Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Njeriu, problemi dhe Jezusi.

    Jeta ne te cilen jetojeme eshte nje jete e mbushur me veshtiresi dhe probleme te ndryshme. Njeriu perballe te gjitha ketyre veshtiresive dhe problemeve, shpeshhere ndodhet i pafuqishem per ti ber balle. Hera heres atij i duket sikur fiton ndaj nje problemi , por ja tek shfaqet nje preoblem tjeter edhe me kercenues se i pari. Keshtu njeriu eshte i destinuar qe te perballet me dallget e Jetes.
    Problemet dhe hallet e njeriut nuk kane te mbaruar, thote nje fjale e urte e popullit. Ato jane aq te shumta dhe te medha , saqe nuk mund ti radhitesh dot me radhe. Ato fillojne nga vete shendeti i njeriut, nga familja, miqte , te afermit dhe keshtu me radhe. Nese do te hedhim nje kendveshtirm ne jeten e njeriut, ajo eshte e ngajshem me nje "Barke" , e cila udheton permes nje "oqeani" te trazuar, ku "Dallget" e jetes e perplasin pa meshire , deri sa ajo te humbase ne thellesine e pafund.
    Mos valle erdhem ne kete bote qe te provojme fatkeqesite ? Te provojme divorcin, drogen, imoralitetin, luften, terrorin, fukarallekun e plot gjera te tjere te ngjashme me to? E megjithse siteme te ndryshme e drejtojne sot boten , qe nga ato te qyteteruarat dhe deri tek ato primitivet, perseri problemet dhe hallet e njeriut jane te pranishme dhe kercenuese per te . Pyetja eshte : A ka nje fund ku mbarojne keto "Probleme"? Dikush mund t thote: Kur njeriu vdes atje mbaron dhe problemi i tij. Por a eshte keshtu?
    Shpeshhere njerezit mendojen se nese je i pasur, ke probleme me pak. E pranoj ploteisht se pasuria zgjidh nje sere problemesh , por nderkohe sjell dhe shume probleme te tjera , mbase dhe me te veshtra se te parat. Nje shembull konkret e shohim tek vendi yne gjate kohes se 97-es. Ata qe ishin te pasur provuan problemet dhe veshtiresite qe pasuria solli ne jeten dhe familjet e tyre. Por le te kthehemi per nje cast dhe ta shohim qenien njerezore ne thelb te tij.
    Cili eshte problemi me i veshtire dhe me i pazgjidhshem per njeriun? A ka forca njerezore per ta perballuar dhe sfiduar ate?
    Po bej pak humor, me nje humor Shkodran.
    "Njehere Tefa po shkonte ne pune dhe rruges u takua me nji shok te vetin . Shoku i tha: Nje kalimtari teksa ecte rruges nen ballkon , i ra nje poce me lule nga kati i peste , dhe e zuri ne koke. Dhe Tefa pa te keq i tha: Ka dhe me keq. Por miku i tij vazhdoi: Kalimtari ra pa ndjanja perdhe dha ambulanca e mori dhe e coi ne spital. Tefa perseri i tha: Ka edhe ma keq . Por miku i tij i cili ndjehej i indinjuar i tha: Ne spital e moren dhe e futen ne salle te operacionit, dhe ne mes te operacionit kalimtari vdiq. Tefa ju pergjigj: ka edhe me keq. Atehere miku i tij me te madhe i bertiti: Po ku te shkoje me keq , ai vdiq. Dhe Tefa i tha: Po sikur te isha une ne vend te atij kalimtari , a nuk do te ishte me keq?"
    Vdekja eshte problemi me i veshtire per njeriun , njeriu eshte ploteshit i pafuqishem per ta zgjidhur dhe sfiduar ate.
    Vazhdon
    Deshmuesi i Krishtit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Njeriu, problemi dhe Jezusi.

    Problemi me madhor dhe i pazgjidhshem per njeriun, eshte VDEKJA. Njeriu me cdo menyre periqet qe ti shamnget vdekjes , askujt nuk i pelqen qe te digjoje per te. Por perse? Sepse jeta dhe vdekja nuk kane azgje te perbashket. Mos valle njeriu vjen ne kete jete qe te njohe dhe te pranoje vdekjen? Cila eshte menyra nepermjet se ciles njeriu mud ta zgjidhe problemin e Vdekjes? Te vish drejt kesj pyetje , do te thote te jesh i zgjuar. I gjithe qellimi i njeriut dhe investimi qe ai ben per vetveten eshte: te kete nje jete sa me te mire dhe te gjate. Por , perse e kemi kete qellim ne vetvete? Perse nuk na pelqen te vdesim dhe perse e urrejme vdekjen?Perse vdekja vjen tek njeriu , e megjithse njeriu nuk e deshiron ate? Valle vdekja eshte me e fuqishme se jeta? Keto jane disa pyejte te cilat qendrojne si nje mister i pazgjidhshem perpara njeriut.
    # Cila eshte rruga e shpetimit nga vdekja.
    Bibla eshte i vetmi liber qe i tregon njeriut rrugen e shpetimit prej vdekjes. Shume njerez te cilet per shkak te afetarizmit te tyre, nuk e pranojne biblen si te vetmin liber ku tregohet rruga dhe menyra e shpetimit. Por le te bejme nje arsyetim llogjik brenda faktorit "Njeri". Cdo njeri, qofte fetar apo afetar ka plotesisht mundesine qe te dale para nje konkluzioni te tille: Peresa kohe qe njeriu eshte i gjalle, pra per sa kohe qe JETA eshte ne te, vdekja nuk vepron dot. Pra ketu shohim se, Jeta e mban lark Vdekjen, dhe Vdekja nuk ka asnje eperesi ndaj Jetes. Atehere vijme ne nje perfundim llogjik: Nese tek njeriu Jeta do te vazhdoje perjetesisht, Vdekja nuk mund te kete asnjehere fuqi ndja njeriut. Qe ky argument te jete sa me i qarte mund ta shohim nepermjet nje shembulli: midis Drites dhe Erresires. Persa kohe qe Drita qendron e ndezur ne nje dhome, Erresira nuk ka vend ne te, por kur ne e fikim Driten , Erresira pushton gjithe dhomen.
    Atehere , cili eshte konklusioni dhe perfundimi ne te cilen del njeriu? E vetmja gje qe njeriu duhet te kerkoje , per ta mbajtur Vdekjen lark , eshte : Kerkimi dhe rruga per te gjetur Jeten e Perjetshme. Nese njeriu e gjen dhe e mer Jeten e perjetshme, atehere ai eshte i pavdekshem.
    Deri ketu kam bere vetem nje argumentim te thjeshte dhe te llogjikshem, te cilin e kam mbeshtetur vetme ne fakte konkrete dhe reale te vete qenies njerezore. Nese kini arritur ne perfundimin se Njeriu e mund vdekjen vetem me ane te Jetes, atehere: Cila eshte rruga ku njeriu duhet te eksploroje per te gjetur dhe mare Jeten e Perjetshme? A mund ta kerkoje ate brenda vetvetes? Nese mendojme se jeten mund ta kerkojme brenda vetvetes, atehere biem ne kundershtim me nje fakt tjeter, i cili eshte: Valle vete e krijoi njeriu jeten? Brenda njeriut nuk ekziston asnje fuqi potenciale , ne te cilen njeriu mend te mbeshtet per te mundur vdekjen.
    Asnjenjeri i ditur ne bote deri me sot , nuk eshte mare me studimin dhe gjetjen e ndonje lloj "ilaci" per ta mundur vdekjen. Perese? Kjo sepse tek njeriu nuk ka asnje force dhe dituri ,nepremjet se ciles ai mund ta mposhte vdekjen. Meqense njeriu nuk e ka krijuar vete veten e tij , atehere ai duhet ta nise kerkimine tij tek Ai i cili e ka krijuar. Pra pyetja e pare e cdo njeriu eshte: Kush eshte Krijuesi im? Nese kini arritur ne kete perfundim, atehere perballe ketij realiteti mbaron llogjika dhe dituria e njeriut.
    # Cila eshte rruga per te njohur Krijuesin?
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 07-09-2002 mė 20:08

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Njeriu, problemi dhe Jezusi.

    # Cila eshte rruga per te njohur krisjuesin?
    Bibla eshte i vetmi liber qe na zbulon rrugen drejt Krijuesit. A mund ta zbuloje vete njeriu Krijuesin? Bibla na tregon se eshte Krijuesi ai i cili i zbulohet njeriut. Por cilit? Perendia ka vendosur nje rregull nepermjet se ciles njeriu do te mund ta njohe dhe zbuloje ate. Meqense llogjika e njeriut nuk eshte ne gjendje per ta eksploriuar Krijuesin atehere thame se, eshte Krijuesi ai i cili i zbulohet atij. Por si? Krijuesi e ka paisur nejriun me nje vullnet te lire , pra meqene se ai ja ka dhene njeriut kete mundesi, ateher cdo kush ka mundesine per ta njohur dhe per te ardhur ne paqe me Krijuesin Perendi.
    Pasi njeriu ka aritur ne kete perfundim dhe ka vendosur ne zemer te tij qe te pranoje Krijuesin me ane te vullnetit te tij te lire, ai nuk ndjek me llogjiken dhe menyren njerezore per te eksploruar Krijuesin. Ne thame se llogjika dhe potenciali i njeriut perfundon dhe eshte i pafuqishem per te zbuluar Krijuesin . Pikerisht Krijuesi e di plotesisht kete dobesi te nejriut, prandaj i vjen atij ne ndihme me fjalene tij te Shkrojtur ne Bibel, ku me ane te te cilit i zbulon njeriut vetveten , karakterin dhe fuqine e tij apsolute mbi cdo gje dhe ne cdo gje.
    Npepermjet Bibles ai na zbulon rrugen qe njeriu duhet te ndjeke per te marre jeten e perjetshme. Prej njeriut duhet perzgjedhje dhe besim, per te ecur ne rrugen e Perendise. Besim do te thote , te mos jesh vendosur ne diturine dhe afteisne njerezore, por ne ate te Perendise, prandaj ne e ndjekim Jeusin me besim dhe jo me diturine tone.
    #RRuga drejt jetes se perjetshme.
    Tek ungjilli pas Gjonit Jezusi thote: Une jam Rruga , e Verteta dhe Jeta. Keto jane TRI ceshtjet baze te cilat mungojne tek njeriu. Por Jezusi deklaron se tek ai ndodhen dhe jane te Tria keto gjera, te cilat i mungojne njeriut. Me largimin e njeriut nga Edeni , njeriu humbi plotesisht RRugen , te Verteten dhe Jeten, te cilat i zvendesoi me Humbjen, Ginjeshtren dhe vdekjen. Njeriu jeton dhe leviz brenda ketij Trinomi: Humbjen, Ginjeshtra dhe Vdekja.
    .Humbja.
    Kemi plot shembuj ne bibel ku Jezusi na tregon per Njeriun i cili eshte nje i HUMBUR per Perendine. duke filluar qe nga djali plangprishes, ku ati tha:Luka:15:32:Sepse ky bir kishte HUMBUR dhe u gjend perser. Po keshtu tek Shembelltyra e dasmes Jezusi thote se :Mbreti ju tha sherbyseve te vet qe te shkonin nder UDHEKRYQE dhe ftoni ne dasme ate qe do ti gjeni atje . fjala Udhekryq , o te thote: Te kesh humbur Drejtim , dhe te jesh ne kerkim te Udhes se vertete. Po keshtu kemi Delet e Humbura te Izraelit e tjera. Pra te gjithe keta shembuj na tregojne se tek ne mungon RRuga drejt Perendise. Njeriu fillon te kerkoje rrugen pasi ai ka dale ne konkluzion se eshte nje i HUMBUR, dhe kete zbulese ta jep Krishti i cili eshte e vetemja Rruge per tek Perndia.
    .Ginjeshtra.
    Njeriu i pare ne Eden , prej te cilit varej e ardhmja e gjithe races njerezore, duke digjuar zerin e Ginjeshtarit satana u largua prej se Vertetes, prej paqes me Perendine. Pra Ginjeshtra u be pjese e jetes se tij ketu ne toke. Pranimi i Ginjeshtres prej njeriut ne Eden, i shkatoi katastrofen me te madhe gjithe njerezimit mbare .
    Eshte fare e thjesht per ta vertetuar Ginjeshtren si pjese te karakterit te njeriut. Ginjeshtra eshte cilesia numur nje , e cila e mban njeriun te pushtuar nen zgjedhe te satanit. Nperemjet ginjeshtres satani mban njerezit ne verberi te plote. Nje nga arsyet qe farisenjte deshin ta vrisnin Krishtin ishte se, Ai ju shpallte atyre te verteten duke ju zbuluar ne shesh Ginjeshtren dhe zemren e mashtyrar , si dhe hipokrizine e tyre ne lidhje me Perendine. Jezusi ju tha: Ju doni te me vrisni sepse une ju deshmoj te verteten. Pra Ginjeshtra eshte pengesa kryesore qe e mban njeriun jashte njohjes se Perendise.
    .Vdekja.
    Shume njerez nuk kan kuptim te drejte rreth kuptimit te fjales VDEKJE. Ne kutpimin komunist Vdekja lidhet vetem me Materjen, pra shperberja e materjes, e cila sipas tyre do te thote, "shperberje" dhe kthimi ne hic i Njeriut. Fjala vdekje se pari do te thote ,ndarje. dhe jo azgjesim i plote deri ne "HIC". bibla eshte i vetmi liber qe na tregon se cfare ndodh pas Vdkejs se njeriut. Perendia i cili na krijoi, eshte Perendia i perjetshem , dhe bibla thote se vepra e Perendise eshte e perjetshme. Pyetja eshte po njeriu perse vdes? Ai ndahet nga njerezit e afert dhe nga ekzistenca e kesaj bote, por ai nuk "zhduket" deri ne hic. bibla tregon se me pas ka nje Parajse , ku jeta vazhdon deri ne perjetesi, si dhe Ferri ne te cilen do te shkojne te gjthe ata qe nuk e kane mare jeten e perjetshme.
    Vdekja zuri vent tek njeriu menjehere sapo ai theu urdherin e Perndise. Myslimanet nuk jane te qarte ne kete pike, sepse ata e kuptojnen fjalen vdekje simbas llogjikes se njeriut, dhe keshutu dalin ne konkluziohn te gabuar. Dikush njeher ne nje dikutim tha: Perse Eva dhe Adami nuk vdiqe menjehere sapo e hengren Frutin, sepse Perndia kishte thene se, qe diten qe do te hash ke per te vdekur. Fjalen Vdekje ata e marin te njejte me Vdekjen e njeriut(Materje). Por Bibla na tregon se Vdekje do te thote te jesh pjese e Ferrit te perjetshem. Kete konkluzion e nxjerin ne shume mesime te Krishtit dhe konkretisht tek djali plangp[rishes, ku ati tha per birin: Sepse ky bir ishte i vdekur dhe ardhi ne jete. pra fjala i vdekur perdorur ne kete rast , tregon jo thjesht nje vdekje Fiziko materjale, por nje Ndarje nga Jeta perjeshme. Pra kjo eshte gjendja e njeriut ne te cilen ai ndodhet.
    I vdekur per Perendine do te thote te jesh jashte Jetes se perjetshme, jashte Perendise.
    Jezusi na tregon se Tek une eshte Rruga, qe do te thote: Mundesia dhe menyre e vetem per te ardhur tek Perendia. Po keshtu Jezus thote: tek une eshte e verteta. Qe do te thote se, tek une eshte e vetmja Vertetesi per te njohur Perendine. si dhe ne fund Jezusi thote: Une jam Jeta. Pra Jeta qe nuk mbaron asnjehere, ne te cilen Vdekja nuk ka pushtet.
    Gjithsecili qe kerkon te shpetoje prej vdekjes se perjetshme, qe kerkon ta munde ate , shpetim do te gjeje vetem tek JEzus Krishti, pasi vetem ai thote dhe deklaron nje fakt te tille: Un jam Rruga , e Verteta dhe Jeta. Askush nuk vjen tek Ati Perendi, vetem se nepermejt meje.
    Ju siguroj se askund nuk do ti gjeni kete fjale te pohuara me kaq vertetesi dhe te deshmuara nepermejt vepres ne kryq. Jo se dikush tjeter nuk mund te thoshte keshtu, por nuk mund te bente ate qe beri JEzusi , i cili e mundi vdekjen duke e shfuqizuar ate tek njeriu. Ringjallja e Krishtit eshte fakt , nepermejt te cilit Perndia i verteton njeriut premitmin e tij per shpetim.
    Ja se cfare thote Pali tek Veprat: 17:31:
    "Sepse Ai (Perendia) ka caktuar nje dite me te cilen do te gjykoje me drejtesi boten, me ane te atij njeriu(Krishtit) te cilin ai e ka caktuar; dhe per kete u ka dhen te gjitheve nje prove te sigurt, duke e ringjallur (Jezusin) prej se vdekurish."
    Deshmuesi i Kirshit.

Tema tė Ngjashme

  1. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  2. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •