EVROPA DHE ISLAMI: PERSPEKTIVA DHE E ARDHMJA

nga Dilaver Hussein


Islami nuk ėshtė diēka e re pėr Evropėn. Viti 711 cilėsohet shpesh si koha kur muslimanėt nga Afrika e Veriut hynė nė Spanjė; megjithatė pika e
parė zyrtare e kontaktit tė Islamit me Evropėn ishte kur profeti Muhamed a.s dėrgoi apostullin Dilhia ibn Kalifa te perandori bizantin, Herakli nė vitin 628. Ndėrsa pas vitit 652 Muavija ibn Ebu Sufjani dėrgoi trupa nė Siēili. Qė nga kėto kohė muslimanėt kanė qenė nė kontakte tė vazhdueshme me Evropėn, nė njė formė apo tjetrėn. Nė fakt do tė ishte e drejtė qė tė thuhet se Islami ka qenė njė fenomen evropian, gjatė pjesės mė tė madhe tė historisė sė tij - pasi Islami ka qėnė pėr afro 800 vjet prezent nė Spanjėn muslimane dhe pėr mė tepėr se 250 vite nė Siēili. Pėrveē kėtyre kohėsh themelimi pėr komunitetet muslimane nė Evropė, ka patur edhe pika tė tjera takimi tė Islamit me Evropėn - siē ka qėnė prezenca e shkurtėr e muslimanėve nė Francėn e Jugut, konfliktet nė Austri dhe natyrisht kryqėzatat.
Pėr mė tepėr nė historitė e kohėve tė fundit bota ka parė afrimin e Evropės me vendet e tjera tė botės gjatė epokės sė kolonializmit, dhe mė pas ka qėnė mbėrritja e emigrantėve muslimanė nė Evropė nė kėrkim tė punėve dhe njė jete mė tė mirė. Si pasojė Islamit dhe Evropės i duhet tė mėsohen tė pranojnė njėri-tjetrin, dhe pėr kėtė duhen parė anėt e pėrbashkėta tė historisė bashkojnė Islamin me Evropėn dhe jo vetėm anėt e negative dhe tė errėta tė historisė. Historia e Evropės me Islamin pėrmban shumė shėmbuj tė tė mėsuarit tė ndėrsjelltė, zhvillimit tė pėrbashkėt dhe patneritetit. Shkollarėt evropianė tani jetojnė nė njė klimė ku ata janė gati tė pranojnė influencėn e fuqishme tė civilizimit islam pėr tė ndėrtuar Evropėn: kontributi i Ibn Kaldunit nė sociologji dhe histori, i Razit dhe Ibn Sinės nė mjekėsi, i Al-Kuarizmit nė matematikė etj.
Pėrdorimi i pėrbashkėt i fjalėve si alkool, alkimi dhe algjebėr, vjen nga arabishtja. Pelegrinazhi i evropianėve nė qėndrat e dijes nė Kordovėm, Toledo dhe Granada nė Spanjėn muslimane, janė tė gjitha dėshmi tė kontributit tė muslimanėve nė formimin e Evropės. Urtėsia e grekėve tė lashtė u ruajt dhe pasurua nga arabėt, ndėrsa shkrime si ato tė Aristotelit, Euklidit, Galenit, Arkimedit dhe tė tjerėve, qė qenė pėrkthyer nė arabisht mė parė, do tė vinin mė vonė edhe nė gjuhėn latine. Nė fakt, arabishtja mund tė shikohet si njė nga gjuhėt klasike tė Evropės.
Pėr kėtė arsye Montgomeri Vatt edhe thotė : "Kėshtu, pėrmes kontakteve tregtare dhe pėrmes prezencės politike nė Spanjė dhe Siēili, kultura superiore e arabėve gradualisht bėri rrugėn e vet pėr nė Evropėn Perėndimore. Edhe pse Evropa Perėndimore ishte nė kontakte me Perandorinė Bizantine, ajo mori shumė mė tepėr nga arabėt sesa nga bizantinėt. Kur ndonjėri bėhet i ndėrgjegjshėm pėr shtrirjen e gjėrė tė eksperimentimit arab, mendimit arab dhe shkrimit arab, atėherė shikon se pa arabėt, shkenca evropiane dhe filozofia nuk do tė ishin zhvilluar nė kėtė mėnyrė."

Evropa sot
Sot, nė fillimet e mileniumit tė ri, ėshtė mė e rėndėsishme se kurrė pėr t'i kujtuar vetvetes pėr partneritetin pozitiv historik tė Islamit dhe Evropės. Sot, ne shohim nė Evropėn perėndimore reth 10 milionė muslimanė. Viti 1990 shėnoi njė rritje drastike nė numrin e muslimanėve qė u bėnė tė "dukshėm" nė kontinentin e vjetėr. Organizatat muslimane janė duke u shtuar shumė shpejt dhe numri i xhamive ka njė rritje tė dukshme nė Evropė. Ėshtė interesante qė tė vihet re se nė Evropė ka gjithashtu njė prirje tė vazhdueshme tė rritjes sė numrit tė konvertimeve nė Islam. Si pasojė e kėtij ekspansioni, Islami sot nė Evropė ėshtė kthyer nė njė pikė tė nxehtė debati; Cila do tė jetė e ardhmaja e kėtyre muslimanėve nė Evropė? A janė ata njė kolonė e pestė? A janė ata burim fundametalizmi nė njė Evropė tolerante? A janė ata njė kėrcėnim qė nevojitet tė mbahet nėn kontroll dhe tė asimilohet pėrpara se tė rrezikojnė stabilitetin e Evropės? Pėr fat tė mirė jo tė gjitha pjesėt e Evropės janė tė fiksuara nga pyetje tė kėtilla.
Megjithatė diēka duhte pranuar, qė sot nė Evropė ekziston njė mosbesueshmėri e madhe ndaj konceptit tė tjetrit, qė shfaqet nė tė dy krahėt e debatit, si mes disa muslimanėsh ashtu edhe nga ana e disa elementėve brėnda vetė Evropės. Fransua Leotard, kur ishte ministėr i mbrojtjes franceze, edhe ka deklaruar se: "Fundamentalizmi Islamik ėshtė i rrezikshėm sot, ashtu siē ishte nazizmi dikur." Teoritė e Hangtingtonit edhe pse janė refuzuar nė masėn mė tė madhe tė elitave intelektuale evropjane, vazhdojnė tė kenė besuesit e tyre tė devotshėm, ndėrsa Islamofobia duket se ėshtė nė rritje nė Evropė. Nė njė nivel mė tė pėrgjithshėm, pikėpamjet e ish-kryetarit tė Partisė konservatore britanike Lord Tebbit janė tė njohura, mbi kriketin, ku ai ka deklaruar se: " Ju nuk mund tė keni njė kuadėr tė fuqishėm tė kulturave tė ndryshme nė njė shoqėri, ju duhet tė keni njė kulturė pėr njė shoqėri. Multikulturalizmi ėshtė forcė ndarėse."
Megjithėse kėsi opinionesh nuk mund tė mos jenė gjithmonė pėrfaqėsuese tė mendimeve kryesore nė shoqėri, ato kanė efekte tė rėndėsishme mbi komunitetet minoritare. Ato mund tė krijojnė mes tyre mentalitet e rrethimit dhe zgjojnė kujtime tė trashėguara nga koha e kolonializmit. Duke pėrjashtuar disa vendeve tė caktuara, Islami nė Evropė vazhdon tė mos njihet zyrtarisht. Megjithatė realiteti ėshtė se, Islami ėshtė i prekshėm nė Evropė, por njohja zyrtare e tij ka shumė rėndėsi mbi vetė natyrėn, ndikimin, formėn, fondet dhe statusin e kėsaj feje nė Evropė. Evropa Perėndimore ka zhvilluar modele tė ndryshme nė lidhje me marrėdhėniet e saj me Islamin. Austria, Spanja dhe Belgjika kanė njohur legalisht Islamin. Suedia ka shfaqur dėshirė tė financojė disa aktivitete pėr muslimanėt pėr aq kohė sa ata pėrfqėsohen nga organizata minoritare. Ndėrsa nė Francė, asnjė komunitet fetar nuk gėzon njohje zyrtare. Vendosja e regjimit tė Laicite'-sė nė 1905-sėn, ndalon ēdo shfaqje religjioze nė jetėn publike franceze. Mbi kėto baza nė Francė lindi edhe incidenti mbi shamitė i paradisa muajve. Megjithėse Franca pretendon tė jetė njė shtet laik, duhet tė theksohet se presidentėt francezė tradicionalisht varrosen nė Notre Dame dhe jarmulka ēifute ėshtė e tolerueshme. Nė kėtė sens duket sikur nė Francė ekziston njė zbatim informal dhe jofleksibėl i ligjit. Ndėrsa nė anėn tjetėr, Gjermania vazhdon akoma tė refuzojė tė pranojė se ėshtė njė vend emigrantėsh; dhe pėr kėtė emigrantėt njihen si Gasterbeiter, ose punėtorė miq, edhe pas tre brezash. Ndėrsa nė Britani edhe pse komunitetin musliman nuk ėshtė njohur ende zyrtarisht, muslimanėt gjenden mė tė pranuar dhe akomoduar si pjesė e minoriteteve tė vendit.

Imazhet e Islamit
Pėrgjatė ndėrveprimit tė gjatė tė Evropės me Islamin, janė ndėrtuar shumė imazhe negative nė lidhje me Islamin. Disa prej tyre kanė qėnė tė motivuara politikisht ndėrsa tė tjera nė sajė tė ndryshueshmėrisė fetare. Nė kohėt e mesjetės, nė Evropė mendohej se muslimanėt ishin idhujtarė qė adhuronin Muhamedin ( paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė), ose qė vetė Muhamedi ishte njė magjistar, ose nė raste tė tjera mendohej se djalli Mahound ishte vetė antikrishti. Islami portretizohej si njė religjion fallsitetesh, si njė pėrdhunim i vetėdijshėm i sė vėrtetės. Pėr me tepėr Islami njihej si njė religjion i dhunės qė ishte pėrhapur me anė tė shpatės. Muslimanėt pėrshkruheshin si njerėz tė pushtuar nga epshet trupore dhe vetė-indulgjenca, ndėrsa kurvėrimi dhe homoseksualiteti mendohej se justifikuara me fe. Shumė nga kėto ide janė fabrikuar nė Evropė nė kohėn e kryqėzatave dhe hedhur nė qarkullim pėr tė krijuar njė aleancė brenda vetė Kristendomit, dhe pėr tė treguar qė tė Tjerėt jetonin nė errėsirė, dhe nė kėtė mėnyrė tė justifikohej nevoja pėr tė konvertuar dhe luftuar muslimanėt. Disa nga kėto shpifje dhe stereotipe sė bashku me tė tjera, faktkeqėsisht ekzistojnė edhe sot e kėsaj ditė nė disa mendje evropjane.

A pėrbėn Islami kėrcėnim pėr perėndimin?
Le tė konsiderojmė pėr njė moment gjėndjen e Islamit nė botėn moderne. Muslimanėt sot mund tė shihen se jetojnė nė dy situata tė pėrgjithshme: sė pari si minoritete nė Perėndim, nė Kinė dhe kėshtu me rradhė, dhe sė dyti nė kushtet ku maxhoranca ėshtė muslimane. Pėr tė marrė nė konsideratė situatėn e parė, do tė duhej njė sforcim shumė i madh imagjinar pėr t'i pėrshkruar kėto minoritete si pėrbėrės kėrcues tė Evropės apo Perėndimit. Kėto komunitete janė vetė tė frikėsuara nga ambjenti ku jetojnė. Ata jetojnė nė njė gjendje ku vlerat e tyre kulturore, fetare dhe normat etike rrezikojnė tė zhduken nė brezin e tyre tė dytė apo tė tretė. Kėto komunitete janė mė tepėr tė zėna nė mbrotjen e vetvetes sesa tė pėrbėjnė kėrcėnim pėr rendin e paracaktuar nė tė cilin ata jetojnė.
Ndėrsa duke parė botėn muslimane sot, forca e politikave nuk ėshtė edhe aq e ndryshme. Sot nė botė ka rreth 56 shtete muslimane, ku pjesa mė e madhe e muslimanėve do tė kishin rezerva pėrsa i pėrket "islamizmit" tė vendeve tė tyre. Pjesa mė e madhe e vendeve muslimane bien nė kategorinė e vendeve nė zhvillim, ose deri nė kohėt e vona si Bota e Tretė. Ata vazhdojnė tė zhyten nė borxhe ndaj FMN-sė, Bankės Botėrore dhe ndaj botės sė zhvilluar. Nė termat teknologjikė, ata janė gjithmonė nė pėrpjekje qė tė arrijnė Botėn Perėndimore. Influenca e mediave perėndimore dhe proēesi i globalizimit ėshtė tepėr dominues mbi 'ta. Edhe pse shumė vende muslimane posedojnė minerale ose lėndė tė para bėrthamore apo burime nafte, lidhjet e tyre dominante politike i bėjnė pėrpjekjet e vendene muslimane qė t'i pėrdorin rezervat e tyre nė kundėrshtim me interesat perėndimore tė pamundshme. Lufta e Gjirit ishte njė dėshmi pėr kėtė. Secili mund tė shoh sot situatėn e pėrgjithshme nga perspektiva tė ndryshme dhe tė shikojė sesi shtetit i Izraelit ekziston nė mes tė njė oqeani shtetesh muslimane, ku asnjėri prej tyre nuk e dėshiron prezencėn e tij, por asnjėri prej tyre nuk ėshtė i fuqishėm ose mjaftueshmėrisht i pavarur pėr ta ndryshuar kėtė gjendje. Edhe pse ngjarjet nė Bosnjė patėn njė ndikim tė thellė emocional mbi muslimanėt kudo nė botė, komuniteti ndėrkombėtar musliman u tregua i paaftė pėr tė pasur ndonjė efekt politik serioz mbi rrjedhojat dhe masakrat mbi muslimanėt boshnjakė. Nė fakt e vetmja ndihmė qė muslimanėve tė Bosnjes do t'i vinte nga bota islame do tė ishte mbledhja e parave pėr organizatat bamirėse. Duke parė dobėsinė e pėrgjithshme tė botės islame, dikush mund tė pyesi sesi atėherė mundet qė njė komunitet i tillė tė pėrbėjė njė kėrcėnim ndaj forcės sė themeluar tė Perėndimit?

Muslimanėt nė Evropėn e sotme
Sipas fakteve tė mirėnjohura komuniteti musliman nė Evropė pėrbėn komunitetin me moshėn mė tė re nė kontinent. Megjithatė ky komunitet ka problemet e veta. Njė numėr i madh i tė rinjve muslimanė pėrballen me kriza identiteti, i cili endet ndėrmjet kulturės sė prindėrve tė tyre dhe tė ambientit ku ata rriten. Si pasojė ringjallja e islamit nė Evropė duhet tė ngrihet mbi kėtė kontekst. Muslimanėt nė Evropė kanė qenė subjekte i tė pakėtn tre pėrshkallėzimeve tė mėdha tė vetėndėrgjegjėsimit tė tyre.
Sė pari nė fund tė viteve '70, Revolucioni Iranian pati njė ndikim shumė tė madh nė botėn muslimane, edhe nė muslimanėt qė jetonin nė Evropė, pavarėsisht qėndrimit tė tyre ndaj Revolucionit Iranian, dhe kjo ishte njė shenjė qė tregonte se popullariteti i Islamit kishte parė rritje.
Sė dyti, "Vargjet Satanike" tė Selman Ruzhdies mė 1989, bėnė qė shumė muslimanė nė Mbretėrinė e Bashkuar, veēanėrisht tė rinjtė, tė kėrkonin thellė brėnda vetes se tyre dhe tė pyesin pėr rolin e tyre nė njė shoqėri e cila dukej se nuk respektonte fenė dhe tė drejtat e tyre. Ēėshtja e hixhabit pati efekte tė ngjashėm nė vendet evropiane.
Sė treti Lufta e Gjirit, Bosnja dhe ngjarjet e tjera tė fundit politike kanė shkaktuar njė tension tė tmerrshėm brenda komunitetit musliman. Kėto luftėra duket se kanė krijuar shmangie tė thella nė mendimet e tyre. Kur Iraku hyri nė luftė kundėr Iranit, armatosja e Sadam Huseinit u pa si diēka normale nė perėndim, por kur ai pushtoi Kuvajtin atij i'u kėrkua tė ndalojė luftėn. Nė anėn tjetėr serbėt u lejuan qė nė sy tė Evropės tė vrasin disa qindramijė boshnjakė. Po ashtu zgjedhjet legjitime nė Algjeri janė parė tė anulohen nė emėr tė mbrojtjes sė demokracisė, ndėrsa nė Turqi, ushtria nė mėnyrė arrogante ndėrhyn nė proēeset demokratike tė vendit dhe lejohet tė mbaj peng politikėn kombėtare. Kur Shtete e Bashkuara mbėshtetėn Afganistanin kundėr Rusisė, afganėt portretizoheshin si luftėtarė lirie; ndėrsa kur palestinezėt luftojnė pėr pamvarėsi, ata quhen terroristė. Imazhi predominant i Islamit qė shitet sot nė Evropė ėshtė akoma ai i dhunės dhe i terrorit i cili buron nga xhihadi, edhe pse, tė gjitha veprimet e xhihadit nė 100 vitet e fundit kanė qenė pjesė e luftės vetėmbrojtėse dhe ēlirimtare tė popujve muslimanė. Ndėrsa kur ndonjė bombė shpėrthen nė Kajro, pėr njė gazetar nga Bredfordi duket tepėr normale tė ndalojė njė musliman nė rrugėt e Britanisė dhe kėrkuar atij apo asaj opinionin pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa, kur lufta shpėrthen nė Irlandėn e Veriut askush nuk mendon pėr t'i kėrkuar njė kopti egjiptian mendime se pėrse tė krishterėt janė duke luftuar nė Irlandė. Si normė kjo ka krijuar kundėrshti dhe ka kontribuar nė sensin e njė rigjykimi dhe mohimi. Disa elementė tė ringjalljes islame kanė rėnė pre e kėtyre tendencave tė zemėrimit dhe refuzimit, qė denoncojnė fuqishėm Perėndimin dhe ēdo gjė perėndimore. Megjithatė, ringjallja islame nuk mund tė shihet e gjitha si njė reaksion negativ. Pasi ajo ėshtė gjėrėsisht njė udhėtim pozitiv drejt vetėzbulimit dhe nė fakt pėr njė numėr tė rinjsh, ajo aftėson ata tė zbulojnė njė alternativė nė kulturėn e prindėrve tė tyre - duke krijuar kėshtu njė kulturė islamike evropiane. Kjo ka ardhur si rezultat i njė proēesi ndėrthurjeje kulturore tė Islamit aziatik apo arab, i cili kėrkon qė t'i kthehet burimeve tė tij pėr t'u pėrshtatur mė pas nė kontekstin evropian. Dhe ky proēes mundet tė jetė vetėm se i shėndetshėm pėr Evropėn, sepse ai krijon njerėz qė janė tė bindur nė identitetin e tyre: Ata janė muslimanė evropjanė. Ata duan tė kontribuojnė pėr tė ardhmen e saj pėr tė ndėrtuar njė Evropė mė tė mirė pėr vetveten dhe pėr fėmijėt e tyre. Ashtu siē Kurshid Ahmed thotė:" Do tė ishte tragjedi nėse ne do tė bėheshim robėr tė sė shkuarės". Nė tė njėjtėn mėnyrė siē muslimanėt mendojnė se Islami nuk ėshtė monolitik, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe Evropa nuk ėshtė njė kontinent monolitik. Nė Evropė ka shumė njerėz qė janė tė gatshėm pėr tė parė me objektivitet, nėse jo me simpati, problemet me tė cilėn pėrballen muslimanėt. Pėr mė tepėr ėshtė e rėndėsishme tė theksojmė se lėvizjet reformatore tė muslimanėve nuk janė luftė kundėr Perėndimit apo Evropės; por ato janė njė proēes komunitar dhe vetėzhvillimi, apo siē Hasan Turabi thotė "Perėndimi nuk ėshtė preokupimi ynė. Ne jemi tė zėnė me rigjallėrimin konstruktiv tė shoqėrive tona duke mobilizuar shpirtėrat dhe mendjet tona, pėr tė mos luftuar "shejtanėt e mėdhenj." Duke pėrjashtuar rastet kur ndonjė politikė ėshtė e drejtuar kundėr Islamit, Perėndimi nuk ėshtė armiku ynė."
Kontaktet me Evropėn i kanė aftėsuar muslimanėt tė mėsojnė shumė; nė tė njėjtėn kohė qė ekziston njė krenari mes muslimanėvė qė evropianėt mėsuan nga arritjet e Andaluzisė, edhe mes vetė muslimanėve ekziston mirėnjohės sot qė ata studiojnė nė Oxford, Kambrixh dhe universitetet e Londrės. Shumė lėvizje reformatore tė botės islame kanė pėrftuar ide, metoda dhe struktura nga modelet evropiane. Takimi me Evropėn moderne ka nxitur muslimanėt qė tė angazhohen nė debate tė brėndshme pėr njė seri ēėshtjesh, siē janė demokracia, pluralizmi, roli i gruas, koncepti i dar al-harb-it dhe kėshtu me rradhė. Si rrjedhojė, sot mėnyra sesi muslimanėt e shohin botėn ka nisur tė ndryshojė. Nė 1992-shin nė njė seminar Fikhu nė Francė me temėn muslimanėt nė Perėndimi, njė grup udhėheqėsish muslimanė diskutuan disa nga kėto ide. Dhe njė nga kundėrshtitė qė ata ngritėn ndaj konceptit tė dal al-harb-it dhe dal al-Islam-it, qe koncepti themelor karakteristik pėr dar al-Islam-in qė ėshtė siguria. Megjithatė nė ditėt tona si mundemi ne tė quajmė botėn muslimane dar al-Islam, kur nė tė ka aq shumė diktatura dhe persekutime, qoftė edhe mbi vetė dijetarėt muslimanė dhe aktivistėt? Dhe nė tė njėjtėn mėnyrė, si mundemi ne sot qė ta quajmė Perėndimin dar al harb, kur muslimanėt shpesh lėnė vendet e tyre pėr tė gjetur mbrojtje politike nė Perėndim ?

E Ardhmja
Rruga drejt tė mėsuarit pėr ta pranuar njėri-tjetrin dhe qė tė jemi nė gjėndje pėr tė jetuar me gjithėsecilin, mundet tė mos jetė e lehtė. Ajo ėshtė njė proēes delikat por pa tė njerėzimi nuk ka alternativė tjetėr. Do tė kėrkojė kohė qė imazhet negative janė qė ndėrtuar pėrgjatė shekujve nė Evropė mbi Islamin tė ndryshohen. Dhe padyshim qė kėto nuk mundet tė zėvendėsohen brėnda natės. Por fakti ėshtė se tė dyja si Evropa ashtu edhe Islami, kanė nevojė tė kuptojnė njėri-tjetrin dhe nė tė mirė tė njėri tjetrit.
Sipas opinionit tim, pėrgjegjėsia me e madhe nė rastin e marrėdhėnieve ndėrmjet Islamit dhe Evropės sot qėndron nė duart e maxhorancės, komunitet pritės, Evropės. Si rrjedhojė Evropa, minoritetet e saj mund t'i trajtojė nė dy mėnyra : 1 - Ndryshueshmėria kulturore mund tė pranohet, biles tė shihet si avantazh, gjė qė mund ta bėj minoritetin tė ndihet i mirėpritur dhe i gatshėm pėr t'u angazhuar nė shoqėri. 2 - Ndryshueshmėria mund tė shihet me frikė dhe eleminohet me anė tė dėbimeve, shtypjes dhe asimilimit tė sforcuar. E para ėshtė rruga e pluralizmit dhe duket se ėshtė qasja mė e pranueshme. Ēdo tentativė pėr tė eliminuar identitetin e muslimanėve, vetėm se do tė shkaktojė shumė probleme aftagjata pėr Evropėn. Nė debatin tonė tė dyja palėt kanė nevojė tė vėshtrojė ndryshimin nė mes muslimanėve nė Francė dhe atyre nė Mbretėrinė e Bashkuar, pėr tė parė efektin e modeleve tė ndryshme tė praktikuara. Historia Franko-Algjeriane, vazhdon tė jetė pengesė domethėnėse, por laiciteti i Francės dhe nocioni i unitetit kulturor, janė njė barrė edhe mė e madhe qė rėndon shumė mbi komunitetin musliman francez. Ideja kėtu ėshtė qė nė Evropėn e sotme duhet tė shmangen getot dhe zonat e pėrjashtimit; megjithėse nė rastin francez ne gjejmė njė komunitet qė ndjehet vazhdimisht i kėrcėnuar dhe ėshtė aq nė periferi sa qė ėshtė i paaftė biles edhe tė mendojė dhe ta konsiderojė vetveten si francez.
Muslimanėt e ditėve tona mund tė pėrfaqėsojnė njė kulturė tė ndryshme, por ne kemi nevojė tė kujtojmė qė kulturat janė rezultat i proēeseve qė janė jashtė kontrollit tonė; dhe pėr mė tepėr ato nuk janė kurrė statike. A nuk ishte Kristianizmi njė fenomen lindor? Por me kohė ai arriti tė zėj rrėnjė nė shoqėrinė perėndimore. Kerry, qebabėt, picat dhe burgersat tanimė janė elementė tė vendosurė nė kulturėn britanike, megjithėse nė origjinė nuk ishin tė tillė.
Shoqėritė muslimane tradicionalisht kanė qenė pluraliste. Teologjia muslimane i kujton qėnies njerėzore qė ndryshueshmėria ėshtė njė faktor i natyrshėm dhe pozitiv nė jetė, nė tė cilin njerėzit duhet tė bashkohen pėr tė njohur njėri-tjetrin.
" O njerėz, Ne ju krijuam nga njė mashkull dhe njė femėr dhe ju bėmė nė popuj e fise nė mėnyrė qė ta njihni njėri-tjetrin. Me tė vėrtetė, mė fisnikun ndėr ju tek Allahu , ėshtė ai mė i devotshmi." (El -huxhurat 49:13)
"Nėse Allahu do tė dėshionte do t'ju kishte bėrė juve tė gjithė njė popull." (El -Maide 5:48)
Nė kėtė mėnyrė, pluralizmi, i hap rrugė tė ardhmes sė Evropės pėr tė qėnė mė e fortė, e qėndrueshme dhe paqėsore. Muslimanėt sot kanė nevojė qė tė bashkohen me njerėz tė tjerė, pamvarėsisht besimit, pėr tė punuar sė bashku pėr tė mirėn e pėrbashkėt, ashtu siē Muhamedi (paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė) hyri nė hilf al-fidul (paktin e paqes). Alternativa drejt pluralizmit duhet tė paraprihet dhe parapėrgatitet, nė kundėrshtim me idetė e pėrplasjes sė civilizimeve apo eliminimin e njėri-tjetrit, qė do ēonin nė njė konflikt tė tmerrshėm mes Evropės dhe Islamit. Humbja e pluralizmit nė Evropė do tė ishte njė humbje pėr tė dy lojtarėt e mėdhenjė tė qytetėrimit perėndimor: Islamit dhe Evropės.
--------------------------------------------------------------------------------

Dilaver Hussein
kėrkues pranė
Fondacionit Islamik nė Londėr

http://www.jehonacenter.org/impakt/