Close
Faqja 0 prej 26 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 506
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Situata nė Irak

    Marre nga BBC
    Botuar: E diel, 21 gusht 2005 - 17:58 CET


    Afrohet afati pėr kushtetutėn irakiane.

    Qeveria irakiane ka shtruar mundėsinė e shtyrjes edhe njė herė tjetėr tė afatit pėr dorėzimin e tekstit tė projektkushtetutės sė vendit.

    Njė zėdhėnės pėr qeverinė tha se kjo mund tė ishte njė alternativė nėse udhėheqėsit politikė tė vendit nuk do tė binin dakord pėr tekstin deri nė mesnatėn e sė hėnės.

    Zėdhėnėsi i kryeministrit Ibrahim Jaafari, shtoi se alternativa tjetėr ishte shpėrndarja e parlamentit dhe rifillimi nga e para i tė gjithė procesit me mbajtjen e zgjedhjeve tė reja.

    Projektkushtetuta duhej t'i ishte paraqitur parlamentit qė tė martėn e shkuar, por nė momentine fundit negociatorėve iu dha njė javė shtesė pėr tė arritur njė marrėveshje.

    Ēėshtjet problematike

    Pėrfaqėsuesit e grupimeve tė ndryshme qė po punojnė pėr hartimin e Kushtetutės, duhet qė ende tė arrijnė njė marrėveshje pėr ēėshtjet kryesore.

    Njėra prej tyre ėshtė ajo e emrit tė vendit.

    Njė tjetėr ėshtė ndarja e tė ardhurave nga nafta.

    Ēėshtje tė tjera kanė tė bėjnė me thelbin e tė ardhmes sė re politike tė vendit, sa federal do tė jetė ai nė strukturė, marrėdhėniet midis fesė dhe shtetit, si dhe tė drejtat e grave.

    Nėse do tė arrihet njė marrėveshje nė kohė pėr tekstin, do tė mbahet njė referendumi pėr tė nė muajin nė tetor dhe pastaj zgjedhjet e pėrgjithshme qė janė planifikuar tė mbahen nė mes tė dhjetorit.

    -------------------------------------------------------------
    Komente: Hmmm, nuk di nga t'ia filloj.
    Personalisht ne fillim isha kunder luftes, per shume arsye, por me kryesoret, arsye gjeopolitike, dhe per me teper skepticizem per sukses duke pasur parasysh demografine e Irakut dhe historikun e tij.
    Henri Kissinger ne librin e tij "America's Foreign Policy for the 21st century," flet per Lindjen e Mesme, dhe politiken qe duhet te zgjidhte US. Persa i perket ceshtjes se Irakut, ai keshilloi qeverine amerikane qe e vetmja menyre per te pasur sukses kunder Sadam Hysenit ishte te perkrahet terthorazi opozita, kongresi irakian ne emigrim me te gjitha mjetet e mundshme. Keshtu qe, nqs regjimi i Sadamit rezohej, atehere opozita do kishte me shume legjimitet se sa nje qeveri e hartuar nga "okupatoret" sic shihet ne Irak, dhe ne Lindjen e Mesme. Kjo keshille nuk u ndoq.

    Fillimi i luftes ishte shume kaotik, dhe u bene shume gabime. Gabimi me i madh ishte se nuk u dergua nje numer me i madh forcash, sic kishte kerkuar nje gjeneral qe me vone u pushua/dha doreheqje) nga puna. Si pasoje, nuk u siguruan kufinjte, dhe tani del se 15 mije iraniane u futen ne Irak, menjehere pas kapitullimit. Plus, edhe pse u kapen shume armatime, sic u mor vesh vitin e kaluar, nje depo e tere (kush e di sa te tjera) me bomba dhe materiale te ndryshme ishte lene pa mbrojtur, dhe sot mjafton te shohesh lajmet dhe dihet se ne duart e kujt rane.
    Per me teper, carmatosja dhe mosperdorimi (pas kapitullimit) me vone i ushtrise irakiane (pa perfshire rojet republikane) ishte nje veprim i gabuar, sepse stervitja e trupave irakiane sic shihet tani, po behet me hapa te ngadalte. Kuptohet, kjo ka te beje dhe me nr. e pamjaftueshem te trupave amerikane, ku si rrjedhoje, dergohen vetem 3-4 persona dhe nje perkthyes per te stervitur 300 veta.

    Megjithate, kur u bene zgjedhjet, rezultati, pjesemarrja e popullit irakian ndikoi pozitivisht dhe te pesimistet e luftes, dhe i hapi rruge nje vale te le re optimizmi, per te ardhmen e Irakut, dhe rajonit.
    Por realiteti vazhdon te jete i ashper. Pervec vrasjeve rrenqethese qe ndodhin pothuajse cdo dite, dhe realiteti administrativ i vendit po behet me i komplikuar. Sa per kamikazet, nga me rrenqetheset ishte ai i para ca diteve, ku nje "insurgent/terrorist/kafshe" po shetiste rrugeve te Bagdatit me nje makine mbushur me bomba, dhe me ne fund gjeti se ku t'i jap fund jetes se tij: ne nje turm me rreth 25 femije qe po merrnin cokollata nga nje ushtar amerikan. Tmerr! Apo sulmi tjeter, ku mbasi bene kamikaz ne treg dhe vrane njerez, dhe plagosen shume te tjere, nje kafshe tjeter vajti dhe hodhi ne ere spitalin ku po sillnin te plagosurit, e me rradhe.

    Per nje realitet tjeter qe nuk flitet aq shume neper media jane te drejtat e gruas qe po cenohen ne Irak, sidomos ne jugun sheit. Ne aparence, duket sikur qytetet/fshatrat e jugut kane polici te organizuar qe qarkullojne per te mbajtur rregull. Ne realitet, eshte polici fetare, e ngjashme me ate te Arabise Saudite. Para okupimit, ironikisht, grate ne Irak, nen qeverine e Hyseinit, gezonin me shume te drejta se grate ne vendet e tjera te Lindjes se Mesme, kjo per arsyes sepse Iraku ishte shtet laik. Sot ne Bazra nuk mund te gjesh me gra ne rruge te pambuluara si dikur. "Honor killing, raping" eshte rishfaqur.
    Ky problem pasqyrohet dhe te hartimi i kushtetutes, ku shume grupe (irakiane), organizata per te drejtat e gruas ne Irak, po mundohen te protestojne nje kushtetute ku islamismi luan rol kyc, ku si konsekuence te drejtat e gruas per trashegimni, divorc etj, do minimizohen.

    Mund te shkruash me ore ne lidhje me situaten ne Irak, (po i le vend anetareve te tjere per diskutim.) Si perfundim, koalicioni, administrata amerikane duhet te ndermarri disa ndryshime. Nuk jam per largimin e trupave. Perkundrazi, nqs administrata eshte e sinqerte per objektivat "humanitare" ne Irak, atehere duhet te dergoje me shume, edhe pse mund t'u kushtoje zgjedhjet e 2006.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC ....... Debati i Kushtetutes

    Botuar: E premte, 26 gusht 2005 - 09:30 CET


    Deputetėt do tė debatojnė kushtetutėn

    Kryetari i parlamentit irakian ka bėrė tė ditur se njė tekst i ndryshuar i kushtetutės sė re tė Irakut do t'i paraqitet deputetėve tė Asamblesė Kombėtare tė dielėn.

    Politikanėt e shumicės shiite nė Irak thonė se ėshtė arritur konsensus pėr projektkushtetutėn.

    Megjithatė kjo ėshtė mohuar nga negociatorėt e pakicės sunite.

    Zėdhėnėsi i kryeministrit irakian, Laith Kubba, tha se edhe nė qoftė se politikanėt arrijnė njė marrėveshje pėr projektkushtetutėn, irakianėt ka shumė mundėsi tė votojnė kundėr saj nė referendumin qė do tė zhvillohet nė tetor.

    Tė premten, politikanėt irakianė i vazhduan negociatat deri natėn vonė, nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė konsensus qė deri tani ka qenė i vėshtirė.

    Duket se ēėshtja e debatueshme e federalizmit ende pėrbėn njė hendek tė thellė mes politikanėve shiitė dhe atyre sunitė.

    Negociatorėt shiitė janė nė favor tė autonomisė sė Irakut tė Jugut njėsoj si autonomia e kurdėve nė Veri.

    Sunitėt e kundėrshtojnė kėtė, sepse druhen se kjo i hap rrugė ndarjes sė Irakut.

    Sunitėt po kundėrshtojnė edhe njė propozim qė i ndalon ish-zyrtarėt e partisė Baath tė Sadam Huseinit qė tė kenė poste publike.

    Tė premten, Kryetari i parlamentit, Hajim al Hassani, tha se kishte patur diskutime tė thella dhe tė vėshtira, por duhej me shumė kohė pėr tė arritur rezultatet qė do t'i kėnaqnin tė gjithė.

    Njė politikan i shquar sunit tha se ai nuk shihte mundėsi pėr konsensus pėr momentin.

    Partitė shiite dhe kurde e mbėshtesin nė pėrgjithėsi dokumentin.

    Por minoriteti arab sunit, i pėrqėndruar nė Irakun qendror dhe perėndimor ka disa probleme, kryesisht me ēėshtjen e federalizmit.

    Ai druhet se nuk do tė ketė pushtet dhe do t'i mohohen tė ardhurat nga nafta qė vjen nga veriu dhe jugu i vendit.

    Disa i frikėsohen ndarjes sė Irakut.

    Marrėveshja e politikanėve nuk ėshtė thelbėsore. Projektkushtetuta do t'i paraqitet popullit irakian nė njė referendum nė tetor.

    Shiitėt dhe kurdėt do ta miratojnė atė me shumicė nė parlament, por mos afrimi i politikanėve sunitė do tė thotė se ata do tė ndihen tė veēuar nga procesi politik dhe do t'i bėjnė thirrje popullit ta hedhė poshtė kushtetutėn.

    Dhe nėse dy e treta e popullit nė provincat sunite votojnė kundėr, kushtetuta nuk do tė miratohet.

    Kjo do tė vononte zgjedhjet kombėtare qė priten tė zhvillohen nė dhjetor.

    Ajo do tė ishte edhe njė goditje pėr Amerikėn, e cila po ndeshet me rritje tė kundėrshtimit ndaj angazhimit tė tij nė Irak, ndėrsa mė shumė ushtarė amerikanė vriten.

    Ajo ndoshta do tė sillte edhe njė shkallėzim tė dhunės.

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Qindra te vdekur ne Irak.

    Marre nga BBC
    Botuar: E mėrkurė, 31 gusht 2005 - 11:09 CET


    Qindra tė vdekur nė Irak

    Tė paktėn 600 pilgrimė shiitė kanė humbur jetėn nė Bagdad.

    Viktimat u shkaktuan kur pilgrimėt vrapuan, u rrėzuan dhe turma shkeli shumė prej tyre pas thashethemeve se nė mesin e tyre ndodhej njė sulmues vetėvrasės.

    Sulmi ndodhi ndėrsa qindra mijėra vetė po shkonin drejt vendit tė shenjtė nė Badadin verior pėr tė pėrkujtuar vdekjen e njė imami shiit, Mousa al-Kadem.

    Policia thotė se fillimisht ranė disa mortaja nė mes tė turmės, duke vrarė disa vetė dhe plagosur shumė tė tjerė.

    Por mė pas, qindra tė tjerė njoftohet se kanė humbur jetėn nė momentin kur njerėzit duke vrapuar pėr t'u larguar pasi menduan se nė mes tyre kishte njė kamikaz, u rrėzuan dhe u shtypėn.

    Edhe parmakėt e urės pėrgjatė Lumit Tigėr nuk e mbajtėn dot peshėn e madhe tė njerėzve tė cilėt ranė nė lum.

    Korrespondenti i BBC nė Bagdad thotė se sulmi, nė njė ditė kaq tė shenjtė pėr kalendarin fetar shiit, kishte si qėllim tė shkaktonte ndarje sektariane.

    ----------------------------------------------------------------------
    Faktikisht mendohet qe nr te kete arritur mbi 1000 ..... !

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Mbi 150 tė vrarė nė Bagdad

    Policia irakiane thotė se tė paktėn 150 vetė janė vrarė dhe mė shumė se 200 tė tjerė janė plagosur nga shpėrthimi i njė makinė nė njė zonė shiite nė Bagdad rreth orės shtatė sipas orės lokale.

    Njoftimet fillestare thonė se makina shpėrtheu pranė njė grupi njerėzish tė cilėt prisnin qė tė punėsoheshin nė ndėrtim.

    Nė njė zhvillim tjetėr po nga Bagdadi, zyrtarėt irakianė thonė se 17 irakianė janė vrarė nga persona tė armatosur gjatė natės nė fshatin Taxhi, 20 km nė veri tė Bagdadit.

    Zyrtarėt thanė se viktimat ishin me duar tė lidhura dhe ishin qėlluar nė rrugė.

    Ndėrkaq udhėheqėsi irakian Xhalal Talabani, ka thėnė se Iraku nuk do tė fiksojė ndonjė afat pėr tėrheqjen e trupave amerikane nga vendi i tij.

    Megjithatė, duke folur nė njė konferencė shtypi nė Uashington pas takimit me presidentin Bush, z.Talabani tha se ai shpresonte se trupat irakiane do tė ishin nė gjėndje tė merrnin detyrat ushtarake nga shumė trupa amerikane nė fund tė vitit tė ardhshėm.

    ------------------------------------
    Sa per "politiken" Breaking News ne BBC eshte se ne nje deklarate Al Zarkawai, aka Al Qaida e Irakut, u ka shpallur lufte te gjithe Sheiteve.

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Shpėrthime nė Irak, 152 tė vrarė, 542 tė plagosur

    Shpėrthime nė Irak, 152 tė vrarė, 542 tė plagosur


    Shekulli

    Njė seri shpėrthimesh kanė tronditur dje kryeqytetin irakian. Si rezultat, tė paktėn 152 vetė kanė humbur jetėn dhe rreth 542 tė tjerė janė plagosur. Shpėrthimi i parė nisi me njė makinė bombė qė kishte si objekt sulmi punėtorėt e mbledhur nė shesh pėr tė gjetur punėn e ditės. Menjėherė pėrgjegjėsinė pėr sulmin e mori dega e Al Kaeda-s nė Irak. Pėr nga numri i viktimave brenda ditės, kjo ngjarje mund tė konsiderohet si pėrgjakja mė e madhe nė kryeqytet qė nga maji i vitit 2003, kur mori fund lufta e madhe nė Irak dhe vendi u fut nė atė qė u quajt ‘pas-lufta’, pavarėsisht se numri i viktimave gjatė kėsaj periudhe ia ka kaluar atyre tė vrarė nė luftė. Para agimit tė djeshėm gati 17 vetė u vranė nė fshatin Taji nė veri tė Bagdadit, dhe bashkė me kėto viktima, numri i tė vrarėve dje ka arritur nė 169. Al Kaeda postoi njė deklaratė nė njė faqe interneti ku shprehte ‘lajmin e mirė se betejat pėr hakmarrjen e popullit sunni tė Tal Afar-it nisėn dje”, duke shtuar se sulme tė tjera do tė vijnė mė pas. Nė fakt, shumica e tė vrarėve gjatė ditės sė djeshme i pėrkisnin popullsisė shiite. Megjithatė njė zyrtar i lartė i ushtrisė amerikane tha se sulmet ishin njė hakmarrje ndaj ofensivės sė forcave irakiano-amerikane ndaj Tal Afarit. Sulmet e djeshme pėrkuan edhe me ditėn kur ligjvėnėsit irakianė njoftuan se drafti i Kushtetutės sė vendit ėshtė nė fazėn finale dhe do tė dėrgohet nė OKB pėr t’u printuar dhe shpėrndarė para referendumit kombėtar tė 15 tetorit. Komuniteti sunni ka deklaruar se do tė votojė kundėr kėsaj kushtetute. Ndoshta dhe sulmet janė si pėrgjigje e refuzimit tė tyre pėr kėtė kushtetutė. Popullsia sunni nė Irak ėshtė nė minorancė pėrballė komunitetit shiit, por sunnitė kanė qenė shumė tė privilegjuar nė kohėn e regjimit tė Sadam Huseinit dhe nuk mund tė pėrballen dot me realitetin e ri, veēanėrisht kur tashmė nė qeverisje janė shiitėt. Dje ka patur edhe sulme tė tjera nė zona tė ndryshme tė Irakut.

    15/09/2005
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Perseri ........

    BBC Shqip

    Tjetėr sulm shkakton viktima nė Irak

    Nga dy sulme me bomba nė Irak njoftohet se kanė mbetur tė vrarė 16 irakianė, dhjetė prej tė cilėve policė dhe janė plagosur disa tė tjerė.

    Autoritetet thanė se ngjarja ndodhi njė kamikaz hodhi vetėn nė erė pranė njė autokolone me automjete policie nė distriktin Durah nė jug tė Bagdadit.

    Ndėrkaq nė njė tjetėr zhvillim dy policė u vranė nė qytetin verior tė Kirkukut.

    Tė mėrkurėn tė paktėn 150 vetė u vranė dhe mė shumė se 200 tė tjerė u plagosėn nga shpėrthimi i njė makinė nė njė zonė shiite nė Bagdad rreth orės shtatė sipas orės lokale.

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    'The U.S. Has Lost the Iraq War'
    by Immanuel Wallerstein *



    It's over. For the U.S. to win the Iraq war requires three things: defeating the Iraqi resistance; establishing a stable government in Iraq that is friendly to the U.S.; maintaining the support of the American people while the first two are being done.

    None of these three seem any longer possible. First, the U.S. military itself no longer believes it can defeat the resistance. Secondly, the likelihood that the Iraqi politicians can agree on a constitution is almost nil, and therefore the likelihood of a minimally stable central government is almost nil. Thirdly, the U.S. public is turning against the war because it sees no "light at the end of the tunnel."

    As a result, the Bush regime is in an impossible position. It would like to withdraw in a dignified manner, asserting some semblance of victory. But, if it tries to do this, it will face ferocious anger and deception on the part of the war party at home. And if it does not, it will face ferocious anger on the part of the withdrawal party. It will end up satisfying neither, lose face precipitously, and be remembered in ignominy.

    Let us see what is happening. This month, Gen. George Casey, the U.S. commanding general in Iraq, suggested that it may be possible to reduce U.S. troops in Iraq next year by 30,000, given improvements in the ability of the Iraqi government's armed forces to handle the situation. Almost immediately, this position came under attack from the war party, and the Pentagon amended this statement to suggest that maybe this wouldn't happen, since maybe the Iraqi forces were not yet ready to handle the situation, which is surely so. At the same time, stories appeared in the leading newspapers suggesting that the level of military sophistication of the insurgent forces has been growing steadily and remarkably. And the increased rate of killings of U.S. soldiers certainly bears this out.

    In the debate on the Iraqi constitution, there are two major problems. One is the degree to which the constitution will institutionalize Islamic law. It is conceivable that, given enough time and trust, there could be a compromise on this issue that would more or less satisfy most sides. But the second issue is more intractable. The Kurds, who still really want an independent state, will not settle for less than a federal structure that will guarantee their autonomy, the maintenance of their militia, and control of Kirkuk as their capital and its oil resources as their booty. The Shiites are currently divided between those who feel like the Kurds and want a federal structure, and those who prefer a strong central government provided they can control it and its resources, and provided that it will have an Islamic flavor. And the Sunnis are desperate to maintain a united state, one in which they will minimally get their fair share, and certainly don't want a state governed by Shia interpretations of Islam.

    The U.S. has been trying to encourage some compromise, but it is hard to see what this might be. So, two possibilities are before us right now. The Iraqis paper over the differences in some way that will not last long. Or there is a more immediate breakdown in negotiations. Neither of these meets the needs of the U.S. Of course, there is one solution that might end the deadlock. The Iraqi politicians could join the resisters in a nationalist anti-American thrust, and thereby unite at least the non-Kurd part of the population. This development is not to be ruled out, and of course is a nightmare from the U.S. point of view.

    But, for the Bush regime, the worst picture of all is on the home front. Approval rating of Bush for the conduct of the Iraqi war has gone down to 36 percent. The figures have been going steadily down for some time and should continue to do so. For poor George Bush is now faced with the vigil of Cindy Sheehan. She is a 48-year-old mother of a soldier who was killed in Iraq a year ago. Incensed by Bush's statement that the U.S. soldiers died in a "noble cause," she decided to go to Crawford, Texas, and ask to see the president so that he could explain to her for what "noble cause" her son died.

    Of course, George W. Bush hasn't had the courage to see her. He sent out emissaries. She said this wasn't enough, that she wanted to see Bush personally. She has now said that she will maintain a vigil outside Bush's home until either he sees her or she is arrested. At first, the press ignored her. But now, other mothers of soldiers in Iraq have come to join her. She is getting moral support from more and more people who had previously supported the war. And the national press now has turned her into a major celebrity, some comparing her to Rosa Parks, the Black woman whose refusal to move to the back of the bus in Montgomery, Alabama a half-century ago was the spark that transformed the struggle for Black rights into a mainstream cause.

    Bush won't see her because he knows there is nothing that he can say to her. Seeing her is a losing proposition. But so is not seeing her. The pressure to withdraw from Iraq is now becoming mainstream. It is not because the U.S. public shares the view that the U.S. is an imperialist power in Iraq. It is because there seems to be no light at the end of the tunnel. Or rather there is a light, the light an acerbic Canadian cartoonist for the Calgary Sun drew recently. He shows a U.S. soldier in a dark tunnel approaching someone to whose body is attached an array of explosives. The light comes from the match he is holding to the wick that will cause them to explode. In the month following the attacks in London and the high level of U.S. deaths in Iraq, this is the light that the U.S. public is beginning to see. They want out. Bush is caught in an insoluble dilemma. The war is lost. (www.zaman.com)

    * Profesor sociologjie ne Universitetin e Kolumbise. Eshte figure shume e njohur ne Politikat Nderkombetare. Teoria e tij (World-Systems Theory) del neper provimet e nxenesve te Maredhenieve Nderkombtare. Nese duhet ti ngjisim dhe ketij ndonje emertim, mund te quhet Neo-Marxist.

  8. #8
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC Shqip

    Kthesė e plotė nė rregullat votuese

    Parlamenti irakian ka votuar pėr ndryshimin e njė vendimi qė mori mė herėt pėr tė ndryshuar ligjet elektorale tė vendit pėr tė vėshtirėsuar veton ndaj kushtetutės sė re nė referendumin brenda 10 ditėsh.

    Nėn presion nga OKB, parlamenti irakian u tėrhoq.

    Tre ditė pasi nė mėnyrė kontradiktore rriti kufirin e votės 'jo', tani pėrsėri ka ndryshuar ndryshimet e fundit.

    Nė parlament pati njė debat tė shkurtėr, por tė zemėruar.

    Njė deputet sheit tha se parlamenti nuk duhet tė pėrkulet para OKB-sė dhe mund tė kthehet nė njė organizėm me tė cilin do tė qeshin tė gjithė nėse vazhdon tė ndryshojė mendjen.

    Por njė anėtar tjetėr i asamblesė, Mahmud Othamn tha se vendimi nuk duhet tė ishte marrė qė nė fillim, pa konsultuar ekspertėt ligjorė tė OKB-sė qė po ndihmojnė nė organizmin e votimit.

    Nė fund parlamenti nuk kishte rrugė tjetėr, ndėrsa nė rrezik vihej legjitimiteti i referendumit.

    OKB ndėrkohė tha se lėvizja qė kishte ndėrmarrė ishte e papranueshme nga ana demokratike.

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    Iraku po voton kushtetuten

    fytyrat e gezuara te Irarakenet po votojne kushtetutes. Fotografia eshte = me 1000 fjale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC Shqip

    Mbyllen qendrat e votimit
    Procesi i votimit pėr kushtetutėn e re tė Irakut ka pėrfunduar.


    Irakianėt votuan tė shtunėn pėr kushtetutėn e re tė vendit, e cila vė bazat e sistemit ligjor dhe politik tė vendit pas rrėzimit nga pushteti tė Sadam Huseinit nė vitin 2003.

    Procesi i votimit pėr kushtetutėn nė shumė zona pėrshkruhet si i qetė, nė kontrast me zgjedhjet e pėrgjithshme tė janarit qė u karakterizuan nga aktet e dhunshme.

    Kryengritėsit kryen dhjetėra sulme vdekjeprurėse gjatė zgjedhjeve tė janarit.

    Sulmi mė i rėndė i sė shtunės ndodhi nė njė qytet nė verilindje tė Bagdadit.

    Tė paktėn tre ushtarė irakianė u vranė gjatė njė sulmi me bombė.

    Nė kryeqytet njė civil u vra dhe disa tė tjerė u plagosėn nė disa sulme tė ndryshme.

    Pjesėmarrja


    Sipas njoftimeve tė para, pjesėmarrja nė votim ka qenė e madhe nė rajonet e dominuara nga shiitėt.

    Ndėrkaq, nė veriun kurd tė vend, pjesėmarrja njoftohet se ishte mė e vogėl nga ē'pritej.

    Nė njė ndryshim tjetėr nga zgjedhjet e janarit, njoftohet se kėsaj rradhe, kanė votuar dhe shumė pjesėtarė tė pakicės sunite.

    Pas votimit nė referendumin pėr kushtetutėn, irakianėt do tė votojnė nga fundi i vitit nė zgjedhjet e reja parlamentare.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Irak: Miratohet Kushtetuta e re e vendit

    25-10-2005

    Komisioni elektoral i Irakut njoftoi sot se irakianët e miratuan kushtetutën e re me 78 për qind të votave në referendumin e 15 tetorit. Rezultatet nga të 18 provincat tregojnë se projekt-kushtetuta është hedhur poshtë vetëm në dy provinca, kryesisht të banuara nga arabë suni, nga tre që kërkoheshin për mosmiratimin e saj. Vëzhguesit e OKB-së thanë se rezultatet janë të sakta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Presidenti Bush i përshëndeti rezultatet duke thënë se irakianët po bëjnë përparim frymëzues drejt ndërtimit të një demokracie. Ratifikimi i Kushtetutës i hap rrugën zgjedhjeve për një qeveri të përhershme në muajin dhjetor.

    Në zhvillime të tjera, nga sulmet e kryengritësve u vranë të paktën 17 vetë në Bagdad dhe në qytetin verior Sulejmania. Gjithashtu, al-Qaida në Irak përmes një deklarate të paverifikuar të publikuar në Internet mori përgjegjësinë për tre shpërthimet e së hënës pranë një hoteli në Bagdat, nga të cilat u vranë 17 vetë. Po sot, ushtria amerikane njoftoi vdekjen e dy marinsave të premten, që e çon numrin e amerikanëve të vrarë në luftime në rreth 2 mijë, që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në mars 2003.

  12. #12
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Lewis Libby jep dorėheqjen pas akuzave

    Shefi i kabinetit tė zėvendėspresidentit amerikan, Dick Cheney, ka dhėnė dorėheqjen pasi prokurori ka ngritur padi kundėr tij pėr pengim tė drejtėsisė dhe dėshmi tė rreme.

    Lewis Libby akuzohet se ka penguar hetimin dyvjeēar lidhur me nxjerrjen e identitetit tė njė agjenteje tė fshehtė tė CIA-s, bashkėshorti i sė cilės kishte kritikuar luftėn nė Irak.

    Nėse gjendet fajtor ai mund tė dėnohet deri nė 30 vjet burgim.

    Prokurori i ēėshtjes, Patrick Fitzgerald, tha se akuzat ishin pėr krime shumė tė rėnda.

    "Ēdo njeri qė del para jurisė sė posaēme dhe gėnjen, pengon apo zvarrit hetimin, ka kryer njė krim tė rėndė. Nėse akuzat qė ne kemi ngritur vėrtetohen, ato janė pėr njė krim shumė, shumė tė rėndė", tha
    prokurori Patrick Fizgerald.

    Pati spekulime se ai mund tė ngrinte akuza edhe ndaj kėshilltarit kryesor tė presidentit Bush, Karl Rove, por kjo nuk ndodhi.

    Megjithatė avokati i tij tha se zoti Rove ėshtė ende nėn hetim, dhe ka spekulime se ai mund tė thirret si dėshmitar nė procesin e ngritur kundėr Lewis Libby-t.

    ------------------------------------------------------------------------

    Ne zhvillime te tjera, ne nje bombe qe shpertheu sot ne zone sheite, ne nje treg, 20 persona jane vrare dhe 30 te plagosur.

    ------------------------------------------------------------------------

    Ne zhvillime te tjera, kompanite e naftes dhe me saktesisht Exxon- Mobil, raportuan perfitime (net) rekord ne kater muaj: 78% perfitime net, 10 miliarde dollare.

    -----------------------------------------------------------------------

    Perse e vendosa lajmin e Scooter Libit ne kete teme? Situata ne te cilen ndodhet sot Shtepia e Bardhe, administrata e Bushit, nen presionin e hetimeve kriminale ndaj Libit (shef i stafit te v-presidentit Dick Cheney) dhe me vone ndoshta te Karl Rove, apo dhe te vete v-presidentit, ka te beje direkt apo indirekt me luften ne Irak, apo menyren se si iu shit kjo lufte popullit amerikan dhe arenes nderkombetare.

    Nje permbledhje ne lidhje me hetimet: Ne periudhen 2002-2003, administrata po mundohej te mblidhte materiale per te jystifikuar luften ne Irak. Arsyhet humanitare, kunder diktatures etj, ishte veshtire t'i sillje para publikut amerikan apo te huaj, sepse ka vende te tjera ku popujt vuajne nga qeveri te korruptuara dhe nen diktature. Per me teper, krimet ne Irak kunder kurdeve, si psh perdorimi i armeve biologjike filluan ne 1989, ne nje periudhe kohe kur qeveria e Sadamit akoma mbeshtetej ne menyre financiare dhe me mjete ushtarake nga administrat Regan dhe me vone Bush Sen.
    Sipas ligjeve nderkombetare do te ishte shume veshtire te jystifikohej nje lufte nen keto pretekse pa futur elementin e nje rreziku eminent, nga ku vjen dhe ideja e rrezikut te "mushroom cloud" apo e armeve berthamore dhe biologjike qe "kishte" regjimi i Sadamit.

    Valeri Plame Wilson, gruaja e Joe Wilson, ishte agjen i CIA, e cila kishte vite qe punonte undercover ne kompani te ndryshme, dhe eksperience e njohuri mbi prodhimin e armeve te shkaterrimit ne mase. Kur u hodh ideja se Sadami po blinte tuba alumini nga Niger ne Afrike per lende berthamore, ajo rekomandoi burrin e saj Joe Wilson, ish-ambasador ta shikoj kete ceshtje. Kur Wilson u kthye nga Niger, pas shume hetimesh raportoi se ajo teori ishte pa baza, asnje veprim i tille nuk ka ndodhur midis qeverise se Niger dhe regjimit te Sadamit. Wilson shkroi nje artikull ne New York Times (gazete e cila me pare kishte publikuar nje artikull nga Judith Miller per armet e shkaterrimit ne Irak, dhe sic dihet tani Judith Miller kishte lidhje me Libin, Rove & Cheney.) New York Times eshte pak a shume si Bibel ne fushen e gazetarise dhe lajmeve ne US. Shume njerez qe kishin dyshimet e tyre ndaj luftes ne Irak, pas artikullit ne NYT, ndryshuan mendje sepse nqs shkruhet ne ate gazete dmth qe eshte e vertete.

    Pasi shkruajti ne NYT artikullin qe demaskonte teorine e administrates per armet berthamore ne Irak, Wilson u sulmua personalisht nga Cheney, Wolfowitz (te cilet sic e dime tani e kishin hartuar idene e luftes qe ne 1992) dhe nga anetare te tjere te administrates se Bushit ..... me te njejtat taktika sic u sulmua Scott Ritter, ish-inspector i UN ne Irak ne vitet 90. Por kesaj rradhe si rrjedhoje e ketij sulmi, u shkelen ligje, sepse emri i gruas se tij u shfaq ne nje artikull. Ne US eshte kunder ligjit, eshte krim te identifikosh ne publik nje agjent te CIA-s. Kur filluan hetimet ne fillim, sic eshte e qarte tani, Scooter Libby, (ndoshta Karl Rove, Dick Cheney etj) genjyen per rolin qe paten ne identifikimin e Valerit.

    Dhe nje fakt tjeter i vogel, gjate ketyre dy viteve te hetimeve jane harxhuar rreth 800 mije dollare, ne krahasim me 60 milion dollare qe u harxhuan gjate hetimeve ne lidhje me "jeten seksuale" apo preferencat per seks oral te ish-presidentit Clinton. (3 milione dollare harxhime ne hetimet per 9/11)

    Situata ne Irak te jep pak te shpresosh. Mbi 2000 ushtare amerikane jane vrare, dhjetra mijera irakiane jane vrare, shume prej tyre si rrjedhoje e sulmeve sektare, intro-ethnike. Sic jam shprehur ne fillim te kesaj teme isha kunder luftes ne fillim, per shume arsye, qe besoj jane debatuar ne kete forum me qindra here.

    Por nderkohe dihet shume mire, se nqs trupat amerikane terhiqen, Iraku do te ndodhet ne nje situate shume me kaotike, ne lufte civile. Per me teper, per Al Qaida, apo organizata te tjera terroriste qe kane gjetur "parajse" ne Irak, do ta shohin kete terheqje si fitore, dhe do t'u jap me shume mjete, force legjitimitet rekrutimi ne lufte kunder perendimit.

    Presidenti dhe administrata duhet te mendojne mire per hapat qe do te marrin ne te ardhmen. Pak a shume, zgjidhja praktike eshte shume kollaj. Shumica e ushtarakeve ne rangjet e larta te ushtrise vazhdojne te ankohen per mungese trupash ne Irak. E vetmja menyre per te siguruar kufijte, per te izoluar zonat me "te nxehta" per te bere te mundur stervitjen e trupave irakiane ne rritme me te shpejta eshte rritja e trupave. Kjo zgjidhje eshte e veshtire nga ana politike sidomos me zgjedhjet e kongresit ne 2006. Por ashtu sic thone ketu "DID THOSE 2000 AMERICAN SOLDIERS DIE IN VAIN?!" .... 300 miliarde dollare dhe per me teper legjitimiteti ne ulje i rolit te US ne arenen nderkombetare a nuk jane keto mjaft arsye per te bere te pamunduren per te permiresuar situtaten ne Irak?!
    Te shohim.

  13. #13
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ne zhvillime te tjera, kompanite e naftes dhe me saktesisht Exxon- Mobil, raportuan perfitime (net) rekord ne kater muaj: 78% perfitime net, 10 miliarde dollare.
    Une nje exxon kam afer. atje e ble benzinen zakonisht. Ah ne ato 10miliarde extra te tyret gjenden dhe dollaret e mi.

    Damn Bush! Megjithate Bravo ne Irak!

  14. #14
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Vellai i njerit prej zv. presidenteve te Irakut eshte vrare sot ne Bagdad duke ikur per ne pune. Njeri prej atentatoreve i plagosur rende duke dhene shpirt ka thene se neser e ka rradhen Al Jafari.
    Me pas ai eshte ekzekutuar ne vend nga forcat irakene qe shoqeronin vellain e zv. presidentit iraken.


    ne foto jane ushtare shiite ose kurde. si po duket Iraku sipas jush? Gati eshte lufta civile apo une po e ekzagjeroj?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Bagdadi qyteti qe vjen ere nga te vdekurit. Nje histori

    http://www.robert-fisk.com/articles423.htm

  16. #16
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ky vend sot perjeton kaos total, Cdo dite shperthime bombash dhe dhjetera te vdekur qe per fat te keq shumica civile. Nje komb qe u perca ne fise dhe krahina, e pra kjo eshte situata sot ne irak.

    Nje komb nuk nenshtrohet apo pushtohet perjetsisht. Pikerisht keshtu do te ndodhe edhe ne irak, sepse nuk ishte nje lufte e drejte dhe qe ne fillimet e saj terroristi Bush mashtroi mbare boten mbi armet qe posedonte ky vend, rezultati mijera e mijera te vrare, nje ekonomi e shkaterruar totalisht qe do dekada te rimekembet.

    Dito.

  17. #17
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Dito
    Ky vend sot perjeton kaos total, Cdo dite shperthime bombash dhe dhjetera te vdekur qe per fat te keq shumica civile. Nje komb qe u perca ne fise dhe krahina, e pra kjo eshte situata sot ne irak.

    Nje komb nuk nenshtrohet apo pushtohet perjetsisht. Pikerisht keshtu do te ndodhe edhe ne irak, sepse nuk ishte nje lufte e drejte dhe qe ne fillimet e saj terroristi Bush mashtroi mbare boten mbi armet qe posedonte ky vend, rezultati mijera e mijera te vrare, nje ekonomi e shkaterruar totalisht qe do dekada te rimekembet.

    Dito.
    Shkrim me vend. Po ec e kujt ja shpjegon kete.

  18. #18

    Question Iraki...

    Duke lexuar gjithe keto qe jane shkruar me larte, duke e pare situaten ne Irak nepermjet mediave, te shkruara apo ato elektronike, a s'iu duket qe ai eshte shnderuar ne nje Vietnam te dyte?!

    Sot pas kaq vitesh lufte ne Irak, a pyeteni valle ndonjehere se c'u desht qe Iraku te merret si nje cak per gjithe kete lufte te pakuptimte? E them te pakuptimte sepse arsyeja ishte "gjetja e armeve berthamore" ne kete vend, nderkaq edhe pasi u vertetu qe s'kishte arme berthamore,atehere kjo edhe eshte nje lufte e pakuptimte apo jo?

    Cili ishte qellimi i Amerikes per bombardimin, shkaterrimin e ketij vendi?
    Arme berthamore s'u gjeten, Sadam Huesini u arestu...cili ishte shkaku i vazhdimesise se luftes ne kete vend..?!

    Ma merr mendja qe pergjigje te arsyeshme te themelte e me arrgumente te logjikshme s'do marrim as ketu dhe as qe historia e kohet me pas do na tregojne pergjigjen e kesaj pyetjeje...., por nje gje ( do te ) dihet, se do te jete shume e arsyshme qe muslimanet te mendojne dhe perfundojne se kjo lufte ka pasur qellim fetar me shume sesa qellime te tjera si: zbulimin e armeve berthamore (qe s'u gjeten kurre), zenien e Sadam Huseinit, per qellime perfitimi (nafta)...etj.

    Te pakten ky eshte mendimi im per luften dhe situaten ne Irak!

    ZeM

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  19. #19
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Jo triumviratit terrorist planetar (Usa, Angli Izrael) nuk u behet aspak vone as per Islamizmin, Kristianizmin apo Hebraizmin (Sionizmi sipas Rabineve Ortodokse te vertete eshte armiku me i eger i hebraizmit dhe ne opozicion diametral me mesimet e fese se tyre). Ketu kemi thjesht nje loje ne shume plane te karakterit Gjeopolitik dhe Gjeoekonomik!
    Sot nafta eshte arme me te cilen kontrollohen "aleatet" -Japoni, Europe etj nese nje dite u shkon mendja qe te tregohen pak me te pavarur. Bile nuk eshte as marrja e rezervave te Irakut po kontrolli se kush do blere dhe me cfare sasie, monedhe dhe cmimi kete nafte.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  20. #20
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Lioness
    Shkruajtur më 29-10-2005, 17:22
    ...
    " Perse e vendosa lajmin e Scooter Libit ne kete teme? Situata ne te cilen ndodhet sot Shtepia e Bardhe, administrata e Bushit, nen presionin e hetimeve kriminale ndaj Libit (shef i stafit te v-presidentit Dick Cheney) dhe me vone ndoshta te Karl Rove, apo dhe te vete v-presidentit, ka te beje direkt apo indirekt me luften ne Irak, apo menyren se si iu shit kjo lufte popullit amerikan dhe arenes nderkombetare."
    ...
    ... ???


    PrInCiPiEl
    Shkruajtur më 06-08-2003, 02:25

    Albo
    Shkruajtur më 05-08-2003

    ...
    "Arsyeja kryesore perse SHBA nderhyri ne Irak ishte pikerisht eleminimi i rrezikut nuklear ne Irak, rrezik ky qe kercenonte indirekt SHBA dhe direkt popullin e Izraelit."
    ...
    Pa dashur te hyje ne detale politiko-pragmatike,
    ne te shumten e rasteve interesa te ngushta personale :

    Do te ishte mire t'ia benim nje pyetje Sekretarit z.Powell ne lidhje me z.Rowe( gjeneral dhe keshilltar presidenti !).
    Do te kishim nje pergjegje qe do te ishte e nevojshme dhe e mjaftueshme per te kuptuar esencen e gjerave ....!!!
    Kjo(pergjegje) mbase nuk do te jepet(merret) publikisht(vesh) asnjehere !


    Këtë shkrim e kam publikuar më 24 Mars 2003 !
    Deri më tani kam mbetur pa përgjegje...

    Më gjerësisht:

    Cheers!
    PrInCiPiEl

Faqja 0 prej 26 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Iran
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 560
    Postimi i Fundit: 14-07-2015, 12:10
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •