KAPITULLI I NJEZETETETE
DULCE DHE DOKUMENTAT SEKRETE TE NJE AGJENTI TE INTELIGJENCES SE USA
Informacioni qe vijon eshte publikuar nga Jefferson Souza, nje i kontaktuar i cili ka patur takime te vazhdueshme me Vega Lyrans te cilet sipas Souza, jane ne aparence te ngjashem me ‘Orientalet me lekure te erret’ e Indise. Po ashtu Souza deklaron per kontakte me humane ne paraqitje si Skandinavet, nga Lumma ose Wolf 424 [njerezit ‘Ummo’]. Te dyja kulturat perdorin nje baze madheshtore te ‘Federates’ te lokalizuar ne nje sistem te gjere shpellash poshte Death Valley – Malet Panamint te rajonit te Californise. Ne fakt duke ju referuar Souzas, disa grupe te federates e perdorin kete baze e cila permban zona te tera me kushte specifike gravitacionale, atmosferike dhe ambjentale, te nevojshme per te permbushur kerkesat e vizitoreve dhe te perhereshmeve te Federates.
Indianet Paihute te jugperendimit te USA deklarojne se nje rrace e ngjashme me greket ose egjyptianet e lashe mijera vjet me pare kane kolonizuar fillimisht shpellat masive ne brendesi te Malit Panamints [nje burim ka deklaruar se kjo baze eshte ngritur 2500 p.e.s. gje qe eshte aksidentalisht 600 vjet perpara lindjes se kultures Egjyptiane] kur Death Valley ishte pjese e brendeshme e nje deti qe lidhej me Oqeanin Paqesor. Kur deti u tha, keta njerez - - te cilet pershkruhen sikur mbanin te veshur tunika te gjata te kapura ne nje ane te shpatulles, rripa ne koke te cilet mbanin floket e tyre te gjate dhe te erret te mbledhur nga mbrapa dhe lekura ne ngjyre floriri-bronzi - - te shtyre nga nevoja filluan te zhvillonin njohurite dhe intelektin e tyre kolektiv dhe shume shpejt arriten ne gjende te ndertonin ‘kanoa te argjenda fluturuese’. Fillimisht keto makina fluturuese kishin krahe, ishin relativisht te vogla dhe benin shume zhurme gjate fluturimit. Me kalimin e kohes anijeve ju hoqen krahet, u zmadhuan ne siperfaqe dhe filluan te fluturonin me pa zhurme dhe qete. Mesa duket keta njerez, HAV-MUSUVS [sic i quajne indianet] e zhvendosen civilizimin e tyre ne shpella akoma me te thella nentoke te cilat i kishin zbuluar gjate kohes qe kishin stabilizuar qendrat e tyre nentoke dhe filluan te eksploronin planetet e aferta dhe eventualisht sisteme te tjera diellore ndersa shperthimi i zhvillimit teknologjik filloi te permiresonte cdo detaj te jetes se tyre. Keta Hav-Musuvs mesa duket kane patur mjete udhetimi interyjore per 3000-4000 vjet qe nga momenti qe ata shpiken mjetet e para fluturuese. A mund te kene qene ata disa nga te lindur te Tokes “Astronaute antike” civizilime qe mesa duket kolonizuan Lyra dhe sisteme te tjera? Historia e Panamints u tregua nga nje Indian Navaho i quajtur Oga-Make i cili vete e kishte degjuar nga nje mjek i moshuar Paihute.
Po ne lidhje me referencat e Souzas per Vegans te cilet jane ne dukje te ngjashem me Indianet Lindore? Besoj se India eshte nje element kyc per te kuptuar historine e humbur te planetit tone. Tekstet e vjetra Vedic flasim per anije fluturuese te quajtura “vimanas” si dhe teknologji berthamore e cila eshte perdorur nga antiket ne ate vend. Vete Hinduizmi erdhi ne Indi si rezultat i pushtimit Para-Nordik ‘Arian” nga Veriu [Rajoni i Gobit?] .
Disa studiues ngulin kembe se Majat dhe Egjyptianet fillimisht kane qene lundertare nga India duke e lidhur kete fakt me ngjashmerine e madhe ne arkitekture dhe arritjet e tyre ne mjeksi, astronomi, matematike etij. Etno-arkeologu zviceran Yves Naud citon disa tekste te lashta indiane ku flitet per faktin qe lideret e asaj kohe te Indise se Lashte bashkepunuan me shoqeri sekrete intelektuale te Greqise ne ndertimin e anijeve fluturuese. Pra “Hav-Musvus” mund te kene qene perfaqesues te njeres prej ketyre kulturave [nordike-Ariane, Indiano-Lindore, Egjyptiane, Maja, Greke] ose nje kombinim i te gjitha ketyre kulturave. Megjithate nje gje eshte e qarte, vetem nje PJESE FARE E VOGEL e historise se ketij planeti mund te gjehet ne tekstet dhe librat e historise.
Jefferson Souza deklaron se zbulimet e meposhtme jane marre nga shenimet personale dhe ditaret shkencore te nje shkenctari i cili ka qene i punesuar nga Qeveria e USA-s per nje periudhe disa vjecare te vizitonte vendet ku ishin rrezuar disqet, te merrte ne pyetje Format e Jetes Aliene dhe te analizonte te dhenat e nxjerra nga kjo orovatje. Mesa duket ky person u zbulua se mbante nje ditar personal mbi gjerat qe studionte dhe u vu ne liste per tu zhdukur por ai arriti te largohej. Mbas 33 vjet pune hetimore nje dite te bukur te vitit 1990 ai u fsheh njehere e mire:
“PROJEKTI PLANETI BLU: STUDIME TEKNIKE ALIENE -25
WESTCHESTER CAMP; OFFICE OF CENTRAL RESEARCH #3
FORMA TE JETES ALIENE. KODI: ARAMIS III –ADR3-24SM
SEKSIONI: BAZA E DULCES. KODI: J.B.III
Ky material na vjen nga njerez qe kane njohuri per ekzistencen e bazes se nendheshme te Dulces. Ata jane njerez qe kane punuar ne laboratoret, te rrembyer qe jane cuar ne ate baze, njerez qe kane asistuar ne ndertimin e saj, personel i inteligjences, [NSA, CIA; etj.] si dhe disa studiues specifik te ufove dhe brendesise se Tokes. Ky informacion eshte per ata qe jane seriozisht te interesuar mbi bazen e Dulces. Per vete sigurine tuaj personale kini kujdes “Beni shume kujdes gjate kohes qe hetoni kete kompleks. Nje hetim ne vazhdim e siper nga J.B.III, [Code: SR24.3B7]...
(Shenim: Autori pa dyshim eshte duke cituar disa nga nga shkrimet enje studiuesi dhe mik i juaji i cili ka qene ne qender te hetimeve per Dulcen dhe qe eshte takuar personalisht me Thomas Castello. Me pak fjale J.B. III eshte “Jason Bishop III” –Branton)
PLANETI I KUJT ESHTE KY? – Keta Aliene specifike [Grite, Reptiloide] e konsiderojne veten e tyre autoktone ne Toke. Ata jane nje rrace e lashte, me prejardhje nga speciet humanoide reptiliane... Ata jne mercenare te pabese dhe manipulues te nje kulture tjeter Jashte-Tokesore, “Drakot” qe po kthehen ne Toke e cila eshte vendbanimi i tyre i lashte para ardhjes se Uni-Tokesoreve te vertete dhe qe duan ta perdorin Token si nje vendqendrim. Kjo gje nuk eshte e lehte sepse ka terhequr vemendjen e 170 rracave te tjera Aliene te cilat duan nje pjese te tyren nga Sekretet e Metagene. Keto 170 ne shumicen e rasteve jane nenspecie te rrenjes humanoide dhe reptiliane si dhe forma te ndryshme qeniesh trans-dimensionale te cilat jane duke vizituar token, si ne rastin e “insektoideve” etj. Ne kete numer perfshihen po ashtu specie te ndryshme humanoidesh dhe reptiloidesh te cilat jane produkt i manipulimit gjenetik i integruar me lloje te ndryshme dhe te cuditshme forma jetesore kafshesh. Meta-gene eshte nje gen perbrenda zinxhirit te ADN njerezore ne Toke qe ka rezultuar nga perzjerja e kulturave te ndryshme ne boten Meme ose ne ate te Gjenezes, nje anomali gjenetike qe mund te prodhoje karakteristika te jashtezakonshme dhe aftesi tek individet duke i lejuar ata qe te arrijne ate qe nga jashtetokesoret kondiserohen aftesi te jashtezakonshme fizike dhe psiqike. Por keto kultura aliene jane ne konflikt per agjenden qe duhet ndjekur ne Toke. Kjo eshte njera nga arsyet pse kontrolli i mendjes po aplikohet mbi humanet qe nga vitet 40-te per ti patur ata krahe, natyrisht pa dijenine e tyre. Kompleksi i Dulces eshte nje baze e perbashket Aliene dhe e qeverise se USA. Nuk ka qene baza e pare e ndertuar me Alienet. Ka te tjera qe ndodhen ne Colorado, Nevada, Arizona, Alaska, etj...
PELLGU NAVAJO eshte burimi kryesor konvencional per energjine elektrike ndersa burimi i dyte eshte ne ELVADA [ku ndodhet dhe nje hyrje per ne bazen e nendheshme te Dulces]. Nese Rand Corporation eshte si te thuash “mema” e krijimit te ketyre ndertimeve gjigande, “Fondacioni Ford” duhet te konsiderohet si “babai”. Sekreti i Rand nuk kufizohet vetem ne raportet por edhe ne konferencat apo mbledhjet e shumta. Ne faqen #645 te Project Rand, procedimi per DEEP UNDERGROUND CONSTRUCTION SYMPOSIUM mbajtur ne Mars 1959 lexojme:
“Ashtu si aeroplanet, anijet dhe automobilat i kane dhene njeriut mundesine te jete mbreti i siperfaqes se tokes, makinat e germimit te tuneleve do i japin atij akses ne boten e nendheshme.”
(Shenim: Numri i Shtatorit te vitit 1983 i revistes OMNI, faqja 80 ka nje pikture me ngjyra te “The Subterrene”, makina tunelcpuese ne Los Alamos qe furnizohet me energji berthamore dhe qe cpon midis shkembinjve thelle nentoke duke nxehur cdo gur qe i del perpara dhe kthyer ate ne magme e cila ftohet mbasi makona vazhdon perpara. Rezultati eshte nje tunel perfekt me anet e lemuara dhe te vetrifuara [si xham]. Keto tunele te nendheshem perdoren nga mjete sub-shuttle elektromagnetike te cilat mund te udhetojne me shpejtesi shume te madhe. Ato lidhin komplekset e nen-qyteteve te te ashtuquajtures “Perandora e Fshehte” . Po ashtu projekti top-sekret me emrin e koduar “ARKA E NOHAS” i perdori tunelet dhe mjetet e udhetimit te shpejtesise se larte per levizjen ne sistemin e mbi 100 bunkereve dhe “vrimave te medha” te cilat jane ndertuar ne vende te ndryshme te Tokes duke perfshire pothuajse cdo baze ushtarake dhe disa prej Aeroporteve ne Ameriken e Veriut. –Branton)
Ata ndertuan te njejtin sistem tunelesh te nendheshem edhe ne bazen ultra sekrete ne Hene dhe Mars. Shumica e ketyre qyteteve te nendheshme jane te kompletuar me rruge, trotuare, liqene, makina te vogla elektrike, ndertesa, zyra, qendra tregetare...
Seksione te thella te kompleksit te Dulces lidhen me sisteme shpellash natyrale. Nje person i cili ka punuar ne Baze [CR-24/ZM 35-File IV] dhe qe kishte nje akses “Ultra 7-B” raporton te dhenat e meposhtme:
“Mund te kete me shume se shtate nivele por une kam dijeni vetem per shtate. Shumica e Alieneve jane ne nivelin 5, 6 dhe 7. Strehimi Alien eshte ne nivelin e peste [5].”
Krijoni Kontakt