Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Koncepti i Dashurisė Kristiane

    Njė leksion i mbajtur nė Universitetin Columbia, Sh. B. A.

    Shkruar prej

    CONSTANTINE CAVARNOS


    Pėrkthyer nga Anglishtja nė Shqip prej:
    Aleksandėr P. Filip



    Shėnim: Kėtė pėrkthim ia pėrkushtoj kumbares sė shenjtė Dhimitra Cico pėr ndriēirn shpirti dhe kujtim tė pėrjetėshėm:

    "Lum' atė qė zgjodhe dhe e more, o Zot..." (Let. Pav. Thesalon.)


    Botuar prej Institutit tė Studimeve Bizantine
    Belmont, Massachussetts
    U.S.A.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shėnim i pėrkthyesit:

    Nė fillim do tė doja tė falėnderoj pėrzemėrsisht prof. dr. Constantine Cavarnos, i cili bėri tė mundur botimin e kėtij pėrkthimi pėr besimtarėt Orthodhoksė tė Shqipėrisė.
    Profesori Constantine Cavarnos mban titullin "Doktor i Filozofisė" (Ph. D.) tė cilin e ka marrė nga universiteti i famshėm "Harvard". Ai ka dhėnė mėsime nė fushėn e Filozofisė nė shumė universitete tė Amerikės, duke pėrfshirė kėtu Harvard, University of North Carolina, Hellenic Gollege/Holy Cross (Kryqi i Shenjtė), Wheaton College, and Clark University. Ai ėshtė autor i mė shumė sė pesėdhjetė librave, si dhe njė nga pėrkthyesit kryesorė tė veprės monumentale "Philokalia", e cila ėshtė pėrkthyer nga Greqishtja nė Anglisht - njė vepėr kjo, nė tė cilėn dashuria shpirtėrore zė njė vend kryesor.
    Nė leksionin ndriēues "Koncepti i Dashurisė Kristiane", njė shkrim klasik rreth subjektit te dashurisė Kristiane, profesori Cavarnos pasi bėn disa vėrejtje tė rėndėsishme prezantuese pėr subjektin e dashurisė Kristiane, vazhdon me diskutimin e (1) natyrės tė pėrgjithėshme tė dashurisė, (2) llojet e ndryshme tė dashurisė, (3) lidhjen midis dashurisė Kristiane dhe virtyteve tė tjera, dhe (4) vartėsinė fondamentale tė dashurisė autentike Kristiane nga besa e vėrtetė e Krishterė. Ky libėr iu drejtohet tė gjithė personave tė cilėt janė tė interesuar pėr tė mėsuar rreth natyrės esenciale tė virtytit mė tė lartė Kristian, dashurisė shpirtėrore.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    PARATHĖNIE

    Libri "Koncepti i Dashurisė Kristiane" ėshtė njė leksion qė profesori Kostandin Cavarnos mbajti nė 25 Mars 1968 nė Shoqatėn Kristiane Orthodhokse tė Universitetit tė Kolumbisė. Nė fillim u botua nė revistėn periodike "Vreshti" tė New Yorkut nė 1968 (N.2). Mė pas u botua nė 1971 nė revistėn theologjike Suedeze "Nu Och Alltid" (N.1) nė formėn e njė pėrkthimi nė gjuhėn Suedeze e bėrė nga ai tekst prej Th. Nordquist. Dy vjet mė vonė, njė version nė gjuhėn Greke i pėrkthyer nga teksti Anglisht u botua nė mėnyrė seriale nė mujoren fetare tė Athinės "Orthodoxos Typos" (Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht 1973). Teksti Anglisht me pėrmirėsime tė ndryshme u botua nė 1982 nė revistėn "The Patristic and Byzantine Review." Nė kėtė volum autori prezanton tekstin Anglisht i cili qe botuar nė revistėn e lartpėrmendur, me pėrmirėsime shtesė si shprehje e korrigjimeve tė gabimeve tipografike. Pėr tė ndihmuar lexuesin qė tė ndjekė mė lehtėsisht trenin e mendimeve tė leksionit, autori e ka ndarė atė nė pesė kapituj me tituj tė pėrshtatėshėm. Merita i takon Shoqatės Kristiane Orthodhokse tė Universitetit tė Kolumbisė qė dha shkas pėr shkruarjen e kėtij studimi duke e ftuar profesorin C. Cavarnos tė japė leksion pėr kėtė subjekt tė rėndėsishėm me tė cilin merret ky studim.

    Belmont, Massachusetts
    Dhjetor, 1995

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    I. HYRJE

    Theksimi i dashurisė ėshtė nė mėnyrė tė padyshimtė tipari mė dallues i etikave Kristiane. Ky theksim ėshtė i qartė nga frekuenca me tė cilėn fjala dashuri dhe terma tė sė njėjtės origjinė shfaqen nė Ungjijtė dhe pjesė tė tjera tė Dhiatės sė Re. Kjo ėshtė nė mėnyrė tė veēantė evidente nė deklaratėn e mėposhtme tė bėrė nga Krishti: "Prej kėsaj do t'u njohin juve tė gjithė, se jeni dishepujt e mi, nė qoftė se kini dashuri pėr njėri-tjetrin." (Joan 13:35). Megjithėse termi dashuri ėshtė pėrdorur shumė dendur nė Dhiatėn e Re, atje nuk mund tė gjendet njė pėrkufizim ose vlerėsim sistematik. Ne duhet tė formulojmė njė pėrkufizim tė pėrbashkėt dhe njė vlerėsim unik tė dashurisė sė Krishterė duke studiuar fragmentet e Dhiatės sė Re qė lidhen me tė si dhe tė studiojmė shkrimet e interpretuesve mė tė mirėfilltė tė mėsimeve tė Krishtit, qė janė Etėrit e Shenjtė tė Kishės Orthodhokse.
    Nė pėrgjithėsi, fjala e pėrdorur nė Dhiatėn e Re pėr tė treguar dashuri ėshtė "agapi" - nė gjuhėn greke (nė shqip d.m.th "dashuri"). Termi "agapi" shfaqet nė Dhiatėn e Re mbi 100 herė, ndėrkohė qė forma foljore e kėsaj fjale, "agapan" (qė nė shqip d.m.th "tė duash"), ėshtė pėrdorur mė dendur. Forma mbiemėrore e kėtij termi, "agapitos" - "i dashur", ėshtė pėrdorur mė tepėr se 50 herė. Fjalė tė sė njėjtės origjinė tė pėrdorura janė "philein" - "tė duash", "philos" - "shok", "philadelphia" - "njeridashje". Kėto fjalė shfaqen nė shkrimet e Etėrve tė Kishės Bizantine me tė njėjtin kuptim ashtu si nė Dhjatėn e Re. Por Etėrit e Kishės pėrveē kėtyre pėrdorin emrin "eros"- "dashuri", dhe foljen "eran"- "tė duash" me qėllim qė tė tregojnė dashurinė e Krishterė nė formėn e saj mė tė zjarrtė.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    II. NATYRA E PĖRGJITHĖSHME E DASHURISĖ

    Termi dashuri tregon sė pari dhembshuri ose emocion, dhe i ka rrėnjėt nė qendrėn ose pjesėn emocionale tė shpirtit tė njeriut. Kėsaj qendre i ėshtė referuar nė Dhiatėn e Re, si dhe nė Shkrimet e Etėrve tė Shenjtė, kuptimi i fjalės "kardhia" - "zemėr". Zemra konsiderohet si qendra e dashurisė dhe emocioneve tė tjera, dhe kjo provohet nga shumė fragmente. Kėshtu Krishti thotė: "Tė duash Zotin Perėndinė tėnd me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė mėndjen tėnde!" (Matthe 22:37; Mark 12:30; Lluka 10:27)
    Dhe Shėn Pavli thotė: "Zoti drejtoftė zemrat tuaja nė dashuri tė Perėndisė" (Let. ll e Pav. Thesalonik. 3:5) dhe: "fundi i porosisė ėshtė dashuri prej zemre tė kthjellėt dhe prej ndėrgjegje tė mirė dhe prej besė pa hipokrizi."(Let. E Pav. Tim. 1:5) Nė mėnyrė tė ngjashme Shėn Pjetri thotė: "Doni fort njėri-tjetrin prej zemre tė kthjellėt."(Let. I e Apostollit Pjetėr Kr. 1:22 )
    Zemra nuk ėshtė qendėr vetėm e dashurisė, por gjithashtu e gėzimit, brengės, xhelozisė, dhe emocioneve tė tjera. Ndaj, koncepti i zemrės ėshtė mė i gjerė sesa ai i aftėsisė pėr tė dashur. Nė zemėr ėshtė e pėrfshirė dhe ndėrgjegja morale, si dhe fuqia e ndjenjės nė pėrgjithėsi. Disa nga Etėrit e Kishės Lindore si p.sh. Shėn Makariosi i Egjiptit (shek. 4) dhe Shėn Simeoni Theolog i Ri (shek. 11) dallojnė brenda natyrės njerėzore njė aftėsi tė vecantė pėr tė dashur. Shėn Makariosi flet pėr katėr fuqi tė shpirtit: arsyeja, vullneti, ndėrgjegjia, dhe fuqia pėr tė dashur. Shėn Simeoni thotė qė: "Zoti e vendosi aftėsinė pėr tė dashur nė natyrėn e tė gjithė njerėzve."("Punėt e Shėn Simeonit, Theollog i Ri", Syros, 1886, fq. 113)
    Porosia e Krishtit tė cilėn e citova mė lart, nėpėrmjet sė cilės jemi tė urdhėruar tė duam Zotin me gjithė zemrėn tonė, me gjithė shpirtin tonė, me gjithė mendjen tonė, duket sikur bie nė kontradiktė me pikėpamjen qė brenda njeriut ka njė fuqi ose aftėsi speciale pėr tė dashur. Por kontradikta ėshtė vetėm nė dukje. Nė porosinė e mėsipėrme zemra pėrmendet e para, pastaj shpirti, dhe pastaj mendja ose intelekti. Llogjikisht fjala "mendje" nė porosinė e sipėrpėrmendur ėshtė e tepėrt, sepse shpirti, i cili pėrmendet nė porosi, pėrfshin brenda tij mendjen si njė nga aftėsitė e tij. Psikollogjikisht, sidoqoftė, nuk ėshtė e tepėrt, sepse e bėn kuptimin mė tė saktė. Kur thuhet qė duhet tė duam Zotin me gjithė shpirtin tonė, kjo d.m.th, qė tė gjitha fuqitė duhet tė jenė tė orientuara drejt Zotit. Dhe kur thuhet qė duhet tė duam Zotin me tėrė mendjen tonė, kjo d.m.th, qė vėmendja tonė e brendėshme dhe mendimi ynė, tė cilat janė funksione tė intelektit tonė, duhet tė jenė tė drejtuara mbi tė gjitha tek Zoti.(Let. I e Pav. Korinth. 14:15)
    Kėshtu pra, megjithėse kjo dashuri ėshtė paraprakisht njė ndjenjė, dhe si e tillė e ka ndenjėsinė nė zemėr, ėshtė njė ndjenjė qė patjetėr ka tė bėjė, ėshtė e lidhur, me pjesėn tjetėr tė vehtes sonė ose tė shpirtit. Dashuria ėshtė njė ndjenjė pozitive, njė ndjenjė nėpėrmjet sė cilės njė person afirmon vlerėn e brendėshme tė objektit tė kėtij emocioni. Ajo ėshtė nė njė kontrast tė mprehtė me urrejtjen, e cila ėshtė njė ndjenjė negative, e drejtuar kundėr njė objekti, duke mohuar vlerėn e kėtij objekti. Kur dashuria kultivohet ajo bėhet e pėrherėshme, bėhet njė ndjenjė e zakonshme. Bėhet diēka qė Etėrit e Shėnjtė e quajnė rregull qė zė vend nė shpirt dhe e zbukuron atė.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    III. LLOJET E DASHURISĖ

    Dashuria pra, ėshtė tipari dallues kryesor i pasuesve tė vėrtetė tė Krishtit. Por termi dashuri ėshtė pėrdorur nė shumė kuptime. Edhe kur Krishti e quan dashurinė karakteristike dalluese tė Dishepujve, nuk e ka fjalėn pėr ēdo lloj dashurie, por pėr njė tip tepėr tė veēantė dashurie. Lloje tė caktuara tė dashurisė dėnohen nė mėnyrė shprehėse nė Dhiatėn e Re: p.sh. dashuria pėr lavdi njerėzore, dashuria pėr para, dashuria pėr kėnaqėsi trupore, dashuria pėr botėn. Lloje tė kėtilla dashurie refuzohen si tė kėqija. Mė tutje, ka lloje dashurie tė cilat nuk refuzohen, por dhe nuk dėnohen, sepse ato janė prirje natyrale njerėzore. Shembuj janė dashuria e prindit pėr fėmijėn dhe e fėmijės pėr prindin. Kjo lloj dashurie nuk dėnohet nga Jisui, vetėm kur bėhet e tepruar, kur e kalon dashurinė pėr Zotin. Ndaj Jisui thotė: "Ai qė do tė ėmėn e tė atin mė tepėr se mua nuk ėshtė i vyer pėr mua." (Matthe 10:37) Dashuria pėr tė cilėn n'a porosit Krishti ėshtė njė dashuri e cila ėshtė objekt i zgjedhjes tonė tė lirė, dhe jo njė anim i thjeshtė natyral. Kjo dashuri ėshtė nė rradhė tė parė, dashuria e njeriut, duke pėrfshirė dhe dashurinė pėr vehten e tij. Ndaj Krishti thotė: "Tė duash Zotin Perėndinė tėnd me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, dhe me gjithė mendjen tėnde. Kjo ėshtė porosia e parė dhe e madhe. Edhe e dyta ėshtė e njėjtė me atė: tė duash tė afėrmin tėnd porsi vehten tėnde. Gjithė nomi dhe profitėrit varen nga kėto dy porosi."(Matthe 22:37-40)
    Pėrparėsi i ėshtė dhėnė dashurisė tė Zotit mbi dashurinė e njeriut. Forma mė e lartė e dashurisė njerėzore, ajo e adhurimit (latria), ėshtė rezervuar vetėm pėr Zotin: "Do tė nderosh Zotin Perėndinė tėnd, dhe vetėm Atij do t'i lutesh." (Matthe 4:10) N'a thuhet tė duam njerėzit e tjerė me tė njėjtėn dashuri qė duam vehten tonė. Jisui nuk e dėnon dashurinė pėr vehten tonė. Pėrkundrazi, Ai e urdhėron kėtė dashuri.
    Kjo nėnkuptohet nė porosinė e dytė tė porsa cituar, e cila n'a thotė tė duam tė afėrmin si vehten tonė. Nė qoftė se n'a duhet tė duam tė afėrmin si vehten tonė ėshtė e qartė se duhet tė duam vehten tonė. Qė dashuria pėr vehten ėshtė njė detyrė nėnkuptohet gjithashtu dhe nga thėnia e mėposhtme e Jisuit: "Ē'dobi ka njeriu nė fitoftė tėrė botėn e tė dėmtojė shpirtin e tij? Apo ē'do tė japė njeriu si kėmbim tė shpirtit tė tij?" (Matthe 16:26) Krishti dėnon jo dashurinė e shpirtit tonė, e vehtes sonė tė vėrtetė, por dashurinė e paarsyeshme tė trupit tonė, tė mishit, e manifestuar kjo nė njė shqetėsim tė tepruar pėr ushqim, pije, veshje, rehati, dhe gjėra tė tjera tė ngjashme me kėto. Njė dashuri e tillė njihet si egoizėm (d.m.th zemėrngushtėsi, qė mendon vetėm pėr vehte).
    Termi "zemėrngushtėsi" nė Greqisht pėrkthehet "filautia". Ėshtė pėrdorur shpesh nga Etėrit e Shenjtė, por nuk shfaqet nė Dhiatėn e Re. Sidoqoftė, forma mbiemėrore e kėsaj fjale, zemėrngushtė/egoist, ėshtė pėrdorur njėherė nė Letrėn II drejtuar Timotheut. "Sepse njerėzit do tė jenė vetėdashės, argjentdashės, kryelartė, madhėshtore, bllasfimtarė, tė pabindur ndaj prindėrve, mosmirėnjohės, tė paudhė..."(Let. ll Pav. Tim) Kėtu pra personat zemėrngushtė janė futur nė tė njėjtėn kategori me atė tė dashuruesve tė parasė, dashuruesve tė kėnaqėsisė, tė tė shthururve, tė kryelartėve dhe tė mosbesimtarėve.
    Dy porositė e dashurisė tė shprehura nga Jisui nuk janė pa porosi paraardhėse nė Dhiatėn e Vjetėr. Nė tė vėrtetė, 10 Porositė e Dhjatės sė Vjetėr janė pa diskutim shenjė paralajmėruese e dy porosive tė dashurisė. Kjo nėnkuptohet nga deklarata e Krishtit: "Gjithė nomi dhe profetėrit varen nga kėto dy porosi."(3:2 Matthe 22:40) Niqifor Theotokis, njė nga theollogėt mė tė shquar tė Greqisė, nė shekullin XVIII, thotė qė katėr porositė e para janė urdhėr pėr dashuri pėr Zotin, ndėrkohė qė nėpėrmjet gjashtė tė tjerave n'a kėrkohet tė duam fqinjin. Katėr tė parat n'a porositin tė kemi vetėm njė Perėndi, tė mos iu falemi idhujve, tė mos zemė nė gojė mė kot emrin e Zotit, tė mbajmė tė Dielėn si ditė tė shenjtė. Porositė e tjera n'a thonė tė respektojmė prindėrit tanė, tė mos vrasim, tė mos kurvėrojmė, tė mos vjedhim, tė mos japim dėshmi tė rremė, tė mos kemi zili pėr pronat e fqinjit. Kėto porosi shfaqen nė "Tė Dalėt" dhe gjetkė nė Dhiatėn e Vjetėr. Porosia e parė e dhėnė nga Krishti shfaqet nė formė pothuajse identike nė Dhiatėn e Vjetėr: "Ju do tė doni Zotin Perėndinė tuaj me gjithė zemrėn tuaj, me gjithė shpirtin tuaj, me gjithė forcėn tuaj." Ky tekst ndryshon nga formulimi i Dhiatės sė Re duke mos pėrmbajtur fjalėn "mendje". Pėrsa i pėrket porosisė sė dytė pėr dashurinė, kjo porosi ka paraardhėsen e saj ekzakte nė Levitėt (19:18) ku lexojmė: "Tė doni fqinjin si vehten tuaj". Ndryshimi midis doktrinės sė dashurisė tė Dhiatės sė Vjetėr dhe asaj tė Re ėshtė se nė Dhjatėn e Re kjo doktrinė jepet me njė theksim qė mungon nė Dhjatėn e Vjetėr. Ky theksim vihet re jo vetėm pėrsa i pėrket frekuencės mė tė madhe me tė cilėn dashuria pėrmendet dhe nxitet nė Dhiatėn e Re, por gjithashtu nė theksimin e tė dashurit tė armikut. Prandaj mėsimi i Dhiatės sė Re pėr dashurinė pėrfaqėson njė pėrparim mė tė qartė se ai i Dhiatės sė Vjetėr. Kjo ēėshtje nxirret nė dritė nė fragmentin e mėposhtėm tė Shėn Simeonit Theologut tė Ri: "I gjithė Ligji qė i ėshtė dhėnė njeriut nga Zoti ėshtė dashuri. Tani dashuria ka dy hapa, tė parin dhe tė dytin, sepse Ligji ėshtė i dyfishtė, i Vjetri dhe i Riu. Kushdo qė ėshtė ngjitur nė hapin e parė e ka lėnė tokėn poshtė. Dhe kushdo qė ėshtė ngjitur nė hapin e dytė ka arritur Qiellin. Ligji i Vjetėr thotė: "Tė duash fqinjin si vehten tėnde", kurse Ligji i Ri thotė: "Duaje armikun tėnd."
    Dashuria pėr armikun pėrbėn elementin paradoksal nė mėsimet Kristiane tė dashurisė. (Shėnim: Paradoksal d.m.th diēka nė kundėrshtim me arsyen por qė ėshtė e vėrtetė.) Nė lidhje me kėtė dashuri Jisui thotė: "Kini dėgjuar se ėshtė thėnė: tė duash tė afėrmin tėnd dhe tė kesh mėri armikun tėnd. Por unė po iu them juve, duajini armiqtė tuaj, bekoni ata qė iu mallkojnė, bėjuni mirė atyre qe u kanė mėri, dhe lutuni pėr ata qė iu bėjnė keq e iu ndjekin ..." (Matthe 5:43-44 )
    Kjo nuk ėshtė njė porosi e tretė, e shtuar ndaj porosisė sė dytė tė Krishtit qė thotė: "Duaj tė afėrmin si vehten tėnde". Ėshtė vetėm njė qartėsim i saj. Termi "i afėrm" nė porosinė e dytė nuk pėrfshin vetėm farefis dhe shokė, por gjithė njerėzit, duke pėrfshirė kėtu dhe armiqtė. Dashuria pėr armiqtė nuk do tė thotė thjesht pėrmbajtje e vehtes tonė qė tė mos i dėmtojmė ata, por gjithashtu d.m.th t'u bėjmė mirė atyre, t'i falim dhe tė lutemi pėr ta. Njė dashuri e tillė nuk n'a shfaqet nė Dhjatėn e Vjetėr. Dhjata e Vjetėr i afrohet shumė mėsimit tė dashurisė pėr armikun kur n'a porosit t'i trajtojmė njerėzisht bagėtitė e armikut: "Nė qoftė se shikoni kaun ose gomarin e armikut tė shkojnė nė rrugė tė gabuar, - lexojmė nė "Tė Dalėt 23:4-5", - ju do t'i ktheni ata tek ai. Dhe nė qoftė se shikoni gomarin e armikut tuaj tė shtrirė poshtė ngarkesės qė ai (gomari) mbart, ju nuk do tė kaloni atje me indiferencė, por do t'a ndihmoni t'a ngrerė barėn."
    Prandaj kėtu n'a predikohet tė kemi dashuri pėr armikun sado minimale qoftė ajo. Por ne akoma nuk kemi atė dashuri e cila mund tė n'a lejojė tė falim e tė bekojmė armiqtė, tė lutemi pėr ta. Kjo dashuri pėr armiqtė tanė pėrbėn lavdinė e etikave Kristiane. Ėshtė njė ideal i lartė qė nuk i ishte prezantuar njerėzimit mė parė. Dy porositė e Krishtit, ajo e dashurisė pėr Zotin dhe ajo e dashurisė pėr tė afėrmin, nuk janė arbitrare (d.m.th tė vendosura sipas qejfit tė dikujt), por tepėr tė arsyeshme, tė provuara kėto me argumenta nė pikėpamjen Kristiane pėr Zotin dhe njeriun. Duhet t'a duam Zotin me gjithė shpirtin tonė sepse Zoti ėshtė Qėnia qė e meriton njė dashuri te tillė, dhe pastaj duhet tė duam njeriun, sepse njeriu u krijua nga Zoti sipas shėmbėlltyrės dhe ngjashmėrisė sė Zotit. Nikodhimi, njė nga Etėrit e mėdhenj tė Kishės, tė shekullit XVIII, thotė kėshtu nė lidhje me dashurinė ndaj Zotit: "Ēdo gradė e dashurisė shpirtėrore ka si objekt tė mirėn; dhe meqė Zoti ėshtė Mirėsia e pambarimtė, gjithė zemrat duhet t'a duan Zotin me njė dashuri tė pambarimtė... Zoti ėshtė plotėsia e pėrsosurive, e gjithė tė mirave qė mund tė mendosh, dhe pikėrisht, i bukurisė, mėnēurisė, fuqisė, shenjtėrimit, madhėshtisė, mirėsisė, jetės, paqes, tė vėrtetės, drejtėsisė, shpėtimit... Dhe ai i ka gjithė kėto pėrsosuri pa limit, sepse Ai ėshtė i pambarimtė." (Ushtrime Shpirtėrore" botimi i IV, Volos, 1950, fq. 127-128) Atributi i Zotit qė nė mėnyrė tė vecantė theksohet nga Etėrit e Kishės Orthodhokse ėshtė dashuria. Nė lidhje me kėtė ata shpesh citojnė deklaratėn e Shėn Joan Ungjillorit qė thotė "Zoti ėshtė dashuri."(Letra e I e Joanit 4:8,16) Gjithashtu, ata citojnė deklarata nga Shkrimi i Shenjtė tė cilat pohojnė qė Zoti n'a do neve, si pėr shembull kėtė: "Zoti kaq shumė e deshi botėn" - qė ėshtė njerėzimi - "sa dha dhe Birin e Tij tė Vetėmlindur, qė kushdo qė e beson Atė tė mos humbasė por tė ketė jetė tė pėrjetėshme." (Ungjilli pas Joanit 3:16) Fakti pra qė Zoti manifestoi dashurinė e Tij pėr njeriun, u jep tė Krishterėve edhe njė arėsye tjetėr qė t'a duan Atė. Duke dashur Zotin, ne i pėrgjigjemi nė mėnyrė reciproke dashurisė qė Zoti ka treguar dhe vazhdon tė tregojė pėr ne. Pėrsa i pėrket dashurisė pėr tė afėrmin, kjo dashuri bazohet, siē thamė pak mė parė, nė faktin qė njeriu u krijua sipas shėmbėlltyrės dhe ngjashmėrisė sė Zotit. Duhet tė duam ēdo njeri, dhe pikėrisht sepse ēdo individ ėshtė njė shėmbėlltyrė e Zotit, sado e shtrembėruar tė jetė ngjashmėria e Zotit tek ai. Ēdo shpirt njeriu ėshtė mė i ēmuar se gjithė bota fizike, sepse ėshtė njė shėmbėlltyrė e Zotit, duke qėnė i arsyeshėm, i lirė, krijues, i pavdekshėm, dhe kėshtu i denjė pėr njė dashuri qė nuk meriton natyra nėnnjerėzore.
    Cila ėshtė prova qė njė person e do Zotin ashtu siē na porosit Ai t'a duam? Fakti qė ai i zbaton tė gjitha porositė, - kjo ėshtė prova. "N.q.se mė doni mua," thotė Jisui, "ju do tė zbatoni porositė e mia." (Ungjilli pas Joanit 14:15) "Ai qė s'mė do, fjalėt e mia nuk i ruan." (Ungjilli pas Joanit 14:24)
    Themi qė dikush mban porositė e Zotit kur ai praktikon kujtimin e Zotit dhe lutje tė shpeshta, dhe i do tė gjithė njerėzit pa pėrjashtim. Ndaj, Shėn Maksim Konfesori (580-662) thotė: "Ai qė do Zotin bėn njė jetė Engjėllore nė tokė, duke kreshmuar dhe duke ndenjur zgjuar, duke psallur dhe duke u lutur, dhe gjithmonė duke patur mendime tė mira pėr ēdo njeri." ("Filokalia" botuar Shėn Makario Notara, Kryepiskop i Korinthit, dhe nga Shėn Nikodhim Agjioriti, botim i III-tė, Athinė 1983, Vėll. I)
    Nė mėnyrė tė ngjashme, Shėn Nektari (1846-1920) thotė: "Ai shpirt qė do Zotin, ka si meditim tė tijin fjalėt e Zotit dhe shtėpinė e Zotit. Sa herė qė flet, tregon thagmat e Zotit, dhe kur bisedon flet pėr lavdinė dhe madhėshtinė e Tij. Pa pushim i ofron Zotit hymne lavdėrimi, dhe i falet Atij me njė aspiratė hyjnore."(Shkėputur nga libri "Njih Vehten tėnde", botimi ll, Athinė, 1962, fq. 49.)
    Dashuria pėr tė afėrmin tregohet nėpėrmjet prirjes sė brendshme, nėpėrmjet fjalės, dhe nėpėrmjet veprės. Disa nga manifestimet e kėsaj dashurie janė kėto: durim me urtėsi i mosmirėnjohjes dhe ofezave, tė mos zemėrohesh, te falėsh ata qė tė punojnė paudhėsi, tė mos flasėsh me ligėsi pėr askėnd, tė ushqesh mendime tė mira pėr ēdo njeri, tė ofrosh ndihmė materiale pėr ata qė kanė nevojė, tė ngushėllosh ata qė janė nė hidhėrim, tė kėnaqesh pėr tė mirat e tė tjerėve, dhe tė ofrosh lutje pėr tė gjithė. Dy llojet e dashurisė pėr tė cilat n'a porosit Krishti, ajo pėr Zotin dhe ajo pėr tė afėrmin, rrjedhin nga vetė njeriu; ato janė vullnetarė, tė varura direkt nga vullneti njerėzor. Por ka njė dashuri mė tė Lartė, e njohur vetėm ndėr shenjtorėt, e cila i pėrsos kėto dashuri. Kjo ėshtė dashuria Hyjnore, manifestim i Zotit brenda njeriut si dashuri. Shėn Pavli i rreferohet kėsaj kur u thotė Romanėve: "dashuria e Zotit ėshtė derdhur nė zemrat tona". (Let. E Pav. Romanėt)
    Shėn Makariosi i Egjiptit, gjithashtu, i rreferohet kėsaj dashurie kur flet pėr njė "dashuri Hyjnore dhe Qiellore", e cila ėshtė "zjarri qiellor i Hyjnisė", tė cilėn tė Krishterėt e marin brenda zemrave tė tyre nė jetėn e tanishme (Predikime Shpirtėrore, IV, XI). Kjo dashuri, shpjegon Shėn Makariosi, u ėshtė dhėnė atyre shpirtrave qė e kanė mohuar botėn dhe e kanė orientuar vehten e tyre nė mėnyrė tė vendosur tek Zoti, duke patur shpresė dhe besė pa pushuar tek Ai. Personi qė ka arritur tė fitojė eksperiencėn e kėsaj dashurie, thotė shenjti i porsapėrmendur, nuk ėshtė mė subjekt i rėnies nė mėkat; kurse ai qė nuk ka arritur deri kėtu ėshtė subjekt i rėnies nė mėkat, megjithėse ka ēdo virtyt tjetėr. Pėr kėtė arėsye kjo ėshtė dashuri e pėrkryer dhe ai qė e ka marrė atė ėshtė i siguruar, duke qėnė i lidhur nga Hiri Hyjnor.
    Shėn Nektari e karakterizon dashurinė Hyjnore si mė poshtė: "dashuria Hyjnore ėshtė aktiviteti i Hirit Hyjnor qė jeton brenda zemrės, dhe ėshtė dhurata Hyjnore mė e ēmuar se gjithė tė tjerat." ("Njih Vehten Tėnde" fq. 49-50) Cilat janė shenjat e dashurisė Hyjnore? Shėn Isaku i Sirisė jep kėto shenja tė dukshme: "fytyra e njeriut kuqėlon, ai bėhet i gėzueshėm, dhe trupi i tij ngrohet. Frika largohet prej tij, dhe ai kalon nė ekstazė". (Ekstazė - njė gjėndje shpirtėrore shumė e gėzueshme e njė njeriu qė ėshtė shkėputur nga bota qė e rrethon, dehje shpirtėrore) Ai e konsideron vdekjen e frikshme si njė gėzim, dhe mendimi i tij intelektual pėr gjėrat qiellore nuk ndėrpritet... Kur dashuria Hyjnore vjen tek dikush me tepricė, e bėn atė shpirt tė kalojė nė ekstazė." (Niqifor Theotokis, nga libri "Punėt e zbuluara asketike tė Shėn Isakut tė Sirisė", bot. II, Athinė, fq. 104) Pėrcaktime tė ngjashme janė bėrė dhe nga Shėn Joan Klimakos (579-649). Ai thotė: "kur e tėrė qėnia e njeriut ėshtė e pėrzierė me dashurinė e Zotit, atėherė trupi, si njė pasqyrė, tregon shkėlqimin e shpirtit tė tij". (Joan Klimakos - "Shkalla", Kostandinopojė 1883, fq. 168) Nga sa kam thėnė deri tani ėshtė evidente qė ka nivele tė ndryshme tė dashurisė. Kam nxjerrė si tė dallueshme katėr nivele, tė cilat mund tė karakterizohen shkurtimisht si mė poshtė:

    1) dashuria e dheshme. Kjo ėshtė dashuri pėr gjėrat e dheshme (tė kėsaj bote), si pėr shembull para, prona, kėnaqėsi trupore, fuqi, lavdi, dhe nder.

    2) dashuria natyrale. Kjo ėshtė dashuri midis atyre qė kanė lidhje gjaku dhe midis sekseve. Kjo dashuri e tillė bėn njė dallim tė mprehtė midis atyre qė janė farefis dhe jo farefis, midis burrit dhe gruas.

    3) dashuria shpirtėrore. Kjo ėshtė dashuria pėr tė cilėn na porosit Krishti nė dy porositė e Tij: duajeni Zotin dhe duajeni tė afėrmin tuaj. Kjo dashuri pėrfshin atė qė Etėrit e Shenjtė tė Kishės sonė Bizantine e quajnė "filokalia" (nė shqip d.m.th "dashuri pėr tė bukurėn"), me tė cilėn ata nėnkuptojnė dashurinė pėr Zotin si Qėnia e bukur supreme dhe dashurinė pėr virtytet tė konceptuara si cilėsi qė reflektojnė bukurinė e Zotit.

    4) dashuria Hyjnore. Kjo dashuri ėshtė shfaqje e vetė energjisė Hyjnore, brenda njė individi, si dashuri.

    Termat tė cilat u kam dhėnė tė katėr niveleve tė dashurisė janė pėrdorur nga Etėrit e Shenjtė, megjithėse jo gjithmonė tė para nga ai kėndvėshtrim nga i cili i kam dhėnė unė ato. Etėrit e Shenjtė e vėnė theksin nė ndryshimet midis kėtyre llojeve tė dashurisė, dhe konsiderojnė vetėm dy llojet e fundit tė dashurisė, - dashurinė shpirtėrore dhe atė Hyjnore, - si dashuri e mirėfilltė Kristiane. Dashuria pėr gjėrat e botės ėshtė nivelil mė i ulėt, dhe dėnohet nė Shkrimin e Shenjtė si dhe nga Etėrit e Shenjtė. Apostoll Jakovi, pėr shembull, thotė: "miqėsia e botės ėshtė armiqėsi e Perėndisė".(Letra e Apostoll Jakovit kr. 4:4) Kjo dashuri refuzohet a) sepse konsiston ose udhėheq nė vese dhe emocione negative, si kopraci, zili, keqdashje, grykėsi, mospėrmbajtje, konflikt tė brendėshėm dhe tė jashtėm, dhe b) sepse pengon zhvillimin e dashurisė shpirtėrore dhe marrjen e dashurisė Hyjnore. Nė kėtė raport ndėrsa format e larta tė dashurisė rriten, format e ulėta dobėsohen, derisa nuk shfaqen mė bashkė. Ai qė ka arritur tė ngrihet plotėsisht nė dashurinė shpirtėrore nuk ndjen mė dashuri pėr gjėrat e botės dhe dashuri natyrore. Ai nuk i jep mė rėndėsi gjėrave materiale dhe vlerave qė kalben shpejt; dhe ai i shikon qėniet njerėzore jo nė termat e kategorive tė farefisit dhe jo-farefisit, mashkull dhe femėr, por si persona, te cilėt janė krijuar sipas shėmbėlltyrės sė Zotit. Prandaj, Shėn Maksim Rėfimtari thotė: "Ai qė ėshtė i pėrsosur nė dashuri... nuk njeh ndryshim midis mashkullit dhe femrės, duke u ngritur kėshtu mbi tiraninė e pasioneve; dhe duke patur konsideratė vetėm pėr njė natyrė tė qėnieve njerėzore, i shikon tė gjithė nė mėnyrė tė barabartė dhe ka prirje tė ngjashme kundrejt tė gjithėve." (Filokalia, I, fq 211. Gjithashtu shih Let. e Pav. Gallat 3:28)
    Llojeve tė dashurisė tashmė tė diskutuara u duhet shtuar njė e pestė: "Njeri-kėnaqėsia", ose anėsia, e cila mund tė supozojė formėn e lajkatimit. Nė Dhiatėn e Re dhe nė Shkrimet e Etėrve tė Shenjtė kjo konsiderohet si njė mėkat ose ves. Ndaj Apostoll Jakovi u thotė vėllezėrve tė tij tė Krishterė: "Vėllezėrit e mi, mos e kini besėn e tė lavdėruarit tė Zotit tonė Jisu Krisht sa pėr sy e faqe. Sepse nė hyrtė nė mbledhjet tuaja ndonjė njeri qė ka unazė tė artė me rrobė tė shkėlqyer, edhe sikur tė hyjė dhe njė i vobekėt me rrobė tė fėlliqur, edhe tė shtini sytė mbi atė qė ka veshur rrobėn e shkėlqyer, edhe t'i thoni atij, "ti rri kėtu mirė" edhe tė vobektit t'i thoni, "ti rri atje a rri kėtu nė nėnkėmbjen time", a nuk bėtė me vehten tuaj dallim nė mes tyre, edhe u bėtė gjykatės tė mendimeve tė liga? A nuk zgjodhi Perėndia tė vobektėt e kėsaj bote por tė pasur nga besa, dhe pėr trashėgimtarė tė mbretėrisė pėr tė cilėn u ėshtė zotuar atyre qė e duan?... Po nė mbani anė, bėni faj, edhe qortohi nga nomi si porosishkelės." (Letra e Apostoll Jakovit Kr. 2:1-5,9)
    Dashuria e njeri-kėnaqėsisė kėrkon tė kėnaqė ata njerėz mėndja e tė cilėve ėshtė pėrqėndruar nė gjėrat e dheshme, ata njerėz tek tė cilėt mbizotėron dashuria pėr gjėrat e dheut. Jo vetėm qė ėshtė e ndryshme nga dashuria pėr tė afėrmin, e cila rrjedh nga konsiderimi i njeriut si person, si shėmbėlltyrė e Zotit, por dhe bie nė kundėrshtim me kėtė lloj dashurie. Njeri-kėnaqėsia ėshtė njė parodi, njė imitim i poshtėruar i dashurisė pėr tė afėrmin. Ndėrkohė qė pretendon tė trajtojė njė individ zemėrgjėrėsisht, pėr arėsye tė njė respekti tė veēantė, nė fakt e poshtėron kėtė individ nė pamje si njė person nė nivelin e gjėrave tė tilla si para, plaēka, fuqi dhe tė tjera si kėto. Prandaj, kjo lloj dashurie ėshtė e lidhur ngushtė me dashurinė e gjėrave te dheshme, dhe mund tė quhet specie e saj.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    IV. DASHURIA KRISTIANE DHE VIRTYTE TĖ TJERA

    Qė tė kuptohet mė tutje dashuria Kristiane, ėshtė e domosdoshme t'a lidhim atė me virtyte tė tjera ose pėrsosmėri shpirtėrore qė na mėsohen nga Dhiata e Re dhe shkrimet e Etėrve tė Kishės Lindore. Termi "virtyt" shfaqet nė Letrėn e Shėn Pavlit drejtuar Filipianėve dhe nė 2 letrat e Shėn Pjetrit. Pėrdoret shumė shpesh nga Etėrit e Shenjtė. Kėta tė fundit e pėrdorin termin virtyt pėr tė treguar prirje tė caktuara qė kanė zėnė vend nė shpirt ose zakone tė shpirtit, si dhe praktika te caktuara. Ata i ndajnė virtytet nė dy klasa, "trupore" dhe "fizike". Shembuj tė virtyteve trupore janė kreshmimi, vetėpėrmbajtja, agripnia, metanitė dhe punė udhėzuese, ndėrkohė qė shembuj tė virtyteve fizike, ose virtyte tė shpirtit, janė urtėsia, kurajoja, tė qėnurit i matur, drejtėsia, besa, shpresa, dashuria, vėmendja e brendshme, lutje, pėrulėsi, liria prej zemėrimit, dhe njohuri shpirtėrore. Virtytet trupore nuk janė tė brendshme, por janė tė jashtme - ato janė thjesht mėnyra. Ato e ndihmojnė njeriun tė fitojė virtytet e shpirtit, tė cilat janė vlera tė brendshme. Janė kėto virtytet e fundit qė janė kryesisht dhe me tė vėrtetė virtyte.
    Dashuria e Krishterė ėshtė virtyti mė i lartė i shpirtit. Kjo pohohet nė mėnyrė emfatike si nė Dhiatėn e Re ashtu dhe nė shkrimet e Etėrve tė Shenjtė. Ndaj Shėn Pavli thotė: "edhe tashti mbetet besa, shpresa, dashuria, kėto tė tria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria." (Let. e Pav. Korinth. 13:13)
    Nė mėnyrė tė ngjashme Shėn Thanasi i madh thotė: "le tė ruajmė dashurinė, e cila ėshtė mė e madhe se ēdo gjė tjetėr".("Pėr Virgjėrinė", fq.21)
    Dhe Shėn Efrem Siriani (shek. IV) na thotė: "Fitoni dashuri, tė cilėn Shkrimi Hyjnor e ngriti mbi ēdo virtyt tjetėr. E barazoi me Krijuesin e tė gjitha gjėrave, duke thėnė: Zoti ėshtė dashuri." ("Ligjėratat Asketike tė Shėn Efrem Siriani, Athinė 1864, fq. 130)
    Dhe pėrsėri bashkėkohėsi i tij Aba Isaia e quan dashurinė "pėrmbushja dhe pėrsosmėria e tė gjitha virtyteve", ndėrkohė qė Shėn Theodhori i Edesės (shek VII) e quan dashurinė "e mira mė e lartė dhe qė i pėrfshin tė gjitha".("Dashuria pėr tė bukurėn", fq. 101 & fq. 191)
    Thėnie tė ngjashme gjenden nė shkrimet e Etėrve tė tjerė tė mėdhenj tė Kishės Orthodhokse. Shėn Grigori i Nisisė jep shpjegimin e mėposhtėm lidhur me epėrsinė e virtytit tė dashurisė. Nė jetėn e pėrtejme, Shenjtorėt nuk kanė mė nevojė pėr besė dhe shpresė, sepse atėherė ata do jenė tė bashkuar me Zotin, dhe do shikojnė Zotin, dhe do kenė arritur shpėtimin dhe jo thjesht tė shpresojnė se do t'a arrijnė atė; por dashuria do jetė me ta pėrherė. "Shpresa", - thotė Shėn Grigori, - "funksionon pėr aq gjatė sa kėnaqėsia pėr gjėrat pėr tė cilat shpresohet nuk duhet mė; dhe besa nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė njė ndihmė nė pasigurinė pėr gjėrat pėr tė cilat shpresohet; pėr kėtė arsye Pavli e pėrkufizon atė si substanca e gjėrave pėr tė cilat shpresohet; por kur gjėja pėr tė cilėn shpresohet, aktualisht realizohet, atėherė tė gjitha aftėsitė e tjera zvogėlohen derisa pushojnė dhe dashuria nga ana e saj mbetet aktive, duke mos gjetur asgjė me tė cilėn tė zėvendėsohet. Dashuria pra, ėshtė mė kryesorja e gjithė arritjeve tė shkėlqyera dhe e para nga porositė e ligjit." ("Etėrit e Nikesė dhe pas Nikesė", Seritė e dyta, Vėll. V, fq. 450)
    Dashuria Kristiane ėshtė e para e virtyteve pėr nga vlera, por e fundit pėr nga rradha e pėrvetėsimit. Fitimi i gjithė virtyteve tė tjera duhet t'i paraprijė fitimit tė dashurisė. Ndaj, duke folur pėr ndėrtimin e "shtėpisė sė shpirtit", Shėn Pjetri i Damaskinisė thekson: "Ēdo njeri ka nevojė para sė gjithash pėr durim, siē thotė dhe Shėn Vasili i madh; pėr tė hedhur themelin duhet besė. Pastaj, mėndjemprehtėsia, si njė ndėrtues i sprovuar, gradualisht ndėrton shtėpinė e shpirtit. Vazhdimisht vendos llaē nga toka e pėrulėsisė, pėr tė mbajtur gurin ngjitur me gurin, qė ėshtė virtyt i bashkuar me virtyt, derisa ēatia ndėrtohet, qė ėshtė dashuria e pėrsosur." ("Dashuria pėr tė bukurėn" II, fq. 56)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    V. BESĖ DHE DASHURI*

    Ėshtė pėrtej fushės sė diskutimit tė kėsaj bisede tė flasim pėr lidhjet e pėrpikta midis gjithė virtyteve. Por ėshtė e rėndėsishme tė vemė re lidhjen midis dashurisė Kristiane dhe besės. Virtyti i besės pėrmendet nė Dhiatėn e Re mė shpesh se nė ndonjė vend tjetėr. Besa ėshtė themeli i gjithė virtyteve tė tjera tė shpirtit. Megjithėse dashuria ėshtė mė e lartė se besa, dashuria lind nga besa dhe nuk mund tė fitohet pa besė paraekzistuese. Shėn Pavli pėrēon kėtė tė vėrtetė kur pėrmend besėn mė parė se dashurinė nė deklaratėn e cituar: "Tani mbeten besa, shpresa dhe dashuria, kėto tė tria". Ai e shpreh kėtė kur thotė nė Letrėn drejtuar Titos: [u]"Falu me shėndet atyre qė na duan nė besė." (Let. Pav. Titon. 3:15)[/i]
    Kjo e vėrtetė theksohet nė pasazhin e Pjetėr Damaskinoit tė cilin e citova, si dhe nė njė numėr shkrimesh tė tjera tė Etėrve dhe Shenjtorėve tė Kishės Orthodhokse. Ndaj Shėn Theodhori i Edės thotė: "Besa e brendshme e vėrtetė lind frikėn e Perėndisė. Frika e Perėndisė na mėson si tė mbajmė Porositė Hyjnore. Mbajtja e porosive pėrbėn virtytin praktik, i cili ėshtė fillimi i tė zhyturit nė mendim. Fruti i kėtyre ėshtė lirim nga pasionet. Dhe prej lirimit nga pasionet lind dashuria brenda nesh. ("Dashuria pėr tė bukurėn" I, fq. 186) Pėrsėri ai thotė: "Kemi mėsuar qė nga besa lind njohuria. Dhe kur shpirti ka kėto, pėrparon nė mendjemprehtėsi dhe dashuri." ("Dashuria pėr tė Bukurėn" I, fp. 193)
    Shėn Maksim Rėfimtari nė mėnyrė tė ngjashme gjurmon origjinėn themelore tė dashurisė shpirtėrore. Ndaj thotė: "dashuria lind nga lirimi prej pasioneve; lirimi nga pasionet rrjedh prej shpresės tek Zoti; shpresa nga durimi dhe vuajtja e shumtė; kėto, sipas rradhės, burojnė nga vetėpėrmbajtja e pėrgjithėshme, vetėpėrmbajtja lind nga frika e Perėndisė, dhe frika e Perėndisė nga besa." (Faqe 202) Duke treguar me pak fjalė vartėsinė e dashurisė sė Krishterė nga besa, Shėn Nektari thotė: "Dashuria ndaj Zotit lind nga besa e sinqertė." ("Njih Vehten Tėnde", fq. 53) Duket qartazi, nga kjo vartėsi esenciale e virtytit tė dashurisė Kristiane nga besa, qė ēdo pėrpjekje pėr tė ngritur dashurinė si njė virtyt suprem duke mos konsideruar nevojėn e besės sė mirėfilltė Kristiane ėshtė plotėsisht ireale. Ėshtė si njė ndėrtesė pa themele. Kėtė pėrpiqet tė bėjė "Humanizmi" ateist. Jep mėsime tė dashurisė sė njeriut pa e bazuar kėtė dashuri nė njė afirmim (pohim) tė Zotit dhe njeriut si shėmbėlltyrė e Zotit. Kėtė gjė e bėri shumė dhe "Ekumenizmi" bashkėkohor. Flet vazhdimisht nė emėr tė dashurisė sė Krishterė, por nuk e bazon kėtė dashuri nė doktrinėn e vėrtetė Kristiane, nė besėn Orthodhokse, dhe bile e konsideron kėtė besė si njė pengesė pėr dashurinė dhe prej kėtu si njė diēka qė duhet tė lihet mėnjanė. Termi BESĖ tregon njė nivel tė njohurisė shpirtėrore, tė perceptimit tė brendshėm tė njė tė vėrtetė mė tė lartė. Shėn Pavli e shikonte besėn kur dha pėrkufizimin e saj si "substanca e gjėrave tė papara," (Let. Pav. Hebr. 11:1) dhe thotė: "tani shohim nė tė errėt si nėpėr pasqyrė, po atėherė do shohim faqe pėr faqe; tashti di gjer nė njė shkallė, po atėherė do tė di sikundėr u dita."(Let. I. Pav. Korinth. 13:12)
    Ky konceptim i besės ėshtė i pėrfshirė gjithashtu nė thėnien e mėposhtme tė Shėn Isakut tė Sirisė: "Dashuria ėshtė njė pasardhėse e njohurisė tė sė vėrtetės", si dhe "nė qoftė se nuk e njihni Zotin, ėshtė e pamundur pėr dashurinė e Tij tė jetė ndėr ju."
    Dashuria qė nuk vjen nga besa e vėrtetė Kristiane nuk ėshtė dashuri Kristiane, por ėshtė njė nga ato llojet e ulėta tė dashurisė qė karakterizova. Dashuria e mirėfilltė Kristiane ėshtė e bazuar nė besėn e vėrtetė, dhe pėrfshin pėrdorimin e arsyes nėn dritėn e kėsaj bese. Shėn Pavli e bėn kėtė tė qartė kur u thotė Filipianėve se ai lutet qė "dashuria e tyre tė bėhet akoma dhe mė e pasur me njohuri dhe mendjemprehtėsi." (Let. Pav. Filipianėt 1:9) Kėshtu qė ata "tė shquajnė ato qė ndajnė njėra prej tjetrės, edhe tė jenė zemėr-kthjellėt e tė papenguar gjer nė ditė tė Krishtit." (Let. Pav. Filipianėt 1:10) Dashuria e parė nga kėndvėshtrimi i atyre qė kanė dashuri dhe atyre qė flasin pėr dashurinė duke e quajtur atė shpirtėrore, por qė nuk bazohet nė besėn e vėrtetė, dhe ėshtė pa dije dhe aftėsi dalluese, nuk ėshtė dashuri e mirėfilltė Kristiane, por dashuri pseudo-shpirtėrore. Si e tillė, kjo i prish ata qė japin mėsime pėr dashurinė dhe i bėn tė tjerėt t'u merret goja.
    Pikėrisht sepse besa ėshtė themeli i dashurisė dhe tėrė udha Kristiane e jetės, Krishti, Apostojtė e Tij, dhe Etėrit e Shėnjtė flasin mė shpesh pėr besėn sesa pėr dashurinė, megjithėse ata nė mėnyrė emfatike pohojnė qė dashuria ėshtė virtyti mė i lartė.*

    FUND
    2 Tetor 1996


    Me ndjenjėn e njė respekti tė thellė kėtė pėrkthim ia kushtoj asaj zonje fisnike qė "mė priti" nė duart e saj tė shenjta gjatė misterit tė Pagėzimit. Kjo nėnė shpirtėrore e Korēės, Dhimitra Cico, jeta, dhe vepra e saj do tė mbeten gjallė nė zemrat tona.

    A. F.



    * I bekuari Arqimandrit Gavrili, Igumeni i Manastirit tė Dhionisiut nė Malin e Shėnjtė (Agjios Oros) bėn kėtė vėrejtje me vend pėr kėtė ēėshtje: "Midis tre virtyteve bazė tė fesė tonė: Besės, Shpresės, dhe Dashurisė, kallogjerėt(murgjit) Orthodhoksė e vėnė theksin tek Besa. Nė qoftė se ne jemi tė mangėt dhe tė ēalėt nė virtytet e tjera, tė mos dėshpėrohemi, mėshira e Zotit do na shėrojė pėrbrenda, kėshtu nėpėrmjet besės do tė pendohemi dhe do shpėtohemi. Por nėse humbim Besėn e vėrtetė me tė cilėn u pagėzuam, ne gjithashtu humbim dashurinė e Zotit, dhe shpresėn e shpėtimit tonė. Etėrit e Shėnjtė thonė: "Kudo, tė dashur, na nevojitet besa, nėna e gjėrave tė mira, e tillė ėshtė besa. Ėshtė njė spirancė e shėnjtė qė siguron nga tė gjitha anėt mendjen qė e zotėron atė (besėn pra)." ("Grigori i Drejtė" Vol. 4, Nr 23, Nėndor-Dhjetor 1967, fq 832)

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Piramida e dashurisė
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  3. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  4. Tė konvertuar a ka ndonjė nė forum?
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39
  5. Xhungla e Krishtit (nga David Kostincuk)
    Nga Shiu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •