Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 49

Tema: Arvanitėt

  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Arvanitėt

    Ne Athine, ne tetor u zhvillua prezantimi i nje libri te ri mbi Arvanitasit, Antologjia e Kengeve Arvanitase

    Mbas 17 vjet studimesh, kerkimesh dhe udhetimesh neper trevat e Epirit, te Follorines, te Konices, te Thraqise, te Korinthit, te Atikes dhe Viotise, ku banojne arberoret (arvanitet) dhe kendohet kenga e tyre ne Greqi, shkrimtari muzikant dhe kengetar Thanasi Moraiti na sjell nje Antologji me vlera te medha shkencore dhe historike, gjuhesore dhe muzikore qe permban mbi 140 materiale muzikore te shkruara me tekste te transkriptuara ne greqisht dhe perkthyer ne shqip.
    Ne kete prezantim ka folur dhe politikani grek Teodor Pangallos, i cili nder te tjera ka thene se,

    Per ne qe u lindem ne shtepi ku gjyshja jone fliste arvanitika, kete gjuhe qe nuk eshte sic degjojme te thone ca “karafila”, greqisht me ca fjale te tjera, por eshte shqip, shqipja e paster e shek.14 kete na e vertetojne edhe emigrantet e sotem shqiptare qe ndodhen ne Mesologjia dhe na thone; “Ju flisni shqipen e vjeter”. Dhe, kjo eshte shume e logjikshme nga pikepamja gjuhesore, pasi gjuha e shqiptareve qe u vendosen ketu ne shek.14, pane gjuhen e tyre te evoluoje ne greqishten dhe ajo qe erdhi deri ne ditet tona, ishte idioma e vjeter e shqipes.
    Per ne, humbja e gjuhes arvanitase eshte si te kemi humbur atdheun, sepse permban nje kulture te cilen jo ne kushtet e nje shtypje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush ne Greqi, ata udhehiqnin Greqine, ishin gjenerale, kryeministra, presidente dhe pronare te kryeqytetit, por vete ata e “gelltiten” te shkuaren e tyre sepse ne menyre fanatike qene bindur se ishin greke, dhe me ndihmen edhe te mesuesve arriten ta zhdukin gjuhen arvanitase, te cilen askush nuk e flet sot, te pakten nga mosha ime e poshte. Tani, lavdi Zotit, na kane mbetur ende ca gjysher e gjyshe qe e flasin.
    Mirepo eshte gjynah qe kjo gjuhe te humbase dhe besoj se puna qe ka bere Thanasis Moraiti ndihmon qe te mos jete arvanitja nje atdhe i humbur. Duhet te dalin ne drite, gjuha, kultura, zakonet, doket sepse perndryshe, po mbeti ne erresire do te jete vertete nje atdhe i humbur".
    “Mos kujtoni se mund te zhdukni arvanitet. Greqi pa arvanite, arvanite pa Greqi nuk behet” thonte Aristidh Kolia.

    Duke patur parasysh se kohet e fundit eshte botuar gjithashtu dhe ne Tirane, perkthimi i librit te studiuesit arvanitas, Aristidh Kolia, " Arvanitasit", cfare me intereson nga e gjithe kjo teme, eshte thjesht te zhvillojme nje diskutim mbi historine e popullates shqiptare ne Greqi te njohur si arvanitase dhe zakonet, gjuhen, historine e tyre.

    Ose, ose dhe thjesht, cfare mendoni pasi keni lexuar deklarimet e Pangallosit?

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    Eni tė lumtė!
    Unė jam nė kėrkim tė ndonjė fjalori tė kėsaj gjuhe sepse e di qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kulturėn tonė. Gjuha etruske me atė arvanitase janė shumė tė pėrafėrta me njėra tjetrėn, dhe kjo ka filluar tė vėrtetohet nga vet studiuesit e etruskisė. Por megjithatė unė shpresoj me gjithė zemėr qė arvanitasit tė mos shuhen, dhe qė ne tė ēlirojmė edhe popullsinė Ēame nga thundra e tė padrejtėve. Shpresoj se s'di ē'tė bėj tjetėr!
    Shumė Urime Eni!
    drini.

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Arrow mqs u permenden etrusket

    Pershendetje Drini, po sjell dicka mbi etrusket e ilirishten.



    Deshifrimi i gjuhės sė lashtė etruske dėshmon se Etruskėt ishin Ilirė


    nga - Arjeta Thėllėnza


    Me njė analizim tė artefakteve etruske mund tė vėrehet se gjuha aq misterioze etruske nė tė vėrtetė nuk ka kurrfarė misteri nė vete dhe ėshtė shumė lehtė tė deshifrohet. Qartė mund tė vėrehet se fjalėt e shkruara etruske nė tė vėrtetė janė pothuajse 100% tė njėjta me fjalėt e sotme shqipe! Ajo qė bie nė sy ėshtė: pse qindėra shkencėtarė deri tani nuk e kanė vėrejtur kėtė, apo nuk kanė dashur ta vėrejnė?
    Ekzistojnė deri tani shumė vepra dhe studime shkencore tė cilat kanė tentuar, por njėanshėm, qė kėtė gjuhė ta shpallin pėr greke, madje edhe sllave, mirėpo siē mund tė shihni edhe ju vetė nga kėta shembuj, ėshtė fare e qartė se bėhet fjalė pėr gjuhėn ilire gjegjėsisht shqipe, me pothuajse vetėm disa variacjone nė disa fjalė, por shumica janė madje plotėsisht tė njėjta me fjalėt shqipe qė edhe sot janė nė pėrdorje! (shih p.sh. fjalėn "mendja" ).

    Siē e dinė ndoshta shumica, besohej se etruskėt ishin popull i vjetėr qė krysisht jetoi nė trojet e Italisė sė sotme dhe pėrreth. Shpjegimet klasike tė deritashme kanė qenė tė mbėshtjellur me njė perde tė misterit, dhe ėshtė thėnė se ata janė zhdukur dhe kanė lėnė pas veti vetėm artefakte arkeologjike me domethėnie tė ēuditshme.

    Teorisė se ata mund tė jenė nė tė vėrtetė ilirė, shkenca klasike praktikisht nuk i ka lėnė mundėsi tė ekzistojė, kjo edhe mė shumė nga ana e armiqėve tė shqiptarėve. Ka pasė raste qė studjuesit e pavarur janė bėrė objekt i pėrqeshjes me thėnje si "po, ata tash thonė ndoshta se edhe banorėt e Antlantidės kanė qenė ilirė", e kėshtu me radhė. Ėshtė fakt se shumė arritje historike dhe vepra artistike, si dhe shkencore, nė tė vėrtetė u takojnė ilirėve/shqiptarėve, mirėpo fatkeqėsisht, kjo nė shumicėn e rasteve i ėshtė pėrshkruar tė tjerėve, kėshtu qė sot kemi "antikėn greke", "filozofėt grek", "zotat grek nė Olimp", emrat e tė cilėve, pėr habi, nuk kanė kurrfarė domethėnie greke por shqipe - hyjnesha Afrodita (Afėrdita), Zeusi (Zoti) , Hera (Era) , etj.

    Do t'i tregojmė edhe disa pjesė nga punimet e vjetra etruske, meqė fatkeqėsisht pothuajse asnjė nga muzeumet dhe institutet shkencore, tė cilat kanė artefakte etruske, nuk shprehet i gatshėm t'i japė kėto nė analizim, prandaj shumica e skemave kėtu ėshtė marrė nga librat e ndryshėm mbi etruskėt.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Ky ėshtė Disku i Phaestos nga viti 1700 p.e.r. dhe ėshtė shumė i njohur pėr shkak tė stilistikės sė figurave. Disa madje i kanė dhėnė atij edhe vlerė aritmetike si njė dėshmi e kulturės sė lartė minoite (Kretė ) .

    Disku pėrbėhet nga 52 simbole si dhe 3 tė posaēme qė paraqesin "apostrofime" qė do tė thotė secili i pėrgjigjet njė fjale bazė.

    Nė kėtė figurė shohim anėn B tė diskut. Nė anėn A gjindet njė poemė me aspekte intenzive seksuale, prandaj mendojmė se njerėzit kanė mėsuar leximin nė kohėn e pubertetit, kur temat seksuale gjejnė interesim tė madh. Ėshtė zbuluar edhe lidhja nė mes secilit simbol dhe fonemėve - shikoni disa shembuj mė poshtė:

    Simboli i njė femre tė trashė (AITURA) pėrdoret pėr "AI". (krahaso "enjtura" )
    Simboli i kėrcyesit (KITSI) pėrdoret pėr "KI". (krahaso "kce", "kėrce" )
    Simboli i shkallės (SIKALA) pėrdoret pėr "SI". (krahaso "shkalla" )
    Simboli i thėllėnzės (THLINTZA) pėrdoret pėr "TH" (no comment!)
    Simboli i lėkurės (NEKURA ) pėrdoret pėr "NE" (no comment)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Kjo ėshtė pamja e njė pllake nga Magliano, Itali.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Mė poshtė shifni disa fragmente qė i kemi ndarė pėr t'i deshifruar:

    Qartė mund tė vėreni fjalinė MADI NY MENDYA,e qė pėrbėhet nga fjalet MADI = madh, i madh; NY = nė; MENDYA = mendja

    Pas fjalėve "madi ny mendya" vinė fjalėt "hija e panjohur", prandaj mund tė jetė qė bėhet fjalė pėr Zotin (I Madh nė Mendje - hije e panjohur).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    Tė lumtė Eni!
    Unė tani jam duke lexuar librin "Etruscans begin to Speak", nga Zacharie Mayani dhe ėshtė me tė vėrtetė shumė interesant! Ėshtė gjithsej 460 faqe, dhe unė jam akoma nė fillim tė librit. Zacharie ėshtė i pari studjues i cili ka bėrė vėrtetimet e para qė analogjisė iliro-etruske. Ai ėshtė pėr tu vlersuar pėr ēka ka harritur, dhe librin e tij e rekomandoj fuqishėm qė tė lexohet sepse pėrmban informacione shumė tė pasura dhe tė dėndura.
    Po bashkangjisė fjalorin etrusk-shqip-anglisht qė tė shihni ngjashmėrinė gjuhėsore.
    Nderime
    drini.

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    Hyrja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 1
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 2
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 3
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 4
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 5
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #14
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 6
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 7
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #16
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 8
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #17
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    faqe 9
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #18
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    Duke parashtruar kėtė fjalor etrusk-shqip-anglish dola paksa jashtė nga tema e Arvanitasve, dhe kėrkoj pak ndjes pėr kėtė. Por gjuha Arvanitasve ėshtė e folura mė pėrafėrt e gjuhės shqipe me atė Etruske, dhe nė saj tė kėsaj mendova se do tė ishte interesant parashtrimi i kėtij fjalori tė shkurtėr.
    Nderime dhe Gjithė tė Mirat
    drini.

  19. #19
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    42
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Pershendetje Eni, dhe urime per sjelljen e ketyre artikujve, poashtu juve Drini, pershendetje.
    Une poashtu kam lexuar nje liber te nje arbereshi tjeter te quajtur Gjyzepe Katapano, edhe ai i ka bere nje studim shume te mirefillte shkrimeve etruske, dhe poashtu kam lexuar para disa viteve ne Prishtine disa shkrime te botuar ne nje fejton te nje gazete prishtinase, te marra nga libri i arbereshit Zahari Majani, dhe tani sapo kam porositur librin e tij ne anglisht.
    Per arvanitasit eshte shume interesant nje gje, po e cek tani Kolen ketu nga libri i tij "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve"
    Nevojitet pra:
    -Dije. Helenet e Greqise, Shqiperise, Italise Qendrore dhe Azise se Vogel, te mesojne te verteten historike, se jane pjese te kombit helen., por ne shtete te ndryshme ndaj te cilave kane per detyre tua njohin ekzistencen.
    -Duhet te kuptojme nevojen e respektit te ekzistences shteterore te Shqiperise dhe Greqise. Cdo perpjekje e rivendikimit te territoreve si ndaj njeres ashtu edhe ndaj tjetres eshte e pakuptimte dhe e demshme per kombin. Nuk eshte e nevojshme te hame nga mishi yne.
    -Nuk ekzistojne pakica greke ne Shqiperi, ashtu sic nuk ekzistojne pakica shqiptare ne Greqi, sepse nuk ka kuptim ekzistenca e dy kombesive te grekeve dhe shqiptareve, por vetem ekzistenca e dy shtetve njekombeshe.
    -Kombi i plote helen u nda ne dy shtete me kritere ekskluzivisht fetare. Gjuha nuk ishte kriter dallues sepse ne Greqine kryengritese dhe parakryengritese gjuha e popullit ishte ajo arberishte. Greqishtja nuk quhej me kete emer por "sklirishte" pra gjuhe e pedanteve , katharevuse.
    Faqe 556.
    Eshte per tu cuditur, ky fakt ne lidhje me arvanitasit, ata thone se ne jemi i njejti komb, e keshtu del se ne jemi i njejti komb gjithashtu edhe me italianet.
    Sa per ate qe thote Kola se nuk ishte kriter dallues gjuha , por feja ne krijimin e dy shteteve, nuk qendron sepse nuk ka qene feja ajo qe ka ndare arvanitasit me shqiptaret (sepse sic e dijme shqiptare kemi te te gjitha feve edhe sot e edhe atehere), kurse gjuha po sepse poqese arvanitasit do te benin shqipen e tyre dhe tonen gjuhe zyrtare te gjithe shqiptaret do ju bashkoheshin atehere por edhe tani, dhe do te benim nje shtet, por ketu eshte puna se ata morren nje gjuhe te krijuar po nga arvanitasit ( sic e thote edhe vet Kola) dhe shume nga ta braktisen gjuhen e te pareve te tyre. Ketu edhe qendron problemi i tyre.
    Mirepo pamvaresiht kesaj, neve duhet tu bejme presion qeverive shqiptare e greke, por edhe atyre nderkombetare nepermjet shkrimeve, botimeve e pse jo edhe me protesta ne gjithe boten, qe te hapen shkollat shqipe per te gjithe Camet ( camet jane nje kapitull me vete, nga ceshtja e arvanitasve), kthimi i cameve te shperngulur, si dhe hapja e shkollave per gjithe shqiptaret tjere (arvanitasit qe kane shpetuar gjuhen dhe ende flasin gjuhen e tyre).
    Une mendoj se per momentin kjo eshte e tera qe ne mund te bejme, e me vone patjeter qe Cameria do ti bashkangjitet Shqiperise dhe ate ne nje te ardhme jo te larget.
    Pershendetje
    Shume nderime
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  20. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    42
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    HEROI I SHQETĖSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
    (MARKO BOĒARI 1790-1823)
    Hartuesi i fjalorit tė parė dy gjuhėsh Greqisht-Shqip

    Ngrehu Marko trimėria
    ngrehu tė thėrret Greqia
    tė vijė Marko Shqipėria!

    Mė i lavdishmi i farės suliote tė Boēarėve, Marko Boēari lindi nė Sul tė Janinės mė 1790 nė njė familje tė dėgjuar qė kishin dalė shumė burra trima si Kiēo Boēari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit tė 1821, Noti Boēari.
    Marko Boēari pėrveē bėmave tė tij trimėrore dhe burrėrore dhe bukurisė, na la trashėgim edhe njė vepėr. Ėshtė fjala pėr tė famshim “Fjalori dy gjuhėsh greko-shqip”.
    Babai i Markos, Kiēo Gj. Boēari u martua tre herė dhe kishte 18 fėmijė, pesė prej tyre i vdiqėn tė vegjėl. Nga martesa e parė me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
    Kiēo Gj. Boēari u vra mė 1813, nė Artė nga Gjoko Bakola. Nė vitet e kryengritjes sė 1821, Marko Boēari i dha duart dhe u pėrqafua pėr tė mirėn e pėrbashkėt me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
    Sipas tė dhėnave banorėt e parė qė u ngulėn nė Sul ishin ushtarėt e Skėnderbeut.
    Mbas vdekjes sė Gjergj Kastrioti Skėnderbeg, rreth 200 luftėtarė arvanitė(shqiptarė) me familjet e tyre, si fisi Boēari, Xhavelasit etj, formuan krahinėn e Sulit dhe luftonin kundra turqėve pėr lirinė e gjuhės dhe tė drejtėn fetare.
    Mė vonė Suli u zgjerua si krahinė dhe u popullua nga shqiptar ortodoksė ēamėr, qė pėr t’i shpėtuar skllavėrisė osmane turke, u shpėrngulėn nga fshatrat e tyre tė Ēamėrisė rreth viteve 1500 dhe u vendosėn nė Sul tė Janinės, qė krijuan fshatra tė rinjė me emra shqiptar. Qė suliotėt janė ēamėr kėtė na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotėt janė njė farė e Ēamėrisė, njėra prej katėr degėve tė Shqipėrisė”.
    Ndėrsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotėt nuk dinin fare greqisht, gjuha qė ata pėrdornin ėshtė, shqipja e dialektit tė Ēamėrisė”.
    Njė pjesė e popullatės sė Sulit pasi u nėnshtruan Ali Pash Tepelenės u dėrguan pėr dėnim nė ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerė pėr rreth.
    Ndėrsa mbas vdekjes sė Ali Pash Tepelenės shumica e popullatės sė krahinės sė Sulit pėr ti shpėtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrėn drejtimin pėr nė malin e Shenjtė tė Tomorrit duke u vendosur afėr qytetit tė sotėm tė Gramshit dhe formuan krahinėn e Sulovės me fshatrat, Shėn Mėri, Shėn Mitri, Dardhzezė, Sulki, Dushkė, Kushov, Janē, Tunjė etj.
    Sulioti Marko Boēari nuk ishte vetėm njė nga heronjtė shqiptarė mė i rrėndėsishėm tė revolucionit grek tė 1821, i njohur pėr aftėsitė ushtarake dhe guximin e tij, por edhe pėr dėshirėn e madhe pėr shkrimin dhe edukimin.
    Markoja bashkė me Odise Andruēon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan nė oborrin e Ali Pash Tepelenės nė artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisė.
    Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenėn nė rrethimin e Janinės prej turqėve tė Sulltanit dhe mandej, pas rėnies sė Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij nė Rumeli me qendėr Mesollogjin.
    Ėndrra e Markos ishte qė tė edukonte suliotėt shqiptar qė tė dilnin nga gjėndja e luftėtarit tė pamėsuar qė luftonte pandėrprerė, pa njė ardhėme, tė jetojė paqėsisht nė njė shoqėri tė lirė e tė drejtė. Markoja ndėrkohė shqetėsohej se mos edukimi mėsimor ēon nė humbjen e disa tipareve tė njohura cilėsore qė e bėnin arvanitasin suliot njė figurė popullore tė veēantė, qė edhe brenda mos shkollimit, varfėrisė dhe kushteve mė tė vėshtira tė jetesės, ngjallte adhurim.
    ‘’Dua tė shkollohesh, i shkruante nė letėr, djalit tė tij Dhimitrit, qė gjendej nė Ankona tė Italisė, por veē kėsaj dua tė brumosesh me traditat suljote, tė mbetesh pėrherė suljot siē ka mbetur tata i yt”.
    Nė atė perjudhė tė ndryshimeve tė shėnuara nė Ballkan dhe nė Europė, dukej qartė se virtyti liridashės dhe shpata arvanite nuk ishin tė mjaftueshme qė tė arrihej njė jetė mė e mirė, njė shoqėri mė e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojė kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit tė 1821, qė parapėlqenin tė shisnin ēdo lloj pasurie, me qėllim ‘’tė mėsojė fėmija i tyre”.
    Dhe sigurisht, nė atė perjudhė kur thoshim ‘’shkrim e kėndim” kuptonim ‘’gjuhėn e re greke” qė flitej kryesisht nė qytetet e Greqis sė sotme.
    Por ėshtė fakt, se arvanitėt pėrbuznin mėnyrėn e jetesės tė shoqėrive tė tjera, plogėshtinė, pabesinė, fjalėt e shumta, frymėn e nėnshtrimit, paftyrsinė etj.
    Karakteri i arvanitas ėshtė qė ai tė jetė kudo i pari, tė tregojė pėrpara tė gjithėve krylartėsinė, trimėrinė dhe mosnėnshtrimin.
    Dhe arvanitėt e dėshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetėrsimit dhe bjerjes sė vlerave tradicionale vetjake e tė bashkėsisė. Kėsaj ia kishte frikėn dhe kėtė i theksonte djalit tė vet Marko Boēari.
    Kur gjendej i internuar nė Korfuz, Markoja mėsoi greqishten dhe bėri tė famėshmin ‘’Fjalorin dygjuhėsh tė greqishtes popullore dhe arvanites sė thjesht’’ 1809 qė e shkruajti Markoja vetė me ndihmėn e babait tė tij Kiēo Boēari (1754-1813), xhaxhait Noti Boēari (1759-1841) dhe vjerrit tė tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
    Ky fjalor ishte pėrfundimi i nxitjes sė konsullit francez Pukėvili, siē pretendonte francezi vet, pėrpjekje tė mėsojnė suljotėt shqiptar greqishtė dhe tė merren vesh me grekėrit.
    Si do qė tė jetė puna, faktė ėshtė se kemi tė bėjmė me njė hero qė ka shqetėsime kulturore qė krijoi njė vepėr kulturore dhe, si rrjedhim me tė drejtė Marko Boēari mundė tė quhet si realizuesi i fjalorit tė thjeshtė tė parė greko-shqip.
    Fjalori Marko Boēarit lindi si pasojė dhe e ngjarjeve qė po kalonte Greqia, ku mbas lėnjeve tė armėve arvanitėt duhet ti pėrshtateshin jetės civile shoqėrore, qė pėr ta ishte e vėshtirė.
    Fjalori ka rrėndėsi tė veēantė se shpreh shumė elementė tė gjuhės shqipe nė dialektin e ēamėrishtes, ky fjalor shėrbeu edhe si mjet politik pėr tė afruar shqiptarėt me grekėrit.
    Njė tjetėr detyrim i lindjes sė fjalorit greko-shqip ishte se, tregėtia nė zona tė gjera tė ballkanit bėhej nė gjuhėn greke. Kėshtu qė lindi nevoja e njė fjalori dy gjuhėsh me qėllim qė arvanitėt, pra shqiptarėt nė njė farė mėnyre ju detyruar qė tė mėsonin greqisht qė po fitonte terren si gjuhė e tregėtisė nė ballkan.
    Pasi gjuha shqipe si pasojė e ndjekėjeve tė shqiptarėve nga pushtuesit e ndryshėm, u duhej qė tė jetonin tė fshehur me shekuj tė tėrė nė male dhe ishuj tė vetmuar largė lidhjeve me popujtė e tjerė.
    Kėshtu gjuha shqipe ngeli njė gjuhė e pastėr kombėtare, qė flitej vetėm nga populli i saj duke ruajtur vjetėrsinė dhe pastėrtinė gjuhėsore, por qė nuk u zhvillua nė shkrim apo tė futeshin fjalė tė reja qė i pėrshtateshin zhvillimit shoqėror tė kohės apo tė njihej nga tė huajt e shumtė qė vizitonin ballkanin nė atė kohė tė pushtimit osmano turk.
    Dhe heroi Marko Boēari me njė vullnet dhe guxim, nė moshėn 19 vjeēare na solli fjalorin e parė greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhėsh Romaiko-Arbėrishtja e thjeshtė” qė pėrbėhej nga 111 faqe, 1494 fjalė shqipe, dhe 1701 fjalė greke. Origjinali i kėtij fjalori gjendet sot nė muzeun Kombėtar tė Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 tė faqes, dhe u dhurua nė maj tė vitit 1819 nga konsulli Pukėvili.
    Konsulli i Pėrgjithshėm francez nė Janinė Pukėvili duke studjuar fjalorin e Marko Boēarit, hartoi njė fjalor tė vogėl frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalė dhe origjinali i kėtij fjalori gjendet nė muzeun Kombėtar tė Parisit.
    Pėrpara betejės sė madhe nė Mesollogji, Markoja mendoi tė dėrgonte familjen e tij nė Ankona tė Italisė. Tė gjithė suljotėt me lotė nė sy u ndanė me gratė e tyre pa folur, Markoja nė ato ēaste prekėse i tha gruas ‘’Nė orėn e lirisė dua tė jemi bashkė, por nė orėn e betejės dua tė jem vetėm” u ndanė me lotė nė sy, ishte takimi i fundit.
    Markoja ishte komandant i ushtrisė sė Greqisė perrėndimore, kur Qeveria i dėrgoi diplomėn e komandantit tė Pėrgjithshėm, lindėn xhelozitė e kapedanėve tė tjerė. Por Markoja kėtyre xhelozive i pėrgjigjej me fisnikėri dhe tolerancė duke u thėnė-‘’Kush ėshtė i zoti, merr nesėr diplomė nė betejė” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalė pakėt.

    Kjo gjuha arbėrishte
    ėshtė gjuhė trimėrie
    e fliti Admiral Miauli
    Boēari dhe gjithė Suli

    Mė 9 gusht 1823, Marko Boēari u vra duke luftuar kundra ushtrisė sė Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrės.
    Vdekja Marko Boēarit u bė e njohur nė tė gjithė Europėn, ai i kishte shkruajtur njė
    letėr Bajronit kur ky ishte rrugės pėr nė Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boēari kishte vdekur, dhe mbajti njė fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombėta shqiptar ose arvanitas..
    Pas pak kohėsh turko-egjiptianėt u pėrpoqėn ta poshtrojnė varrin e Marko Boēarit, por arvanitėt(shqiptarėt) myslimanė u sulėn kundėr tyre dhe i penguan tė poshtėrojnė varrin e heroit. Ata e morrėn trupin e Markos dhe e varrosėn me nderim heroik, me njė cermoni tė thjeshtė.

    Labėria kur dėgjoi
    Se u vra Marko fajkoi
    Ra nė zi e ra nė goj
    Kėnga i mbeti nė goj

    Nė vitin 1832, me urdhėr tė qeverisė sė atėherėshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjėn shtėpinė e Noti Gj. Boēari dhe tė gjitha dokumentat historike tė prejardhėjes tė fisit tė Boēarėve.
    Marko Boēari vdiq, por figura e tij u bė legjendė.
    Shumė historianė grekė na e deklarojnė Marko Boēarin dhe shumė heronjė tė tjerė shqiptar tė revolucionit tė 1821, si grekė dhe jo shqiptar, duke patur parasysh qė Markoja dhe tė tjerė heronjė tė 1821, i pėrkisnin fesė ortothokse. Ėshtė fatkeqėsi pėr atė komb, kur historianėt e atij kombi ngatarojnė fenė me racėn.
    Qė Marko Boēari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, kėtė na e deklaron nė vitin 1994, nipi i tij me tė njėjtin emėr Marko Boēari profesor nė Universitetin e Kuinslendit nė Australi. Kur reagonte ashpėr ndaj deklaratės sė njė deputeti grek qė mohonte kontributin shqiptar nė revolucionin e 1821 dhe origjiniėn shqiptare tė Marko Boēari.
    ‘’Komentet e mia tė me poshtėme kanė tė bėjnė me njė letėr tė publikuartė njė ministri grek,qė ka deklaruarse nuk paska shqiptar nė Greqi. Duket qartė se ministri ose nuk ka dijeni ēfarė ndodh aktualisht nė vendin e tij, ose ka vendosur tė injorojė faktet. Ėshtė fakt se nė Greqika mė shumė se njė milion shqiptar ortodoks. Prindėrit e mi nuk kanė folur kurrė greqisht me mua,por vetėm shqip, se ata ishin krenarė pėr origjinėn e tyre shqiptare dhe fisin e tyrė shqiptar.’’

    Vėrej; Me fjalėn Arvanitas kuptojmė Shqiptarė para krijimit tė shteteve Ballkanike. Shkrimtarėt Bizantik shqiptarėt e sotėm i quanin Arvanitė, shkrimtarėt Latinė shqiptarėt e sotėm i quanin Albanė, kurse shkrimtarėt osmanė dhe arabė shqiptarėt i quanin Arnaut.
    Pra arvanit, alban dhe arnaut ėshtė emėrtimi i kombit tė sotėm shqiptar.
    Nė Fjalorin e gjuhės greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
    Janė shfrytėzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhės greqisht-shqip i Marko Boēarit’’


    Arben Llalla


    Pershendetje zotit Llalla se me te vertete eshte duke kryer pune te shkelqyer ne lidhje me Camet dhe Shqiptaret e Greqise.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Arvanitėt hapin shkollėn e parė nė gjuhėn mėmė!
    Nga flory80 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 01:24
  3. Arvanitėt Arbėrorė!
    Nga flory80 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 12:25
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 18:56
  5. Krijuesit e shtetit tė ri grek
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 13:39

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •