Kjo eshte komplet pa kuptim sic do e nxjerri dhe dalja ne drite e cdo informacioni nga FOIA ne lidhje me UFO-t. Kerkesat e FOIA-s (Freedom of Information Act), ka detyruar qeverine pergjate disa viteve te deklasifikoje me qindra faqe dokumentash per UFO-t por ato permbanin fare pak ose fare informacion ne lidhje me operacionin Majestic 12, renie te disqeve, qeniet aliene apo bazat sekrete. Nese Projekti Phoenix mbeshtetet ne dokumentat e botuara me pare si burim te informacionit te tyre, ne nuk i kemi ekzaminuar ato ende me kujdes. Nga ana tjeter, nese projekti me te vertete ka dokumenta ti tilla kaq eksplozive, le ti shikojme ato. Publikimi i tyre do stabilizonte kredibilitetin e projektit.
P.P. “ PROJEKTI GRUDGE: Ky projekt ka qene fillimisht i krijuar nga presidenti Eisenhower ne vitin 1953 dhe u vu nen kontroll nga CIA, NSA dhe MAJI. Projekti Grudge u vazhdua i fshehte dhe nje tjeter projekt u caktua te vazhdonte punen e tij publikisht, Projekti Sign. Ne vitin 1960 emri i ketij projekti u ndryshua ne Projektin BlueBook.”
Kjo eshte totalisht gabim. Projekti Sign u krijua fillimisht ne vitin 1947 dhe ishte nen kontrollin e Forcave Ajrore, jo CIA. Emri me pas u ndryshua ne Projekti Grudge ne vitin 1949 dhe me pas ne Projektin BlueBook ne vitin 1952 jo ne vitin 1960. [Per detaje me te hollesishme lexoni “Raporti mbi Mjetet Fluturuese Te Paidentifikuara” nga Edward J.Rupert i cili drejtonte projektin nga viti 1951 deri ne vitin 1953.] Datat mund te kene ndonje variacion te vogel kohor ne varesi te references po kjo eshte vetem me disa muaj, jo ceshtje dekadash sic pretendoni ju. Si ka mundesi qe agjentet me eksperience te Projektit Phoenix te benin kaq gabime trashanike ne nje rrjesht te vetem?
ParaNet Information Service - via ParaNet node 1:104/422
UUCP: !scicom!paranet!User_Name
INTERNET: ParaNet.Information.Service@p0.f428.....FIDONE T.ORG
-----------------------
From: ParaNet.Information.Service@p0.f428.....FIDONE T.ORG
(ParaNet Information Service)
Newsgroups: alt.alien.visitors
Subject: Phoenix Response - Conclusion
Message-ID: <139865.2A9405B4@paranet.FIDONET.ORG>
Date: 20 Aug 92 20:25:11 GMT
Sender: ufgate@paranet.FIDONET.ORG (newsout1.26)
Organization: FidoNet node 1:104/428.0 -
Lines: 222
* Forwarded from "ParaNet UFO Echo"
* Originally from ParaNet Information Service
* Originally dated 08-20-92 13:24
<<..Vazhdon nga mesazhi i meparshem>>
Ne fakt e gjithe kjo histori ka qene nje ngaterrese shume e sikletshme qe detyroi Projektin Phoenix te leshonte nje dokument “te sakte” per te sqaruar gjerat. Por ne menyre ironike dhe vete korrektimi eshte i gabuar.
Ne mund te vazhdojme papushim te sqarojme dhe demaskojme kete projekt por besoj se jeni te qarte qe sja vlen. Projekti “Sekreti i Fundit” eshte thejsht nje perbledhje e plehrave te njerezve te tjere. Nje perpjekje e deshtuar per disinformim dhe konfuzion.
P.P. “Ne, ne menyre te vazhdueshme kemi inkurajuar hetues te ndryshem qe te perdorin informacionin qe ne kemi paraqitur dhe i kemi kerkuar atyre qe te nderrmarin hetimet e tyre personale. A mund te beni ju zoti Corbin, ose ParaNet ose Mufon te njejten deklarate? Apo eshte e vertete qe rezultatet e hetimeve te kesaj natyre mbahen te fshehta dhe te shenjta nga elita e lidershipit te organizates dhe nuk ndahen me pjestaret e organizates apo dhe me vete publikun?”
Ne smund te flasim per organizata te tjera, por ne si ParaNet i kemi bere gjithmone publike rezultatet e hetimeve tona sapo kane perfunduar.
P.P. ”Ne mesazhin tuaj, ju keni lene te kuptohet qe per shkak te se kaluares sone ushtarake dhe te kaluares si pjestare ne inteligjence, motivet e Projektit Phoenix jane te dyshimta. Po ashtu ju keni hedhur dyshimin qe ne jemi operative te qeverise qe po tentojme te fusim studiues te ndryshem ne qorrsokak.”
Duke patur parasysh historine e meparshme te disinformimit te paraqitur nga qeveria per ufologjine, shumica e tij eshte hartuar dhe kryer nga organet e inteligjences dhe viktimave te tyre. Cdokush qe ka nje te kaluar (1) si inteligjence e ushtrise, (2) qe refuzon te paraqesin identitetin e tyre, (3) propagandon disinformacion te njohur si te tille duke u perpjekur ta paraqesi si te vertete, duhet te presi qe te konsiderohet i dyshimte deri sa te provoje te kunderten. Eshte shume naive nga ju te mendoni qe mund te ndodhi e kunderta.
P.P. “Nese dikush ka nevoje per siguri qe e verteta mbi UFO-t do mbetet ne thellesi te erreta si nje sekret e papershkueshem – ata duhet te jene te sigurt qe jane pjese e lojes. Ka nje numer agjensish qeveritare qe do i prisnin tipa te tille me krahe hapur.
Ne jemi te sigurt se se anetaret e ndershem dhe te sinqerte te ParaNet dhe te organizatave te tjera studimore UFOloge [dhe ka shume te tilla] duhet te jene te konsiderojne seriozisht pozicionin tuaj si kualifikues, hetues apo studiues ne fenomenin ne fjale, si dhe pozicionin tuaj ne lidershipin e organizates.”
(Shenim: Sipas eksperiences sime personale me disinformacionin, agjentet disinofrmues dhe ata pergenjeshtrues, ka shume pak perpjekje per te shpejguar ne menyre rracionale burimin e informacionit, vete shpjegimini e tij apo te dhenat dhe detajet e dhena nga nje individ. Shume nga perpjeket e agjenteve te tille jane te drejtuara direkt ndaj vete individeve nepermjet vrasje se “karakterit” apo sulmeve fizike. Ne shumicen e rasteve ate e DINE qe individet nuk mund ta refuzojne informacionin dhe ne kete menyre ata perpiqen ta diskretitojne informacionin nepermjet eleminimit fizik. A “diskretitojne”oficeret e policise menjehere theniet e nje shperndaresi droge qe per te lehtesuar veten e tij, nxjerr kokat e grupit trafikant, apo se cfare thote nje i akuzuar per molesti te femijeve qe per te lehtesuar akuzat ndaj tij, tregon per rrjetin e abuzimit dhe permasat e trafikut ne te cilini eshte perfshire? Jo, sidomos nese ka prova te mjaftueshme per te mbeshtetur theniet e tyre. Dikush qe ka qene i perfshire personalisht ne ndonje aktivitet ilegal eshte shume here me i besueshem se ndonje qe vetem ka degjuar fjale tek tuk per kete aktivitet. Pra strategjia e vrasjes se karakterit nga disa agjente nuk pi uje dhe sidomos ne nje rast te tille, pak rendesi ka nese oficeret e ParaNet kane patur karakterin dhe integritetin e tyre te sulmuar PADREJTESISHT ne menyre qe te LARGOHET VEMENDJA nga subjekti kryesor ose TE LARGOHET VEMENDJA NGA MUNGESA E ARGUMENTAVE BINDESE QE I MUNGOJNE VETE AGJENSISE. Personalisht nuk pretendoj te jem nje qenie e pagabueshme ose qenie njerezore perfekte. Une kam rekord burgu dhe ka vuajtur nga simptoma te paaftesise emocionale dhe psikologjike si rezultat i asaj qebesoj se ka qene nje kontat i vazhdueshem nder vite me qenie aliene negative dhe me agjenden e tyre keqdashese si dhe disa qenie njerezore dhe agjensi qe bashkepunojne me ta. Ndonese shqetesimet e karakterit emocional dhe psikologjik nuk kane qene faji im, arsyeja e burgosjes ka qene thjesht rezultat i papergjegjshmerise time. Ajo qe dua te them eshte se nuk deklaroj te jem me i miri, aspak me shume se nje njeri mesatar, pra pse duhet te angazhohem ne nje ‘karakter vrases’ kunder dikujt i cili jeton ne nej bote ku te gjithe banoret e saj jane ne pergjithesi me mungesa te theksuara perfeksioni ne karakter? Me tregoni ndonje qe ka ndergjegje te plote mbi “te miren dhe djallezoren”, i cili ska thyer kurre ndonje ligj ose ndonje nga 10 komandamentet (urdherat). Pervec vete Mesias, ska qenie njerezore ne Toke qe mund te beje nje deklarate te tille. Pra ne kerkim te te vertetes per ate qe ndodh realisht ne kete bote, do sugjeroja qe mos ngecni ne kurthin emocional te ndersjellte apo sulmet e karaktereve te cilat vlejne vetem per te mjegulluar nje ceshtje te caktuar e cila ne rastin tone ka te beje me faktin NESE INFORMACIONI ESHTE APO JO I SAKTE ! – Branton)
Perkundrazi po ndodh e kunderta. Njerezit tane na jane mirenjohes per paralajmerimin dhe po dalin vete ne konkluzionet qe ne kemi parashtruar.
P.P. “Ne vend qe te ndermerrni nje perpjekje te ndershme per te vleresuar apo mohuar gjetjet tona ne lidhje me subjektin e permendur, ju zgjodhet te beheshit te fiksuar mbas faktit per te determinuar identitetin e personelit te Projektit Phoenix. Per cfare arsye? A keni ju nder mend te vleresoni informacionin, bazuar ne kredencialet e atyre qe e kane siguruar ate informacion? Disa njerez do e interpretonin kete gje sikur te duash te vesh karrocen perpara kuajve.”
Ndersa disa njerez do e interpertonin si nje determinacion per te mos rene pre i te njejtit batak mashtrimi ku shume nga studiuesit e kesaj fushe e gjejne veten e tyre sot, te cilet besuan njerez te panjohur dhe shpenzuan kohen e tyre me vite te tera per te gjurmuar dicka qe nuk ekzistonte, ose dhe me keq...
P.P. “Ju sugjeroni nje lidhje te mundeshme midis organizates sone dhe asaj te America West. Me falni po ju jeni komplet gabim. Na ka mberritur nje informacion nga burime te ndryshme qe ne nuk jemi ne listen e njerezve favorit per ta. Po perfitojme nga ky rast per te mohuar cdo lloj lidhje me America West, botimin e tyre “Phoenix Liberator” dhe cdo publikim tjeter qe ata kane paraqitur. Mos prisni nga ne qe te pergjigjemi per koincidenca te tjera, supozime, insinuata dhe pikepyetje qe permban mesazhi juaj.”
Pse? Mbase sepse ka disa insinuata te tjera qe smund te mohohen? Ne fakt ne kemi nje konfirmim te forte te njeres prej insinuatave tona qe ka te beje me faktin se Richard Miller i cili ka pronesine e Advent Publishing eshte ne fakt i njejti Richard Miller qe “kanalizonte” Hatonn. Ky konfirmim ska ardhur nga burime dosido por nga vete zoti Miller. Pra besoj se nuk jemi te paqarte ne “insinuatat” tona.
Duke konsideruar mohimin tuaj te sinqerte per lidhje me America West dhe nen driten e informacioneve te me passhme qe u dhane nga zoti Miller, ne terheqim sugjerimin tone te meparshem per nje lidhje te mundeshme te Projektit Phoenix me operacionet e America West/Phoenix Liberator. Sic e kemi deklaruar me pare, keto sugjerime presin hetime te metejshme sepse keto te bera aktualisht nuk kane zbuluar asnje gje qe te suportoje teorine tone. Fatkeqesisht kjo eshte situata ne te cilen Projekti Phoenix e ka futur veten e tij qe ne momentin qe vendosi te paraqitet ne publik si nje organizate klandestine.
P.P. “Meqe ju permendet America West dhe Phoenix Liberator, pse nuk e drejtoni hetimin tuaj ndaj ketyre organizatave. Supozoni per nje moment qe Milton Cooper eshte i lidhur me keto organizata. Kjo eshte intriguese... Dhe barabar intriguese eshte te gjesh se nga i marrin fondet. Apo numrin e madh te shkrimtareve qe pergatiten materialin mbi Hatonn dhe perdorimin e modemeve me shpejtesi te madhe per te siguruar nje kopje per cdo numer javor te “Phoenix Liberator” dhe duzinat me libra qe ata prodhojne. Sipas mendimit tone behet fjale per nje operacion te madh. Ju po ashtu mund te kontrolloni pikat ku ata shtypin materialet, qendrat e shperndarjes dhe qarkullimin ne mbare boten. Po ashtu shume e cuditeshme eshte ngritja e tyre ne majat me te larta, brenda disa vjeteve, ne krye te levizjes New Age. Mbase ju do pyesnit veten, pse Levizja New Age? Cfare lidhje te mundeshme ka midis operacioneve te hapura qeveritare mbi aktivitetin e UFO-ve apo te Rendit Te Ri Boteror me Levizjen New Age ? Pergjigja per kete mund te gjehet nese futeni ne thellesi dhe zbuloni lidhjet me modeme super te shpejte midis shtabeve te tyre dhe disa organizatave qe ndodhen ne Langley dhe Ft. Mades. Po, nese germoni mund te gjeni dhe zbuloni shume gjera interesante per America West.”
Faleminderit per informacionin.
(Shenim: Mund te jem gabim por kjo tingelloi shume e ngjashme me nje grup kultistesh te cilet jane shkeputur nga sekti “meme”dhe qe duan te krijojne nje sekt te tyrin... ne esence duke rene dakrot me sistemin e besimit themelor i cili ne kete rast mund te jete komunikimi i inteligjences Ashtar dhe nderkohe duke deklaruar se ata dhe jo ish lideret e tyre, jane fuqite kresore ne Toke.)
P.P. “Ndersa ne lidhje me perpjekjen tuaj per te indentifikuar stafin e Projektit Phoenix, ju urojme fat te mbare. Mbase na duhet te pranojme qe ju mund te keni fat dhe te gjeni disa prej tyre, por duke qene se jane te shumte, ju smund te shkoni me thelle se aq.”
Interesimi yne i vetem per stafin e Projektit Phoenix eshte per te determinuar nese Projekti Phoenix ka ndonje agjende te fshehte apo eshte nje organizate e lidhur ne menyre te hapur me organizata te tjera me agjenda te njohura tashme. Ky lloj interesi u be i nevojshme nga vete natyra klandestine e Projektit tuaj dhe mungesa e theksuar e besueshmerise publike. Pra ju e keni futur veten tuaj ne nje pozicion te tille dhe e vazhdoni akoma me shume me qendrimin tuaj armiqesor gje qe na ben te ndihemi komfort me bindjet tona dhe dyshimet tona.
Hetimi yne vazhdon. Do ja u bejme te ditur gjetjet e tij.
Michael Corbin
Drejtor
ParaNet Information Service.
Fund.
--
ParaNet Information Service - via ParaNet node 1:104/422 UUCP: !scicom!paranet!User_Name
INTERNET: ParaNet.Information.Service@p0.f428.....FIDONE T.ORG
Krijoni Kontakt