Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    A thua mund te jete kjo e vertete??? !!!

    Nese me te vertete eshte e vertete atehere cka ti thomi kesaj,si ta emertojme kete.
    Por eshte per tu cuditur se si kryeministri bene nje rruge aq te gjate deri ne Johansburg per nje takim me jugosllavet kur ka mundur te udhetoj deri ne Beograd.
    Por do te kisha thene inshalla nuk eshte keshtu si po lexojm ne Gazeten 55 lidhur me kete.


    Nano i njeh Koshtunicės sovranitetin mbi Kosovėn

    Zbardhen pikat e bisedimeve jozyrtare mes shefit tė ekzekutivit shqiptar dhe presidentit tė Jugosllavisė sė mbetur

    Sipas njė njoftimi tė zėdhėnėsit tė delegacionit serb nė Johanesburg, me kryeministrin Nano ėshtė folur pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė kufinjve ndėrshtetėrorė

    Mediat serbe kanė publikuar dje disa detaje, nga takimi i paparalajmėruar mes kryeministrit tė Shqipėrisė Fatos Nano dhe presidentit tė Jugosllavisė sė mbetur Serbi-Mali i Zi. Edhe pse zėdhėnėsi i kryeministrit, nė njė njoftim zyrtar nuk ėshtė ndalur nė statusin e bisedimeve, mes dy politikanėve konfirmohet vendosja e bashkėpunimit nė nivelin e shumė komisioneve, pėr tė ndėrtuar njė infrastrukturė komunikimi mes tė dy vendeve, ndėrkohė qė konfirmohet edhe nisja e bashkėpunimit pėr ndėrtimin e aksit rrugor Durrės-Prishtinė. Paqartėsitė lidhur me domosdoshmėrinė e ndėrtimit tė njė infrastrukture komunikimi mes Shqipėrisė dhe shtetit qė udhėheq Koshtunica, sqarohen nga njė njoftim i djeshėm zyrtar i zyrės sė shtypit tė presidentit jugosllav, i cili thotė se, nė qendėr tė takimit ishte zbatimi i rezolutės 1244, si dhe pėrmirėsimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė. Zyrtarisht, mendohej se mes Shqipėrisė dhe Serbisė nuk kishte mė kufinj tė pėrbashkėt e as mund tė flitej pėr marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė, qė pas shpalljes sė Kosovės si protektorat ndėrkombėtar e pėrgatitjen e saj si shtet sė afėrmi i pavarur, por shefi i qeverisė shqiptare mėsohet se ka njohur nė bisedimet e Johanesburgut, sovranitetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn, e nė kėtė kuadėr, edhe ka gjetur mandatin pėr tė folur me Koshtunicėn, pėr ndėrtimin e aksit Durrės-Prishtinė, bile edhe pėr njė treg tė pėrbashkėt ekonomik, i cili supozohet se do tė pėrfshijė edhe tregun kosovar. "Presidenti jugosllav, Voisllav Koshtunica dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Goran Svilanoviē biseduan nė Johanesburg me kryetarin e qeverisė sė Shqipėrisė, Fatos Nanon, pėr pėrparimin e marrėdhėnieve tė dy shteteve, thuhet nė njoftimin e emetuar dje nga agjensia e lajmeve BETA. Ėshtė propozuar formimi i komisioneve tė pėrziera, tė cilat duhet tė shqyrtojnė mundėsitė konkrete pėr pėrparimin e marrėdhėnieve, si nė pikėpamje tė kufirit ndėrshtetėror, ashtu edhe nė pikėpamje tė projektit tė zhvillimit tė komunikacionit dhe infrastrukturės elektroenergjetike", thuhet nė njoftim, i cili i referohet deklarimeve zyrtare tė anėtarėve tė delegacionit tė Koshtunicės. Nė bisedė u theksua edhe nevoja e respektimit tė "Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė KB 1244", thuhet nė tė njėjtin njoftim, rezolutė qė pėrcakton formalisht sovranitetin e Beogradit mbi Prishtinėn. Pėr herė tė parė, mes Jugosllavisė sė mbetur dhe Shqipėrisė, bisedohet, edhe pse nė mėnyrė jozyrtare, pėr atė qė quhet kufinj ndėrshtetėrorė, por pėr rezultatet e kėtyre bisedimeve nuk ka asnjė informacion tė mėtejshėm nė Ministrinė shqiptare tė Punėve tė Jashtme. Edhe opinioni publik nė Prishtinė, e priti ftohtė njoftimin pėr diskutimet rreth kufinjve tė Kosovės, mes Nanos e Koshtunicės, duke u pėrqendruar mė shumė nė nisjen e bisedimeve zyrtare pėr statusin e Kosovės, sesa nė deklarime sterile pėr zgjidhjen e problemit, nė kuadėr tė frymės sė fqinjėsisė sė mirė mes Tiranės dhe Beogradit.

    I.N.


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    E di une si e do ky pleh!

    Po ca ti besh te djathteve dru me pre.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    20


    Beqarit002.

    O beqar hiq mosė u merzit ti per Nanon se me ke takohet se ai din me mire se ti dhe shum te tjerė.
    Ne e kemi Rugoven ketu ne KosovėØkur ne mes te luftes eshte takuar me milloshoviqin dhe e ka luter Naton qe te mos e sulmon serbin.E ti more beqar dijani kymetin apo vleften Nanos te gjith shqiperia besa edhe ne ne Kosovė ketu.
    Nano eshte nji njeri shum i menqur dhe hallall i qofte.
    dyli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    hallall or dyl se ti kuptoke nga politika.
    por besoj se do kesh kohe t'i studiosh edhe
    me mire veprat e nanos ne burgjet e shkjaut,
    ne jugosllavine e re qe po krijohet per hir
    te "stablitetit dhe asocimit rajonal" qe
    nanoja jot e ka shume per zemer.
    ah harrova, ndoshta do te mundesh te marresh
    statusin e refugjatit politik ne greqi.
    diell ta befte nana parti!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si Nano ashtu edhe Meta e mua me vjen malli sikur ne kohen e partise kur kendohej :"Enveri e Mao Ce Duni jane si buka prej nje brumi",si duket edhe keta te ddy jane si buka prej nje brumi,por per ta eshte ne rregull si duket qe Serbia te shtrij pushtetin ne tere teritorin shqipetar.



    Meta: Shqiptare, votoni ne zgjedhjet serbe


    Ministri i Jashtem, Ilir Meta, u shpreh dje se shpresonte qe zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne Serbi do te sillnin me shume stabilitet e progres ne rrugen e demokratizimit te ketij vendi. Gjate nje takimi me kryetarin e Bashkise se Presheves dhe kryetar i Partise per Veprim Demokratik, Riza Halimi, zv/kryeministri tha se ne kete menyre do te realizohen edhe standartet e nevojshme te te drejtave te shqiptareve ne Luginen e Presheves. "Duke votuar ne keto zgjedhje, tha Meta, do te jete nje rast i mire per kontributin e shqiptareve ne afirmimin e konstruktivitetit te tyre". Meta dhe Halimi vleresuan si te suksesshem zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme ne tre bashkite e Lugines se Presheves. "Zhvillimi normal i ketyre zgjedhjeve do te kontriuboje ne stabilizimin e metejshem te kesaj zone, si dhe ne zhvillimin ekonomik e social te saj", tha shefi i diplomacise. Ai e njohu Halimin me rendesine e vecante qe qeveria shqiptare u ka dhene marredhenieve me Jugosllavine, hap kontret i se ciles ishte edhe ngritja e perfaqesimit diplomatik ne nivel ambasadoresh, si dhe inicimi i nje numer marreveshjes dypaleshe. Gjithashtu, Meta theksoi rendesine qe merr realizimi i marreveshjes per njohjen reciproke te diplomave per integrimin e popullesise shqiptare te Presheves ne strukturat administrative te Serbise.


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    20

    Thumbs up

    Mos e mbani ate dert se Nano e di me mirė se ju.
    dyli

  7. #7
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    E ēka po ēuditesh o Beqari 2002, po kjo nuk ėshtė asgjė e re!!!

    Vitin e kaluar kur Haekkerupi ishte nė vizitė nė Tiranė atje i thanė (Mejdani, Meta e Nano) se RSH kundėrshton pavarėsinė e Kosovės!!!

    Pėr kėtė mund tė lexosh edhe nė arkivin e Forumit e edhe nė arkivet e mediave tjera elektronike (p.sh. trepca.net etj.).

    Fundja, kjo edhe nuk ka fort rėndėsi se pėr kėtė punė s'janė kompetente as RSH e as Serbia.
    tė gjitha me masė!

  8. #8
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Ej djema,

    Mos u zini kot per gjera qe nuk varen nga ne. Ne duhet te bejme dicka ndryshe nga te paret tane. Nuk duhet te biem ne gracken e gjykimeve te momentit por te perqendrohemi te vleresimet objektive dhe qe jane ne te mire te te gjithe shqiptareve. Ca te majte e ca te djathte, kjo nuk i sherben fare shqiptarise se vertete. E rendesishme eshte te vleresohet njeriu dhe te ngrihet lart morali i cili duhet te udheheqe gjithe marrdheniet mes shqiptareve, mes individit dhe shtetit e keshtu me radhe...
    hajt tani, se ju kam xhan, po behuni cuna te mire....
    Do ta bejme Shqiperine apo jo?!
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

Tema tė Ngjashme

  1. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •