Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vleresime per Lasgush Poradecin

    Per t'jua gezuar shpirtin te gjithe ju adhuruesve te mrekullise lasgushiane, po ju sjell parathenien e permbledhjes me poezi te Lasgushit.

    Eshte nje kujtim i mrekullueshem i Kadarese per te, qe une e kam shfletuar me dhjetera here.

    Lexojeni dhe ju miq!








    Portreti i Lasgush Poradecit


    Ajo ēka, nė vend qė tė mė mundonte, mė mahniste gjithmonė, sa herė qė takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e sė pamundurės. Ishte e pamundur tė merreshe vesh me tė si me tė tjerėt. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje nė portė, aty pėr aty gjithēka tjetėrsohej. Tjetėr logjikė nė tė biseduar, tjetėr kod, tė tjera fjalė, tė mbėshtjella me kuptim tjetėr.
    Diēka mungonte pėrherė, e diēka qe e tepėrt. Ai vetė ishte aty, i vemendshėm pėr gjithēka, e mgjithatė, ti e ndieje se sa ē’ishte, aq edhe mungonte. Mė e habitshmja ishte se ty tė pėlqente kjo, se nuk doje aspak qė tė prishej kjo magji, ashtu siė nuk doje qė fjalėve qė thuheshin t’u ikte dyesia, velloja me tė cilėn sapo ishte mbėshtjellė dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre tė mirėfillta, qė ngjanin tani tė zbehta.
    Njė njeriu meskin do t’i dukej i krisur, njė tjetėr mund tė mendonte se atė mjegullirė ia krijonte pleqėria. Por s’ishte as e para, as e dyta. Lasgushi kishte qenė gjithmonė ashtu, dhe ashtu e mbaja mend gjithmonė.
    Befas, nė tryezėn e punės, rreth vatrės me miqtė, ose midis mitingjeve, ose nė breg tė detit, tė vint si njė kumt i papritur mendimi se Lasgushi rron. Ti e dije qė rron, megjithatė shkundje kokėn njė grimė, si tė kishe rimarrė njė lajm tė gėzuar. Ai ėshtė midis nesh. Ai s’ėshtė veē disa qindra hapa larg. Ai ėshtė atje.
    E, megjithatė, ndonėse e dije qė ishte ashtu, pėrse mendimi tė ngjante befasues? Ē’ishte ajo shije ėndrre qė e mbėshtillte sakaq gjithēka qė lidhej me tė? Ishte njėlloj sikur dikush tė vinte me vrap pėr tė thėnė: ejani te rruga matanė bulevardit pėr tė parė njė betejė me shpata qė rastėsisht vazhdon, e ngrirė nga koha. Ose: ejani tė shihni njė dyluftim, njė shpallje dekreti ose njė ballo mbretėrore.
    Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, e, megjithatė, pėrse nuk nisesha me ngut, me panik, pėr tė mos humbur kohė? Pėrse nuk kam shkuar mė shpesh, thosha me vete. Dhe prapė shkoja rrallė. S’kisha kurrfarė droje se do ta shqetėsoj. Ai mė priste pėrherė me kėnaqėsi, madje mė ēonte fjalė t’i shkoj. Ishte njė penegesė e tjetėrfartė. Pengesa qė shkakton ėndrra. Askush nuk ngutet tė shkojė drejt saj. Sepse, nė fund tė fundit, vonesa dhe ngadalėsia bėjnė pjesė nė mekanikėn e saj.
    Tė shkoje tek ai, ishte mė shumė se tė dilje jashtė shtetit. Tė dukej se dilje jashtė kohės, jashtė sistemit tė zakonshėm tė tė menduarit. Edhe njė hap dhe kishe ndjesinė se do tė kapėrceje kufijtė e jetės pėr tė shkelur nė shkretinė danteske. Prej vitesh, qysh pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai kishte qenė pėrherė i tillė: i gjallė dhe i vdekur njėkohėsisht. Shumė gjimnazistė, qė bėnin nė mėsim, e kujtonin tė vdekur. Tė tjerė ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallė, por as tė parėt, as tė dytėt nuk habiteshin nga kjo. Ishte njė gjendje e dyzuar qė i shkonte atij dhe shumė njerėz qenė mėsuar me tė, si me dikė qė e kundrojnė pėrherė nėn syprinėn e ujit.
    Ishte nga tė rrallėt njerėz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh qė arriti pėr njė kohė aq tė gjatė, duke qenė i gjallė , tė pėrjetojė vdekjen e tij. Pamja e tij e jepte shpeshherė nė mėnyrė tė saktė kėtė dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinė tė zezė. Nė njė rast tė tillė tė dukej e natyrshme ta pyesje nėse dilte apo shkonte drejt arkivolit.
    Mė e ēuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mėshirės sė mundshme, e pikėllimit qė ai qe harruar pa tė drejtė, thėrrmohej si njė enė kristali sapo ndeshej me tė. Kur ai hynte nė kafenetė e Pogradecit, shkrimtarėt qė vinin pėr verim kishin ndjesinė se po strukeshin nga njė stuhi e padukshme.
    Ai ishte i paparishikueshėm, gėrryes si acid, i rrezikshėm, i beftė. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gėzim, mėrzitja e tij e papikėllueshme. Kėshtu e kishte edhe zemėrimin, luksoz, tė ftohtė, kurse pėrbuzjen, rrezatuese qė larg, si tė stolisur me argjend.
    Por gjėja mė e jashtėzakonshme ishte e folura e tij. Gjė mė tė pangjashme me bisedėn e pėrditshme, nuk mund tė pėrfytyroje dot. Ndonėse ishte e qartė, pa stėrhollim, fare e rrokshme, madje pėr gjėra tė ditės, ajo e kishte kryekėput tė ndryshme gjithēka: ndėrtimin e saj, logjikėn, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papėrftueshme, tė mendoje qė ai ose ti, nė fillim tė bisedės, tė thoshnit diēka pėr kohėn, shėndetin, ose shprehjen ē’tė reja kemi? Ai mund tė tė shikonte ftohtė, tė mos pėrgjigjej dhe tė harronte qė ti ishe aty.
    Ēdo takim me tė ishte pėrherė befasues, jashtė ēdo skeme dhe parashikimi. Njė poeti tė ri, qė i shkonte vizitė prej shumė vjetėsh, pasi i hapi derėn e ftoi tė ulej nė sallon, i tha: sė pari zotni mė thuaj kush je?. Tjetri, duke e marrė kėtė pėr mahi, buzėqeshi, hapi krahėt, por kur Lasgushi gjithė zemėrim i ra dyshemesė me shkop dhe qeni i tij Cuci, qė e kuptonte pėr mrekulli, hungėriti dhe u bė gati t’i hidhej bujtėsit, i porsaardhuri tha emrin dhe mbiemrin. Siē e tregoi ai vetė mė pas, nuk guxoi ta pyeste se ē’qe ajo pritje mizore, humbje kujtese apo trill, sepse Lasgushi ishte i padepėrtueshėm.
    Njė ditė unė e pyeta pėr ngjarjen dhe ai, pasi mė vėshtroi ca ēaste, tha: Mė kujtohet fare mirė qė i thashė ashtu. Me siguri ka menduar qė jam i krisur, por unė ia bėra atė pyetje vėrtet. Sepse vėrtet ka vite qė vjen tek unė dhe kujtesėn, lavdi Zotit, unė e kam tė fortė dhe nuk i harroj lehtė fytyrat, por ku ta dija unė atė pasdite se ishte po ai? Domethėnė se nuk kishte ndryshuar gjatė dy javėve qe s’ishim parė, dhe se nuk kishte bėrė ndonjė gjė nga tė ligat e shumta qė bėn njeriu? Kurse ai, mė shikonte si guak, aq sa dhe Cuci e kuptoi, se Cuci siē tė kam thėnė ėshtė mė i menēur se gjysma e njerėzve qė hyjnė nė kėtė shtėpi.
    Njė ditė tjetėr, porsa mė hapi derėn, mė shpjegoi se kishte gatuar vetė makarona, dhe atė gjė ma tregoi me aq shumė hollėsi, saqė unė nisa tė jap shenja padurimi. Ai siē duket e vuri re dhe i shtoi edhe mė shumė imtėsitė, dhe frazat e tij u ngjanin vėrtet makaronave tė gjata qė nuk arrin t’i gelltitėsh dot.
    E shoh, qė u mėrzite, mė tha, po ti je vetė poet dhe duhet ta dish se kur njė poet i bėn vetė makaronat kjo s’ėshtė njė gjė dosido.
    Pas ca ditėsh, mora prej tij njė letėr, ku, siē dukej pėr tė mė torturuar gjer nė fund, mė tregonte prapė, kėtė herė me njė prozė plot fraza tė gjata e tė ndėrlikuara, njė gatim tjetėr makaronash.
    Njė ditė, pasi mė vėshtroi ngultazi mė tha: Ti je si unė. Ne tė dy jemi vrasės. Tė na japė dikush njė armė e tė na lėshojė nė udhėkryq, bėjmė kėrdinė mbi njerėzit. Veē nuk na lė poezia.
    Asnjėherė nuk arrita tė marr vesh ē’donte tė thoshte me kėto fjalė, sepse me tė ndodhte pėrherė e njėjta gjė, sa mė shumė tė pėrpiqeshe ta kuptoje, aq mė larg ikte.
    Por kėto nuk ishin veēse ēastet e para me tė. Merrej me mend se ē’ndodhte nė bisedat e gjata, e sidomos kur ai kishte dėshirė pėr to. Duke e dėgjuar tė fliste pėr gratė, artin, Gėten, manastirin e shėn-Naumit, poezinė e vjetėr indiane, Kantin, Budėn, kinezėt, Krishtin, minsitrinė e brendshme, Parisin, dashurinė, prapė manastirin e Shėn-Naumit ku e kishin ēuar nė rini pėr t’i hequr xhindet, linjėn ajrore Tiranė-Korēė nė vitet ‘30, Shopenhauerin, Holandėn, qeverinė e sotme, Pjetėr Bogdanin, gatimin e makaronave, pikturėn, parajsėn etj., etj. Me vete thosha: nga ē’botė e panjohur vinte kjo mėnyrė e veēantė e tė folurės sė tij, nga ē’sallone tė Saturnit a tė Jupiterit?
    Kisha bindjen se ai kishte njė kohė tė veēantė, zemreku i sė cilės nuk kėrkonte me tonėn. Kjo ishte, ndoshta, dhe arsyeja qė kisha pėrshtypjen se shkoja rrallė. Ditėt nuk pėrputheshin. Mekanizmi i kohės sė tij ecte herė pėrpara, herė mbrapsht e herė mbetej nė vend. Edhe oraret ashtu i kishte: ēohej nga gjumi nė orėn 11. Hante mėngjes. Flinte pėrsėri nė 12. Hante drekėn nė 5 mbasdite. Flinte nė 6. Ēohej nė 8 dhe punonte gjer mė 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpėtonte ēdo cilėsimi. Ai ishte aristokrati dhe fsahtari njėkohėsisht, vjenezi i pėrkorė dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herė tė kujtonte aktorin gjermano-shqiptar tė viteve’30, Aleksandėr Moisiun, herė grekėt e lashtė tė mbėshtjellė me zhgun jashtėkohor, e herė Papėn Gjon Pali II.
    Gjatė udhėtimeve nė shumė vende tė botės mė ka qėlluar rasti tė njihem me njerėz tė pazakonshėm, nobelistė, filozofė, aktorė, politikanė, shkrimtarė tė mėdhenj, por gjer mė sot Lasgush Poradeci ka mbetur pėr mua njeriu mė i jashtėzakonshėm, mė i ndėrlikuar e mė i pakuptueshėm qė kam njohur. Kam biseduar pėr tė me njerėz qė i kishte edhe mė tė afėrt: tė shoqen, vajzat, gruan qė ka qenė pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diēka mė shumė prej tij. Me sa duket, kodin zbėrthyes ai e mori me vete nė varr.
    Duke e parė, dhe sidomos duke e dėgjuar gjithmonė, mendoja se, si ishte e mundur qė njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, tė arrinte njė ndėrlikim tė tillė, pėrkryerje, mėvetėsi dhe mister.
    Vepra e tij poetike ėshtė nga mė tė bukurat nė letėrsinė shqipe dhe atė europiane tė viteve ‚30, por ai vetė si njė makinė njerėzore e kapėrcente atė. Mirėpo, pėrderisa nė botėn tonė nuk gjendet njė matje tjetėr vlerash, njė tregues mė i plotė se shkrimi, ose notat muzikore, qė tė mund jo vetėm tė kapte por edhe t’i bėnte tė dukshme e tė vlefshme pėr tė tjerėt vlerat e natyrės njerėzore, (pasionet, forcėn e dashurisė, origjinalitetin etj.), jemi tė detyruar qė vlerat e krijuesve t’i matim kryesisht me shenjat e shkronjave mbi tė cilat shkrimtarėt ngulin, pra vdesin, njė pjesė tė asaj qė duan tė thonė.
    Njė nga humbėsit mė tė parė nė kėtė sistem, do ishte padyshim Lasgush Poradeci.



    Njė ditė nė vitin 1985, njė poet i ri kishte trokitur te porta e shtėpisė sė Lasgush Poradecit, njė vilė njėkatėshe nė pjesėn perėndimore tė Tiranės. Qė brenda ai kishte dėgjuar zėrin e tė zotit tė shtėpisė: Nuk e hap dot derėn se ēelėsin e ka marrė gruaja.
    Gruaja kishte dy vjet qė kishte vdekur.
    Ishte ky episod qė m’u kujtua njė padite shkurti tė vitit 1989, nė shtėpinė e Klod Simonit, nė Sheshin Monge, nė Paris, ndėrsa flitej pėr Samuel Beketin. E njohura ime, gazetarja dhe artistja H. Bishop, nė shtėpinė e sė cilės, gjatė njė darke, isha njohur me Rob Grijenė, mė kishte sjellė bashkė me time shoqe te Klod Simoni, njeriu i parė qė, siē mė kishte treguar ajo. I kishte folur pesėmbėdhjetė vjet mė parė pėr romanin tim Gjenerali i ushtrisė sė vdekur.
    Nobelisti 75-vjeēar ishte shumė i gjallė e i thjeshtė si rrallėkush, dhe ndonėse biseda e kishte tė siguruar ritmin e gjallėrinė, veē tė tjerash, pėr arsye se gruaja e Simonit, Rhea ishte greke, dhe nga ky shkak ata kishin qenė shumė herė sė bashku nė Korfuz (madje, sipas njė njehsimi tė pėrafėrt, dilte se njė verė, pushimet tona nė Sarandė, pėrballė Korfuzit, kishin pėrkitur me tė tyret, atje), megjithatė, ndonėse, pra, ngjante e panevojshme, biseda kthehej e stėrkthehej te njė person i tretė, dhe pikėrisht te Samuel Beketi. Ai ishte miku i tyre i pėrbashkėt dhe H. B. mė kishte premtuar se do tė mė ēonte njė ditė te mjeshtri 84-vjeēar, qė ndėrkaq ishte bėrė legjendė.
    Ata flisnin pėr tė me dhimbshuri dhe me njėfarė qortimi per vetveten. Bota letrare franceze ende s’e kishte marrė veten nga vrasja e ndėrgjegjes, qė poeti mė i madh i gjallė i saj René Shar, sapo kishte vdekur diku nė jug nė njė... azil. Pendimi pėr mosvėmendjen, (si u hutuam kėshtu, si nuk pyetėm ku ndodhej, ku qe zhdukur kohėt e fundit), shfaqej kudo. Dhe ja, njė tjetėr mjeshtėr i madh, ndodhej prapė nė... azil.
    S’u bėnte zemra ta saktėsonin, por nėnkuptohej qė ashtu si nė rastin e René Shar-it, azili ishte pėr turbullime psikike. Ndonėse, pėr hir tė sė vėrtetės, duhej thėnė se rasti ndryshonte pak, ndėrhynte Rhea, pėr tė sjellė njė notė shpresėdhėnėse nė bisedė. Beketi kishte familje, grua, dhe nė fund tė fundit ...
    Ah, e di unė punėn e gruas sė tij, ndėrhynte dikush. Ajo ėshtė tani nėntėdhjetė e dy vjeēe, dhe e dini ē’bėn, qyshse Samueli ėshtė shtruar nė az... nė spital? Mblidhet me shoqet e saj, me siguri me tė gjitha ato qė ai nuk i duronte dot, dhe duke pėrfituar nga mungesa e tij, pijnė ēaj e ia krisin kuvendimit gjithė ditėn. Duket sikur, mezi ē’paska pritur qė ai tė shtrohej nė spital, madje dyshoj se ka bėrė ēmos qė...
    I dėgjoja dhe vazhdimisht mė kujtohej Lasgush Poradeci, marrėdhėniet e tij tejet tė ēuditshme me tė shoqen, legjendat, episodet groteske qė tregoheshin pėr ta, gjer nė ditėn e vdekjes sė saj nė verėn e vitit 1983, nė Pogradec.
    Kishte shumė shkrimtarė tė ardhur pėr verim atė vit. Lasgushi si pėrherė ishte atje, i ndryrė nė kullėn e tij. Nė orė tė caktuara, nė mėngjes dhe nė muzg, shėtiste i vetėm nė breg tė liqenit me qenin. Atė mėngjes, siē e tregoi vetė mė pas, pasi qe zgjuar, i kishte thėnė sė shoqes: Ngrehu mė bėj njė kafe. E shtrirė nė shtrat ajo nuk qe pėrgjigjur. Atėherė ai i kishte pėrsėritur kėrkesėn, dhe shtuar: Ngrehu, mos bėj sikur ke vdekur.
    Nė tė vėrtetė ajo kishte vdekur, por ai, ndonėse kishte dyshuar, nuk qe afruar pėr ta parė. Ishte veshur dhe tėrė zemėrim kishte dalė shėtitje me qenin. Kur qe kthyer pas dy orėsh, me sa dukej e kishte kuptuar qė as mospranimi i vdekjes, as loja kukamēefti me tė, me njė shpresė tė fundit se mund ta largonte, nuk mund tė vazhdonin mė.
    Tek pėrcillte arkivolin, veshur me kostumin e zi tė dikurshėm, ai qe bėrė prapė i ngurtė e i padepėrtueshėm dhe vetėm njė ēast, kur qe ulur mbi njė gur, bri varrit tė porsambuluar, vetėm njė grimė, kur kishte vėnė duart nė kokė dhe kishte thėnė: ē’mė gjeti mua!, kėto fjalė bashkė me leshrat e tij tė thinjura qė ia merrte era, dukej se rrihnin ta ulnin nė tokė e ta bėnin si tė tjerėt, atė, qė gjithė jetėn kishte qenė ndryshe.
    Por ēasti kishte qenė tepėr i shkurtėr. Ai qe ngritur, kishte vėnė nė kokė borsalinėn e zezė si pėr tė shkėputur ēdo lidhje tė panevojshme dhe kishte ikur drejt kullės
    Tė gjitha kėto m’u kujtuan, ndėrsa flitej pėr samuel beketin. Gjithonė mė qe dukur se ishte i vetmi qė i shėmbėllente Lasgushit.
    Herėn tjetėr, kur tė kalosh nė Paris do ta takojmė me siguri mė tha H. B.
    Pas dy muajsh kalova nėpėr Paris, po pėrsėri nuk e takova dot. Kishte dalė vetė nga spitali, por ishte gruaja e tij tani qė ndodhej nė shtratin e vdekjes.
    Pas ca ditėsh H. B. mė tha nė telefon se zonja Beket kishte vdekur. E shkreta!, tha ajo, dhe ndonėse nuk vazhdoi, unė e kuptova ē’donte tė thoshte: E shkreta, dukej sikur gjithė jetėn nuk pati pritur veē tė mbetej ca kohė vetėm nė shtėpi, tė pinte ēaj e tė bėnte bisedė me shoqet sa tė donte, dhe pastaj, pas kėsaj, tė vdiste.
    Herėn tjetėr do ta takojmė me siguri Samuelin, vazhdoi ajo. Kėto ditė s’ėshtė fare nė rregull. Nuk flet me askėnd. ėshtė e kotė tė shkojmė.
    Herėn tjetėr qė shkova nė Paris ai ishte nė varrezėn e Monparnasit. Lasgushi kishte ndėrkaq njė vit qė ndodhej gjithashtu nėn dhé, nė njė kodrinė tė butė ndanė liqenit tė Ohrit.
    Po tė isha fatalist, do tė besoja se kishte qenė e thėnė qė tė mos e takoja, atė qė ndoshta ishte, sė paku nė mendjen time, dyzimi i Lasgushit, Samuel Beketin. Nga fėminia mė kujtoheshin kėshillat e gjyshes lidhur me pasqyrat. Kishte ca rregulla qė tani s’i mabj mend, ca orė qė kurrsesi s’duhej tė shikoheshe nė pasqyrė...Irlandezi Beket dhe shqiptari Poradeci, s’duhej, me sa dukej, tė shiheshin, nė kėtė mbarim shekulli, qoftė edhe nėpėrmjet njė syri tė tretė.



    Mė 1944, kur Shqipėria u ēlirua, Lasgush Poradeci ishte, jashtė ēdo diskutimi, shkrimtari mė i madh qė jetonte nė vend. I madhi tjetėr, Fan Noli, ndodhej nė SHBA.
    Pas luftės, nga shtatė shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė gadishullit Ballkanik, tre i pėrkisnin Greqisė: Kazanzaqisi, Seferisi dhe Elitisi, dy Shqipėrisė, Poradeci dhe Noli dhe dy Jugosllavisė Andriēi dhe Kerlezha.



    Qysh mė 1929, Eqrem Ēabej, nė njė artikull tė tij, pasi e pėrqaste me poetė tė shquar tė kohės si Rilke, D’Anunzio etj., shkruante se poezitė e tij tė gjera e plot gremina ishin si tragjedi tė vogla, me stil tė rėndė e ziplot, dhe dalloheshin nga ato tė Naim Frashėrit siē ndryshonte muzika bethoveniane nga ajo e Moxartit. Ēabej e shpallte poet tė madh shqiptar e europian, tė cilin njė fat i mirė duket sikur ia ka falur Shqipėrisė, qė tė bėhet ai shkrimtari, tė cilin Shqipėria do t’ia falė njė herė botės.
    Pėr fat tė keq, paralajmėrimi i gjuhėtarit tė madh nuk u dėgjua dhe Lasgushi ra pre e forcave tė errėta qė mohonin vlerat e kombit shqiptar. Mė 1945, kur u krijua Lidhja e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, drejtuesit e saj, nė atė kohė e mė pas, nė vend qė ta afronin, bėnė sikur e harruan. Cmirėzinj e meskinė, ata u pėrpoqėn ta zhvlerėsonin, ta mbanin sa mė larg, nė mėnyrė qė ai tė mos ishte i pranishėm nė festė. Ngucjet kundėr tij qė, pėr fat tė keq, u vazhduan edhe nga poetė qė hiqeshin tė shquar e qė pėrligjeshin me gjoja parime tė artit tė ri, nuk kishin veēse njė bazė: cmirėn.
    Dukej sikur ishte e lehtė ta harroje Lasgush Poradecin. Ai vetė, dukej se tė grishte pėr kėtė mėnjanim, ngaqė vetzhdukej herė pas here, tretej nė mjegull. Qysh nga viti 1929, nė gjithė Shqipėrinė letrare s’flitej veē pėr njė sėmundje tė tij tė rėndė, (Ēabej e ndėrmend nė artikullin e tij), kėshtu qė bashkė me lavdinė, qysh nė ato vite, (ai ishte 33 vjeē), u paralajmėrua vdekja e tij e parakohshme. Ai vdiq mė 1987, pra pas 58 vjetėsh! Megjithatė, vula e vdekjes, njė vulė aspak e rėndomtė, por fine, luksoze, i mbeti qysh atėherė. Ai nuk e pėrmend kurrė nė vjershat e tij, nuk shkroi, p.sh., vargje tė tilla si nė vdeksha i ri mė varrosni kėtu apo atje etj., etj., tundim ky, qė njė poet me fatin e tij, vėshtirė se do t’i bente ballė. As nė biseda nuk e pėrmendte kurrė, jo vetėm atė, por as vdekjen nė pėrgjithėsi. E, megjithatė, hija e saj, e tjetėrfartė, si ēdo gjė tjetėr e tij, ishte pėrherė pranė.
    Ai ishte kėshtu i dyzuar dhe ndokujt mund t’i dukej se mund tė merrte cilėn tė donte prej anėve tė tij: tė gjallėn ose tė vdekurėn. Kėtė gėnjim pėsuan dhe ata qė e sulmuan pa fre. Kujtuan se mund tė komplotonin me atė vetė, me vetmohimin e tij, me vetmėnjanimin e tij, pėr ta shtyrė nė harresė.
    Mirėpo, aq sa i lehtė ngjan harrimi i njė shkrimtari tė tillė, aq i pamundur ėshtė. Ashtu si mali qė befas zbulohet nga mjegulla, ashtu ata faniten papritur nė horizont, tė mėdhenj, mė shtypės dhe mė kėrcėnues se ē’kujtohej.
    Lasgush Poradeci nuk u fut luftė me tufėn e mediokėrve dhe as kėrkoi kurrė drejtėsi nga askush. Pėrbuzėz gjer nė fund ndaj tyre, i ndėrgjegjshėm pėr vlerėn e veprės sė tij, ai e dinte se ishte i pashkatėrrueshėm.
    Ajo qė mė habiste mė shumė se ēdo gjė, ishte ndjenja sovrane qė kishte pėr veten. Ēdo poeti tjetėr, nė vend tė tij, do t’i pėlqente qė nė rrethin e ngushtė tė miqve tė qahej pėr mėnjanimin, tė ankohej pėr shtetin, t’i quante ata zyrtarėt e lartė e kėshtu me radhė. Mirėpo ai, duke qenė njė antikonformist mė i madh, nuk ngashnjehej kurrė nga kjo lloj disidence. Dhe kėtė nuk e bėnte pėr kurrfarė frike ose kujdesi. Ishte aq mospėrfillės e i pakujdesshėm, sa njė grup gazetarėsh, qė kishin ardhur pėr ta intervistuar mė 1985 ikėn tė tmerruar nga shtėpia e tij.
    Ai nuk ankohej, sepse, ndonėse i mėnjanuar, e qunate veten njeri kryesor i Shqipėrisė, pra pėrgjegjės pėr gjithēka qė ndodhte nė vend. Mund tė dukej mė se e ēuditshme, por nga biseda dilte se ai sė brendshmi e qunate veten udhėheqės, ministėr, peshkop dhe prokuror i shtetit.
    Njė ditė mė tha:
    Kur e dėnuam me 80 vjet burg Vinēens Prenushin, ai ishte 76 vjeē.
    Mė bėri pėshtypje folja e dėnuam dhe duke kujtuar se e dėgjova gabim i thashė:
    Ju thatė e dėnuam, nė mos gaboj? Atėherė e futni edhe veten nė dėnimin e tij?
    Ai mė vėshtroi gjate siē e kishte zakon nė kėsi rastesh dhe u pėrgjigj:
    Sigurisht. Poeti pėrgjigjet pėr ēdo gjė.
    Shpeshherė, nė mendjen tij qeveria, poetėt, shtabi i ushtrisė, ministria e jashtme, bėheshin njėsh.
    Nė ē’regjim jetojmė?, mė pyeti njė ditė.
    Nė socializėm, zoti Lasgush.
    Nje copė herė heshti, pastaj ia bėri hm.

    Mė pas e pyeta se vėrtet e kishte harruar nė ē’regjim jetonim, apo ishte njė trill? Ai mė vėshtroi gjithė zemėrim:
    E kisha harruar vėrtet, tha, Poetit i lejohet ēdo gjė.
    Ishte shumė vėshtirė tė ndaje tak ai harresat ose ngatėrrimet e kohės qe shkaktoheshin prej moshės, nga ato qė truri i tij i jashtėzakonshėm i filtronte apo i pėrzgjidhte pas mėnyrės sė vet.
    Kur fliste pėr studimet e tij nė Austri, tė cilat kishin zgjatur rreth dhjetė vjet, ai herė e thoshte shifrėn e saktė, e pak mė pas e dyfishonte. Por habia ime arriti kulmin, kur njė ditė nguli kėmbė qė studimet e tij nė Austri kishin vazhduar dyzet vjet. Kundėrshtimit tim, iu pėrgjigj me ironi therėse: Nga tė tjerėt e prisja kėtė, mė tha, mund ta prisja edhe nga i dashuri Ēabej, sepse trurin e tij e ka mbyllur shkenca, por nga ti qė je poet, kurrsesi. Sepse ti duhet ta dish qė koha kėtu, (dhe i ra me gisht tėmthit), nė kokėn e poetit ėshtė ndryshe.
    Edhe herė tė tjera mė kishte folur pėr trurin e poetit, qė, ndryshe nga i gjithė tė tjerėve, ishte sipas tij i hapur, i ēarė.
    Tek vėshtroja flokėt e tij tė hirnosur, shpesh mendoja se me anė tė ē’krisjeje vallė truri i tij jepte e merrte me zonat e paarritshme pėr tė tjerėt. Nėpėr ē’tė ēarė fironte ajo pjesė e rėndomtė dhe e panevojshme e mendimeve, e ndjesive tė zakonshme, pėr t’u zėvendėsuar aty pėr aty nga tė tjera, qä kushedi nga ē’hapėsirė astrale rridhnin pėr tė mbushur zbrazėzinė?
    Duke dėgjuar ato qė thoshte pėr tė ēarėn e trurit tė poetit, mendoja se asnjė gjuhė tjetėr nė botė nuk e kishte njė sinonim aq tė bukur pėr fjalėn i ēmendur, sesa nė gjuhėn shqipe. Kjo ishte fjala i krisur, qė pėr nga tingėllimi ngjante aq shumė me crazy tė anglishtes.
    Nė shumicėn e gjuhėve evropiane, fjala i ēmendur, vinte nga latinishtja, dementis, (i ēmendur) dhe follis (kaēup me ajėr). Nė gjuhė tė ndryshme sinonimet e shumta pėr kėtė fjalė, qė me sa dukej e cyste tepėr mendjen njerėzore, bazoheshin me idenė e ērregullimit, tė zhvendosjes, daljes prej hullie, tė humbjes sė drejtpeshimit, tė lehtėsisė prej zogu, tė ikjes, tė kapėrcimit tė masės etj. Shqipja, pėrveē kėtyre, (i ēmendur, i marrė, i lojtur, i lajthitur, i rrjedhur, i shkalluar, firifiu etj.), kishte krisjen, fjalė nė tė cilėn marrėzia takohej me gjeninė, sipas njė perftimi tė vjetėr qė vetėm pak njerėz nė botė e kanė tė ēarėn, ma anė tė sė cilės komunikojnė me tė pakomunikueshmen.
    Mė tregonte vetė se, qysh nė rini, e quanin tė krisur, madje pėr kėtė e kishin ēuar nė manastirin e Shėn-Naumit, ku qe njohur me murgjėr rusė, tė ēmendur vėrtet, qė i kishin folur sė pari pėr Dostojevskin.
    S’ishte vetėm koha qė rridhte ndryshe nė mendjen e tij. Shumė gjėra i tregonte ēuditshėm, megjithatė pėrcaktimet e tij kishin nė tė shumtėn e herės njė saktėsi tė pashoqe. Njė poeti tė njohur pėr vjershat e tij entuziaste i tha nė sy tė tė gjithėve, si pėr ta lavdėrtuar, se ishte bori e Partisė, kurse poetė tė rinj lirikė i quante nimfa tė Partisė. Por tė gjitha kėto i thoshte me hije tė rėndė dhe nuk e kishte zakon kurrė qė tė pranonte se kishte ironizuar dikė.
    Biseda e tij, sa e turbullt dhe mistike ngjante njė herė, aq e kthjellėt bėhej herėn tjetėr. Bisedėn mund ta bėnte lirisht nė katėr-pesė gjuhė, ndonėse parapėlqente gjermanishten dhe frėngjishten. Por po aq lirshėm fliste italishten, greqishten e rumanishten, ndėrsa lexonte anglisht, rusisht e sanskritisht!
    Njė ditė, tek bisedonim, nisi tė fliste gjermanisht dhe unė me kujdes, si me ata qė kemi drojė mos i trembim kur i zgjojmė nga gjumi, i thashė: Zoti Lasgush, po flisni gjermanisht!
    Njė vit, gjatė gjithė pranverės ngatėrronte njė ngjarje tė jetės sė tij me atė tė Gėtes. Ishte fjala pėr njė ballo, nė Korēė ose nė Vjenė, ku ai ose Gėte, u zemėrua pa tė drejtė me mikeshėn e vet. Ma pėrsėriti kėtė disa herė, por nė mėnyra aq tė ndryshme, saqė ishte e pamundur tė ftilloje diēka. Mė tepėr do tė besoje se kishin qenė rivalė qė tė dy pėr atė vajzė shqiptaro-gjermane, nė njė shekull qė s’ishte as i njėrit e as i tjetrit.
    Nganjėherė bėhej aq i padepėrtueshėm, sa tė fuste frikėn. Njė ditė ishim nė shtėpinė e tij nė Tiranė dhe ime shoqe, duke parė portretin qė ia kishte bėrė njė piktor gjerman i viteve tridhjetė, pėr tė nxitur, me sa dukej, bisedėn qė nuk po ecte, tha:
    Sa i bukur ky portret.
    Njė copė herė u fol pėr autorin e portretit, kur befas Lasgushi ngriti kryet dhe me zė tė ftohtė tha:
    Kėtė portret nuk e ka bėrė asnjė gjerman: por e kam bėrė vetė.
    Vėshtruam njėri-tjetrin, por vajza e tij e quajti tė nevojshme tė ndėrhynte:
    Kjo dihet qė e ka bėrė njė piktor gjerman, baba.
    S’ėshtė e vėrtetė, tha Lasgushi krejt i sigurt.
    Heshtja qė pllakosi ishte e padurueshme. Ai ndenji sa ndenji ashtu me sytė nga dritarja, pastaj tha:
    Ja tė ngrihem ta shoh edhe njėherė!.
    U ngrit nga kanapeja, iu afrua portretit, qė kishte dyzet e ca vjet qė gjendej nė atė dhomė. Tregoi me gisht emrin e autorit gjerman qė dallohej fare qartė dhe tha:
    Ja ku shkruan: Lasgush Poradeci. U bindėt tani?
    Ne s’dinim ē’tė pėrgjigjeshim, vetėm i bėmė shenjė vajzės tė mos e acaronte mė.
    Eshtė ndėrgjegjja jote e keqe qė tė shtyn tė vėsh nė dyshim atė qė them unė, iu drejtua vajzeės dhe me kaq biseda u mbyll.
    E vrava mendjen shumė herė mė pas tė shpjegoj, qoftė dhe pėrafėrsisht, logjikėn e sjelljes sė tij, por ajo ishte e pashpjegueshme. Njė mister, nga tė shumtat, qė mori me vete.
    Por, nganjėherė, ishte fare ndryshe. Mė fliste shpesh pėr tė fejuarėn e tij tė parė, njė piktore qė ishte leshverdhė sa ishte e fejuara ime dhe pastaj u bė e zeshkėt kur un ndamė. Kurse vajzėn holandeze, qė e kishte sjellė nga jashtė shtetit dhe qė iku befas njė ditė, nuk e zinte ngoje kurrė. Ē’kishte ndodhur brenda tij, ē’shpėrthim i brendshėm, si ato qė ndodhin brenda diellit, e kishte hedhur atė vajzė nė sferat qiellore, pėr ta yllėsuar? Dihej nga tė gjithė, se ndjekjen qė ai i bėri asaj me aeroplan nga aeroporti i vogėl provincial i Korēės nė atė nė Tiranė, nga ky i fundit nė atė tė Romės e pastaj atė tė Budapestit, tė Kopenhagenit, atė ndjekje tė dėshpėruar e tė pashpresė, ai e shndėrroi nė poezinė e tij nė njė ndjekje yjsh, qė nuk arrijnė dot kurrė njeri-tjetrin. E kishte nxjerrė kėshtu nga vetja e tij, dhe jo vetėm nga vetja, por nga krejt sistemi diellor, ndaj dhe ndoshta nuk e pėrmendte mė.
    Nuk fliste as pėr dashurinė e fundit tė tij, qė e kishte pėrshkruar pėr ēudi nė prozė, nė njė nga prozat e rralla tė mrekullueshme qė kam lexuar prej tij: Vizitat e zonjushės Ana X. nė kullėn time.
    Njė njeriut, qė nuk e njihte Lasgushin, do t’i dukej e folura e tj pėr prozėn pėrēmuese. Por, duke mos njohur kodin e tij, duke mos ditur, p.sh., se ē’quante ai prozė, nga njėra anė dhe ē’mund tė ishte pėrēmimi lasgushian nga ana tjetėr, ishte vėshtirė tė gjykoje pėr tė.
    Ai e quante prozėn vdekje tė poezisė, baltė, dhe kur njė ditė ia kundėshtova kėtė mendim, ai duke mė hedhur vėshtrimin e zakonshėm nė kėsi rastesh, atė vėshtrim qė mund tė cilėsohej si: dhe ti o Brutus?, mė tha:
    Unė thashė vdekje dhe baltė, po a ka gjė mė tė gjerė e fisnike se vdekja dhe balta?
    Mė pas, shpesh kam menduar se ai e shkroi pasionin e tij tė fundit nė prozė, ndoshta pikėrisht ngaqė po i afrohej vdekja.



    E donte shumė liqenin e Pogradecit, qė i kishte kushtuar disa nga perlat mė tė bukura. Rrallė, njė mase uji, i ėshtė kėnduar me aq thellėsi, pėrkushtim dhe zi tė pėrndritur sė brendshmi.
    Kur shėtiste nė breg tė tij, ndonėse qyteti ishte plot turistė e verues, nuk guxonte ta shqetėsonte askush.
    Dukej sikur vazhdimisht kėrkonte diēka, ndoshta vendin e varrit tė tij. Si tė gjithė poetėve tė mėdhenj edhe atij kėmbėt i venin vetvetiu te varri apo shtatorja e tij e ardhshme.
    Pėrherė e mė tepėr ngjante qenie e tė gjitha kohėrave, qė gjendej kėtu dhe atje, njėkohėsisht, ashtu siē kishte shkruar nė vjershat e tij. Por ngjashmėria e tij ishte e vėrtetė dhe jo shtihane, dhe fakti qė ai paguante gjithmonė pėr tė, flijonte rėndshėm pėr tė, i vinte asaj vulėn e sė vėrtetės. Si pėr tė bėrė tė besueshme afėrinė e tij me tragjikėt e lashtė, filluan, qė nė gjallje, humbjet e veprės sė tij. Shumė fletore tė tij u zhdukėn gjatė stinėve, kur ai e braktiste kullėn e Pogradecit, pėr tė kaluar dimrin nė Tiranė.
    Njė prej humbjeve ėshtė proza Vizitat e zonjushės Ana X. nė kullėn time! [Shėnim i redaksisė: Nė kohėn kur ėshtė shkruar nga autori Portreti Lasgush Poradecit, ky ditar konsiderohej i humbur. Tani e disponojnė vajzat e poetit]. Njė person, qė nuk e di nė ē’rrethana kishte arritur t’ia merrte, ma dha pėr ta lexuar vetėm pėr njė natė. Mė pas, kur pas vdekjes sė tij e pyeta pėr fatin e dorėshkrimit, ma mohoi. Nuk ju kam dhėnė kurrė njė dorėshkrim tė tillė dhe as e kam patur kurrė nė dorė, mė tha duke mė vėshtruar si tė mė thoshte: ndoshta e keni parė nė gjumė.
    Me Lasgush Poradecin mund tė ndodhte gjithēka, dhe qė nga thellėsia ku qe varrosur ai mund tė dėrgonte mbi tokė dyzimin e tij, misterin dhe ėndrrėn qė e kishte rrethuar sa qe gjallė.
    Do tė besoja se isha sėmurur prej tij dhe ta kisha parė vėrtet nė ėndėrr dorėshkrimin e tij tė paqenė, sikur tė mos kisha dėshmitare time shoqe, me tė cilėn i lexuam bashkė ato faqe tė paharrueshme.
    Diēka e papėrballueshme, fatale e shtynte pėrherė tė shkonte nė Pogradec. Vitin e fundit, kur nuk qe nė gjendje ta bėnte rrugėn e gjatė pėr atje, i thanė se ndėrkaq ndodhej atje, madje pėr t’ia bėrė tė besueshme, vunė ca degė molle nė dritare qė ta bindnin se pėrtej dritares ishte kopshti me mollė i atjeshėm.
    U varros sipas dėshirės atje. Ishte dymbėdhjetė nėntor 1987, por koha qe e bukur. Ndėrsa i mbulonin arkivolin me dhé, dielli pėrndritte si ditė tė kremte copėrat e baltės pėrpara se tė binin mbi tė. ai po futej kėshtu nen dhé veshur me diell, mbathur me hanė, siē kishte shkruar nė njė vjershė tė tij Pjetėr Bogdani, treqind vjet mė parė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dita me ke nxjerre mallin e qytetit tim qe ka 5 vjet pothuajse qe nuk kam shkuar, e 7 vjet qe tashme nuk e shijoj me lakuriqesine e liqenit.
    Me mungojne varkat, njerzit, rruget, pislliqet, gjithcka. Mund te them se me mungon liqeni, mjelmat dhe zogjte shtegetare me shume se gjithcka tjeter, biles me shume se njerzit. kam nostalgji per ate qytet jo se jam lasgushiane por me bente te ndihesha e perjetshme.
    uuuuhhhhhhhhh c'fare ndjenjash.

    te falenderoj nje mije here....... se nepemjet fjaleve te kadarese me solli serish ndemend femijrine. flladin e liqenit tek beja vrap cdo mengjes, guret biles me solli ndermend edhe kur kam rene disa here ne liqen ne dimer plevitosur. hahahahahahahaha

    Flm Dita

  3. #3
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    GUSHOS

    Tete gishta do i pres,
    ................................Llazar
    T’i kesh,

    ............sylynjare.
    Nje pike liqe’ te jam,

    ...............................faqeve
    Te jam pluhur,

    .....................mbi balle.

    Sado me, te thatohem
    gjoksit po ia shkul

    ...........................1 kg mish
    .........................................t’a jap
    mos me rri ne rradhe
    te lutem Llazar
    ne rradhe,
    jo me!

    Ti qave te tjere
    Po ty, kush te qau?
    Vdiqe ku ke lere
    Ah! Gusho Llazari.

    Lerme te te gush ca,

    ............................O Gusho
    Mallkuar qofte ai qe qan,

    ......................................tani,
    ............................................per ty...



    Sokoli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 19-06-2002 mė 06:47
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lasgushi dhe zyrtarėt miopė
    Nga Bardhyl Berberi

    Ne zyrat e bashkise se Pogradecit, u njohėm pas ditė mė parė me nje liste ku gjendeshin emrat e personave qė keshilli bashkiak i kishte shpallur" qytetarė nderi' nė vite. Nė krye tė listės, me vendim tė prillit 1998, ishte drejtuesi i njė fondacioni fetar gjerman, i dyti njė egjiptian, edhe ky nje drejtues fondacioni fetar, i treti njė drejtues i USAID-it, mė poshtė njė notar, njė piktor dhe lista mbyllet me vendimin e fundit tė datės 18 mars 2002, pėr dhėnien e titullit "qytetar nderi" njė prifti. E lexova edhe njė here listėn pėr tė gjetur emrin e Lasgush Poradecit, por me kot.Emri i poetit Llazar Gusho, i cili u ka kėnduar aq mrekullisht qytetit dhe liqenit, nuk ėshtė qytetar nderi i qytetit, tė cilin e pėrshtati edhe si mbiemėr tė vetin artsitik. E trishtueshme. Si pogradecar, jam ndier krenar kur jashtė vendit, pasi kam prezantuar veten dhe qytetin tim, menjėherė bashkėbiseduesit mė kane plotėsuar: "Ah.. Lasgush Poradeci…".
    Pogradeci ėshtė qyteti i "poetėeve tė vrare". Dy korifejte e mėdhenj tė kėtij qyteti: Poradeci dhe Kuteli, e kanė provuar mbi shpatullat e tyre diktaturėn, madje Mitrush Kuteli i provoi edhe qelitė e ftohta tė burgut komunist. Lasgushi u mbyll ne vetvete, pasi refuzoi tė shkruante pėr pesėvjeēaret dhe veprat e socializmit. Heshti pėr dekada deri sa vdiq nė njė varfėri tė tejskajshme. Eshte e papranueshme qė njė poet i tillė kombėtar tė mos marrė asnjė titull honorifik nga qyteti i tij. Ēfare kriteresh qė nuk ka plotėsuar Lasgushi, kanė plotesuar kėta tė huaj qė janė bėrė qytetarėt tanė tė nderit ? Kjo kohė qė po jetojmė mė shumė se gjithēka ka nevojė pėr tė vendosur nė piedestal vlerat e kaluara, tė kėrcėnuara nga harresa. Nėse nuk ka fonde tė mjaftueshme pėr tė ngritur njė monument pėr Poradecin dhe Kutelin, atėherė le tė mos harxhoheshin para pėr tė derdhur ne bronzzzz njė bari me fyell dhe njė bareshė me kostume popullore qė janė vendosur tashmė nė parkun buzė liqenit. Njė pogradecari i vjen turp nėse kėrkon ta dėrgojė njė tė huaj tė shohė monumentet e krenarisė sė tij qytetare. Nėse dikush kėrkon tė shoh shtėpinė e Lasgushit , ajo qėndron e restauruar dhe e mbyllur me kyē nga njė pronar, i cili e ka blerė pėr 14 mijė lekė. Pa dyshim, kėto jane paradokse tė kohės dhe vepra zyrtarėsh mjeranė. Por titullin qytetar nderi dhe piedestalin kėtyre poetėve tė mėdhenj tė shpirtit shqiptar ua ka caktuar tashmė vetė populli. Ata na kanė lėnė veprat e tyre, thesare pėr brezat e ardhshėm. Spostimi i kėtyre vlerave, ėshtė njė rrėnim i mėtejshėm i njeriut dhe i artit.

    Ky artikull eshte marre nga gazeta shekulli por edhe mua si lasgushiane po me ben pershtypje nje gje e tille. O zot i madh ne c'fare njerzish jemi kethyer..........

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    494
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Sabri Hamiti

    VDEKJA E NOSITIT

    I.SHQIPTIMI I POEZISŹ

    1.Hyrje pėr interpretim

    Kėng`e lashtė e vjershėrisė mė pėlqeu aq fare pak...
    Do t`-ja marr qė sot e tutje si bilbil parėvarak,
    Qė nga fund`i vetėvetes do kėndoj njė mall tė ri:

    janė kėto tri vargjet nistore tė vjershės "Zog`i qiejve",qė nė vend parafjale ėshtė e vėnė nė ballė tė veprės poetike tė Lasgush Poradecit.Kėto vargje nistore mbajnė nė vete njė vlerėsim tė kėngėtimit poetik shqip,si dhe njė program orientues tė poetit.Janė thirrje pėr tė theksuar individualitetin poetik nė njė kontinuitet tė shkrimit poetik shqip dhe vargje-celės pėr tė hyrė nė temat,interesimet poetike dhe nė gjuhėn e poezisė sė Lasgushit nė gjithė veprėn;tė cilat nė mėnyrė implicite shtrohen nė vijim edhe vetė brendapėrbrenda kėsaj kėngė nistore.Nė vargjet e lexuara nė fillim dalin dy nocione-figura-tema tė poezisė sė Lasgushit:"Kėngė e lashtė"/"Mall i ri",tė cilat po u eksplikuan brenda kėsaj kėnge dhe nė gjithė veprėn poetike nė tėrėsi,dalin nė njė lidhje tė fortė tė ndėrmjetvetshme,dhe jo nė kundėrshti,duke e pėrjashtuar njėra tjetrėn.Ngase thyerja qė do ta bėjė poeti nė lirikėn shqipe(vetėdijshėm si shihet nga teksti)nuk ėshtė shkėputje nga kontinuiteti i poezisė shqipe,por kėrkim pėr lidhje mė tė fortė me burimin me rrėnjėn:"kėngėn e lashtėsisė",pėr t`u ngritur mbi "Malli i ri",rezultat i dėshiruar i shpėrndėrrimit poetik origjinal.Pra,ja kėtu nė fillim dalin dy tema tė poezisė sė Lasgushit,orientimi i tij programor-sistemi poetik.
    Nė vijim tė vjershės shenjėzohen temat tjera:

    Asohere-e ndjej si foliė jam falė,o Zoti im!

    Nė kėtė fushė shenjėzimi tė poezisė Zoti nuk ėshtė Zoti religjioz,por njė shkallė e lartė e pėrqėndrimit tė qenies,ėshtė pėrqėndrim e jo frymėzim,temė e kėndimit qenieplotė,tė pacopėzuar.Ky pėrqėndrim e sjell krijuesin nė rrugėn e leximit tė thellė tė realitetit,qė del si zbulim i rishėm shpirtėror,identifikim me kėrkimin e parreshtur dhe nisje nė rrugėn imagjinative poetike:

    Tungjatjeta!Tungjatjeta!Vėnt o Vėnt ku cel junapi!

    Nė zemrėn e vendit nis bumbullima e tė jetuarit intenziv,qė mbledh mė vete ngazėllimin e dėshirėn e pasosur,edhe humbjen e pėsimit,si dhe mashtrimet e ėmbla:

    Mu nė funt tė zemrės s`ate ritet fshehur dashurija

    Nė kėtė shkallė tė pėrpėlitjeve shpirtėrore,nė zgjatjen e njė tė jetuari intenziv nėpėr gjakime-dėshirime-pėsime lind kėnga:

    E kėshtu ti qan pa rreshtur bukuritė-e dashuritė

    Nė kėtė varg dalin pranė figurat-nocionet Bukuri/Dashuri,si te Bukuria e Naimit.Kur kėto dy nocione nė kėtė vjershė si dhe kėto tema nė gjithė veprėn e Lasgushit pėrshkohen nė kėngė,kėnga del "vaj i parreshtur",si forma mė e preferuar e poezisė sė kėtij autori pėr temėn e dashurisė:si "kėngė e durimit",si liri-robėri.
    Pra,vetėm brenda kėsaj vjershe,tė cilėn poeti e ka vėnė nė ballė tė veprės sė vet poetike,dalin nocionet,figurat dhe temat qendrore tė gjithė poezisė sė tij:"Kėnga pleqėrishte";"Mall i ri";
    "Bukuria llaftare";"Dashuria";"Kėnga e durimit";"Pėrjetėsia";"Vaji i zemrės":"Vdekja".Pėrderisa Bodėleri hyn nė librin e vet "Lulėt e ligėsisė"me njė vjershė kushtuar lexuesit,Lasgushi hynØnė vallet e veta poetike me njė vjershė kushtuar krijuesit.Kjo na e thotė
    edhe njėherė nė fillim natyrėn krijuese dhe programin poetik tė Lasgushit,i cili edhe kur nė fiksionin e vet poetik kėrkon njė dialog me lexuesin,edhe kur don tė krijojė njė vijė komunikimi me tjetrin,
    gjithėherė niset nga krijuesi,nga vetja.Sepse do tė jetė vetėm poet,kudo e gjithėherė.Poezia e tij ėshtė para sė gjithash njė shqiptim i thellė i krijuesit tė saj.Pikėrisht ky tip i shkrimit letrar dhe ky tip i krijuesit kushtėzon edhe njė mėnyrė specifike tė interpretimit,tė cilėn do ta ndjekim mė vonė.


    vijon...............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 30-06-2002 mė 00:51

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    494
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Sabri Hamiti

    VDEKJA E NOSITIT

    I.SHQIPTIMI I POEZISŹ

    1.Hyrje pėr interpretim

    Kėng`e lashtė e vjershėrisė mė pėlqeu aq fare pak...
    Do t`-ja marr qė sot e tutje si bilbil parėvarak,
    Qė nga fund`i vetėvetes do kėndoj njė mall tė ri:

    janė kėto tri vargjet nistore tė vjershės "Zog`i qiejve",qė nė vend parafjale ėshtė e vėnė nė ballė tė veprės poetike tė Lasgush Poradecit.Kėto vargje nistore mbajnė nė vete njė vlerėsim tė kėngėtimit poetik shqip,si dhe njė program orientues tė poetit.Janė thirrje pėr tė theksuar individualitetin poetik nė njė kontinuitet tė shkrimit poetik shqip dhe vargje-celės pėr tė hyrė nė temat,interesimet poetike dhe nė gjuhėn e poezisė sė Lasgushit nė gjithė veprėn;tė cilat nė mėnyrė implicite shtrohen nė vijim edhe vetė brendapėrbrenda kėsaj kėngė nistore.Nė vargjet e lexuara nė fillim dalin dy nocione-figura-tema tė poezisė sė Lasgushit:"Kėngė e lashtė"/"Mall i ri",tė cilat po u eksplikuan brenda kėsaj kėnge dhe nė gjithė veprėn poetike nė tėrėsi,dalin nė njė lidhje tė fortė tė ndėrmjetvetshme,dhe jo nė kundėrshti,duke e pėrjashtuar njėra tjetrėn.Ngase thyerja qė do ta bėjė poeti nė lirikėn shqipe(vetėdijshėm si shihet nga teksti)nuk ėshtė shkėputje nga kontinuiteti i poezisė shqipe,por kėrkim pėr lidhje mė tė fortė me burimin me rrėnjėn:"kėngėn e lashtėsisė",pėr t`u ngritur mbi "Malli i ri",rezultat i dėshiruar i shpėrndėrrimit poetik origjinal.Pra,ja kėtu nė fillim dalin dy tema tė poezisė sė Lasgushit,orientimi i tij programor-sistemi poetik.
    Nė vijim tė vjershės shenjėzohen temat tjera:

    Asohere-e ndjej si foliė jam falė,o Zoti im!

    vijon...............

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    "Miti i Lasgushit" i dr. Anastas Kapuranit-nje monografi unikale ne gjuhen angleze

    Miti i Lasgushit sugjerohet nga vete poezia

    Dhurata Hamzai



    Lasgushi nje mit i poezise shqipe...! Askush nuk do ta quante te ekzagjeruar kete perkufizim po t’i rikthehej ngahera e ngeshem vepres qe la pas Poeti. Per te na bindur ne mitin e Tij, nje tjeter liber i shkruar, por kete here ne gjuhe te huaj, cel te paren biblioteke te gjuhes angleze me studime mbi poetin, qe cel njekohesisht shtegun e studimeve te reja ne panteonin e lirikeve me fame boterore. Mesojme se nje liber me studime per Lasgush Poradecin ka qene njekohesisht nje amanet i lene pas edhe ne vemendjen e intelektualit shqiptar, Anastas Kapuranit, prej te ndjerit prof. Eqerem Cabej. “Kjo mund te duket deri diku e cuditshme si lidhje, por qe gjithmone me ka bere pershtypje vleresimi lapidar i Eqerem Cabejt, ku ai thote, pa hezitim, kur te tjeret ende nuk kishin thene asgje per Lasgushin: “Lasgush Poradeci eshte poeti qe per fat te mire i ka rene Shqiperise, por qe ajo nje dite do t’ia fali botes”. Pikerisht Dr.Anastas Kapurani e mbajti mend kete amanet dhe ka nje vit qe e ka perfunduar librin me te mire te tij “Miti i Lasgushit”, i cili eshte botuar tani vone ne Angli. Qe ne kopertinen e librit “Miti i Lasgushit”, duket se nuk eshte thjesht nje gjetje per te krijuar efekte te jashtme. Miti sugjerohet nga vete poezia, nga fjala e Lasgushit. Miti eshte si kusht i kuptimit dhe jo si nje kuptim me vete. “Gjithcka duhet kerkuar brenda Lasgushit, kjo mbetet dhe e vecanta e studimit tim te pare, rrefen dr Anastas Kapurani.

    Studiuesi Anastas Kapurani ka udhetuar ne kohe me imazhin e Lasgushit dhe ka rrokezuar sa here poezite e tij. Me te gjalla u ndien ato brenda trupit te tij kur pas viteve '90 ai shkoi per te thelluar studimet ne Universitetin e Athines dhe gjate atyre pese vitev qe iu deshen per t’u specializuar ne fushen e poetikes. Larg atdheut ai pohon se interesi i tij paresor ka qene mbi te gjithe letersia shqipe, e ne menyre te vecante nga ajo, figura dhe poezia e Lasgush Poradecit.

    Dr. Kapurani jeton ne Greqi dhe ai ka pare se bibliotekat greke, ne menyre flagrante mungon letersia shqipe, po njesoj si ndodh dhe ne Serbi. Shpesh ai e gjen vetem ne kioskat e ngritura te emigranteve ate qe kerkon t’i ofrohet prej kultures sone. Per te shmangur realisht kete diskriminim ai ka botuar esse te ndryshme mbi poete te tille si Xhevahir Spahiu, Prec Zogaj, etj. Kohet e fundit dr.Anastas Kapurani ka punuar si pedagog i jashtem ne Universitetin Amerikan te Athines, “Ardrianapolis”, ku aktualisht jep leksione jashte programit te universitetit per t’i pergatitur ne gjuhen angleze dhe me kete pune ai jeton.

    Kapurani u lind ne ne Sarande me 1950-en, ku mori dhe mesimet e para. Studimet e larta i kreu ne Universitetin e Tiranes me 1973, te cilat i perfundon me mbrojtjen e diplomes per gjuhen e huaj ne anglisht dhe perfundon edhe nje kurs pasuniversitar per gjuhe-letersi shqipe. Kapurani per shume vite ka qene dhe bashkepunetor i jashtem shkencor i Institutit te Gjuhesise ne Tirane. Deri me vitin 1991 Kapurani ne Shqiperi ka qene i njohur nepermjet artikujve te shkurter prezantues per shkrimtare te huaj te kohes, si dhe eshte marre me perkthime te ndryshme, nga poete te shquar te letersise angleze, Si Uitman, Shell, Bajron, apo dhe Drajzer, e shume te tjere. Pas 91-it ai emigron si shumica e intelektuelave shqiptare jashte Shqiperise se mjeruar prej Diktatures Komuniste.

    Kapurani u largua nga atdheu pa patur fatin ta takoj personalisht Lasgush Poradecin, por per fat te mire ai jetoi gjate dhe kur ishte student e ka pare disa here duke e ruajtur me pas te gjalle imazhin e tij ne kujtese. “Megjithate me ka mbetur peng qe nuk arrita te shkembeja qofte dhe dy fjale me poetin e madh. Imazhi i Lasgushit ishte ai i nje poeti te vertete qe edhe ishte mes nesh, edhe nuk ishte. Ai na udhehiqte te gjitheve por nuk ishte aspak e lehte qe te hyje ne boten e Lasgushit. Sidoqofte dhe imazhi i tij qe me nga mbetur ne mendje per mua eshte shume, pasi shpesh nuk e kemi te lehte qe te krijojme ne mendjen tone portretin e vertete te poetit. Lasgushi pa folur mua ma mesoi shpejt kete gje dhe i detyrohem, ndaj sic thashe ai befas hynte ne jeten tone duke ardhur aq prane, e befas nuk ishte me aty. Kete fat une e pata atehere kur isha student duke e perjetuar, dhe keshtu krijova kontaktin e pare jetesor organik me po Lasgushin qe me ka shoqeruar dhe do te me shoqeroje per gjithe jeten” thote sdudiuesi i nje mografije unikale ne gjuhen angleze “The myth of Lasgush”.

    Rrefimi i autorit: Varesia ime me yllin e Lasgushit

    “Pra ishte nje mesazh i qarte dhe largpames se ne e paskeshim kete fat te kishim nje poet qe nje dite do t’ia falnim botes. Ne kete percaktim une ndjeja terrenin e nje studiuesi qe duhet te punoje gjate ne menyre qe te mund te zbuloje se cili eshte mesazhi qe fshihet pas vleresimit lapidar te prof.Cabej. Mire do t'ia falim botes mendoja une... por ky njeri nuk kishte te perkthyer qofte edhe nje germe ne gjuhe te huaja dhe nuk njihej ne boten e jashtme. Ketu lindi dhe ideja qe une duhet ta shkruaja librin tim ne anglisht. Veshtiresia e pare ishte perkthimi. Mund te thosha se Lasgushi eshte i madh, por tjetri natyrisht qe do te pyeste se pse eshte i madh. Pra, kete gje nuk mund ta jepja permes studimit por duhet te paraqesja pjesen me perfaqesuese te lirikes se tij. Te perktheja Lasgushin ka qene nder endrrat e mia pasi jam marre qysh heret me letersine dhe me perkthime te poeteve te ndryshem boterore klasike e bashkekohore. Me Lasgushin qe krejt ndryshe nga te tjeret pasi ta jepje ate ne anglisht dukej dicka krejt e pamundur. Nje dite kur as vete nuk e di se si ndodhi une po shikoja poezine "Ylli" te Lasgushit dhe mora lapsin ne dore e nisa nje nga nje t'i shkruaja vargjet ne anglisht. Pasi perktheva tri strofat e kesaj vjershe qe eshte unikale ne fjalen, mendimin akustiken e saj brilante dhe lodren gjuhesore qe nuk rresht asnjehere vura re se kishte dale mire. Nga njera ane u cudita por kjo gje me dha zemer. Ne tri jave arrita te perkthej liriken me perfaqesuese lasgushiane dhe pasi bera nje pushim 7-ditor u mundova serish te perktheja, por e pata te pamundur. Kjo ishte nje marreveshje fatlume e cila mbaroi atehere kur une perktheva disa nga lirikat e tij me ne ze. Keshtu kisha siguruar materialin mbi te cilin mund te punoja dhe te paraqisja studimet e mia mbi Lasgushin... Nderkaq dua te merrem dhe me autore te tjere te letersise shqipe. Megjithese shkruaj artikuj te shumte studimore per figura te ndryshme te literatures boterore gjithmone ne fokusin tim eshte krijimtaria ne gjuhen shqipe, aq me teper qe duke qene prej rreth 15 vitesh ne mergim, e quaj domosdoshmeri per mbijetesen time dhe te emigranteve te tjere kete ushqim shpirteror e kulturor. Lasgushi eshte ai qe eshte pikerisht se doli tek fjala, me mjetet e tij poetike, gje qe nuk kishte ndodhur me pare ne menyre kaq te spikatur, me kaq gjeni krijuese. Te Lasgushi une kam hyre nga brenda-jashte dhe jo nga jashte-brenda. Me befason te ky poet ajo bashkekohesi ne kohesi, gjykim, mesazh dhe ne ndertimin e kontekstit poetik te fjaleve, mbi te gjitha ne krijimin e kesaj lodre gjuhesore kaq te pervecme, unikale ne poezine tone. Ai arrin me mjete ne dukje kaq te thjeshta te realizoje mesazhe madhore, ngaqe me mire se kushdo tjeter, para apo pas tij ne letersine tjeter, arriti te skalise me dore mjeshtri jo gje tjeter, por kushtet themelore te poezise duke krijuar ate qe une i them, "lodra gjuhesore". Te Lasgushi nuk ka nje kuptim, ai krijon vetem kushtin e kuptimit por jo numrin, e mbase ne kete drejtim ai eshte shume prane poezise se sotme moderne, madje do ta quaja nder dy-tri poetet me te medhenj te kontinentit”. Nder gjithe keto rrefime plot nostalgji autori kerkon te mbahet ne nje burim te pastudiuar deri ne fund te pasurise poetike lagushiane. Ky burim eshte marredhenia e posacme e poetit shqiptar me kozmogonine, lidhja me unin dhe misterin e universit.

    /Tema/
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i PDK-sė
    Nga Llapi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 621
    Postimi i Fundit: 05-09-2014, 16:55
  2. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 04-03-2013, 06:48
  3. Konsiderata dhe vleresime te Eqrem Ēabejt per Ate Gjergj Fishten
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:04
  4. 50 cent merr vlerėsime tė mira pėr aktrimin
    Nga Flori nė forumin Kino-Televizioni nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2006, 13:57
  5. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 14:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •