http://www.korrieri.com
PD "eksporton" 8 deputete

Nenshkrimi i deklaratave te deputeteve per perkatesine ne grupet parlamentara ka nxjerre ne pah faktin se PD eshte "eksportuesja" me e madhe me deputete te shperndare neper grupe te ndryshme parlamentare. Pavaresisht se elektorati demokrat ka votuar te parapelqyerin e tyre per te perfaqesuar alternativen e PD ne jeten politike parlamentare, shume prej deputeteve demokrate, te cilet kane arritur te fitojne ne zgjedhje, ne disa raste madje pa u pyetur fare nga maja e piramides blu, jane shnderruar ne balliste, legaliste, liberalodemokrate dhe me se fundi edhe ne kristiandemokrate. Kryetari i PD, Sali Berisha, perpos 6 deputeteve qe kishte huazuar disa muaj me pare, nuk ka ngurruar te huazoje edhe dy deputete te tjere per llogari te deputeteve Arben Imami, Prec Zogaj dhe Nikolle Lesi, me qellim krijimin e nje grupi te ri parlamentar ne Kuvend. Deputetet e PD, te konvertuar tashme ne kristiandemokrate, jane Muhamet Ukperaj dhe Pellumb Berisha. Furnizimi me deputete nga ana e PD i disa individeve per te krijuar grupe parlamentare, jo vetem ka formalizuar jeten parlamentare, duke e bere ate teresisht artificiale, por i ka shkatkuar edhe dem ekonomik arkes se buxhetit te shtetit. Kjo, sepse deputetet, duke bere grup parlamentar, perfitojne para pavaresisht nga rezultati qe partia e tyre apo ata vete kane arritur ne zgjedhje. Nga ana tjeter, mesohet se edhe legalistet, ballistet dhe liberalet, kane marre fryme te lehtesuar, pasi kane arritur te konfirmojne rishtazi grupet e tyre parlamentare. Keto grupe parlamentare kane arritur te formesohen fale ndihmes se deputeteve te PD. Por kryetari i grupit parlamentar te PLL Eqrem Spahiu, thekson se PD nuk i ka huazuar asnje deputet grupit parlamentar legalist. "Sali Shehu ka konkuruar si perfaqesues i PLL. Eshte zgjedhja e tij personale se ne cilen parti deshiron me pas te beje pjese, por ne gjykojme se jemi te plote si grup parlamentar", thekson Spahiu. Ndersa deputeti i PBK Uran Metko, nenvizon se "PD nuk i ka bere asnje favor PBK, sepse ishte pikerisht PD qe ne menyre te padrejte pervetesoi mandatin e deputetit te PBK, qe dorezoi Abaz Ermenji". Ndersa liberaldemokratet e Lacos nuk shfaqin asnje pretendim. Sipas tyre, "bashkepunimi politik eshte veti e demokracise aq me shume ky bashkepunim eshte i justifikuar ne nje koalicion paraelektoral". Pavaresisht nga keto tallazi parlamentare, ajo qe eshte e qarte eshte fakti se asnje prej deputeteve te eksportuar nga PD nuk ben jete parlamentare ne grupet ku ka firmosur.

Armando META


PS, zbuten kushtet per PSD
Alketa MYFTIU

Pas tre dite negociatash, PS dhe PSD nenshkruajne marreveshjen e re te bashkepunimit. Dokumenti eshte firmosur dje midis negociatoreve te dy partive, Gramoz Ruci dhe Engjell Bejtaj dhe detyron socialdemokratet te pranojne vullnetin e socialisteve ne Parlament, ndersa PSD konfirmohet si grup parlamentar.

Marreveshja, qe i jep fund perplasjes mes dy partive aleate, ne thelb nuk ndryshon nga drafti fillestar i propozuar nga socialistet, por me kembenguljen e socialdemokrateve asaj iu be nje retushim. Por qe sidoqofte nuk prek esencen e draftit te propozuar nga PS. Sekretari i Pergjithshem i PSD, Engjell Bejtaj, i dorezoi dje homologut te tij socialist Gramoz Ruci, variantin socialdemokrat, me te zbutur ne terma, ku permbajtja nuk eshte hartuar ne forme kushtesh, por si diskutim paraprak perpara votimeve ne Parlament per ceshtje te ndryshme. Sipas ketij dokumenti, qe socialdemokratet pelqejne ta quajne thjesht nje marreveshje parlamentare, PS e PSD bien dakort te kene qendrime te perbashketa per miratimin e ligjeve dhe inisiativave kushtetuese, do te mbeshtesin programin e qeverise dhe reformat qe ajo ndermerr, si dhe do te heqin dore nga oponenca ndaj qeverise, pozicion te cilin socialdemokratet filluan ta adoptonin me krijimin e kabinetit "Nano". Nderkohe qe marreveshjes fillestare i eshte shtuar nje note politike, e kerkuar nga PSD, ku nenvizohet se dy partite angazhohen per te mbeshtetur njeri-tjetrin ne cdo hap ne drejtim te forcimit te forces se majte politike.

Por ftohjes se sherrit mes tyre, Gjinushi shpreson te shkoje drejt nje marreveshje me te gjere politike, qe do t'i siguronte kthimin ne ditet e aleances se forte me socialistet. Bejtaj pohoi se marreveshja, qe ai sapo kishte firmosur, konsiderohej vetem hapi i pare drejt mundesise se nenshkrimit te nje marreveshje te plote politike, qe do t'i risillte marredheniet mes tyre ne nivelin e meparshem. "Kjo do te rivendose marredheniet tona ne te gjitha institucionet ashtu sic kane qene me pare", tha zyrtari i larte i Gjinushit. Ne kete menyre, akordi Ruci-Bejtaj i dha mundesine socialdemokrateve qe ne limitin kohor per regjistrimin e grupeve parlamentare te "huajne" deputetin Leke Cukaj dhe te ruajne emrin e grupit, sebashku me privilegjet qe kjo sjell.