mijė lekė tė rinj. Sipas pedagoges Duka, ėshtė vėrtet njė rast flagrant shpėrblimi qė u ėshtė dhėnė monitoruesve, pasi punėn mė tė madhe e bėjnė pedagogėt. Monitoruesit e caktuar nga Ministria e Arsimit, edhe pse nė rregullore ėshtė pėrcaktuar qė nuk duhet tė hyjnė e tė dalin gjatė konkursit, e kanė kaluar dje kohėn mė tė madhe tė ditės, nė kafenetė pėr rreth fakulteteve, duke shpenzuar 10 mijėlekėshin e fituar pa mund e djersė.

    Kule: "Numri i lartė i mbetėsve, tregues i konkurseve jo tė vėrteta"
    Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, thotė se mėnyra mė e mirė pėr tė shmangur korrupsionin nė konkurse ėshtė liberalizimi i futjes nė shkollat e larta. Sipas tij, nė Fakultetin Ekonomik mund tė ndjekin studimet 1500 tė rinj, ndėrkohė qė pranimet janė sa gjysma. Ėshtė vėnė re, thekson ai, se vetėm vitin e kaluar, fakulteti ynė ka pasur 450 studentė mbetės, prej tė cilėve 200 u pėrkasin viteve tė para. Nė kėtė mėnyrė, studentėt qė nuk e meritojnė tė ndjekin shkollėn e lartė, do tė eliminohen nga rezultatet e tyre. Njė dukuri tjetėr, qė lidhet me thithjen e kontigjentit tė studentėve nė shkollat e larta, ėshtė sepse studentėt, qė fitojnė vendet e para nė konkurse, nuk janė mė tė mirėt, pėrkundrazi, ata kanė probleme nė mėsime. Kjo pėr faktin se ata mėsojnė mė shumė pėr tė fituar konkursin dhe, mė pas, nuk ulen mė pėr tė mėsuar. Kule thekson se liberalizimi i pranimeve nė shkollat e larta do tė ofrojė nė fakultete studentėt qė e meritojnė dhe kanė vėrtet talent nė degėt e zgjedhura nga vetė ata. Pothuajse 70 pėr qind e studentėve qė ndjekin shkollėn me pagesė kanė probleme, pasi mbeten nė provimet, duke humbur nė kėtė mėnyrė tė drejtėn e studimit. Problem pėr liberalizimin e pranimeve pėr Ministrinė e Arsimit mbetet edhe strehimi, pėr tė cilin Kule thotė se, nėse njė person ka tė ardhura pėr t'u arsimuar, atėherė ai mund tė paguajė edhe pėr njė strehė, ashtu siē ndodh nė vendet e tjera. Pėr Fakultetin Ekonomik, kėtė vit ėshtė vėnė nė dispozicion dhe godina e e re e Fakultetit. 'Ne e kemi gati dhe stafin pedagogjik. Ndėrkohė, mund tė punojmė dhe me dy turne, pasi numri i studentėve ėshtė i lartė, duke dhėnė leksione dhe seminare edhe pasdite. Ndėrkohė, kush nuk ėshtė i aftė pėr tė pėrfunduar shkollėn, do tė kuptohet kryesisht nė vitin e parė, ku edhe numri i studentėve ėshtė mė i lartė deri nė vitin e katėrt",-shpjegon Kule.

    Duka: "Teste, qė matin kujtesėn, jo inteligjencėn"
    "Pyetjet e testeve tė konkurseve kėrkojnė mė tepėr pėrgjigje qė lidhen me kujtesėn mekanike tė studentėve. Nuk janė teste tė vėrteta, me anė tė tė cilave matet inteligjenca e nxėnsėve",-thotė pedagogia Valentina Duka, ish-dekane e Fakultetit Histori -Filologji. Disa pyetje lėnė shumė pėr tė dėshiruar konkurruesit nė raste tė tilla bėjnė rrethime me hamendje. Kjo tregon se shumė nxėnės i mėsojnė pėrmėndėsh lėndėt gjatė viteve tė shkollės sė mesme dhe kėto njohuri humbasin gjatė viteve dhe pak njohuri mbi ato ēfarė kanė mėsuar u mbeten nė kujtesė.

    -----------


    Disa mendime personale..


    Byrokratet tane Staliniste akoma derra te qelbur.

    Nji shtet i mire do ta enderronte te kishte kaq te rinj dhe prinder te zjarrte me deshiren per tu arsimuar.

    Nji shtet i mire do shqetsohej per faktin se shume te rinj jo qe nuk duan arsim por kane hyre qe 8-10 vjec ne rrugen e kriminalitetit dhe sot si 18-20 vjecare jane bere vrases e trafikante profesioniste nderkombetare.

    Ne se ky shtet nuk ka c'fare i ben Armates se krimineleve qe kane mbushur rruget e Shqiperise dhe Botes te pakte RINISE se etur per arsim ti japi mundesine te arsimohet.
    E pse duhet te kete kufizime per numrin e Studenteve.

    per nji bank drrase qe kerkon nji student a per nji krevat konvikti te qelbur ti mohohet ksaj RINIJE e drejta per tu Shkolluar?
    TURP.

    Burokracia Shqiptare eshte perseri ajo burokracia e qelbur enveriste qe funksiononte vetem per te penguear e kufizuar.

    Cte keqe ka kombi nga DOKTORA E INXHINIERA ME SHUMICE..
    Po PRANON KY shtet i qelbur armaten e Krimineleve te cileve u ka krijuar dhe ushtrine e Avokateve ne dispozicion.. u ka krijuar te gjitha privilegjet te vrasin, rrembejne e perdhunojne e mos tu hyj ferre ne kembe e ne te kunder ky shtet i qelbur behet kaq i zoti per te penguar RININE E MIRE qe mezi e kemi, te arsimohet ..
    Skane TURP keta bandite qeveritare qe torturojne mijra prinder shembullore qe enderrojne te shohin e femijet e tyre ne bankat e universitetit.
    SKA PEDAGOGE TE MJAFTUSHEM?

    Nuk eshte e vertete.
    SKA KLASA?
    Po magazina bosh a ka ? PO HOTELE BOSH SKA?
    Merrja biznesmeneve hotelet e beja konvikte se cdo biznesmen e Pronar ne SHQIPERI me trafik Droge e e vajzash i ka bere Dollaret. Merrja nomenklatures magazinat e beja klasa fakulteti..

    Ne te semes shkofshin biznesmenet kriminele.
    Beje HOTELIN E SARANDES UNIVERSITET e Shkelmoje GAZ DEMIN ose MARSEL SKENDON e hajdutet e tjere.
    Merrja KOMPLEKSIN E HOTELEVE ne Plazhin e Durresit bandes se HASANVE e beje universitet dhe KOnvikt..
    Le ti prishet strofulla mafiozeve META BRAHO GODO e KOPLIKU.. pun e madhe .. kan ata KOntot me miliarda ne bankat e Vjenes dhe Selanikut.

    Fadil HOXHA ne KOSOVE ne vitet 60-70 tha..te gjithe le te shkojne ne UNIVERSITET..
    Me mire te kemi mjek e inxhiniere te papune se sa lahpera analfabet rrugve tona..
    Dhe e ben Universitetin e Prishtines me 30 mije Studente ne nji kohe qe TIRANA e kish kufizuar me 4000-5000 studente.

    Cjane keta ministra ARSIMI qe nuk bejne gje tjeter vetem SHPIKIN "MURE BERLINI" per RININE e mire qe do arsim dhe ARMATA e KRIMINELEVE shetit me Mercedesa luksoze para Fakulteteve tona.

    Po OPOZITA CFAR BEN..nji m-ut te madh si gjithmone.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    ne fakt eshte per tu cuditur qe ne shqiperi ka kaq konkurence ne shkolla kur papunesia eshte aq e madhe dhe e ardhmja jone ska asnje vlere sido qe ti kemi notat vetem po te kesh para mund te ikesh diku jashte shtetit dhe po pate fat edhe ATJE SEPSE FATKEQESISHT SNA I QUAJNE FARE ATO QE KEMI MESUAR NE SHQIPERI

    arsimi dhe rinia jane nje nga problematikat me te medha qe ka shqiperia tani mendoj se i duhet dhene pak me shuem rendesi se sa problemeve politike te kota .

  3. #3
    Ēfarė ndodhi te Shkencat Sociale. Ēudia me pėrgjigjet e plota tė disa kandidatėve nė testin special

    Zbulohen pisllėqet te konkurset
    Pedagogėt tregojnė tė fshehtat: Ja ēfarė pamė



    --------------------------------------------------------------------------------

    re.de

    TIRANE

    Nė universitete po studiojnė ata qė japin para dhe jo ata qė e meritojnė". Eshtė kjo fjalia qė ka ndjekur hap pas hapi konkurset e pranimit nė shkollėn e lartė, ndėrsa "marifetet" nuk kanė tė sosur.

    Konkursi i zhvilluar mė datėn 7 shtator, pėr pranimin nė Fakultetin e Shkencave Sociale, ėshtė quajtur dėshtim total. Pėr kėtė fakultet nė degėt: Psikologji, Punė Sociale, Sociologji-Filozofi dhe Shkenca Politike kanė konkurruar 2000 studentė, ndėrsa do tė pranohen rreth 270 konkurrues. Vitin e kaluar testi special ka pasur 40 pikė dhe 60 pikė i ka pasur testi i pėrgjithshėm. Sivjet ėshtė e kundėrta. 60 pikė ka testi special, gjė qė siguron hyrjen nė fakultete, dhe 40 pikė testi i pėrgjithshėm.

    Shkelja e parė

    Me njė urdhėresė tė Ministrisė sė Arsimit profesorėt qė kanė bėrė konsultime me konkurrentėt, ndalohen tė jenė nė komisionin e hartimit tė tezės dhe tė jenė tė pranishėm nė konkurse. Nė Fakultetin e Shkencave Sociale Urdhėresa e Ministrit tė Arsimit nuk ėshtė marrė parasysh. Sipas burimeve shumė tė besueshme, nė komisionin e hartimit tė tezės u pėrfshinė profesorė qė kishin deklaruar mė parė pėr konsultimet e bėra. Kjo bie nė kundėrshtim me Urdhėresėn e Ministrisė sė Arsimit, zbatimi i sė cilės mund t'i minimizonte hapėsirat pėr abuzim. Ditėn e djeshme nė ambientet e Ekonomikut grupe mėsuesish kanė vlerėsuar testet e nxėnėsve, ndėrsa sot pritet pėrgjigjja e fituesve. Sipas pedagogėve qė janė ngarkuar nga Qendra e Vlerėsimit, mėsuam se ka konkurrentė qė kanė marrė pikėt maksimale nė testin special, pra 60 tė mundshme, dhe kanė marrė vetėm 1 apo 2 pikė nė testin e pėrgjithshėm, nga 40 tė mundshmet. Nga rezultatet e konkurrimit kanė mbetur tė ēuditur edhe vetė profesorėt qė kontrollojnė tezat.

    Pedagogėt

    Testi special vendos kėshtu pranimin e njė konkurrenti nė shkollė, ndėrsa nga ndarja nuk ka rėndėsi nėse ai di t'i pėrgjigjet testit tė pėrgjithshėm apo jo. Kjo ka lėnė vend pėr abuzime maksimale, tė cilat i ndiejnė sot vetė pedagogėt. Mendimi i pėrgjithshėm i pedagogėve tė Fakultetit tė Shkencave Sociale ėshtė se niveli i studentėve ka rėnė ndjeshėm. Ata tregojnė se ka pasur raste flagrante kur nė auditore janė paraqitur njerėz qė s'dinin as tė shkruanin, ndėrsa nė testimin special kishin marrė pikėt maksimale. Pedagogėt qė vlerėsojnė testet e konkurrentėve janė shprehur se abuzimet nuk ndodhin gjatė kontrollit, pasi ruhet i fshehtė emri i konkurruesit dhe ka dy grupe qė kontrollojnė tė njėjtėn tezė, por gjatė konkursit rastet e kopjeve nuk kanė munguar edhe kėtė vit. Frikėn nga "dallaveret" e konkurseve e vuajnė mė shumė prindėrit. Njė prind nga qyteti i Pogradecit ka qė prej datės 7 shtator qė nuk largohet nga dera e Ekonomikut. Vajza e tij ka konkurruar nė Fakultetin e Shkencave Sociale, ndėrsa i ati, nga frika e manipulimeve, qėndron jashtė, derisa tė marrė pėrgjigjen e konkursit. "E kam vajzėn tė shkėlqyer dhe ka dalė nga gjimnazi me tė gjitha dhjeta. Por kam frikė se, si ka ardhur puna tani, mund edhe tė na thonė se vajza nuk e ka fituar shkollėn e lartė", shprehet pogradecari, ndėrsa pastrueset e Ekonomikut thonė se ai ka fjetur poshtė shkallėve. Konkurset kanė qenė tė shumė-pėrfolura kėtė vit, megjithatė reagimet e Ministrisė sė Arsimit rreth tyre janė minimale.


    G.Z.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqiptare
    ---------------------------
    Burime pranė Fakultetit tė Mjekėsisė konfirmojnė pėr Gazetėn ekzistencėn e kasetės

    Shifrat e njė jave qė futi nė ethe tė gjithė pretendentėt pėr shkollėn e lartė. Numrat e ēdo Fakulteti

    Konkurset, nė rrugė 23 mijė vetė
    Hynė nė garė 32 mijė persona, fituan 9 mijė


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Numri i atyre qė kanė humbur nė provėn pėr tė kaluar pragun e fakulteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė, ėshtė rreth tre herė mė i madh se i atyre qė e kanė fituar statusin e studentit. Shifrat zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės janė tė frikshme, nėse mendon tė ardhmen qė e pret "armatėn" e humbėsve.

    Sipas zyrės sė shtypit tė kėsaj ministrie, nė vitin arsimor 2002-2003 janė regjistruar pėr tė ndjekur shkollėn e lartė plot 31 783 maturantė, qė e kanė pėrfunduar shkollėn e mesme, por vetėm 9 mijė prej tyre do tė kenė fatin qė tė ulen nė mjediset e ngushta universitare, duke i zhgėnjyer ėndrrat e mė shumė se 22 mijė tė rinjve tė tjerė. Megjithatė shifra e regjistrimit duhet tė jetė pak mė e vogėl, pasi njė pjesė e kandidatėve janė regjistruar nė mė shumė se njė degė tė universitetit. Nga ana tjetėr, shifrės sė studentėve tė rinj duhet t'i shtohet edhe numri i atyre qė do tė futen me shtesat dhe qė ėshtė nė masėn 10 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė vendeve, pra rreth 900 veta.

    Ndėrkohė sėrish burimet zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit pohojnė se "kėtė vit janė regjistruar rreth 7 mijė konkurrentė mė tepėr se vitin e kaluar, sidomos kjo e theksuar nė disa fakultete". Por nuk sqarohet se a ėshtė nė kėtė raport rritjeje edhe numri i atyre qė do tė pranohen. Autoritetet e Ministrisė sė Arsimit, por edhe drejtuesit e universiteteve, pohojnė se "shkaku i seleksionimit paraprak nėpėrmjet konkursit, rrjedhimisht edhe i vendeve pėr nė universitet, ėshtė i kushtėzuar nga mospasja e mjediseve universitare. Kufizimi nė numėr i atyre qė pėrfitojnė statusin e studentit e kushtėzon apo e katalizon shfaqjen e korrupsionit e tė abuzimeve nė zhvillimin e provimit tė pranimit pėr nė universitet. Ndėrsa partia e tė zhgėnjyerve prej ėndrrės universitare dhe fati i kėtyre tė fundit, qė prisnin pėrfundimin e shkollės sė lartė pėr tė bėrė njė jetė normale, futet nė "njė rrugė pa krye". Kėta tė rinj kanė menduar dhe shpresuar se, pasi tė kenė futur njė diplomė universitare nė xhep, do ta kenė mė tė lehtė gjetjen e njė pune e, rrjedhimisht, njė jetė mė komode. Pas kėsaj ky kontigjent ėshtė kategoria mė e mundshme dhe mė e lehtė qė mund tė pėrdoret si "lėndė e parė" nga skafistėt pėr tė prekur Perėndimin. Por ky kontigjent ėshtė kategoria mė e mundshme pėr t'u manipuluar nga rrjetet e krimit tė organizuar vetėm pas njė premtimi mashtrues tė njė pasurimi tė shpejtė e pa djersė. Dhe shifrat e tregojnė mė sė miri praninė e tė rinjve shqiptarė nė krim.
    -----------------------------------


    mendime...

    Shqiperia e sotme kapitaliste e korruptuar ne cdo qelize ne themel e se ciles qendron 50 vjecari i qelbur stalinist-enverist, 10 vjecari i ngordhur Ramizist , 5 vjecari anarkist Berishian dhe se fundi 7 vjecari i ndyre Socialisto-punist kundermon era kadaver.

    Shqiperia po behet nji "Monte-Karlo" per nji bande sheikesh kuqo-blu, po behet nji "eldorado" per nji nomenklature hajdutesh demo-socialist dhe nji Sahara per 3 milion shqiptar hallexhinj.

    32 000 te rinj te mrekullueshem duan shkolle.
    Shteti thote..

    """Autoritetet e Ministrisė sė Arsimit, por edhe drejtuesit e universiteteve, pohojnė se "shkaku i seleksionimit paraprak nėpėrmjet konkursit, rrjedhimisht edhe i vendeve pėr nė universitet, ėshtė i kushtėzuar nga mospasja e mjediseve universitare."""

    A jemi ne vendi ku droga po hyn dhe te femijet e Fillores?
    A jemi ne vendi ku burrat po nxjerrin grate ne trotuaret e Athines e Milanos?
    A jemi ne vendi ku u rrembehen foshnjet qe ne barkun e Nenes Shqiptareve te mjera per trafik organesh e pedofili??
    A jemi ne vendi ku te rinjte mbasi e kane perdhunuar nji vajze shqiptare e mbasi e kane shfrytezuar ne prostitucion e therrin dhe e hedhin ne kazan te plehrave dhe me paret e fituara blejne Mercedesa e tallen rrugve te Shqiperise duke rrembyer te tjera vajza??

    A ka me mire per nji shtet si i yni kur 32 000 baballare nuk kerkojne nga bijt e tyre para trafiku e droge por duan ti bejne me Shkolle?
    A ka me mrekulli kur 32 000 nena nuk duan ti perzen vajzat e djemte rrugve te Selanikut ose Londres por i duan ti shkollojne ne Atdhe e ti kene prane e jo te digjen si tjerat nena???
    A ka gje ma te bukur kur 32 000 te rinj nuk duan drog por duan librin,,nuk duan prostitucion por duan banken e shkolles,,nuk duan kallashin por duan matematiken,, nuk duan mercedesin duke shitur motrat por duan shkencen e Kulturen??

    Si u injoroka kjo deshira per shkolle dhe futet gershera e hidhen ne Rruge 22 000 shkollare ..qe do te thote mbas 4-5 vjetesh te na mungojne 22 000 inxhiniere e mjeke, biologe e Kimiste , mesues e Dentiste, informaticiene e Agranome dhe ne vend te tyre te na Shtohen brenda vitit 22 000 te rinj ne depresion, 22000 X2 prinder te demoralizuar e zhgenjyer .. 22 000 te rinj qe mund te behen pre e droges dhe prostitucionit..??

    Nuk ka mjedise universitare thone byrokratet Socialiste si dikur kur pengonin me Gogolin e Biografive..

    Ka mjedise Shqiperia sepse nji cop PRISHTINE 30 vjet perpara duke qene nen okupatorin jugosllav gjeti mjedise per 30 000 studente shqiptare.


    Ka mjedise vendi por duhet burreri nga Qeveria dhe Guxim nga PD-ja qe tu merren "PRONAT" banditve Kuqo-Blu qe i kane rrembyer me poshtersira...

    Koha ka ardhur qe Shteti te triumfoje mbi bandat..mbi Mafien..
    Duhet vetem Solidaritet.

    1-Pse mos te behet UNIVERSITET ish kompleksi i Kampeve te Puntoreve ne plazhin e DURRES qe sot eshte prone e BANDES se HASANVE qe e kane "blere" me kallash e banditizem e qe e kane kthyer ne BORDELLO e KAZINO per boset Kuqo-Blu.

    2- Pse mos te behen UNIVERSITET e KONVIKT Kullat e Marsel Skendos ne Bulevard qe jane ndertuar me paret e bin-Ladenit e mafies socialiste-demokratikase??

    3- Pse mos te merret Hotel BUTRINTI ne Saranda e te behet UNIVERSITET i DETARISE-NATYRES e BUJQESISE ne vend qe ta gezoje Mafiozi nderkombetar GAZ DEMI?

    4- Pse mos te behet Universitet i Naftes-Kimise e Agronomise hoteli 9 katesh i Jorgaq Kules, trafikantit, vrasesit e Drogaxhiut te Fierit?

    5- Pse mos te behen Fakultete ish objektet Shteterore te blera per "5 pare spec" nga ish boset e piramidave e qe sot i zoterojne Arben Malajt, Cac Angjelet e KOco KOKM-utat?

    6-Pse mos te behet UNIVERSITET e KONVIKT hotelet e Pallatet e Mafies Vlonjate qe i ka "blere" me gjakun e atyre qe kane cuar ne fund te detit e te 200 000 vajzave prostituta shqiptare neper Bote qe kane kaluar ne duart e tyre te qelbura??



    Le te demonstrojne keta 22 000 nxenesa dhe 44 000 prinderit e tyre dhe Shteti te detyrohet ti tregoje dhembet Mafies qe pervetsoi djersen e 50 viteve komuniste dhe djersen e 12 viteve emigracion !!!

    Te shikojme PD a do ndihet apo ka rene squk??
    A po po i pelqen statukuoja. Te ngrenit e te pirit e te vjedhurit bashk me Mafien socialiste dhe i harroj detyrat e llafet e bukura.

  5. #5
    Thone pastaj se pse iken rinia nga vendi.

    Bertasin e ulerasin qe ata duhet te rrine aty te ndertojne Atdheun.

    Jo vetem kaq, por hipokrizia arrin kulmin kur i kerkohet atyre qe jane jashte e po studiojne e punojne te kthehen ne Shqiperi.

    Pika qe s'u bie.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Nga Tirana ne Periferi (kesaj radhe ne Kukes)

    35 pėr qind e mėsuesve nė Kukės, janė pa arsimin pėrkatės
    Lajmi i ores 9:05 PM

    KUKES (12 Shtator) - Mungesa e ndjeshme e kuadrit tė specializuar nė kėtė fillim viti shkollor ėshtė shqetėsimi kryesor pėr drejtuesit e arsimit nė rrethin e Kukėsit. "Aktualisht 35 pėr qind e mėsuesve janė pa arsimin pėrkatės dhe ky tregues ka tendencė rritjeje", tha drejtori i drejtorisė arsimore tė rrethit Islam Gjana. Sipas tij, mungesa e kuadrit mėsimdhėnės ka vėnė nė pikėpyetje mbajtjen hapur tė shkollės sė mesme tė Shėmrisė apo tė disa shkollave 8 vjeēare nė zonat e thella tė rrethit, nė tė cilat tashmė, edhe vetė drejtuesit e shkollave, janė pa arsimin pėrkatės. Mangėsitė mė tė mėdha vėrehen nė shkollat e Arrnit, Grykė Ēajės, Kalisit, Ujmishtit, Surrojit etj, ku mbi 60 pėr qind e mėsuesve tė lėndėve teoriko bazė janė pa arsimin pėrkatės. Nė kėto kushte, me kėtė kategori mėsuesish, janė zhvilluar njė sėrė trajnimesh kualifikuese nėn kujdesin e ISP-sė. Kėtė vit shkollor nė 60 shkollat e kėtij rrethi parashikohet t'i vijojnė mėsimet afro 15 mijė nxėnės, prej tė cilėve mbi 2000 nė arsimin e mesėm. Nė gjithė sistemin arsimor tė rrethit do tė japin mėsim rreth 900 mėsues. anjo/mr (BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Arsimi dhe nxėnėsit e talentuar

    http://www.shekulli.com.al/koment/13...2/arsimi.shtml
    Arsimi dhe nxėnėsit e talentuar
    Nga Skender Demaliaj*

    Ka ardhur koha qė, edhe nė vendin tonė, tė aplikohen tė mėsuarit me grupe, tė mėsuarit e individualizuar dhe tė mėsuarit e programuar. Ėshtė, gjithashtu, koha qė arsimin e nxėnėsve tė talentuar duhet ta marrė nė dorė shteti, tė kujdeset e tė investojė pėr ta. Mendimi se nxėnėsit e talentuar shkojnė nė shkolla private nuk qėndron. Nė kėto shkolla vijojnė mėsimet nxėnėsit, familjet e tė cilėve kanė tė ardhura tė larta. Nė Gjermani shkollat fillore dhe tė mesme kanė shėrbimin (profesional) pedagogjik-psikologjik, i cili punon intensivisht nė identifikimin, diagnostifikimin, prognozimin e zhvillimit dhe tė aftėsimit tė potencialeve intelektuale tė nxėnėsve tė zgjuar dhe tė talentuar. Njė qendėr e tillė ėshtė domosdoshmėri edhe pėr vendin tonė. Nė Rusi, pėr tė zgjuarit dhe tė talentuarit, organizohen shkolla tė specializuara, tė cilat punojnė me programe tė kondensuara (shkolla e Moskės, Petėrburgut, Novosimbiskut). Nė Izrael, zhvillohet programi i Jerusalemit pėr nxėnėsit e zgjuar dhe tė talentuar, program afatgjatė dhe qė pėrfshin disa gjenerata. Nė vendet e zhvilluara, si nė Amerikė, Evropėn Perėndimore, Japoni, nxėnėsve nė shkollė u bėhet e mundur tė mbarojnė studimet me intensitet, gjė qė u pėrgjigjet aftėsive tė tyre, psikofizike. Kėta nxėnės e caktojnė tempin e pėrparimit tė tyre. Ngritja e shkollave tė veēanta pėr nxėnės tė talentuar, duke filluar nga cikli i ulėt, do tė sjellė ndryshime edhe nė arsimin e mesėm e tė pėrgjithshėm, ku do tė kemi dy nivele shkollash:
    atė tė pėrgjithshmin si dhe shkolla tė veēanta pėr nxėnės tė talentuar. Kjo e fundit do tė jetė edhe fidanishtja e shkencėtarėve dhe e personaliteteve tė rėndėsishme nė fushėn e artit, kulturės dhe politikės. Nė kėtė mėnyrė, nxėnėsve me rezultate tė shkėlqyera u krijohen mundėsitė pėr tė zhvilluar talentin e tyre. Nė Tiranė dhe nė qytetet e mėdha klasat janė tė mbingarkuara, me 50 nxėnės, ku shumica janė tė kėnaqur tė marrin njė notė sa pėr tė kaluar. Edhe mėsuesi nuk ka mundėsi tė punojė me nxėnėsit e talentuar. Njerėzit e mėdhenj nė tė gjitha fushat e kanė shfaqur talentin e tyre pėrgjithėsisht nė moshė tė vogėl. Kjo do tė thotė se me kėtė kategori nxėnėsish duhet punuar qė nė hapat e parė tė arsimimit tė tyre.
    Duke pasur shkolla tė veēanta pėr nxėnėsit e talentuar do tė lehtėsohet edhe shkolla, veēanėrisht ajo e arsimit tė mesėm e tė pėrgjithshėm nga mbingarkesa. Reformimi i shkollės pėrfaqėson njė realitet tė pėrhershėm. Nė Shqipėri ai ėshtė i domosdoshėm pėr shumė arsye: Brezi i ri do tė jetojė nė njė tip tjetėr shoqėrie nga ajo ku ka lindur, ndaj kėrkohet njė pėrgatitje e re e tij, njė shkollė e re me njė dokumentacion tė ri; kemi hyrė nė mijėvjeēarin e ri dhe duhet tė pėrgatitim brezin e ri pėr tė pėrballuar me sukses arritjet e deritanishme dhe sfidat e tija. Shkolla duhet tė jetė e orientuar dhe e pėrcaktuar realisht nga e ardhmja; kriminaliteti, vitet e fundit, ėshtė rritur tek adoleshentėt. Kjo kategori fėmijėsh, e kriminalizuar, nuk vazhdon shkollėn. A nuk duhet menduar ēfarė duhet bėrė pėr t'i tėrhequr nė shkollė, ēfarė modeli duhet gjetur? Nuk ėshtė kuptuar dhe nuk po kuptohet se parimi bazė i politikės sė re arsimore ėshtė trajtimi i arsimit, si prioritet kombėtar. Vėrtet Shqipėria ka nevojė pėr shumė gjėra emergjente: pėr ujė, dritė, rrugė, pėr luftėn kundėr krimit e trafiqeve, por, tė gjitha kėto ,mund tė realizohen pėr njė kohė jo shumė tė gjatė, kurse pėr tė pėrgatitur njė brez nė fushėn e arsimimit duhen dhjetėra vite. Do ta kuptojmė dhe do ta ndiejmė vite mė vonė dhe kostoja do tė jetė shumė e lartė.

    *Doktor i shkencave psikologjike
    alumni,

    gjithmone nxenes

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I thuj atij doktorrit tarallak se problemi ne Shqiperi kto 20 vite jane jo mesuesit e as bangat e as klasat e as seleksionimi por.. banditet ne oborret e shkollave fillore..tetvjecare te mesme e te larta..qe terrorizojne nxenesit e pedagoget.

    Kudo bandite.. ne shkolla..ne rruge..ne lagje..
    Ata sundojne Shqiperine tash 20 vjet..
    Mbasi pordhi policia e shteti me renien e Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut ..Shqiperine e kane sunduar banditet..

    Nuk jemi keq per Shkencetare si Japonia ose Sud-Korea por per rend e qetesi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Do ti them, mor do ti them ...

    Do ti them atij doktorrit qe te mos dalin tarallake me si puna e tij qe merr guximin e mendon, projekton per te ardhmen.

    Do ti them se me ka thene Bari qe banditet kane dale prej seleksionimit qe kerkon ai te beje neper shkolla.

    Do ti them se duhet mbajtur e njejta elite banditeske ne Shqiperi, ndaj vijo me arsimin e pergjithshem socialist, duke u matur te gjitheve koken me te njejtin pe si 20 e kusur vjet me pare.

    Do ti them se pa u ri-ngjallur bandite si Mehmeti e Kadriu ky vend nuk ka per te bere hajer.

    Do ti them qe Japonia e Sud Korea te vijne e te marrin shkencetare te ekonomise socialiste, e ti mare dreqi nje here e mire.

    Cfare te mos i them tjeter ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alumin djali...psikologu jot ben mire qe shqetsonet i uruari por..ai i ngjan asaj shprehjes..fshati digjet..Ajo krihet..

    Ne koh te Enver-Ramizit banditet nuku kishin kallashe por e merrnin nji tulle e mbeshtillnin me gazete ZP ose nji leve hekuri dhe me te ne sqetull (ajo dukej si buka e mengjezit qe merrte puntori ne pune) shkonte dhe i binte mbrapa kokes "kundershtarit" ose nji te pafajshmi fare. E linte thes te gjakosur ne Toke dhe ikte me vrap.
    Polici enverist ne trotuarin tjeter vazhdonte rrugen e bente sikur spa gje.
    Kriminaliteti i ketij lloji nuk ishte "shqetsim" per PPSH-ne..mjafton te mos shahej Partia..kaq.
    Ne nji mbledhje (me dyer te mbyllura sigurisht ) qe bente Hekuran Isai ne ate Kohe me kuadro te policise e Sigurimit ka thene..
    " shqiperia ze vendin e pare ne bote per kriminalitet per fryme te popullsise.."
    Kur athere..po sot??

    Po me se merrej ne ato vite krye psikologu i pedagogjise sone Matufi Hamit Beqja?
    Plaku qefli dhe hipokrit shqetsim kishte jo vjedhjen e rrugacerise e perhapur nga Konispoli ne Vermosh por "edukimin seksual ne Shkollat tona".
    Ne kete teme grinte Sallat neper simpoziume shkencore Hamit bark mbushuri e i rehatuari , profesori i ketij demaliut tend.
    Vetem Blloku i udheheqjes ka qene i pa ekspozuar e i pa cenuar nga rrugaceria e rinise ne Koh te Enver Ramizit.
    Ata jetonin ne Oazin e tyre luksoz pa degjuar c'behej ne Laprake..yzberish..Skele..ure vajgurore, koplik. etj.
    Kujt i duhej nxitimi per ti mesuar nxensve te Shkollave punet e bilbilushit e te Lulkes?
    Kjo i duhej Manjakve, profesorave pleq e kuadrove te komiteteve te partise e Rinise me tall epshet e tyre.
    Rinija ishte shkaterruar ne Kohen e PPSH-se por PPSH nuk donte ta hapte kte plage se i qelbej era.
    PPsh kenaqej me faktin se kjo Rini e shkaterruar nuk merrej me politike por me vjedhje e rrugacerira..
    Mjaftuan ca shkendia qe kjo mase Rinije te merrej nja dy dite me Politike ..pra ti behej kunder PPSH-se dhe PPSH... kapitulloj si nje keshtjelle prej letre.
    Nuk harrohen ngjarjet e Ambasadave dhe te Portit qe shkallmuan Shtetin.
    PPSH qe kish pushkatuar mijra intelektuale..prifta..hoxhallare..mjeke..inxhinier e etj.. kapitullonte nga Dhuna e kesaj RINIJE e cila ne sy te saje ishe degjeneruar me keq se "Pirajat" e Limes se Peruse..
    Ishin ata qe thyen gardhet e Policve ne Porte e Rojet e Magazinave dhe e bene Shqiperine Pleh.
    U tha athere..nga PPSH se ..Jashqitja iku jashte..
    Pra PPSH e dinte se RINIA kish marre fund dhe se Ajo e ishte bere jashqitje qe duhej zhdukur rrugve te botes..
    Iku kjo jashteqitje dhe menjihere Bėmat e kesaj turme jashte moren faqet e gazetave te Botes.
    Nuk dua te perzjej ketu njerzit e mire te cilet kishin ideale por ate masen e degjeneruar qe beri te 999-at.


    Edhe sot shqetsimi i Demalise per seleksionime ne shkolla eshte nji lluks i njerzve te cilet nuk kane aftesi e guxim te merren me KOKEN e problemeve e grijne sallat per hallin e nji kaste milioneresh qe "femijet e te cilve duhen ndare nga tufa" e te na behen shkencetare..
    Ku eshte psikologu yne per problemin e madh te kriminalitetit?
    kerkund..ashtu si dje Hamit Matufi qefli.
    Edhe Saliu nuk i kushtoj rendesi ketij fenomeni dhe ja ngriten patkonjte per dy dite hajdutet e Lushnjes e Beratit.

    Alush Alumini..Ja cfare eshte sot PROBLEM...
    lexo ketu poshte e mos u sklerozo..

    "FIER (14 Shtator) - Policia e Fierit ka vene sot nėn pranga 3 shtetas, qė akuzohen per nje seri vjedhjesh dhe perdhunimin e njė vajze nė 9 shtator tė kėtij viti. Agustin Zyko, Kreshnik Zyko dhe Bardhyl Ramushi tė moshės 18-19 vjeē, lindur dhe banues nė Peshtan tė Fierit, janė arrestuar sot nė banesat e tyre pas njė aksioni tė policisė sė Fierit. 3 tė rinjtė akuzohen se nė 9 shtator nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, tė maskuar, kanė kryer vjedhjen me armė tė njė shtetasi. Pėrpara grabitjes, viktima Ridvan Hamataj, qėndronte me makinėn e tij nė kthesėn Shkozė, ku ėshtė bėrė preh e sulmit tė djemve, tė cilėt i kanė rrėmbyer atij njė sasi tė konsiderueshme lekesh, sendet e floririt dhe apartanin celular. Pas kėsaj djemtė kanė qėndruar nė pritė pėr njė tjetėr grabitje. Vetėm disa orė mė pas, ata kanė ndaluar njė cift, dhe pasi grabitėn djalin me iniciale E.G., pėrpara tij kanė kryer mardhenie seksuale me dhune me tė dashurėn e tij. Denoncimi i viktimave, ka vėnė nė lėvizje blutė e Fierit, tė cilėt sot ushtruan njė kontroll tė befasishėm nė banesat e 3 djemve. Gjatė kontrollit nė banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi disa arme qė grabitėsit i mbain pa leje. Materialet iu kaluan prokurorisė pėr hetime tė mėtejshme, ndėrsa 3 tė rinjtė e ndaluar akuzohen pėr vjedhje nė bashkėpunim, pėrdhunim dhe armėmbajtje pa leje. ""

    anjo/mr (BalkanWeb)

    -------------

    Dhiz iz kuescen..

    Shteti duhet te shkoje te shtepite e tre peshtanakve morracake dhe ti djegi te gjalle komplet dhe si fshat po qe nevoja..
    Keshtu.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Ato qe thua (shkruan) ti Bar, jane te verteta, por s'po na thua ndonje gje te re.

    Me sa kuptoj me cfare shkruan, ti kerkon qe te vendoset rregulli e rendi se pari, pastaj te mejtonet te tjerat qe duan ose projektojne matufet.

    "Puritanizmi" yt, dhe "metodika" e demokracise nuk jane aq bindese ndaj deshirave te njerit apo tjetrit, as edhe tonave - ka nje sere faktoresh e rezultantesh, te cilat nuk eshte vendi ne kete teme te shtjellohemi.

    Nuk ka asnje te vertete se blloku nuk ka qene i "infektuar" me ato dukurite qe ti permend - ne disa drejtime ka qene me i "avancuar", diku me i "moderuar", por asnjehere i "prapambetur".

    Bar, shqetesimi yt eshte tejet i justifikuar dhe i drejte. Por nuk eshte problemi tek H. Beqja, eshte gjetke. Ky i fundit u be instrument per te fundit here, shkoi te studentet ate dhjetor, u fishkellye, nuk i dhane voten ne Shkoder, ai prap me PS mbeti. Po cfare tu besh atyre qe iken me urdher nga PPSH dhe na duall ne krie te partive opozitare.

    Nga mendt, e nga mosha me dukesh mjaft i pjekur, po sikur kane then se pleqte (relative) nuk duhen, sepse ata e dijne si benen litaret prej rere. Bar, kohja yte dhe e imja kane perfunduar, ne nuk duam ta kuptojme e ta besojme, e derdellisim nganjeheraj ketu ne kete forum. Ti leme te rinjte (ndonse brezi i prasem duket perhere me i mbrapshte) te mejtojne edhe per te ardhmen.

    Nuk mundet e ardhmja e tyre, e Shqiperise dhe e Shqiptareve te mbese ne duart e Nanos, Berishes, Gjinos, etj, ashtu edhe te disa krokodilave te rinj qe kapercyen "ylberin" e direkt ne politike me poste e korrupsione marramendese. Perseri mendoj, e dua te besoj se eshte periudhe tranzicioni. Ne kete proces, nuk duhet mbetur veshtrimi e perpjekjet tek rruga plot pengesa, por te perqendrohen e materializohen drejt objektivit, atje ku synohet. Keshtu bejne fitimtaret.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alumin jam ndakort me mejtimet e tua.

    Kur thua se :

    "Nuk ka asnje te vertete se blloku nuk ka qene i "infektuar" me ato dukurite qe ti permend - ne disa drejtime ka qene me i "avancuar", diku me i "moderuar", por asnjehere i "prapambetur"."

    Une nuk e kam fjalen per kualitetin moral dhe edukaten e Bllokmeneve por per faktin se ata nuk kan pasur shqetsime ne OAZIN e tyre prallor nga Rrugecerit e rrugve.
    Psh Ilir Gjoni kur ishte cun Blloku e shkelmonte dhe grushtonte nje nga te dashurat e tije (nji yll i bukur ,bij ish ambasadori) kur nuk ish ne qejf dhe askush nuk i thoshte gje perderisa ata bab e bir gjimonin vajzat e bukura por ama ne cdo kohe ishin brenda me PARTINE sepse thoshin RROFTE PPSH dhe ENVERI.
    Kete une desha te them se vetem blloku ish i pa cenuar nga rrugacet e rruges sepse teritori dhe jeta e tyre mbrohej me tyten e kallashit nga garda dhe Sigurimi ne ato kohera.
    Kurse njeriu i thjeshte ne Shqiperi ka qene qe ne kohe te Enverit objekt i sulmeve te Rrugaceve e gangstereve.
    Psh ne Berat..vajzat e Shpise femijes qe punonin tezgjaiste ne Kombinat perdhunoheshin nga Gangot e Beratit qe ne kohe te Enver- Maocedunit gjate rruges autobusit Berat-Kombinat.
    Mblidheshin 3-4 gango e fusnin ne mes nji "zog korenti" (keshtu quheshin ne ate kohe femijet jetim te jetimoreve)nga ato mijra qe punonin ne Kombinat dhe aty ne autobus te linjes ja benin "ate punen" dhe ferr ne kembe nuk i hynte atyre.
    Shteti nuk merrej me kto gjera.
    Shteti Beratit ruante mos thosh ndoj fjale Doktori Mukjes pa per shumimin e rraces se tipit te "Altin dardhave" nuk merakosej.
    Keshtu ish ne gjith Shqiperine.

    Ja sot si per koicidenc shkruan ne KJ..prof HAMITI..
    Perseri ai shkruan kodra mbas bregut..

    ----------
    ----------
    A ka faktor vendimtar ne edukate?
    Po sot?
    Nga Profesor Hamit Beqja, akademik/

    Vazhdimisht jane shtruar pyetjet: a ka faktore vendimtare ne zhvillimin, formimin dhe edukimin e njeriut? Cili eshte me vendimtari prej tyre, me percaktuesi? A ka ndonje mjet te vecante qe e zgjidh kete problem shume te nderlikuar qe ka preokupuar, preokupon "sic duket", do te preokupoje gjithmone shoqerine njerezore? Sot keto diskutime behen gjithnje e me te shpeshta, me te mprehta.

    Tashme eshte pranuar se zhvillimi i femijes fillon qe ne barkun e nenes. Jo vetem ai fizik, por edhe ai me i pergjithshem. Barku i nenes eshte "djepi" i pare i femijes, eshte shtrati i pare i tij. Nena degjon si femija leviz e rreh kembet. Thone se ai kap edhe tinguj muzikore. Por barku i nenes eshte edhe "burgu" i pare i femijes. Thirrma e pare, vikama e pare e tij eshte si nje "clirim" i pare i tij. Por edhe fillimi i nje "burgu tjeter", me te gjate, per tere jeten. Mos u trembni nga fjala burg tjeter. Eshte fillimi i gjithe jetes se tij me anet e saj pozitive, negative, kontradiktore.

    Por nje gje eshte me se e qarte: Zhvillimi i femijes ne barkun e nenes eshte me rendesi per gjithe formimin dhe edukimin e tij. Por nuk do absolutizuar, nuk do trajtuar si vendimtari. Vijne me radhe nje varg faktoresh te tjere.

    Sot shkencetaret, biologet, psikologet, pedagoget, madje edhe sociologet i japin rendesi te madhe zhvillimit te hershem te femijes, foshnjerise e femijerise se pare. Aq sa thone se njeriu gjysmen e zhvillimit te vet e kalon tre-kater vitet e para te jetes. Mos kemi te bejme me nje prirje tjeter absolutizimi, vecimi? Gjithcka edhe ketu, krahas nje te vertete te madhe mbetet e diskutueshme.

    A nuk ndryshon njeriu pas ketyre viteve, a nuk peson kthesa ne zhvillim, madje edhe deri vone?

    Renditen pastaj faktoret, po i quajme teper evidente. I famshmi gen. Aq sa thone se njeriu eshte produkt i genit. Sic duket nje te vertete te madhe ne kete mes, por edhe ketu dalin mjaft pyetje. Si perthyhet trashegimia e genit ne bartes te te njejtit gen? Si perthyhet geni te individi i vecante? Nga te njejtit prinder rriten dy femije mjaft te ndryshem. Madje edhe dy binjake. Ec e gjeje tamam te verteten.

    Po te kalohet te faktoret sociale problemi nderlikohet edhe me shume. Dihet se te njeriu si qenie hosociale faktori social eshte edhe me i nderlikuar, me dinamik, me variabel, me shumekahesh. Familja, shkolla, mjedisi i lire ("rruga"), grupi e mikrogrupi feminor e adoleshent ("kolektivi"), makromjedisi e mikromjedisi, media, teknika e sotme e informacionit (deri te interneti), dicka i ka ngelur edhe lbirit dhe nje pafundesi tjeter mjetesh ndikimi. A harmonizohen dhe si harmonizohen te gjitha keto? Me c'kontradikta te shumta ndeshemi?

    Nepermjet tyre f-_a futet ne komunitet, ne marredhenie me qelizat e shumta e te ndryshme te tij, ne marredheniet midis vete ketyre faktoreve. Ja familja, prinder dhe femije te vjeter e te rinj, meshkuj e femra, te ardhur edhe nga familje te tjera (ta zeme nuset dhe dhenduret). Mbi te gjitha-kontradikta e brezave. Brenda zien nje jete polivalente, shumevlereshe. Ka qe thone se femia, rinia e hershme jane produkt i familjes. Ne c'shkalle? Ne c'mase? Gjithmone? Pergjigju po deshe konkretisht:

    Po shkolla e mesuesit? Sidomos qe sot ata vete kane nje tok problemesh te reja, edhe kontradiktore? Sa jane ato nje pike vendimtare referimi? A mund te flitet per nje figure ideale te mesuesit, pasi shpesh gjate historise edhe te ne ai keshtu eshte konsideruar. Sado qe t'i marresh ato me rezerva, cfare nuk degjon sot per shkollen e per mesuesit?

    Ne psikologjine e sotme, sidomos ate amerikane ne edukim nxjerrin ne pah ndikimin e grupit feminor e adoleshent. Eshte ai qe ia jep ngjyren personalitetit ne rritje. Mbi te gjitha- "shoket", "shoqet". Nje pikepamje qe nuk mund te mos merret ne konsiderate. Po pse a nuk ka edhe ketu ndryshore?

    Dhe vijme te roli i fuqishem i medias-te kartes se shkruar e elektronike, te madhe e te vogel, qe nga televizoni e deri te interneti. Fshehi po deshe tabute, te palarat, felliqesite. Me te mirat hyjne lirshem edhe te keqijat. Perpiqu po deshe. Nuk ia del dot.

    Atehere si i behet hallit? Profesor i dashur, ne presim te na ndihmosh, po ti po na tremb edhe me shume, sikur po "na ngateron" edhe me keq. Lexues te dashur, miqte e mire te mi. Po ju e dini se "ngaterresa" ne jete, edhe ne edukate ka patur, ka e "sic duket" do te kete gjithmone. Mund te vine duke u zbutur. Une jam optimist dhe besoj ne kete. Prandaj nuk kemi pse te nxirrni perfundimin: Atehere te dorezohemi? Ne asnje menyre. Por nuk duhet besuar, nuk duhet meshuar te asnje mjet i vecante edukativ, sado qe ai mund te duket i persosur.

    Mos u cudisni qe kete mendim e ka nenvizuar me force edhe pedagogu i shquar ukrainas (i periudhes sovjetike) Anton Makarenko. Mundet te duket paradoksale. Ai eshte i njohur si partizan i "edukimit ne kolektiv" ne teorine e tij pedagogjike, ne vepren e tij

    pedagogjikeletrare dhe ne veprimetarine e tij pedagogjike, organizative. Dhe eshte pikerisht ai qe ka shtruar me force tezen se nuk duhet besuar te mjeti i vecante edukativ (pra, kuptohet as te kolektivi), por te teresia e mjeteve edukative te marra se bashku, te veprimi i tyre i harmonizuar. Te gjithe faktoret qe kemi permendur, kush ca me shume e kush ca me pak, kane rendesine e vet. Por ec e perdori ato se bashku. Si prind, si mesues, si edukator. Vecse ketu qendron arti i edukimit, premisa e suksesit te tij. Tani mendoni vete se sa veshtire eshte ta besh kete. Jo, "ngaterresa" me te cilen po ju rendoj. Me falni: Ne kete fushe kam edhe une mekatet e mia.

    -----------

    Ja pra me se merret psikologu dhe ja c'bejne kriminelet po sot ne Shqiperi..

    Ja c'thot gazeta sotme.
    --------------
    Puke, pranga trafikantit
    Arrestohet nje tjeter trafikant prostitucioni ne Puke. Lulash Noshi, 40 vjec, nga Fushe Arrezi eshte arrestuar ne mengjesin e te shtunes ne afersi te baneses te tij. Sipas burimeve nga Komisariati i Pukes Noshi ka qene person e shpallur ne kerkim qe nga viti 1999. Ndersa ka te mbushura dosjet ne Komisariatin e Pukes. Me tre denime nga Gjykata dhe me nje sere dushimesh. Dyshohet sipas burimeve policore te jete autor i disa vrasjeve me arme dhe shkaktari i mbytjes ne lume te nje gruaje ne gusht te vitit te shkuar. "Ka qene tre here i denuar nga Gjykata. Per vjedhje me arme, per plagosje te lehte dhe per armembajtje pa leje" kane pohuar burimet policore nga Puka. Kesaj here akuzat jane me te renda. Me 26 shtator te vitit 1999 ai ka rrembyer nje 18 vjecare nga Puka dhe e ka derguar ate Itali per qellime prostitucioni.

    Ru.Ll.

    -----------
    Vellezerit e arrestuar masakruan bashkeqytetarin

    FIER - Te dy vellezerit e arrestuar ne Han te Hotit jane autore te vrasjes dhe me pas te djegies se bashkeqytetarit te tyre Lefter Rista, kater vjet me pare. Ata u denuan ne mungese me burgim te perjetshem nga gjykata si autore ne krimin e ndodhur ne 26 nentor te vitit 1998. Policia e Fierit njoftoi, dje, se dy vellezerit Lorenc Sila dhe Uan Sila, perkatesisht 34 vjec dhe 35 vjec, u ndaluan ne piken kufitare t-_nit te Hotit, ne veri te Shqiperise, pas nje ndjekjeje katervjecare nga Zyra e Interpol Tirana. Me pas, nje grup agjentesh te policise shoqeruan te shumekerkuarit drejt birucave te komisariatit te policise se Lushnjes. Nje trup gjykues i kishte denuar ne mungese me burgim te perjetshem vellezerit Sila per vrasjen e bashkeqytetarit te tyre Lefter Rista, me 26 nentor te vitit 1998. Sipas burimeve policore, duke qene se te pandehurit munguan ne procesin ndaj tyre, gjykata nuk mundi te zbardhe motivin konkret te vrasjes, por arriti ne perfundimin apriori se ekzekutimi i shtetasit Lefter Rista ishte kryer per motive te dobeta. Megjithate, vrasja u provua, sepse, disa ore pas krimit, policia gjeti ne oborrin e shtepise se vellezerve te dyshuar makinen e krimit dhe disa njolla gjaku, te cilat u analizuan kimikisht nga ekspertet kriminaliste. Ekspertiza nxorri perfundimin se njollat e gjakut qe u gjeten ne makinen e vellezerve i perkisnin kufomes se Lefter Ristes. Uniformat blu u njoftuan nga kalimtare te rastit, te cilet e kishin dalluar kufomen ne nje kanal prane fshatit Saver, 5 km larg nga qyteti i Lushnjes, mengjesin e 26 nentorit 1998. Kur policia shkoi ne vendngjarje, konstatoi nje nga vrasjet me te perbindshme. Trupi i pajete ishte djegur i teri nga benzina. Kufoma ishte mbuluar nga nje gome makine. Pasi disa qytetare u thirren per verifikim, ne krye te nje cerek ore u identifikua qe kufoma ishte e Lefter Ristes. Nderkohe, policia kontrolloi shtepine e vellezerve Sila ku gjeti dhe sekuestroi makinen e krimit. Pasketaj, policia shpalli kerkimin e tyre. Ndersa, ne perfundim te nje procesi te zhvilluar ne gjykaten e Lushnjes, nje trup gjykues i kryesuar nga Nazo Veliu, e konsideruar si "gjyqtarja e hekurt", vendosi deklarimin fajtor te vellezerve Sila. Por prangosja e tyre u be e munduar vetem dje, fale kerkimit te gjate te Interpolit.

    G.Ruko



    -----------

    Keshtu i nderuar Alo..

Tema tė Ngjashme

  1. Arsimi nė Shqipėri
    Nga peace nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 15:13
  2. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  3. Arsimi i lartė shqiptar
    Nga liridashes nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:34
  4. Arsimi jashte tregut, tregu pa te arsimuarit
    Nga liberal nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •