Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    “Ethe 3” - Erti Hizmo, fitues jo vetëm prej fatit

    Pas 3 oresh shfaqje ne Ethet e se Premtes dolen ne pah dhe rezultateve te nje votimi te ashper dhe Erti Hizmo,djale nga Kavaja eshte shpallur fitues i Etheve te se Premtes 2005!Ky fiton nje CD kontrate me kompanine Shqiptare te CD si dhe bilete falas per tu paraqitur ne Festivalin e kenges 2005.

    Per sa i perket vendit te dyte,fituesja Flaka Krelani nga Gjakova ishe teper e kenaqur me perfundimin e saj ne vend te dyte dhe shprehet se Erti meritone plotesisht te fitonte vendin e pare.Por ne baze te shkrimeve te disa gazetave eshte e mundur te shikojme dhe Flaka ne festivalin e kenges.Nese Erti Himzo arrin te paraqitet ne Festivalin e kenges 2005 me nje kenge e cila arrin te fitoje votat e teleshikueseve Shqiptar si dhe te jurise,atehere automatikisht fiton te drejten per te paraqitur Shiperine ne Eurovizionin 2006 ne Athine (Siq arriti Anjeza Shahini te fitonte 2 vite me pare)



    "Erti Hizmo, 19-vjeçari nga Kavaja është shpallur fituesi i edicionit të tretë të “Krasta show - Ethet e së premtes mbrëma”. Studenti i inxhinierisë tregon për ethet e garës dhe të fitores.....

    Alma Mile

    Tashmë është në Sarandë. Më në fund pak çlodhje. Do të mund të lahet në det, pa pasur frikë se do të ftohet e do t’i ikë zëri. Tashmë konkursi ka mbaruar, nuk ka më ethe, nuk ka më rivalitet. Ai ka fituar. Mbrëmjen e së premtes, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, u shpall fituesi i edicionit të tretë të konkursit maratonë “Krasta Show - Ethet e së premtes mbrëma”. Fituesi është 19-vjeçari nga Kavaja, Erti Hizmo, student në vitin e dytë për Inxhinieri Elektrike. Pas një gare që ka zgjatur 6 muaj, e ndarë në disa faza, nga konkursi i mijëra pretendentëve nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, tek gjysmëfinalet, deri tek finalja. Por ndryshe nga dy edicionet e para, producenti Adi Krasta, regjisori Pali Kuke dhe stafi përgjegjës për muzikën, menduan që këtë herë të përdornin një formulë të re konkurrimi. Nuk do të ishin më dhjetë finalistë, të cilët do të përgjigjeshin për fatin e tyre, por dhjetë lidera dhe dhjetë grupe. Kjo u dha mundësi më shumë të rinjve të evidentoheshin si talente, por ua vështirësoi disi punën finalistëve. Disa nga pjesëmarrësit në këtë garë kanë qenë Besart Halimi, Adelina Paloja, Olti Marku (nuk arriti ta pranonte skualifikimin në natën e gjashtë të finales, la skenën dhe nuk u paraqit në natën finale), Mateus Frroku, Flaka Krelani, Erti Hizmo, etj. Edhe këtë herë juria është përbërë thuajse nga të njëjtët emra: Shpëtim Saraç, Alfred Kaçinari, Zhani Ciko, Zerina Kuke dhe Shaban Ibrahimi, që kishte zëvendësuar Elton Dedën. Natën finale fillimisht interpretuan liderët e skualifikuar, për t’ia lënë garën dyshes finaliste Krelani me grupin “Alb” dhe Hizmo me “Engjëj dhe djaj”. Dy finalistët kënduan nga 5 këngë, në grup dhe si solistë. Ka qenë një konkurrim i fortë, megjithatë nuk mund të thuash se finalja rezervonte ndonjë surprizë. Thuajse që natën e parë të finales 19- vjeçari arriti të siguronte mbështetjen e publikut. Kështu që pas votimit, “Krasta Show dhe Ethet 3” nxorën një tjetër fitues, Erti Hizmon, që iu shtua duetit fitues Anjeza Shahini dhe Luiz Ejlli.

    Nuk do të të pyes në e prisje fitoren, pasi je futur në këtë garë për të fituar, megjithatë a pati ndonjë moment gjatë natës së mbrëmshme, kur u ndieve i pasigurt?
    Të them të vërtetën, nëse më parë kisha qenë 100% i sigurt për fitoren, mbrëmë siguria ime u ul në 50%. Flaka është një këngëtare shumë e mirë, ka një potencial zëri të jashtëzakonshëm, kështu që ishte një konkurrente së cilës duhet t’i trembeshe. Por kjo më dha edhe më shumë forca që të jepja maksimumin tim.
    Cili mendon se ishte momenti yt kulmor gjatë konkurrimit?
    Të pesta këngët ishin të rëndësishme dhe u mundova t’i realizoja sa më mirë, megjithatë mendoj se dueti me Flakën dhe Fred Mërkurin, ishte momenti më i vështirë dhe më i bukur. Ishte një përballje e vërtetë mes konkurrentëve dhe ku cilësitë vokale mund të evidentoheshin më mirë. Megjithatë në finale, mendoj se nuk luan më rol cilësia vokale e njërit, apo tjetrit, stonimet… mendoj se më tepër është çështje preferencash. Publiku voton të preferuarin e vet.
    Mendon se të ka ndihmuar edhe fakti që ti je shqiptar, ndërsa Flaka kosovare dhe nuk kishte mundësi të kishte më shumë fansa në sallë?
    Mbrëmë të dy kemi qenë të barabartë. Unë në sallë kisha vetëm prindërit dhe Flaka po ashtu. Për mua nuk ka dallime Kosova, apo Shqipëria dhe nuk mendoj se kjo ka ndikuar në votimin e publikut. Nuk mendoj se më kanë mbajtur me hatër.
    Sa për qind në fitoren tënde ishte fat?
    Këtë kam dashur të mënjanoj gjithmonë. Nuk doja që njerëzit të mendonin që fitorja ime ishte thjesht një fat. Prandaj edhe jam lodhur shumë që të mund të arrija deri në fitore me zotësi. Mendoja për çdo detaj, në mënyrë që paraqitja ime të mos ishte e luhatshme, me ulje-ngritje.
    Ç’do bëje sikur të mos fitoje?
    Ç’më mbetej për të bërë? Thjesht do pranoja vendimin e publikut. Edhe çmimi i dytë nuk do të ishte keq, pasi në finale, çmimi i parë dhe çmimi i dytë nuk kanë ndonjë ndryshim të madh. Siç e thashë nuk është më një çështje cilësie, por preference.
    Mendon se do ta kishe pasur më të lehtë po të ishe vetëm dhe jo me grupin?
    Eshtë folur shpesh për këtë zgjedhje, nëse kjo ishte e drejtë apo jo. Mendoj se ajo shërbente për të ekuilibruar, megjithatë rreziku qëndronte, pasi një gabim i grupit mund t’i kushtonte liderit dhe anasjelltas. Fillimi padyshim që ka qenë i vështirë, pasi të gjithë kanë vokale të mira dhe kanë qenë pretendentë për lidera, por që nuk ia arritën. Megjithatë me kohë ne ia dolëm mbanë që të kuptoheshim, të përshtateshim si vokalisht, ashtu edhe në lëvizje.
    Do të vazhdoje edhe në të ardhmen të këndoje me grupin?
    Që të jem i sinqertë do të doja që me grupin të kisha bashkëpunime, por më tepër do të doja të isha solist.
    Thonë që je kokëfortë dhe lufton deri në fund për të arritur qëllimet e tua…
    Nuk e di nëse mund të quhet kokëfortësi, por unë luftoj për idealet e mia. Preferenca ime muzikore është muzika rrok, ka pasur nga ata që nuk kanë qenë dakord me mua dhe mua më është dashur që të punoj shumë për të arritur atë që doja. Nuk dua që kush të hedhë poshtë idetë, apo qëllimet e mia. Kështu që shpesh më duhet të jem kokëfortë dhe të këmbëngul fort. Kjo më ka ndodhur edhe me grupin, ku më është dashur që të jem me të vërtetë lider dhe t’u “imponoj” mendimin tim të tjerëve, sepse mendoja se ashtu ishte më e mira. Dhe fakti që ne fituam tregoi se kisha të drejtë.
    Të ka ndodhur që të kesh refuzuar ndonjë këngë që të është ofruar për të kënduar?
    Jo, këtë nuk e kam bërë asnjëherë. Nuk mund të pretendoja që të refuzoja atë që më ishte caktuar nga profesionistë. Kështu që kam marrë çfarë më është dhënë.
    Kjo është hera e parë që konkurron në “Ethet e së premtes”, pse nuk ke marrë pjesë më parë?
    Kam dëgjuar që flitet që nuk ka zëra, nuk ka talente, por kjo nuk është e vërtetë, është thjesht çështje ndrojtjeje, turpi. Kjo ndodh në Shqipëri, pasi në Kosovë një gjë e tillë nuk ndihej. Kështu ka qenë edhe për mua. Kisha ndrojtje të merrja pjesë në dy edicionet e para, por vendosa që do të merrja pjesë në të tretin dhe..
    Si e shikon veten tënde pas kësaj fitoreje, në të ardhmen?
    Eshtë ende herët për të dhënë një përgjigje, pasi kam vetëm pak orë që kam dalë fitues, megjithatë shpresoj shumë që të vazhdojë mirë si deri tani.
    Ndërkohë vazhdon studimet e larta, si do ta kombinosh inxhinierinë me këngën?
    Profesioni dhe pasioni janë gjerë që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, aq më tepër kur profesionin nuk e zgjedh i shtyrë nga pasioni. Kënga është pasioni im më i madh, megjithatë nuk do ta ndërprisja shkollën për muzikën, si do që të venë punët. Tashmë jam në vitin e dytë dhe mendoj ta çoj deri në fund. Pastaj edhe inxhinier edhe këngëtar, nuk do të ishte keq. Kështu ka qenë edhe Josif Gjipali, i cili është një nga tenorët më të mirë, jo vetëm në shqipëri, por edhe në Evropë.


    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 22-08-2005 më 10:21
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Postime
    13
    E ka meritura fitoren por edhe ajo gjakovarja Zjarmi apo Flaka e meritonte cmimin e pare.

Tema të Ngjashme

  1. Dy shkronjat e fundit të fjalës./ Fitues ai që mbyll lojën /
    Nga projekti21_dk në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 1009
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 08:16
  2. Rrethi çiklistik i Shqiperisë ndër më të vjetrit në Evropë!
    Nga Omari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. FC Inter vs AC Milan
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 07:25
  4. Kontestimet e rezultatit të zgjedhjeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 10-09-2005, 19:02
  5. Lakers, Fitues te NBA per te tretin vit rradhazi
    Nga Redi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-06-2002, 18:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •