Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Wild Maska e unneceSsary
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21

    Mendimi juaj per Turbo Folk

    Viteve te fundit,degjojme shum emra te ri kengetaresh te cilet "kendojne" ne zhanrin Turbo Folk ndoshta te nxitur nga muzika turke, rome, indiane ose..., edhe perkunder kualitetit te muzikes dhe aftesive artistike qe permbajne keto kengetar eshte fakt se ata gezojne nje popullaritet te madh ne shtresa te ndryshme te shoqeris e sidomos ne bashkekombasit tane qe i kemi jashte shtetit, edhe pse per ndonji mund te duket e padiskutueshme kjo teme, une jam i bindur se meriton nje "analizim".
    Valle, a eshte muzike kjo, cka ka te beje me kulturen shqiptare, cfar ndjenje ngjall kjo muzike tek adhuruesit? A eshte kjo nje devijim i shoqeris ose.. ju lus te jepni mendimet tuaja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga unneceSsary : 09-08-2005 mė 15:39
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    unneceSsary, turbofolku eshte "mani" dhe semundje e tere Ballkanit. Nuk duhet ketu te futeb vetem shqiptaret. Eshte muzika e vetme qe ballkanasit e ndjejne me me kenaqsi, sepse ka rritem, ka ze te larte, dhe eshte muzike qe kerkohet ne tregun e muzikes. Por fatkeqsisht ne shqiptaret si me vonese jemi duke kaluar kete faze sepse fqinjet tane si bullgaret, serber, kroatet, rumunet apo edhe greket kete e kane kaluar para 90-tave.

    PS:
    Ke degjuar sa kosovare ka pasur ne koncertin e Cecės-(Bisha e TurboFollkut Ballkanik) ne Shkup para 1 muaji, kur hyrja ka qene reth 30 euro.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Wild Maska e unneceSsary
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    Eshte fakt qe eshte i tere Ballakani i infektuar me kete lloj muzike, veq sa per:
    sepse ka rritem, ka ze te larte, dhe eshte muzike qe kerkohet ne tregun e muzikes.
    besoj se kjo muzike nuk ka vlera artistike dhe, dhe nese kerkohet ne treg ajo ndosh vetem ne ballkan, eshte e njejte si Hip-Hop dhe Rap ne SHBA, kete muzik e degjojne shtresat me pak te arsimuara te vendit, ajo (turbofolk) mbjell veq dhimbje, i afron njerezit me alkoolin, drogen, dhe shume devijime tjera sociale.
    Ne ballkan edhe pse jetojne me shume popuj, ata kane kulture gati te njejte, si fajtor kryesor une do ti kisha quajtur jo adhuruesit e kesaj muzike por ata qe e "producojne" ose e kopjojne prej muzikes se vendeve tjera, jane produksionet muzikore shqiptare qe bejne nje pune jokualitative ku qellimi i perfitimit vendoset mbi te gjitha, mbi vlerat artistike, se fundja muzika eshte art.
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  4. #4
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    UnneceSsary , nje teme mjaft interesante dhe e diskutueshme . Une jam definitivisht kunder kesaj "muzike " nes emund ta quajme te tille se eshte mekat , kjo nuk eshte art por shemti .
    Ne Kosove dhe viset tjera shqiptare ka mjaft kesi "KENGETERAESH TE TALENTUAR " qe e producojne kete muzike kurse per Mal tei i qofte "hallall" Gjyste Vules se e ngrata i zbrazi xhepat e mergimtareve qe po shkojne per verime ne Ulqin .
    ArsGothicė

  5. #5
    Wild Maska e unneceSsary
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita
    UnneceSsary , nje teme mjaft interesante dhe e diskutueshme . Une jam definitivisht kunder kesaj "muzike " nes emund ta quajme te tille se eshte mekat , kjo nuk eshte art por shemti .
    Ne Kosove dhe viset tjera shqiptare ka mjaft kesi "KENGETERAESH TE TALENTUAR " qe e producojne kete muzike kurse per Mal tei i qofte "hallall" Gjyste Vules se e ngrata i zbrazi xhepat e mergimtareve qe po shkojne per verime ne Ulqin .
    Flm qe e perkrah mendimin tim, dhe i ftoj te gjithe qe t'i injorojne keta "kenge" dhe "kengetar" se veq na ulin vlerat kombetare- kulturore.
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Eshte e pamunder te injorohen keto kenge, sepse aq kemi kapacitet per te ndegjuar muzike cilesore, me lehte i kemi te ndegjojme keto sesa ato muzika apo kenge te mirefillta qe kane art.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Wild Maska e unneceSsary
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Eshte e pamunder te injorohen keto kenge, sepse aq kemi kapacitet per te ndegjuar muzike cilesore, me lehte i kemi te ndegjojme keto sesa ato muzika apo kenge te mirefillta qe kane art.
    Populli shqiptar definitivisht mund te krenohet me muzike kualitative dhe artistike, derisa kemi kapacitet te prodhojme kete muzike pse nuk paskemi kapacitet qe ta degjojme, ju lutem ata jane vetem nje pjese do ti quaj te estrdades te cilet na nysin muziken po edhe kulturen ne pergjithesi, se kemi neve boll kenge e kengetar te mir, veq me vjen keq se dikush qe ka vlera ne vendin tone arin te afirmohet dhe te krahajsoj veten me te tjere.
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    unneceSsary, te uroj suksese ne misionin tend per te eleminuar nga kokat shqiptareve turbofollkun por te them dicka se do te mbetesh i zhgenjyer kur ne fund do te dalish pas asnje rezultat konkret sepse dicka qe te eshte ngujuar ne koke me vite eshte teper veshtire te hjeket nga mendja aq shpejt dhe aq lehte.

    E dije se meritojme me shume ne, por cka me bere se shumica ndegjojne turbofollk dhe tallava.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Wild Maska e unneceSsary
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    Davius, une qe nga fillimi e di se nuk mund te eliminoj e as ti imponoj dikuj diqka te tille, mirepo secili nga ne permban pergjegjesi per kulturen tone.
    Nese une e ti e me shume tejere fillojm ta injorojme kete muzike. jam i sigurt se neser do tju vije fundi ketyre "serenadave" shqiptare.
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    unneceSsary, kah ana e jone thone "me nje lule s'cel pranvera" dhe kjo eshte duke na bere vaki neve. Jane te pakte ato qe duan vlere te mirefillite arti. Tek ne eshte fenomeni "follk" dhe "shund" dhe "tallava". Pyete CD Shopet cilet jane muzikat me te kerkuara dhe me te shitura dhe pyet cilet jane CD te cilat i mbulon pluhuri.

    Eshte teper veshtire te drejtosh ne rruge te mbare nje popull tere.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Wild Maska e unneceSsary
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    unneceSsary, kah ana e jone thone "me nje lule s'cel pranvera" dhe kjo eshte duke na bere vaki neve. Jane te pakte ato qe duan vlere te mirefillite arti. Tek ne eshte fenomeni "follk" dhe "shund" dhe "tallava". Pyete CD Shopet cilet jane muzikat me te kerkuara dhe me te shitura dhe pyet cilet jane CD te cilat i mbulon pluhuri.

    Eshte teper veshtire te drejtosh ne rruge te mbare nje popull tere.

    Dhe prandaj une mendoj se duhet ta luftojme kete dukuri, dhe eshte kjo arsyeja pse e kam hapur kete teme
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    unneceSsary, mos rastesishte ndegjove sonte nje kronik ne RTK ne lidhje se cka eshte muzika "TALLAVA" ... nese e ke ndjek do kishte rastin te mesosh shume gjera per mentalitetin e shqiptareve reth muzikes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    Wild Maska e unneceSsary
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    Kam ndegjuar dhe lexu shume per kete ceshtje, veq me kujtove mir se jane mediumet nje nga fajtoret me kryesor per kete ceshtje qe na ofrojne muzike te ketij lloje, kemi sa radiostacione qe te cajne koken me kesi lloje muzikash po sidoqoft shpresojme per me mire se kshtu nuk shkon
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  14. #14
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Une nuk e kuptoj dot vetedijen e nje shtrese te popullit tone :degjojne nje muzike qe me shume u zhurmon veshet se ei kenaq .... eshte per tu peshtirosur !
    Sidoqofte mendoj se edhe kjo "krize artistike " do te kalohet se jane gjeneratat e reja ato qe do te kuptojne s enuk ka art pa traditat tona kombetare !
    ArsGothicė

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Turbofolku, rryma muzikore e keqkuptuar

    Ėshtė tendenca mė e fundit e muzikės shqiptare, qė kėtė herė ka zgjedhur tė rrugėtojė nėpėr trotuare rrymash tė njohura, edhe pse tashmė u bėnė rreth dy vjet qė po lėvrohet gjithnjė e mė shumė. Mė e lehtė tė imitosh e rikrijosh? Krijohet muzikė mbi muzikė, e reja mbi tė vjetrėn, modernia mbi folklorin shqiptar. Tė krijosh nota mbi muzikėn popullore nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė, por tė ruash vlerat e saj tė pacenuara pas rikrijimit ėshtė diēka qė rrallė ndodh. Me gjithė tregun e madh qė ka gjetur kjo rrymė e re e muzikės nė vendin tonė, kėngėt e njėpasnjėshme qė dalin dita-ditės ngjasojnė si pika uji dhe asnjėra prej tyre nuk tė mbetet nė vesh pėr shumė kohė. Ėshtė mbase muzika mė jetėshkurtėr, e cila aq lehtė sa lind edhe vdes. Nė qindra albume qė mbushin vitrinat e dyqaneve tė muzikės, ku nuk duhet mohuar se secila prej tyre ka kategorinė e blerėsve tė vet, vėshtirė se gjen njė album qė vėrtetė tė ketė vlera tė rezistueshme ndaj kohės.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Turbo-folku, muzikė joshqiptare me ndikime tė huaja

    “Krahas shumė zhanreve dhe rrymave tė ndryshme qė Shqipėria nė boshllėkun e vet po zhytet, ėshtė shfaqur njė vorbull rryme muzikore qė quhet Turbo-folk. Ky boshllėk qė solli muzika nė artistė dhe ardhja e njė fryme krejt tė re dhe njerėzit duke mos qenė tė aftė tė krijojnė njė muzikė tė re qė ėshtė shumė e kėndshme, zgjedhin kėtė rrymė. Nė njė vend tė vogėl si Shqipėria, me njė larmi temash shumė tė bukura, ku unė do tė veēoja trevėn e Vlorės, shumė tė pasur. Por nėse me turbo-folk nėnkuptojmė krejt muzikėn tonė popullore, ėshtė shumė iu rėndomtė si term. Nuk mund tė bėhet turbo-folk nė sasi.Turbo-folk ėshtė vetėm nė cilėsinė e gjėrave. Nėse njė artist apo njė grup krijojnė pėr 5 vjet rresht vetėm turbo-folk, 20 materiale nė javė apo nė muaj, atėherė kemi tė bėjmė me sasi por jo me cilėsi. Dhe kjo shkon drejt nivelit zero. Me siguri njerėzit kanė tė drejtė qė t’ia urojnė njė fund kėsaj, sepse siē e kishte njė fillim do ta ketė edhe njė fund. Sa ngel kjo muzikė nė mendjet e njerėzve, kjo ėhstė njė tjetėr faktor. Unė nuk dua tė merrem me asnjė prej kėtyre dhe as nuk analizoj, por dua tė them se nė vetvete turbo-folku si rrymė ėshtė simpatik, nise ruhet sasia dhe kjo shkon pėr cilėsinė”. Ndėrsa sa i pėrket vlerave tė vėrteta tė muzikės sonė, por edhe atyre qė ne i njohim pėr vlera autentike por nė fakt kanė ndikim tė huaj, ai shprehet se: “Mos tė harrojmė se trevat tona janė shumė tė pasura. Nuk mund tė mohohen ndikimet nga kulturat e ndryshme qė e kanė pėrshkuar, meqė Shqipėria ka qenė shumė herė e pushtuar.

    Turbo-folk nuk mund tė quash njė muzikė qė s’ėshtė autentike shqiptare. Me trubo-folkun e krijuar kėtu, kur del jashtė e kupton qė nuk ėshtė turbo-folk shqiptar, por rumun, turk etj. Trevė e pastėr shqiptare pėr muzikėn ėshtė Burreli (Matit), treva e Dibrės, Skraparit dhe kėnga polifonike labe, qė ėshtė shumė e pasur dhe e pastėr. Ndėrsa me shumė ndikime janė kėngėt e Shqipėrisė sė mesme, kėnga qytetare korēare (serenatat), ose jaret shkodrane, qė janė bazuar mbi ariet e operave tė kohės, tė kompozitorėve si Verdi, Vivaldi etj. Janė treva me ndikime orientale. Po kėshtu, e pastėr ėshtė edhe muzika kosovare. Pra, nuk do tė thotė qė tė kėndosh shqip duhet tė pėrdorėsh diēka orientale. Shqipėri ėhstė edhe pjesa e trojeve jashtė Shqipėrisė, sic janė arbėreshėt e Kalabrisė, qė kanė njė muzikė krejt pa ndikime. Atėherė lind pyetja “Muzika jonė ka qenė ajo apo muzika italiane ka marrė prej tyre?”. Muzika e tyre ėhstė krejt e pazhvilluar, ka ngelur e virgjėr nė kėtė kontekst. Po ashtu, edhe shqiptarėt e Transilvanisė apo Gjeorgjisė, qė ruajnė traditėn e disa kėngėve shumė interesante. Ato janė po ashtu pa ndikime. Prandaj njerėzit qė krijojnė turbo-folk duhet tu drejtohen kėtyre trevave dhe do shohin sesa tė bukura janė ato. Janė shumė mė jetėgjata dhe sjellin vėrtet diēka tė re nė muzikė. Muzikantėt mė tė mėdhenj shqiptarė, emra me influencė edhe nė botė, nuk mbėshtetetn shumė nė turbofolk. Unė vetė kam bėrė njė material qė mbėshtetet tek muzika jonė, ku ndėrthur disa treva: atė tė Dibrės “Fusha e Korabit” dhe “Hapi sytė e zezė” tė Korēės, ndėrsa nė Vlorė kam marrė “Nė njė anė, nė njė lėndinė”. Janė tre tema qė nisen njėra nga minore nė maxhore, tjetra nga maxhore nė minore. E njėjta ndėrthurje, veēse me njė alternim shumė tė veēantė. Kėnga quhet “The crying field” (Lėndina e lotėve), njė kėngė epike e cila nė Amerikė ka fituar ēmim tė parė pėr kėngėt mė tė mira tė vitit 2006. Futja e kėtyre tre elementeve ka bėrė qė tė vlerėsohet si kėnga epike mė e mirė pėr vitin 2006. Njerėzit po tė punojnė seriozisht, cilėsia bėn punė mė tė madhe, ndėrsa sasia, bazuar tek nevoja pėr para, bėn qė edhe artisti mė i mirė tė bjerė nė paqartėsi vetjake, nga ku ėshtė vėshtirė tė dalė”.

    Kėngėtarėt e suksesshėm tė turbofolkut

    Sipas shtėpive diskografike nė kryeqytet dhe dyqaneve tė CD-ve, rryma qė po pėlqehet mė shumė dhe ka njė sukses tė madh nė muzikėn shqiptare ėshtė turbo-folku. Janė tė shumtė kėngėtarėt qė e kėndojnė kėtė lloj muzike dhe kanė bėrė emėr nė karrierėn e tyre. Kėtu mund tė pėrmendim Ponin, Marjolėn, grupi “Djemtė e Vjosės”, si dhe shumė tė tjerė tė cilėt me albumet e tyre duket se po i rezistojnė prej disa kohėsh tregut tė muzikės nė vendin tonė. Ndonėse nuk ka shifra tė sakta shitjeje tė albumeve tė tyre, ėshtė i njohur fakti se ata janė mė tė kėrkuarit nga publiku, gjė kjo qė vėrtetohet edhe nga shtėpitė diskografike. E vendosur nė tabanin e muzikės popullore, kėtu ėshtė i ndėrthurur teksti dhe muzika, ku kjo rrymė ka kėngė direkt labe, por edhe tė pėrpunuara, si zona e Mallakastrės qė turbofolkun e ka pasur pa orkestėr, ndėrsa tani ka futur edhe orkestrėn. Shumė kėngė janė tė kopjuara nga muzika sllave dhe ajo bullgare. Nė tekstet e saj i kėndohet dashurisė dhe fisnikėrisė, trajtohet tradita dhe kultura. Sipas shtėpive diskografike, njė CD me kėngė tė rrymės turbo-folk kushton 600 lekė tė reja.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #17
    Nuk e di kush eshte autori i ketij artikulli, por mu me duket se shqtesohet kot

    Filtri me i mire i artit (cdo lloji qofte ) eshte KOHA, e pse duhet te shqetesohet kaq shume per artin, pse se c'ben duhet ta fusim ne kallepe - i mire i keq, me vlere pa vlere.
    Jo me larg se para nje jave mu dha rasti te diskutoja me nje kritik arti (te mirenjohur ne vendin ku jetoj) i cili kish goxha njohuri mbi artin e ri dhe te vjeter tonin. Degjova fjalet me te mira per autoret tane,
    -Keni akoma nje shkolle te kompletuar-ishin fjalet e tij
    Sigurisht qe ne cdo vend te botes arti edhte gjithmone ekseprimentues dhe receten e suksesshme nuk e aprovojne asnjehere kritiket apo kritikat ndaj artit por koha dhe publiku.

  18. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Turbo-folku, muzika qė shkel mbi traditėn

    Vazhdojmė tė flasim pėr tendencėn e njė rryme tė re si turbo-folku dhe arsyeja e shtrimit gjatė tė njė problemi tė tillė ėshtė pikėrisht fakti i pėrhapjes sė saj masive, kur nuk dihet qartė nga tė gjithė se ēfarė vlerash pėrcjell ose jo nė tė vėrtetė kjo rrymė. Duke diskutuar me kompozitorė, kantautorė e orkestrues shqiptarė, synojmė qė debatin mbi turbo-folkun ta ēojmė nė njė nivel mė tė gjerė dhe mė specifik. Kjo pėr faktin se njė tendencė e tillė ngjall natyrshėm debat, pasi duket se nuk po kalon ende vala e fillimit, por po ndėrtohet, gabimisht, njė traditė e modifikuar mbi njė traditė tė pastėr, pėr tė cilėn vlen tė krenohemi.Nė kėtė rubrikė shpresojmė nė pėrfshirjen edhe tė komenteve tuaja, njerėz tė fushės, specialistė tė muzikės, kėngėtarė etj. Nė prononcimin e mėposhtėm pėr gazetėn “Sot” kantautori Ardian Trebicka flet rreth ndikimit tė drejtpėrdrejtė tė kėsaj rryme mbi muzikėn e pastėr shqiptare, mbi vlerėn dhe traditėn e saj. Trebicka ėshtė i njohur nė tregun muzikor shqiptar sė pari me albumin e tij “Tango”, me muzikė tė frymėzuar nga vitet ‘70.

    Ardian Trebicka, kantautori i muzikės tradicionale
    Turbo-folku dėmton tabanin popullor


    Turbo-Folku ėshtė njė rrymė e re nė tregun muzikor shqiptar, si shumė dukuri tė tjera tė shfaqura nė vitet e fundit, e cila pėr mendimin tim personal ėshtė njė rrymė qė i jep hapėsirė amatorizmit. Jo se kjo nuk mund tė kėndohet nga njė profesionist, por deri tani shembuj tė tillė kanė ardhur pa doreza. Kjo rrymė ka dėmtuar tabanin popullor shqiptar. Pėr mendimin tim, ne po kalojmė njė moment i cili mohon vlerat e vėrteta tė muzikės shqiptare dhe shkaqet janė nga mė tė ndryshmet; njė nga ato ėshtė edhe shkaku i mėsipėrm. Unė, personalisht, jam gjithmonė pėr tė renė nė muzikė, kur ajo ėshtė gjithmonė e bazuar brenda traditės dhe vlerave tona. Mund tė flitet shumė pėr kėtė problem, por nė kėtė vend asgjė nuk lėviz pėr sa i pėrket rregullit dhe mė vjen mirė qė njė pjesė e shoqėrisė shqiptare ka njė lloj reagimi pėr kėtė shtrembėrim tė folkut shqiptar. Unė shpresoj qė njė ditė shteti do tė zgjohet e do ta shikojė kėtė problem, kėtė gjini tė kėngėve dhe folkut shqiptar, me po atė prioritet qė mbron edhe amfiteatrot. Ndėrkohė qė mund tė them, se pėr tregun muzikor shqiptar mungojnė akoma disa rregulla. Turbo- Folku ka dėmtuar tabanin popullor dhe ai serviret nė mėnyrėn mė tė shėmtuar. Kėngėtarėt e rinj duhet tė mos abuzojnė me tekstet e tyre. Unė jam i tė resė, por duke respektuar tė shkuarėn sepse kam parė qė edhe vende mė tė zhvilluara kanė njė rrugė tė shtruar, ndėrsa mua kjo dukuri nė vendin tonė mė jep idenė e njė livadhi, ku secili ndjek rrugėn e tij. Ndėrkohė, ky shkatėrrim i muzikės fillon qė nga studiot e muzikės. Madje, unė mendoj qė duhen pyetur edhe kompozitorėt pėr kėtė dukuri. Personalisht, mendoj qė i gjithė ky lloj degradimi i muzikės ėshtė lėnė vetė dhe nuk ka mundėsi qė tė mos reagojė njeri.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Turbo-folku, kopje e shėmtuar e muzikės sė vėrtetė

    I vazhdojmė debatet pėr rrymėn mė tė re, turb-folkun, e cila ēdo ditė e mė shumė na prezanton nė ekranet e televizioneve kėngėtare e kėngėtarė tė rinj, emra anonimė, me tė kaluar anonime dhe me apo pa talentin e duhur pėr tė mbajtur epitetin ‘kėngėtar’. Muzika po vritet dalėngadalė, ēdo ditė mė shumė. Po a po sjell diēka tė mirė nė vetvete turbo-folku, apo tendenca nė rritje drejt saj vetėm sa e ka nisur njė fazė muzike shqiptare anonime dhe anonimėsh? Nė lidhje me kėto ēėshtje, foli pėr gazetėn tonė nė njė prononcim kėngėtarja e mirėnjohur, me shumė eksperiencė dhe e suksesshme nė skenat tona dhe jashtė saj, Jonida Maliqi.“Nuk mė pėlqen rryma e muzikės Turbo – Folk dhe nuk kam kėnduar asnjėherė kėtė lloj rryme. Duhet tė merret thjeshtė si Turbo –Folk dhe nuk duhet krahasuar me folkun shqiptar, me muzikėn tradicionale shqiptare. Unė mendoj se kjo rrymė e re nė muzikėn shqiptare e degjeneron muzikėn tradicionale shqiptare. Kjo ėshtė njė rrymė e zbuluar pak vite mė parė qė po kultivohet nė vendin tonė dhe ėshtė njė kopje e shėmtuar e muzikės popullore. Ndėrkohė, mendoj qė njė pjesė e fajit pėr kėtė degjenerim tė muzikės sonė tradicionale shqiptare i pėrket edhe kompozitorėve, tė cilėt i kompozojnė kėto kėngė. Unė mendoj se asnjė prej kompozitorėve, megjithėse mund tė niset nga ana financiare, nuk mund tė lejojė kėtė degjenerim tė muzikės shqiptare sepse mbi tė gjitha vlerat artistike tė kėngėve tregohen edhe nė kompozimet qė ata bėjnė. Unė e kuptoj mirė qė kjo ėshtė njė show- biznes por po harrohen vlerta artistike pėr origjinėn e muzikės shqiptare. Po dėgjojmė rryma tė muzikave tė ndryshme si: rrymėn hip-hop, muzikėn rrok dhe mendoj qė po bėjmė njė revolucion, ndėrsa rryma turbo-folk vetėm po e degjeneron muzikėn dhe folkun shqiptar, po i humbet vlerat e tyre dhe vetėm po e shkatėrron tabanin popullor shqiptar. Turbo-folku mbase tani ka njė lloj pėlqimi nga njė kategori e caktuar por nuk do tė rezistojė gjatė dhe mė pas do tė shihet vetėm si njė kopje e shėmtuar e muzikės popullore. Pėr mendimin tim edhe ata kėngėtarė qė e kėndojnė rrymėn turbo-folk dhe mė vjen keq se nuk dua tė pėrmend emra nuk mund tė quhen kėngėtarė. Por kėtu faji ėshtė edhe i medias dhe kjo ka tė bėjė me videoklipet. Sapo tė realizohet njė videoklip dhe o burra ta shfaqim sa mė shumė nė ekran , pėr mua ky lloj degjenerimi i muzikės ėshtė i papranueshėm. Po e them pėrsėri kjo rrymė ėshtė njė kopje e shėmtuar e tė tjerėve, ne nuk dimė tė ruajmė vlerat tona muzikore nuk dimė tė ruajmė traditėn shqiptare. Turbo-folku nuk ka tė bėjė me muzikėn shqiptare. Pra unė jam e mendimit qė kjo rrymė muzikore e shfaqur vitet e fundit vetėm e dėmton tabanin popullor. Dhe mendoj se ēdo njeri i artit, me punėn e tij, duhet tė dijė qė tė mos shkatėrrojė tradicionalen, por pėrkundrazi ta ndihmojė qė ajo tė ruhet dhe tė respektohet”.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Anjeza Shahini: Turbo-Folku, kompromis pėrfitimi

    Njė fenomen qė ka prekur shumė kėngėtarė shqiptarė, edhe nga ata qė kanė qenė tė njohur pėr skenėn si kėngėtarė tė muzikės sė lehtė, por edhe asaj popullore tė tabanit kombėtar. Turbo-folku ka qenė njė fenomen i prekur nga vende tė tjera shumė mė parė sesa tė mbėrrinte Shqipėrinė, por duket se ndikimi i saj tek kėngėtarėt tanė, kryesisht ata tė rinjtė dhe anonimė, ėshtė mė i fuqishėm dhe i pėrhapur si fenomen. Nė lidhje me fenomenin nė vetvete, foli pėr gazetėn “Sot” Anjeza Shahini, njė nga kėngėtarėt e rinj mė tė suksesshėm tė muzikės sė lehtė, por asaj tė pastėr dhe me vlera tė tilla, qė shkon deri nė skenėn e Eurovizionit.Anjėza jeton prej pak vitesh nė Austri, ku edhe studion pėr kanto dhe njėkohėsisht nuk e ka lėnė pas dore aktivitetin artistik. E gjendur pėr disa ditė nė Tiranė, ne mundėm t’i marrim njė prononcim me temėn- debat qė kemi hedhur prej pak kohėsh. “Turbo-folku mendoj qė ėshtė njė rrymė qė fatkeqėsisht ėshtė bėrė si njė virus nė Shqipėri. Ka filluar momenti qė tashmė ka nisur tė ruhet me medikamente tė ndryshme, qė ėshtė e vėshtirė tė dalėsh nga ky lloj ‘virusi’. Problem kryesor ėshtė se edhe vetė artistėt po bien pre e kėsaj rryme muzikore. Problemi nuk qėndron vetėm tek dėmtimi i muzikės popullore nė tabanin e saj, pra qė ėshtė pjesė e folklorit tonė, por dėmton edhe muzikėn e lehtė shqiptare, sepse turbo-folku ėshtė njė miksim midis muzikės sė lehtė, popullore dhe muzikėn ballkanike. Pra, unė si njė kėngėtare e muzikės sė lehtė mendoj se po e dėmton edhe muzikėn e lehtė shqiptare. Kėtu qėndron e keqja tek ata kėngėtarė, qė prezantohen me muzikėn e lehtė dhe ndėrkohė qė tingujt janė turbo – folk. Mendoj qė ky problem, pra nė dėmtimin e muzikės tradicionale shqiptare qė po shkakton rryma e muzikės turbo-folk, nuk mendoj se vjen nga kompozitorėt. Mendoj kėshtu, sepse njė kėngė ėshtė njė bashkėpunim mes kompozitorit dhe kėngėtarit. Kur realizohet njė kėngė, bėhet njė kompromis, prandaj nuk mund tė fajėsosh vetėm kompozitorėt nė lidhje me kompozimin e kėngėve tė rrymės turbo–folk. Nė kėtė dėmtim tė muzikės tradicionale shqiptare, njė pjesė e fajit ose e pėrgjegjėsisė pėr kėtė lloj dukurie qė po ndodh nė muzikėn shqiptare ka edhe ligji pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorit. Pėr mendimin tim, ky ligj ekziston, por nuk e kryen funksionin e plotė tė tij. Mendoj qė kjo ėshtė arsyeja qė bėhen kompromise komerciale deri nė kėtė pikė. Ky ligj ėshtė lėnė pas dore jo vetėm nga struktura shtetėrore, por edhe nga vetė artistėt shqiptarė nė vendin tonė. Nuk kam parė njė herė tė ngrihen problemet qė ekzistojnė sot nė vendin tonė pėr tė drejtat e autorit dhe kjo e ka njė arsye, unė mendoj se e kanė parė si diēka pėrfituese dhe e kanė lėnė vetė kėtė ligj tė funksionojė nė kėtė mėnyrė. Pėr sa i pėrket kėngėtarėve qė kėndojnė turbo–folk, mė vjen keq se ka nga ata qė kanė vokalin e mirė dhe e pėrdorin me turbo–folk, kur kanė mundėsi ta pėrdorin edhe pėr njė muzikė mė profesioniste dhe origjinale. Them mė vjen keq, sepse ndoshta shumė arsye i kanė bėrė tė kėndojnė kėtė lloj rryme, qė mund tė jetė suksesi qė i jep nė tregun muzikor shqiptar apo edhe pėrfitime tė tjera. Por kam dėgjuar edhe kėngėtarė qė nuk kanė zė fare dhe kėndojnė turbo-folk. Unė do t’i kėshilloja tė bėjnė mė mirė njė punė tjetėr qė t’ju pėrshtatet. Ndėrsa pėr sa i pėrket shitjes sė albumeve tė rrymės turbo–folk nė tregun muzikor shqiptar, do tė thosha se mė ngjason me njė fėmijė, qė kur i thua “ēokollatė, ēokollatė, ēokollatė”, pasi ja thua tre herė, do ta thotė edhe ai herėn e katėrt. Shumė videoklipe shohim tani me kėngėt dhe mendoj qė videoklipi ėshtė pjesė e promovimit efikas nė tė gjithė botėn, me tė gjithė artistėt. Megjithatė, unė personalisht jam e mendimit qė mė shumė rėndėsi ka veshi sesa syri. Por jam dakord me ato videoklipe qė realizohen profesionalisht. Unė median nuk po e shikoj me syrin e publikut, por po e shikoj me syrin e njė personi qė ėshtė nė media. Mendoj qė edhe media njė anė tė keqe e ka dhe dashje pa dashje, ėshtė duke e shtuar atė virus qė ne folėm, pra turbo–folku. Por nga ana tjetėr e biznesit tė tyre, do tė thosha ato televizione qė punojnė dhe duan tė fitojnė, ndoshta nuk e marrin fitimin andej nga duan ta marrin dhe nė kėtė mėnyrė merren me videoklipe qė njė pjesė e mirė janė tė kėtyre kėngėve. Unė jam vetėm 20 vjeē dhe jam pėrkrahėse e fortė e muzikės sė lehtė-pop dhe premtoj qė do ta sjell kėtė muzikė duke qenė e suksesshme. Por nuk mund tė parashikoj se ēfarė do tė sjellė e ardhmja. Nuk i dihet, por kam besim tek vetja qė nuk do tė bie pre e kėtij biznesi tė muzikės. Ēdo gjė sa vjen edhe zhvillohet, pra edhe muzika do tė zhvillohet. E mira ėshtė qė tė ketė krijime origjinale, tė reja, qė rinia tė njohė muzikėn e vjetėr dhe qė ta pėlqejė atė, duhet ta shikojė me syrin e saj. Nuk mund t’i ofrosh njė tė riu sot atė qė ka ofruar muzika e viteve para 20–30 vjetėsh. Ėshtė njė luftė e fortė brezash. Pra, si pėrfundim, mund tė them se rryma turbo–folk e dėmton muzikėn popullore dhe atė tė lehtė shqiptare. Unė jam pėr tė renė nė muzikė, por ajo tė serviret duke ruajtur origjinalitetin e muzikės shqiptare”- u shpreh pėr gazetėn “Sot” kėngėtarja Shahini.

    Turbo-folku, rastėsisht muzikė nė modė

    Turbo-folk ėshtė njė lloj muzike mjaft e dėgjuar, qė e ka prejardhjen nė Ballkan rreth vitit 1990. edhe pse mė sė shumti koncepti dhe prejardhja e saj lidhet me Serbinė, Bosnjen dhe Herzegovinėn, si dhe Malin e Zi, ai ėhstė mjaft popullor edhe nė republikat e ish-Jugosllavisė: Kroaci, Maqedoni dhe nė njė nivel mė tė pakėt nė Slloveni. Krahas kėtyre vendeve, turbo-folk bėhet edhe nė Bullgari, Turqi dhe Greqi, ku shijohet krahas rrymave Chalga, Arabesk dhe Laļka, korrespondentet e zhanreve bullgarė, turkė e grekė. Edhe nė Rumani njihet si muzikė me termin “Mani music”. Termi turbo- folk nė vetvete ėshtė formuar nga Rambo Amadeus, qė e pėrdori me shaka gjatė vitit 1980, me qėllim qė tė pėrshkruante muzikėn e tij tė ēuditshme, tė kombinuar me stile tė ndryshme dhe ndikime nga muzika tė tjera. Dukshėm, termi ishte qesharak, qėkurse ai pėrfshinte dy koncepte qė e kundėrshtonin njėra-tjetrėn: "turbo", qė nėnkuptonte njė imazh tė zhvillimit modern industrial tė muzikės dhe “folk", njė simbol i traditės dhe konservatores, dyshuese ndaj ēdo inovacioni. Dukshmėria tipike e turbo-folkut ishte nė fillim tė viteve '90, kur kėngėtarja Ceca e ilustroi me njė foto pėr publicitet. Pas pesė a mė shumė vjetėsh, termi u rikthye. Viti 1993 ishte njė periudhė e vėshtirė ekonomike dhe inflacioni nė Jugosllavi. Lufta zhvillohej vetėm pak kilometra larg dhe vendi ndodhej nėn njė embargo tregtare mė gjithė botėn. Shumė qytetarė serbė gjetėn zgjidhjen nė zhvillimin e njė muzike tė tipit folk-komercial. Edhe pse nė dukje jo e qėndrueshme, ajo erdhi duke e rritur ndikimin e saj nė tregun muzikor. U bėnė tė famshme kėngė si "Ne moze nam niko nista" nga kėngėtari Mitar Miric, qė fliste pėr dashurinė e dy tė rinjve qė mbijetonte kundėr tė gjithave pengesave. Por edhe temat qė flisnin pėr veēimin e Serbisė nga pozicionimi nė arenėn ndėrkombėtare, ndikonin nė ndjenjat e njerėzve. Megjithatė, nėse ka njė kėngė qė u bė iniciatore e fenomenit turbo-folk kudo nė botė, kjo ishte "200 na sat" (200 nė orė)– njė kėngė me melodi disi tė shkujdesur, qė flet pėr shpejtėsinė dhe makinat sportive, e kėnduar nė vitin 1994 nga Ivan Gavrilovic. Kėnga ėshtė njė kopje e ngjashme e hitit mbarėeuropian “No Limit", mė e famshmja e grupit 2 Unlimited. E njėjta kėngė u realizua mė pas edhe nga grupi kroat Vatrogasci, me titullin "Nema ogranicenja", nė tė cilėn fraza "turbo folk" shprehet qartė nė refren. Qė kėtej, ky stil i tė kėnduarit tė kėngėvce tė ‘rikompozuara’ apo tė kopjuara, u njoh si turbo-folk. Kėngėtaret e minifundeve, me kėmbėt e zbuluara si Ceca, Mira Skoric, Dragana (Mirkovic), Snezana Babic Sneki etj, edhe pse kėngėtare tė njė rryme e njė stili tė tyre, u pėrfshinė shpejt nga ndikimi i trubo-folkut, duke u shndėrruar nė yjet e kėsaj rryme tė re. Kombinimi i femrave tė rea dhe tė bukura, me lėvizjet skenike provokuese dhe tekstet e lehta pėr tu thithur nga dėgjuesit rezultuan njė kombinim i duhur pėr suksesin e shumė kėngėtareve dhe televizioneve tė Serbisė. i pyetur pas disa vitesh pėr njė koment rreth fenomenit, Rambo Amadeus replikoi njė shprehje tė famshme: "ndihem fajtor pėr turbo-folkun, po aq sa Albert Einstein pėr bombardimin mbi Hiroshima dhe Nagasaki".

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Pėrse na duhet Mendimi?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 14:09
  3. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  4. Mendimi Ekstrem
    Nga green nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 11:28
  5. Mendimi demokratik nė vitet '30
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 02:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •