Edmond Zhulali: Turbo-folku, muzikė e pėrpunuar nga joprofesionistė

Nė ndryshimet e kohėrave dhe tendencave muzikore qė pėrshkojnė ēdo vend tė botės, e sidomos tė Europės, qė ėshtė pėrherė nė evoluim, edhe vendi ynė ėshtė bėrė pjesė e tyre.Njė prej fushave mė tė ndjeshme tė kėtyre ndryshimeve ėshtė arti shqiptar, e konkretisht njėri nga artet, ai mė i bukuri ndoshta pėr shumė admirues, pikėrisht muzika. Po cilat janė disa nga problemet qė ndeshen sot nė tregun muzikor shqiptar dhe cili ėshtė roli i kompozitorėve dhe i producentėve tė muzikės nė zhvillimin e muzikės dhe tė rrymave tė reja muzikore qė kanė hyrė nė muzikėn shqiptare. Ligji pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorit sot dhe ēfarė ndikimi ka ai nė kėtė treg qė po zhvillohet gjithnjė e mė shumė. Si ka evoluar muzika e lehtė shqiptare pas viteve 1990 deri nė ditėt e sotme dhe nė ēfarė gjendje ndodhet ajo sot. Pėr tė gjitha kėto probleme na foli gjatė njė interviste kompozitori i njohur, njėkohėsisht edhe drejtor artistik nė RTSH, z. Edmond Zhulali.

-Jeni drejtor artistik nė RTSH dhe njėkohėsisht njė nga kompozitorėt mė tė njohur. Cili ėshtė mendimi juaj pėr zhvillimin e muzikės sė shqiptare pas vitit 1990 dhe deri nė ditėt e sotme?

Menjėherė pas vitit 1992, muzika shqiptare dhe shumė fenomene tė tjera tė jetės pėsuan ndryshime tė mėdha. Ajo e cila ka ndikuar mė shumė ėshtė liria e cila ka shoqėruar dhe po shoqėron artistėt nė veprimtarinė e tyre. Nė momentin e parė mendoj qė artistėt pėrballen me njė konkurrim ose dhe nė shumė raste pėsuan njė zhvillim tė madh pasi ishte ballafaqimi me vendet perėndimore. Kėto, parė me sy realitetin ku ndodhej Shqipėria, sepse deri nė ato vite propaganda qė bėhesh thuhej se Shqipėria kishte arritje tė mėdha nė tė gjitha fushat dhe me kėtė ballafaqim ne pamė qė Shqipėria ndodhej nė njė pozicion tė vėshtirė nė raport me vendet perėndimore nė tė gjitha fushat dhe natyrisht edhe nė atė tė muzikės. Ballafaqimet qė ndodhėn nė vitin 1992 ishin rrėqethėse do tė thosha, pasi kėtu nuk ekzistonte asnjė lloj tregu muzikor qė tė rregullonte raportin mes artistėve dhe shtetit, gjė e cila nė njė farė mase vazhdon edhe sot. Por ndikimet e kėsaj gjėje u shfaqėn qė nė momentet e para kur kompozitorėt, kėngėtarėt ishin tė lirė tė bėnin krijimet e tyre pa asnjė lloj kornize. Kjo, natyrisht, pati njė ndryshim, por sidomos kėngėt e reja patėn njė ndikim tė rėndėsishėm e tė shpejtė nė publikun shqiptar. Njėkohėsisht edhe teknika e re qė u fut nė realizimin e kėngėve pati edhe ajo njė ndikim tė rėndėsishėm.

-Ēfarė mendoni pėr tendencat e reja sot nė muzikėn shqiptare?

Tendenca kryesore ishte pėrfaqėsimi i rrymave tė reja tė muzikės, si dhe stili i kėngės. Pra, ajo ēka lindi si nevojė e krijimtarisė muzikore nė fillim tė 1992 ishte stilizimi i kėngėve dhe kjo ishte njė e metė e madhe e kohėve tė mėparshme. Nė ditėt e sotme ka njė farė qartėsimi, por akoma ka prapė shumė punė pėr tė bėrė, sepse rrymat e ndryshme muzikore si pop, rrok, dance etj, natyrisht kėrkojnė edhe formacione tė ndryshme orkestrale pėr realizimin e tyre. Kjo mendoj se ėshtė pika kryesore muzikore, ku tė gjithė kompozitorėt, kėngėtarėt duhet tė jenė tė qartė pasi duke qartėsuar stilimet muzikore neve do tė mund tė japim vlera shumė tė mėdha. Por zhvillimet e kėngės nė kėto vite, nė raport me botėn perėndimore, po na pėrball me probleme tė mėdha.

-Cilat janė konkretisht kėto probleme, qė ndeshėn sot nė tregun muzikor shqiptar?

Problemi kryesor, mendoj unė, ėshtė autorėsia e kėngės. Nė qoftė se do tė mund tė vendoset autorėsia nė tekstin e kėngės e cila ėshtė rregullatori numėr1ne do tė mund tė kemi njė zhvillim muzikė. Aktualisht kėngėtarėt shqiptarė kur bėjnė albume nė kėtė amulli nė tregun muzikor shqiptar janė tė lirė tė marrin kėngė nga vendet ballkanike i pėrkthejnė, i realizojnė dhe ēka ėshtė mė e keqja i paraqesin si kėngė shqiptare. Njė i ri sot i moshės 15- 16 vjeē nuk e kupton sot se kush ėshtė muzika e lehtė shqiptare apo ajo popullore sepse kėtu futen kėngėt greke, serbe , maqedonase pėrkthehen dhe kėndohen si kėngė shqiptare. Pra dėmi i parė ėshtė ai financiar sepse kėtu nuk paguhen tatimet e krijimtarisė dhe dėmi mė i madh ėshtė ai moral. Nė kėtė rast ne i shkaktojmė muzikės shqiptare njė dėm tė pallogaritshėm, duke e tjetėrsuar me motive qė vijnė nga vende tė ndryshme dhe serviren si shqiptare. Ky ėshtė njė problem i madh dhe kėrkon njė kundėrpėrgjigje shumė shpejt nga krijuesit, por edhe nga kėngėtarėt. Nėse nuk ndodh kjo ēdo ditė e mė tepėr do ta shkatėrrojmė muzikėn shqiptare. Shtėpitė diskografike, tė cilat nxjerrin albume nė treg, duhet doemos tė kėrkojnė autorėsinė e ēdo kėnge. Ēdo kėngėtar qė bėn njė album tė ri nuk mund tė dalė nė shitje po nuk pati firmėn e kompozitorit dhe tė poetit. Po tė them edhe diēka tjetėr: kėtu kėngėtari ekziston sikur ėshtė gjithēka nė kėngė. Nė fakt, kėngėtari ėshtė thjesht njė interpretues dhe po tė shikojmė tregun muzikor botėror mė tė rėndėsishėm janė producentėt e muzikės, krijuesit dhe realizuesit e albumit dhe pastaj kėngėtarėt. Ndėrsa kėtu tek ne kėngėtari bėn ēfarė t’i dojė qejfi, prandaj dua tė them se pėrgjegjėsia morale kėtu i bie kėngėtarit. Pastaj na bėn edhe njė videoklip dhe na e paraqet si kėngė shqiptare. Nė radhė tė parė, pėrgjegjėsia bie mbi kėngėtarin i cili e kėndon kėngėn, pastaj mbi orkestruesin e kėshtu me radhė. Por nė fund tė fundit, kėta tė tjerėt marrin lekėt dhe nuk kanė shumė pėrgjegjėsi.

-Folėm pėr tendencat e reja muzikore nė Shqipėri. Konkretisht, ē’mendim keni pėr turbo- folkun, a i shkakton dėme muzikės shqiptare?

Turbo- folku ėshtė terminologjia e re qė ka dalė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vendet ballkanike. Nė rastin tonė, unė do tė thosha qė ka abuzime tė cilat nuk qėndrojnė tek pėrpunimi i muzikės shqiptare, por tek motivet. Sepse kėtu kėndohen kėngė turbo –folk, por nuk janė shqiptare. Unė personalisht nuk jam kundra pėrpunimit tė muzikės shqiptare. Mendimi im ėshtė mė mirė tė kemi kėngė tė pėrpunuara shqiptare nė nivel tė keq, sesa tė kemi kėngė tė huaja tė pėrpunuara nė nivel tė mirė. Kėshtu, pėrpunimi i kėngėve shqiptare ėshtė njė gjė pozitive, por e keqja ėshtė se me pėrpunimin e tyre merren njerėz jo profesionistė dhe kjo nuk rregullohet me urdhra. Por unė vazhdoj tė kėmbėngul tek e drejta e autorit. Nė qoftė se do tė vendoset ligji nė muzikėn shqiptare nuk do tė ketė ndikim tė rrymave muzikore tė dėmshme. Me sa di unė edhe nė disa vende ballkanike ka njė pėrplasje mes profesionalizmit dhe rrymave turbo –folk, tallava etje. Tė cilat janė njė kopje e shėmtuar e muzikės. Janė njė realizim i muzikės pa asnjė vlerė dhe njė njė nivel tė dobėt artistik qė nuk pėrfaqėsojnė asgjė, por pėrfaqėsojnė momente tė alkoolit apo klubeve tė natės. Kėshtu ideja ime pėr turbo –folkun ėshtė se nėse kjo tendencė e re, kjo rrymė muzikore e re bėhet me muzikė shqiptare nuk ka asgjė tė keqe. Por ėshtė ajo qė kėtu dėgjoj me muzikėn shqiptare ėshtė se ajo vjen nė formėn e tallavani, orientalizmave qė nuk kanė lidhje me muzikėn shqiptare. Prandaj unė e pėrkrah muzikėn shqiptare duke e pėrpunuar po me muzikėn shqiptare dhe kjo me kalimin e kohės do tė pėrsoset dhe vetė tregu nuk ka urdhėrues si nė komunizėm. Tregu sot ėshtė rregullator vetė. Nėse ti sot nuk bėn njė krijim tė mirė nuk e blen kush, por ajo qė dua tė theksoj ėshtė se nuk duhet tė ketė krijime tė vjedhura.

-Ē’mendim keni pėr orkestruesit qė orkestrojnė muzikė tė rrymės turbo-folk, duke iu pėrshtatur motiveve ballkanike, si ato serbe?

Ato janė si njė shprehje popullore “Gjejnė shesh dhe bėjnė pėrshesh”. Kėtu nuk zbatohen ligjet. Natyrisht, njė kompozitor ka pėrgjegjėsinė e tij. Kėtu dua tė theksoj se unė dhe disa kolegėt e mi nuk kemi prekur kurrė as edhe njė kėngė pėr ta realizuar nė kėto kushte. Unė personalisht, kam realizuar kėngė 100 % shqiptare. Pra, kėta orkestrues e gjejnė ‘sheshin’ dhe nuk u thotė gjė njeri. Ata nuk janė tė vetmit fajtorė tė kėsaj dukurie; ata gjejnė njė xhungėl dhe futen nėpėr xhungėl.

-Po pėr kėngėtarėt qė kėndojnė turbo-folk?

Unė e thashė edhe mė lart, se pėrgjegjėsit kryesorė tė kėsaj amullie nė muzikėn shqiptare janė kėngėtarėt. Njė kėngėtar nuk duhet tė kėndojė njė kėngė tė vjedhur. Ai nuk mund ta kėndojė pa marrė leje nga kompozitori. Kjo duhet bėrė e qartė qė pronari i kėngės ėshtė kompozitori dhe poeti, kėngėtari ėshtė njė pėrdorues”e ka marrė me qera”. Ne kemi sot kėngėt e Vaēe Zelės qė po ri kėndohen pra vetė kėngėtarja bie nga kėnga. Tė vetmet persona qė nuk bien nga kėnga janė kompozitori dhe poeti. Kėngėtari dhe orkestruesi bėjnė njė videoklip dhe krenohen me njė kėngė tė vjedhur. Pra, mendoj se patjetėr ligji i mbrojtjes sė tė drejtave tė autorit ėshtė i vetmi rregullator dhe moslejimi i botimit tė kėtyre pa elementet e mėsipėrm. Vetėm kjo do ta rregullojė muzikėn shqiptare dhe do t’i vėrė njė “stop” degjenerimit dhe shkatėrrimit total qė po i ndodh muzikės, sidomos asaj popullore.

-Na thoni diēka pėr krijimin tuaj tė fundit, qė ndryshe nga herėt e tjera i pėrket muzikės klasike?

Unė, duke qenė njė kompozitor profesionist, kam pikėsynimet e mia qė janė ato tė muzikės serioze. Kam krijuar njė suitė, qė luhet tek koncerti i “Tre Tenorėve” me producent Edmond Tullumanin. Aty mendoj se u prit mirė dhe mė ka hapur edhe mua njė rrugė tjetėr pėr tė dhėnė sa mė shumė krijimtari. Por me pozicionin e drejtorit artistik qė jam aktualisht i angazhuar, i kam vėnė vetes detyrė qė t’i jap kėtij institucioni atė qė i ka munguar pėr shumė vite orkestrės shqiptare.

GAZETA SOT