Gazeta Bota Sot mashtrim me kamikazė
Nga Muhamed VELIU
Redaksia e gazetės "Bota Sot" nė Zvicėr, me anė tė njė shkrimi sensacional tė botuar mė 20 korrik 2005 me titull "Njė skandal i Ambasadės shqiptare nė Londėr", ka ndėrmarrė njė shpifje tė rrezikshme ndaj personit tim, madje pėrsėri nė mėnyrė tė rrezikshme thotė qė shkrimi ėshtė publikuar edhe nga gazeta prestigjoze kombėtare angleze "Daily Mail" me autore Janifer Partosh.
Pas interesimit zyrtar nga "Gazeta Shqiptare", Zonja Sarah Bray pranė zyrės sė editorit tė gazetės "Daily Mail" me anė tė njė e-mail hedh poshtė kategorisht pretendimet e "Bota Sot" se shkrimi fillimisht ėshtė publikuar nė "Daily Mail", dhe se njė gazetare me emrin Janifer Partosh nuk ekziston nė stafin e gazetės londineze. Kurrė nuk kam dėshiruar dhe nuk ėshtė nė formimin tim tė futem nė debate tė kėtij lloji, porse nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė akuzė shumė serioze. Sipas shkrimit tė botuar nė "Bota Sot", thuhet se unė Muhamed Veliu, korrespondent i "Gazeta Shqiptare" nė Londėr paskam patur mik njė nga katėr terroristėt kamikazė qė shkaktuan vdekjen e dhjetra njerėzve tė pafajshėm nė metrotė e Londrės mė 7 korrik 2005. Nė vazhdim, sipas "Bota Sot" unė qėnkam edhe mik i ngushtė i njė shoqate islamike pakistaneze duke patur lidhje tė ngushta me komunitetin pakistanez nė Londėr, por njėkohėsisht unė paskam edhe lidhje me policinė londineze "Scotland Yard", me gjykatat, ambasadat etj. Gjithnjė sipas "Bota Sot" terroristi pakistanez Mohamed Sidikue Khan, na paska realizuar me ndihmėn e mikut tė tij Muhamed Veliu, edhe disa takime nė ambasadėn shqiptare nė Londėr me ambasadorin, po ashtu pėr pak gjė mund tė ishte realizuar njė takim i Khan me ministrin e Jashtėm shqiptar, Zotin Kastriot Islami.
Nė vazhdim tė shkrimit "Bota Sot" u rrėfen lexuesve tė saj se ky gazetari shqiptar, Muhamed Veliu, na paska bėrė namin duke futur shumė shqiptarė nė burgjet angleze, sepse ka mundur t'ju mbushė mėndjen gjykatėsve anglezė se kėta "shumė" shqiptarė na qėnkan kriminelė.
Ēfarė kontributi tė shquar po i japin shtetit anglez kėta zotėrinjė nga Zvicra! Britania e Madhe do t'ju jetė pėrjetė mirėnjohėse qė ju zotėrinj botues tė "Bota Sot", zbuluat mikun e ngushtė tė terroristit kamikaz, Mohamed Sidique Khan dhe takimet e fshehta nėpėr ambasada. Sa punė e shkurtuar pėr strukturat e antiterrorit dhe shėrbimet sekrete mė tė mira tė Botės. Dhe mė nė fund shqiptarėt zbuluan dhe u servirėn nė pjatė tė argjendtė anglezėve edhe tė parin terrorist shqiptar qė do tė njihet nga historia, pasi nuk di tė ketė patur ndonjė tjetėr para meje.
Gjithsesi duke vėnė nė punė kujtesėn unė e kam njė ide tė qartė pėrse ėshtė pėrpiluar me kujdes njė shpifje e tillė dhe cilėt janė ata qė u kujdesėn tė botohet nė "Bota Sot", gazeta qė nė njė tė ardhme tė afėrt do ti duhet tė pėrballet me mua nė gjykatėn e lartė angleze ku gjykohen raste shpifjes tė publikuara nė gazeta qofshin kėto angleze apo tė huja si "Bota Sot" qė shiten nė Londėr. Pėrgjatė punės sime si korespondent i "Gazetes Shqiptare" ne Tirane, "Iliria" ne USA,"Bota Shqiptare" ne Itali, "Tribuna" ne Greqi, "Koha Ditore" dhe "Express" ne Prishtine, unė nuk e kam patur shumė tė vėshtirė tė dalloj hijenat qė kanė mbetur tė pėrfshira dhe tė demaskuara nė shkrimet e mia korrekte, pėr shkak tė inkriminimit tė tyre.
Njė tablo mė tė qartė kam para syve edhe pasi vėzhgoj personat e tjerė tė goditur nė shkrim krah meje. Pra jam unė, njė gazetar qė me anė tė punės sime nė Angli kam raportuar ngjarje ku protagonistė janė disa grupe kriminale tė prostitucionit duke investiguar pėr BBC e ndonjė gazetė tjetėr tė pėrmasave ekuivalente. Nė shkrimin e "Bota Sot" pėrmendet edhe emri i liderit tė PD, Sali Berisha ku thuhet se: "Nė vitin 1997 presidenti Sali Berisha u akuzua nga kundėrshtarėt e vet politikė, si njė fondamentalist musliman.
Deri nė vitin 2005 akuza tė tilla duken qartė tė kenė qėnė inskenime tė mirėllogarituara tė komunistėve shqiptarė, pėr tė fituar kredibilitete tek perėndimorėt Ēizmja duket se ėshtė nė kėmbėn tjetėr". Pra autorėt e shkrimit veē goditjes sime synojnė tė rahabilitojnė sipas dritėshkurtėsisė sė tyre edhe liderin e tyre shpirtėror. Pa u kujdesuar aspak qė pėrzierjen e emrit tė tij nė kėtė histori ta bėjnė me takt, apo tė paktėn duke marrė njėfarė autorizimi. Njė psikopati qė rrjedh prej faktit se kėta persona ende kujtojnė se janė qendra e Botės, nė njė kohė kur ajo i ka lėnė pas si fosile tė harruara.
Duke e lidhur emrin tim me terrorizmin zotėrinjtė nė fjalė janė duke ndėrmarrė njė mision shumė tė rrezikshėm. Pasi e lodhur nga gjyqet e pagesat qė janė bėrė deri tani stafi i gazetės "Bota Sot" mund tė bėjė publike, duke u lėnė nė duar shpifjen autorėve tė vėrtetė. Kjo jo pėr faktin se gazeta "Daily Mail" nuk e ka botuar njė shkrim tė tillė dhe pėr kėtė ka bėrė sqarimin e duhur nė adresėn time elektronike dhe tė redaksisė sė "Gazetės Shqiptare". Ndėrkohė zotėrinjtė qė synojnė denigrimin tim, -nuk ėshtė tentativa e parė, - harrojnė se "Scotland Jard" apo edhe ndonjė strukturė tjetėr e drejtėsisė angleze nuk niset nga shpifjet pėr tė bėrė njė hetim, qė nė kėtė rast objektivi, sipas dėshirės sė madhe tė autorėve tė kėtij shkrimi, do tė isha unė. Pasi nga thashethemet vetėm ish-Sigurimi i Shtetit Shqiptar fuste njerėz nė probleme me drejtėsinė.
Nė pėrfundim desha tė shtoj edhe diēka. Pyes veten si ėshtė e mundur qė mbijetojnė nė kėtė botė shpifės tė tillė. Pėrgjigjen ma jep njė shkencėtar i shquar afrikan, i cili thotė se "nė botėn ku jetojmė ka edhe qėnie biologjike qė mbijetojnė me jashtėqitjet e tyre".
Por habitem edhe me faktin se si shpifje tė tilla gjejnė dritėn e botimit. Unė jam nė moshė shumė vite mė i ri dhe do tė jetoj mė tepėr duke parė edhe vyshkjen pėrfundimtare tė ndonjė zotėrie me thinja, qė hap dritėn jeshile pėr botimin e shkrimeve tė tilla. E thotė shumė bukur diku shkrimtari i nderuar Besnik Mustafai: "Njeriu duhet tė dijė me u thinj". Apo ndoshta natyra i paracakton disa qėnie, pėr tė cilėt e shumta qė mund tė bėjnė nė jetė, ėshtė t'u thurin bejte prej servili diktatorėve dhe diktaturave, ndėrsa nė demokraci nuk mund tė bėjnė mė tepėr se sa tė ndyjnė.
Shpreh gjithashtu njė keqardhje tė thellė qė nė njė vend demokratit dhe mikpritės si Zvicra, me alpet me ngjyrė tė bardhė tė pėrjetėshme ka edhe fosile me ngjyrė tė zezė tė pėrjetėshme, qė nga "fabrikat" e tyre tė ndryshkura nxjerrin prodhime tė ndyra prej letre, siē ėshtė edhe rasti i shkrimit mė 20 korrik 2005 botuar nė "Bota Sot".
Krijoni Kontakt