Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Frika, Shpresa, Sinqeriteti, Mbeshtetja

    Frika

    Frika, ėshtė pėrkufizim i dhimbjes qė ndjen zemra, pėr shkak tė mendimit se do tė ndodhė diēka e papėlqyeshme nė tė ardhmen. Shembull mund tė merret rasti i njė njeriu, qė ka bėrė krim ndaj mbretit dhe bie nė duart e tij e frikėsohet se do tė vritet. Por, dhimbja e zemrės sė tij ėshtė sipas forcės sė shkaqeve qė ēojnė nė vrasjen e tij dhe sipas nivelit tė krimit, e sipas dobėsisė sė shkaqeve, dobėsohet edhe frika. Por, frika mund tė jetė jo pėr shkak tė krimit, por pėr shkak tė cilėsive nga tė cilat frikėsohet. Kėshtu, nėse e ka tė qartė njeriu, se Allahu i Lartėsuar nėse shkatėrron botėrat nuk e ka tė vėshtirė dhe nuk e ndalon askush, atėherė i mjafton njeriut njohja e gabimeve tė tij dhe njohja e madhėshtisė sė Allahut tė Lartėsuar qė t`i frikėsohet Atij. Dhe mė i frikėsuar ndėr njerėzit tek Allahu, ėshtė njohėsi mė i mirė i vetes dhe i Zotit tė tij. Prandaj, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė !) ka thėnė: “Unė jam njohėsi mė i mirė i Allahut ndėr ju dhe mė i frikėsuari nga Ai ndėr ju.” (Transmeton Buhariu)

    Ndėrsa Allahu i Lartė ka thėnė :

    “Por Allahut ia kanė frikėn vetėm dijetarėt nga robėrit e Tij.” (Fatir, 28)

    Nga frutet e frikės ėshtė qė njeriu arrin tė mposhtė epshet, tė normalizojė kėnaqėsitė dhe mėkatet qė janė tė pėlqyera pėr tė, ashtu siē bėhet mjalti i urryer pėr njė njeri qė e pėlqen, por mėson se ka helm. Rrjedhimi i frikės ėshtė qė ajo djeg epshet, edukon gjymtyrėt, nėnshtron zemrėn, i heq asaj mendjemadhėsinė, hasedin dhe inatin. Nė kėtė rast, nuk i intereson mė asgjė pėrveē vetes, prandaj thuhet qė sipas forcės sė frikės janė edhe vėzhgimi dhe kėrkimi llogari ndaj vetvetes dhe forca e frikės varet nga niveli i njohjes sė Madhėshtisė sė Allahut dhe cilėsive tė Tij, si dhe nga niveli i njohjes sė gabimeve tė vetvetes. Dijeni se, frika ėshtė « kamzhiku » i Allahut me tė cilin Ai i drejton robėrit e Tij pėr nga kėmbėngulja nė dituri dhe nė punėt, me tė cilat ata fitojnė shkallėn e afėrsisė tek Allahu i Lartė. Frika ka dy ekstremet e saj dhe gjendjen e mesme, e cila ėshtė mė e mira, sepse frika e tepėrt tė ēon nė pesimizėm, kurse frika e paktė tė ēon nė mendjemadhėsi e moskokėēarje. Ata, tek tė cilėt ekziston frika, ndryshojnė midis tyre sipas llojit tė frikės. Disa prej tyre frikėsohen se mos i arrin vdekja para se tė pendohen, disa tė tjerė kanė frikė se mos i shmangen rrugės sė drejtė, disa kanė frikė se mos pėrfundojnė keq, disa kanė frikė kalimin nė urėn e siratit, varrin, zjarrin dhe gjendjet e tij, kanė frikė ndaj mosshikimit tė Allahut tė Lartė, etj. Tė gjitha kėto shkaqe janė tė urryera dhe frikėsuese. Shkallėn mė tė lartė e zė frika ndaj mosshikimit tė Allahut tė Lartė, e kjo ėshtė frika qė kanė dijetarėt.

    Vlera e ēdo gjėje vlerėsohet sipas ndihmės qė jep ajo nė kėrkimin e lumturisė dhe lumturia ėshtė takimi i Allahut tė Lartėsuar si dhe afrimi tek Ai. Pra, gjithēka qė ndihmon nė kėrkimin e kėsaj lumturie ėshtė me vlerė. Allahu i Lartėsuar ka thėnė :

    “ E pėr atė qė pati frikė paraqitjen para Zotit tė tij, janė dy xhenete.” (Rrahman, 46)

    “Allahu i Lartėsuar ėshtė i kėnaqur me to, e ata janė tė kėnaqur me Tė. Kjo ėshtė pėr atė qė i ėshtė frikėsuar Zotit tė tij.” (Bejjineh, 8)


    Kurse tė thuash se cila ėshtė mė e vlefshme: frika apo shpresa, ėshtė njėsoj si tė thuash cila ėshtė mė e vlefshme: buka apo uji? Dhe pėrgjigjja ėshtė: Buka ėshtė mė e vlefshme pėr atė qė ėshtė i uritur, kurse uji ėshtė mė i vlefshėm pėr atė qė ėshtė i etur. E, nėse bashkohen qė tė dyja, ato janė tė barabarta pėr nga vlera. Shpresa dhe frika janė dy ilaēe, me tė cilat mjekohen zemrat dhe vlera e tyre varet nga sėmundja ekzistuese. P.sh: nėse zemrėn e zotėron siguria nga ndėshkimi i Allahut tė Lartėsuar atėherė frika ėshtė mė e vlefshme, e nėse robin e kanė mbuluar mėkatet dhe mbizotėron tek ai humbja e shpresės dhe pesimizmi, atėherė mė me vlerė nė kėtė rast ėshtė shpresa. E nėse vėrejmė vendin e frikės e tė shpresės, atėherė themi qė shpresa ėshtė mė e vlefshme, sepse shpresės i jepet tė pijė nga deti i mėshirės, ndėsa frikės i jepet tė pijė nga deti i hidhėrimit. Pėr njė rob tė devotshėm, mė me vlerė ėshtė barazimi i frikės me shpresėn, prandaj ėshtė thėnė qė, nėse peshohet frika e besimtarit dhe shpresa e tij, ato janė tė barabarta. Njė nga besimtarėt e parė thoshte: “Sikur tė pretendohej qė do tė hyjnė nė xhenet tė gjithė njerėzit pėrveē njėrit, do frikėsohesha se jam unė ai njeri. E, nėse do tė thonin se do tė hyjnė nė zjarr tė gjithė njerėzit pėrveē njėrit, do shpresoja se do tė isha unė ai njeri.” E, kjo duhet tė jetė diēka e veēantė pėr besimtarin e devotshėm.

    Ummer Ibn Hatab (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pyeste Hudhejfen: “ A jam unė nga hipokritėt?” Pra, ai kishte frikė se mos ndoshta i fshihen (pėrbrenda) gabimet e vetes dhe nuk i dallon dot. Pra, frika e lavdėruar ėshtė ajo frikė qė tė ēon nė punė tė mira dhe e shmang zemrėn nga tė dhėnurit pas dunjasė. Ndėrsa, nė ēastet e vdekjes mė e mirė pėr njeriun ėshtė shpresa, sepse frika tė nxit pėr tė punuar vepra tė mira, ndėrsa shpresa ndaj mėshirės sė Allahut, ia forcon zemrėn dhe ia bėn tė dashur Allahun dhe kjo e fundit ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi askush nuk duhet tė ndahet nga kjo dunja, pa qenė duke dashur Allahun dhe takimin me Tė dhe pa menduar mirė pėr Zotin e tij. Frika mund tė vijė nė dy rrugė: p.sh: njė fėmijė i vogėl, tė cilit i hyn nė shtėpi njė gjarpėr, nuk ka frikė nga ai dhe ndoshta mund tė zgjasė duart qė tė luaj me tė, ndėrsa po t’i ndodhė e njėjta gjė babait tė tij, ai frikėsohet dhe largohet nga gjarpėri. Atėherė dhe fėmija do tė largohet dhe do tė trembet si i ati. Pra, frika e babait tė tij ėshtė nga dija qė ka ai nė lidhje me kėtė, ndėrsa frika e fėmijės nuk ėshtė nga dija e tij, por ėshtė imitimi i tė atit.

    Frika nga Allahu i Lartė ka dy raste :

    1. Frika nga dėnimi i Tij, e cila ėshtė frikė qė i zė nė pėrgjithėsi njerėzit dhe ndodh si pasojė e besimit nė xhenetin dhe xhehenemin, qė janė shpėrblim pėr tė mira dhe pėr tė kėqija. Kjo lloj frike, dobėsohet me dobėsimin e besimit dhe forcimin e pakujdesisė. Pakujdesia mund tė zhduket duke menduar pėr dėnimin e ahiretit.

    2. Frika nga Allahu i Lartėsuar, e kjo ėshtė frika e dijetarėve. Allahu i Lartėsuar ka thėnė :

    “Allahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij.” (Ali Imran, 30)


    Janė cilėsitė e Tij, i Madhėruar qoftė, qė sjellin frikėn. Ata i frikėsohen largėsisė nga Allahu dhe mosshikimit tė Tij (nė ahiret).

    Allahu i Lartė ka thėnė :

    “Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqėndrohet nė rrugėn e drejtė.” (Ta ha, 82)

    Nga thėniet “e frikshme” tė Allahut tė Madhėruar ėshtė edhe thėnia : “ Pasha kohėn! Vėrtet njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.” (Asr, 1-2) dhe thėnia e Tij: “Sikur tė kishim dėshiruar Ne, secilit njeri do t’i jepnim udhėzimin, por fjala Jonė ka marrė fund, se do ta mbush xhehenemin me xhindė e me njerėz sė bashku.” (Sexhde,13)

    Transmetohet se njėri nga profetėt u ankua tek Allahu i Lartėsuar pėr urinė dhe veshjen dhe Allahu i Lartė i shpalli ajetin:

    “Robi Im! A nuk je i kėnaqur qė Unė mbrojta zemrėn tėnde prej kufrit, kurse ti mė kėrkon dunjanė?”Ai mori baltė, e vendosi nė kokė dhe tha : “Po, jam i kėnaqur, Ti mė mbrojte nga kufri (mosbesimi).” Ndėrsa engjėjt i frikėsohen Allahut tė Madhėruar nė kėtė mėnyrė qė do ta pėrshkruajmė:

    Allahu i Lartė duke i pėrshkruar engjėjt thotė :

    “I frikėsohen Zotit tė Tyre qė ėshtė mbi ta, e i pėrmbahen me pėrpikmėri asaj me ēka urdhėrohen.” (Nahl, 50) Thuhet se Xhibrili shkoi tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke qarė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pyeti: “Pėrse qan o Xhibril?”Ai tha: " Nuk mė janė tharė sytė qė kur krijoi Allahu xhehenemin nga frika se mos bėj mėkat ndaj Tij dhe Ai mė fut nė tė (xhehenem).”

    Jezid Rikashij ka thėnė : “Vėrtet Allahu ka engjėj rreth Arshit, sytė e tė cilėve rrjedhin si lumenj deri ditėn e Kiametit, e lėkunden sikur i lėkund era nga frika e Allahut.” E, Allahu i’u thotė atyre: “O engjėjt e Mi, ē’ju frikėson juve duke qenė pranė Meje?” Ata thonė: “O Zot, sikur ta dinin banorėt e tokės atė ē’ka dimė ne nga Fuqia dhe Madhėshtia Jote, nuk do tė gėlltisnin as ushqim e as ujė, e nuk do tė shtriheshin nė shtrojet e tyre, por do tė dilnin nė shkretėtirė duke pėllitur ashtu siē pėllasin lopėt.”

    Transmetohet se kur u shfaq nga Iblisi ajo ēka u shfaq, filluan tė qanin Xhibrili dhe Mikaili. Atėherė, Allahu i Lartė iu shpalli atyre : “Ē’ėshtė kjo e qarė?”

    Ata thanė : “O Zot, nuk jemi tė siguruar nga ndėshkimi Yt.” Allahu i Lartėsuar iu tha: “Kėshtu tė jini!” Ndėrsa, nė lidhje me frikėn e profetėve kemi disa shembuj.

    Uehb Ibn Menbeh ka thėnė : “Ademi (alejhi selam) ka qarė pėr xhenetin 300 vjet, e nuk e ka ngritur mė kokėn nga qielli, pasi ka bėrė gabimin.”

    Uehb Ibn Uerd ka thėnė : “Kur e qortoi Allahu, Nuhun (alejhi selam) nė lidhje me djalin e tij duke i thėnė : “Unė vėrtet tė kėshilloj ty, qė tė mos jesh nga injorantėt”(Hudė, 46), ai qau 300 vjet, sa qė poshtė syve tė tij, u bėnė si pėrrenj tė vegjėl nga tė qarėt.”

    Ebu Derda ka thėnė : “Kur Ibrahimi (alejhi selam) ngrihej pėr namaz, dėgjohej qė nga larg njė zukatje nė gjoksin e tij, nga frika ndaj Allahut tė Madhėrishėm.”

    Muxhahidi ka thėnė : “Kur Dauti (alejhi selam) bėri gabim, i ra nė sexhde Allahut 40 ditė, derisa nga lotėt e tij mbinė bimė nė pjesėn qė e kishte mbuluar koka e tij.”

    Thuhet se Dautin (alejhi selam) e vizitonin njerėzit duke menduar se ėshtė i sėmurė, por ai s’kishte gjė tjetėr pėrveē frikės sė Allahut tė Madhėruar. Isai (alejhi selam) kur kujtonte vdekjen, i pikonte lėkura gjak. Transmetohet se Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “S’e kam parė kurrė Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė qeshte aq shumė sa t’i dukeshin dhėmballėt e fundit, por buzėqeshte. E kur shihte ndonjė re ose erė, ai vėrehej nė fytyrė dhe kjo vihej re qartė e unė i thoja: « O i Dėrguar i Allahut, njerėzit kur shohin re gėzohen duke shpresuar se nė to ka shi, ndėrsa unė shikoj qė kur ti shikon re, vėrehet papėlqyeshmėri nė fytyrėn tėnde. » Ai tha : “Oj Aishe, ē’mė siguron mua qė nė to nuk ka dėnim? Vėrtet, njė popull ėshtė dėnuar me erė dhe vėrtet e panė dėnimin dhe thanė : “Kjo re do na sjellė shi.”(Ahkaf, 24)” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kur falej nė barkun e tij dėgjohej njė zhurmė, si gumėzhima e kazanit tė ujit, nga e qara e tij.” (Hadith sahih) Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thoshte : “Ah, sikur tė isha pemė!” Umer Ibn Hatabi dėgjonte njė ajet dhe sėmurej pėr disa ditė. Njė ditė mori nė dorė njė fije kashte nga toka dhe tha : “Ah sikur tė isha unė kjo kashtė, ah sikur tė mos mė kishte lindur nėna ime!” E, nė fytyrėn e tij, viheshin re dy vijėza nga e qara. Uthmani ( ka thėnė : “Pasha Allahun, s’kam parė askėnd deri mė sot, qė t’i ngjajė shokėve tė Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Gdhiheshin me flokė tė shpupurisura, e ndėrmjet syve tė tyre kishte disa shenja, si tė kishin ecur dhitė. E kalonin natėn nė sexhde duke lexuar librin e Allahut tė Lartė, e nė mėngjes pėrmendnin Allahun, e lėkundeshin siē lėkunden pemėt nė njė ditė me erė. Sytė e tyre rridhnin lot, aq sa u lageshin rrobat e tyre. Pasha Allahun, ata njerėz ishin si ta kishin kaluar natėn nė pakujdesi.” Alij Ibn Husejn, kur merrte abdes zverdhej dhe ndryshonte nė fytyrė. I thonin : “Ēfarė ke?” Ai pėrgjigjej : “A nuk e dini se pėrpara kujt duhet tė dal?!” Umer Ibn Abdulaziz, njėri nga khalifėt, kur pėrmendte Allahun, dridhej dhe qante aq sa i rridhnin lotėt nė faqe. Njė natė, Umeri qau dhe bashkė me tė edhe pjesėtarėt e familjes. Kur kishte pushuar sė qari, gruaja e tij Fatimja e pyeti : “O prijės i besimtarėve, pse qave?” Ai tha : “ Mu kujtua largimi i njerėzve pasi tė dalin pėrpara Allahut, njė grup nė xhenet dhe njė grup pėr nė zjarr.” Pastaj bėrtiti dhe i ra tė fikėt. Jezid Ibn Murthid qante shumė dhe thoshte : “Pasha Allahun, sikur tė mė premtonte Zoti im, qė do tė mė burgosė nė banjo, do tė ishte e drejta ime tė mos pushoja sė qari. E ē’ndodh, kur Ai mė premton qė do tė mė burgosė nė zjarr, nėse e kundėrshtoj Atė?” Ebu Xhafer el Mensur, njėri nga khalifėt, shkoi tek njė murg, tek i cili kishte qenė edhe mė parė Umer Ibn Abdulaziz dhe i tha : “ Mė trego gjėnė mė tė ēuditshme qė ke parė tek Umeri!” Ai i tha : “E kaloi njėherė natėn nė taracėn e dhomės time, e cila ishte prej mermeri. Ndėrkohė, filloi tė mė pikonte ujė. U ngjita lart dhe e gjeta tė rėnė nė sexhde, e lotėt i rridhnin.” Pra, kjo ishte frika e engjėjvė, e profetėve, e dijetarėve si dhe eulijave. E si i bėhet me ne, qė na takon mė tepėr tė frikėsohemi? Frika nuk vjen si pasojė e volumit tė mėkateve, por si pasojė e zemrės sė pastėr dhe dijes sė zhvilluar. Ai qė e sheh zemrėn e tij me dritėn e dijes sė tij, arrin tė kuptojė se ajo ka pėrreth shumė grabitqarė tė pamėshirshėm si : zemėrimi, urrejtja, hasedi, mendjemadhėsia, vetėkėnaqėsia, syfaqėsia etj, tė cilat presin pakujdesinė mė tė vogėl, qė t’i vėrsulen zemrės. Kėto cilėsi nė varr, birit tė Ademit i shfaqen nė formėn e gjarpėrinjėve dhe tė akrepave qė e pickojnė. Prandaj, ai qė do tė shpėtojė prej tyre, duhet t’i luftojė e t’ua ketė frikėn pėrpara se t’i vijė vdekja
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Shpresa

    Shpresa ėshtė qetėsim nga pritja e asaj ēka i pėlqen njeriut. Por kjo shpresė, patjetėr duhet tė ketė njė shkak, sepse nėse nuk ka ndonjė shkak, ajo ndjenjė quhet urim (d.m.th. e uron njė gjė, por nuk e shpreson). Dynjaja ėshtė fermė e ahiretit, zemra ėshtė si toka e kripur, nė tė cilėn nuk rritet fara. Dita e Kiametit ėshtė dita e korrjes, e nuk ka ē’tė korrė ai qė nuk ka mbjellė, por tė mbjellat nuk rriten, pėrveē kur fara e tyre ėshtė imani. Por, ėshtė e vėshtirė qė tė bėjė dobi imani nė njė zemėr tė pistė e me moral tė keq, ashtu siē nuk rritet fara nė njė tokė tė kripur. Pra, shpresa e robit pėr falje, duhet tė matet me shpresėn e bujkut pėr tė mbjellat e tij. Ēdokush qė kėrkon njė tokė tė mirė, hedh nė tė njė farė tė mirė, pastaj ia hedh nė kohėn qė ka nevojė dhe heq nga toka gjembat dhe barėrat e kėqija dhe pastaj pret mirėsinė e Allahut qė bima tė rritet dhe tė arrijė maksimumin nė zhvillimin e saj, pritja e saj quhet shpresė. Ndėrsa pritja ose shpresa e njė bujku pėr rritjen e bimės sė tij, ndėrkohė qė farėn e saj e ka mbjellė nė tokė tė kripur, tė lartė, qė nuk arrin uji etj., quhet pritje prej budallai dhe nuk quhet shpresė. Pra, e njėjta gjė ndodh edhe me njeriun e tillė qė shpreson tė korrė atė qė nuk ėshtė munduar ta rrisė. Siē thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuran :

    “E pas tyre erdhi brezi qė trashėgoi librin. Kėta merrnin mjete tė pavlera tė kėsaj bote e thonin : Do tė na bėhet falje.” (Araf, 109)

    “Dhe nuk besoj se do tė bėhet Kiameti, por nėse bėhet tė kthehem tek Zoti im, padyshim qė do tė gjej ardhmėri edhe mė tė mirė sesa kjo.” (Kehf, 36)


    I njohuri El Kurhij ka thėnė: “Shpresa jote pėr mėshirėn nga ajo qė ti nuk je i bindur, ėshtė ulje dhe budallallėk.” E pėr kėtė ka thėnė Allahu i Lartė :

    “Ata tė cilėt besuan, ata tė cilėt u shpėrngulėn dhe luftuan nė rrugėn e Allahut, ata janė qė e meritojnė tė shpresojnė nė mėshirėn e Tij.” (Bekare, 218)

    Pra, theksohet: “Ata qė e meritojnė tė shpresojnė” dhe nuk theksohet ekzistimi i shpresės, sepse edhe tė tjerėt gjithashtu shpresojnė. Shpresa ose optimizmi ndaj mėshirės sė Allahut, ėshtė diēka e lavdėruar, sepse ajo ėshtė nxitėse pėr tė punuar, ndėrsa pesimizmi tė largon nga puna.

    Transmeton Muslimi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė !) ka thėnė :

    “Kurrsesi tė mos vdesė dikush nga ju, pa qenė duke menduar mirė pėr Allahun.”

    Ndėrsa Dautit (alejhi selam Allahu i shpalli : “Mė duaj Mua, duaje atė qė mė do Mua dhe mė bė tė dashur te krijesat e Mia !” Ai tha : “O Zot, e si tė tė bėj tė dashur tek krijesat e Tua ?”

    Allahu i tha: “Mė pėrmend Mua nė formėn mė tė mirė e mė tė bukur dhe pėrmend begatitė dhe mirėsitė e Mia.”

    Nė lidhje me humbjen e shpresės ndaj mėshirės, dallohen dy raste :

    1. Kur njeriun e mund pesimizmi, aq sa e lė edhe adhurimin.

    2. Kur njeriun e pushton frika, aq sa dėmton veten dhe familjen e tij.

    Kėshilluesi i kėtyre njerėzve, duhet tė jetė i butė dhe tė shikojė llojin e sėmundjes.

    Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė : “Dijetar ėshtė ai qė nuk e humb shpresėn e njerėzve ndaj mėshirės sė Allahut tė Lartėsuar dhe nuk i siguron ata nga ndėshkimi i Allahut.” Nga shkaqet e formimit tė ndjenjės sė shpresės, ėshtė ajo ēka vjen ndėrmjet rrugės sė meditimit rreth begative dhe mrekullive tė Allahut tė Lartėsuar, si dhe ajo ēka vjen nėpėrmjet lajmeve tė sjella nga Kurani dhe Hadithi.

    Nė lidhje me shkakun e parė mund tė themi: Nėse njeriu arrin tė kuptojė dashamirėsinė e Allahut tė Lartė ndaj robėrve tė Tij nė dynja dhe mrekullitė e menēurisė sė Tij, me tė cilat e ka nderuar njeriun dhe nėse arrin tė mėsojė se dashamirėsia nuk ka munguar nė rregulluesit e tij (robit) mė tė detajuar, atėherė si mund tė jetė i kėnaqur Allahu me drejtimin e njerėzve pėr nė shkatėrrim tė pėrjetshėm? Pra, ai qė ėshtė favorizuar nė dunja, favorizohet edhe nė ahiret dhe favorizues ėshtė njė, Allahu. Ndėrsa, shkaku tjetėr pėr formimin e shpresės, ėshtė edhe informacioni qė vjen nė lidhje me kėtė, siē ėshtė fjala e Allahut tė Lartė :

    “Thuaj! O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar veten tuaj me shumė gabime, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, se vėrtet, Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues.” (Zumer, 53)

    “…Ndėrkaq, engjėjt vazhdimisht madhėrojnė (bėjnė tesbih) duke falenderuar Zotin e tyre dhe kėrkojnė falje tė mėkateve pėr ata (besimtarėt) qė janė nė tokė.” (Shura, 5)

    Po kėshtu, Allahu i Lartė tregon se ka pėrgatitur pėr armiqtė e Tij zjarr, ndėrsa miqtė e Tij i frikėson me zjarrin e thotė: “ Se ata do tė kenė shtresa tė zjarrit edhe sipėr edhe pėr fundi. Me kėtė Allahu i frikėson robėrit e Vet.” (Zumer, 16)

    “Ruajuni zjarrit qė ėshtė pėrgatitur pėr jobesimtarėt.” (Ali Imran, 131)

    “ Unė u kam tėrhequr vėrejtjen pėr zjarrin e ndezur fort. Qė aty nuk hyn tjetėr, pėrveē atij qė ėshtė mė i prishuri, i cili pėrgėnjeshtroi dhe u zmbraps.” (Lejl, 14-16)


    Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “ Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nėse nuk do tė mėkatonit, Allahu do t’ju hiqte juve dhe do tė sillte tė tjerė qė mėkatojnė dhe i kėrkojnė falje dhe Allahu i fal.” Transmeton Muslimi.

    Transmeton Ebu Sejid el Hudrij se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė : “Allahu i Madhėruar, Ditėn e Kiametit thotė : “ O Adem, ngrihu dhe dėrgoi ata qė dėrgohen nė zjarr.” Ai thotė : “ Si urdhėron, tė pėrgjigjem e hajri ėshtė nė dorėn Tėnde. O Zot, e kush janė ata qė dėrgohen nė zjarr?” Allahu thotė : “ Nė ēdo 1000 (njerėz ), 999.” Atė ditė thinjet fėmija. Allahu i Lartėsuar thotė :

    « Ēdo shtatzėnė e hedh para kohe barrėn e saj, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, por ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i Allahut ėshtė i ashpėr.” (Haxh, 2)

    Njerėzit u ngushtuan shumė pėr kėtė, saqė ndryshuan fytyrat e tyre dhe thanė : “ O Resulullah ! Cili do tė jetė ky i vetmi nga ne qė do shpėtojė?” Atėherė Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha : “Nga jexhuxhė-mexhuxhėt 999, e nga ju 1.” Njerėzit thanė : “Allahu Ekber.” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha :

    “ Pasha Allahun, unė shpresoj qė tė jeni 1/4 e xhenetit. Pasha Allahun, unė shpresoj qė tė jeni 1/3 e xhenetit. Pasha Allahun, shpresoj qė tė jeni sa 1/2 e banorėve tė xhennetit.” Njerėzit bėnė tekbir, kurse ai tha : “Ju s’do tė jeni tjetėr atė ditė, veēse si njė qime e bardhė nė rrobėn e zezė, ose si njė qime e zezė nė rrobėn e bardhė.” Ja si e ndėrthur ai shpresėn me frikėn, njėherė solli frikėn dhe kur u shkaktoi shqetėsim, solli butėsinė. Pra, kur zemrat tė jenė tė qetėsuara me kėnaqėsi dhe epshe, duhet tė shqetėsohen dhe kur shqetėsimi i tyre tė ashpėrsohet, atėherė duhet qė tė qetėsohen, qė tė arrijnė nė gjendjen normale. Ibn Mesudi ka thėnė : “Allahu i Madhėrishėm do tė japė Ditėn e Kiametit njė falje, tė cilėn as qė e ka menduar njeri.” Transmetohet se njė mexhus (zjarrputist) e ftoi Ibrahimin (alejhi selam) e ai nuk pranoi dhe i tha : “Nėse pranon Islamin, do ta pranoj ftesėn.”Ai refuzoi e u zmbraps. Atėherė, Allahu i Lartė i shpall atij : « O Ibrahim, qė prej 70 vjetėsh e ushqej Unė atė, duke qėnė kafir (jobesimtar). E ē’bėhet pėr ty, nėse i shkon musafir njė natė? » Ibrahimi (alejhi selam) nxitoi drejt atij dhe i tregoi ēfarė i kishte ndodhur dhe ai u magjeps nga butėsia e Allahut tė Lartė dhe pranoi Islamin.

    Pra, pėrmendėm disa shkaqe me tė cilat fitohet shpirti i shpresės tek zemrat e njerėzve tė frikėsuar e pesimistė. Ndėrsa, pėr sa iu pėrket mendjemėdhenjėve dhe mburravecėve, nuk duhet tė dėgjojnė asgjė nga kėto fjalė, por tė dėgjojnė shkaqet e frikėsimit.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Sinqeriteti pėr Allahun

    Thėnia e Allahut tė Lartė: “ E nuk ka asgjė qė tė mos e ketė burimin tek Ne” (Hixhr, 21) ėshtė pėrmbledhja e njė nga thesaret e thesareve qė do tė thotė: “Ēdo gjė tė mos kėrkohet nga tjetėr pėrveēse vetėm nga Ai, nė Dorė tė tė Cilit janė ēelėsat e depove tė ēdo gjėje.Tė kėrkosh diēka nga tjetėrkush do tė thotė tė kėrkosh diēka nga ai i cili nuk e posedon atė dhe qė nuk ka mundėsi mbi tė.”

    Dhe thėnia e Tij: “ Dhe se vėrtet tek Zoti yt ėshtė pėrfundimi (i ēdo gjėje)”, ėshtė njė tjetėr thėnie qė pėrfshin njė tjetėr thesar madhėshtor, i cili ėshtė : “Nėse ēdo qėllim nuk ėshtė pėr hir tė Tij apo qė tė formojė lidhje me Tė, ai qėllim ėshtė i humbur, i ndėrprerė sepse nuk mund te jetė tek tjetėrkush pėrfundimi, kulmi, pėrveēse tek Ai nė tė cilin pėrfundojnė tė gjitha ēėshtjet. Pra tė gjitha ēėshtjet e kanė pėrfgundimin tek krijimi i Tij, vullneti i Tij, menēuria dhe dituria e Tij.

    Ai ėshtė qėllimi i ēdo gjėje qė kėrkohet. Ēdo dashuri qė i kushtohet dikujt jo pėr hir tė Tij ėshtė dėnim; ēdo veprim qė nuk kryhet me qėllimin pėr hir tė Tij ėshtė i gabuar e i humbur, dhe ēdo zemėr qė nuk ėshtė e lidhur me Tė ėshtė fatkeqe, sepse i ėshtė vėnė pengesė pėr tė arritur lumturinė dhe shpėtimin e saj. Pra ajo ēka kėrkohet nga Ai ėshtė pėrmbledhur nė thėnien e Tij: “E nuk ka asgjė qė tė mos e ketė burimin tek Ne” dhe ajo ēka kėrkohet pėr hir tė Tij ėshtė pėrmbledhur nė thėnien e tij “Dhe se vėrtet tek Zoti yt ėshtė kthimi i fundit (pėrfundimi)”. Pra nuk ekziston pas Tij (i lartėsuar qoftė!) cak apo kulm qė kėrkohet dhe nuk ka pėrveē tij kulm tek i cili ėshtė pėrfundimi.

    Qetėsia e zemrės dhe trupit qėndron nė bindjen ndaj Allahut

    Nėn kėtė frazė ėshtė njė sekret madhėshtor nga sekretet e teuhidit: Fakti qė zemra nuk qetėsohet dhe rehatohet pėrveēse me arritjen tek Ai. Ēdo gjė pėrveē Allahut qė duhet dhe dėshirohet ėshtė si qėllim pėr tjetėrkėnd dhe jo pėr vetė atė, ndėrsa i dashuri dhe i dėshiruari pėr vetė veten e Tij ėshtė vetėm Njė: Ai tek i Cili ėshtė pėrfundimi i gjithēkaje, caku i ēdo gjėje dhe ėshtė e pamundur qė caku (limiti) tė ekzistojė nė dy, ashtu siē ėshtė e pamundur qė fillimi ose shpikja e krijesave tė jetė nga dy. Kėshtu qė, ai qė limitin e dashurisė sė tij, dėshirės, vullnetit dhe tė bindjes e ka tek tjetėrkush, ka bėrė qė kėto tė jenė pa vlerė pėr Allahun dhe qė t’i largohet e ta lerė tė vetėm, Ai pėr tė cilin ka mė shumė nevojė se pėr ēdo gjė tjetėr. Ndėrsa ai limiti i dashurisė sė tė cilit, dėshirės dhe kėrkesės sė tij ėshtė i Lartėsuari, i ka fituar begatitė, shijimin dhe lumturinė e tij pėrgjithmonė.

    Ligjet e urdhėresave dhe tė fatkeqėsive

    Robi gjithmonė rrotullohet ndėrmjet ligjeve tė urdhėresave dhe ligjeve tė fatkeqėsive. Ai ka nevojė, madje ėshtė i detyruar pėr ndihmė nė kryerjen e urdhėresave dhe pėr butėsi nė fatkeqėsi. Sipas pėrkushtimit tė tij ndaj urdhėresave, shijon edhe butėsinė dhe bamirėsinė nė fatkeqėsi. Nėse e plotėson pėrkushtimin ose zbatimin e urdhėresave haptas dhe fshehtas, e pėrfshin butėsia haptas dhe fshehtas. Por nėse i zbaton ato vetėm nė pamjen e jashtme dhe jo nė realitetin e tyre atėherė ai fiton butėsinė haptas dhe i pakėsohet butėsia e brendshme ( e fshehur).

    Butėsia e brendshme

    Nėse pyesim: Ē’ėshtė butėsia e brendshme? Ėshtė ajo qetėsi, rehati qė pėrjeton zemra nė ēaste fatkeqėsish. Ėshtė largimi nga ajo e shqetėsimit, konfuzionit dhe pikėllimit duke mbetur e nėnshtruar dhe e qetėsuar ndėrmjet duarve tė Sunduesit tė saj.

    Njė njeri i tillė qė shikon tek sunduesi i Tij me zemrėn e tij, i qetėsuar shpirti i tij tek Ai, ėshtė i zėnė me shikimin nė butėsinė e Krijuesit tė Tij ndaj robit, saqė nuk i hedh sytė nga ashpėrsia e dhimbjes nė tė cilėn ndodhet. Dhe vėrtetė, ajo qė e bėn vėrtet tė mungojė nė prezantimin e kėsaj dhimbjeje ėshtė njohja e tij (e robit) ndaj mirėsisė sė zgjedhjes sė Allahut pėr tė si edhe ajo qė ai ėshtė rob i thjeshtė, ku zotėria i tij zbaton ligjet e Tij mbi tė, sido qė tė kėnaqet apo zemėrohet ai. Nėse ėshtė i kėnaqur me atė qė i ndodh, fiton kėnaqėsinė e Allahut, e nėse zemėrohet, fiton zemėrimin e Tij (siē transmetohet nga Enesi se Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Me tė vėrtetė, shpėrblimet mė tė mėdha janė nė sprovat mė tė mėdha. Vėrtet, kur Allahu e do njė popull e sprovon atė, e ai qė mbetet i kėnaqur pėr tė ėshtė kėnaqėsia, e ai qė zemėrohet, pėr tė ėshtė zemėrimi”. Kjo pra, ėshtė butėsia e brendshme, fryt i asaj marrėdhėnieje tė padukshme, e cila (butėsia) shtohet me shtimin e kėsaj marrėdhėnjeje tė padukshme dhe pakėsohet me pakėsimin e saj.

    Nga ligjet e teuhidit

    Urime pėr atė qė ėshtė i drejtė nė marrėdhėniet me Zotin e tij! I cili e pranon injorancėn e vet pėrpara dijes sė Krijuesit tė tij, i pranon tė metat e veprave tė tij dhe gabimet e vetes sė tij, e pranon tejkalimin nė tė drejtėn e tij, padrejtėsinė e tij nė marrėdhėnie me Allahun. Nėse Allahu e ndėshkon pėr mėkatin e tij ai shikon drejtėsinė e Allahut mbi tė, nėse nuk e ndėshkon ai sheh mirėsinė e Tij, nėse bėn diēka tė mirė e sheh si njė dhuratė dhe lėmoshė nga ana e Tij, nėse ia pranon kėtė tė mirė Allahu, atėherė kėtė e sheh si njė lėmoshė tė dytė nga ana e Tij. Por, nėse nuk ia pranon, atėherė ai kupton se me njė tė tillė nuk bėn dobi t’i drejtohet. Nėse vepron njė diēka jo tė mirė shikon largimin e Allahut nga ai dhe tė mbrojtjes sė Tij nga ai. Dhe kjo ėshtė nga drejtėsia e Allahut. Kėshtu qė, kėtu shikon nevojėn qė ka ai pėr Zotin e tij dhe padrejtėsinė ndaj vetes sė vet. Dhe nėse Allahu ia fal atė veprim jo tė mirė qė ky ka bėrė, kjo ėshtė gjithashtu nga mirėsia e Tij absolute, ekzistenca e Tij absolute dhe nga bujaria e Tij absolute.

    Dhe pikat e kėsaj ēėshtjeje dhe sekreti i saj ėshtė : “Tė mos e shikojė robi Zotin e tij pėrveēse bamirės dhe tė mos e shikojė veten e tij veēse keqbėrės ose tejkalues dhe ta shikojė ēdo gjė qė e gėzon atė nga mirėsia e Zotit tė Tij pėr tė dhe nga bamirėsia e Tij dhe ēdo gjė qė e mėrzit atė ta shikojė si rrjedhojė e mėkateve tė tij dhe drejtėsisė sė Allahut mbi tė.”
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Mbėshtetja tek Allahu

    Robėr tė Allahut! Mbėshtetja tek Allahu ėshtė punė e zemrės e nuk ėshtė fjalė me gojė apo vepėr me gjymtyrė. Kanė thėnė se mbėshtėtja tek Allahu ėshtė dorėzimi i zemrės tek Allahu, sikurse dorėzohet i vdekuri para atij qė e lan dhe e kthen si tė dojė. Po ashtu, kanė thėnė qė mbėshtetja tek Allahu ėshtė lidhje e zemrės me Allahun nė ēdo rast. Mbėshtėtja tek Allahu ėshtė gjysma e fesė, ndėrsa gjysma tjetėr ėshtė adhurimi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Vetem Ty tė adhurojmė e vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė.” E fjala “istianeh” do tė thotė kėrkim i Allahut! Mbėshtetja tek Allahu ėshtė rrugė pėr nė xhenet. Allahu i Latėsuar thotė: “Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen e pastaj tek Ai do tė ktheheni. E atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira do t’u pėrgatisim shtėpi nė xhenet posht tė cilave rrjedhin lumenj e nė to do tė jenė pėrgjithmonė. Sa shpėrblim tė mirė paska pėr ata qė punojnė! Ata qė duruan e u mbėshtetėn te Zoti i tyre.” E profeti (alejhi selam) ka lajmėruar se 70000 vetė do tė futen ne xhenet pa llogari e pa dėnim. Disa prej sahabėve thanė se ato janė ata qė kanė shoqėruar Profetin (alejhi selam) e disa tė tjerė thanė se janė ata qė kanė lindur ne Islam e nuk kanė bėrė asnjėherė shirk ndaj Allahut. Profeti (alejhi selam) doli dhe i pyeti ata se pėr ēfarė gjėje po diskutonin, e kur e lajmėruan pėr atė qė mendonin ata ai tha: “Ata janė qė nuk kėrkojnė rukje prej tė tjerėve, e as besojnė nė bestytni e janė mbėshtetur tek Zoti i tyre.’’

    Mbėshtetja tek Allahu ėshtė argument pėr besimin. Besimtari i vėrtetė e beson Allahun dhe i mbėshtetet Atij, ndėrsa hipokriti dhe kafiri nuk mbėshteten tek Allahu. Allahu i Lartėsuar thotė: “E mbėshtetuni tek Allahu, nėse jeni besimtarė!” e nė njė ajet tjetėr thuhet: ”Thuaj! Ai ėshtė Mėshiruesi qė besuam tek Ai dhe Atij i jemi mbėshtetur.”

    Mbėshtetja tek Allahu tė jepė forcė e trimėri, sepse kush i mbėshtetet Allahut nuk ka frikė prej askujt pėrveē Allahut. Hudi (alejhi selam) pasi u mbėshtet tek Allahu nuk pati frikė prej popullit tė tij. Allahu i Lartėsuar thotė: “Unė mbėshtetem tek Allahu e dėshmoni se unė jam larg asaj qė ju po i bėni shok Allahut. Bėni tė gjithė intriga e pastaj s’do t’ju tėrhiqet vėrejtje. Unė iu mbėshteta Allahut, Zotit tim e Zotit tuaj.” Po ashtu, edhe sahabėt kur u provokuan nga kafirat iu mbėshtetėn Allahut. Allahu i Lartėsuar thotė: ”E ata qė njerėzit u thanė atyre se njerėzit janė mbledhur kundra jush ju frikėsohuni prej tyre; porse kjo gjė atyre ua shtoi mė tepėr besimin dhe thanė: na mjafton neve Allahu e sa mbėshtetės i mirė qė ėshtė Ai.” E njė fjalė tė tillė ka thėnė edhe Ibrahimi kur e hodhėn nė zjarr.

    Mbėshtetja tek Allahu ėshtė ēelėsi i ēdo mirėsie:

    1.Kush mbėshtėtet tek Allahu, Ai e do atė, e nėse tė do Allahu nuk tė dėnon me zjarr dhe i bėn robėrit qė tė tė duan. Thotė Allahu i Lartėsuar: “Allahu i do ata qė mbėshteten.”

    2.Kush mbėshtetet tek Allahu, Ai e furnizon atė pa llogari. Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Sikur ju tė mbėshteteshit tek Allahu me njė mbėshtetje tė vėrtetė, Ai do t’ju furnizonte juve siē furnizon zogun qė del nga foleja me barkun bosh e kthehet me barkun plot.” E ndėrsa sot tė tjerė kėrkojnė rrizkun tek bankat dhe janė mbėshtetur tek kamata.

    3.Mbėshtetja tek Allahu tė ruan nga dredhitė e shejtanit. Ai kėrkon qė tė tė shmang nga rruga e drejtė. Prandaj, edhe kur del nga shtėpia mos ngurro tė thuash: “Bismilah, teuekeltu ala Allah, la haule ue la kuuete ila bilah.” ashtu qė te jeshė i ruajtur nga dredhitė e shejtanit.

    4.Kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij. Allahu i Lartėsuar thotė: “A nuk i mjafton Allahu robit tė Tij..” Gjithashtu thotė: “Ai qė mbėshtetet tek Allahu, Ai i mjafton atij.” Xhabiri thotė se kur u kthyem nga njė luftė me Profetin (alejhi selam) ai u ul nė njė lėndinė dhe u shtri nėn hijen e njė peme. Shpatėn e vuri nė degėn e pemės dhe e zuri gjumi. Ndėrsa ne tė tjerėt u shtrimė te disa pemė tė tjera pak mė poshtė. Njė kafir erdhi dhe mori shpatėn e Profetit (alejhi selam) dhe pasi ia drejtoi atij tha: “Kush mė ndalon mua qė tė tė vras, o Muhamed?!” Tha: “ Allahu.” Kafirit i ra shpata nga duart dhe e mori atė Profeti (alejhi selam) i tha dhe i tha kafirit: “Po mua kush mė ndalon qė tė tė vras?!” Tha: “Bėj mirėsi!” Profeti (alejhi selam)i tha qė tė thoshte shehadetin por ai refuzoi dhe premtoi se nuk do ta luftonte kurrė atė dhe se nuk do tė bashkohej kurrė me tė tjerėt qė deshėn tė luftonin. E la tė lirė dhe kur u kthye te kafirat e tjerė tha se kam ardhur prej njeriut mė tė mirė.”

    Mbėshtetja tek Allahu siguron lumturinė nė dynja e ahiret. Allahu e ka urdhėruar Profetin (alejhi selam) qė tė mbėshtetet tek Ai: “Mbėshtetu Allahut, se vėrtetė ti je nė tė vėrtetėn e qartė.” Dhe thotė: “E mbėshtetu tek i Gjalli qė nuk vdes.”

    Ejani me ne o robėr tė Allahut qė tė mėsojmė sinqeritetin e vėrtetė nė mbėshtetje tek Allahut nga nėna e Ismailit (alejhi selam). Ibn Abazi thotė se Ibrahimi erdhi me nėnėn e Ismailit dhe ajo kishte foshnjen nė gji. Po e ēonte nė njė vend ku ajo nuk e dinte. Po e dėrgonte nė shtėpinė e shenjtė tė Allahut. Kishte marrė me vete njė sahan me hurma e njė enė me ujė. Arritėn nė njė vend tė shkretė pa banorė, pa bimėsi dhe pa ujė. Mė pas i la ato tė dy aty dhe mori rrugėn pėr t’u kthyer. Haxher kishte menduar se do t’i linte nė njė vend ku tė paktėn do tė kishte patur njerėz dhe ujė e jo nė njė vend tė shkretė si ky. Iu ngjit pas tė shoqit dhe i tha se ku po i linte, por Ibrahimi edhe pse ndjente dhimbje nuk i pėrgjigjej. E pyeti se si po i linte nė njė vend tė tillė, po ai pėrsėri nuk u pėrgjigj. Sė treti i tha se Allahu e kishte urdhėruar pėr njė gjė tė tillė ai tha po e ajo tha: “Ai gjithėsesi nuk do tė na humbas neve.” e Ibrahimi pasi doli nė njė vend tė largėt ku nuk e shihte kush u kthye nga Qabja, ngriti duart dhe u lut: “O Zoti ynė! Unė kam vendosur pasardhėsit e mi nė njė luginė pa tė mbjella tek shtėpia Jote e shenjtė. O Zoti ynė! Bėj qė ata tė falin namazin! Bėj qė njė grup njerėzish tė shkojnė tek ata dhe furnizoji me fruta, ashtu qė tė falenderojnė.” Ndėrsa Haxher vazhdoi tė hante nga hurmat qė kishte marrė me vete dhe tė pinte nga uji, deri sa mbeti pa gjė dhe filloi tė bėnte Safėn dhe Meruan, derisa Xhibrili goditi tokėn me flatrat e tij dhe doli uji i zemzemit. Vallė, kush i rregulloi tė tėra kėto punė?

    Ju kujtojmė se:

    1.Kush mbėshtetet tek Allahu, Ai e mbron atė sikurse e mbrojti nėnėn e Ismailit. Porse askush tė mos bėjė vepra tė tilla duke menduar se po bėn mirė. Kjo pėr disa arsye:

    a) Ti nuk je si Ibrahimi, d.m.th qė nuk duron sa ai.

    b) Ky qe urdhėr prej Allahut pėr Ibrahimin.

    c) Ibrahimi i beri shkaqet pasi mori me vete ujė dhe hurma.

    2.Duhet qė ymeti islam te mbėshtėtet te Allahu. Te kthehet te Ai, sepse ndihma vjen vetem prej Allahut.



    http://www.klubikulturor.com/Tema.htm
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-09-2014, 19:58
  2. Bie mbėshtetja e Ramės nė elektoratin socialist
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 15:10
  3. Shpresa Rama nga Vushtrria, talente e botės
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 19:27
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  5. Mbėshtetja pėr Integrimin bie me 10 pėrqind
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2004, 08:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •