Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005

    E hënë, 22. Gusht, 2005
    SOREN JESSEN-PETERSEN: “NUK KA ASNJË ARSYE PËR TË SHTYRË BISEDIMET PËR STATUSIN"



    Intervistë me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen



    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Jessen-Petersen, deklaratat tuaja të fundit janë përshkuar me besimin se vjeshta do të shnojë fillimin e bisedimeve mbi statusin përfundimtar të Kosovës. Në çka e mbështesni besimin tuaj?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Në ato që janë shënuar muajt e fundit. Para 12 muajsh, në shtatorin e vitit të kaluar, në një takim që kemi pasur në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit, jemi pajtuar mbi një agjendë dhe orar për ta çuar Kosovën përpara. Deri më tani kemi arritur tek secili standard, është arritur përparim në shumë fusha, është arritur edhe pajtueshmëria e Këshillit të Sigurimit në maj të këtij viti që ta mbështesë sekretarin e përgjithshëm në qëndrimin e tij për të filluar një vlerësim të zgjeruar të standardeve të përmbushura. Ky vlerësim aktualisht është duke u bërë dhe të gjitha këto janë duke u realizuar sipas agjendës dhe orarit të përcaktuar. Përkundër ngecjeve të shënuara në përmbushjen e standardeve gjatë muajit korrik, të cilat meqë ra fjala tash janë zëvendësuar me energji dhe përkushtim të ripërtërirë, ne kemi ecur përpara, çdo standard është arritur dhe në bazë të përparimeve të shënuara, nuk shoh arsye për të mos vazhduar me atë që tashmë jemi pajtuar. Kjo do të thotë se vlerësimi i zgjeruar do t’i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm, i cili këtë vlerësim do ta ndajë me Këshillin e Sigurimit, jo më vonë se në muajin tetor, me rekomandimet nëse bisedimet për statusin duhet filluar. Besimi im bazohet në përparimin e vazhdueshëm që është duke u arritur. Unë e di, në fakt do të thoja se nuk do të isha i befasuar nëse ambasadori Kai Eide, nënvizon një numër vështirësish të vazhdueshme. Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha këto vështirësi, por ato nuk janë çështje dhe probleme që mund të zgjidhen brenda një nate, janë thjeshtë çështje që duhet zgjidhur. Sikur që e thashë edhe më parë, tash për tash nuk shoh asnjë arsye për të shtyrë bisedimet mbi statusin.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Si mendoni se do të zhvillohen këto bisedime, cilët do të jenë akterët kryesorë nga komuniteti ndërkombëtar dhe natyrisht kush do ta luajë rolin kryesor nga pala kosovare në këto bisedime?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Nga komuniteti ndërkombëtar, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të emërojë të dërguarin e posacëm për statusin. Ky i fundit mbase do të ketë zëvendësit e tij që do të emërohen nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian. Edhe pse mendoj se i dërguari i posaçëm për statusin do të jetë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ky institucion sigurisht do ta emërojë zëvendësin e tij. Një zëvendës mbase do ta emërojë edhe Rusia, por të gjitha këto ende nuk janë definuar. Emisari për statusin do të jetë ai që do të realizojë një diplomaci “shuttle” në mes të Prishtinës, Beogradit dhe kryeqyteteve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit. Pastaj do të përpiqemi të hartojmë një marrëveshje kornizë. Sa i përket palës kosovare, mendoj se është e rëndësishme që të bëhet ashtu siç kanë thënë të gjithë liderët, përfshirë këtu edhe presidentin Rugova, i cili më ka thënë të premten që shkoi se Kosova do të hyjë e bashkuar në këto bisedime mbi statusin. Të gjitha partitë kryesore politike do të marrin pjesë në bisedimet për statusin dhe kjo është ajo që ne po mundohemi ta arrijmë nëpërmjet Forumit Politik.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në këtë kuadër, kohët e fundit ka pasur diskutime intensive mbi atë se kush duhet t’i formojë grupet punuese, Forumi apo Qeveria. A është zgjidhur kjo situatë?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Këtë çështje e kemi diskutuar javën që shkoi, e kemi diskutuar dhe do ta diskutojmë edhe në ditët e ardhshme. Mendoj se jemi pajtuar që nën një, duhet të fillojmë përgatitjet thelbësore për bisedimet mbi statusin. Dy-tre muajt e fundit i kemi kaluar për të arritur pajtimin rreth hollësive të grupeve punuese, por sinqerisht përgatitjet duhet të fillojnë tani, aq më tepër nëse bisedimet për statusin fillojnë në tre muajt e ardhshëm. Nën dy, jemi pajtuar që na duhen vetëm një palë grupe punuese. Dhe të jem i sinqertë, nëse këto grupe dalin nga Forumi, kjo do të ishte mirë, por nëse Forumi nuk mund të ecë përpara rreth kësaj çështjeje, atëherë Qeveria ka shqetësime të kuptueshme. Por, të gjitha këto çështje janë ende duke u diskutuar dhe ajo që tani është e rëndësishme është konsensusi për të ecur përpara dhe konsensusi për themelimin e grupeve punuese. Besoj se kjo cështje do të zgjidhet në disa ditët e ardhshme.

    RADIO EVROPA E LIRË
    A është caktuar një afat për themelimin e këtyre grupeve?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Sa më përket mua, kjo çështje nuk mund të presë më. Siç e thashë jam i bindur se bisedimet për statusin do të nisin në tetor dhe kjo do të thotë se Kosova duhet të jetë e përgatitur. Nuk mund të hysh në këto bisedime, të cilat do të jenë shumë komplekse, i papërgatitur. Në këtë rast, do të jenë qytetarët e Kosovës ata që do ta paguajnë çmimin për udhëheqës të papërgatitur politik.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Derisa po flasim për statusin, ambasadori Kai Eide është duke e përgatitur vlerësimin e tij për përmbushjen e standardeve. Cfarë prisni ju nga raporti i tij?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Pres një vlerësim objektiv, të ndershëm dhe të zgjeruar. Dhe meqë ambasadorin Eide e njoh si një profesionist të vërtetë, këtu qëndron besimi im se do të ecim përpara. E di me siguri, nëse jo më mirë se kushdo tjetër, atëherë po aq mirë sa kushdo tjetër, se ku qëndrojnë ngecjet dhe problemet. Ato janë duke u adresuar dhe kryesisht kanë të bëjnë me pakicat kombëtare. Gjithashtu e di se shumë prej këtyre ngecjeve kanë të bëjnë me dy faktorë: i pari është fakti se serbët e Kosovës vazhdojnë të mos trimërohen për t’u angazhuar në tërë procesin dhe është shumë e vështirë të arrihet përparimi në ato fusha të interesit të drejtëpërdrejtë të serbëve në Kosovë. Problemi i dytë është fakti se është shumë e vështirë të arrihet përparim në disa çështje që kanë të bëjnë me pakicat, sepse gjithnjë e më shumë, çdo gjë tash është duke u parë me syrin e bisedimeve për statusin. Pra, kur adresohen çështjet fundamentale, siç është për shembull decentralizimi dhe kthimi i të zhvendosurve, mendoj se Beogradi, e gjithashtu edhe Prishtina, e shqyrton ndikimin e qëndrimeve të tyre në bisedimet për statusin. Dhe për arsyet tashmë të njohura, bisedimet për statusin tashmë kanë filluar. Me këtë dua të them se do të jetë shumë e vështirë për të arritur përparim në çështjet fundamentale.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Siç e thatë edhe vetë, pjesa më e madhe e standardeve është e lidhur me pakicat, veçanërisht atë serbe. Cfarë mendoni për institucionet në Kosovë, sa kanë bërë ato në këtë drejtim?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Kohë pas kohe, në Qeverinë e kryeministrit Haradinaj ka pasur një numër aktivitetesh. Zoti Haradinaj ka bërë shumë për të zgjidhur çështjen e pakicave, ai ka bërë deklarata shumë të fuqishme dhe shumë të qarta, por pastaj u gjetëm në një periudhë në të cilën na duhej një zotim i fuqishëm dhe më shumë përkushtim nga ana e institucioneve vendore. Ka pasur deklarata të mira, por nuk është bërë mjaft në kuptimin e hapave të mëtutjeshëm, për të vizituar, takuar, për të shtrirë dorën pakicave dhe për të adresuar çështjet e tyre. Megjithatë, kohët e fundit mendoj se jemi duke parë përpjekje të ripërtrira për të integruar pakicat. Në këtë drejtim, mendoj se nisma që Qeveria ndërmorri për decentralizimin nënkupton se ajo tashmë e njeh rëndësinë që kanë këto çështje për pakicat. Prandaj besoj se ky hap i parë është mjaft i mirë dhe do të duhej të ishte i mjaftueshëm edhe për pakicat që të ulen dhe ta shqyrtojnë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Nëse përfaqësuesit e serbëve të Kosovës vazhdojnë të mos marrin pjesë në proceset politike, siç e thatë edhe ju decentralizimin, a e rrezikojnë ata kësisoji fillimin e bisedimeve për statusin?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Jo. Kjo është qartësuar në takimin e Këshillit të Sigurimit nëntorin e kaluar, në të cilin është thënë qartë se nëse mungesa e përparimit është rezultat i mosangazhimit të serbëve, atëherë kjo nuk do të vihet në kurriz të institucioneve kosovare. Por, nuk jam edhe aq i shqetësuar me këtë çështje. Shqetësimi im kryesor është se ka aq shumë serbë të Kosovës, të cilën duan të jenë pjesë e kësaj shoqërie dhe t’u dëgjohet zëri në shoqërinë që do të dalë nga bisedimet për statusin. Dhe mendoj se janë pikërisht ata që e paguajnë çmimin për ngurrimin dhe jogatishmërinë e Beogradit për të dhënë dritën e gjelbërt për një gjë të këtillë. Dhe mendoj se kjo është më dramatike.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në përgjithësi, çfarë ndjeni personalisht rreth përmbushjes së standardeve…zhgënjim, kënaqësi?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Mendoj se kjo çështje duhet shikuar ndryshe, duhet gjithmonë të dijmë se prej nga kemi ardhur dhe ku jemi. Padyshim se ka pasur shumë zhvillime pozitive. Mendoj se në ato fusha të cilat ne i kemi cilësuar si më të rëndësishmet dhe që kanë të bëjnë me pakicat, nëse shikohet procesi i kthimit dhe numri i të kthyerve, të gjithë duhet të ndjehemi të zhgënjyer. Por, siç e kam thënë edhe më parë, kthimi nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por edhe me krijimin e kushteve që mundësojnë këtë process. Edhe në lirinë e lëvizjes ka pasur shumë përparime, por natyrisht se nuk mund të jemi të kënaqur. Nëse të dhënat tona janë të sakta, 80 % e serbëve të Kosovës ndjejnë se janë të lirë për të lëvizur, por kjo do të thotë se 20 % nuk mund të lëvizin. Askush nuk mund të jetë i kënaqur përderisa 20 % e cilit do komunitet, kudo në botë, nuk ndihet i lirë për të lëvizur. Ka fusha pra ku unë nuk jam i kënaqur, por ajo që duhet kuptuar është se ka përpjekje dhe ka arritje. Në këtë kuadër nuk duhet pasur dyshim se ka përpjekje për të përmirësuar gjendjen, por pastaj mund të ketë arsye që tregojnë përse nuk kemi shënuar rezultate, si në rastin e kthimit të zhvendosurve. Mendoj se tashmë është e qartë se me përpjekjet edhe më të mira, shumë njerëz nuk do të ktheheshin tani, në pritje të statusit që do të dalë. Ata njëkohësisht janë duke dëgjuar deklaratat e udhëheqësve serbë në Beograd se në Kosovë nuk ka të drejta të njeriut dhe nuk ka siguri dhe kjo natyrisht nuk ndihmon. Sidoqoftë, ne duhet të insistojmë që të ketë përpjekje dhe të mos kursejmë fare për të arritur përparimin.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Për fund, si e shihni rolin e bashkësisë ndërkombëtare pasi të jetë definuar statusi përfundimtar?

    SOREN JESSEN-PETERSEN
    Fillimisht, është evidente se një gjë e këtillë do të varet nga autoriteti që do të dalë nga bisedimet për statusin. Nëse pas bisedimeve, të themi se Kosova do të jetë e pavarur, edhe pse për një gjë të këtillë nuk kam paragjykuar dhe nuk do të paragjykoj kurrë, por le të spekulojmë dhe të themi se Kosova do të jetë e pavarur, atëherë do të varet nga autoritetet që të ftojnë bashkësinë ndërkombëtare. Pra, do të jenë autoritetet në Kosovë ato që do të vendosin se deri në cilën masë do të ketë nevojë për praninë ndërkombëtare dhe pastaj ta ftojnë atë. Në bazë të bisedimeve dhe takimeve të shumta që kam zhvilluar me udhëheqësit e këtushëm politikë, ata do të dëshironin një prani të vazhdueshme ndërkombëtare. Do të ketë nevojë për një prani të vazhdueshme ndërkombëtare në aspektin e sigurisë, por edhe në disa fusha të tjera. Nuk do të ketë një UNMIK, UNMIK-u do të largohet, do të zhduket prej këtu me definimin e statusit, sepse atëherë do t’i jepej fund edhe Rezolutës 1244. Do të ketë një rezolutë të re, por sigurisht jo me praninë e Kombeve të Bashkuara. Mendoj se jemi duke llogaritur në Bashkimin Evropian që të kyçet në disa segmente të caktuara dhe gjithashtu mendoj se edhe OSBE-ja do të ketë një rol për të luajtur. Por, siç e thashë këto çështje duhet të vendosen nga autoritetet që do të dalin pas bisedimeve. Ne tash jemi duke zhvilluar bisedimet me këto institucione potenciale që jenë të gatshme nëse prej tyre kërkohet që të vijnë në Kosovë.

    Intervistoi: ARBANA VIDISHIQI

    RFE
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E martë, 23. Gusht, 2005
    KUHNER: FAKTET NË TERREN DO VENDOSIN TË ARDHMEN E KOSOVËS



    Jeffrey Kuhner nga Fondacioni Ripon, Uashington



    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Kuhner vjeshta po afrohet dhe ethet e bisedimeve për statusin janë të pranishme në Kosovë. Cila do të jetë strategjia e Uashingtonit gjatë këtyre bisedimeve?

    JEFFREY KUHNER
    Mendoj se strategjia do ketë disa përbërës. Më e rëndësishmja është se Uashingtoni do të sigurojë se të drejtat e shqiptarëve të Kosovës do të garantohen në çdo lloj bisedimesh të mundshme. Së dyti ata duan të paraqesin konceptin e autonomisë graduale për Kosovën që eventualisht çon drejt pavarësisë. Së treti mendoj se Shtetet e Bashkuara duan të krijojnë një kornizë në bazë të së cilës paqeruajtësit mund të largohen dhe Kosovës do t'i lejohet të jetë një njësi që vetqeveriset.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Lidhur me llojin e bisedimeve a do t ëkemi nëj konferencë ndërkombëtare apo diç tjetër?

    JEFFREY KUHNER
    Uashingtoni ende nuk ka vendosur përfundimisht për llojin e bisedimeve. Por nga burimet e mia mund të them se ajo që ata dëshirojnë janë bisedime shumëpalëshe si dhe duan të sigurojnë se një autonomi në rritje e Kosovës do të bëhet me mbështetjen e fuqive rajonale dhe pa diskutim me një lloj pajtimi nga Beogradi. Kjo e fundit ka për të qenë pengesa më e vështirë. Të dyja, si qeveria e Koshtunicës dhe presidenca e Tadiçit e kundërshtojnë pa kompromis pavarësinë e Kosovës dhe mendoj se të kesh Beogradin në rrugën e duhur do jetë një sfidë e madhe. Mënyra se si Uashingtoni kërkon ta përfshijë Beogradin është përmes pjesëmarrjes në bisedime për çështje afatshkurtra si mbrojtja e pakicës serbe në veri të Kosovës e ndoshta shtimi i marrëdhënieve tregtare mes Beogradit dhe Kosovës. Pra një morri hapash që do të rrisnin besimin e autoriteteve në Beograd. Por ajo që do theksoja për dëgjuesit tuaj është se pavarësisht nga formati i negociatave dhe vendit ku do mbahen ajo që do të vulosë të ardhmen e Kosovës do jenë faktet në terren. Dhe ato flasin se shumica e qytetarëve të Kosovës janë shqiptarë, të cilët pavarësisht cilës rrymë politike i përkasin, bien dakord në një pikë se Kosova duhet të marrë pavarësinë. Dhe bazuar në këtë realitet bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht Shtetet e Bashkuara do të përmbushin dëshirën e shqiptarëve për liri dhe vetvendosje.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Sa kohë do të marrë deri në përcaktimin përfundimtar të statusit, kur ju përmendët se Uashingtoni mund të ndjekë strategjinë e disa fazave.

    JEFFREY KUHNER
    Mendoj se Shtetet e Bashkuara po shohin një periudhë 5 deri në 7 vjeçare, ku për çdo 8 deri në 12 muaj duhen arritur disa objektiva konkrete në terren. Këtu përfshihen kalimi i më shumë pushteti tek qeveria në Kosovë, kjo nënkupton pasjen e flamurit të tyre, parlamentin, forcat e tyre të sigurisë, doganat e pavarura etj. Mendoj se hap pas hapi do t'i jepet më shumë autonomi, derisa ndërmjetësuesit do shohin për mundësi të shtuara për mbrojtjen e pakicave në veri. Nëse kjo e fundit do ketë mbështetjen e plotë të autoriteteve në Prishtinë atëherë besoj se për Beogradin do jetë shumë e vështirë të kundërshtojë ecjen përpara të proçesit dhe të kërkojë rivënjen e kontrollit ndaj Kosovës. Pra ky proçes, me të gjitha fazat, do marrë 5-7 vjetë dhe personalisht mendoj se në vitin 2010 –2012 Kosova do të jetë një vend i pranuar nga bashkësia e shteteve.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Sa të afërta apo të ndryshme janë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me statusin e Kosovës?

    JEFFREY KUHNER
    Ka disa dallime mes BE –së dhe SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara janë më shumë pro pavarësisë dhe kërkojnë ta shpejtojnë proçesin, ndërsa Bashkimi Evropian është më shumë i shqetësuar për përplasjet e mundshme me Beogradin. Shumë burokratë në Bashkimin Evropian në thellësi të shpirtit nuk do donin të shihnin një Kosovë të pavarur, por do donin që ajo të ishte një provincë autonome e Serbisë. Nga ana tjetër ata e dinë se kjo është jorealiste. Ajo që po sheh Bashkimi Evropian është në fakt një rënje përqark idesë së pavarësisë duke dëshiruar që ta shohë Kosovën eventualisht të integruar në Bashkimin Evropian. BE do kërkojë marrëdhënie ekonomike më të ngushta mes Prishtinës e Beogradit si dhe më shumë bashkëpunim mes tyre për çështje që prekin gjithë rajonin. Por tek e fundit BE-ja dhe SHBA-të do jenë të dëtyruara të bien dakord për atë që Kosovës duhet t'i jepet pavarësia.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Aktualisht a shihni ndonjë pengesë në bisedimet për statusin dhe nëse po cilat janë?

    JEFFREY KUHNER
    Pengesa më e madhe që shoh aktualisht është sjellja e qeverisë së tashme në Beograd. Ata janë bërë më kundërshtues në gjashtë muajt e fundit, derisa aleatët e afërt të Millosheviçit po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në Serbi, përfshi dhe sektorët kyç të qeverisë. Kemi forcat politike nacionalste, siç janë radikalë,t që po forcohen, ndaj Beogradi ndihet gjithnjë e më shumë dyshues për t'u përfshirë në çfarëdo bisedash për statusin, për më tepër nëse opcioni i pavarësisë do jetë në tryezë. Megjithatë mendoj se tek e fundit ata do jenë të detyruar të përfshihen në bisedime për shkak të krizës së rëndë ekonomike me të cilën përballet Serbia. Kjo e ka bërë Beogradin që të varet nga ndihmat e huaja derisa vendi po shkon drejt një destabilizimi në rritje. Kështu që ëndërra për të mbajtur Kosovën dhe për të skllavëruar disa miliona shqiptarë kundër vullnetit të tyre është aq jorealiste dhe kundër interesave afatgjata kombëtare serbe që ndoshta do bëjë që zërat e arsyes dhe qytetërimit do të triumfojnë.

    Intervistoi Ilirjana A Bajo

    RFE
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen tha të mërkurën se procesi i përgatitjeve për bisedimet rreth statusit përfundimtar të Kosovës duhet të përshpejtohet.

    “Mirëpres rolin aktiv të atyre që kanë përgjegjësi kushtetuese në këtë proces, përfshirë kryetarin dhe kryeministrin e Kosovës”, ka thënë Petersen, duke potencuar nevojën e përshpejtimit të përgatitjeve, por edhe ruajtjen e konsensusit politik.

    Kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jesen Petersen fokusoi domosdoshmërinë e kosovarizimit të procesit të përgatitjeve për bisedimet rreth statusit final të Kosovës. Ai tha se ky proces duhet të përshpejtohet në thelbin e tij dhe për këtë duhet të kenë rol aktiv edhe institucionet edhe partitë politike.

    Pas një takimi me liderin e partisë ORA, Veton Surroi, Petersen tha se përfshirja e partive politike është e nevojshme për shkak të konsensusit, ndërsa roli aktiv i institucioneve është i mirëpritur pasi ato kanë përgjegjësi kushtetuese për këtë.

    “Mua më intereson procesi, pra që përgatitjet të fillojnë sa më parë. Pajtohem plotësisht për rolin që duhet të ketë kryetari i Kosovës. T’ua përkujtoj se forumi asnjëherë nuk është parë si zëvendësim për institucionet. Ai ekziston për ta lehtësuar punën e institucioneve, prandaj unë mirëpres rolin aktiv të atyre që kanë përgjegjësi kushtetuese, në këtë rast të kryetarit të Kosovës”, tha Petersen pas deklaratës së Surroit rreth rolit të kryetarit Rugova në këtë proces.

    “Kryetari Rugova ka një obligim dhe pozitë kushtetuese çfarë ne duhet ta respektojmë, ajo është unifikues, dmth., përfaqëson unitetin e popullit dhe procesi i ndërtimit të mëtejmë i forumit duhet të kalojë gradualisht me shpejtësi tek kryetari Rugova. Besoj se kjo do të ishte fazë normale e zhvillimeve politike në Kosovë”, ka thënë zt. Surroi.

    Sidoqoftë, shefi i UNMIK-ut kërkoi që diskutimet e deritashme në Forum dhe Sekretariat tani të transformohen në aksione konkrete, pas i siç tha:

    “Forumi do t’i respektojë edhe përgjegjësitë kushtetuese të kryeministrit. Në anën tjetër tani është koha për balancimin e nevojës për përshpejtimin e procesit, si dhe ruajtjen e konsensusit politik për këto çështje kombëtare”, ka thënë Petersen.

    Këto vlerësime shefi i UNMIK-ut i bëri një ditë pasi ishte vendosur për shtyrjen e mbledhjes së Forumit Politik, të planifikuar për të mërkurën, mbledhje që paraprakisht vlerësohej e rëndësishme pasi duhej të vendosej për çështjen se kush duhet t’i krijojë grupet punuese lidhur me përgatitjet e negociatave për statusin, forumi, apo Qeveria e Kosovës. Në emër të Sekretariatit të Forumit, Ernest Luma nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha sot se shtyrja është bërë vetëm për shkaqe teknike dhe nuk ka të bëjë me ndonjë farë ç’ekuilibrim në kuadër të Forumit.

    “Kjo shtyrje është bërë me qëllim të përgatitjes sa më mirë nga ana e lidershipit dhe në takimin e ardhshëm të reflektohet mirëkuptimi i ndërsjellë dhe konsensusi që deri tani është ruajtur në kuadër të këtij mekanizmi”, tha Luma.

    Pa saktësuar ndonjë datë konkrete ai nuk përjashtoi mundësinë që takimi i shtyrë, të mbahet në fund të këtij muaji, ose në fillim të shtatorit.

    Edhe Petersen e vlerësoi të arsyeshëm vendimin për shtyrjen e takimit.

    Ndërkohë kryeministri, sipas zëdhënësit Daut Dauti, do të vazhdojë angazhimin e tij për përshpejtimin e përgatitjeve për negociatat rreth statusit final të Kosovës.

    Javët e fundit qeveria kishte dalë me qëndrimin se do t’i krijojë grupet punuese, pasi vonesat në forum janë vlerësuar të dëmshme për procesin. Ky qëndrim u kundërshtua nga opozita dhe pas takimeve të ndara me shefin e UNMIK-ut ishte vendosur që të gjitha çështjet e hapura rreth grupeve punuese të debatohen në mbledhjen e radhës së Forumit Politik, ku janë të përfaqësuara institucionet dhe forcat kryesore politike.

    /Xhylie Rexha & Enver Bajrami/
    Radio-Kosova
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Derisa Bashkësia Ndërkombëtare,përkatësisht Grupi i Kontaktit,UNMIK-u,OSBE-ja etj,etj këshillojnë dhe u tërheqin vërejtjen klasës politike (Institucioneve të Kosovës) që të përshpejtojnë përgaditjet për fillimin e bisedimeve rreth statusit politik të Kosovës...lexoeni edhe lajmin marrë nga radio-kosova...


    Shtyhet për kohë të pacaktuar mbledhja e Forumi Politik të Kosovës



    Është shtyrë për kohë të pacaktuar mbledhja e Forumi Politik të Kosovës e cila ishte paralajmëruar të mbahet sot. Zëdhënësja e UNMIK-ut Marsi Poll, ka thënë se sekretariati i Forumit ka kërkuar edhe disa ditë për të përgatitur takimin e radhës së Forumit.

    Ishte paraparë që në takimin e sotëm të Forumit të diskutohej mundësia e formimit të grupeve punuese për përgatitjen e bisedimeve për statusin e Kosovës.

    Radio-Kosova


    ...............................................

    ...Në anën tjetër Qeveria e Kosovës insiston që vetë të formojë grupet punuese dhe vetë të caktojë koordinatorin për bisedimet që do të zhvillohen rreth statusit politik të Kosovës,ndërkaq për koordinator të të gjitha grupeve punuese,sipas mediave të shkruara në Kosovë,si kandidat i mundshëm përmendet Blerim Shala,botues i gazetës "Zëri".Blerimi ishte edhe njëri nga anëtarët e delegacionit kosovar në Rambuje dhe Paris në vitin 1999...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 24-08-2005 më 10:48
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Kompromisi – kurorëzim i mohimit të vullnetit të popullit


    Prishtinë, 24 gusht 2005

    Kryeadministratori Soren Jessen-Petersen e tha hapur atë që ka qenë e ditur sipas përkufizimit. Se negociatat nënkuptojnë kompromisin; se po përgatiten negociatat për Kosovën, meqenëse po përgatitet kompromisi për të. E kompromisi s’është asgjë tjetër përveçse robëri e re për Kosovën, varësi e pakushtëzuar nën Serbi.

    Deklarimi i djeshëm i Soren Jessen-Petersen-it, nuk i drejtohet politikanëve të Kosovës, por popullit të Kosovës. Politika e UNMIK-ut përcaktohet nga Rezoluta 1244, e cila mohon vullnetin e popullit të Kosovës, dhe modelohet prej presioneve të Serbisë, që synon ta rimarrë Kosovën duke e coptuar atë paraprakisht nëpërmjet procesit të decentralizimit. Për këtë politikë, politikanët e Kosovës nuk janë sfidë. Zatën, ata janë brenda institucioneve të sistemit politik që e ka krijuar dhe e kontrollon regjimi antidemokratik dhe kolonialist i UNMIK-ut. Për pasojë, janë të korruptuar dhe të shantazhuar, thuhët në nje Komunikatë kundër deklarimit të djeshëm të Soren Jessen-Petersenit nga Lëvizja VETËVENDOSJE.

    Koncepti i ‘Standardeve para Statusit’, në kuptimin që proklamohej, gjithnjë ka qenë farsë. Ky koncept e zëvendësoi fjalën pavarësi me fjalën status, statusin e ndaloi si temë dhe e bëri të negociueshëm me Serbinë pas përmbushjes së standardeve. Në fakt, fillimi i negociatave gjithmonë ka qenë i pavarur nga përmbushja e standardeve. Kai Aide veçsa po vlerëson ambientin politik dhe shoqëror për fillimin e negociatave e jo plotësimin e standardeve.

    Standardet kanë qenë mënyra e blerjes së kohës që nevojitej për ta transformuar vullnetin e popullit, për ta lodhur e molisur atë, për ta amortizuar atë drejt thyerjes përfundimtare. Pra, për politikën zyrtare, populli është sfida. Soren Jessen-Petersen i drejtohet popullit të Kosovës, pengesës së vetme për kthimin e tërësishëm faktik dhe praktik të Kosovës nën Serbi.

    Ajo çfarë është inkurajuar deri më tash (iluzionet për pavarësinë) tash janë shndërruar në pengesë për vet UNMIK-un, shefi i të cilit deklaroi se është iluzore që Prishtina të presë se bashkësia ndërkombëtare do t’i jap atë që ata dëshirojnë.

    Soren Jessen-Petersen tha se kompromisi duhet të bëhet për hir të normalitetit dhe stabilitetit në rajon. Pra, për normalitet e stabilitet u dashka që të kënaqen aspiratat e Serbisë, të udhëheqjes shoviniste dhe hegjemoniste të saj, dhe u nevojitka të shtypet populli i Kosovës, e të mos realizohet vullneti i tij. Ky qëndrim është fashist. Normaliteti dhe stabiliteti, sipas UNMIK-ut, ruhet vetëm nëse nuk ndryshohen kufinjtë ekzistues shtetëror në Ballkan, e siç dihet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është kufi administrativ.

    Në Kosovë nuk ka zgjidhje në rrugë institucionale. Në Kosovë ka zgjidhje në rrugë. Drejt vetëvendosjes, thuhët në fund të komunikatës.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"


    1. Fillimisht një historik i shkurtër mbi aktivitetet kryesore te rrjetit KAN e cila tash së fundi është kthyer në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, parimet kryesore, misionin, pse jo edhe drejtimin politik të saj?

    1.Rrjeti i Aksionit për Kosovën (KAN) është themeluar në vitin 1997, nga shkrimtarja amerikane Alice Mead, tash Alice W. James. Ajo ka ndërtuar një rrjet të aktivistëve ndërkombëtarë nga vendet e ndryshme të botës. Ideja e tyre ka qenë që të përkrahen nismat qytetare kundër okupimit dhe diktaturës së Serbisë në Kosovë. Fillimisht është përkrahur Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) dhe protestat joviolente të tyre për lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare. Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulminacionin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999 dhe 2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës. Në korrik të vitit 2003, është vendosur që KAN të ketë qendrën brenda në Kosovë dhe ta krijojë një rrjet edhe këtu. Kjo ka filluar me konferencën e quajtur “Drejtimet e reja”, e cila e ka rifuqizuar KAN-in për ta forcuar aktivizmin në Kosovë. Misioni i KAN është që të krijohet një qytetari aktive në Kosovë, të dedikuar në promovimin e vlerave universale në fushat e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Për këtë shkak, KAN-i si asociacion i qytetarëve aktivë në dhe jashtë Kosovës, i fuqizon individët anekënd Kosovës duke synuar të krijojë një shoqëri dinamike dhe reprezentuese. Kurdo që ishte e mundshme, KAN-i ka përkrahur përpjekjet e organizatave tashmë të zhvillura nga vetë qytetarët e Kosovës. Tash së fundi KAN është avansuar në lëvizjen VETËVENDOSJE! Aktivitetet e nisura më herët vazhdojnë, mirëpo vetëvendosja është bërë preokupimi ynë kryesor. Jo vetëm për shkak të momenteve të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova dhe sidomos atyre që na presin në dy vitet e ardhshme. Vetëvendosja ndonëse nuk është garancion, padyshim se është parakusht për ndërtimin e demokracisë dhe për zhvillim ekonomik e shoqëror në Kosovë.

    2.Çfarë këni bërë ju si organizatë joqeveritare deri më tani për Kosovën dhe qytetarët e saj?

    2.Qeveria e Kosovës nuk e qeveris dot as veten e saj e lëre më Kosovën. Në fakt, qeveria e Kosovës qeveriset prej UNMIK-ut. Realisht ajo është fiktive. Duke mos pasur qeveri të vërtetë as ne s’mund të jemi organizatë joqeveritare. Për më tepër, organizatat joqeveritare në Kosovë kryesisht janë krijuar nga agjencitë e donatorëve të ndryshëm dhe ato implementojnë politikat e tyre. Jo vetëm në këtë kuptim, KAN asnjëherë nuk ishte organizatë joqeveritare. Dhe, në këtë kuptim KAN ishte lëvizje antiqeveritare e cila kundërshtonte kategorikisht mënyrën me të cilën qeverisej Kosova dhe angazhohej për të drejta e drejtësi në Kosovë. Aktivitetet për zbardhjen e fatit të pagjeturve dhe kthimin e kufomave kanë qenë dhe janë të vazhdueshme. Kemi organizuar peticionin duke mbledhur 236,311 nënshkrime; pastaj pa dëgjueshmëria qytetare e familjeve (refuzimi i pagesës së tatimeve dhe shërbimeve publike) ka filluar që nga 31 marsi i vitit të kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugë dhe udhëkryqe; kemi vendosur fotografitë e të pagjeturve në grilat e Kuvendit e Qeverisë së Kosovës; mandej, kemi publikuar nëpër çarçafë – të cilët çdo herë na i vodhi policia – akuzat ndaj personave përgjegjës për vrasjet dhe masakrat në Krushë të Vogël, Gjakovë dhe Reçak; etj.etj. Të gjitha këto i kemi bërë në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve.

    KAN në bashkëpunim me radio stacionin e të rinjve Urban FM, organizoi një eveniment të veçantë artistik që u zhvillua në kryqëzimin në formë të shkronjës T të katit përdhes të Pallatit të Rinisë (ish-Boro Ramizi), në Prishtinë, pra në pjesën tregtare të tij, prej orës 13 deri në 1 të mëngjesit, me 8 shkurt 2004. 100 artistë ekspozuan veprat e tyre në ditën e artit, dramës, muzikës, përformimit dhe videos e që ishte një udhëtim në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kjo ishte vepër artistike konceptuale ku artistët ishin të ftuar të interpretojnë, pyesin dhe luajnë me tri pyetje: Prej nga kemi ardhur? Ku jemi? Ku jemi duke shkuar? Dyqanet dhe kafiteritë u mbështollën dhe u mbuluan me najlon të zi duke fshehur aktivitetin tregtar, në mënyrë që artistët të vendosen dhe t’u krijohet hapësirë e re. Tregtia ka të bëjë me mbështjelljen (e produkteve). Artistët e mbështollën tregtinë.

    Me 10 qershor 2004, me vërshëllima të pipave, muzikë dhe kartuça të kuq, në protestën kundër Rezolutës 1244 dhe pikërisht me rastin e 5 vjetorit të saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull ndërtesës së UNMIK-ut e shpallën veten Qytetarë dhe aktivistë. (Neve në Kosovë konsiderohemi vetëm si banorë, status ky që e gëzon edhe refugjati!) Ata lexuan Deklaratën Qytetare dhe u zotuan se do ta luftojnë regjimin antidemokratik të UNMIK-ut. Pastaj kemi vazhduar në një turne nëpër qytetet e Kosovës duke projektuar sllajde në muret e pushtetit si dhe në ato publike. Këtu, në fakt, edhe ndodhet zanafilla e VETËVENDOSJE!-s, e avancimit të KAN-it.

    Dy herë aktivistët e KAN e rrethuan UNMIK-un me shirit të verdhë në të cilin shkruante “Vend Krimi/Mos Kalo” dhe njërën prej këtyre herëve, me 13 shkurt 2005 edhe e gjuajtëm me vezë të prishura kryetarin e Serbisë, Boris Tadiqin.

    Në Gjilan, Dardanë, Mitrovicë (si vendet më të rrezikuara) dhe në Prishtinë, i kemi djegur shkronjat e punuara prej druri të fjalës decentralizimi, për shkak se ky projekt para se të arrihet shtetësia dhe pavarësia e Kosovës shpien në ndarje e copëtim të Kosovës.

    Tani së voni, kemi nxjerrur gazetën tonë mujore, e cila prej shtatorit bëhet javore, dhe përmes së cilës promovojmë konceptin tonë të ri: Vetëvendosjen! Kësisoj, KAN-i avansohet në thirrjen e vet: VETËVENDOSJE!; bëhet lëvizje për thirrjen e vet. Njëkohësisht kemi filluar edhe me serinë e radioemisioneve të përdyjavshme të titulluar “Përballja” që realizohet në radion prishtinase ” Urban FM” dhe që transmetohet në 30 radiostacione lokale anekënd Kosovës. Synojmë që të promovojmë debatin jo konformist dhe rëndësinë e organizimit shoqëror e politik të qytetarëve. Ndërkaq informatat për aktivitetet tona dhe çdo gjë lidhur me lëvizjen tonë ndodhen në www.vetevendosje.org (http://www.vetevendosje.org/)

    3.Edhe pas gjashtë vitesh në Kosovë mungojnë më se tre mijë persona . Çfarë po bëni për zbardhjen e fatit të tyre?

    3. Prej 1 qershorit 2005, filloi pjesa e dytë e fushatës “Të gjithëve na mungojnë”. Kjo është vazhdimësi e përpjekjeve të pareshtura të organizatës “ Thirrjet e Nënave”, që së bashku me shumë familjarë të të pagjeturve anekënd Kosovës dhe të mbështetur nga aktivistët e KAN-it, kanë zhvilluar aktivitete të shpeshta për zbardhjen e fatit të pagjeturve. Edhe më tutje, kufomat vazhdojnë të kthehen në grupe të vogla nga Serbia, ndërsa 2.780 persona nga Kosova janë të pagjetur edhe 6 vjet pas luftës. Emrat e këtyre (emri dhe shkronja e parë e mbiemrit) të shkruara me shkrim dore, pa dallim etnie e religjioni, kanë qëndruar në 10 billboard-at e kryeqytetit (prej 1 qershorit e deri me 15 qershor dhe prej 15 korrikut e deri me 31 korrik). Përmes këtij aksioni që e mbështet dhe financon Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ne duam të theksojmë se këta njerëz nuk janë numra por individë; se çështja e tyre nuk është statistikë por është problem humanitar. Në të njëjtën kohë, në të gjitha stacionet televizive lokale e kombëtare është transmetuar video filmi i shkurtër për nënat e të pagjeturve i punuar nga ne, së paku nga tre herë në ditë, për dy javë rresht. Motoja “Të gjithëve na mungojnë” shpreh dhembshurinë dhe pikëllimin tonë për të gjithë ata që s’janë me neve sot, por shpreh edhe respektin tonë për dinjitetin e tyre individual. Ata kanë përjetuar shkelje drastike të drejtave të njeriut. Të gjitha familjet kanë të drejtë të mësojnë për anëtarët e rrëmbyer të tyre. Ata kanë të drejtë t’i kërkojnë ata dhe atyre duhet t’ju kthehen më të dashurit. Çdo zbulim i fakteve të reja është i mirëseardhur, por aktualisht kjo gjë është shumë e ngadalshme, është padurueshëm e ngadalshme. KAN së bashku me “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova dhe organizatën “ 26 marsi 1999” nga Krusha e Vogël, është gjithnjë e më tepër duke u angazhuar për drejtësinë për viktimat gjatë luftës si dhe duke ngritur këtë çështje para organeve, institucioneve dhe pushtetit në Kosovë. Kërkojmë sqarimin e autoriteteve se çfarë është bërë me hetimet për krimet e luftës dhe kërkojmë gjykimin e përgjegjësve. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi. “Të gjithëve na mungojnë” është fushatë që synon drejtësinë për të gjithë. Ajo është parakusht për shoqëri më të mirë në të ardhmen.

    4.Sa janë interesuar institucionet tona politike dhe çfarë kanë bërë deri më tani për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur?

    4.Se çfarë duhet bërë për të pagjeturit është përmbledhur shumë mirë në kërkesat e peticionit tonë. Së pari, të bëhet zbulimi i fakteve rreth fatit të qytetarëve të rrëmbyer të Kosovës si dhe kthimi i tyre në Kosovë. Për këtë qëllim duhet që Serbisë t’i kushtëzohen ndihmat dhe kreditë ndërkombëtare me hapjen dhe publikimin e dosjeve policore dhe ushtarake. UNMIK-u po ashtu t’i hap dosjet dhe të iniciojë procedurat ligjore. Së dyti, të bëhet kthimi në Kosovë i afër 500 kufomave të zhvarrosura nga varrezat masive në Serbi dhe që ende mbahen peng atje. Gjithashtu dëshmitë forenzike për kufomat duhet t’ju dorëzohen autoriteteve të Kosovës dhe që procedura e mëtutjeshme të zhvillohet në Kosovë. Së treti, të emërohet një hetues i pavarur që do të hulumtojë të gjitha çështjet lidhur me transportin dhe zhvarrosjen e këtyre kufomave dhe që do të zhvillojë procedurën legale për ndjekjen e këtyre krimeve. Dhe së katërti, kthimi i kufomave dhe hapja e të gjitha dosjeve, nuk është çështje e negociueshme dhe as teknike. Institucioneve të Kosovës u ka munguar vullneti që të angazhohen sinqerisht dhe seriozisht. Ato jo vetëm që s’kanë bërë trysninë e nevojshme mbi UNMIK-un dhe Serbinë, por madje kanë preferuar heshtjen atëherë kur s’kanë qenë zëshëm servile.

    5. Pritet se gjatë kësaj vjeshte të fillojnë bisedimet rreth zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Sa është legjitime dhe e përgatitur klasa jonë politike për të marrë një përgjegjësi të tillë dhe çfarë pret populli shqiptar nga këto bisedime?

    5.Sistemi politik në të cilin kanë hyrë politikanët e Kosovës është ilegjitim. Institucionet e sistemit janë krijuar dhe kontrollohen nga UNMIK-u. UNMIK-u është administratë kolonialiste e cila me qenien dhe funksionimin e saj sistematikisht e mohon vullnetin e popullit. Institucionet në Kosovë nuk janë të Kosovës. Korniza Kushtetuese është rregullore e UNMIK-ut – 2001/9 . Ajo çdo gjë vendase e vendos në pozitë të subordinuar, ndërsa kryeadministratorin në pozitë supreme, në pozitën e një monarku primitiv. Nuk mund të jeshë i përfaqësuar me këso institucionesh. Nuk mund të na i mbrojnë interesat këto institucione. Koncepti themelor i sundimit të Kosovës është ai i ‘standardeve para statusit’. Ky koncept nuk është vizion për Kosovën dhe shoqërinë e saj, por është tërësisht shpërfaqje e mungesës së vizonit për të ardhmen. Me standardet para statusit është blerë kohë, fjala pavarësi është zëvendësuar me fjalën status, statusi është bërë temë e ndaluar për disa vite dhe për më tepër është eta bluar si i negociueshëm. Kai Aide nuk do ta vlerësojë shkallën e përmbushjes së standardeve por ambientin politik për fillimin e bisedimeve. Sepse e dyta e përcakton të parën e jo anasjelltas siç mendohet. Dhe jo vetëm kaq. Kai Aide me udhëtimet e tija po e dëshmon se në fakt po i përgatit bisedimet. Negociatat s’kanë se si të jenë të dobishme e të favorshme për neve. Përkundrazi. Kosova është e pabarabartë me Serbinë në çdo aspekt. Serbia nuk identifikohet si agresore ndaj Kosovës e cila për më tepër e ka edhe UNMIK-un mbi qafë. Negociatat janë fundi i pavarësisë si mundësi, pasi që pavarësia është pozicioni fillestar i politikanëve të Kosovës. Negociatat do të shpijnë në kompromis që s’është gjë tjetër veçse robëri e varësi e re e Kosovës nga Serbia. Politikanët që udhëheqin partitë politike kryesore brenda institucioneve dhe kryesuesit e atyre institucioneve nuk çajnë kokën për Kosovën. Ata brengosen vetëm se si ta mbijetojnë politikisht zgjidhjen e padrejtë të statusit politik të Kosovës.

    6. Si çdo herë serbët e kundërshtojnë fuqishëm pavarsinë e Kosovës, ndërkohë edhe Bashkimi Evropian nuk e dëshiron një gjë të tillë. Në anën tjetër Drashkoviq vazhdon të bejë deklarata ekstremiste ku thotë se pavarësia e Kosovës mund të fitohet vetëm me luftë. A ka rrezik që të rritet presioni mbi liderët tanë politik që të pranojnë ndonjë kompromis që praktikisht do ta ri nënshtronte Kosovën përsëri nën Serbi?

    6. Udhëheqësit e partive dhe institucioneve të Kosovës, me pasivitetin dhe apatinë e tyre, po e rrisin presionin ndërkombëtar mbi Kosovën dhe veten e tyre. Ata shpeshherë u thonë “jo” presioneve por asnjëherë deri në fund. Dhe, zakonisht u thonë “jo” presioneve për t’u thënë “po” pastaj. Gatishmëria për negociata është gatishmëri për heqje dorë nga pozicioni fillestar e që në rastin e Kosovës është shtetësia e pavarësia e Kosovës. Negociatat edhe ashtu janë udhëtim drejt kompromisit. Çfarëdo kompromisi për Kosovën me Serbinë jo vetëm që është i padrejtë por është edhe i paqëndrueshëm. Sepse, është kompromis me lirinë, me veten tonë, me qenien tonë në këtë vend; është jo liri e re. Pikërisht negociatat shpijnë në konflikt të ri. Lufta çlirimtare është bërë që Serbia të mos vendos për neve.

    7. Një ndër standardet kryesorë është ai i pakicës serbe. Sa e ka plotësuar Kosova këtë standard?

    7. Standardet janë standarde para statusit që sërish nuk dihet. Ajo që do të duhej të jetë e drejtë e jona e patjetërsueshme, me ’standardet’ është shndërruar në dhuratë të panjohur që duhet të meritohet. Plotësisht në përputhje me natyrën paternaliste të UNMIK-ut. Këto standarde assesi nuk janë standarde për pavarësi. Saktësisht e vetmja mënyrë për motivimin dhe inkurajimin e më shumë se 90% të popullsisë së Kosovës që të plotësojnë standarde do të ishte po qe se ato do të ishin për pavarësinë e Kosovës. Ndërsa tani siç është, këto standarde nuk janë madje as për statusin si zgjidhje, por për statusin politik të Kosovës si temë. Në konceptin e ’standardeve...’ pas vlerësimit të përmbushjes së standardeve, statusi parashihet si temë e nuk parashihet zgjidhja e tij. Temë në të cilën do të bisedojnë përfaqësuesit e Kosovës – të ndodhur ende nën regjimin antidemokratik të UNMIK sikurse i gjithë populli – me Serbinë. Pra, respektimi dhe përmbushja e ’standardeve...’ na shpie në tavolinë me Serbinë për të negociuar për Kosovën, për të ardhmen tonë! Jo vetëm që do të legjitimohet përfundimisht dhe përsëri Serbia si vendimmarrëse por ne së pari s’do të jemi të barabartë në atë tavolinë. Mu për shkak se po negociojmë për veten tonë duke mos qenë të lirë. Statusi i negociatave dhe i negociatorëve është i pa ndashëm nga statusi politik i Kosovës. Rrjedhimisht, as që duhet të synohet përmbushja e standardeve. Mirëpo, duhet aspiruar dhe duhet bazuar në Deklaratën Universale për të Drejtat të Njeriut. Ajo, më tutje, është e elaboruar dhe zhvilluar në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Qytetare dhe Politike si dhe në atë për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore. Kjo e dyta jo rastësisht nuk është inkorporuara në Kornizën Kushtetuese. Pra, jo standarde specifike por vlera universale. Dhe assesi vlerat e parimet universale nuk duhet lejuar të paketohen brenda standardeve partikulare. Jo vetëm për serbët. Për të gjithë dhe secilin, pa kurrfarë diskriminimi. Nuk duhet harruar se shumë më tepër pushtet (aty ku janë të lokalizuara, pra nëpër enklava) kanë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë sesa institucionet e Kosovës. Neve nuk na jepet pushteti dhe na vihen obligime!

    8. Institucionet tona nuk kanë qasje në disa komuna të Kosovës, duket se atje realiteti është i ashpër. Skena kosovare duket si një kënetë e madhe politike ku gjithçka është e mbuluar me petkun e burokracisë, korrupsionit dhe klaneve politike, ndërkohë përditë e më tepër po lexojmë deklarata të liderëve tanë po edhe të një pjese të atyre të huaj mbi arritjet në Kosovë në fushën politike, ekonomike po edhe të sigurisë. Cila në të vërtetë është gjendja reale në Kosovë ?

    8. Veriun dhe enklavat gjithandej nëpër Kosovë, Serbia i kontrollon më shumë sesa vet Beogradin. UNMIK-u e inkurajon këtë, ndërsa institucionet e Kosovës e tolerojnë dhe s’bëzajnë. Politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë prodhojnë dhe shpërndajnë iluzione për progresin. Ata, madje kanë zënë edhe t’i konsumojnë iluzionet e veta. Në Kosovë njëmend ka një status quo, por kjo status quo është e tillë vetëm për njerëzit në pushtet dhe grupet e interesit të afërta me ta, për ata që gëzojnë privilegje në kurriz të popullit jetesa e të cilit po bëhet gjithnjë e më e mjerë dhe perspektiva përherë e më e errët. Çmimin për mungesën absolute të zhvillimit e përparimit në Kosovë do ta paguajë brishtësia e paqes aktuale. Siguria dhe paqja nuk mund të sigurohen nëpërmjet forcave të armatosura të sigurisë e paqes. As nëse politikanët e të gjitha ngjyrave – ndonëse njeriut në Kosovë gabimisht i duket vetja daltonist – e kanë gjithmonë gojën të mbushur përplot me këto fjalë. Paqja nuk mbahet me dhunë. Paqja krijohet, ndërtohet dhe ushqehet vetëm nëpërmjet përparimit dhe ndjenjës së përparimit të qytetarit. Sot, e përbashkëta e qytetarëve të Kosovës është pikërisht mungesa e kësaj ndjenje. Për çdo aspekt dhe pa dallim etnie. Sidomos në katër vitet e fundit, proceset politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë janë regresive dhe të shpejta. Banka Botërore në një raport të vitit të kaluar ka theksuar se gjysma e popullatës në Kosovë është e varfër. Ata jetojnë me 1,15 Euro në ditë. Ndërkaq, 12 % të tjerë janë në varfëri ekstreme. Këta mbijetojnë me 62 cent në ditë; kësisoj, një çerek milioni njerëz në Kosovë janë të uritur. Varfëria dhe papunësia medoemos janë të ndërlidhura. Papunësia në Kosovë ishte 36% në vitin 1990. Kurse tani, sipas shënimeve të Entit për Statistikë të Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Kosovë, 57,1% janë të papunë. Për më tepër, papunësia është afatgjate, posaçërisht e pranishme te të rinjtë dhe femrat, e të cilët zakonisht janë të pakualifikuar. Papunësia është edhe absolute sepse shumica dërmuese e të papunëve do të punonin çka do. Ajo është edhe më e madhe sesa që këtë e thonë shifrat pasi që shumë njerëz as që regjistrohen si të papunë – ata s’kanë motiv për këtë gjë sepse edhe nëse regjistrohen nuk marrin kurrfarë asistence ose lehtësimi. Numri i të papunëve të regjistruar është 258,000. Këto të dhëna janë sipas Labour Force Survey (LFS), e cila të papunë konsideron personin e moshës madhore, të papunë, që ka kërkuar punë në katër javët e fundit dhe që është i gatshëm për punë, e jo vetëm që është regjistruar si i papunë. Pra, diçka si aktivisht i papunë. Andaj, ky numër edhe për këtë arsye është shumë më i madh, meqenëse njerëzit regjistrohen njëherë si të papunë dhe pastaj nuk kontaktojnë më qendrat e (pa)punësimit. Në anën tjetër edhe ata që kanë fatin të jenë të punësuar s’kanë se si të jenë të kënaqur. Të ardhurat mesatare në Kosovë janë 200 euro. Janë vetëm 18,000 punëtorë aktivë në ndërmarrjet shoqërore të Kosovës dhe 16,000 në ato publike. Afër gjysma e të punësuarve janë në sektorin publik. Numri i bizneseve të vogla formale ka rënë. 50.000 ishin në vitin 1999, dhe vetëm rreth 30,000 janë regjistruar në dhjetor të vitit 2003. Gjysma e tyre kanë vetëm një të punësuar dhe shumica dërmuese kanë më pak se 4 të punësuar në to. Në përgjithësi, 91% të të punësuarve në sektorin privat punojnë në ndërmarrje me disa punëtorë dhe 64% janë në sektorin e bujqësisë.

    9. Pas deklaratave ekstremiste të bëra në Bruksel e gjetiu kundër Kosovës dhe zhvillimeve demokratike të saj, Drashkoviq së fundi ka vizituar Kosovën ku është shprehur qartë për qëndrimet antishqiptare serbe. Në anën tjetër është vetëm Lëvizja për Vetëvendosje që e ka refuzuar ardhjen e tij përmes një proteste, ndërkohë politika jonë dhe institucionet tona nuk ishin në gjendje ta bëjnë qoftë edhe një deklaratë. Atëherë çfarë do të thotë vizita e Drashkoviqit për Kosovën?

    9. Ne organizuam një ’mikpritje’ për Vuk Drashkoviqin duke hedhur vezë të prishura në drejtim të tij dhe eskortës së tij. Me atë rast u arrestuan 16 aktivistë, 3 qytetarë si dhe 2 gazetarë. Intervenimi i policisë ishte i dhunshëm. Sidomos dy aktivistë u rrahën brutalisht dhe pësuan lëndime. Por, ia dolëm që t’i hedhim 400 vezë. Vizita e Vuk Drashkoviqit nuk ishte private. Ai kishte agjendë të caktuar dhe u takua me z.Rossin dhe jo me z.Petersen, vetëm për shkak se ky i fundit nuk ndodhej në Kosovë. Ndërkaq, Drashkoviq e quante këtë vizitë private në mënyrë që të nënkuptohej se ai si ministër i jashtëm nuk po udhëtonte në një shtet tjetër, por brenda shtetit të tij. Gjatë tërë viteve të ’90-ta, Vuk Drashkoviq ka qenë alternativa nacional-shoveniste dhe neofashiste e Milosheviqit. Vuk Drashkoviq është çetnik. Ai e ka themeluar partinë e vet “Lëvizjen serbe për ripërtëritje” në Ravna Gora, qendrën e çetnikëve. Ai merr pjesë çdo herë në përvjetorin e formimit të “Ushtrisë Mbretërore në Atdhe“ të organizuar tradicionalisht në këtë qytezë si dhe ka qenë iniciator për ndërtimin e përmendores së Drazha Mihajloviqit dhe kishës për nder të tij. Vuk Drashkoviq gjatë bombardimeve të NATO-s ka hyrë në Qeverinë e Jugosllavisë ku ka mbajtur postin e nënkryetarit të qeverisë dhe njëkohësisht atë të ministrit për punë të jashtme. Ai erdhi në Kosovë, njësoj si dikur Milosheviqi, për festën e “Vidovdan”-it, 28 qershorit. Unioni Serbi-Mal i Zi, është edhe një manifestim i hegjemonisë së Serbisë, ministër i të cilës është Vuk Drashkoviqi. Shteti të cilin ai përfaqëson dikur ishte autor i krimeve. Sot ai është rezervat i kriminelëve. Vuk Drashkoviq duhet të japë përgjigje për afër 3.000 të pagjetur nga Kosova, zbardhja e fatit të të cilëve ka mbetur në mëshirën e autorit të krimit – shtetit prej nga vjen ai dhe të cilin e përfaqëson; Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për plaçkitjen e pasurisë së qytetarëve të Kosovës (fondit pensional, fondit të kursimeve, pasurisë kulturore, arkeologjike, dokumentacionit administrativ etj.); Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për hartimin dhe implementimin shtetëror të programit për gjenocidin e kryer në Kosovë, vrasjen e mbi 12 mijë njerëzve, deportimin e afërsisht 1 milion qytetarëve të Kosovës, shkatërrimin e 120 mijë shtëpive, dhunimin e 20 mijë femrave; Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për tendencat shtetërore për ripushtimin e Kosovës si dhe ato për ndarjen e Kosovës; Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për “strukturat paralele” në Kosovë të cilat gëzojnë mbështetje shtetërore. Vizita e tij është e papranueshme sepse Unioni Serbi-Mal i Zi është i papranueshëm, sepse Serbia është e papranueshme, sepse Vuk Drashkoviqi është i papranueshëm. Të gjithë ne, secilin zyrtar të Serbisë ose Unionit Serbi-Mal i Zi, më së paku do ta presim me vezë të prishura.

    10.Siq thamë me parë Vizitën e fundit të njërit prej inspiratorëve kryesor të krimit serb Vuk Drashkoviq e ka kundërshtuar vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! për çka ju dhe një grup aktivistësh jeni edhe burgosur. A mos do të thotë kjo se të tjerët për hir të lakmisë karrieriste pajtohen më çfarë ngjan në Kosovë dhe rreth Kosovës?

    10. Vuk Drashkoviq është bashkëpërgjegjës për krimet e shtetit të Serbisë dhe të forcave jugosllave e serbe në Kosovë. Vizita e tij ishte e papranueshme sikurse edhe shteti që ai përfaqëson. Për dallim nga UNMIK-u që e mirëpret dhe inkurajon si dhe IPVQ-të që e përkrahin në heshtje, ne aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE! protestuam dhe do të protestojmë. Veprime të tilla të UNMIK-ut dhe të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë po krijojnë hapsirën për rehabilitimin e personave të inkriminuar drejtpërdrejt në hartimin dhe implementimin e planeve për spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. IPVQ-të janë servile ndaj UNMIK-ut. Politikanët aty i nënshtrohen UNMIK-ut edhe si njerëz, jo vetëm si politikanë.

    11. Pse ndodhi një akt i burgosjes dhe keqtrajtimit tuaj nga politika dhe policia në Kosovë dhe deri kur do të vazhdohet më politikën e diskriminimit, denoncimit e shantazheve ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga segmentet e caktuara të politikës në Kosovë?

    11. Prej 12 qershorit të vitit 2005, janë bërë 125 arrestime ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe qytetarëve që ju bashkuan atyre. 16 aktivistë janë arrestuar atëherë kur kemi hedhur vezë në drejtim të Vuk Drashkoviqit, ndërsa të tjerët janë arrestuar duke shkruar parullën “JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!” gjithandej nëpër Kosovë. Jemi arrestuar në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtime, Prizren, Besianë dhe Therandë. Për shumicën dërmuese të këtyre arrestimeve vazhdojnë procedurat e Gjykatave ndaj nesh. Po ashtu vazhdon edhe procedura e lëvizjes sonë kundër këtij pushteti jodemokratik dhe për vetëvendosje. Në Ferizaj gjykatësi për kundërvajtje, neve 7 aktivistëve na e shqiptoi dënimin prej 150 eurove secilit ose 10 ditë burg. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s nuk do ta paguajnë dënimin. Ne s’jemi dhe nuk ndjehemi fajtorë. Në Shtime dhe Prizren policia i ka rrahur aktivistët edhe pas arrestimit dhe madje gjersa ata i kishin duart të lidhura. Policia është bërë më e dhunshme, më e egër. Policia tashmë nuk janë vetëm pjesëtarët e SHPK-së që jemi mësuar t’i shohim në rrugë, por edhe njësia speciale si dhe eprorë të UNMIK-ut. Në Prizren madje ishin edhe ushtarët e KFOR-it. Në Shtime, Besianë dhe Therandë policia ka përdorur sprejin i cili shkakton djegie në lëkurë dhe pamundëson shqisën e të pamurit për dy orë. Neve na akuzojnë për prishje të rendit e qetësisë publike, mirëpo neve gjithkund të gjithë qytetarët na ndihmojnë në aktivitete dhe nuk ankohen. Në fakt, po ia prishim qetësinë pushtetit të UNMIK-ut në shërbim të të cilit shumë zellshëm është vënë policia. Na akuzojnë për dëmtim të pronës private aty ku i shkruajmë parullat, mirëpo neve vetë qytetarët na ftojnë që në muret e shtëpive dhe lokaleve të tyre tua shkruajmë parullën tonë. Në Kosovë policia nuk zbaton ligjin por urdhrat e UNMIK-ut. UNMIK-u thotë atë që është: JO VETËVENDOSJE. Koncepti i ‘standardeve para statusit’ thotë: NEGOCIATA. Prandaj parulla jonë e godet në thelb sistemin dhe procesin aktual politik, i cili po e shpien Kosovën drejt negociatave me Serbinë dhe kompromisit. Ne aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE! do të shkruajmë parulla edhe më shumë dhe pandërprerë. Lëvizja do të zgjerohet, aksionet do të shtohen. Deri në vetëvendosje.

    12. Ku e bazoni platformën tuaj jo dialog por vetëvendosje?

    Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje antikolonialiste, është një gjeneratë me shpjegim të ri, është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen dhe që synojnë arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për Kosovën. Ajo angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi. Ne kërkojmë që zgjidhja për problemin e Kosovës të mos jetë proces por të jetë akt. Dhe, ky akt të jetë akti i vetëvendosjes. Vetëvendosja që e kërkojmë ne është vetëvendosje e jashtme në raport me Unionin Serbi-Mal i Zi dhe e brendshme në raport me UNMIK-ut. Vetëvendosja është përmbushje e lirisë, është akt themeltar demokratik dhe është kushti e mundësia e zhvillimit. Ndërsa në Kosovë aktualisht kemi procese të imponuara dhe dirigjuara nga pushteti dhe sundimi i huaj. Këto procese janë regresive. Qenia dhe funksionimi i sistemit politik në Kosovë e mohojnë vullnetin e popullit. Institucionet në Kosovë nuk janë të Kosovës, sepse ato janë krijuar nga UNMIK-u (po e përsëris: Korniza Kushtetuese është rregullore e UNMIK-ut 2001/9), kontrollohen nga ai dhe i janë nënshtruar atij. Ligjet e Kuvendit të Kosovës presin miratimin e PSSP-së, dhe...bëhen veçse rregullore të UNMIK-ut. Institucionet e Kosovës janë dorë e zgjatur e UNMIK-ut. Ato janë bërë për të krijuar iluzionin e demokracisë përbrenda autokracisë; për të krijuar iluzionin e pluralizmit përbrenda absolutizmit; dhe, për të krijuar iluzionin e vetëqeverisjes përbrenda diktaturës. Vetë fillimi i negociatave është fundi i pavarësisë edhe si shans, sepse pavarësia është qëndrimi inicial i politikanëve të Kosovës, kurse negociatat nënkuptojnë gatishmëri për mohimin e qëndrimeve fillestare të palëve. Beogradi është i interesuar që ta pamundësojë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës e fillimi i negociatave ia garanton këtë. Beogradi do vetëm kaq, asgjë më shumë – zaten ky është kuptimi i formulës ’më shumë se autonomi më pak se pavarësi’ – dhe pastaj negociatat për statusin e Kosovës të zëvendësohen me bisedime për statusin e serbëve të Kosovës, pra me bisedime për autonominë territoriale të serbëve në Kosovë. Sepse, përderisa politikanët e Kosovës kërkojnë kompetenca, Serbia, si gjithnjë, do territore. Decentralizimi është hapi i parë dhe më i rëndësishëm i planit të Serbisë për këtë. Negociatat do të zgjasin së paku me muaj të tërë dhe ndërkohë do të realizohet decentralizimi. Kosova në ato negociata do ta ketë UNMIK-un mbi kokë dhe Serbinë në qafë. Kosovës nuk i mungon statusi. Kosovës i mungon liria që të vendosë për fatin e vet. Kjo liri e ka emrin vetëvendosje. /Intervistë ekskluzive për gazetën Illyria që botohet në SHBA është bërë nga Halit Mehmetaj , me 16 gusht 2005 /

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Me konfuzion drejt statusit te Kosoves

    Vjeshta do t'i zere kosovaret te papergatitur, sikurse i ze bora, edhe kur ajo bie naten e Krishtlindjeve. Por qe kryetari i qeverise se Kosoves te formoje grupe pune te veta per shkak te frustrimit personal, gjegjesisht pakenaqesise me "Forumin", nuk duket ide serioze qe perkon me rendesine e fazes, ne te cilen eshte Kosova

    Augustin PALOKAJ

    Ka nje konfuzion te ri nga te gjitha anet lidhur me perparimin ne zbatimin e standardeve ne Kosove dhe vleresimin e tyre. Ne kete lemsh jane te perzier te gjithe, pa rezerva, sepse po behet gjithnje e me veshtire, qe ne baze te deklaratave publike te deshifrohet se cfare mendon kush. Mund t'ia nisim prej Kai Eides dhe Grupit te Kontaktit. Pasi qe ne korrik kishim shprehur zhgenjim me ate qe eshte bere apo qe nuk eshte bere ne Kosove, pas nje takimi tjeter para disa ditesh, pame qe Grupi i Kontaktit te thote se ka perparim tashme ne Kosove. Por sapo u kthye Kai Eide ne Kosove, perseri ai tha se eshte i zhgenjyer me ate qe ka pare ne Kosove dhe me takimet qe ka patur. Madje nuk e la pa thene, se shqetesimi i tij eshte i njejte me ate te Grupit te Kontaktit dhe te perfaqesuesit te Larte te BE-se, Havier Solanes. E Grupi i Kontaktit vete ishte i befasuar gjate veres, kur nga Kai Eide kishte degjuar nje vleresim jo aq optimist per Kosoven. Pas kesaj kishin filluar thirrjet e shumta te kosovareve qe te mos mendojne se e kane te sigurte vleresimin pozitiv, pa marre parasysh se cfare do te ndodhe.

    Por disa diplomate perendimore, pesimizmin dhe pakenaqesine e Kai Eides e kishin kuptuar ndoshta edhe si verejtje ndaj kosovareve per te punuar me shume, dhe ne ate menyre per t'i mundesuar atij qe te nxjerre nje raport pozitiv per permbushjen e standardeve ne Kosove. Me deklarata te tilla, duke e vleresuar zbatimin e standardeve para se te perfundoje raportin zyrtarisht, Eide ndoshta ka dale nga kufijte e nje pune per nxjerrjen e nje "raporti formal qe vetem do te paraqiste gjendjen reale ne terren", por ne kete menyre, ndoshta u ka ndihmuar kosovareve qe te orvaten te sigurojne nje note kalimtare ne momentin e fundit.

    E kur dicka behet ne momentin e fundit, nen presion edhe te kohes edhe te faktorit nderkombetar, atehere dukshem zvogelohen mundesite per nje zgjidhje cilesore. Keshtu ishte edhe fati i "Decentralizimit" qe duhet t'i kete irrituar me se shumti nderkombetaret, te cilet thone se "jane ndjere te tradhtuar nga ana e institucioneve te Kosoves", sepse keto te fundit u kishin premtuar, por nuk i kishin mbajtur premtimet. Presioni per decentralizimin duket po ashtu i paqarte sepse, po t'u besojme fjaleve qe disa here i ka perseritur shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ky proces do te duhej te ishte afatgjate dhe i vazhdueshem, duke marre parasysh seriozitetin dhe rendesine madhore qe ka decentralizimi per te ardhmen e Kosoves. Petersen madje decentralizimin e kishte permendur krahas statusit final te Kosoves, si dy ceshtje me madhore rreth te cilave ne Kosove duhet arritur konsensus i pergjithshem. Nese eshte ashtu, pse atehere behej presion, qe me nxitim ne momentin e fundit, te realizohen edhe projektet-pilot per decentralizim.
    Ne situaten ne te cilen jemi ne kete moment, dicka me shume se nje jave para fillimit te shtatorit, te gjithe duken te frustruar dhe te pakenaqur, por me afrimin e afatit te fundit, behet me e veshtire te gjendet rrugedalja nga keto frustrime dhe rritet mundesia per hapa te gabueshem, ndonese mund te jene me qellim te mire. Petersen ne nje interviste dhene te perjavshmes se Kosoves "Zeri", ka pranuar se eshte i frustruar, madje ka thene se edhe ideja e Kryeministrit Kosumi per krijimin e grupeve te punes se qeverise per pergatitjen per negociatat per statusin, mund te kete ardhur per shkak te frustrimit te tij.

    Petersen ishte ai qe kishte nxjerre idene qe te krijohet "Forumi" ne Kosove, nje grupacion i kater partive kryesore dhe Presidentit te Kosoves, qe do te garantonte nje qendrim unik te spektrit te gjere kosovar ne negociatat eventuale per statusin final. Por kjo ide duket se ishte motivuar nga deshtimi i faktorit nderkombetar, qe te krijoje ne Kosove nje qeveri te spektrit te gjere, ku do te ishte se paku edhe Partia Demokratike e Kosoves. Pas largimit te zotit Ramush Haradinaj nga posti i Kryeministrit, u zbeh edhe besimi ne nje qeveri te forte dhe te guximshme, qe te marre hapat qe nevojiten per Kosoven ne keto momente. Me PDK-ne e forte ne opozite, me qendrime kritike dhe me aftesi te mobilizimit te mbeshtetesve te tyre, me pothuajse armiqesi te hapur mes saj dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves, ne ate kohe per shkak se PDK-ja lidhjen e Aleances me LDK-ne e vleresoi si tradhti, ne qarqet nderkombetare u rrit droja se Kosoves ne rrethana te tilla te qerimit te hesapeve mes partive politike, do t'i mungoje nje stabilitet dhe unitet politik qe eshte i nevojshem per kohera kritike te vendimeve te medha. Petersen ne mbeshtetjen e tij per koalicionin LDK-AAK, nuk ndiqte gjithmone qendrimet e te gjitha qendrave nderkombetare, te cilat preferonin, qe per shkak te vendimeve historike qe priten, te kete nje qeveri me te gjere, edhe pse ne fund te fundit rregullat demokratike nuk u lane atyre hapesire qe te imponojne ne Kosove qeverine qe duan ata, por duhet ta respektojne ate qe vendosin vete kosovaret. Partia tjeter opozitare ORA, eshte risi ne skenen, ta quajme "formale" politike ne Kosove, edhe pse lideri i saj Veton Surroi dhe disa bashkepunetore te tij kane qene gjithmone edhe formalisht te pranishem ne pothuajse te gjitha takimet ku eshte folur apo vendosur per Kosoven.

    Keshtu qe, edhe perfshirja e ORA-s ne spektrin e arritjes se konsensusit gjithekosovare ne prag te negociatave dhe vendimeve per statusin, eshte pare e nevojshme. Edhe pse e ka mbeshtetur pa rezerve formimin e qeverise LDK-AAK, duke u mbeshteur edhe ne rregullat demokratike, Petersen gjithmone ka patur frike, dhe duket qe e ka ende nga destabilizimi i situates politike ne Kosoves. Duket se frika nga ky destabilizim eshte shnderruar edhe ne pengesen kryesore, qe ai te perdore disa nga fuqite e tij dhe te largoje disa ministra te perfolur per korrupsion.

    Keshtu per here te pare, Kosova u be me qeveri dhe me opozite te forte. Por partia me e forte opozitare, PDK, nuk arrinte ta fshihte frustrimin per faktin qe mbeti jashte qeverise. Nuk humbi shume kohe per te filluar ofensiven kunder qeverise.
    Per ta stabilizuar sado pak situaten politike, duket se Petersen kishte nxjerre idene per "Forumin", ndersa qarqe te tjera nderkombetare ate "Forum" e pane si domosdoshmeri edhe per shkak se nuk besonin ne aftesite e qeverise Kosumi, se ajo me kete konstelacion mund te mbaje mbi supet e saj aq shume pergjegjesi, sa kerkohet nga Kosova ne keto momente.

    Propozimi i Petersenit i gjeti disi te gatshem te gjithe. Opozita ne nje menyre siguroi qe te mos mbetet jashte loje ne kete faze historike. Institucioneve aktuale iu premtua se "Forumi" nuk i zevendeson institucionet dhe nuk do te kete fuqi vendimprurese. Por duket se Kryeministri i Kosoves nuk ka qene i kenaqur me rolin e tij ne Forum, prandaj keto dite ka nxjerre nje ide per formimin e grupeve punuese te qeverise se Kosoves per pergatitje per statusin. Vete Kosumi ne intervistat qe ka dhene keto dite, duket se ka folur me shume se asnjehere me pare prej kur eshte bere Kryeminister, dhe ka argumentuar kete ide me pakenaqesine e tij me punen qe nuk ka bere Forumi dhe me friken se mos e gjejne Kosoven te papergatitur ne fazen e nisjes se negociatave per statusin final.

    Vjeshta do t'i zere kosovaret te papergatitur, sikurse i ze bora te papergatitur edhe kur ajo bie naten e Krishtlindjeve. Por qe kryetari i qeverise se Kosoves te formoje grupe pune te vetat per shkak te frustrimit personal, gjegjesisht pakenaqesise me "Forumin", nuk duket ide serioze qe perkon me rendesine e fazes, ne te cilen eshte Kosova. Tashme kosovaret, edhe nderkombetaret qe veprojne ne dhe rreth Kosoves, e kane sjelle Kosoven ne nje kohe kur rrezikohet qe ajo te hyje ne fazen e zgjidhjes se statusit te saj me frustracione dhe konfuzion, me mungese te unitetit dhe konsensusit per ato qe kosovaret dine t'i quajne "ceshtje madhore". Vetem Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova, duket se i shkon gjithcka rrafsh. Ai keto dite, ne kohen kur Eide jepte verejtjet e tij, pa marre parasysh se fjala ishte per njeriun pa noten pozitive te se cilit nuk mund te ecet drejt statusit final, tha se "nuk dua te perzihem ne punet e ambasadorit Eide", por shtoi se "rruga rreth standardeve eshte rruga nderkombetare, ndersa une e kam rrugen time per njohjen formale te pavaresise nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, BE-ja...".
    Kosova duhet te ruhet qe ne vjeshte te mos i thone se "jeni duke punuar ne drejtim te duhur, keni bere disa perparime, por po e shohim se keni nevoje per me shume kohe", qe mund te jete formulim diplomatik per mosnisjen e negociatave per statusin final. Por, ndonese nuk kane shume kohe per te humbur, kosovaret duhet te kene kujdes qe te mos bejne veprime te gabuara nen presion, nen te cilin e kane sjelle edhe vetveten.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E enjte, 25. Gusht, 2005

    WHYTE:"PAVARËSIA E KUSHTËZUAR - OPCIONI MË I SIGURTË"



    Nicholas WHYTE, drejtor për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave




    EVROPA E LIRË
    Z. Whyte, çfarë pritni nga raporti final i të dërguarit special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, z. Kai Aide?

    NICHOLAS WHYTE
    Mendoj se e para që duhet thënë, është se ky do të jetë një raport i ndershëm. Raporti i z. Aide verën e kaluar për ate që ndodhi në mars, ishte shumë i mirë, shumë kritik për njerëzit që duheshin kritikuar dhe sigurisht që ndihmoi procesin të ecë përpara. Prandaj, mendoj se gjëja e parë që duhet thënë është se pavarësisht nga përmbajtja, ky do të jetë një raport shumë konstruktiv dhe i dobishëm. Mendoj se me siguri konkluzat operacionale të raportit do të jenë se negociatat për statusin përfundimtar duhet të fillojnë më herët, e jo më vonë. Kjo do të nënkuptojë një angazhim më të shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare, për t'i udhëhequr negociatat.

    EVROPA E LIRË
    Z. Whyte, shumë analistë perëndimorë kanë thënë, ose të paktën nuk e kanë përjashtuar mundësinë që bisedimet për statusin të fillojnë nga fundi i vitit.
    A jeni dakord me vlerësimet e tilla?

    NICHOLAS WHYTE
    Po, kjo më duket mjaft e drejtë. Nëse raporti i z. Aide do të jetë pozitiv, atëherë më nuk ka shumë kuptim për shtyrjen e mëtejme të bisedimeve.

    EVROPA E LIRË
    Sipas jush, kush mund t'u prijë këtyre bisedimeve?

    NICHOLAS WHYTE
    Janë përmendur emra të ndryshëm. Mendoj se do të jetë dikush që ka përvojë në ndërmjetësimin e negociatave të tilla, dikush që tashmë ka kredibilitet te aktorët kryesorë. Nuk kam ndonjë qëndrim të veçantë se kush do të duhej të jetë e kush jo. E kuptoj se mekanizmi i emërimit do të bëhet përmes Kombeve të Bashkuara, gjë që më duket rrugë e mirë për të ecur. Ndoshta zëvendësit e negociatorëve do të vijnë nga vende tjera, ndoshta nga Amerika, Bashkimi Evropian, ndoshta madje edhe nga Rusia. Nuk jam tepër i shqetësuar lidhur me detajet e mekanizmit që do të krijohet, por kryesorja është që ai të funksionojë.

    EVROPA E LIRË
    Po, si e shihni gatishmërinë e institucioneve të Kosovës lidhur me bisedimet për statusin?

    NICHOLAS WHYTE
    Ato ende nuk janë të gatshme. Gjatë verës ato janë përpjekur të bëjnë përgatitje lidhur me çështjen e statusit, por mendoj se nga ana tjetër, do të ishte jorealiste të pritet që ato të jenë të gatshme për diçka që ende nuk dihet se kur do të fillojë. Mendoj se po të caktohej një datë për fillimin e bisedimeve, atëherë kjo do t'i shtynte institucionet e Kosovës që të lëvizin më shpejt drejt përgatitjeve.


    EVROPA E LIRË
    Sa munden sipas jush, serbët e Kosovës t'i kundërshtojnë bisedimet për statusin?

    NICHOLAS WHYTE
    Bisedimet do të shkojnë përpara. Mendoj se serbët e Kosovës do të dilnin qesharakë nëse do të përpiqeshin ta ruanin pasigurinë e vazhdueshme sa i përket asaj se ku do të jenë pas disa vitesh. Kuptohet se ata gjithmonë e kanë opcionin e mospjesëmarrjes. Por, mësimet e nxjerra nga negociatat e tilla tregojnë se nëqoftëse ti nuk merr pjesë, atëherë vendimet do të merren pa ty.

    EVROPA E LIRË
    Z. Whyte, qëndrimi i shumicës shqiptare është pavarësia e panegocueshme.
    Nga ana tjetër, deri në ç'masë mund të merret parasysh insistimi i Beogradit për "më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi"?

    NICHOLAS WHYTE
    Mendoj se ne duhet mjaft seriozisht të pyesim Beogradin se çfarë nënkuptojnë me këtë. A mendojnë ata që një e treta e anëtarëve të parlamentit të tyre të jenë shqiptarë nga Kosova? A mendojnë për shembull, që t'i ndajnë të gjitha ato misione diplomatike me diplomatët dhe zyrtarët nga Kosova? A mendojnë që me qeverinë e Kosovës të zhvillojnë negociata të përbashkëta me Bashkimin Evropian, kur negociatat që tashmë i kanë me Malin e Zi, nuk po shkojnë aq butë. Mendoj se duhet ta trajtojmë me kujdes seriozitetin e Beogradit lidhur me propozimin e tillë.

    EVROPA E LIRË
    Vitin e kaluar, Grupi Ndërkombëtar i Krizave doli me një propozim për pavarësi të kushtëzuar të Kosovës.
    A mendoni ende se ky është opcioni më realist?

    NICHOLAS WHYTE
    Pavarësia e kushtëzuar-PO. Mendoj se asgjë tjetër nuk është më e sigurtë. Nuk mendoj se jashtë Serbisë ka shumë njerëz, të cilët janë të interesuar të shtiren sikur Kosova është pjesë e një vendi, kur ajo më nuk është. Por unë gjithashtu mendoj se bashkësia ndërkombëtare nuk është shumë e bindur që të shkohet me një pavarësi të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për Kosovën. Po i ndjek me shumë kujdes nuancat, veçanërisht të nënsekretarit Nicholas Burns dhe deklaratat e tij në Kongres para disa muajsh. Më duket se ajo të cilën ai e thekson, gjithashtu e kam vërejtur edhe te Bashkimi Evropian.

    Intervistoi: Vullnet POSHKA

    RFE
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E mërkurë, 24. Gusht, 2005

    SURROI E JESSEN PETERSEN KËRKOJNË NGA RUGOVA TË NDËRTOJË FORUMIN DHE KONSENSUSIN






    Prishtina duhet të shpejtojë me përgatitjet e saj për bisedimet për statusin e Kosovës, ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. Këto komente, Petersen i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e partisë politike Ora, Veton Surroin. Ndërkohë që subjektet politike shqiptare kanë vendosur dje që takimi i paraparë për sot i Forumit politik të shtyhet deri më datën 2 shtator, Petersen kërkoi nga vendorët që deri atëherë të mos e kalojnë kohën vetëm duke biseduar, por t’i ndërmarrin veprimet konkrete për caktimin e pesë grupeve të ekspertëve që do t’i përgatisin bisedimet dhe që deri atëherë të merren vesh për caktimin e një koordinatori të këtyre grupeve:
    “Para së gjithash, përgatitjet për bisedimet lidhur me statusin duhet të përshpejtohen dhe së dyti unë e kam bërë të qartë që nga dita kur e kemi formuar Forumin që kur të vijë koha e bisedimeve për statusin, UNMIK-u nuk mund të përfshihet aty drejtpërdrejtë, ngase kjo është çështje që u takon partive politike të Kosovës”, tha Jessen-Petersen. Duke pasur parasysh rolin në zvogëlim e sipër të UNMIK-ut si lehtësues i takimeve në Forum ndërmjet partive kosovare, Petersen e Surroi kanë dalur me idenë që gradualisht këtë rol lehtësues me qëllim të arritjes së konsensusit të brendshëm politik në Kosovë ta marrë presidenti Ibrahim Rugova:
    “Kryetari Rugova ka një obligim kushtetues dhe një pozitë kushtetuese çfarë ne duhet ta respektojmë, e ajo është unifikues, pra përfaqëson unitetin e popullit dhe procesi i ndërtimit të mëtutjeshëm i Forumit duhet të kalojë gradualisht me një shpejtësi te kryetari Rugova”, tha Surroi.
    Me idenë e Surroit në parim është pajtuar edhe Jessen-Petersen:
    “Unë pajtohem me Veton Surroin për rolin që presidenti duhet të ketë duke pasur parasysh se Forumi nuk i zëvendëson institucionet, por ai ka si qëllim arritjen e konsensusit çka i lehtëson proceset aktuale politike në Kosovë”, tha shefi i UNMIK-ut. Pavarësisht shtyrjes së takimit të Forumit, Petersen tha se ende nuk sheh arsye që qeveria të ngutet me formimin e grupeve punuese siq është zotuar ditë më parë kryeministri Bajram Kosumi, pasi që kështu do të rrezikohej konsensusi i arritur në Forum.
    Sekretariati i Forumit, i cili mbledh në vete përfaqësuesin e presidentit dhe përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike në Kosovë, ka kërkuar dje edhe një javë afat për të përgatitur mbledhjen e radhës së Forumit, respektivisht për të propozuar emrat e ekspertëve që do të punojnë në grupet punuese dhe për të propozuar koordinatorin e këtyre grupeve. Ndërkohë që Petersen u ka tërhequr vërejtjen kosovarëve që të jenë të përgatitur mirë për bisedime duke vlerësuar se procesi i negociatave për statusin nuk do të jetë i lehtë pasi që pala kosovare, sipas tij do të duhet të jetë e përgatitur edhe për kompromis.

    Zijadin Gashi
    RFE

    “Kryetari Rugova ka një obligim kushtetues dhe një pozitë kushtetuese çfarë ne duhet ta respektojmë, e ajo është unifikues, pra përfaqëson unitetin e popullit dhe procesi i ndërtimit të mëtutjeshëm i Forumit duhet të kalojë gradualisht me një shpejtësi te kryetari Rugova”, tha Surroi.
    Sa është i pranueshëm një propozim i tillë që vjen vetëm nga njëra parti (ORA) opozitare e që është e përfaqësuar në forum,derisa tjetra parti opozitare (PDK) që poashtu është e përfaqësuar në forum heshtë!!!.A kan mundur që të dy partitë opozitare të dalin me të njëjtin propozim?Apo është në pyetje rrezikimi i mosfunksionimit dhe i shuarjes së forumit (ku dy ditë më herët forumi anuloi takimin për datë të pacaktuar),për shkak se Kosumi paralajmëroi se qeveria e Kosovës do të formojë vetë grupet punuese dhe me formimin e këtyre grupeve delegacioni kosovar do të institucionalizohej për krahasim nga forumi i cili nuk është institucion që përfaqëson interesat e banorëve të Kosovës,sepse në forum bëjnë pjesë vetëm katër parti të cilët mund të thirren në emër të anëtarëve të saj por jo edhe në emër të të gjithë banorëve të Kosovës,prandaj a mund të kuptohet ky propozim i Surroit që forumi duke kaluar në kompetenca të kryetarit të Kosovës (Rugovës) të institucionalizohet edhe ky forum!?
    Kështu do të lindte pyetja:
    Cili institucion do të përfaqësojë Kosovën në bisedime ai i Presidencës apo ai i Qeverisë?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Analisti Daniel Server komenton lidhur me gjendjen në Kosovë në prag të negociatave mbi statusin


    Ardita Simiçia
    01-09-2005



    Megjithë vullnetin e mirë që ka pala shqiptare në përgatitje për negociatat për statusin përfundimtar, nuk ka pasur një angazhim konkret për këto negociata dhe shumë aspekte teknike mbeten të pasqaruara, thotë zoti Serwer:


    Negociatat e kësaj natyre kërkojnë shumë përgatitje. Eshtë bërë e qartë se serbët po përgatiten me kujdes. Isha në Kosovë para afro 2 vjetësh për të ndihmuar autoritetet e Kosovës për tu përgatitur për aspekte teknike. Arrita në përfundimin se ata kishin vullnetin e mirë, por shumë pak përgatitje teknike. Këto përgatitje nuk kanë shënuar shumë përparim që nga ajo kohë. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë kërkojnë dhe çfarë u nevojitet: sa para duhen për pensionet, për kompensimet, cilat dokumenta duhet t’i kthehen Kosovës nga Beogradi. Me sa di unë, Ministria e Kulturës në Kosovë ka përgatitur një listë të hollësishme të objekteve të kulturës që kërkon të kthehen në Kosovë dhe serbët kanë një listë të momunteve të kulturës që kërkojnë të mbrohen. Këto nuk janë negociata të thjeshta kur e vetmja çështje për diskutim është statusi përfundimtar. Komuniteti ndërkombëtar do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje të gjerë dhe të përgjithshme që do të shërbejë për vite të tëra në të ardhmen,- thotë Serwer...

    intervista vazhdon në:
    VOAnews.com/albanian


    Harudi:
    Gjithnjë e më shumë hasim në analiza,intervista,vështrime,komente etj nga analistë politik shqiptar e të huaj se klasa politike (institucionet) e Kosovës janë në amulli sa i përket përgaditjeve për bisedimet përfundimtare rreth statusit politk të Kosovës...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 01-09-2005 më 18:14
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E mërkurë, 7. Shtator, 2005

    EIDE: FUNDI I PUNËS SIME BRENDA DY JAVËVE



    Zijadin Gashi, Prishtinë


    Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e përmbushjes së standardeve në Kosovë, ambasadori Kai Eide, ka paralajmëruar se fundi i punës së tij në hartimin e raportit, nga i cili varet më pas dhe fillimi i bisedimeve për statusin e Kosovës, do të jetë brenda dy javëve të ardhshme. Ambasadori norvegjez është shprehur më optimist se në të kaluarën rreth të arriturave në Kosovë, por nuk ka dashur të paragjykojë ndonjë rezultat të raportit të tij, duke ia lënë këtë mundësi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Në përmbyllje të vizitës, Kai Eide ka vazhduar bisedimet edhe sot me kryeministrin Bajram Kosumi, ka vizituar presidentin Ibrahim Rugova, si dhe ka zhvilluar një takim dhe me komandantin e TMK-së, Agim Çeku. Duke mos dashur të paragjykojë raportin e tij, ai tha se ky raport, si edhe vendimi për fillimin e bisedimeve për statusin, janë çështje ekskluzive për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan:
    ”Mendoj se kemi bërë përparime, dhe kjo është treguar në takimet e hapura dhe gadishmërinë e shprehur këtu që të ecet përpara, por unë nuk mund të jap vlerësime se sa përqind jam i kënaqur me këtë”, tha ambasadori Eide, duke shtuar se ai nuk dëshiron t’i komentojë çështjet e statusit, sepse kjo nuk ishte në mandatin e tij.
    Ndërkohë që përmes një komunikate njoftohet se presidenti Ibrahim Rugova, i cili vazhdon të ushtrojë postin e kryetarit nën përkujdesje mjekësore, në takimin që zhvilloi sot me përfaqësuesin e OKB-së, ka shprehur besimin e tij se vlerësimi i përparimit në standarde do të pozitiv, sikurse edhe vlerësimi i gjendjes së përgjithshme në Kosovë.
    Kurse kryeministri Bajram Kosumi, tha se nuk dëshiron të imponojë asgjë, përveç se pret nga Eide një raport që do të paraqesë gjendjen reale në Kosovë me të mirat dhe dobësitë e saj:
    “Unë e kam lutur që raporti i ambasadorit të jetë realist, objektiv dhe i pavarur. Nuk dëshirojmë të krijojmë një fotografi joreale, të bukur për Kosovën, dëshirojmë të krijojmë një fotografi reale dhe duke qenë reale, ne mendojmë se është një fotografi e mirë. Ne besojmë në këtë proces, populli i Kosovës beson në këtë proces, ne punojmë shumë ta shtyjmë përpara këtë proces dhe kjo është fotografia reale dhe e mirë, e cila besoj se do të reflektohet edhe në raportin e ambasadorit Eide”, tha Kosumi.
    Ambasadori Eide në anën tjetër kërkoi më shumë angazhime të qeverisë në çështjen e decentralizimit, kthimit të personave të zhvendosur, çështjet pronësore dhe ato të trashëgimisë kulturore.
    Pas Prishtinës, Eide tha se do të udhëtojë për në Beograd, ku gjatë dy ditëve në vijim do të bisedojë me zyrtarët e atjeshëm. Më pas ai tha se do të vazhdojë për në Bruksel, ku do të takojë zyrtarët e BE-së, më pas përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit dhe krejt në fund do të bisedojë dhe me Kofi Ananin, kur do ta hartojë raportin përfundimtar lidhur me standardet në Kosovë.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BE për pavarësi të kushtëzuar të Kosovës: Ahtisari udhëheq bisedimet - standardet blof?

    8 shtator - Bashkimi Evropian po kërkon një zgjidhje për statusin e Kosovës e cila do të jetë një lloj pavarësie e kushtëzuar. Kjo zgjidhje do të jetë e imponuar edhe Beogradit edhe Prishtinës, por Kosova megjithatë nuk do të jetë shtet i vërtetë, madje dhe nëse e fiton pavarësinë në raport me Beogradin, sepse sovranitetin e saj do ta kufizojë bashkësia ndërkombëtare, shkruan gazeta "Blic" e Beogradit, e cila citon burimet e afërta me përfaqësuesin e lartë të BE-së Havier Solana.
    "Në BE po shqyrtojnë dy çështje kyçe lidhur me statusin e Kosovës, e këto janë pavarësia nga Beogradi dhe çështja e sovranitetit, përkatësisht shtetësia e kufizuar e Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare", pohon burimi i kësaj gazete.

    Gazeta më tutje citon bashkëbiseduesin e saj i cili thotë se bisedimet "do të nisin me shatëll-diplomacinë", edhe pse BE do të donte që në një moment të zhvillohen bisedime direkte të Beogradit dhe Prishtinës. Por zgjidhja e imponuar megjithatë do të ishte me kompromis.
    Bisedimet do t'i udhëheqë diplomati finlandez Marti Ahtisari i cili do të ketë edhe tre ndihmës dhe me gjasë do të jenë Mark Grosman, si përfaqësues i SHBA-së, Shtefan Lene në emër të BE-së dhe Vladimir Çizhov nga Rusia, citon gazeta burimin e saj, i cili historinë e standardeve për Kosovën që nga fillimi e quan blof të bashkësisë ndërkombëtare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Server: Bisedimet për statusin e Kosovës do të fillojnë edhe nëse Aide vlerëson se standardet nuk janë përmbushur deri në fund

    Londër, 8 shtator - Eksperti amerikan për çështjen e Kosovës Daniel Server beson se bisedimet për statusin e Kosovës do të fillojnë edhe nëse Kai Aide vlerëson se standardet nuk janë përmbushur deri në fund.
    Server në një intervistë për BBC-në vëren se Beogradi synon ndarjen terriortiale të serbëve në Kosovë.

    "Kujtoj se pas insistimit për decentralizim në të vërtetë fshehet dëshira për ndarjen territoriale të serbëve në Kosovë. Në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare nuk ka treguar vullnet që të pengojë ndarjen ekzistuese në të cilën UNMIK-u kontrollon territorin në jug nga lumi Ibër, ndërkaq Beogradi territorin në veri të lumit që ndan Mitrovicën".
    Server paralajmëron se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk eshtë e gatshme që të zgjidhë atë ndarje tani, nuk sheh asnjë arsye se do të ishte e gatshme ta bëjë këtë në të ardhmen.

    Po ashtu ky analist amerikan ka hedhur poshtë spekulimet për destabilizimin politik të Kosovës dhe luftën për pushtet para fillimit të bisedimeve, pasi President Ibrahim Rugova bëri të ditur se vuan nga kanceri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Raporti i Eides do të jetë në dobi të fillimit të bisedimeve mbi satusin

    Lubjanë, 17:40

    Raporti për Kosovën i ambasadorit norvegjez Kai Eide do të anojë për fillimin e bisedimeve rreth statusit përfundimtar të Kosovës, vlerëson kryesuesi i OSBE-së dhe njëherit shef i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel.

    "Kam parandjenjë se raporti edhe për kundër të gjitha rezervave, do të anojë në dobi të fillimit të bisedimeve mbi statusin e ardhshëm të Kosovës", deklaroi sot Rupeli gjatë pres-konferencës në Lubjanë.

    Ai shtoi se "Kosova do të mbledhë forca për ta mposhtur momentin e tensionuar", të shkaktuar pas lajmërimit të kryetarit Ibrahim Rugova se vuan nga kanceri në mushkëri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89

    Cool Pse po heshtin udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ?-Shkruan Ismajl Kurteshi

    [undefinedFONT=Times New Roman]Në një takim me gazetarë, këto ditë, kryeadministratori Petersen i ftoi udhëheqësit dhe qytetarët e Kosovës të përgatiten për kompromis. Ai ndër të tjera tha:”…statusi i Kosovës do të jetë rezultat i kompromiseve.” Më tutje z. Petersen tha:”Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të shohë një përfundim, dhe se do të insistojë në një përfundim i cili do të normalizonte Kosovën, Serbinë dhe rajonin.”

    Z.Petersen me këtë rast kërkoi që populli shumicë I Kosovës ta bëjnë të pamundurën, sepse pavarësia e Kosovës, në të cilën u garantohen të drejtat qytetare të gjithë banorëve të saj, është kompromis i skajshëm, pranueshëm për Shqiptarët, i cili garanton stabilitet të Kosovës, Serbisë e rajonit. Por deklarata e z.Petersen u përcoll vetëm me reagimin e opozitës, lëvizjes “vetëvendosja” dhe shoqatat e dala nga lufta, kurse udhëheqësve të institucioneve nuk i’u ndie zëri.

    Këta të fundit heshtin edhe atëherë kur veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja”, keqtrajtohen nga policia, edhe pse arsye e vetme e arrestimeve dhe rrahjeve të veprimtarëve të kësaj lëvizjeje është shkruarja e parullës:”JO NEGOCIATA-VETËVENDOSJE”. Pra “faji” i vetëm i tyre është angazhimi seioz për realizimin e të drejtave elementare të shoqërive demokratike, të drejtën e shprehjes së lirë dhe të drejtën për vetëvendosje, të bazuar në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe të popujve.

    Është interesant se si nuk nxit reagim të ngjashëm të policisë kërkesa për pavarësi, e stërpërsëritur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës , e përcjllur përherë me një të qeshur,si dhe deklarata shpesh e dëgjuar nga goja e udhëheqësve të institucioneve : “pavarësia e Kosovës është e panegociueshme”,e cila përputhet plotësisht me pjesën e slloganit “JO NEGOCIATA”.

    Reagimet dallojn , edhe pse kërkesat e njerës dhe palës tjetër nuk dallojnë si formulim, por dallon qasja dhe seriozitetit.

    Sikur udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të angazhoheshin me të njëjtin seriozitet, për të njëjtat kërkesa , për të cilat angazhohen edhe veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja” ata do të reagonin sa herë që pjesëtarët e kësaj lëvizjeje keqtrajtohen nga policia.

    Udhëheqësit e institucioneve nuk dallohen vetëm me të qeshurat e tyre joserioze, që përcjellin secilën kërkesë të tyre për pavarësi. Por edhe me hyrjen në negociata pa i respektuar procedurat zyrtare jo vetëm në takimin e Vjenës por edhe në shumë takime të tjera para e pas Vjenës. Këta udhëheqës nuk i njoftojnë drejtë qytetarët me rrjedhat politike, por me vetëdije krijojnë iluzione të rrejshme dhe konfuzion . Kështu është rasti me projektin serb për decentralizimin të imponuar nga UNMIK-u, që nuk bëhet për shkak të interesave të qytetarëve por për realizimin e interesave të Serbisë. Këto karakteristika dëshmojnë për mungesën e sinqeritetit dhe transparencës së udhëheqësve të institucioneve. Ata nuk po e pranojnë se nuk bëjnë politikë, por janë zbatues besnikë të politikave të imponuara nga të tjerët.

    Prandaj nuk ndodhë rastësisht që e njëjta polici që i siguron udhëheqësit e institucioneve deri sa ata i shtrojnë kërkesat për pavarsi, t`i ndjekin veprimtarët e lëvizjes në momentin kur ata i shtrojnë të njëjtat kërkesa.

    Se policia padrejtësisht po i ndjek veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja” dëshmon edhe kërkesa e Ombudspersonit të Kosovës për fillimin e hetimeve në lidhje me dhunën e ushtruar nga ana e policisë kundër këtyre veprimtareve, të cilët po ndiqen vetëm pse po I shprehin bindjet e tyre politike të lejueshme në shoqëritë demokratike.

    Udhëheqësit e institucioneve asnjëherë nuk reaguan edhe pse sulmet mbi veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja “ nuk paraqesin sulm vetëm mbi kërkesën e drejtë për vetëvendosje por edhe sulm mbi njërën nga të drejtat fundamentale të shoqrisë demokratike, të drejtën e shprehjes së lirë. Ata nuk reaguan as ndaj kërkesës së papranueshme të z. Petersen për kompromis.

    Udhëheqësit e institucioneve jo vetëm nuk reagojnë kur grupime të caktuara pengohen e keqtrajtohen, por ndonjëherë edhe vetë i pengojnë ata që seriozisht angazhohen për një zgjidhje të drejtë politike për Kosovën.

    Pasojat e heshtjes së tyre do të ndihen në të ardhmen./Prishtinë, 27 gusht 2005[/FONT][/COLOR][/SIZE]/

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Harudi

    ...Në anën tjetër Qeveria e Kosovës insiston që vetë të formojë grupet punuese dhe vetë të caktojë koordinatorin për bisedimet që do të zhvillohen rreth statusit politik të Kosovës,ndërkaq për koordinator të të gjitha grupeve punuese,sipas mediave të shkruara në Kosovë,si kandidat i mundshëm përmendet Blerim Shala,botues i gazetës "Zëri".Blerimi ishte edhe njëri nga anëtarët e delegacionit kosovar në Rambuje dhe Paris në vitin 1999...

    Presidenti Rugova: "Kosova është e gatshme të zërë vendin e vet në bashkësinë e shteteve të lira e të pavarura"

    Prishtinë, 13 shtator - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka bërë sot një deklaratë rreth përgatitjeve për bisedat eventuale për statusin përfundimtar të Kosovës.
    Në këtë deklaratë Presidenti Rugova tha se do të përshpejtojë punën që e ka filluar Forumi për të krijuar një ndjenjë uniteti dhe pikësynimi kombëtar në kohën kur Kosova po hyn në këtë periudhë me rëndësi vendimtare. Po ashtu Presidenti kërkon nga opozita që t'i lërë mënjanë divergjencat partiake dhe të bashkohet në përgatitjet për statusin përfundimtar.
    Më poshtë po e japim tekstin e plotë të deklaratës së Presidentit Rugova.
    "Forumi Politik ka diskutuar gjatë muajve të fundit për formimin e grupeve të punës për bisedimet eventuale për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas takimit që pata të mërkurën e kaluar me ambasadorin Kai Eide, jam i bindur se rruga për përcaktim të statusit të vendit tonë mund të hapet së shpejti. Prandaj, unë kam vendosur sot që ta përshpejtoj punën që e kishte filluar Forumi dhe të krijojmë një ndjenjë uniteti dhe pikësynimi kombëtar në kohën kur Kosova po hyn në këtë periudhë me rëndësi vendimtare.
    Kosova u takon të gjithë njerëzve që jetojnë këtu. Edhe procesi që duhet të çojë te statusi ynë politik u takon të gjithëve. Unë, si President, do t'i prij këtij procesi. Në ekipin tonë do të jenë edhe Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, dhe udhëheqësit e dy partive më të mëdha të opozitës, Hashim Thaçi (PDK) dhe Veton Surroi (ORA). Që të gjithë duhet të jemi të pranishëm në delegacionin e Kosovës, në rast të bisedave për statusin përfundimtar. Prandaj, kërkoj nga opozita që t'i lërë mënjanë divergjencat partiake dhe të na bashkohet në përgatitjet për statusin përfundimtar.
    Për organizim, përshpejtim të punës dhe mobilizim të ekspertëve nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile, dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, kam emëruar Blerim Shalën, një figurë e respektuar jopartiake, që t'i bashkërendojë përpjekjet e grupeve të punës. I kam kërkuar atij që të bëjë konsultime të gjera dhe t'u raportojë udhëheqësve politikë pas dy javësh me një plan për të çuar punën përpara. Z. Shala do të na raportojë në mënyrë periodike për ecurinë e punës së grupeve të punës dhe do të kërkojë miratim politik prej nesh për qëndrimet tona madhore.
    Mbasi që kam emëruar këtë ekip uniteti që të punojë për të ardhmen tonë, unë i kërkoj Kuvendit të Kosovës që të miratojë këtë përcaktim timin. Unë poashtu i kërkoj Qeverisë që t'i sigurojë fondet e nevojshme për punën e grupeve punuese".
    Ky është moment historik për Kosovën. Me angazhimet tona serioze dhe unitetin në përgatitjet për bisedat eventuale për statusin përfundimtar do t'i tregojmë botës se Kosova është e gatshme të zërë vendin e vet në bashkësinë e shteteve të lira e të pavarura", thuhet në fund të deklaratës së Presidentit Rugova.

    QIK
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  17. #17
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Thirrje Qytetare

    Demonstrat Paqesore

    "VETEVENDOSJA"

    Me daten 16 SHTATOR 2005, nga ora 11:00am deri me 02:00pm, perpara Kombeve
    te Bashkuara, tek
    "Daghammarsjold Plaza" , avenuja e pare, dhe rruga 47, ne New York, (First
    ave. /47st.), do te zhvillohet nje demonstrate paqesore ne perkrahje te
    fillimit te bisedimeve sa me shpejta per statusin e Kosoves, si dhe ne
    perkrahje per Pamvaresin e pakufizuar te saj.
    Te gjitha organizat shqipetare ne Amerike qe punojne dhe perkrahin
    pamvaresine e Kosoves,
    lusin te gjithe shqiptaret e te gjitha krahinave te marrin pjese ne kete
    ngjarje te rendesishme, e cila eshte e lidhur me realizimin e endrrave
    shumevjecare te Popullit te Kosoves per te jetur te lire dhe te pamvarur.
    Kjo eshte nje ngjarje e rendesishme ku te gjithe shqiptaret duhet ti
    tregojne botes bashkimin e tyre te padiskutueshem ne lidhje me pamvaresine e
    Kosoves.
    Koha eshte kunder nesh, le ta kthejme ne favorin tone.

    Zoti qofte me te gjithe shqiptaret!

    Per kontakte te metejshme mund te kontaktoni ne numrin e tel: 718 309 9890
    (USA)
    ose: info@newalbaniangeneration.com

  18. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Presidenti Rugova: Eshtë shenjë e mirë se të gjithë do të jemi së bashku për pavarësi

    Prishtinë, 14 shtator -

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova falënderoi të gjitha subjektet politike që e mbështetën vendimin e tij të djeshëm për caktmin e ekipit negiciator dhe koordinatorin e grupeve punuese për bisedimet rreth statusit.

    "Është një shenjë e mirë që tregon se të gjithë do të jemi së bashku për pavarësinë e vendit dhe do të vazhdojmë të punojmë", deklaroi Presidenti Rugova pas takimit të sotëm me kryeadministratorin Soren Jesen Petersen.
    Me këtë rast Presidenti Rugova gjendjen e sigurisë në vend e vlerësoi stabile dhe falënderoi kreun e UNMIK ut për angazhimin e tij të shtuar gjatë ditëve të fundit.

    Po ashtu Presidenti tha se pret një vlerësim pozitiv të gjendjes nga ambasadori Kai Aide që të nisin përgatitjet për bisedimet eventuale për pavarësinë e Kosovës.
    "Gjithsesi ne tash presim një vlerësim pozitiv të gjendjes në Kosovë nga ambasadori Aide, që të fillojmë përgatitjet nëse do të ketë bisedime për të ardhmen e vendit tonë - pavarësinë. Unë përsëri insistoj për një njohje direkte të pavarësisë që do të ishte më e mirë por ne do të përgatitemi për këtë rrugë ndërkombëtare e në këtë frymë ishte edhe deklarata ime e djeshme".

    Petersen pasi edhe një herë përshëndeti vendimin e djeshëm të Presidentit, tha se zoti Rugova disa herë ka përsëritur se Kosova vetëm se bashku do të lëvizë drejt statusit dhe vendimi i djeshëm tregon qartë se përgatitjet për statusin duhet të fillojnë menjëherë.
    "Duhet të punojmë së bashku dhe unë do të vazhdoj të ndihmojë Presidentin dhe partitë politike. Do të bëjmë çfarë mundemi si UNMIK për t'u siguruar se jemi duke lëvizur përpara pa kurrfarë pengesash, drejt vendimit për statusin", tha Petersen.

    Petersen gjithashtu tha se përshëndet "përgjegjësinë pozitive" të të gjithë subjekteve politike dhe se tani nevojitet një fokusim në ruajtjen e unitetit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Të premten (nesër) sipas paralajmërimeve të mëhershme fillon një " mini bisedë" ndërmjet ministrit për Pushtet Lokal,Lutfi Haziri (Kosovë) dhe përfaqësuesit nga Serbija (Zoran Lonçar poashtu ministër),kurse biseda do të zhvillohet rreth reformave të pushtetit lokal në Kosovë.
    Serbija (kuptohet edhe serbet e Kosovës)kanë refuzuar planin e reformave për shkak se serbet insistojnë që të krijohen komuna të pastërta etnike serbe,për çka plani i qeverisë së Kosovës e i përkrahur nga UNMIK-u,BE,SHBA dhe Grupi i Kontaktit, nuk parasheh një gjë të tillë por përkundrazi propozon komuna të përziera por me një shumicë serbe.Mospajtimi më i madh qëndron tek komuna e Graçanicës tek e cila sërbët nuk pranojnë që ti bashkangjitet Ajvalia me shumicë shqiptare e që kufizohet me këtë lokalitet por kërkojnë që Graçanicës t'i bashkangjitet Çagllavica (ky lokalitet Çagllavica,sipas planit duhet t'i bashkangjitet njërës nga komunat e ardhshme të Prishtinës për shkak të afërsisë me Prishtinën).
    Plani B parasheh këto lokalitete të formojnë komunën e Graçanicës:
    Graçanica,Ajvalia,Lapllo selo,Preoce dhe Sushica.(vetëm Ajvalia është me shumicë absolute shqiptare dhe një pakicë serbe)
    Serbet dëshirojnë që në vend të Ajvalisë të marrin Çagllavicën,me çka Graçanica do të bëhej komunë e pastër serbe.Njëra nga arsyet e sërbëve për mospranim të Ajvalisë është siç shprehen nga frika e natalitetit të shqiptarëve dhe frika se pas disa viteve shqiptarët do të bëheshin përsëri shumicë!!!
    Në rend dite të këtij takimi është paraparë të arrihet edhe marrëveshja për kthimin e librave katastar nga Serbija,Kosovës,libra të cilat Serbija i "vodhi" pas kapitullimit të saj në Kosovë (marrëveshja e Kumanovës)dhe largimi i ushtrisë serbe dhe institucioneve të saja të dhunshme që ishin të instaluara në Kosovë.
    Kurse do të bisedohet edhe për njohjen e tabelave të automjeteve të regjistruara në Kosovë,me çka shqiptarët e Kosovës do të kenë të drejtë dhe liri qarkullimi nëpër teritorin e Serbisë.



    E enjte, 15. Shtator, 2005

    NESËR NË VJENË DO TË DISKUTOHET DECENTRALIZIMI



    Rrahman Paçarizi, Prishtinë


    Takimi i Vjenës ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për decentralizimin, nuk mund të ketë ndikim mbi planin për pilot-komunat, por qeveria e Kosovës është e gatshme që me qytetarët dhe udhëheqësit serbë ta diskutojë planin dhe ta modifikojë, ka thënë sot kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, duke u shprehur i vendosur se nuk do të ketë komuna njëetnike, apo të tilla me 90 përqind serbë, siç kanë kërkuar zyrtarët e Listës Serbe. Këto komente, kryeministri i Kosovës i ka bërë pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, i cili ka mbështetur qëndrimin e qeverisë për ta mbajtur dialogun e vazhdueshëm me serbët. Kur themi do të mbetet dera e hapur kemi parasysh faktin se plani B është mirëpritur nga liderët serbë dhe kjo na jep vullnet që t’i afrojmë më shumë qytetarët dhe liderët serbë, për të marrë pjesë në këtë proces, tha kryeministri Kosumi:
    "Disa modifikime mund të bëhen dhe ne jemi të gatshëm t’i bisedojmë. Nuk do të ketë përjashtime të fshatrave shqiptare. Dua ta them shumë qartë se nuk është qëllimi ynë të formojmë komuna njëetnike. Mund ta kenë serbët shumicën aty, mund të jetë kryetar i njësisë një pjesëtar i nacionalitetit serb, por nuk de të ketë komuna njëetnike dhe nuk do të ketë madje as komuna me 90 përqind serbë e dhjetë për qind shqiptarë", tha kryeministri Kosumi, duke komentuar edhe qëndrimin e Listës Serbe në një letër dërguar së fundi kryeministrit Kosumi, Ministrit të Pushtetit Lokal Lutfi Haziri dhe shefit të UNMIK-ut Petersen, ku kërkohej që fshatrat shqiptare të hiqeshin nga komunat provuese që janë menduar të kenë shumicë serbe, si Graçanica dhe Parteshi.
    Vetë shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen tha se plani B është baza për pilot-komunat:
    "Unë e mirëpres qëndrimin e qeverisë për gadishmërinë që të shqyrtohet plani B dhe nëse ka ide të mira të bëhen edhe modifikime," tha Petersen, duke rikujtuar se Grupi i Kontaktit dhe UNMIK-u e kanë mbështetur fuqishëm planin B.
    Ndërkohë, nesër në Vjenë fillon një takim ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre Serbisë, ku do të flitet për decentralizimin, që është inicuar i dërguari i posaçëm i Sekretarit Anan për situatën në Kosovë, Kai Eide. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë shprehur pesimistë lidhur me takimin, pasi sipas tyre në delegacionin e Kosovës nuk ka pasur vend për serbët e Kosovës, të cilët kanë shkuar si pjesë e delegacionit të Serbisë, tha Rangjel Nojkiq, përfaqësues i Listës serbe, të cilin megjithatë e mban shpresa se gjërat do të lëvizin:
    "Nismat që janë ndërmarrë ndodhen tani në një qorrsokak dhe ndoshta ky është një rast që ato të marrin një drejtim pozitiv," tha Rangjel Nojkiq, duke potencuar sidomos kërkesat për pilot-komunat. Mirëpo, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, tha se takimi i Vjenës nuk mund ta ndryshojë agjendën e jetësimit të pilot-komunave:
    "T’ju them fillimisht se takimi i Vjenës nuk do të ndikojë fare në këtë, pasi në Vjenë nuk diskutohet fare për pilot-projektet".
    Sidoqoftë, përfaqësuesit e UNMIK-ut, por edhe përfaqësuesit e shqiptarëve dhe të serbëve e kanë vlerësuar si të rëndësishëm këtë takim, qoftë edhe vetëm për faktin se dialogu po mbahet i gjallë dhe nuk mungon vullneti për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve.
    RFE
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    16.09.2005

    VJENË
    I dërguari i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e situatës në Kosovë, Kai Aide sot ka shprehur kënaqësi që është organizuar takimi i parë në Vjenë me zyrtarët e lartë nga Prishtina dhe Beogradi për çështjen e decentralizimit. Gjatë një pauze në takimin ndërmjet delergacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, që kryesohen nga ministrat e pushtetit lokal, përkatësisht Lutfi Haziri dhe Zoran Llonçar, zoti Aide, që e kryeson këtë takim, ka thënë se "fakti se politikanët e Kosovës dhe të Serbisë ulen në një tavolinë dhe bisedojnë për probleme konkrete është zhvillim pozitiv". Ai ka thënë se po bisedohet për një çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, e kjo është "si të shtohet siguria dhe ndërtimi i shoqërisë multietnike". Zoti Aide ka thënë se diskutimet janë konkrete dhe të detajizuara, që sipas tij është gjë e mirë. "Po përparojmë dhe po bisedojmë për detajet dhe kompetencat rreth procesit të decentralizimit", është shprehur diplomati Aide. Ai ka vlerësuar se "kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme dhe rezultatet nuk duhet të priten vetëm nga një takim". Zoti Aide nuk pranoj të paraqesë detaje të raportit të tij për Kosovën, por ka paralajmëruar se nesër udhëton për në Nju Jork, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan dhe me Grupin e Kontaktit. Zoti Aide, sot në Vjenë, gjatë një pushimi në bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, tha se "si Prishtina, ashtu edhe Beogradi dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ballafaqohen me sfida të rëndësishme dhe se duhet ti zgjidhin".
    RFE
    Në delegacionin kosovar përveç ministrit L.Haziri gjindet edhe këshilltari i kryetarit të kuvendit të Kosovës Ramush Tahiri i cili njëherit njihet edhe si politikologu më i njohur në Kosovë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •