Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Si e luftoni friken nga vdekja!?

    Te nderuar forumist,

    Te gjithe ne nje dite do te perballemi me vdekjen, prandaj duke e ditur kete fakt desha te ju pyes: A i frikoheni vdekjes dhe si e luftoni friken nga vdekja?

    Keto dite jam perballur me vuajtjet qe para vdekjes i ka kaluar nje aferm imi, i cili tere jeten ka jetuar me friken e momentit te vdekjes, e cila me ne fund e mori ne kthetrrat e saja. Duke e pare ate se me sa frike e jetoi jeten dhe sa e madhe ishte frika e tije kur ra ne shtratin e vdekjes, do te doja te dije mendimin tuaj ne lidhje me kete qeshtje.

    P.S. kerkoj falje qe gadi te gjitha temat e hapura nga une kane permbajtje te muget!?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  2. #2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Duke e jetuar jeten .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Duke u pregatitur per te (vdekjen)!
    If I Only Could....

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Poet nje teme te tille e kam hapur dhe une dikur pasi dhe mua me lodh shume
    ky mendim. Nuk e di pse po me duket sikur do jete fundi i botes nqs ndonjeri
    nga te afermit e mi do te vdiste. Dhe une ashtu si ti para pak kohesh humba nje
    njeri te afert te familjes sime. Qysh atehere jam bere si me fiksime me duket
    sikur kur kthej koken do shof ate njeri, e shof shpesh ne enderr dhe me dukey
    e pabesueshme.
    Kjo ndoshta ndodh pasi kam frike nga vdekja..?? As une s'di cfare pergjigjie ti jap.

    Eshte dhe nje rast tjeter qe ndoshta s'ka shume lidhje me temen por qe une e kam shume te nevojshme ta them dhe ta flas me njerez.
    Nje ish komshi i imi ka gjete vdekjen ne menyre aksidentale dhe une skam dite gja per kete sepse ka pase vite qe jemi shkepute qysh femi. Mami ma tregoj si rastesisht dhe po mos ta permende mami une sdo pyesja per ate djale.
    Qysh se me ka tregu mami me shkon mendja shpesh te ai djali dhe e shof ne enderr sikur kerkon ndihme...sikur kerkon dicka nga une. Sa keq ndihem dhe sa me vjen keq per ate person. Kur isha tani ne Shqiperi shkova rastesisht te ajo lagjia dhe pashe nenen e ketij djalit..nuk ndjeva asgje....! Vetem ai me dhimset shume....dhe me del ne enderr shume. Saqe kur e shof ne enderr nuk flej gjithe naten..? cfare mund te jete kjo gje..? Ndoshta nuk di asnjeri si ta shpjegoje por une e kam te nevojshme te flas per kete gje..se me mundon shume.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Poeti
    Te gjithe ne nje dite do te perballemi me vdekjen, prandaj duke e ditur kete fakt desha te ju pyes: A i frikoheni vdekjes dhe si e luftoni friken nga vdekja?
    Qė kam frikė , kam aq shumė sa s'tregohet ! Deri tani s'kam gjetur ndonjė mėnyrė ta luftoj, por duke jetuar (duke jetuar ama , jo llafe ...lol ) shpeshherė harrohet. Po nuk e 'jetove jetėn' , vetem tek "ajo tjetra" do tė tė rrijė mendja , pa dyshim.


    Poet , hap ndonjė temė mė tė bukur , please! Ndonjė me dasėm, me aheng, me lodra , me dajre.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Tema eshte shume e rende.

    Asnje nuk do te mendoje per vdekjen. Dhe vdekja e te afermve dhe e te dashurve eshte shume shume e rende!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ti maj shkodrane i shihke nė enderr pasi kanė vdekur, po unė e shkreta qė i shoh mė pėrpara , duke u bėrė gati pėr tė vdekur , mijėra km larg, unė si t'ia bėj? Nejse...

    Tek kjo tema , duhet tė vishemi me tė zeza e mos vemė make -up, apo s'ka shumė rėndėsi?

    Pse nė raste vdekjesh tė kap e qeshura mė keq? Dini gjė ju?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Pse nė raste vdekjesh tė kap e qeshura mė keq? Dini gjė ju?
    Mechanizem mbrojtes....defense mechanism
    If I Only Could....

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga shkodrane82
    Eshte dhe nje rast tjeter qe ndoshta s'ka shume lidhje me temen por qe une e kam shume te nevojshme ta them dhe ta flas me njerez.
    Nje ish komshi i imi ka gjete vdekjen ne menyre aksidentale dhe une skam dite gja per kete sepse ka pase vite qe jemi shkepute qysh femi. Mami ma tregoj si rastesisht dhe po mos ta permende mami une sdo pyesja per ate djale.
    Qysh se me ka tregu mami me shkon mendja shpesh te ai djali dhe e shof ne enderr sikur kerkon ndihme...sikur kerkon dicka nga une. Sa keq ndihem dhe sa me vjen keq per ate person. Kur isha tani ne Shqiperi shkova rastesisht te ajo lagjia dhe pashe nenen e ketij djalit..nuk ndjeva asgje....! Vetem ai me dhimset shume....dhe me del ne enderr shume. Saqe kur e shof ne enderr nuk flej gjithe naten..? cfare mund te jete kjo gje..? Ndoshta nuk di asnjeri si ta shpjegoje por une e kam te nevojshme te flas per kete gje..se me mundon shume.

    Shkodrane per te bere te ndihesh normale ne kete qe thua dhe qe ndjen...Kur kam qene e vogel kam pasur shoqeri te paharrueshme (shoke/shoqe pallati dhe nga pallatet perreth). Wow sa luanim, e c'kenaqeshim. Dmth per te gjithe ata njerez, dhe per ato kohe kam nje ndjenje te embel perbrenda.
    Ti dhe cdo shqiptar e di qe shume te rinj vdiqen ne kete marrezine e dekades se fundit. Kam qene adoleshente kur vrane nje nga shoket e pallatit. E kam pare vete te shtrire, te vdekur (te afermit si kishin ardhur akoma ta merrnin). Sinqerisht me vjen perhere njesoj keq kur e kujtoj...Ka qene femije shume i mire dhe nxenes i mire shume por kur rritesh ne vorbull nganjehere te merr vorbulla padashur me vete. Do te me vije keq gjithmone qe u shua ashtu...por zemra duhet vene nje lloj muri tek vetja qe nuk duhet kaluar sepse ankthi, zemra e renduar nuk te sjellin asnje te mire edhe ty per vete. Ti e sheh ne enderr, sepse akoma nuk do qe ta ngesh kete mur. Nje gje e admiroj shume te amerikanet (psh) qe cfardo te ndodhe - nuk harrojne kurre ta mbrojne dhe veten. (Gjakftohtesi, eksperience se di se cfare tjeter mund te quhet) por e di qe eshte dicka e mire. Kurse ne jemi shume delikat dhe e leme veten te pambrojtur sepse mendojme se ashtu eshte me mire-por s'eshte ne fakt.
    green
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga green : 22-08-2005 mė 18:13

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Duke e jetuar jeten .
    M`i vodhe shkronjat nga tastatura.
    Po te njejtin mendim kam, friken nga vdekja e hjek vetem jeta e jetuar mire.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON

    Poet , hap ndonjė temė mė tė bukur , please! Ndonjė me dasėm, me aheng, me lodra , me dajre.
    MI CORAZON,

    Temat qe mund te hap une kane kete permbajtje, sikur kjo, por ne realitet une jam krejt person tjeter nga sa mund te konstatohet nga temat e mia.
    Te shkruaj per dasma e dajre, sikur nuk me shkon, por mund te provoj dicka rreth punes dhe angazhimeve tuaja ne pune, studime apo dicka te ngjashme.
    Te shohim ne vazhdim....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  12. #12
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    E di qe 1 her do te ndodhe ...heret apo vone
    M&M

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    Une gjithnje kam pasur frike nga vdekja, keshtu qe njeher vendosa te medoj se cfare duhet te bej qe ta hiqja kete frike. Thjesht kam kuptuar qe te gjithe do vdesim nje dite dhe kjo nuk ka rradhe prandaj gjeja me e mire eshte te shijosh cdo dite JETEN. Po te shohesh te gjithe ata qe kane pesuar ndonje aksident ose me sakte ne shqip ne perdorim shprehjen" Kane pare vdekjen me sy" thone qe cdo gje me pas iu duket ndryshe, dmth vleresojne edhe gjerat e vogla te cilat me pare nuk i binin fare ne sy. Keshtu qe une mundohem cdo dite tu them te dashurve te mi qe i dua shume dhe te vleresoj gjithe gjerat e bukura qe me ndodhin ( nje dite te bukur si e sotmja, nje puthje e embel ne mengjes, nje perqafim i ngrohte ne mbremje dhe njerezit e shtrenjte qe me ekzistencen e tyre me bejne te lumtur). On the other side, mendoj qe vdekja eshte dicka natyrale dhe mund te ndodhe ne cdo moment, keshtu qe kam bere life insurance. lol.

  14. #14
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    duke e dashur ate si nje stad te pashmangshem te ekzistences.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  15. #15
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Eshte interesante !!

    Po ti hedhesh nje sy rrugeve plot njerez,stadiumeve,sallave,universiteteve, institucioneve etj etj.....nga gjithe keta njerez qe shikon pas maksimumi 100 vjetesh nuk do jete asnje i gjalle !! Sad Te ben te kuptosh sa shpejt iken koha.

    Kam pasur shume frike nga vdekja....por qe kohet e fundit kam filluar ta konceptoj si dicka normale,prag neper te cilin do kalosh heret a vone!Frika esht thjeshte nje ndjeje qe thjesht e ben jeten me te veshtire.Dhe nuk jam me disa qe thone vdekja i ndan njerzit !Ne fakt vdekja i bashkon njerezit sepse aty mendohet te jete destinacioni perfundimtar i te gjitheve.

    Si ta luftosh friken kunder vdekjes? Duke mos e harxhuar gjith jeten tende me mendimin se nje dite do vdesesh!Vdekja nuk ka rendesi nese arrin te gezosh kohen e jetes qe te eshte dhuruar.

    Me shume se Kur? dhe ku?...mund te me mundoje pyetja Si?
    Por qe prap nuk dua ta mendoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 24-08-2005 mė 10:42
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Definitivisht, pajtohem me mendimin se vdekja eshte nje pike te cilen do ta arrijme patjeter se nuk ben ndryshe, por e mbeshtes me tere forcen konceptin e te jetuarit te cdo dite pa friken e vdekjes!? Edhe ashtu jeta kalon shume shpejte, sikur kur hyn permes deres e del permes dritares... kete e kuptojme kur te jemi ne fundin e rrugetimit tone, prandaj perse ta bejme jeten tone dhe te te tjereve te veshtire, te hidhur, kur pas largimit tone mbeten vetem kujtimet e jetes se kaluar, kujtimet te cilat bejne qe ata qe do te mbeten pas nesh te na mbajne ne mend sa me gjate...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 24-08-2005 mė 13:56
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  17. #17
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Poet ,

    Une kur dal nga shtepia cdo mengjes , mendoj si ta kaloj sa me mire diten , ndonese ka raste eshte monotone ... por asnjehere se mendoj qe po sikur te pesoj ndonje aksident ? ose bum tja bej me ndonje shkurre ... jeta eshte e bukur , so skam kohe te mendoj vdekjen tani .. god jam sh e re , per te menduar

    Kalofsh mire .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Per veten nuk e mendoj kurre vdekjen, po kohet e fundit qe po festoj ditelindjet e prinderve dhe i shikoj (sa mbushi babi te 50-tat) ca shenja pleqerie (sadoqe si 20-vjecar e kam akoma lool) ndonjehere me hyn ne mendje dhe me ze frika si mund te jetoj jeten time pa ta. (ptu ptu larg qofte) me ze nje frike e madhe sa me dhemb shpirti. I rri babit nga mbrapa per c'do gje, dhe floket dua ti lyej tani qe po shikoj qe i kan dal thinjat pak fare se ster te zi e ka flokun. . Friken se heq dot, por ama e pakesoj duke i mbajtur prinderit sa me afer e duke kaluar sa me shume kohe bashke.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Reina dhe babi im mbush 50 vitin qe vjen. Dhe me perpara kur isha me e vogel
    degjoja vdiq ne moshen 50 vjecare....eh thoja se nuk paska qene aq i ri.
    Po babi im me duket tashi si djale i ri...( sinqerisht ) dhe ndonjehere kur e kapte
    tensioni qe isha me pushime filloja e dridhesha nga halli.
    Imagjino te jetosh larg tyre me vite te tera dhe as lezetin mos t'ja ndish...
    E tmerrshme...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodrane82 : 24-08-2005 mė 14:49

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Pink, Reina, shkodrane82,

    Postimet tuaja ketu tregojne se te gjithe ne kemi nje frike permbrenda dhe tentimi yne qe te jemi sa me te lumtur ne jete me ate qe kemi eshte menyra per te harruar vdekjen si fenomen i pashmangshem.
    Perse kete teme do te thonit ju!? Ngase nese flasim per ate qe mund te na shkaktoj friken, me pak do ta ndjejme dhe me te forte do behemi, mu sikur themi, une dua te jetoj jeten, vetem, me te dashurit e mij apo larg tyre, por jeten do ta jetoj dhe askush nuk ka te drejte qe qastet e mia te kesaj te mi ngjyros ne gri, dua qe jeta ime te kete ngjyrat e ylberit, aromen e luleve dhe shijen me te mire qe ekziston, dua qe jeten time (dhe te te tjereve) ta bej te lumtur per aq sa mund te jetohet...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Maksim Gorki
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 07:47
  2. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  3. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27
  4. Pse shqiptarėt zgjedhin Perėndimin dhe jo vėndet Arabe?
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 19:07
  5. Pozita e femres ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 14:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •