Londër.Burg përjetë vrasësit shkodran
Ja si nisi sherri mes shqiptarëve natën e Krishtlindjes. Robert Linadi vrau patriotin e tij, Xhevahir Demaj në veri të Londrës në lagjen Wood Green.Linadi i arrestuar më parë për pengmarrje por i liruar nga nje gjykates britanik.
Nga Londra
Muhamed Veliu
mveliu@albanianmail.co.uk
Një i ri shqiptar që mori guximin t’i ngulë thikën po një shqiptari gjatë festimit të natës së Krishtlindjeve në Londër është dënuar dje me burg përjetë.
Robert Linadi 22 vjeç nga fshati Bajzë i Shkodrës goditi disa herë për vdeje me thikë në kraharor Xhevahir Demajn, gjatë një koncerti në lagjen Wood Green në veri të Londrës. Gjatë procesit gjyqësor zhvilluar në gjykatën e krimeve të rënda Old Bailey u mësua se Linadi gjatë të gjithë darkës ka qënë ai i cili ka krijuar rrëmujë. Në gjëndje të pirë ai ka shkaktuar pakënaqësi tek të pranishmit duke shkaktuar ndjenjë proteste tek 30 vjeçari Demaj.
Sherri
Demaj e ka goditur Linadin me grusht pasi fjalori i këtij të fundit ka qënë banal kundrejt të pranishmëve dhe në veçanti të afërme të Demajt ulur në një tavolinë pranë njëri tjetrit. Nuk ka vonuar shumë të vinte reagimi fatal i Linadit. Ai ka lënë sallën për një moment dhe ka dalë jashtë nga ku është armatosur me një thikë. Me tu rikthyer në sallën e koncertit ai ka filluar të godasë me thikë Demajn. Vrasja është kryer në ora 22:20 në ambientet e brendëshme të sallësh 'The Decorium' në lagjen Wood Green në kulmin e koncertit pikërisht kur ka qënë duke interpretuar këngëtari i mirënjohur nga Malësia e Madhe Skënder Xhafa.Fillimishit Linadi është parë ti afrohet Xhevahirit, dhe ti hedhë dorën në qafë, më pas ta godasë me thikë në gjoks direkt afër zemrës me anë të dorës tjetër.Vrasësi ka hequr thikën nga gjoksi dhe me vrap është larguar nga salla, ndërsa Demaj është parë që të vërë dorën në gjoks për të bllokuar gjakun, ka mundur që të heci disa metra duke e ndjekur Linadin, por është këputur menjëherë sa ka arritur tek dera.
Vendimi
Gjatë të gjithë procesit gjyqësor Robert Linadi ka mohuar akuzën për vrasje, por ai është gjetur fajtor nga juria. Gjykatësi Peter Beaumont e dënoi atë me burgim të perjetshëm duke thënë se ai do të ketë të drejtën e daljes para një komisioni apeli vetëm pas 16 vjetësh.
Prokurori i çështjes Richard Horwell i tha jurisë se ceremonia festimit të Krishtlindjeve në Londër ishte organizuar nga një biznesmen shqiptarë.
Duke treguar rrethanat e vrasjes ai tha : “Nata e Krishtlindjeve është një okazion gëzimi për familjet dhe për të tjerët. Por jo për këtë të pandehur. Gjatë festës me patriotët e tij ai ishte i dehur dhe duke i abuzuar ata. Ai ishte abuziv ndaj organizatorëve duke përdorur jë gjuhë e cila nuk mund të përdorej në asnjë mënyrë në këtë ditë të shënuar.Duket se Z Dema djali i cili më pas do të goditej për vdekje pati një përplasje fizike me Linadin në koridor.Ndoshta një përpjekje për të ulur gjakrat, ndoshta një goditje me grusht, kjo mund të ketë qënë ajo që ka ndodhur ato minuta. Ajo që duket qartë është se përfshirja e Demajt ka qënë motivi për një hakmarrje brutale nga ai. Ajo që del qartë nga e gjithë kjo histori e dhimshme është se Linadi u përgjigj në një mënyrë aspak të drejtë kundrejt Demajt pamvarësisht se çfarë sherri u zhvillua në koridor përpara vrasjes.
Viktima
Të gjithë e njihnin si një djalë të mrekullushëm, punëtor dhe që nuk bëntë fjalë me asnjë njeri. Ky ishte 31 vjeçari Xhevahir Demaj i cili kishte lindur në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe. Ai sikurse shumë bashkëfshatarë të tij gjashtë vjet më parë do të merrte rrugën e emigracionit për në Angli.Me të mberritur në Londër ai do të jetonte sëbashku me të motrën dhe bashkëshortin e saj Sokolin në një shtëpi në lagjen Wood Green duke ndarë hallet e kurbetit. Shokët thonë se Xhevi siç e thërisnin nuk kishte asgjë më pak se vetë emri i tij. Megjithëse ishte në djalë i mrekullusahëm që punonte në ndërtin çdo punë që i dilte përpara ai nuk kishte mundur të siguronte dokumentat.“Kishte gjashtë vjet pa shkuar në shtëpi, ku e prisnin prindërit, aq më shumë e fejuara si dhe katër motrat pasi ishte djalë i vetëm” tregoi pas vrasjes një shok i ngushtë i Xhevahirit.
Një gjykatës britanik liroi Linadin
Robert Linadi ka qënë një eksponet i njohur i krimit shqiptarë për policinë londineze. Në vitin 2003 ai sëbashku me disa djen të tjerë nga Shkodra morën peng në një shtëpi publike në Perëndim te Londrës në lagjen Acton shtetasen shqiptare Adelina Muho. Ata ikërkonin tutorit të saj një shumë prej 30 mijë paundësh në këmbim të lirisë së Muhos. Pas disa ditë survejimi Linadi dhe miqtë e tij rrëmbyes u arrestuan nga skuadra e pengmarrjes pranë Scotland Yardit. Por Robert Linadi do të fitonte lirinë pas tetë muaj qëndrimi në qeli pasi gjykatësi e cilësoi dëshminë e të rrëmbyerës Adelina Muho jo të sinqertë pasi ajo nuk tregoi në gjykatë se kishte punuar më parë si prostitutë në Itali. Lirimi Linadit do të ishte fatal pasi ai një vit më vonë do të kryente vrasjen e Xhevahir Demajt.
Ja Shqiptarët e dënuar me burgim përjetë në Britaninë e Madhe
Vaso Aliu nga Vlora
Dënuar nga gjykata e krimeve të rënda “Old Baily” në Londër më 17 Shtator 2002 për vrasjen e ish të dashurës hollandezes Margatite Van Campenhout më 11 Janar 2002. Vrasja për motive xhelozije.
Isuf Kryeziu nga Laçi
Dënuar nga gjykata e krimeve në Belfast 13 Janar 2002 për vrasjen e irlandezit Thomas McAuley në Ëaterford Irlandë më 13 Gusht 2001.Vrasja për motive rivaliteti me viktimën pasi kishte për të dashur gruan e tij.
Afrim Krasniqi nga Kukësi
Dënuar nga gjykata e krimeve të rënda “Old Baily” në Londër më 20 Dhjetor 2003 për vrasjen e menaxherit të hotelit ku banonte Quadeer Abbas më 13Shtator 2001. Vrasja për motive zënke midis tyre.
Eduart Kuliçi nga Shkodra
Dënuar nga gjykata qëndrore e krimeve në Irlandë më 4 Nëntor 2004 për vrasjen e Lindita Kukajt në qytetin Sligo më 22 Shkurt 2003. Vrasja për motive xhelozije, pasi ajo përqafoi në një klub nate një djalë tjetër.
Besnik Kume nga Fieri
Dënuar me burgim të përjetshëm më 1 Dhjetor 2004 për vrasjen e pakistanezit Quamar Mirza. Besnik Kume emigrant ilegal në Londër ka pranuar para gjykatës së krimeve të rënda Old Baily krimin plagosjes kryer13 Marsin 2003. Ai në gjendje psikike të rënduar, filloi të godasë me thikë shoferët pranë një karburanti në Crickleëood Broadëay ku ata po paguanin paratë e karburantit.
Robert Linadi nga Shkodra
Vrasu natën e Krishtlindjeve me thikë Xhevahir Demajn.
Gjykata e krimeve të rënda Old Baily e dësnoi më 24 Gusht 2005 me burgim të përjteshëm.
Shqiptarët e vrarë në Angli
-1997 Vritet me thikë Tit Zela, autori i vrasjes Kastriot Kala
-2000 Vritet me thikë Pal Qerimi, autori vrasjes Nikë Pylla
-2000 Vritet me thikë Florian Ndoja, autori vrasjes Pjerin Cefa
-2001 Vritet me thikë Përparim Malaj, autorë Arben Pali,Marjan Lukaj,Petrit Coli
-2002 Vritet me thikë dhe më pas digjet në makinën e tij Taf Krasniqi (Vladimir Shabani).
-2002 Vritet me thikë Denis Ceka, autorë të vrasjes Astrit Manahasa,Shpëtim Celhasa.
-2002 Vritet Rexhep Hasani autori vrasjes pakistanezi Mushtaq Ahmed.
-2002 Vritet me armë zjarri Edmond Çullhai, i dyshuar per vrasje Florian Metalla
-2003 Vritet me thikë Arber Jahelezi, autori i pa zbuluar.
-2003 Vritet me thikë Roland Bici, autori i pazbuluar.
-2003 Vritet me thikë Fetah Marku, autori Richard Ellis.
-2004 Vritet me thikë Dritan Perdoda, autori Rizvan Matranxhi dhe të tjrë të pazbuluar.
-2004 Vritet me thikë Altin Molita autorët Vionest Dema , Ermir Dema, Mevlan Dema.
-2004 Vritet me thikë Armando Gjika. Autori Eddie Samuel.
-2004 Vritet me thikë Xhevahir Demaj. Autor Robert Linadi.
Krijoni Kontakt