PUSHTIMI I PANJOHUR I VLORES, NE 1690

Moikom Zeqo

Ne vitin 1690 ka ndodhur nje ngjarje teper e habitshme,5 qe eshte harruar te permendet ne kronikat e historise shqiptare.

Historia qe do te tregoj me poshte eshte kaq e papritur dhe ne kufijte e pabesueshmerise saqe secili mund te beje pyetjen pse valle nuk eshte shkruar ky subjekt trondites.

314 vjet me pare dhe konkretisht me 13 mars 1691 turqit ripushtojne keshtjellen e Vlores dhe te Kanines.

Po pse valle ne 10 vjeteshin e fundit te shek.XVII kur Shqiperia e tere ishte pjese e Perandorise Osmane behet fjale per nje ripushtim? C'kuptim ka ky ripushtim? Ripushtim brenda per brenda Perandorise Otomane? A nuk fitoi Shqiperia pavaresine 3 shekuj me vone, me 28 nentor 1912?

A nuk qe pikerisht me origjine nga Kanina Ismail Qemali, a nuk qe pikerisht Vlora qyteti shqiptar i ngritjes se Flamurit te Pavaresise?

Duke shfletuar nje numer te madh dokumentesh venedikas kam gjetur papritur nje aventure ushtarake te pabesueshme te Flotes se Venedikut dhe Ishullit te Maltes per te cliruar nga pushtimi turk Vloren dhe Kaninen. Dokumentet ne vetvete po te mblidhen perbejne nje liber kronikor qe i kalon te 100 faqet.

Ta lexosh kete liber eshte nje kenaqesi e vecante dhe te shumefishohet kurioziteti. Te gjitha keto dokumente jane shkruar ne italishten venedikase dhe kane hollesira te pafundme dhe te cuditeshme.

Konkretisht dokumenti i epilogut te te gjithe kesaj historie tregon fundin e nje periudhe gati 1 vjecare kur ushtaret europerendimore, venedikas dhe malteze arriten te krijojne nje sektor te lire dhe te pavarur, kundershtues dhe luftarak brenda kuadrit te perandorise otomane, ne Hinterlandin e Gjirit te Vlores dhe Malesise se Kanines.

Po them disa hollesira nga keto dokumente. Eshte pikerisht Sulejman Pasha i Shkodres, i cili organizoi jeniceret per te ripushtuar Vloren dhe Kaninen. Mecenigo, kapiten i pergjithshem i ushtrise evropiane te zones Vlore-Kanine kishte 4 anije te drejtuara nga kapiten Nikola Picani. Ai dergoi nje perforcim prej 500 ushtaresh te komanduar nga Guvernatori i zones Vlore-Kanine i quajtur Gjika. Sulejman Pasha kishte 6000 luftetare. Komanden e Keshtjelles se Kanines e kishte Karl Pisani.

Garnizoni i tij me 400 ushtare te komanduar nga majori Lano si dhe nga nje major tjeter Virgjil Rotondo tentoi t'i kundervihej sulmit turk. Por ra ne pusine e 1500 turqve qe dolen ne nje pyll. Perleshja perfundoi me terheqjen e turqve por humbjet qene te medha.

Ne fillim guvernator dhe kapedan i pergjithshem i zones Vlore Kanine qe emeruar Kornaro, por ai vdiq papritur ne Vlore, ne vend te tij u zgjodh Domenik Mecenigu. Baza perforfuese e operacioneve ne Vlore dhe Kanine qe flota venedikase ne Korfuz e drejtuar nga Agustin Sagredi. Proveditor i Venedikut ne Kanine qe Gjon Mate Benbo. Kurse Karl Pisani me 4 galera ushtarake qedronte ne Gjirin e Vlores.

Nderkohe ne keshtjellen e Kanines punonte me nje grup ushtaresh per te meremetuarkullat dhe muret inxhinieri Bosinjani.Por ushtaraket evropiane te garnizoneve te Kanines dhe te Vlores per gati1 vit paten veshtiresi te medha. Ata nuk e perballonin dot te jetuarit dhe sidomos dimrin dhe shume prej tyre nisen te dezertojne per ne Korfuz. U pa qarte se ne nje sulm tjeter turqit do te triumfonin duke rrimarre Vloren dhe Kaninen. Para kesaj ngjarje u diskutua tehidhej ne ere keshtjella e Kanines.

U be nje shperthim qe hodhi ne ere nje pjese te mureve te keshtjelles dhe pastaj trupat evropiane u bene gati te terhiqen. Dokumentet ne fjale, flasin me detaje per betejen, sidomos me mbrojtjen me artileri me topat nga Kanina, ku gjate nje aksidenti gabimishtu vra edhe vete Proveditori i Kanine s Gjon Mate Bembo.

Pas shume peripecish dhe mbas nje historie 1 vjecarev te operacionit ushtarak trupat evropiane u terhoqen ne mbremjen e 13 marsit 1691.

Po si eshte e verteta e kesaj histori ne fund te fundit?

Me 11 shtator 1690 Flota e Venedikut e ndihmuar nga Flota e Ishullit te Maltes si dhe e shtetit te Papes nisen veprimet operative per clirimin e Vlores, Kanines dhe qytetit te Durresit nga pushtimi otoman. Ky operacion pati nje rendesi kolosale politike dhe ushtarake per kohen.

Per gati 2 shekuj qe nga pushtimi i Shqiperise, pas vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Evropen Perendimore jane hartuar projekte nga me te cuditeshmet per organizimin e nje kryqezate te krishteresh per clirimin e Shqiperise nga pushtuesit e urryer. Ideatoret dhe perpiluesit e ketyre projekteve kane qene figurat e medha te kombit shqiptarsi fjala vjen Pjeter Bogdani, Frang Bardhi apo Pjeter Budi.

Me 1685 vdiq tragjikisht ne Prishtine eruditi dhe kishtari i madh shqiptar Pjeter Bogdani. Ai ishte kreu i kryengritesve shqiptare, qe se bashku me ushtrine austriake, te komanduar nga gjenerali Pikolamini bene luften e njohur austriako-turke me qellim sherimin jo vetem te Shqiperise por edhe te Ballkanit. Si Pikolomini ashtu edhe Bogdani vdiqen dhe forca e kryengritasve humbi.

Por aksioni beri pershtypje dhe ringjalli shpresat per nje lufte kunder turqve jo me ne brendesine e Hinterlandit ballkanik por sidomos ne bregdetin shqiptar. Shume plane dhe projekte jo vetem politike po sidomos ushtarek jane perpiluar dhe diskutuarme kete rast.

Padyshim fatura financiare e nje sulmi ushtarak ndaj Shqiperise ka qene shume e madhe. Vetvetiu ky aksion ushtarak qe nje ndermarrje e permasave evropiane. Qellimi qe i qarte dhe teper i lexueshem: te clirohej Shqiperia nga turqit dhe te behej keshtu nje pikenisje rrezimi perfundimtar te Perandorise Otomane streha e "myslimaneve te mallkuar".

Metafora e krishtere e aksionit ushtarak nuk mund te mohohet. Tre fuqite ushtarake me te medha te kohes si Venediku, Papati i Romes dhe Urdheri i Kaloresve te Maltes, u bashkuan me nje qellim te vetem.

Po pse u zgjodh pikerisht hapesira e Gjirit te Vlores dhe lartesia e Kanines? Qe planifikuar edhe sherimi dhe marrja e keshtjelles se Durresit ne nje faze te dyte.

Fakt eshte, qe ne, 18 gusht te vitit 1690, nje flote e madhe, qe numeronte 6 galeaca, qe ishin galera shume te medha me tri bateri artilerie dhe me 1200 vete si ekuipazh, me 22 anije te tjera dhe 35 galera, qe ishin anijekryesore lufarake me 180 lopata si dhe 24 galeota, anije lufte pak me te vogla se galerat,etj., gjtihsej nenje numer te pergjithshem prej 163 anijesh me vela ku barteshin 9000 kembesore dhe 800 kalores te Republikes se Venedikut si dhe 2900 ushtare te Papes dhe Ishullit te Maltes, shto ketu dhe 3000 vete ushtarake nga ishulli Korfuz, nga Ksanti dhe Qefalonia, gje qe beri qe e tere forca ushtarake te arrinte ne 60000 ushtare, te komanduar nga gjenerali Duka Guadini udrejtua drejt brigjeve te Shqiperise.

Qe lajmeruar dhe proveditori i pergjithshem i Dalmacise Molini per rrethimin e Vlores. Flotilja e armatosur per shkkate ereravete furishme qendroi 2 dite ne ishullin e Sazanit. Ne dokumentet ushtarake perhskruhet Gjiri i Vlores me erera te medha te Shirokut.

Keshtjella e Vlores qe ne trajte 8-kendeshi me mure te trashe dhe te forta por pa ushtri dhe perforcime nga ana e turqve. 4 milje larg Vlores qe keshtjella e Kanines, ne trajte te parregullt pershtatur reliefit malor pajisur me mure dhe pirgje jo shume te forte.

Keshilli i gjeneraleve te Flotes vendosi te sulmoje Vloren dhe Kaninen. Zbarkimi u be nen urdherat e gjeneralit Spar. Shkelen bregun e Vlores 7000 kembesore dhe 1500 kalores.

Nje zbarkim i dyte u be udhehequr nga Duka Guadini dhe gjenerali Borro. Gjate luftimeve gjenerali Sanfelice mbeti i plagosur ne koke nga nje plumb pushke. Trupat e Maltes komandoheshin nga kaloresi Xhiameti, i cili u plagos nga nje plumb pushke per vdekje. 2000 turq kundershtuan zbarkimin.

Qe roli Bartolome Erikut qe gjate nates arriti te konstruktonte nje bateri me disa topa per te qelluar kunderkeshtjelles se Vlores.

U be nje sulm jashte keshtjelles se Vlores ku u dalluan Xhovan Loredani si dhe majori Mikel Furiet. Gjenral Rapeta dhe majori Karl Montanari komanduan sulmin e vijes se dyte. Sulmi qe i forte edhe te Varroshi i Kanines. Ketu ushtaret venedikas i drejtonte majori Pompeu kurse krahun tjeter te ushtareve te papes dhe Maltes i drejtonte Duka Guadani. Europianet e pushtuan Varroshin e Kanines, por mbeti i varre gjenerali, qe ishte dhe markez Nikolle Boro dhe u plagos kaloresi Luigj Sagredi. Gjithashtu u plagos edhe kaloresi Morolie, leitnant gjenerali i Maltezit.

Nga keto sulme turqve i hyri tmerri dhe ngriten flamurin e bardhe. Me ne fund fare keshtjella e Kanines u dorezua se bashku me ate te Vlores. Ne te dy keshtjellat evropianet gjeten 1050 topa, shumica prej bronxi. Evropianet paten 100 te vdekur dhe 200 te plagosur. Dokumentet japin emra hollesisht te te vdekurve dhe te plagosurve.

U dalluan ne sulm gjeneralet Guadanji, Spar dhe Rapeta, majoret Furjeti, Montanari, Lano, Kleuter si dhe kontat Ludovik Montevekio dhe Guido Bonaventura.

Mbasi u clirua Vlora dhe Kanina nga turqit kapiteni i pergjithshem i ushtrise hyri ne Vlore, shndrroi ne kishe xhamine kryesore te qytetit dhe aty kreu ceremonite kushtuar Jezu Krishtit. Garnizonin e Vlores e komandoi Teodor Karraro, ate te Kanines Gjon Mate Bembo.

Pas kesaj beteje flota evropiane u largua nga brigjet e Vlores dhe me 26 shtator 1690 arriti prane Durresit, por ketu nje ere e fuqishme e Shirokut e pengoi ate t'i afrohej tokes dhe te bente zbarkimin. Duke marre parasysh se pushtimi i Durresit mund te ishte nje pune e gjate, gjeneralet e ushtrise se Maltes dhe ata te Papes gjykuan se meqe tashme po mbaronte shtatori duhej ta kthenin anijen ne limanet e veta ne Perendim.

Dokumentet qe vijne me pas tregojne periudhen ohore deri me 1991 kur zona Vlore Kanine qe nje zone operative krejtesisht e lire nga pushtimi otoman. Dokuemntet flasin per nje pershkrim te rendesishem te keshtjelles se Vlores ne trajte 8-kendeshi.

Del qarte qe kreret ushtarake evropiane bene nje marreveshje me nje numer te madh shqiptaresh mbi 500 vete, e kishin hyre ne sherbim te Republikes se Venedikut me qellim clirimin e Vlores dhe te Kanines. Pra shqiptaret nuk ishin indiferente por qene nje foorce aktive luftarake ne aksionin e zbarkimit dhe sherimit.

Batalioni i pare ne zbarkim qe ai i Urdherit te Kaloresve te Maltes, pastaj ai i ushtareve te Papes dhe ne fund fare repartet vendikase. Dokumentet nuk harrojne te permendin tere emrat e te plagosurve dhe te vrareve jo vetem ne beteje por edhe te vdekurve gjate periudhes se lirise te Vlores dhe Kanines. Padyshim qe kjo ushtri evropiane kishte probleme te medha te organizimit dhe logjistikes. Ajo furnizohej nga deti me ushqime por si ne vlore dhe ne Kanine mungonte uji i pijshem.

Nje mori specialistesh xheniere dhe te artilerise bene punime perforcuese ne Vlore dhe Kanine. Keto punime nuk perjashtuan dhe saranxhat e ujit dhe depot e municionit. Gati per 1 vit ishulli tokesor, nese mund ta perdorim kete term i Vlores dhe Kanines krijoi nje mikro-Shqiperi te cliruar nga pushtimi perandorak otoman. Te habit moria e relacioneve dhe e faturave finnaciare per kete ngjarje.

Shume aktiv dhe i pergjegjshem qe shteti i Republikes s Venedikut. Por me kohe ndodhi demoralizimi i trupave evropiane nga mungesa e furnizimeve dhe izolimi. Nuk u arrit te pushtohej nga evropianet edhe keshtjella e Durresit. Nuk ndodhi dhe ajo me kryesorja qe sulmi i evropianeve e shoqerohej domosdo nga nje kryengritje mbareshqiptare. Evropianet mendonin pak a shume si heronj Ce Guevarra ne shek.XX qe gjoja motori i vogel mund te ndizte motorrin e madh te kryengritjes, se gjoja mjaftonte nje sulm i trupave evropiane per te ringjallur kryengritjen shqiptaredhe per te shporrur perfundimisht roberine otomane. Mund te themi qe ky aksion ushtarak teper i cuditshemdhe origjinal ne kohen e vet eshte nga subjektet me paradoksale te shek.XVII qe lidhet me Shqiperine. Mundet qe ky aksion te quhet dhe nje deshtim, por keshtu thjeshtezohet fare e verteta.

Ajo eshte me e nderlikuar. Me 1690, 315 vjet me pare mesojme qarte se politika europerendimore nuk kishte hequr dore per rrezimin perfundimtar te Perandorise Otomane te Lindjes. Ne kete hulli Shqiperia ishte nje pike strategjike e jashtezakonshme.

Karakteri strategjik i Shqiperise kishte deri diku karakter unikal. Pse nuk u be sulmi ne Dalmaci, apo ne te tjera vende po pikerisht ne Gjirin e Vlores? Kjo ka nje domethenie qe nuk mund te shmanget duhet shkruar nje liber per kete ngjarje, qe mund te lexohet si kronike por edhe si nje permbledhje e nje atmosfere te ngjeshur apokaliptike dhe clirimtare ne shek.XVII.

Amen!