Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49

Tema: Arvanitėt

  1. #41
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nė pėrgjithėsi kostume tė mrekullueshme, po ai kostumi nga Hydra mė duket paksa i dyshimtė.

    Plako, a ke ndonjė foto tė zmadhuar tė kėtyre kostumeve??

  2. #42
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Unė kam lexuar diku se pas marrjes sė Sulit nga turqit Suljotėt u shpėrngulėn sa nė Korfuz e sa nė More por njė pjesė e tyre ju drejtua malit tė Tomorrit dhe u vendosėn rreth tijė. Nė rrethin e Gramshit ėshtė njė krahinė e quajtur si Krahina e Sulovės me disa fshatra dhe thuhet se fshatrat e atjeshėm janė formuar nga kėta Suljot qė erdhėn pas pushtimit tė Sulit nė Epir. Thuhet gjithashtu se edhe mbiemrat janė tė njėjtė me Suliotėt e Epirit
    A di njeri mė shumė rreth kėsaj historie?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flory80 : 11-11-2008 mė 02:57
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #43
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Jeni te medhenj o bashkekombasit e mi.Edhe pse shpesh nuk ju kuptoj,nuk rreshtni te me habisni me imagjinaten dhe deshirat tuaja.Ju thoni se arvanitasit jane shqiptare.Une personalisht kam njohur me dhjetra te tille,dhe te gjithe e thone me krenari se jane greke.se si e qysh ndodhi para shume shekujsh,askush nuk e di me saktesi.Por sot ne vitin 2008,nuk e kuptoj pse disa kerkojne me ngulm,deri ne idealizem te theksuar qe te bejne shqiptare gjithcka.Shembujt jane te shumte, te panumert vetem ne kete forum.Po jam disa shembuj me poshte.

    Iliret= shqiptare
    Pellazget=shqiptare
    Maqedonasit e lashte=shqiptare
    epirotet e lashte=shqiptare
    Etrusket=shqiptare
    shqipja=nena e latinishtes dhe greqishtes
    Aleksandri i Madh=shqiptar
    Napoleoni=shqiptar
    Garibaldi=shqiptar
    Ataturku=shqiptar
    Justiniani=shqiptar
    gjuha e vjeter egjiptinae=shqip
    Hena=shqiptare=gilgamesji=shqiptar

    dhe lista vazhdon shume e gjate.

    Por nje pyetje kam une: Po shqiptaret e varfer nga Tropoja dhe nga Mokra qe zbriten ne Tirane per nje jete me te mire pse konsiderohen 'cecene" "shpellare" "maloke" etj?
    Nuk ju pelqen realiteti?Por e verteta eshte e vertete.Ju lodheni ti mbushni mendjen vetes dhe botes per gjera qe kane ndodhur me mijra vjet me pare,por flisni me perbuzje per bashkatdhetaret tuaj qe kane lindur dhe jane rritur brenda te njejtint territor ku dhe ju jetoni.mjaft pra me dokra se Dorianet apo Spartanet ishin shqiptare.Por mesoni te respektoni tropojanin dhe labin,kosovarin dhe camin,fshatarin dhe qyteatrin,myslimanin dhe te krishterin perpara se te bindni veten dhe arvanitasit apo boten se jane shqiptare. a jeni ju vete shqiptare anyway?

  4. #44
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    a jeni ju vete shqiptare anyway?
    Tema ėshtė pėr arvanitasit, e ti po na nxjerr punė kėtu. Parameno ēfarė pėshtjellime mund tė bėsh me kėto qė ke thėnė. Tash vije tjetri dhe mundohet tė kundėrshtojė nė pikėn e parė rreth pellazgėve (dhe ja njė postim kot), pastaj ti e kundėrshton (dy postime kot), pastaj vje tjetri tė kundėrshton rreth Aleksandrit tėl Madh (tri postime kot, jashtė teme), pastaj fillojnė argumente e kundėr-argumente nė ato dhjetėra pika qė i ke rrok ti, dhe nuk dihet se ēa po zihet kėtu. Hallakat pak nėpėr forum, edhe gjaji temat pėrkatėse, edhe nėse ke njohuri nė histori kundėrshto. Unė jam i gatshėm me debatu pėr secilėn pikė. Po mos e ba temėn lesh e li, niqinmi tema me ni temė.

  5. #45
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    Ky i meposhtmi eshte nje dialog i shkurter ne arberisht dhe greqisht. Megjithese eshte dukshem nje shqipe moderne perseri ajo ruan format te vjeter te te foluri ne disa fjale. Psh ne vend te fjales eshte perdoret isht kurse fjala yt ate eshte ne formen dialektore itate:
    Ne kete forme e gjen edhe sot ne dialektin ēam:

    isht - eshte

    itate - ytate
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #46
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    [- Nė vend tė strategjisė sė helenizimit tė Shqipėrisė politike, strategji e deklaruar dhe e aplikuar masivisht nė vitet e fundit, duke iu kthyer njė politike realiste tė vlerėsimit tė potencialeve njerėzore shqiptare nė Greqi, do tė kishim padyshim inversin e saj, shqiptarizimin e natyrshėm tė Greqisė -.]


    Nga QEMAL VELIJA

    ARVANITIA - ose fytyra shqiptare e Greqisė



    Edhe pse fluid pėr nga shtrirja gjeografike (pėr nga shpėrndarja dhe pėrqėndrimi), ky koncept, pra Arvanitia, pėrbėn nė tė vėrtetė njė realitet sa historik, etnik, demografik, aq dhe konkret nė qėnėsinė e tij brenda juridiksionit tė shtetit politik grek. Njė realitet qė mban gjithsesi vulėn shqiptare, edhe pse i mėnjanuar, i braktisur, i mohuar zyrtarisht nga faktori politik dypalėsh. I shtrirė pothuaj nė tė gjithė territorin e shtetit tė sotėm grek, ai pėrbėn pika pėrqėndrimi tė konsiderueshme nė njė sėrė rajonesh tė shėnuara, si nė Peloponez, Etoli, Akarnani, Beoti, Atikė, Eube, ishujt jonianė, etj (pa pėrfshirė kėtu krahinat e Epirit, Thesalisė e Maqedonisė jugperėndimore tė cilat duhen konsideruar si pjesė tė shkėputura nga integraliteti i njėsisė tokėsore shqiptare). Mbizotėrues nė njė varg qytetesh, ky element shqiptar, i njohur si arvanit (apo arbėresh) pėrbėn bashkėsi tė tėra nė popullsinė rurale e atė urbane tradicionale, duke kapur shifra pak tė lakuara publikisht, por qė nė realitet shkojnė rreth 30-35 pėrqint tė gjithė popullsisė nė shtetit e sotėm grek prej 10.5 milionė banorėsh.

    Ky realitet shqiptar i demonstruar fuqishėm nė shekujt e mėparshėm, aq sa nė pėrshtypjen e pėrgjithshme mbizotėronte krejtėsisht konceptin e Greqisė gjeografike dhe nguliste protagonizmin e vet nė ngjarjet politike, shoqėrore, ushtarake pėrgjatė shekujve deri nė krijimin e mbretėrisė greke tė dekadės sė tretė tė shekullit 19. Mbas krijimit tė shtetit grek, qė duhet thėnė se mban vulėn mbizotėruese pikėrisht tė kėtij faktori shqiptar, aq sa nė Panteonin e sotėm grek figurat udhėheqėse tė atij revolucioni qė solli krijimin e tij janė pothuaj tė gjithė arvanitė, ata qė e pėsuan dhe iu nėnshtruan shtypjes kombėtare ishin po ata vetė. Tė mashtruar dhe besėprerė prej bashkėpunėtorėve tė tyre grekė, por edhe tė shpėrfillur prej faktorit politik ndėrkombėtar qė pėrcaktonte fatet e popujve e shteteve tė vegjėl, ata u konsideruan dhe u paraqitėn si njė popullsi greke (duke njėsuar arbitrarisht etninė me ortodoksinė dhe helenizmin si frymė dhe identitet). Instrumentalizimi i kėtij elementi shqiptar prej kishės, arsimit dhe strukturave tė tjera tė shtetit teokratik qė u uzurpua prej grekėve, shtypi aspiratėn e tyre pėr njė shtet shqiptaro-grek, ashtu siē ishte projektuar qė nė fillimet e lėvizjes heteriste. Dhe pėr rrjedhojė, shkon deri nė atė masė sa e kthen kėtė realitet historikisht shqiptar nė tė pandjeshėm dhe tė paevidentuar zyrtarisht nė shoqėrinė greke. Lėvizjet modeste identifikuese apo ndriēuese tė dala prej kėtij realiteti, si klubet kulturore, shoqėritė, institucionet arsimore apo tė propagandės, qė herėt u mbytėn nė mėnyrė tė pamėshirshme. Nė kushte tė tjera trajtimi, grupe tė kėsaj popullsie shqiptare (kryesisht nga Peloponezi, tė cilin njė autor duke u nisur nga pėrbėrja e popullsisė e emėrton "Shqipėria Greke"), tė ikur prej shekujsh nė jugun italian, ata qė quhen arbėreshė, nė tė kundėrt u kthyen nė vatėr tė lėvizjes patriotike, kulturore, intelektuale, gjuhėsore e letrare pėr mbarė shqiptarėt, u kthyen nė njė bashkėsi spikatėse identifikuese.

    Protagonistė tė ndjeshėm nė historinė e trojeve tė tyre, arvanitėt e Greqisė lėnė gjurmė tė pashlyeshme: - nė shkėputjet dhe kryengritjet prej pushtetit bizantin e mė pas sllav nė shekujt 12-14; - nė rezistencėn antibizantine e antiosmane nė mbrojtje tė principatave e despotateve thjeshtė shqiptare nė ato troje nė shekujt 14-15; - nė protagonizmin luftarak si "kleftė", "stratiotė", "armatolė" e "kapedanė" gjatė shekujve 15-19, qoftė nė territoret e sipėrthėna kundėr pushtetit perandorak osman, qoftė dhe nėpėr arenat luftarake tė Europės ku njihen edhe si gjeneralė, edhe si kapitenė, edhe si trupa tė hatashme luftarake. Pėr tė ardhur si promotorė tė lėvizjes shtetformuese nė fillimshekullin 19 deri nė krijimin e mbretėrisė sė vogėl greke tė vitit 1829.

    Tė pambėshtetur dhe tė manipuluar prej institucionesh politike apo kishtare kombėtare, siē i kishin nė fakt pjesėtarėt e kombėsisė greke qė morėn pjesė nė revolucionin e pėrbashkėt, ata ranė mjerisht nė kurthin e ngritur prej grekėve. Duke pėrfaqėsuar vetėm krahun luftarak tė revolucionit, me idenė e krijimit tė njė shteti shqiptaro-grek (meqenėse formacionet e organizimit politik, qoftė dhe nė kuadėr tė njė perandorie osmane, pėr shqiptarėt, ishin shpėrbėrė dhe rėnė nga fuqia, pra Pashallėqet e mėdha tė Shkodrės dhe Janinės), ata i dhanė tonin kėtij revolucioni dhe mė pas u tradhėtuan nė idenė e tyre. Shteti i sapoformuar grek (me kontributin vendimtar tė arvanitėve) ndėr masat e para qė mori ishte suprimimi i kėsaj pjese tė popullsisė, qė nė njė tė ardhme mund tė pėrbėnte njė rrezik tė vėrtetė pėr vetė ekzistencėn e shtetit me profil grek. Kjo pėr arsye tė evidentimit dhe daljes nė skenė tė lėvizjes shqiptare pėr riformim shtetėror nė fund tė shekullit 19 dhe fillim tė shekullit 20, pra pavarėsimit tė njė shteti shqiptar. Nėse faktori shqiptar nė shtetin e atėhershėm grek do tė ishte nė pozitėn qė i takonte, pra tė elementit shtetformues dhe identifikues, padyshim qė edhe lėvizja pavarėsuese e shqiptarėve, e cila fillon me Lidhjen e Prizrenit dhe kurorėzohet me krijimin e shtetit tė vitit 1913, do tė kishte tė tjera prerogativa dhe profilet e shteteve nė Gadishull mund tė kishin njė tjetėr konfigurim.

    Nė njė eventualitet tė tillė, nėse shqiptarėt e Greqisė nuk do ti ishin nėnshtruar njė shtypjeje sistematike dhe tė egėr, njė pėrpunimi djallėzor e intensiv, si nga ana e kishės ashtu dhe nga arsimi e institucionet e tjera shtetėrore, do tė drejtoheshin pėr nga aspirata e natyrshme e lidhjes me shtetin amė tė krijuar, Shqipėrinė. Nė njė konteks tė tillė, Greqia do tė vihej pėrballė dhe nė dyshim, pėr vetė numrin e konsiderueshėm tė arvanitėve dhe pėr vetė shtrirjen territoriale tė tyre nė rajonet kryesore tė shtetit grek, dhe nė veēanti tė atyre rajoneve qė kishin kontinuitet tė dukshėm me territoret e shtetit shqiptar, siē ishin Thesalia, Akarnania, Etolia, e pse jo edhe pjesė tė konsiderueshme tė Peloponezit.

    Dhe, pėrkundėr pėrpjekjeve ngulmuese greke pėr mbajtjen nė gjendje latente tė elementit shqiptar nė Greqi, kemi qėndrimin e papėrligjur tė shtetit dhe politikės shqiptare, qė nė asnjė moment tė ekzistencės sė tij nuk e ka ngritur kėtė nė problematikėn mes dy shtetesh, pėr tė drejtat dhe detyrimet e kėsaj pjese tė kombit shqiptar karshi shtetit amė. Nė pėrpjekjet mė entuziaste tė tij kemi pėrmendjen e tyre, domethėnė tė arvanitėve, si koloni shqiptare nė Greqi dhe "pėr kontributin e tyre nė revolucionin dhe krijimin e shtetit grek". Ashtu si nė rastin e Ēamėrisė, qė gjithsesi ka njė specifikė mė tė ndryshme, shteti shqiptar ėshtė pėrgjunjur pėrballė presioneve tė shtetit dhe politikės greke, duke u vetėmjaftuar nė pėrpjekjet "titanike" pėr tė mbrojtur veē Epirin e Veriut tė cilin e ka nėn juridiksionin e vet, qė edhe ky gjithsesi nė momente tė caktuara edhe i ka dalė duarsh (kujtojmė "grekun e parė" "tė dytin", "tė tretin" qė shkeli me dhunė e terror kėto vise si nė dekadėn e dytė ashtu dhe nė vitet 40 tė shekullit njėzet), dhe e ka rimarrė pėrsėri, veē nė sajė tė aktivizimit tė popullsisė lokale apo tė koniukturave tė politikave ndėrkombėtare. Ndėrsa pėr territoret dhe popullsitė e mbetura nėn juridiksionin grek nuk ka ushtruar as mė tė voglin detyrim dhe angazhim.

    Mė tej, nė pėrkrahje tė politikave tė mbrapshta tė aplikuara nė Shqipėri, propaganda dhe mjetet e manipulimit tė opinionit publik e kanė deformuar nė masė tė konsiderueshme qėndrimin karshi elementit shqiptar nė Greqi. Ėshtė preferuar tė heshtet nė masė tė madhe pėr tė si njė realitet inekzistent, ose nė raste tė tjera, ku ka qenė e pamundur shmangia, paraqitjen si njė masė e pavlerė pėr ēėshtjen shqiptare. Dhe siaps kėtij opinioni tė krijuar artificialisht, faktori shqiptar nė Greqi ėshtė asimiluar krejtėsisht apo ėshtė greqizuar deri nė atė masė sa nuk ėshtė e vlershme tė flitet pėr tė. Diē tė vėrtetė ka, po jo nė tėrėsi, pėr shkak tė topitjes dhe letargjisė nė vetėdijen kombėtare tė tyre. Por, nė tė kundėrt, njė popullsi disamilionėshe gjithsesi pėrbėn njė faktor qė kurrsesi nuk mund tė shpėrfillet dhe qė i dikton, me ekzistencėn e vet, politikės greke njė agresivitet tė dukshėm dhe njė konservatorizėm tė skajshėm tė qėndrimit karshi shqiptarėve dhe shtetit tė tyre. Kjo jo sepse arvanitėt pėrbėjnė njė shtysė dhe kanė disponim antigrek, por, nė tė kundėrt, rreziku i zgjimit tė vetėdijes dhe identitetit tė afirmuar kombėtar tek ata, i pėrkrahur nga njė shtet i ndėrgjegjshėm dhe i pėrgjegjshėm pėr bashkėkombasit e vet, do tė ishte njė minė me sahat pėr formatin fals me tė cilin paraqitet shteti grek sot nė arenėn ndėrkombėtare.

    Vetėm agresiviteti dhe diversioni i fuqishėm ndaj aktivitetit politik e intelektual shqiptar, mund tė vonojė sa mė gjatė precedentin e lidhjeve organike mes shtetit amė dhe elementit shqiptar (arvanit) qė ėshtė i pranishėm fuqishėm nė Greqi. Ai nuk ėshtė absolutisht i asimiluar apo i helenizuar, por veē i topitur dhe i paorientuar, ėshtė i panxitur pėr reagim, ėshtė i paapeluar nė ndėrgjegjen e tij kombėtare prej strukturash pėrkatėse tė shtetit dhe shoqėrisė shqiptare. Askush nuk ka bėrė pėrpjekje tė pėrkundėrta me ato tė kishės, arsimit dhe shtetit grek, pėr reaksionin e natyrshėm tė tyre. Pėr ilustrim tė qėndrimit mospėrfillės apo denigrues tė realitetit arvanit prej strukturave tė shtetit shqiptar dhe prej politikės, mjafton tė kujtojmė pritjen qė iu bė njėrit prej aktivistėve mė tė njohur pėr ēėshtjen e shqiptarėve tė Greqisė, Aristidh Kolės, kur iu vu si shoqėrues njė grekfolės "minoritar". Avokat Kola, i helmuar prej segmenteve tė shtetit grek pak kohė mė parė, sot prehet i harruar dhe i shpėrfillur edhe pas vdekjes prej shoqėrisė dhe shtetit shqiptar. Qoftė dhe vetėm pėrpjekja dhe vetėmohimi i tij nė zgjimin e njė vetėdijeje dhe identiteti tė mohuar shqiptar nė shtetin e sotėm grek, eleminimi i tij si rrezik prej vetė strukturave tė shtetit grek, pėrbėn njė shtysė pėr ta parė nė njė dritė tjetėr dhe perspektive faktorin shqiptar atje, pra arvanitėt.

    Njė popullsi 3-4 milionėshe shqiptare nė Greqi, pėrkatėsisht sa ē'jepet jozyrtarisht numri i pėrafėrt i arvanitėve, nuk gėzon as tė drejtėn mė elementare, atė tė arsimimit fillor nė gjuhėn amtare shqip apo pėrdorimin e lirė nė publik tė asaj gjuhe; gjė qė e gėzojnė me tepri nė shtete tė tjerė edhe pakica krejt tė papėrfillshme romėsh apo jevgjish. Aq mė pak tė drejta tė tjera, si ato tė organizimit apo pėrfaqėsimit si grup etnik nė politikėn dhe shtetin grek, apo tė faktorit shtetformues. Njė e drejtė e tillė, nė mėnyrė tė natyrshme, do ta ēonte Greqinė drejt profilizimit si shtet multietnik apo kantonizimit tė saj, sepse raportet etnike atje janė tepėr tė balancuara dhe evidente mes grekėve dhe arvanitėve, ashtu si numri i konsiderueshėm i etnive tė tjera si vllehėt, banorėt sllavofonė tė Maqedonisė jugore e grupe tė tjera. Pra, veē njė politikė represioni dhe konservimi karshi tė drejtave tė tyre, shpėton shtetin butaforik grek nga problemet kombėtare. Ndėrkohė kjo situatė, qė pėr bukuri do tė ishte shfrytėzuar me efektshmėri prej ēdo shteti tjetėr, nga ana e shtetit dhe politikės shqiptare shpėrfillet, ose shkohet mė tej nė favorizim tė forcimit tė shtetit aktual grek, duke mos iu dhėnė asnjė shenjė pėrkrahjeje apo miratimi njė lėvizjeje tė drejtash tė arvanitėve nė Greqi, si hap i parė.

    Nė kundėrvėnie realitetesh, pretendimi absurd dhe i papėrfillshėm grek pėr Vorioepirin do tė dukej si njė lojė fėmijėsh. Nė vend tė strategjisė sė helenizimit tė Shqipėrisė politike, strategji e deklaruar dhe e aplikuar masivisht nė vitet efundit, duke iu kthyer njė politike realiste tė vlerėsimit tė potencialeve njerėzore shqiptare nė Greqi, do tė kishim padyshim inversin e saj, shqiptarizimin e natyrshėm tė Greqisė. Pjesa mė e madhe e territoreve tė shtetit grek, pėrkatėsisht Thesalia, Peloponezi, Akarnania, Etolia, Beotia, Atika, Maqedonia jugore e jugperėndimore, ishujt jonianė, do tė merrnin ngjyrėn qė kanė pasur deri vonė, atė shqiptare, dhe tė ardhurit nė kėto rajone, grekėt e Azisė sė Vogėl, pontėt, apo ata tė ishujve tė Egjeut, do tė merrnin statusin e muhaxhirit.

    QEMAL VELIJA
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #47
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Shkruan:Prof.Arben LLALLA, Historian
    Tetovė, mė 09.04.2007


    ARVANITĖT E ISHULLIT ANDRO

    Ashtu siē e kemi thėnė nė shkrimet e mėparshėm nė Greqi banojnė qė nga koha antike njė numėr i madh shqiptarėsh qė njihen me emrin arvanitasit. Ata banojnė kryesisht edhe nėpėr ishujt tė mėdhenj tė Greqisė si Hidra, Speca, Thirra (Santorini), Andros, Jo, Mitilini, Salamina, Psara etj. Sot do tė flasim pėr ishullin e madh ANDRA qė banohet edhe sot me shumicė popullsi me origjinė shqiptare
    Ishulli Andros laget nga ujėrat e detit Egje, dhe emrin ishulli e ka marrė qė nė kohėn e lashtė antike. Emri Andra mund ta ketė prejardhjen nga fjala shqipe Ėndra, por kėtė shpjegim tua lėmė ta thonė gjuhėtarėt.
    Nga shekulli i kaluar krahina veriperėndimore e ishullit njihej si Arbėri. Popullsia dhe shoqėria arvanitase qė banonte nė Andro ishte e mbyllur dhe njerėzit ishin pothuajse tė panjohur deri mė sot, pasi fshatrat arvanitas u zhvilluan shkallė-shkallė. Ashtu si shumė krahina tė Greqisė qė banohen nga arvanitasit edhe rasti i ishullit tė Andros qė banohet akoma njė pjesė nga arvanitėt ndriēon realitetin ndėrkulturor dhe sjellė nė dritė dukurinė qė lidhen me gjuhėn shqipe dhe gjuhėn greke, dhe shumė fakte tė tjera historike, folklorike, etnografinė qė bashkon ngushtė tė dy popujt mė tė vjetėr tė Europės.
    Me saktėsi kur u vendosėn arvanitėt nė ishullin e Andros nuk dihet. Por sipas disa burimeve historike arvanitėt mund tė kenė zbritur nė ishull nė shekullin XV. Gjithashtu nuk dihen rrethanat nė tė cilat arvanitėt u gjendėn nė kėtė ishull dhe mė tepėr nė zonėn veriore tė ishullit. Nga dokumentat e qeverisė sė Venedikut thuhet se; “Arbėrit erdhėn nė ishull midis viteve 1418-1425 nga zonat Evia, Atikis dhe Biotia. Kėta shqiptarė qė erdhėn ishin bujqė tė mirė dhe ushtarė tė zotė. Shqiptarėt nuk erdhėn si pushtues, por pasi Duka Pietro Zeno (1384-1427) i ftoi ata pėr popullimin dhe punimin e tokės sė shkretė tė ishullit”.
    Katundet e parė qė krijuan arvanitėt nė Andro ishin Amolohos dhe Arna. Katundi Amolohos ishte qendra prej tė cilės arvanitėt e parė u pėrhapėn nė tė gjithė ishullin. Katundet qė kanė banuar dhe banojnė edhe sot arvanitėt janė; Gavro, Shėn Petro, Ateni, Baēi, Remata, Katahalos, Arna, Amolohos, Burkoti, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, Gjidhe, Kato Fellos, Pano Fellos, Livadhesa, Psoriareza, Galios, Agjini, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, Kumari, Kaloqerini, Vitali, Sidhonda.
    Arvanitėt e ishullit Andro pėrmendėn pėr herė tė parė nga vizitorė nė shekullin 17 nga i pari Jean Thevenot, (Relation d’un voyage fait au Levant, Paris 1664). Jean Theveton e vizitoi ishullin mė 1655 dhe shkruan se; “Ka nė ishullin Andro 60 fshatra tė pėrhapura nė vende tė ndryshme, prej tė cilave qėndra tė rėndėsishme janė fshatrat Arna dhe Amolohos, qė banohen prej 1200 arvanitė. Janė tė gjithė tė fesė ortodokse greke dhe ndryshojnė nė gjuhė dhe nė veshje, njerėz tė ashpėr dhe krejt tė pashkolluar”.
    Njė tjetėr vizitor Tournefor qė e vizitoi ishullin mė 1700 shkruan se; “Katundet Arna dhe Amolohos banohen nga arvanitė qė mbajnė akoma veshjen e vendit tė tyre, janė mikpritės, jetojnė me zakonet e veta, pa fe dhe pa ligje. Gratė arvanitase janė tė zbukuruara bukur me stoli, vishen me rroba njėlloj si vishen gratė e Atikisė. Gratė arvanite janė mė tė pastra se gratė greke”.(M.Ritton de Tournefort Relation d,un voyage du Levant, Astredam1718).
    Gazeta e greke me emėr “Gazeta e Pėrgjithshme e Greqisė” nė mars tė 1828 shkruan pėr ishullin Androns si njė ishull i gjatė dhe shkėmbor, dhe pėrbėhet nga 850 shtėpi nė veriperėndimore qė banojnė arvanitė me gjuhė dhe zakone tė tyre.
    Nė kryengritjen greke tė 1821 pėr ēlirimin e Greqisė nga pushtuesit osmano turk morėn pjesė edhe arvanitėt e ishullit Andros.
    Njė nga figurat e shquara tė revolucionit tė 1821 tė Andros ishte arvanitasi Janulis Dhimitriu qė lindi mė 1777 nė katundin Amolohos, qė ka qenė banuar nga arvanitė. Janulis Dhimitriu ishte njė njeri me autoritet jo vetėm nė katundin e tij Amolohos, por nė tė gjithė ishullin Andros. Ai ishte kryeplaku i fshatit Amolohos dhe udhėheqėsi i arvanitėve tė ishullit tė Andros tė kryengritjes greke tė 1821. Vdiq nė vitin 1863.
    Njė pjesė e arvanitėve qė kanė banuar dikur nė ishullin e Andros gjenden nė Italinė e Jugut. Ata e braktisėn ishullin pasi firmosėn nė Siēili mė 1521 njė marrėveshje ekonomike me baronin Alfonso Peralta me qėllim qė ti lejojė tė vendosen nė tokat e tij nė Contessa Entella nė Siēilinė Perėndimore.
    Katundi Contessa ėshtė ndėrtuar nė vitin 524 dhe emrin e morri nga Kontesha Eleonora d’Aragona. Nga viti 1875 u pagėzua me emrin Contessa Entella, sepse ndodhej afėr qytetit tė lashtė Entella qė ėshtė rreth 80 km afėr Palermos.
    Gjeografi Siēilian Thommaso Fazello (1498-1570) shkruan se: “Shqiptarėt qė erdhėn nė fillim nė Bisiri u quajtėn “greēi”. Mė tej kėta shqiptarė tė quajtur “greēi”u vendosėn pėrgjithmonė nė Contessa Entella rreth vitit 1450”.

    Dihet historikisht se mbas vdekjes sė princit tė Arbėrisė dhe Epirit Gjergj Kastriouti Skėnderbeg, njė pjesė e ushtarėve tė tij bashkė me familjet e tyre nė vitin 1468-1478 u ngulėn nė Contessa Entella tė ftuar nga Alfonsi.
    Nė vitin 1520 erdhėn nga Peloponezi rreth 100 arvanitas nė Contessa Entella.
    Pra arvanitasit e ishullit Andros, arbėrit e Skėnderbegut dhe arvanitasit e Peloponezit(More) qė u vendosėn nė Contessa Entella quheshin gabimisht deri vonė “greēi”. Dhe kėta “greēi” janė akoma nė Contessa Entella, dhe flasin gjuhėn e tyre amtare shqipe dhe janė pjesė e gjakut tė shprish tė arbėrit. Kėta arbėr tė vjetėr kanė rreth 5 vjet qė me vendim tė Bashkimit Europian dhe Kuvendit popullor Italian kanė gjuhė zyrtare tė dytė shqipen.

    Njė libėr historik pėr arvanitėt e ishullit tė Andros
    Njė studim serioz rreth gjuhės dhe jetės sė arvanitėve nė ishullin e Andros ka botuar vite mė parė studiuesi dhe shkrimtari grek Titos Johalas , drejtor i Istitutit tė Kėrkimeve tė Akademisė sė Athinės.

    Libri:“Andros, shqipja dhe shqiptarėt”, titulli origjinal "ΑΝΔΡΟΣ Αρβανιτες και Αρβανιτικα” tė studiuesit Titos Johalas
    _______________
    Mbas rreth 30 vjet studimesh, kėrkimesh dhe udhėtimesh tė shpeshta nė ishullin e Andros, studiuesi grek Titos Johalas na sjellė njė libėr me vlera tė mėdha shkencore dhe historike me titull tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe “Andros, shqipja dhe shqiptarėt” (“ΑΝΔΡΟΣ Αρβανιτες και Αρβανιτικα” titulli origjinal). Nė veprėn e Titos Johalas pasqyrohet historia e pa njohur mirė deri tani e arvanitėve qė u vendosėn shekuj mė parė nė ishullin Andros dhe mėrgimi i dytė i tyre qė pėrfunduan nė njė katund tė Siēilisė tė quajtur “Grekoshqiptarėt e Peloponezit dhe tė Andros”. Nė libėr ka dhe shumė kuvende tė autorit nė vitet e fundit me tė moshuarit e fshatrave nė ishullin Andros qė flasin akoma edhe sot arbėrisht dhe shumė vargje dhe kėngė arvanitase qė autori i ka mbledhur mbas njė pune shkencore 30 vjeēare. Nė libėr pėrshkruhet jeta e thjeshtė dhe me vuajtje tė banorėve tė ishullit nė shekujt e mė parshėm duke u grabitur nga piratėt dhe sulmet turke, taksat tepėr tė rėnda, nėnshtrimi, formojnė skenėn e njė jete tė ashpėr tė shoqėrisė tė vendosur nė shekuj nė ishull.
    Duke njohur shoqėrinė, veshjet dhe stolitė e banorėve, jetėn shoqėrore, ndėrtimet, kalon nė njohjen e emėrtimit tė fshatrave me emėrtime arvanite.
    Njė pjesė e mirė e studimit pėrbėhet nga tekste dhe kėngė arvanitase tė ishullit tė Andros dhe me tė folmen.
    Nė mbyllje libri shoqėrohet me shumė fotografi nga jeta e sotme e arvanitasve nė ishullin e Andros.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Pėr: Arvanitėt

    Per fat te keq edhe avranitasit e greqise nuk jane ne union dhe ne nje mendje.
    Biles ka nga ata qe thote se nuk kane lidhje fare me shqiperine.
    Nevojitet pune qe dhe ata te mesojne orgjinen e tyre.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Pėr: Arvanitėt

    Shumica e Arbereshve te Italise vijne nga tokat e tyre qe kishin ne Greqine e sotme.
    More, Hydra, Peloponez ne pergjithesi, Korint etj etj...
    Arvanitasit jane Arberesh.
    Por, Arvanitasit u asimiluan ne "Greker" , prandaj dhe sot nuk ka nje minoritet te vjeter Shqiptaresh ne Greqi.
    Dhe ata qe sot flasin Shqip, prap nuk kane deshire te forte per origjinen.
    Ndersa Arbereshet e Italise, (pergjithesisht) kane nje zell te forte per prejardhjen dhe historine e tyre.

    Ne testin e ADNse sime, kam vene re se shume kusherinj te larget jane Arberesh te Italise si dhe Greker (me mbiemra Arvanitesh).
    Kjo te pakte verteton shpernguljen e Shqiptarve nga tokat e tyre ne Greqine e sotme.

    Dhe Arbereshet qe une kam lidhje gjaku jane fiset:
    Lala, Muzaka, Pleshti, etj etj.

    Qe nga zonat e Siēilise (Kontesha Entelina) e deri ne Kalabri.
    Domosdo, qe flasim per 400-500 vite me pare.

    Arvanitasit mund ta mohojne origjine Shqiptare, por ADNja nuk genjen!


    Mua nuk me i tereson nese jane apo nuk jane Shqiptar.
    Ajo qe me intereson eshte se, nese nuk ndjehesh i tille athere nuk mund te jesh.
    Nuk ka te beje vendlindja, por ndjenja!
    Perderisa nuk ka nje minoritet te madh Arvanitesh qe ndjehen Shqiptare, athere nuk mund te konsiderohen te tille sot.
    Ndoshta dikur ishin, por sot nuk mund te quhen te tille!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Arvanitėt hapin shkollėn e parė nė gjuhėn mėmė!
    Nga flory80 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 01:24
  3. Arvanitėt Arbėrorė!
    Nga flory80 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 13:25
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Krijuesit e shtetit tė ri grek
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •