Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Rrëzohet një aeroplan peruan - së paku 40 të vdekur

    Limë, 10:00

    Aeroplani transportues i kompanisë shtetërore peruane "Tans" u rrëzua të martën në mbrëmje në pyejt e Amazonit, me ç'rast humbën jetën së paku 40 udhëtarë, lajmëroi sot në mëgjes një përfaqësues i kompanisë.

    Shkaku i rrëzimit të fluturakes të tipit "Boing 737-200" me kapacitet prej 120 udhëtarësh është moti i ligë i përcjellur me erë të fortë, lajmëroi zëdhënësi i kompanisë Horhe Bellevan.

    "Aeroplani është hasur në erë të fortë anësore. Duke iu falënderuar pilotit ka ateruar me detyrim që njëherit shpëtoi jetrat e më shumë udhëtarëve", shtoi burimi i njëjtë.

    Të gjithë shtatë anëtarët e ekuipazhit - tre pilotë dhe katër stujardesat humbën jetën, përderisa numri i saktë i udhëtarëve të vdekur ende nuk është përfundimtar.

    Agjencia ruse "RIA Novosti", duke iu referuar disa informatave të pavërtetuara, lajmëroi se Boing-u ka transportuar 100 udhëtarë, prej të cilëve 48 kanë humbur jetën, ndërsa 52 të tjerë u është ofruar ndihmë mjekësore.

    Agjencia "Rojters" lajmëroi se së paku 40 persona kanë humbur jetën. Burimi i njëjtë duke iu referuar përfaqësuesit të policisë peruane bëri të ditur se numri i personave të pësuar në këtë katastrofë mund të arrijë deri në 60 udhëtarë.

    Nga më shumë burime është vërtetuar se në mesin e udhëtarëve ka pasur edhe së paku 11 amerikanë.

    .........

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    e zot si do veje halli se di.po filloj te frikesohem tani.po shtohen tragjedite ajrore shume kohet e fundit.u bene 3 brenda 10 diteve.pa llogaritur ate air france nga kanada qe shpetuan te gjith udhetaret.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Vertet kjo vere shume misterioze po shkon sa nje avion tek tjetri. Shume e veshtire per ta kuptuar pse po rrezoen ne ket kohe kaq te shkurter. Ky aeroplani Peruan eshte e njejta sitaute sic shpetoi dhe Air France, por ket here se paten fatin te kishin ndonje aeroport afer te uleshin.

  4. #4
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Do kthehem me vapor heren tjeter...
    Gjithmone i kam bere llogarite qe po ra nje avion ke 3 jave te sigurta per te fluturuar po sivjet sikur nuk po me dalin tamam. 5 avione brenda nje muaji. Pune m***.

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Rrëzohet një avion në Greqi - 121 të vdekur
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 20:14
  4. Rrëzohet një avion me turistë francezë në Venezuelë, 160 të vdekur
    Nga Ihti në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 15:21
  5. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •