Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Vetëvaret 18-vjeçarja në Qytetin Studenti

    Pranvera Goxhaj nga Mallakastra është gjetur e varur pas çengelit të abazhurit, në dhomën e së motrës nga roja i konviktit

    Policia: Kishte ardhur në Tiranë për t’u regjistruar në fakultet. Dyshojmë për depresion, pas vdekjes së gjyshit

    TIRANE- Vetëvaret në dhomën e së motrës, gjimnazistja që do të regjistrohej në fakultet për konkurs. Pranvera Goxhaj, 18 vjeç, banuese në Hekal të Mallakastrës, është gjetur e varur me një kordon elektrik mbrëmjen e djeshme, në godinën 12 të Qytetit Studenti nga roja i godinës. Goxhaj, e cila sot kishte planifikuar të regjistrohej në fakultetin e Shkencave Sociale është vetëvarur në dhomën e së motrës, Griseldës, studente e fakultetit Juridik. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme, për shkak se në momentin që trupi është gjetur nga roja i godinës, Pranvera kishte orë që kishte vdekur.

    Ky i fundit ka lajmëruar policinë dhe autoritetet e ndërmarrjes së qytetit studenti për vetëvrasjen e ndodhur në dhomën 404 të konviktit. Blutë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimin e rrethanave të vetëvrasjes së 18-vjeçares. Paraprakisht, policia nuk bëri të ditura shkaqet e vetësakrifikimit, por sipas saj, ngjarja nuk ka lidhje me konkursin e shkollës së lartë për të cilën Pranvera po përgatitej. Madje, sipas dëshmisë të së motrës dhënë në polici, sot pritej që ajo të regjistrohej në fakultetin e Shkencave Sociale për Psikologji dhe Filozofi. Ndërkaq, një version të cilin po verifikon policia është ai i dhënë nga xhaxhai i vajzës, Xhemal Goxhaj. Sipas dëshmisë së tij, që nga vdekja e gjyshit të saj, Pranvera kishte shfaqur shenja depresioni dhe kryente veprime jo të zakonshme.

    Vetëvrasja

    Mbrëmjen e djeshme, dy prej vajzave të dhomës 404 të godinës 12 në Qytetin Studenti kishin dalë së bashku. Motra e viktimës, Griselda nuk ka qenë në dhomë, ndërsa, sipas policisë, dy prej shoqeve të dhomës kishin lënë çelësin te roja dhe kanë thirrur nga ballkoni Pranverën, e cila nuk është përgjigjur. Roja emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është ngjitur në katin e katërt dhe është drejtuar në dhomën 404, ku Pranvera qëndronte që prej një jave bashkë me të motrën dhe dy shoqe të sajat. Sipas deklarimit të rojes në polici, dera ka qenë pa dry dhe e mbyllur nga brenda. Pasi ka thirrur disa herë dhe askush nuk i është përgjigjur, atëhere ai ka vendosur ta shpërthejë derën. “Ajo ishte varur në çengelin mbajtës të abazhurit, i cili kishte nisur të dobësohej nga pesha, por nuk ishte këputur. Menjëherë lajmërova me telefon, pa prekur asgjë”,- mësohet të ketë pohuar në polici punonjësi i godinës 12. Policia, pas mbërritjes në dhomën ku u vetëvra 18 –vjeçarja, ka vënë re se ajo ishte lidhur me një kordon elektrik, të cilin më pas e kishte lidhur në çengelat e abazhurëve. Burimet e policisë pohojnë se Pranvera Goxhaj është vetëmbytur për shkak të depresionit, shkaqet e së cilit pritet të hetohen në ditët e ardhshme.

    Motivi

    Pas dërgimit të trupit në morg, policia ka marrë në pyetje xhaxhanë e viktimës, Xhemal Goxhajn dhe të motrën, Griseldën. Ata kanë pohuar se Pranvera kishte ardhur në Tiranë që prej një jave për të lexuar më e qetë dhe me qëllim që të regjistrohej në fakultetin e Shkencave Sociale. Gjatë kësaj kohe, mësohet se ajo nuk ka shfaqur shenja të ndonjë tronditjeje psiqike, por disa kohë më parë, kur asaj i ka vdekur gjyshi, ka kryer veprime të pakontrolluara. Burimet e policisë thonë se nuk kanë një motiv të konfirmuar plotësisht në lidhje me ngjarjen, por sipas tyre po verifikohet versioni i dhënë nga xhaxhai i vajzës, i cili banon në Tiranë

    Burimi: Gazeta Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    C'eshte kjo semundje qe po perhapet kaq shume ne Shqiperi? Ncncnc, gjynah! Depresion? Vdekja gjyshit? Apo dicka tjeter? Hmmm, vec ajo e di.....
    If I Only Could....

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ
    C'eshte kjo semundje qe po perhapet kaq shume ne Shqiperi? Ncncnc, gjynah! Depresion? Vdekja gjyshit? Apo dicka tjeter? Hmmm, vec ajo e di.....
    Them se esht presioni i madh qe jan dhe depresioni ka te bej dicka pasi shkollat atje sidomos universitetet jan shum shum te veshtira ti perballosh dhe te jetosh vetem gjith kohen esht akoma me veshtire.

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Qfar tmerri te lexosh diqka te tille, mekate per rinine e saj te pajetuar,dhe per ditet qe do te jetojne me pas familja e saj .Ngushllimet e mia per familjen.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Vetëvrasjet nuk vijnë kot së koti, ato kanë një gjenezë shumë më të thellë se një rast i vetëm (në këtë rast vdekja e gjyshit), ajo fillon qysh me lindjen dhe është e gdhendur në gjenet e personit. Arësyeja përse vie tek vetëvrasja veçanërisht në moshën e adoleshencës, është papjekuria e mjaftueshme emocionale e personit. Në këtë rast, vetëm një shkëndijë e ndez zjarrin dhe kjo shkëndi mund të jetë mossukesi në shkollë, vdekja e një të afërmi, një konflikt i vogël etj. Pra është sikur ai rasti i gomarit që e kanë ngarkur me barrë dhe në fund ia hudhin edhe një lëkurë lepuri, pas së cilës ai bie në gjunj (pra ajo ka qenë tepricë), edhe tek njeriu qëndron shumë, por në një moment i teprohet ngarkesa në tru dhe ai dorëzohet…dhe ia merr jetën vehtes pa pasur mundësi të kthehet prapa…

    Këto raste janë për të të ardhur keq dhe jo vetëm për viktimën, por për tërë shoqërinë e cila nuk ka institucione të cilat merren me problemet e natyrës së tillë, për fat të keq.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Them se esht presioni i madh qe jan dhe depresioni ka te bej dicka pasi shkollat atje sidomos universitetet jan shum shum te veshtira ti perballosh dhe te jetosh vetem gjith kohen esht akoma me veshtire.
    Pse ne qe jetojme jasht nuk kemi presione te tilla , jete per te perballuar ...kaq te dobet qenkan ata qe si perballokan dot keto gjera , apo kaq te ndjeshem qenkan saqe per nje gjendje emocionale vrasin veten ....
    se eshte gjynah ti gjykosh ne fakt ...por shume gabim qe bejne gjera te tilla ...sado e veshtire jeta ....prape ja vlen ta jetosh ....

    Mendoj se arsyeja kryesore eshte , moskujdesi i familjes , injoranca (duke mos ditur prindi te kuptoje femijen e tij , ai/ajo pastaj nuk di ku te mbeshtet, kuptohet nuk ndodh keshtu me te gjithe familjet ...) duke qene dhe ne moshe delikate , ska njeri kujt ti qahet , ti tregoje cfare e shqeteson , shoqeria nga ana tjeter ka shume te meta .,...e kshu duke u mbledhur te gjithe keta faktore ...cojne ne fatalitetin imediat ...


    God bless her poor soul ...

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    Pse ne qe jetojme jasht nuk kemi presione te tilla , jete per te perballuar ...kaq te dobet qenkan ata qe si perballokan dot keto gjera , apo kaq te ndjeshem qenkan saqe per nje gjendje emocionale vrasin veten ....
    se eshte gjynah ti gjykosh ne fakt ...por shume gabim qe bejne gjera te tilla ...sado e veshtire jeta ....prape ja vlen ta jetosh ....

    Mendoj se arsyeja kryesore eshte , moskujdesi i familjes , injoranca (duke mos ditur prindi te kuptoje femijen e tij , ai/ajo pastaj nuk di ku te mbeshtet, kuptohet nuk ndodh keshtu me te gjithe familjet ...) duke qene dhe ne moshe delikate , ska njeri kujt ti qahet , ti tregoje cfare e shqeteson , shoqeria nga ana tjeter ka shume te meta .,...e kshu duke u mbledhur te gjithe keta faktore ...cojne ne fatalitetin imediat ...


    God bless her poor soul ...
    Nuk ka te bej prinderi sepse depresioni eshte vetem ne trurin e atit qe vuan dhe asnji nuk mund ta di cfare shkon ne mendjen e dikush. Dikush mund te duket normal por nga brenda eshte e kundert. Atje eshte me keq sesa ketu sepse ketu ke te pakten doktora dhe ke kudo vend per ndime kurse atje nuk gjen dike qe te ndimon mbase ka ndikuar dhe ajo. Cdo njeri qe kalon ne depresion ketu gjtihnje marin ndim dhe e shpetojn veten nga vdekja apo dicka serioze.
    Per mendimin tim ka qen dhe kur ska gjetur ndime dhe e ka gjetur vdekjen te vetmen zgjidhnje dhe me vjen shum keq sepse ishte dhe vajze. Vdekja e vajzave ne ket menyra esht me e dhimshme...

    Zoti qoft me shpirtin e saj dhe me gjith ata qe vuajn. Shpresa duhet mbajtur gjithnje, sot mund te vuajm por neser vjen e mira. Sic thuet eshte e vertet:
    "Hope is a good thing, maybe one of the best things that keeps us going everyday and see the reward the next day"

Tema të Ngjashme

  1. Jetesa në qytetin Studenti
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-12-2005, 09:28
  2. Kaos në qytetin Studenti, studentët mbeten pa dhoma
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 08:45
  3. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  4. Anija Kozmike
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 07:50
  5. Kapitulli 2
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2004, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •