Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Zgjedhja e statusit me ndermjetsim nderkombetar

    Thaēi: Zgjidhja e statusit me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar

    Thaēi nė favor tė negociatave pėr statusin e Kosovės me ndėrmjetėsim


    Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, ka vlerėsuar se bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, do tė hapen nė njė tė ardhme tė afėrt.

    Por ai ka theksuar nė njė intervistė pėr BBC nė shqip se ato do tė zhvillohen vetėm me njė ndėrmjetėsim ndėrkombėtar.

    Ai ka thėnė se ėshtė i gatshėm tė bisedojė me udhėheqjen serbe por kjo do tė varet, sipas tij, "nga statusi qė do tė negociohet".

    Zoti Thaēi ka thėnė se e kaluara tragjike e popujve tė Ballkanit nuk duhet ta mbajė peng tė ardhmen e tyre dhe u angazhua pėr afrimin e "vlerave tė mirėkuptimit ndėrmjet tyre".

    Arbėr Vllahiu i BBC nė shqip bisedoi me zotin Thaēi:

    BBC: Sa e ka dėmtuar procesin demokratik nė Kosovė krimi i organizuar?

    Nuk mund tė themi se ka filluar lufta reale pėr ndėshkimin e krimit tė organizuar.


    Hashim Thaēi,
    Kryetar i PDK-sė


    Zoti Thaēi: Jemi nė tranzicion demokratik dhe gjatė kėtij procesi demokratik as ne si kosovarė dhe institucione nuk mund t'i ikim tė gjitha dukurive negative qė do tė mund tė reflektoheshin nė shoqėri dhe institucionet e Kosovės. Por sė paku ka mundėsi qė brenda institucioneve tė luftohen dukuritė negative dhe krimi i organizuar dhe nė bazė tė dėshmive dhe fakteve tė mjaftueshme dhe realitetit tė krijuar nė kuadėr tė funksionimit tė institucioneve tė Kosovės mund tė vlerėsojmė se ka patur krim tė organizuar nga disa individė kosovarė dhe ata ndėrkombėtarė. Kjo veēanėrisht ėshtė bėrė nė disa segmente tė jetės siē janė PostTelekomi i Kosovės, KEK-u dhe doganat, por edhe nė disa segmente tė tjera tė rėndėsishme nė tė cilat ėshtė keqpėrdorė nė mėnyrė flagrante pozita pėr interesa personale. Kėtu kemi tė bėjmė me shkelje tė tmerrshme tė ligjeve, por unė besoj se krimi do tė ndėshkohet dhe do tė kemi njė funksionim tė mirė tė drejtėsisė nė Kosovė.

    BBC: Zoti Thaēi, thuhet se ka filluar fushata kundėr krimit tė organizuar nė Kosovė. Pajtoheni ju se ka filluar fushata e gjėrė kundėr krimit tė organizuar?
    Zoti Thaēi: Unė pajtohem se ka filluar tė flitet pėr krimin e organizuar nė Kosovė. Ka filluar gjithashtu edhe njė fushatė, mė mirė tė them se ėshtė nė fillim lufta kundėr krimit tė organizuar nė Kosovė, por nuk mund tė themi se ka filluar lufta reale pėr ndėshkimin e krimit tė organizuar.

    BBC: Ju keni folur shumė shpesh pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Duket se problemi qėndron nė mosgatishmėrinė e kosovarėve t'i hyjnė kėtij procesi, nė mosgatishmėrinė e ndėrkombėtarėve qė tė ofrojnė favore pėr shqiptarėt dhe nė kundėrshtimin e plotė tė serbėve ndaj kėsaj zgjidhjeje. Si tė ofrohen kėto tri vullnete dhe tė krijohet njė qėndrueshmėri nė rajon?
    Zoti Thaēi: Unė nė fakt mė tepėr dhe vazhdimisht kam punuar pėr pavarėsinė e Kosovės mė shumė se sa kam folur. Mendoj se procesi qė po ndodh nė Kosovė dhe nė Serbi, por edhe nė angazhimi i komunitetit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar politik tė Kosovės, ėshtė nė njė pikė shumė tė ndjeshme, pėr arsye se

    Nuk ėshtė vetėm Prishtina apo vetėm Beogradi ai qė determinon procesin e statusit pėrfundimtar politik tė Kosovės, por kėtu ėshtė edhe ndėrmjetėsimi ndėrkombėtar dhe nė veēanti ai i SHBA-ve.


    Hashim Thaēi,
    kryetar i PDK-sė

    serbėt qė jetojnė nė Kosovė ende e ndjejnė Beogradin si kryeqytet tė tyre. Ata marrin urdhėra nga Beogradi dhe e ndejnė Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Nga ana tjetėr shqiptarėt e Kosovės me njė komoditet dhe me pasivitet tė pėrgjithshėm mendojnė se paqen tė cilėn e kemi sot nė Kosovė ėshtė pavarėsi e plotė. Nga ana e tretė, komuniteti ndėrkombėtar vėzhgon dhe menaxhon procesin. Unė prandaj besoj se nė njė tė ardhme tė afėrt do tė kemi edhe pėrballjen e kėtyre situatave diametralisht tė kundėrta ndėrmjet opinionit kosovar dhe atij tė Beogradit dhe jam optimist se nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt do tė kemi edhe zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit politik tė Kosovės. Nuk ėshtė vetėm Prishtina apo vetėm Beogradi ai qė determinon procesin e statusit pėrfundimtar politik tė Kosovės, por kėtu ėshtė edhe ndėrmjetėsimi ndėrkombėtar dhe nė veēanti ai i SHBA-ve. Kjo e fundit do tė jetė e rėndėsishme jo vetėm pėr Kosovėn por edhe pėr rajonin nė pėrgjithėsi.

    BBC: Zoti Thaēi jeni tė gatshėm ju tė uleni nė bisedime me qeveritarėt e Beogradit pėr tė negociuar statusin politik tė Kosovės?
    Zoti Thaēi: Varet se pėr ēfarė statusi do tė flitet, sepse ėshtė me rėndėsi tė posaēme qė projektet pėr diskutim ndėrmjet Prishtinės e Beogradit me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar duhet tė jenė tė kornizuara. Tashti janė bartėsit e institucioneve tė Kosovės qė duhet ta thonė fjalėn e tyre pėrfundimtare. Por duhet tė kuptohet se ėshtė koha pėr komunikim, pėr afrim tė vlerave tė mirėkuptimit ndėrmjet komuniteteve edhe nė Kosovė, por edhe ndėrmjet fqinjėve qė Kosova ka nė kėtė rast Serbinė, Maqedoninė e Malin e Zi si dhe me Shqipėrinė. E kaluara jonė tragjike nuk duhet ta mbajė peng tė ardhmen tonė. Nė njė tė ardhme do tė mund tė kemi edhe bisedime.


    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ferhat Dinosha kundėrshton versionin serb tė Kartės kushtetuese nė pjesėn ku ėshtė pėrfshirė edhe statusi i Kosovės

    Podgoricė, 6 shtator - Anėtari i Komisionit tė Kuvendit tė Malit tė Zi pėr hartimin e kartės kushtetuese Ferhat Dinosha kundėrshton versionin serb tė Kartės kushtetuese, nė pjesėn ku ėshtė pėrfshirė edhe statusi i ardhshėm i Kosovės dhe i Vojvodinės. Ai i deklaroi "Zėrit tė Amerikės" se statusin e Kosovės nuk mund ta definojė ky komisioni kushtetutar dhe atė pa praninė e palės shqiptare nė Kosovė.
    "Reagimi im ka qenė edhe mė parė se Komisioni nuk ka detyrė qė tė definojė statusin e Kosovės. Veē asaj kjo punė nuk mund tė bėhet pa pėrfaqėsusit e shqiptarėve tė Kosovės dhe se njė gjė e tillė do tė ishte absolutisht e papranueshme pėr mua si anėtar i kėtij komisioni pėr hartimin e kushtetutės. Nėse shumica tjetėr do tė pėrcaktohet pėr njė zgjidhje tė tillė do tė mė vinte nė situatė qė ta braktisė punėn nė kėtė komision", tha Dinosha. Mirėpo, ai shtoi se shumica e anėtarėve nga Parlamenti i Malit tė Zi mendojnė se njė gjė e tillė nuk duhet tė figurojė nė Kartėn e ardhshme kushtetuese, tha z. Dinosha


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Nje tjeter udheheqes shtetror Nano udhetoi deri ne Johanesburg qe te takoj kryetarin serb Koshtunica dhe me te te bisedoj rreth qeshtjes se Kosoves qe eshte shume interesante kur kete ka mund ta beje ne Beograd apo tiran per te nhuk luan fare rol,por tani na del ne skene edhe Bajram Rexhepi i cili do beje nje rruge deri ne Kanada ku edhe ky do merret po me kete temee si te filloj bisedimet me Beogradin,ee mendoj se edhe ky kete ka mundur ta beje lirisht ne Beograd apo Tirane nuk ka kurfar penegese per kete.
    Por disi keto gjera jane shume kontradiktore me ate cka keta lidere proklamojn para qytetareve te tyre dhe lideret e partyive politike te tyre.

    Rexhepi: Nė samitin e G 8-tės, do tė paraqes pikėpamjet e Kosoves

    PRISHTINE ( 6 Shtator) - Mė 15 tetor Kryeministi Bajram Rexhepi do tė marrė pjesė nė Samitin e G8-ės nė Kanada, ku do tė diskutohet pėr zhvillimet e pėrgjithshme nė Kosovė. "Kjo ėshtė hera e parė qė kryeministri Rexhepi do tė flasė para institucioneve mė tė larta ndėrkombėtare, mbi pikėpamjet dhe synimet e Qeverisė sė Kosovės pėr tė ardhėmen", tha pas takimit qė zhvilloi me tė, shefi i Zyrės Kanadeze nė Prishtinė, Shon Barber. Kryeqeveritari i Kosovės gjatė qėndrimit tė tij nė Kanda, do tė ketė takime edhe me ministrat dhe parlamentarėt e kėtij vendi. Barber shtoi se nė takimin e sotėm me kryeministrin Rexhepi ka biseduar edhe pėr mundėsinė e fillimit tė bisedimeve Prishtinė-Beograd, si dhe pėr arrestimet e fundit. "Eshtė shumė e rėndėsishme qė kryeministri Rexhepi do tė ketė rast tė flasė para samitit tė tetė vendeve mė tė shivlluera nė botė. ed/ko (Rtv 21/BalkanWeb)


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Deklarata e THAQIT nuk me pelqen.
    Ai nuk ka mandat te trajtoje STATUSIN e KOSOVES.
    Kjo loje e Thaqit bie ere e keqe.
    Ne se ai i trembur nga UNMIKU nxiton te tregoje perulshmeri e lepirje nga frika e ndoj procesi gjyqesor qe mund te hapet per ate le te beje lojra me PARTINE e tije e jo me KOSOVEN.

    KOSOVA nuk pranon "biznes" me Beogradin per statusin e saje te ardhshem.
    Rugova, njeriu nr 1 ne KOSOVE, i cili e ka mandatin e Popullit tash 12 vjet eshte i percaktuar qarte se KOSOVA do pamvaresi dhe kjo Pamvaresi sa do kohe e sakrifica te kerkoje eshte e vetmja TEZE Bisedimesh dhe e vetmja RRUGE e se ardhmes se KOSOVES.

    Lepujt e veshur me lekur tigri si Thaqi me Shoke nuk kane aspak te drejte te fusin hundet ne kete pike delikate.

    Kusuret e terrorit ne mesin e Shqiptareve qe do ti duhet THAQI ti perballoje ne rast te ndoj procesi gjyqesor nuk duhet ti pagoje populli i KOSOVES.

    THAQI o vegel...larg duart nga DIPLOMACIA e KOSOVES!!!




    Beqari shkrimet e tua jane shume interesante..URIME!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    Braro,
    cfare te keqe ka vendosja e statusit te Kosoves
    NOW?!! Cfare rendesie ka kush e kerkon? Per
    mendimin tim tani eshte momenti, perndryshe
    mbeti per ne kalendat greke!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Zgjedhjet presidenciale nė Serbi, KQZ: Do zhvillohen nė Kosovė


    BEOGRAD (9 Shtator) - Komisioni zgjedhor qendror vendosi dje qė zgjedhjet presidenciale serbe tė 29 Shtatorit tė zhvillohen nė 292 qendra votimi nė Kosovėn e administruar nga OKB-ja, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Beta. Zgjedhjet do tė organizohen nė krahinat Kosovės ku banojnė serbėt, por nė listat zgjedhore do tė pėrfshihen edhe shqiptarė dhe komunitete tė tjera etnike, saktėsoi presidenti i komisionit, Radoslav Baēeviē. Numri i pėrgjithshėm i zgjedhėsve qė do tė marrin pjesė nė zgjedhjet presidenciale do tė bėhet i njohur mė 15 shtator, njofton Baēeviē. Shumica e shqiptarėve, nuk kanė pranuar deri tani tė votojnė nė zgjedhjet serbe dhe shprehen pėr pavarėsinė e Kosovės. dxh/mr (AFP/BalkanWeb)



    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket kujt si i teket apo si atij i shkon per shtati do jap komentet e veta lidhur me Kosoven,lidhur me shtetesine apo autonomin e saj.Ja edhe nje manipulim i till i drejtuesit te tashem te Kb ne Kosove.


    Shtajner: Mė tepėr autonomi pėr Kosovėn

    Mikael Shtajner
    BERLIN (9 Shtator) - Kryeadministratori i Kosovės, Mikael Shtajner ka kėrkuar njė autonomi mė tė madhe pėr vendin ashtu siē e parashikon edhe Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit. Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen gjermane "Berliner Zeitung", Shtajner theskoi se "ndarja entike ose ēdo lloj ndarje partiake, do tė ishte njė dukuri mjaft negativ pėr vendin". Ndėrkohė nė lidhje me ēėshtjen e pavarėsisė sė vendit, Shtajner u shpreh, se nuk ėshtė e rėndėsishme, qė tė nėnshkruhet njė dokument, por duhet qė shumė gjėra te konkretizohen. Ai shtoi se kosovarėt besojnė nė mbėshtetjen e perėndimit, qė prej luftės qė prej luftėn nė Jugosllavi. dxh/mr (BalkanWeb


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Pakez si habi sepse para vetem tri apo kater ditesh ishte nje deklarate tjeter e Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove se UNMIK-u nuk do te perzihet ne punet e zgjedhje serbe ne Kosove e kete e paten deklaruar edhe disa lider shqipetar te Kosoves ,po sot si duket paska ndryshyar gjithecka,por nuk eshte per tu cuditur kujtoj une se para dy ditesh vet Shtajner ishte ne vizite ne shtetin ame dhe kishte biseda te drejtperdrejta me drejuesit e shtetit Shqipetar, e menjehere me te kthyer ne Prishtine vjen kjo deklarate e tije.



    Shtajner: Do i dorėzojmė Beogradit listat e votuesve pėr zgjedhjet presidenciale serbe


    Mikael Shtajner
    TIRANE (11 Shtator) - Kryeadministratori i Kosovės Mikael Shtajner ėshtė shprehur dje se do t'i dorėzojė Beogradit listat e votuesve pėr zgjedhjet presidenciale serbe, qė do tė zhvillohen edhe nė Kosovė. Por ai theksoi, se nuk do tė lejojė asnjė fushatė elektorale dhe nuk do t' i legjitimojė zgjedhjet. Para dy ditėsh Shtajner dhe adminitrata ndėrkombėtare nė Kosovė njoftuan, se nuk kanė ndėrmend qė t' i pengojnė zgjedhjet, por nuk do tė merren as me organizimin e tyre. dxh/mr (QIK/BalkanWeb



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ja nje nga ato deshmit e para tri diteve ne shtypin Shqipetar rreth kesaj teme sa te nxeht dhe interesante,por sot na del krejt dic tjeter ne realitet se Autoritetet nderkombetare po i perkrahkan dhe ndihmuakan serbet ne zghejdhjet e tyre serbe ne Kosove


    Misioni ndėrkombėtar nuk do tė plotėsojė kėrkesėn e Beogradit pėr dorėzimin e listave tė votuesve tė serbėve nga Kosova

    Prishtinė, 9 shtator 2002 - Autoritetet ndėrkombėtare nuk do ta plotėsojnė njė kėrkesė tė palės serbe pėr dorėzimin e listave tė votuesve tė serbėve nga Kosova. Kėto lista do tė pėrdoreshin pėr zgjedhjet presidenciale tė Serbisė nė Kosovė.

    Siē ėshtė thėnė mė parė administrata ndėrkombėtare dhe ajo vendėse as nuk do tė marrin pjesė nė organizimin e kėtyre zgjedhjeve dhe as qė do t'i pengojnė ato. Thuhet se 292 vendvotime nė hapėsirat e banuara me shumicė serbe nė Kosovė gjatė ditės sė zgjedhjeve do tė sigurohen nga pjesėtarėt e Misionit paqeruajtės ndėrkombėtar KFOR.

    Kjo ėshtė hera e dytė qė serbėt e Kosovės marrin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė qė nga vendosja e administrimit ndėrkombėtar nė Kosovė.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    E ardhmja e Kosovės duhet tė zgjidhet me kompromis


    19 shtator 2002


    Me angazhimin nė luften kundėr terrorizmit, Shtetet e Bashkuara po perpiqen tė pergatisin terrenin pėr njė tėrheqje tė mundshme nga Ballkani. Ketu pėrfshihet edhe Kosova. Por sipas analistėve terheqja nuk do tė bėhet para sqarimit tė statusit te Kosoves. Edhe per vetė statusin e Kosovės mes analistėve ka mendime te ndryshme. Njė pjesė thonė se Serbia e humbi pėrfundimisht Kosovėn, por ka tė tjerė qė thonė se ekziston mundėsia e gjetjes sė nje formule tė bashkejetese mes Serbise dhe Kosoves. Njeri prej tyre, John Zavales punon ne Qendren per Politiken Perendimore, ketu ne Washington dhe dha njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės.

    VOA: Zoti Zavales, por flitet shumė kohėt e fundit nė qarqet diplomatike nė Shtetet e Bashkuara pėr njė politikė daljeje nga Ballkani dhe Kosova, nė mėnyrė qė tė pėrqėndrohet vėmendja tek pėrparėsitė e tjera mė tė rėndėsishme amerikane, si terrorizmi. A pėrfshin kjo njė diskutim pėr mė shumė kompetenca pėr autoritetet vendase dhe pėr statusin final tė Kosovės?

    JZ: Natyrisht, pas 11 shtatorit shumė pėrparėsi kanė ndryshuar pėr vendim-marrėsit amerikanė. Besoj se administrata tani po kėrkon njė mėnyrė pėr tė filluar pakėsimin e pranisė politike dhe ushtarake amerikane nė Ballkan dhe t’ia kalojė atė evropianėve. Dhe mendoj qė po kuptohet qė njė lloj zgjidhjeje afatgjatė pėr Kosovėn ėshtė thelbėsore pėr kėtė qėllim. Pėrsa i takon Kosovės, mendoj se ekziston ideja qė njė zgjidhje brenda parametrave tė rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara, do tė siguronte zgjidhjen mė tė mirė. Sigurisht qė kjo do tė ngjallte kundėrshtime nė Kosovė, sepse do tė thotė kthimin nė njė formė tė sovranitetit jugosllav aty. Por do tė ishte njė formė shumė e ndryshme nga ajo e viteve tė Millosheviēit dhe pėr kėtė do tė duhej qė Jugosllavia tė binte dakord pėr tė paktėn formėn e autonomisė qė ekzistonte para se ta hiqte Millosheviēi dhe tė pranonte vėzhgim tė vazhdueshėm ndėrkombėtar tė nivelit tė lartė pėr vitet e ardhshme. Kėshilltarė evropianė do tė duhej tė diskutonin me pėrfaqėsues tė tė gjitha bashkėsive dhe tė dilnin me disa modele tė pėrshtatshme, diēka e tillė si kantonet nė Zvicėr, apo rajone brenda disa vendeve tė Bashkimit Evropian. Po pėrsa i takon Shteteve tė Bashkuara mendoj se sa mė shpejt tė fillojė njė proces i tillė, aq mė mirė. Por mendoj se ka njė nivel zhgėnjimi nė Kosovė, ndėrsa po fillohet kuptohet qė nėse dikur pavarėsia e ardhshme merrej si e mirėqenė, tani po shihet se bashkėsia ndėrkombėtare nuk po sheh nė atė drejtim.

    VOA: Por kjo do tė thoshte njė lloj autonomie si ajo qė Kosova kishte nė kohėn e Titos. Pse mendoni se shqiptarėt do ta pranonin njė lloj zgjidhjeje tė tillė, kur nuk ishin dakord nė atė kohė me tė?

    JZ: Pikėrisht pėr kėtė arsye bashkėsia ndėrkombėtare nuk mund tė largohet tani shpejt nga Kosova, dhe pėr kėtė arsye nevojiten ende pėr disa kohė vėzhguesit e Bashkimin Evropian si edhe forcat e KFOR-it dhe veēanėrisht ato amerikane: pėr tė parandaluar njė lloj rrėshqitjeje tek njė krizė konfrontimi etnik. Aty duhet njė lloj qėndrimi kompromisi, qė do tė kėrkonte qė gjithkush tė hiqte dorė nga kėrkesat maksimale, gjė qė ka funksionuar pėr pjesėn tjetėr tė Evropės. Sigurisht qė nėse nesėr organizohej njė referendum, shqiptarėt nė Kosovė do tė votonin pėr pavarėsinė.Besoj se njė nga pyetjet sė cilės duhet t’i pėrgjigjemi ėshtė se cili do tė ishte efekti nė vendet e tjera tė rajonit. Ēfarė argumenti mund tė pėrdorej pėr tė mbajtur boshnjakėt, serbėt dhe kroatėt nė Bosnje? Pse ata tė mos kishin tė drejtėn pėr njė referendum tė tillė? Cilat do tė ishin pasojat e pėrpjekjeve pėr tė mbajur bashkė Serbinė dhe Malin e Zi, ose efektet nė Maqedoni dhe vetė Shqipėrinė duke ditur se ka disa lidhje mes Veriut tė Shqipėrisė dhe Kosovės?

    VOA: Zgjedhjet presidenciale nė Serbi zhvillohen sė shpejti dhe mes kandidatėve janė presidenti aktual i Jugosllavisė, Kostunica, ekonomisti liberal Labus dhe ultra-radikali Sheshel. Cili mendoni se ka shanse mė shumė pėr fitore dhe ēfarė sinjali do tė pėrēonte tek perėndimi rezultati i kėtyre zgjedhjeve, si tregues i prirjes politike aktuale tė popullir serb?

    JZ: Deri tani, nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė Kostunica dhe Labus kryesojnė nė anketa. Nė pėrgjithėsi, pėr ēka ėshtė i interesuar perėndimi, kėta kandidatė po flasin drejt, pėrsa i takon bashkėpunimit me Gjykatėn e Hagės, pėr reformėn ekonomike. Sigurisht qė ka disa ndryshime nė ēėshtjet ku e vėnė mė shumė theksin. Nga ana tjetėr, nėse Sheshel arrin njė pozicion tė fuqishėm, qoftė nėse fiton, por edhe nėse arrin tė marrė njė pėrqindje tė lartė votash, do tė konsiderohej si njė prirje shumė shqetėsuese nė perėndim. Ne duam tė shohim njė pėrparim tė vazhdueshėm tė Serbisė, apo Jugosllavisė, ēfarėdo statusi tė ketė ajo mė vonė, nė varėsi tė negociatave me Malin e Zi, njė demokraci perėndimor.



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Montgomeri: Qeveria amerikane, pro kthimit tė gjithė serbėve nė Kosovė

    NISH (20 shtator) - Ambasadori amerikan nė Jugosllavi Ėilliam Montgomeri tha sot se ėshtė e papranueshme qė vetėm njė numėr i vogėl serbėsh janė kthyer nė Kosovė. "Ne po punojmė me tė gjithė zyrtarėt. Nuk ėshtė nevoja pėr konfrontime, por e gjitha duhet bėrė dalėngadalė", tha Montgomeri duke iu referuar rikthimit tė serbėve nė Kosovė, i parashikuar tė fillojė nesėr. Ai pėrdori Bosnjėn si nė Kosovė, i parashikuar tė fillojė nesėr. Ai pėrdori Bosnjėn si shembull, ku askush nuk u kthye nė atdhe pas dy vjetėsh luftė, por qė tani janė rikthyer 100 mijė, pėrfshirė kėtu edhe disa mijėra serbė. Ambasadori amerikan tha se qėndrimi i qeverisė amerikane ėshtė pėr kthimin e tė gjithė refugjatėve tė zhvendosur nė Bosnjė, Kroaci dhe Kosovė. "S'mund tė ketė stabilitet nė rajon pa tė rikthyerit", tha Montgomeri. ro/mr (B92/BalkanWeb)


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 08:16
  2. Syla: TMK ushtri e Kosovės pas zgjidhjes sė statusit
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 19:05
  3. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •