Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Migel Ernandes

    Migel ERNANDES


    Letėr
    (fragment)

    Nga njė tryezė poste
    qė kurrė s’mbetet shkretė,
    ku rrinė kujtimi, brenga,
    zemra dhe heshtja vetė
    posi pėllumbat letrat
    degdisen qė me natė.
    I ndiej tėk flatrojnė
    pėr nė shtegtim tė gjatė.

    Dhe ja ku jam rrethuar
    me burra e me gra
    plagosur nga mungesat,
    nga ndarjet e mėdha.
    Letra, pusulla, fjalė,
    qė nisen nė hapėsirė,
    ėndrra ende pa ēelur,
    mendime ende pa gdhirė,
    tė gjitha marrin rrugėn
    drejt vatrės e drejt pragut,
    si ndjenjė dėrguar ndjenjės,
    si gjak dėrguar gjakut.

    Dhe po tė jem nėn tokė,
    qe vdiqa ti mos thuaj,
    mė shkruaj dhe nėn tokė,
    se unė do tė tė shkruaj.

    Njė shtresė e trashė pluhuri
    mbulon letrat qė s’duhen,
    aty u zverdhėn faqet
    aty gėrmat u shuhen,
    aty humbasin rradhėt
    ku mallet derdhur qenė,
    aty jep shpirt mellani
    pasi cepat u brenė,
    aty rroposen thellė
    (ē’ varrezė e llahtarshme!!)
    hem ndjenjat e kaluara,
    hem dashuritė e tashme.

    Dhe po tė jem nėn tokė,
    qe vdiqa ti mos thuaj,
    mė shkruaj dhe nėn tokė,
    se unė do tė tė shkruaj.

    Por kur tė shkruaj unė,
    do dridhet kallamari,
    do skuqet bojė e zezė,
    me flakėrima zjarri.
    Se kur tė shkruaj unė,
    do shkruajnė eshtrat e mia,
    do shkruaj gjaku im
    gjithė gulē nga dashuria.

    Do marrė letra udhė
    si shpend nė zjarr kalitur,
    me dy flatra tė forta
    dhe njė adresė tė ndritur,
    si zog qė pėr fole,
    qiell, ajėr do tė ketė,
    mishin, gishtėrinjė e tu
    dhe frymėmarrjen vetė.
    Do mbetesh ti e zhveshur
    tek dridhesh me ngadalė,
    e gatshme ta ndjesh letrėn
    pas gjoksit tėnd tė valė.

    Dhe po tė jem nėn tokė,
    qe vdiqa ti mos thuaj,
    mė shkruaj dhe nėn tokė,
    se unė do tė tė shkruaj.

    Shqipėruar nga Aurel Plasari
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Erik Maria Remark
    Nga macia_blu nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-03-2013, 10:35
  2. Fragment Tregtar flamujsh
    Nga sadete71 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 07:43
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 12:18
  4. Fragment nga libri «Maqedonia 5 vjet me pas» te Koēo Danaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 15:45
  5. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •