Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Gazeta Bota Sot mashtrim me kamikazė

    Gazeta Bota Sot mashtrim me kamikazė

    Nga Muhamed VELIU

    Redaksia e gazetės "Bota Sot" nė Zvicėr, me anė tė njė shkrimi sensacional tė botuar mė 20 korrik 2005 me titull "Njė skandal i Ambasadės shqiptare nė Londėr", ka ndėrmarrė njė shpifje tė rrezikshme ndaj personit tim, madje pėrsėri nė mėnyrė tė rrezikshme thotė qė shkrimi ėshtė publikuar edhe nga gazeta prestigjoze kombėtare angleze "Daily Mail" me autore Janifer Partosh.
    Pas interesimit zyrtar nga "Gazeta Shqiptare", Zonja Sarah Bray pranė zyrės sė editorit tė gazetės "Daily Mail" me anė tė njė e-mail hedh poshtė kategorisht pretendimet e "Bota Sot" se shkrimi fillimisht ėshtė publikuar nė "Daily Mail", dhe se njė gazetare me emrin Janifer Partosh nuk ekziston nė stafin e gazetės londineze. Kurrė nuk kam dėshiruar dhe nuk ėshtė nė formimin tim tė futem nė debate tė kėtij lloji, porse nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė akuzė shumė serioze. Sipas shkrimit tė botuar nė "Bota Sot", thuhet se unė Muhamed Veliu, korrespondent i "Gazeta Shqiptare" nė Londėr paskam patur mik njė nga katėr terroristėt kamikazė qė shkaktuan vdekjen e dhjetra njerėzve tė pafajshėm nė metrotė e Londrės mė 7 korrik 2005. Nė vazhdim, sipas "Bota Sot" unė qėnkam edhe mik i ngushtė i njė shoqate islamike pakistaneze duke patur lidhje tė ngushta me komunitetin pakistanez nė Londėr, por njėkohėsisht unė paskam edhe lidhje me policinė londineze "Scotland Yard", me gjykatat, ambasadat etj. Gjithnjė sipas "Bota Sot" terroristi pakistanez Mohamed Sidikue Khan, na paska realizuar me ndihmėn e mikut tė tij Muhamed Veliu, edhe disa takime nė ambasadėn shqiptare nė Londėr me ambasadorin, po ashtu pėr pak gjė mund tė ishte realizuar njė takim i Khan me ministrin e Jashtėm shqiptar, Zotin Kastriot Islami.
    Nė vazhdim tė shkrimit "Bota Sot" u rrėfen lexuesve tė saj se ky gazetari shqiptar, Muhamed Veliu, na paska bėrė namin duke futur shumė shqiptarė nė burgjet angleze, sepse ka mundur t'ju mbushė mėndjen gjykatėsve anglezė se kėta "shumė" shqiptarė na qėnkan kriminelė.
    Ēfarė kontributi tė shquar po i japin shtetit anglez kėta zotėrinjė nga Zvicra! Britania e Madhe do t'ju jetė pėrjetė mirėnjohėse qė ju zotėrinj botues tė "Bota Sot", zbuluat mikun e ngushtė tė terroristit kamikaz, Mohamed Sidique Khan dhe takimet e fshehta nėpėr ambasada. Sa punė e shkurtuar pėr strukturat e antiterrorit dhe shėrbimet sekrete mė tė mira tė Botės. Dhe mė nė fund shqiptarėt zbuluan dhe u servirėn nė pjatė tė argjendtė anglezėve edhe tė parin terrorist shqiptar qė do tė njihet nga historia, pasi nuk di tė ketė patur ndonjė tjetėr para meje.
    Gjithsesi duke vėnė nė punė kujtesėn unė e kam njė ide tė qartė pėrse ėshtė pėrpiluar me kujdes njė shpifje e tillė dhe cilėt janė ata qė u kujdesėn tė botohet nė "Bota Sot", gazeta qė nė njė tė ardhme tė afėrt do ti duhet tė pėrballet me mua nė gjykatėn e lartė angleze ku gjykohen raste shpifjes tė publikuara nė gazeta qofshin kėto angleze apo tė huja si "Bota Sot" qė shiten nė Londėr. Pėrgjatė punės sime si korespondent i "Gazetes Shqiptare" ne Tirane, "Iliria" ne USA,"Bota Shqiptare" ne Itali, "Tribuna" ne Greqi, "Koha Ditore" dhe "Express" ne Prishtine, unė nuk e kam patur shumė tė vėshtirė tė dalloj hijenat qė kanė mbetur tė pėrfshira dhe tė demaskuara nė shkrimet e mia korrekte, pėr shkak tė inkriminimit tė tyre.
    Njė tablo mė tė qartė kam para syve edhe pasi vėzhgoj personat e tjerė tė goditur nė shkrim krah meje. Pra jam unė, njė gazetar qė me anė tė punės sime nė Angli kam raportuar ngjarje ku protagonistė janė disa grupe kriminale tė prostitucionit duke investiguar pėr BBC e ndonjė gazetė tjetėr tė pėrmasave ekuivalente. Nė shkrimin e "Bota Sot" pėrmendet edhe emri i liderit tė PD, Sali Berisha ku thuhet se: "Nė vitin 1997 presidenti Sali Berisha u akuzua nga kundėrshtarėt e vet politikė, si njė fondamentalist musliman.
    Deri nė vitin 2005 akuza tė tilla duken qartė tė kenė qėnė inskenime tė mirėllogarituara tė komunistėve shqiptarė, pėr tė fituar kredibilitete tek perėndimorėt…Ēizmja duket se ėshtė nė kėmbėn tjetėr". Pra autorėt e shkrimit veē goditjes sime synojnė tė rahabilitojnė sipas dritėshkurtėsisė sė tyre edhe liderin e tyre shpirtėror. Pa u kujdesuar aspak qė pėrzierjen e emrit tė tij nė kėtė histori ta bėjnė me takt, apo tė paktėn duke marrė njėfarė autorizimi. Njė psikopati qė rrjedh prej faktit se kėta persona ende kujtojnė se janė qendra e Botės, nė njė kohė kur ajo i ka lėnė pas si fosile tė harruara.
    Duke e lidhur emrin tim me terrorizmin zotėrinjtė nė fjalė janė duke ndėrmarrė njė mision shumė tė rrezikshėm. Pasi e lodhur nga gjyqet e pagesat qė janė bėrė deri tani stafi i gazetės "Bota Sot" mund tė bėjė publike, duke u lėnė nė duar shpifjen autorėve tė vėrtetė. Kjo jo pėr faktin se gazeta "Daily Mail" nuk e ka botuar njė shkrim tė tillė dhe pėr kėtė ka bėrė sqarimin e duhur nė adresėn time elektronike dhe tė redaksisė sė "Gazetės Shqiptare". Ndėrkohė zotėrinjtė qė synojnė denigrimin tim, -nuk ėshtė tentativa e parė, - harrojnė se "Scotland Jard" apo edhe ndonjė strukturė tjetėr e drejtėsisė angleze nuk niset nga shpifjet pėr tė bėrė njė hetim, qė nė kėtė rast objektivi, sipas dėshirės sė madhe tė autorėve tė kėtij shkrimi, do tė isha unė. Pasi nga thashethemet vetėm ish-Sigurimi i Shtetit Shqiptar fuste njerėz nė probleme me drejtėsinė.
    Nė pėrfundim desha tė shtoj edhe diēka. Pyes veten si ėshtė e mundur qė mbijetojnė nė kėtė botė shpifės tė tillė. Pėrgjigjen ma jep njė shkencėtar i shquar afrikan, i cili thotė se "nė botėn ku jetojmė ka edhe qėnie biologjike qė mbijetojnė me jashtėqitjet e tyre".
    Por habitem edhe me faktin se si shpifje tė tilla gjejnė dritėn e botimit. Unė jam nė moshė shumė vite mė i ri dhe do tė jetoj mė tepėr duke parė edhe vyshkjen pėrfundimtare tė ndonjė zotėrie me thinja, qė hap dritėn jeshile pėr botimin e shkrimeve tė tilla. E thotė shumė bukur diku shkrimtari i nderuar Besnik Mustafai: "Njeriu duhet tė dijė me u thinj". Apo ndoshta natyra i paracakton disa qėnie, pėr tė cilėt e shumta qė mund tė bėjnė nė jetė, ėshtė t'u thurin bejte prej servili diktatorėve dhe diktaturave, ndėrsa nė demokraci nuk mund tė bėjnė mė tepėr se sa tė ndyjnė.
    Shpreh gjithashtu njė keqardhje tė thellė qė nė njė vend demokratit dhe mikpritės si Zvicra, me alpet me ngjyrė tė bardhė tė pėrjetėshme ka edhe fosile me ngjyrė tė zezė tė pėrjetėshme, qė nga "fabrikat" e tyre tė ndryshkura nxjerrin prodhime tė ndyra prej letre, siē ėshtė edhe rasti i shkrimit mė 20 korrik 2005 botuar nė "Bota Sot".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tani ti e di o Shijaks se e do rregulli qe per te te kuptuar ty plotesisht te kemi rast ti degjojme "te dyja kembanat" kur thot populli..
    Pra ..sille mos perto dhe krejt shkrimin e BOTA Sot-it.. e pastaj te bejme gjykimin.. sepse kush vete tani ne banhof te Mynshenit ta gjeje BOTA Sot-in ..

    Shijaks..

    po si more djale nuk shprehe nje fjale keq ardhjeje ti kur ne shekullin 2005 mbas Krishtit u vra nje Gazetar..pra nje Koleg i joti.. sikurse eshte rasti " Bardhyl"..

    e di cdo te thote kjo?

    qe ti jo rastesisht je futur ne lukunin e anti-Bota Sot-ave..

    Nejse..

    sille pra Shkrimin anti-Veli ne BOt te Sot-it qe te te themi ndonji fjale..

    Cdo te mire..der athere..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    "Mėrgata e Qyqeve" sheh ėndėrra me kamikazė !

    Brari ka te drejte!


    Zoteri M.Veli


    Nje intelektual si ju,ne kushte te tilla,do sillte me pare artikullin e plote te
    Botes Sot,dhe perfundi do vendoste letren e zonjes Sarah Bray !

    Ateher,vet lexuesi do vinte ne perfundim dhe do i gjykonte te padrejtat
    njeherit ti do kurseheshe nga shprehjet e tilla qe nuk i pershkojne nje
    intelektuali ne replika te tilla.

    Dyshoj ne egzistimin e emrit Sarah Bray,dhe ne nje artikull si ky!

    Mgjth, une mund te jem ne gabim
    po nuk e deshmove te kunderten!


    Respekt
    rtp-ja




    ps."Mėrgata e Qyqeve" sheh ėndėrra me kamikazė !
    Muhamed Veliu
    Keshtu titullohej ky artikull ne disa forume te tjera!?
    Nuk kuptoj pse nderrohet titulli i origjinalit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 12-08-2005 mė 09:57
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet nė Bllog
    17
    Muhamed, ben mire te sjellesh artikullin e Bota Sot qe ta lexojme e ta gjykojme, ashtu sic kemi lexuar e gjykuar plot artikuj qe ti ke sjelle ne kete forum, disa prej tyre me vlera, dhe disa prej tyre pa vlera, disa prej tyre tabloide angleze te perkthyera ne shqip per nje tabloid shqiptar si Gazeta Shqiptare, dhe disa prej tyre lajme sensacionale pa piker vertetesie qe beheshin per qellime te caktuara.

    Mos u merzit, ky eshte vetem mendimi im.

    Ashtu sic nuk duhet te merzitesh kur dikush te thote se je njeri i afert i ambasades shqiptare ne Angli, pasi ne nje pjese te mire te shkrimeve te tyre ti na citon "Ambasadorin Robo". Pra e ke lene vete te kuptohet se sa njeri i afert je me ambasaden shqiptare, nuk eshte gazeta Bota Sot. Une nuk e lexoj Bota Sot, por lexoj Forumin Shqiptar dhe ato artikujt qe ti ke sjelle.

    Sa per rolin tend ne lidhje me lajmet mbi terroizmin, mos i hiq aq i pafajshem dhe i paanshem se nuk je i tille. Vetem pak muaj me pare, ne kete forum ti na ndricove te gjitheve me nje interviste me nje klerik islamik radikal ne Londer, qe na rrefente se kish celulat e veta edhe ne Shqiperi dhe se islamiket shqiptare "e mbeshtesnin levizjen e tyre", dhe levizja e tyre ishte ajo qe pjesa tjeter e botes e quan terrorizem.

    Prandaj mos u perpiq te shfajesohesh tani qe qeveria britanike po i debon ata kleriket qe ti intervistoje ne "intervista ekskluzive per Gazeten Shqiptare", pasi po te besh nje kerkim te thjeshte ne kete forum, i gjen te gjitha artikujt dhe shkrimet qe ti ke sjelle.

    Sa per gazeten te cilen ti je korrespondent, Gazeten Shqiptare, ajo nuk eshte nje gazete e pavarur, eshte nje tablloid qe financohet nga mafia rajonale dhe ka nje axhende te caktuar ne Shqiperi, qe ti e permbushje shume mire, me dije apo pa vetedije, me shkrimet e tua nga Londra.

    Nuk dua te te bej me faj, pasi shume gjera mund ti kesh bere pa vetedije mbi pasojat, por thjeshte mos u habit qe shume prej lexuesve te shkrimeve te tua nuk kane ndonje respekt te vecante per kendveshtrimin apo mesazhin qe shume nga keto shkrime percjellin.

    Albo

  5. #5
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Nje here e nje kohe, lexoja ''Bota Sot'', ose me mire me pelqente fjalekryqi sepse ishte nje faqe e tere . Por duke pare qe aq sa ishte fjalekryqi, ishte dhe faqja ne dispozicion te faqes se zeze te quajtur Abdi Baleta, mu shpif si gazete dhe se lexova me. Ne ate kohe, mjaftonte artikulli 124 km i gjate i Abdi Baletes qe Gazeta ''Bota Sot'' te merrte me plot merite vendin e pare si gazete antikombetare edhe pse ata krenoheshin me titullin ''Gazete Kombetare''. Me kujtohet qe shkruante edhe Mero Baze i cili ishte ''i ri'' ne ate kohe por sot eshte bere ''burre'' dhe nuk para ben gabime.

    Sot me cudit fakti qe keta arrijne te akuzojne nje gazetar te Gazetes Shqiptare per gjera te tilla (Gazete e cila mezi pret te godase muslimanet me faj e pafaj duke vene nje shkrim te gjere sa nje gome Perlini per nje keqberes qe rastesisht i takonte besimit musliman).

    Nese duhet kritikuar zoti Veliu, duhet kritikuar sepse ai se bashku me korrespondentet e gazetaret e tjere, i ndajne shqiptaret ne copa! Nese ''Pali'' ka bere nje krim sot, neser e ka radhen ''Ismaili'' por s'duhet shkruar me larg se emri dhe mbiemri i tij sepse krime ne emer te fese nuk jane bere dhe nuk do behen ne Shqiperi. Ndoshta asgje nuk kemi ne vije, por super tolerancen fetare e kemi si rralle vend ne bote.

    Ne fund te fundit gazetat jane sa per te kaluar kohen e tepert dhe mua personalisht nuk me verbojne sado te flasim kundra komunitetit fetar me te madh ne Shqiperi sepse ky komunitet asnje dem nuk i ka sjelle vendit (pervec ndonje gabimi te vogel brenda komunitetit ne fjale) por sic duhen respektuar ata qe kane mbajtur fene e te pareve, duhet respektuar gjithashtu edhe muslimanet shqiptare sepse ishin dhe jane shumice dhe ne, pakicen s'na kane shkelur asnje here ne histori edhe pse shume here kishin mundesi ta benin.

    Nese ka nje perqindje shume te vogel, ''tip ektremistash'', nuk do te thote ''ALARM se perfunduam ne shktretetire'' sepse kombin e perfaqesojne shqiptare ''qe nuk kane fe''. Nuk eshte shqiptar Abdi Baleta dhe as njeri i ''krahut tjeter'' qe sme kujtohet emri. Keta monstra qe kerkojne te na veshin me 4-5 flamuj fetar dhe te na percajne duhen injoruar dhe kete e bejne me se miri shqiptaret sepse jane te gjithe vellezerit te nje gjaku dhe nese ''Profetet'' egzistuan, ata nuk erdhen ne kete bote per vellavrasje por per dashuri, edhe kete gje e dine shqiptaret


    P.S: Me falni per daljen pak a SHUME nga tema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bianconero : 13-08-2005 mė 15:41
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ja dhe nje artikull tjeter i repertorit tend potencues. (meqe GSH eshte gazete qe e pelqen arredimin e fjalorit te saj me terminologjine moderne duke i inseruar si fjale ne sentencat e saja(gazetareve) qe ne te shumten e rasteve jane pa lidhje)

    -----------------------------------------------------------

    Intervista/ Flet studiusi nė Britani, Gėzim Alpion

    Nga Londra, Muhamed Veliu

    Bamirėsja shqiptare e Kalkutės, Nėnė Tereza, e "manipuloi" median pėr interesa tė saj. Ndėrsa media qė prodhon famozė pa hesap, e ngriti portretin e Gonxhe Bojaxhiut nė atė lartėsi sa mund tė thuhet tashmė qė "Nėnė Tereza ishte njė ikonė e medias". Kėshtu thotė dr. Gėzim Alpion, lektor nė universitetin e Birmingamit, i cili nė fund tė qershorit do tė udhėtojė pėr nė Kaltuta tė Inidisė, ku do tė mbajė disa leksione nė njė nga kolegjet katolike mė prestigjioze tė atjeshėm, atė tė St. Xavier, pikėrisht mbi kėtė ēėshtje. Nė njė intervistė ekskluzive nga Birminghami, pėr "Gazetėn Shqiptare", dr. Gėzim Alpion tregon detajet e udhėtimit nė Indi, ku thotė se vizita e parė do tė jetė nė vendin ku prehet Nėnė Tereza, figura sė cilės i ka kushtuar disa vite studimi.

    Si lindi ideja pėr tė vajtur nė Indi dhe tė jepni kėto leksione?

    Nė fillim tė kėtij viti dr. Aroup Chatterjee, njė ekspert i figurės sė Nėnė Terezės, i cili ka qenė nė dijeni tė studimit tim qė nė vitin 2003, mė prezantoi nė Kolegjin Katolik St. Xavier nė Kalkuta, dhe Fr P. C. Mathew, SJ, Principali i kėtij institucioni prestigjioz, i cili ėshtė themeluar nė vitin 1860, me dėrgoi njė ftesė pėr tė mbajtur disa leksione pėr Nėnė Terezėn. Ftesa u mirėprit nga Departamenti im i Sociologjisė dhe Universiteti i Birminghamit, tė cilėt mė krijuan kushtet pėr ta kryer vizitėn.

    Ndiheni i lumtur qė do tė shkelni nė vendin e shenjtores shqiptare Nėnė Tereza?

    India ėshtė njė ndėr vatrat e lashta tė civilizimit botėror dhe vizitėn time atje e konsideroj si njė privilegj, ashtu siē e konsideroj veten me shumė fat qė nė njė moshė relativisht tė re pata mundėsinė te shijoj kulturėn e lashtė egjiptiane gjatė viteve tė studimeve tė mija nė Universitetin e Kajros. Njė ndėr arsyet se pėrse Nėnė Tereza zgjodhi pikėrisht Kalkutėn si vend i peligrinazhit tė saj ishte jo thjesht se India ishte vend i 'prapambetur' dhe i 'varfėr', po edhe pse India ėshtė njė vend i lashtė. Po ashtu, Nėnė Tereza u frymėzua nga shembulli dhe letrat e disa misionarėve katolikė nga Ballkani, tė cilėt kishin shkuar para saj pėr tė shėrbyer nė Indi. Me fjalė tė tjera, nė studimin tim unė e shikoj vendimin e Nėnė Terezės pėr tė jetuar dhe punuar pėr 69 vjet nė Indi, si njė pėrpjekje nė kohėt moderne pėr tė mundėsuar vazhdimėsinė e komunikimit midis Indisė dhe Perėndimit, komunikim qė nė disa raste e ka pasur gjenezėn nė Ballkan dhe Shqipėri.

    Me sa interes priten leksionet tuaja atje?

    Miqtė e mi Perėndimore dhe indianė nė Kalkuta mė kanė informuar rregullisht gjatė javėve tė fundit se media indiane, intelektualėt dhe botuesit indianė janė shumė tė interesuar pėr turneun e leksioneve. Interesimi nė leksionet e mija ėshtė si rezultat i famės sė Nėnė Terezės nė Indi, famė e cila nuk ėshtė venitur pas vdekjes sė saj nė vitin 1997, si dhe i punės sė palodhur tė Fr Gaston Roberge, drejtuesi i Departamentit tė Medias nė Kolegjin e St. Xavier pėr ta promovuar vizitėn time sa mė gjerė nė Indi. Sipas Fr Roberege, shumė gazeta indiane kanė kėrkuar intervista ekskluzive dhe me sa di unė do tė ketė dy konferenca shtypi. Mediat indiane janė tė interesuara nė leksionet e mija jo vetėm se unė jam nga vendi i Nėnė Terezės, po ndoshta edhe nga statusi ndėrkombėtar i Universitetit te Birminghamit.

    Kush do t'i ndjekė kėto leksione?

    Pavarėsisht se "St Xavier" ėshtė institucion katolik, leksionet do tė ndiqen jo vetėm nga misionarėt katolikė Perėndimorė dhe katolikėt e kristianėt indianė, po edhe nga studentėt e Kolegjit, tė cilėt janė tė feve tė ndryshme. Nė leksione do tė ketė admirues dhe kritikė tė Nėnė Terezės nga bota e medias, kulturės, politikės dhe institucioneve arsimore, veēanėrisht Universiteti i Kalkutės. Pėr mua ėshtė kėnaqėsi e madhe qė nė leksion do tė vijnė edhe disa nga motrat dhe vėllezėrit e urdhrit "Missionaries of Charity", (Misionarėt e Bamirėsisė) qė Nėnė Tereza themeloi nė vitin 1950. Pjesėmarrja e tyre pėr mua ėshtė me shumė rėndėsi, pasi studimi im ėshtė i balancuar, pra nė libėr ka vlerėsime, por edhe analizė kritike tė figurės sė Nėnė Terezės, gjė qė nuk ėshtė pritur shumė mirė nga disa admirues dhe kritikė tė Nėnė Terezės si nė Perėndim ashtu edhe nė Indi.

    Nė ēfarė aspekti tė jetės sė Nėnė Terezės do tė ndaleni mė shumė gjatė leksioneve dhe pse?

    Mė shumė nė leksionet qė do tė mbaj nė Kalkuta do tė ndalem nė rolin qė "Revolucioni Grafik" luajti dhe vazhdon tė luajė qė nga shekulli i 19-tė e deri tani pėr inkurajimin dhe promovimin e 'celebrity culture' (kulturės sė tė famshmėve) nė Perėndim, si dhe nė disa aspekte tė famės mediatike tė Nėnė Terezės, pėr tė theksuar se ku dhe sa ndryshon ajo nga njėrėz tė tjerė tė famshėm tė shekullit tė 20-tė. Po ashtu, njė rėndėsi tė veēantė do t'i kushtoj rolit shumė pozitiv qė prindėrit Nikolla dhe Drane, si dhe ambienti multietinik, multifetar dhe multikulturor nė Shkup pati tek Agnes Gonxhe Bojaxhiu nga 1910-1928, periudhė qė biografėt dhe hagiografėt e Nėnė Terezės, si nė Ballkan, Perėndim dhe Indi, e trajtojnė pėrciptazi ose e kanė injoruar plotėsisht. Pėr mendimin tim, studimi i kėsaj periudhe tė jetės sė Nėnė Terezės ėshtė i rėndėsishėm jo pėr tė 'lajkatuar' krenarinė tonė kombėtare, por pėr tė promovuar disa vlera shumė pozitive tė kombit shqiptar dhe tė fqinjėve tanė nė Ballkan.

    Pėrveē kolegjit St. Xavier a do tė keni vizita nė kolegje apo universitete tė tjera nė Indi?

    Vizitėn e parė nė Kalkuta do ta bėj tek varri i Nėnė Terezės. Po atė ditė do tė takohem me disa vallezėr dhe motra tė Nėnė Terezės. Nė mbrėmje do tė kem njė takim me njė botues. Ditėt e tjera pėrfshijnė vizita nė institucione tė tjera arsimore, mediatike dhe botuese.

    A parashikoni eksperica tė kėtij lloji nė vende tė tjera tė botės, ku ka interes pėr figurėn e Nėnė Terezės?

    Deri tani pėr studimin mbi Nėnė Terezėn kam zhvilluar leksione dhe biseda nė Universitetin e Birminghamit, Universitetin e Kingston, University College nė Londėr, si dhe nė Universitetin e Prishtinės. Para disa muajsh mora pjesė nė njė program tė xhiruar nga njė rrjet televiziv amerikan nė Los Angeles, ku fola pėr aspekte tė ndryshme tė studimit tim pėr Nėnė Terezėn.

    Nė ē'fazė gjendet libri juaj "Mother Teresa, The Media and Sainthood"?

    Libri ėshtė pothuajse i pėrfunduar, por meqė nė Indi do tė mėsoj gjėra tė tjera pėr Nėnė Terezėn, me botuesin kemi rėnė dakord qė studimin ta dorėzoj pėr botim nė fund tė tetorit tė kėtij viti.


    Biografia

    Kush ėshtė Gėzim Alpion

    Dr. Gėzim Alpion ka lindur nė vitin 1962 nė qytetin e Peshkopisė. Pas pėrfundimit tė arsimit tetėvjeēar nė Peshkopi, nė vitin 1977 filloi studimet nė Tiranė nė Shkollėn e Mesme tė Gjuhėve tė Huaja 'Asim Vokshi', ndėrsa nė vitin 1983 studimet nė Fakultetin e Filologjisė, Departamentin i Gjuhės Angleze, nė Universitetin e Tiranės, studime tė cilat i ndėrpreu nė fund tė vitit tė dytė, pėr tė studiuar gjuhėn dhe letėrsinė angleze nė Universitetin e Kajros. Nė Kajro studioi pėr "Bachelor of Arts" nga viti 1985-89 dhe pėr titullin Master of Arts nė Studimet Angleze nga viti 1990-93. Qė nga vendosja e marėdhėnieve diplomatike midis Shqipėrise dhe Anglisė nga Kajro aplikoi nė katėr universitete nė Britaninė pėr tė zhvilluar temėn studimore qė pati filluar nė Egjipt nė vitin 1991. Tė katėr universitetet: ai i Edinburgut, Lidsit, Notinghamit dhe Durhamit, e pranuan. Ai zgjodhi Durhamin, ku vazhdoi studimet pasuniversitare pėr Master of Arts nė veprat e James Joyce dhe D. H. Laėrence dhe pak muaj mė pas Universiteti vendosi qė studimin t'a kalojė pėr doktoratė. Titulli Doktor nė Filozofi pėr studimin mbi 'Imazhin e Artistit nė Rini' nė veprat e D. H. Lorencit iu akordua nė vitin 1997.

    G.Shqiptare







    PS: Te fala Alpionit meqe ra fjala. Apo mos e ka Eduardi I tani ne traditen e lashte ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 13-08-2005 mė 15:52
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    NjĖ Skandal I AmbasadĖs Shqiptare NĖ LondĖr

    Hi Brari.
    Me fal per vonesen ne dergimin e artikullit, kam qene me pushime.
    Per sa i perket kometit te Albos, nuk me vjen aspak cudi te lexoj te tilla prockulla, packa kam patur nje respekt per personin e tij, por ja qe Albos i pelqen te jete ne maje te piramides dhe te na japi medn. Ske ci ben mungese modestije apo shenje fodull-lleku.


    BOTA SOT

    Aspekte 20 Korrik 2005

    NJĖ SKANDAL I AMBASADĖS SHQIPTARE NĖ LONDĖR

    Shkruan Janifer Partosh.

    Nė njė nga numrat mė tė fundit, tė gazetės Daily Mail,shpaloset njė nga ato ngjarjet misterioze tė Shqipėrisė, qė tė bėn edhe njėherė qė tė mendosh mė seriozisht pėr identitetin civilizues tė kėtij vėndi: Njė shqiptarė qė thotė se ėshtė njė ndėr gazetarėt mė tė njohur tė vėndit tė tij,me emrin muhamed Veliu, me manim nė Londėr, i njohur pėr lidhjet e ngushta me komunitetin islamik tė Pakistanit, bėhet njė nga personazhet mė tė fundit tė aktit terrorist tė shpėrthimit nė metrotė e kryeqytėtit Britanik.

    Muhamed Veliu thotė se ėshtė gazetar i tė sė pėrditshmes sė Tiranės(Gazeta Shqiptare), njė gazetė e njohur pėr lidhjet jo aq tė qarta tė saj me nomenklaturėn e dikurshme komuniste shqiptare e njėkohėsisht me qarqe tė majta tė politikės italiane. Por prirjet pro italiane tė gazetės ku bashkėpunon ky shqiptarė mysliman, nuk e ka penguar atė qė tė jetė i lidhur ngushtė me komunitetin pakistanez tė Londrės. Duket se origjina islamike e Muhamed Veliut ka qėnė mė e fortė nga ndjenja e detyrės sė tij.

    Ai bashkėpunon me Scotland Yardin,pėr ti paditur shqiptarėt e tjerė qė janė paraqitur, po ashtu si ai vetė,nga Kosova. Pėr ca kohė madje bashkėpunon edhe me gazetėn SUN pėr tė zbuluar krimin e organizuar shqiptarė nė Britaninė e Madhe,duke arritur tė fusė nė burg shumė bashkėatdhetarė tė vet tė cilėt I paraqet si kriminelė.

    Zelli i jashtėzakonshėm i tij pėr tė inkriminuar bashkėvendasit e vet ka bėrė qė nė rrethet e gazetės Sun tė njihet nofkėn Akrepi. Por dhe ky bashkėpunim i ngushtė me Scotland Yardin dhe me gazetėn Sun, nuk e bėjnė atė qė tė heqė dorė nga thirrja e paevitueshme e origjinės islamike: terroristi Mohamed Sidikue Khan, mė vrasėsi nga katėr terroristėt e metrosė sė Londrės, ka qėnė njė mik i ngushtė i shqiptarit qė ngul kėmbė tė jetė njė nga gazetarėt mė tė njohur tė Shqipėrisė.

    Deri kėtu miqėsia e dy islamikėve nga dy vėnde tė ndryshėme nuk do tė pėrbėnte ndonjė kuriozitet frymė ndaluese nėse nė historinė e shqiptarit nuk pėrfshihet edhe ambasada e vėndit tė vet e kėsi soi nė kėtė thriller nuk do tė gjenim disa personalitete tė politikės shqiptare.

    Mohamed Veliu mėsohet tė ketė patur lidhje tė ngushta me qeverinė e shtetit tė vet,falė mimpative tė thella pėr Qeverinė soicialiste tė Fatos Nanos e pėr disa arsye tė lidhjeve tė vjetra me policinė shqiptare. Kėsisoi ai qė nė fillim ka qėnė i gjithėgjendshėm nė ambientet e ambasadės shqiptare tė Londrės.



    Besohet se shqiptari musliman e ka future terroristin e ardhshėm pakistanez nė ambasadėn shqiptare duke i siguruar njė takim imtim me ambasadorin e kėtij vėndi, Kastriot Roshi .Gjithmonė sipas gazetės britanike Daily Mail Mohamed Siqikue Khan mund tė jetė takuar me ambasadorin shqiptarė andej nga shkurti I kėtij viti. Gazetari shqiptarė madje I ka premtuar pakistanezit terrorist njė takim me ministrin e jashtėm shqiptarė Kastriot Islamin.

    A ka qėnė Mohamed Sadikue Khan nė Shqipėri? Njė agjent sekret shqiptarė, aktualisht student i gazetarisė nė Tiranė,qė nuk pranon qė tė paraqesė identitetin e vet, thotė se gjatė kohės qė ka qėnė i implikuar nė trafikimin e drogės dhe prostitucionit ėshtė takuar nė Londėr me pakistanezin terrorist, nė prani tė ambasadorit Roshi, e tė mikut tė vet, gazetarit Muhamed Veliu. Agjenti sekret shqiptarė thotė se trafikimin e drogės e ka bėrė nė lidhje tė ngushtė me njė shoqatė pakistaneze e quajtur Vlazėria Islamike.Madje, sipas agjentit sekret, sapo Mohamed Sidikue Khan ka mėsuar se emri i ministrit tė jashtėm shqiptarė ėshtė Islami, ai i ka thėnė ambasadorit shqiptarė se ai beson se njė ministėr me njė emėr tė tillė nuk ka pėr ta zhgėnjyer kurrė. A ka qėnė Mohame Sidikue Khan nė Shqipėri? Sipas agjentit sekret tė Tiranės, aktualisht me misionin student gazetarije nė Tiranė, kjo mundėsi nuk pėrjashtohet,po tė kihet parasysh se terroristi i ardhshėm, e ka vizituar ambasadėn shqiptare, gjithmonė nė shoqėrinė e Mohamed Veliut, dhe katėr herė tė tjera, gjatė periudhės Mars-Maj 2005.

    Vetė gazetari Mohamed Veliu nuk e pėrgėnjeshtron miqėisnė e ngushtė me pakistanezin vetėvrasės, por sipas tijė, “shoqėria e tyre thjeshtė ka qėnė e mbėshtetur nė bindjet e forta islamike pėr tė cilat ai ndjehet krenar,e nuk ka tė bėjė asgjė me politikėn2.

    Sipas njė burimi konfidencial qė del nga vetė ambasada shqiptare e Londrės, kjo ambasadė, nė fundin e muajit maj tė kėtij viti ka njoftuar ministrinė e jashtėme tė vėndit tė vet pėr “njė biznesmes tė fuqishėm pakistinez i cili paraqet interest ė madhe pėr Shqipėrinė. Mendimi ynė ėshtė qė ai tė takohet me kryeministrin”. Nuk ėshtė e qartė nėse referenca “biznesmeni i fuqishėm pakistanez” nėn kupton terroristin Mohamed Sidikue Khan.

    Nė vitin 1997, presidenti Sali Berisha u akuzua nga kundėrshtarėt e vet politikė si njė fundamentalist musliman. Deri nė vitin 2005 akuza tė tilla duken qartė tė kėnė qėnė inskenime tė mirėllogaritura tė komunistėve shqiptarė pėr tė fituar kredibilitete tek perėndimorėt… Cizmja duket se ėshtė nė kėmbėn tjetėr.

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •