tirana
Ekonomist
Posts: 147
(3/13/01 1:34:52 pm)
Reply EKONOMIA SHQIPTARE

--------------------------------------------------------------------------------

Pas kerkeses qe i bera Administratorit per hapjen e nje forumi mbi ekonomine,duke e konsideruar si ēeshtja kryesore qe ndikon negativisht apo pozitivisht mbi te ardhmen e nje kombi,ju ftoj te debatoni mbi gjendien ekonomike te Shqiperise,problemet ekonomike,shkaqet qe i sjellin ato dhe relativisht nje rrugedalje nga kjo krize qe po shoqeron vendin prej dekadash.
faleminderit




tirana
Ekonomist
Posts: 155
(3/14/01 5:04:12 pm)
Reply Infrastruktura

--------------------------------------------------------------------------------

Ekonomia shqiptare,tashme mund te paragonohet me ate trenin,i cili ka dale nga shinat.Puna e pare qe duhet bere duhet"vene ne binare"A mund te imagjinosh nje tren pa transhe?
Keto shina jane ajo ēka quajme infrastrukture.
Infrastruktura,perfshin shume sektore,te cilat i sherbejne si rruge zhvillimit ekonomik.Por per fat te keq,ato mungojne dhe supozoj qe kete e ka kuptuar kushdo,sidomos ata qe jetojne ne Shqiperi,te cilet ndoshta ne keto momente,duke mos pasur korent,dhe si rrjedhim drita dhe ngrohje,jane shtrire para kohe ne krevat e jane mbuluar me batanije.
Nga ana tjeter,ne qe ndodhemi larg atdheut,shpesh imagjinojme rivieren tone,plazhet ku kemi qene,malet,fushat.Dhe tentacini eshte i forte.Por na vjen gjynah kur mendojme qe,per te vizituar vendin tone,do te shkaterronim automjetet e blera me mund e sakrifica te cilat do te shkaterroheshin nga gropat e bollshme,apo do te ishim te detyruar te udhetonim me furgonet apo autobuzet e drejtuar nga lloj lloj shofersh.
Pra,ndertimi i kesaj infrastrukture eshte nje hap i domosdoshem per ecjen perpara te ketij kombi.Ashtu si e mendojme ne,e mendojne dhe turistet,te cilet i kane munguar deri me sot ketij vendi te begate kryesisht nga kjo mungese infrastrukture.Ashtu e mendojne dhe investuesit e huaj,te cilet do te gjenin nje sere problemesh dhe do te largoheshin.Si rrjedhoje,rinia shqiptare,ne vend qe ti pervishet punes,do te vazhdoje te mbushe kafenet edhe per shume kohe akoma......

Ajo ēka me ka habitur me teper neper biseda me shqiptare apo mesazhe neper forume eshte fakti qe,te gjithe ankohen per politike,te gjithe shajne politikanet te gjithe shajne gjithshka,vritet dikush dhe behen demonstrata,hyjne ne greva urije per budallalleqe,dhe askush nuk kujtohet te ankohet e te bertase:SKA DRITA.
U deshem 10 vjet qe te ndertoheshin 10 kilometra autostrade(nese mund ta quajme me kete emer)imagjinoni pak sa do te nevojiteshin qe ajo te arrinte deri ne Durres.
Ka ardhur koha qe,ne rast se duam te behemi komb,ti pervishemi punes!





Pineska
Anetar i respektuar
Posts: 51
(3/14/01 9:18:36 pm)
Reply Punes

--------------------------------------------------------------------------------

Mire e the ti, po qe t'i pervishemi punes ne, duhet te kemi njerez si puna jote me kembe ne toke e me force mendimi, e mbi te gjitha qe u dhimbset atdheu.
Qe te vene ne Shqiperi njerez si puna jote duhet pike se pari te jete buxheti, dhe kjo na sjell prape tek politika. Qeveritaret tane (derisa kane dale nga "gjiri yne" ma ha mendja se nuk kane dhe shume faj)po nderrohen pothuaj cdo muaj, vjen njeri ne pushtet, mbush xhepat me leket e shtetit (ato qe kane mbetur per rruget e dritat) edhe iken, qe te vije dhe tjetri te haje pjesen e tij.
Jo vetem ne qe jemi jashte e mendojme Shqiperine dhe kujtojme vetem rivierat e bukura, po edhe ata shqipetare qe jane aty, gjithe beharit i ke neper plazhe pa e rruajtur fare se do kthehen ne shtepi e do flene me kripe e pluhur perziere bashke nga mungesa e ujit.
Nje gje e cuditshme qe ka ndodhur me ne eshte se kemi dale specia qe adoptohet me shume me kushtet e ambientit





tirana
Ekonomist
Posts: 156
(3/15/01 5:09:57 am)
Reply Re: Punes

--------------------------------------------------------------------------------

E bukur kjo fjalia e fundit
Natyrisht qe ekonomia shqiptare,e cila u perpelit per 60 vjet,ka takuar tashme fundin.Por,une jam i mendimit qe,per nje rimekembje ekonomike,kushti i pare,nuk eshte paraja por ideja.Kam degjuar shume raste per njerez qe disponojne mjaft para por nuk disponojne ide mbi investimin e tyre.Rasti me konkret eshte fakti i firmave piramidale,ne te cilat u drejtuan dhe individe te cilet dispononin miliona dollare.Pse?
Pergjigja ime eshte e thjeshte: keta individe nuk kishin nje "afrim"apo nje "marrdhenie"me parane per te bere te mundur venien ne perdorim te tyre.si rrjedhoje,depozituan miliona $,pa denjuar as edhe te kerkonin te dinin mbi bilancet e ketyre shoqerive.Po te kishin pare keto bilance,do te kuptonin qe,keto firma,me shume harxhonin sesa fitonin.Pra,morali: nuk eshte paraja qe ben idene por ideja qe ben parane.Por per kete do te hapim nje thread tjeter.Le te kthehemi tani tek infrastruktura.
Personalisht,mendoj qe BB rezervohet ne dhenien e huave KESH-it,dhe kjo,per aresye se mentaliteti dhe proēedura boterore eshte tejet e ndryshme nga ajo shqiptare.
Qe Kesh-i te mund te siguroje para nga BB,do ti duhej te perpilonte me pare nje projekt,ate ēka terminollogjia teknike e quan Business Plan,ne te cilin do te duhej te shtjellonte idene e ketij projekti,nje preventiv bilanciar te pakten 5 vjecar si dhe metodologjine e venies ne jete te tij.
Megjithate,mendoj se Shqiperia,as qe ka nevoje per parate e BB.Shqiptaret kane mjaft para te mbajtura nen jastek apo nen dhe,te cilat me aq zell ia falen financiareve,mbi te cilat nuk dinin asgje.Pse te mos ja japin keshit dhe ky i fundit te rregulloje energjitiken.
Pra,ideja ime eshte krijimi i nje shoqerije aksionere,pronare te se ciles do te jete vete populli.Kush ka kontakt me merkatat financiare,kupton dhe kete fakt.Megjithate,kete problem do ta shtjellojme tek topic "bursa"E njejta gje,duhej te ndodhe dhe me sektoret e tjere te infrastruktures si komunikacioni,telefonia etj.Sot,ndertimi i tyre,eshte lene ne duar te firmash fantazem,greke apo italiane,mbi te cilat askush di asgje.
Pra,nuk eshte kryesor faktori para por ideja,projekti i vlefshem.





PallatetAgimi
Intelektual i nderuar
Posts: 30
(3/15/01 12:51:48 pm)
Reply Re: EKONOMIA SHQIPTARE

--------------------------------------------------------------------------------

Tirana, jam shume dakort me ty, qe per te ndertuar nje ekonomi te shendoshe "infrastruktura" duhet te sherbeje si baza kryesore. Megjithate cdo ekonomi moderne eshte ngritur ne 2 parime themelore per mendimin tim, 1) aspekti material, ku futet infrastruktura, lenda e pare, mjetet e prodhimit, kapitali etj etj dhe 2) mentaliteti, mendimi pozitiv, etika e punes, relacionet shtet-kompani-individ etj etj.
Ashtu sic the dhe vete, ne Shqiperi lenda e pare, kapitali, mjetet e prodhimit egzistojne, megjithese jo te organizuara duke sjelle nje ulje ne eficense. Infrastruktura, megjithese le per te deshiruar, per mendimin tim, eshte mese e mjafte per te suportuar nje shtet prej 3 milion banoresh (megjithese shume gjera mund te permiresohen).
Me pak fjale, me nje investim jo shume te madh, dhe per nje kohe relativisht te shkurter, aspekti material i ekonomise shqiptare mund te rregullohet aq mire sa te jete compatible me kushtet e vendit dhe me standartet e ekonomive te perparuara te botes.
Problemi kryesor per mendimin tim ne ekonomine shqiptare eshte mentaliteti dhe etika e punes. Ne Shqiperi mbreteron Korrupsioni, ne vend te Ndershmerise,, perfitimi personal, ne vend te perfitimit te shumices (qe rrjedhimisht sjell perfitimin personal),, etj etj,, po gjeja kryesore qe mungon ne Shqiperi eshte nje tru i ri dhe i fresket (Rinia e cila ka marre rruget e botes, per tu edukuar dhe per te krijuar nje jete te re).
Para nje jave lexova nje artikull ne San Francisco Chronicle. Pak a shume permbajtja ishte: Ne Jugoslavi po merren hapa gjigande per rindertimin e ekonomise te shkatarruar nga Slobodani dhe 3 lufta me shtetet fqinj. Ama theksi nuk i eshte vene infrastruktures dhe kapitalit, perkundrazi,, rikthimit ne vend te intelektualeve, studenteve, njerezve te edukuar, ne menyre qe ata te marrin ne dore pushtetin, dhe te fillojne gjithcka nga fillimi. Ne artikull jepeshin shembuj si dikush qe punonte ne Londer per bursen, dhe bente gati $300.000.00 ne vit, vendosi te kthehej ne Jugosllavi pasi ju premtua pasti i ministrit te ekonomise per nje rroge "qesharake" $600.00 ne muaj dhe shume e shume raste te tjera. Pra, nese e njejta gje ndodhte dhe ne Shqiperi jam i bindur qe shume nga ne te cilet kemi edukimin e duhur dhe ide revolucionare per te bere ndryshime themelore do te ktheheshin. Une jam nje nga kta, dhe kete nuk do ta beja thjesht per te pasur pushtet, po dhe nga nje obligim moral qe kam ndaj vendit tim. (Ndoshta jo Minister po te pakten Drejtor Drejtorie ).
Ne fund te fundit mendoj qe shume shqiptare do arrinin te benin nje kompromis te tille, nje jete relativisht te sigurte ne Perendim, po ama deri ne nje fare mase mediokre,,, me nje jete me pushtet, pa shume perfitime materiale, por te mbushur me "challenges" "motivime" dhe mbi te gjitha nje qellim "Nobel". Rimekembja e vendit.
Kjo doli pak si "Midterm Paper" po shpresoj se i shpreha qarte mendimet e mia
Sinqerisht, Dashi





all the flowers
Arome lulesh
Posts: 380
(3/15/01 2:07:49 pm)
Reply fjalet jane te bukura por ku jane veprimet

--------------------------------------------------------------------------------

ju lumte atyre serbeve qe jane kthyer ne atdhe dhe ajo rroga po duket qesharake nqs e krahason me te meparshmen, por jo nqs e krahason me nivelin e jeteses. pastaj dashi patjeter drejtor drejtorie do ti. jane gjerat e vogla qe nje cike e nga nje cike bejne te madhen. gur gur behet mur.
jane dy tre veta te ndershem ne fillim qe bejne nje gje te vogel dhe pastaj shtohet.
ju te dy njeri ne itali tjetri ne us po diskutoni me shume zell por aha!!! keq me vjen tua them do ishte me mire nqs ja psh ju te dy te viheni dakort per hapjen e ku ta di une ne shqiperi ja ku e filluat nje gje te ndershme. mbaroj studimet une mbase me merrni me ju edhe une e ndershme. po them budalliqe po me vjen keq se mendime kemi te gjithe veprime asnjeri.
me respekt
all the flowers





tirana
Ekonomist
Posts: 163
(3/16/01 4:35:02 am)
Reply Re:

--------------------------------------------------------------------------------

Jam dakord me ty Dashi dhe me vjen mire qe ka njerez te interesuar per vendin dhe me zell per te nderruar.Kam besim qe shpej gjerat do te ndryshojne.
Por une mendoj qe nderrmarrjet qe duhen ndermarre ne Shqiperi,konkretisht persa i perket infrastruktures jane me permasa me te medha.Dhe ja sepse:
-Infrastruktura ekzistuese,p.sh.rruget,jane ndertuar 60 vjet me pare nga Zogu,ne kohen kur popullsia ishte 800.000 banore,pra 4 here me e vogel se sot.Nderkohe,ne jeten sociale dhe ekonomike te vendit kane nderruar shume gjera.Me Kosoven u hapen dyert,e ku i dihet,ndoshta ne nje te ardhme do te kemi nje Shqiperi te Madhe.Ne rast se jo,marrdhenia e ndersiellte do te jete.(Armiku i Shqiperise,Romano Prodi shprehu ne 1999 ne Keshillin e Evropes,friken per krijimin e nje shteti shqiptar,i cili,duke patur parasysh demografine,lindjet ne popullsi,do te gjente pas 20 vjetesh nje Shqiperi "islamike"prej rreth 20 milione banore)
Nga ana tjeter,keto rruge,duhen ndertuar sipas teknollogjise bashkekohore.Kur isha ne Shqiperi,ajo firma greke qe kish marre me tender rrugen Durres-Rrogozhine,po e shtronte me makinerite e shekullit te kaluar.(mu kujtua Hajdin Sejdia me makinerite e tij Nderrmarja e mirembajtjes,nuk i shtron rruget por i arnon.Dhe rruget,nje here ne dy muaj hapen prape.Nevojiten rruge qe te suportojne maune 24 tonelata.
Pra:duhet te perdoret nje teknollogji bashkekohore,duhet ndertuar autostrada,me kapacitet te suportoje trafikun e ardhshem.Rruga nacionale nuk e ben dot nje gje te tille.Per te shkuar nga Tirana ne Vlore,duhen 4 ore me veture,imagjino me kamion.
Pastaj,nje here te ndertuara,keto rruge kane nevoje per nje mirembajtje,kane nevoje per nje sigurim,etj,etj.Pra jam i mendimit qe kete mund ta beje nje ent i fuqishem,preferoj privat pasi shteti nuk e shikoj me ne grade per te nderrmare.
Po te supozojme pastaj nje rritje te mevonshme te industrise e turizmit,lypset nje inovacion dhe nje vazhdueshmeri ne veprimtarine e ketij enti.p.sh.Kur u hap kombinati Tekstil dhe Kinostudjo,keto ndryshuan nje strukture te tere,u modifikua infrastruktura komplet,pra ne baze te modifikimeve ekonomike.
E njejta gje duhet bere dhe me energjitiken.Struktura e vjeter ekzistuese,nuk suporton dot kerkesat e sotme.
Rasti i atij Serbit,nuk me habit shume.Per vete faktin qe ai e merr persiper kete pune per pasion.Por kjo nuk do te thote qe ai nuk vazhdon te investoje dhe te fitoje ne burse ate ēka fitonte.Edhe une vete luaj por kjo nuk do te me ndalonte te beja diēka tjeter.
Sa per vendin(postin)ne Shqiperi,mos u bej pesimist
Gjerat do te ndryshojne,karriget do te lirohen nga dembelet dhe konservatoret dhe ato vende do te te therrasin vete.
All the flowers!
Per fat te keq,sot,nuk eshte momenti per nje nderhyrje ne Shqiperi me kapitale apo inteligjence.Per vete faktin politik,i cili,shpesh,megjithse ne mundohemi ta anashkalojme,eshte i lidhur me ate ekonomik.Edhe sikur une e Dashi te kishim teknollogjite me moderne apo dispozicion parash,askush nuk do te na bente te fitonim nje tender.Por ne nje te ardhme,jo te vonet shpresoj,kushedi
pershendetje.
P.s.ne rast se nje gje e tille ne nje te neserme do te ndodhe,ti je kandidati i pare





KTuri
Diskutant i rregjistruar
Posts: 9
(3/20/01 12:36:09 am)
Reply Nje pyetje

--------------------------------------------------------------------------------

I vleresoj perpjekjet e te gjitheve per te kontribuar me mendimet e dhena. Por kisha nje pyetje.
Po perse s'po ndertohet kjo infrastukture akoma ? Parate jane ,mendimet,kushtet etj. Mos ka ndonje arsye tjeter qe s'po na shkon ndermend ?

Me respekte
Turi

Edited by: KTuri at: 3/19/01 9:39:06 pm





tirana
Ekonomist
Posts: 185
(3/20/01 4:46:34 am)
Reply Re:

--------------------------------------------------------------------------------

Ndertimi i saj,nuk po realizohet,per disa aresye,objektive dhe subjektive.
Aresyeja eshte se kjo infrastrukture,pritet qe te realizohet nga qeveria,e cila,ka realizuar tendera,te cilat jane fituar nga firma fantazma.Per fat te keq,ku ka korrupsion,ka dhe fenomene te tilla.(gazeta "Ekonomia"ne vend te jape shifra e fakte ekonomike,ngushellohet qe Shqiperia,ne rrugen e korrupsionit,nuk na qenkerka vetem)Behet tender per rruget dhe mirret vesh qe komisioni eshte korruptuar nga firma fituese,behet per shkopinjte e gomes apo uniformat e policise,dhe ndodh e njejta gje.
Nga ana tjeter,personalisht mendoj qe kjo situate,pra mosndertimi infrastrukturor dhe prapambetja ekonomike,eshte favorizuar dhe favorizohet nga "dikush" ne Shqiperi.Shumekush i ve fajin popullit,por nuk eshte keshtu.Populli i thjeshte nuk ka faj pasi nuk ka interese ne kushtet ekzistuesePopulli eshte ai qe paguan ēmimin e korrupsionit,i cili,eshte teper i larte..Duhet shikuar se cilet individe,kane nderthurur interesat e tyre me kete prapambetje.Jane pikerisht keta individe qe kane konflikte interesi dhe duan qe kjo gjendje e mjerueshme te vazhdoje....
Sot,Shqiperia,eshte vendi me i pazhvilluar i Evropes.Nuk prodhohet,nuk zhvillohet turizmi.Eshte paradoksale fakti qe Shqiptaret kalojne pushimet ne Greqi,duke qene nje vend bregdetar.Eshte paradoksale qe produktet ushqimore te konsumit te perditshem te arrijne nga Greqia.Por ky fakt,e ka zanafillen diku....
ē'eshte nje konflikt interesi.Jane interese te ndryshme qe konfrontohen.Nga njera ane,jane monopolistet e produkteve greke apo turke apo bullgare apo italiane,nga ana tjeter eshte konsumatori apo prodhuesit e vegjel.Dhe infrastruktura eshte faktori deēiziv qe luan nje rol te madh.Infrasrukturat ekzistuese te botes,i lejojne asaj nje distribucion dhe konsumim te produktit ne kohe rekord.eshte gjithshka e kalkoluar.Sot,bota e zhvilluar,prodhon nje produkt,i cili,ne momentin qe fillon prodhimi eshte shitur.Me pak fjale,prodhohet mbi kerkese.Ne momentin qe domatja eshte pjekur,ajo eshte shitur,eshte "ngrene".Sepse ekzistojne rruget,mjetet e transportit te cilat e bejne te mundur kete.Ekzistojne instalimet hidrike etj.Ndersa ne Shqiperi,mikroproduktori,duke mos pasur nje infrastrukture,d.m.th.rruget,mjetet e transportit,instalimet hidrike,teknologjite agrare e Zooteknike,nuk arrin as te mbuloje shpenzimet e prodhimit dhe distribucionit,te cilat do te riveloheshin teper te larta.Nga ana tjeter,faktori shtet,axhevolon kete fushe(flas per agrikulturen duke konsideruar qe jemi akoma nje vend agrar)duke u likujduar deri ne nje fare mase demtimet e mundshme.
Le te marrim p.sh:faktorin"Lopa e ēmendur"Atje ku jane eleminuar shume bageti,shteti,nuk i ka lene fshataret te falimendojne pas eleminimit te krereve te semure,perkundrazi,i ka demshperblyer.
Pra,ne rast se duam te permbledhim te gjitha keto qe thame me lart ne nje fjale te vetme,ajo do te ishte: Shteti shqiptar,nuk po luan rolin e tij ne ndertimin dhe mirefunksionimin e kesaj infrastrukture
Ndoshta eshte nje muzike e bezdisshme ne veshet e shumekujt,por,une mendoj qe,ne Shqiperi,faktori SHTET,nuk ekziston.Shumekush,me shtet,konfondon pushtetin,ngaterron nje grusht parlamentaresh qe zihen apo shajne njeri-tjetrin,qe bejne fushata elektorale,qe bertasin e premtojne perpara mikrofoneve.
JO.Shteti nuk eshte ky. shteti,eshte nje sere institucionesh,te cilat,duhet te funksionojne perfekte,per te mundur te bere sa me mire rolin e tyre si katalizatore ne ekonomine shqiptare.
Hapi i pare per realizimin e ketij mirefunksionimi,per ndertimin e nje shteti te forte,eshte,vendosja dhe zbatimi me perpikmeri i nje sistemi fiskal,i cili do ti prokuronte shtetit potencialin monetar,i cili do te bente te mundur mbajtjen e tij ne kembe.Por,derisa individet tane pushtetare,do te japin shembullin e tyre personal negativ,do te vazhdojne te grabisin fondet shteterore me ane tenderash fantazma,nuk do te kete nje infrastrukture dhe mbarevajtje te ekonomise.





KTuri
Diskutant i rregjistruar
Posts: 10
(3/26/01 12:13:34 am)
Reply Prape nje pyetje tjeter

--------------------------------------------------------------------------------

E nisni temen per hapin e pare per qe duhet per ekonomin Shqipetare . Pastaj ne fund konkludoni se
"shteti,eshte nje sere institucionesh,te cilat,duhet te funksionojne perfekte,per te mundur te bere sa me mire rolin e tyre si katalizatore ne ekonomine shqiptare."
Prandaj duke mos e pasur te qarte mendimin tuaj desha te dija se cili duhet te ishte katalizatori, infrastruktura apo shteti .

Me respekt Turi

Edited by: KTuri at: 3/25/01 9:17:27 pm





tirana
Ekonomist
Posts: 202
(3/26/01 4:16:39 am)
Reply Re:

--------------------------------------------------------------------------------

Pallatet Agimi,ne mesazhin e tij te mesiperm,preku nje faktor delikat.Marrdhenien shtet-kompani-individ.
Ne rastin e ndertimit te infrastruktures,duke konsideruar faktin qe ajo duhet te ndertohet nga kompanite dhe jo individet,kemi te bejme me nje marrrdhenie shtet-kompani.Eshte pikerisht tek ky faktor qe duket kerkuar "faji"
cilat jane shoqerite "e ngarkuara" nga shteti per ndertimin e saj?Cilat jane parametrat,ne baze te te cilave shteti zgjedh keto kompani me ane tenderash?Jane kryesisht 3 parametrat te cilat duhen shikuar: kosto,cilesi dhe kohe.
Pra,shoqeria e cila do te merrte persiper keto ndertime,psh.rruget,do te ishte pikerisht ajo,e cila,kundrejt nje shume te caktuar,jo eēesive,brenda nje kohe te caktuar,duhej te me ndertoje mua rrugen ne fjale,e cila duhet te jete e cilesise se caktuar nga specialistet.Per te konvertuar keta faktore ne shifra,shteti,kerkon ndihmen e specialisteve,te cilet,te ngarkuar nga vete ai,bejne njefare preventivi,i cili duhet te koinēidoje nga ai qe firmat pjesmarrese ne nje tender iparaqesin komisionit
Ne rast se kjo kompani,nuk me respekton mua si shtet,njerin nga keta faktore,une si shtet kerkoj nga kjo demshperblimin.
(Firmat fantazme greke,ka vite qe po zvarrisin ndertimin e rrugeve dhe shteti,nuk po ushtron kontroll mbi to.Ai duhet te kerkoje respektimin e ketyre 3 aspekteve te perpiluara dhe caktuara me hollesi gjate kontraktimit te tenderit.Pre shteti nuk e ben nje gje te tille?)
Po shteti shqiptar,a po vepron keshtu?Me sa me rezulton,jo.E di qe eshte e rende per tu pranuar por,per fat te keq,tenderat qe behen,nuk kane per qellim respektimin e atyre qe permenda me lart por pasurimin e paligjshem te individeve te cilet perfaqesojne shtetin.Pikerisht,per kete aresye dola tek shteti ne mesazhin tim.Sepse ai,nepermjet perfaqesuesve te tij te korruptuar,nuk po e zhvillon misionin e tij "katalitik".
Ky faktor,lidhet me ate qe permendi zotnia me lart,mentalitetin e semure shqiptar,i cili duhet sheruar.Ky mentalitet,derivon nga e kaluara,dhe,shteti,i cili disponon format e ndryshme si ligji,kodet,institucionet,duhet te denoje individin ne baze te ketij ligji dhe duhet ta zbatoje ate.Kjo pra eshte dhe funksioni themeltar i shtetit,hapi i pare qe ai duhet te ndermarre per favorizimin e ndertimit te infrastruktures dhe ne pergjithesi te ekonomise shqiptare.





Lulka
Anetar i ri
Posts: 37
(3/29/01 9:37:18 pm)
Reply Infrastruktura
--------------------------------------------------------------------------------
Infrastruktura eshte e vertete qe eshte faktori numer nje per zhvillimin e metejshem e prosperitetin e nje shteti. Fakti qe tenderat e bere ne Shqiperi po kalojne ne duart e ca firmave fantazme, me ben te kerkoj aresyen e vertete qe e detyron kete fenomen te ndodhe. Me sa me duket mua, problemi eshte qe me kushtet e sotme ne Shqiperi, me nje rend e qetesi qe pothuaj nuk ekziston, ēdo biznesmen i ndershem do kishte tmerr te afrohej, e jo me te investonte! Pra kjo na sjell prape tek qeveritaret tane, qe po bejne ēmos te mos e lene pushtetin t'u ike nga duart, dhe tek kombi yne qe nuk po ben asgje(bashke me mua, qe ika dhe e lashe vendin!) qe te ndryshoje kushtet e sotme. Zakonisht firmat dhe individed private investojne kapitalin e tyre aty ku shohin edhe profit, i cili eshte veshtire te shikohet nga investimi ne nje vend qe eshte pa rend e qetesi publike, ku polici pa asnje kualifikim te rreh ne mes te rruges, packa se ti mund te jesh nje njeri i shquar e i nderuar, ku vjedhja dhe korrupsioni jane ne lulezimin e tyre me te plote.
Nejse, qe te mos dal shume nga tema, preokupimi me i madh imi do te ishte vendosja e rendit dhe e qetesise publike fillimisht; ndertimi i infrastruktures paskesaj padyshim qe do te sjelle nje numer te madh investoresh serioze ne Shqiperi ashtu sic do sjelle edhe shume shqipetare qe per nje aresye a nje tjeter jane jashte saj.