PORTRET
Profesor Shuteriqi ėshtė njė personalitet i rėndėsishėm i kulturės shqiptare, njė nga poetėt mė modernė tė viteve '30, ai solli dyshimin ekzistencial bodlerian nė shqip
Dhimitėr Shuteriqi, patriarku i letrave shqipe
"Nė provėn historike ai qe njė antifashist, qė luftoi me armė nė dorė. Pas ēlirimit, kytalent i arsimuar nė Universitetin e Grenoblės nė Francė krijoi pėrfundimisht njė profil dijetari tė llojit tė vet, pa njė tė dytė nė letrat shqipe. Ai shkėlqeu si shkrimtar i prozės sė shkurtėr, publicist, kritik dhe sidomos si historian i letėrsisė shqipe dhe hulumtues i shkrimeve tė hershme shqipe"
"Shkrimet e Shuteriqit pėr herezinė mesjetare te shqiptarėt, pėr piktorėt ikonografė etj., janė pjesė sinkretike e njė harmonie tė jetės dhe krijimtarisė. Ai e ka fituar tashmė qytetarinė si njė nga mjeshtrit e tregimit tė shkurtėr shqip. Ai ėshtė i lidhur me substancėn kultuore dhe akademikė tė krejt tė gjysmės sė dytė tė shek. XX"
--------------------------------------------------------------------------------
Dr. Moikom ZEQO
Njerėzit e kulturės janė nė substancėn e kujtesės sepse ata janė krijues tė kujtesės, por shumė shpesh janė larg publicitetit dhe kultit tė mediave. Ata janė midis nesh dhe njėkohėsisht nė periferi tė vėmendjes sonė. Nuk ankohen dhe nuk bėjnė zhurmė pėr kėtė gjė. Jeta e tyre e punės ėshtė njėkohėsisht njė jetė e vėrtetė, e pa harxhuar mė kot, e pa ēuar dėm. Jeta e tyre ėshtė pėr t'u pasur zili ndonėse ata ndjekin maksimėn e lashtė tė Senekės "puno pa u ndier, pa rėnė nė sy". Shkoj shpesh nė shtėpinė e Dhimitėr Shuteriqit. Ky patriark qė e ka kaluar moshėn 85-vjeēare punon pa pushim. Sėmundjet dhe privacionet nuk i bėjnė pėrshtypje. Jeton fare vetėm me gruan e tij tė nderuar, Myneverin. I duan njerėzit, ndonėse vetmia e tyre ėshtė e dukshme, e prekshme. Myneveri po rregullon arkivin e tė shoqit. Janė dhjetėra mijėra skeda, shėnime dhe letra. Para disa ditėsh, Myneveri mė tregoi mua njė numėr tė madh letrash tė miat nga letėrkėmbimi shumėvjeēar qė kam pasur unė nderin dhe kėnaqėsinė tė kem me Dhimitrin.
Janė disa qindra vizatime madje dhe piktura me ngjyra qė Dhimitri ka bėrė gjatė gjithė jetės. Tė pafundme janė librat. I paēmuar ėshtė fondi albanologjik i librave. Tė shumtė janė librat e autorėve botėrorė si Eluar, Filip Supo, Ila Ehrenburg, Zhorzh Amado, Aragon, apo tė shkrimtarėve ballkanikė dhe tė vendeve tė lindjes qė ia kam dhėnė me dedikime Shuteriqit. Tė shumta janė dhe dedikimet e shkrimtarėve shqiptarė. Letrat me dijetarėt e shumė vendeve tė botės janė gjithashtu shumė tė ēmuara. Krijimi i kėsaj biblioteke tė madhe ėshtė njė kryevepėr e Shuteriqit. Nga kjo pikėpamje Shuteriqi ėshtė njė nga njerėzit mė tė pasur tė Ballkanit nė libra. Vetėkuptohet nė kulturė. Shuteriqi dhe rrallė nga shtėpia ndonėse ēdo mėngjes e pi kafen nė njė lulishte nė rrugėn e Elbasanit. Jo aq rregullisht si mė parė unė i bėj vizita nė shtėpi Shuteriqėve, tė cilėt mė presin me dashuri. Sa shpesh kam ngrėnė bukė nga duart e Myneverit. Ata njihen mirė me familjen time, me gruan dhe fėmijėt e mi. Kjo miqėsi ėshtė e pacėnueshme. Para disa muajve Ismail Kadareja mė kėrkoi qė sė bashku t'i bėnim njė vizitė Shuteriqit nė shtėpi. Unė u gėzova. Shkuam me Kadarenė, i cili mori dhe gruan e tij Helenėn. Pikėrisht atė ditė nė shtėpinė e Dhimitrit kishte njė ngjarje: djali i vetėm i Shuteriqit, Pirroja mbas disa orėsh do tė nisej me avion pėr t'u bėrė qytetar pėrgjithmonė sė bashku me gruan dhe fėmijėt e tij nė Kanada. Kjo ikje nuk ishte pa trishtim. Dhimitri dhe Myneveri qenė tė hutuar. Kadareja reagoi dhe i tha Pirros se pse vallė duhej tė largohej kaq larg Shqipėrisė. Pirro u pėrgjigj se ky ishte fati. Biseda e Kadaresė me Shuteriqin nė shtėpinė e tij qe tepėr interesante dhe e papėrsėritshme mė. Nga miqtė e vjetėr kam mbetur unė qė gjithsesi i zėnė nga punėt e ditės nuk jam shumė i ngeshėm, ndonėse lidhjet shpirtėrore me Shuteriqin i kam shtuar. Ai mė ka dhuruar disa dorėshkrime librash tė pabotuar. Librat janė tė futura nė pako tė mbėshtjella me celofan. Nė secilėn pako ka njė letėr tė shkruar pėr mua ku mė porosit se nėse kėto libra nuk botohen nė tė gjallė tė autorit unė duhet tė kem kujdesin dhe vullnetin testamental pėr t'i botuar njė ditė. Shpresoj. Shuteriqi megjithatė nuk tutet. Shkruan ndonėse nuk di se si do t'i botojė ato qė po shkruan. Eshtė e pafalshme qė shoqėria shqiptare e sotme me kultin artificial tė politikanėve dhe tė VIP-ave tė tregohet indiferente ndaj njė akademiku tė shquar si Shuteriqi. Vendosa t'i shkruaj kėto rreshta pėr tė prekur nė sedėr opinionin shqiptar. Vendosa tė shkruaj diēka intime dhe njerėzore pėr mikun tim, duke qenė kjo gjė dhe njė akt moral. Kėto dhjetė vitet e fundit Shuteriqi gjithsesi ka botuar disa libra nė poezi dhe nė prozė. Romani i tij "Sytė e Simonidės" ėshtė njė prozė e rrallė, madje dhe moderne. Po kush shkroi pėr tė? Pse vallė media nuk i kushton vėmendjen e duhur se ē'bėn dhe si rron ky dijetar? Ka njė lloj cinizmi madje nė disa gazeta janė botuar edhe sulme kundėr Shuteriqit. Sigurisht nė jetėn e tij tė gjatė ka vend dhe pėr dlirėsime, madje dhe pėr kritika. Por nė tėrėsi Shuteriqi ėshtė ai qė ėshtė, njė protagonist i spikatur i kulturės kombėtare. Njė njeri i historisė sė kulturės qė, ėshtė bėrė vetė element i kėsaj historie.
Njohja me Shuteriqin
Njohja ime e parė me Dhimitėr Shuteriqin ėshtė sa e rastėsishme aq dhe e ēuditshme. Duhet tė ketė qenė viti 1962, kur kisha ardhur me tren nga Durrėsi nė Tiranė pėr tė ndenjur nė shtėpinė e xhaxhait tim, Mehdiut, qė jetonte nė kryeqytet. Duke kaluar nė bulevard pranė kafenesė, tė quajtur "Tirana", pashė njė burrė tė shėndoshė, qė mbante njė llullė tė madhe dhe njė beretė bretone nė kokė. Asnjėherė nė jetėn time s'kisha parė njė burrė tė tillė, qė m'u duk paksa grotesk dhe absolutisht i veēantė nga tė tjerėt. Tymi i llullės ia mjegullonte fytyrėn. Nuk di kė pyeta se ē'ishte ky njeri. Ndoshta ndonjė kalimtar (s'jam nė gjendje kush) mė tha se ky ishte shkrimtari Dhimitėr Shuteriqi. S'di pse i kisha pėrfytyruar shkrimtarėt si disa qenie atletike, si princat e pėrrallave tė Andersenit. Isha 13 vjeē dhe kisha mbushur disa fletore me vjersha. Nuk e mendoja veten se mund tė bėhesha shkrimtar. Nuk kisha takuar asnjė shkrimtar tė gjallė. Fati e solli, qė shkrimtarin e parė tė gjallė, qė pashė me sytė e mi qe Dhimitėr Shuteriqi. Mbresat qė mė la ky takim qenė tė papėrcaktuara dhe paradoksale. Bereta bretone dhe llulla m'u dukėn si atribute tė njė magjistari. Pas kėsaj nisa tė mendoj se shkrimtar mund tė bėhesh vetėm po tė kesh kėto dy atribute. Si njė parodi gazmore ndodhi qė mbas moshės 40 vjeē nisa edhe unė tė tymos me llullė dhe tė mbaj kapele republike. Nuk e mbaj mend saktėsisht takimin e dytė me Dhimitėr Shuteriqin, i cili nė tė vėrtetė mund tė quhet takimi i parė. Por di, qė mbas kėtij takimi ne u bėmė miq dhe kjo miqėsi ka qenė serioze dhe e pashlyeshme. Njohja jonė nuk e pėrfillte shumė diferencėn e moshave. Unė kam mėsuar shumė nga Dhimitėr Shuteriqi nė tė gjithė pikėpamjet, sidomos kam mėsuar sekretet e rrugėtimit tė tij diturak nėpėr libra. Dhimitėr Shuteriqi ėshtė njė personalitet i rėndėsishėm i kulturės shqiptare. Puna dhe shėmbėlltyra e tij janė skalitur dhe janė tė shpalosshme pėr tė gjithė. Njė nga poetėt mė modernė tė viteve '30, Shuteriqi solli dyshimin ekzistencial bodlerian nė shqip. Si poet i asaj kohe ai krijoi njė botė pėrsiatjesh, qė ende nuk ėshtė vlerėsuar si duhet nga kritika dhe historia e letėrsisė. Shkrimet teorike dhe esetė, qė botoi nė vitet '30 zbulojnė studiuesin e mirėfilltė dhe shumė tė kulturuar. Kur vdiq Migjeni, Shuteriqi bėri njė In Memoriam, qė kur e lexon edhe sot tė trondit. Nė provėn historike ai qe njė antifashist, qė luftoi me armė nė dorė. Pas ēlirimit, ky talent i arsimuar nė Universitetin e Grenoblės nė Francė krijoi pėrfundimisht njė profil dijetari tė llojit tė vet, pa njė tė dytė nė letrat shqipe. Ai shkėlqeu si shkrimtar i prozės sė shkurtėr, publicist, kritik dhe sidomos si historian i letėrsisė shqipe dhe hulumtues i shkrimeve tė hershme shqipe.
Opusi krijues
Opusi krijues i Dhimitėr Shuteriqit ėshtė i madh dhe i shumėfishtė. Dhimitėr Shuteriqi ėshtė njė krijues dhe dijetar prej race. Tek ai ėshtė ngjizur diēka substanciale, qė tė kujton shkrimtarėt e hershėm mesjetarė tė Veriut, si mjeshtrit e barokut Bogdani, Budi e Bardhi, apo diēka nga hulumtimet filologjike tė Konstandin Kristoforidhit dhe tė Faik Konicės, apo nga librat e rėndėsishėm pėr historinė e letėrsisė dhe kulturėn shqiptare tė shkruar nga arbėreshėt e mėdhenj etj. Sidomos mesjetare kulturore shqiptare dhe ajo evropiane kanė pėrbėrė njė specialitet tė veēantė tė Shuteriqit. Hulumtimet e tij kėmbėngulėse tė habisin. Kėto hulumtime nga tė veēantat, nga skajėzimet, nga imtėsirat konstruktohen nė njė unitet. Katalogimi bibliografik i shkrimeve tė hershme tė shqipes ėshtė njė vepėr jete, tejet e rėndėsishme pėr nė shqiptarėt. Njė vepėr jete ėshtė edhe studimi monografik i Shuteriqit pėr familjen princėrore tė arianitėve. Si historian i letėrsisė shqipe Shuteriqi ka meritėn se ravizoi njė strukturė tė vlerave hierarkike tė kėsaj letėrsie, qė nė vija tė pėrgjithshme i ka rrezistuar kohės dhe kjo nuk ėshtė asnjėherė pak. Shkrimet e Shuteriqit pėr herezinė mesjetare te shqiptarėt, pėr piktorėt ikonografė etj., janė pjesė sinkretike e njė harmonie tė jetės dhe krijimtarisė. Ai e ka fituar tashmė qytetarinė si njė nga mjeshtrit e tregimit tė shkurtėr shqip. Shuteriqi ėshtė i lidhur me substancėn kultuore dhe akademikė tė krejt tė gjysmės sė dytė tė shek. XX nė Shqipėri. Shpesh dialogėt tanė kanė qenė plot debate, por pėrherė midis miqve. Mua mė ka habitur vazhdimisht erudicioni i Shuteriqit, sidomos pėr epokėn mesjetare. Unė plotėsoja diēka nė bisedat me tė, kryesisht nga rrafshi i antikitetit dhe i arkeologjisė. Diturak si Shuteriqi janė tė pakėt sot nė Shqipėri. Nuk dua tė pėrdor termin pėrherė konvencial dhe jo shumė tė saktė "enciklopedizėm", por nuk mund tė ketė njė kulturė tė vėrtetė kombėtare tė pandėrthurrur me kulturat e tjera dhe pa njė shtrat enciklopedik tė vėrtetė. Tėrė thelbi i kulturės ka tė bėjė me nivelet e pėrfaqėsimit tė emrave dhe tė epokave tė letėrsisė dhe tė arteve tė tjera. Kjo polisemantikė ėshtė akoma mė e domosdoshme sot, nė epokėn e globalizmit dhe internetit. Globalizmi nuk ėshtė monokulturalizėm, por multikulturalizėm. Ēdo keqkuptim rreth kėsaj kryeteme do tė ishte i dėmshėm. Krijimtaria e Shuteriqit ėshtė e koordinuar qartė pėr njė jetėgjatėsi tė saj edhe nė tė ardhmen. Shuteriqi me moshėn e tij prej patriarku tė frymėzon me zellin e pamposhtur qė ka pėr punėn. Kjo sfidė e tij ēuditėrisht ėshtė shumė rinore. Njė numėr i madh letrat tė korrespondencės sonė nė vite do tė flisnin nė mėnyrė mė konkrete pėr vlerėsimet e mia dhe respektin pėr Dhimitėr Shuteriqin. Pėr tė treguar njė lidhje intime timen me Shuteriqin dua tė kumtoj se nėn ndikimin e tregimit tė tij "Fyelli i marsiasit" qė nė moshėn 14-vjeēare unė kam shkruar njė poezi tė quajtur: "Marsiasi dhe fyelli i tij". Eshtė shumė e vėshtirė tė bėsh njė skicė lakonike shteruese pėr tė. Prandaj kėto rrjeshta qė po shkruaj janė rrjeshta modeste tė njė nderi tė vėrtetė, tejet tė sinqertė deri nė fund.
"Marsiasi dhe fyelli i tij"
Thellė nėn njė vėshtrim tė mbytur
Ndihej njė muzikė e re e mitur
Mė tutje Marsiasi qėllonte shpresėn vaj medet
Qė shkriu zemrėn e shkėmbin e bėri ujė
Fyelli mbeti i zi, i heshtur, i shkretė.
Kur ujit i shtohet mallėngjimi
Buēet valė e gjerė me krahėror ngėrdheshur
Me njė dėshirė kryeneēe shqetėsimi
Kėndon sėrish Marsiani i pavdekur
Lėkurėn ja rrjepin nga trupi i gjallė
Po fyelli i heshtur thotė prapė mijėra fjalė
Dhe mbin ky fyell nė gjirin e dheut
Si pemė qė do ndizet nga shkėndi e Prometeut.
-------------------nga gazeta Shqiptare----------
Thone se njihere e pyeten Kadarene...kush eshte kryevepra e Shyteriqit??...Ai tha...E Bija..
Nuk e di e ka thene ne kuptimin si Vahz e Bukur ose si e talentuar..
Megjithate GIMI na skjaron ne keto monopatet e Botes Kulturore..Shqiptare..
Krijoni Kontakt