Rrumpalle shqiptare:
Këshilli i Ministrave miraton hapjen e tri universiteteve në Fier, Berat, Durrës
3 milionë banorë, 12 universitete
Lorina Mixha
Në Shqipëri do të ketë tri universitete më shumë. Për tre milionë banorë do të bëhen 18 universitete, një numër i konsiderueshëm duke pasur parasysh numrin e popullsisë. Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave miratoi edhe shtimi e tre universiteteve në vend. Kështu, për vitin akademik 2005-2006, do të hapen Universiteti i Fierit, Universiteti i Beratit dhe Universiteti i Durrësit. Fieri, Berati dhe Durrësi do të kenë dy fakultete: Fakultetin e Edukimit, si dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara.
Universiteti i Fierit do të japë diplomë universitare në: Fakultetin e Edukimit, në degët: Cikli i Ulët Parashkollor (tri vite akademike), Cikli i Ulët (tri vite akademike), Punonjës Socialë (tri vite akademike). Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në degët: Inxhinieri Agronomike (tri vite akademike), prodhim blegtoral (tri vite akademike), Infermieri (tri vite akademike), Inxhinieri nafte (pesë vite akademike).
Berati
Qeveria shqiptare ka vendosur të miratojë hapjen e shkollës së lartë, universitare publike, Universiteti i Beratit me dy fakultete: Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Shkencave të Aplikuara. Universiteti i Beratit do të japë diplomë universitare në: Fakultetin e Edukimit, në degët, Cikël i Ulët Parashkollor (tri vite akademike); Cikël i Ulët (tri vite akademike).
Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në degët, Administrim Publik (tri vite akademike), Menaxhim-Turizëm (tri vite akademike), Infermieri (tri vite akademike. Ndërkaq, edhe universiteti i Durrësit do të japë diplomë universitare në: Fakultetin e Edukimit, në degët: Cikël i Ulët Parashkollor (tri vite akademike), Cikël i Ulët (tri vite akademike), Gjuhë të Huaja (tri vite akademike), Shkenca Sociale (tri vite akademike). Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në degët: Inxhinieri Navale (pesë vite akademike), Menaxhim-Turizëm (tri vite akademike).
Instituti arsimor jopublik
Ndërkaq, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për dhënien e lejes për hapjen e institutit arsimor, jopublik, parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, cikël i lartë, "Memorial International School", që do ta zhvillojë mësimin edhe në gjuhën angleze". Shkolla do ta kryejë veprimtarinë në qytetin e Tiranës. Plani mësimor i saj është konceptuar në përshtatje me kërkesat e ligjit "Për sistemin arsimor parauniversitar" dhe, konform tij, është ruajtur raporti mes lëndëve që do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe lëndëve që do të zhvillohen në gjuhën angleze, sipas standardeve arsimore të BE-së. Po ashtu, qeveria ka vendosur "Për funksionet e programit "Tempus". Me anë të këtij vendimi përcaktohet mënyra e emërimit të drejtuesve të kësaj zyre, e cila është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Universitete në Shqipëri
Universiteti i Tiranës
universiteti politeknik
universiteti “Skënderbej”
universiteti bujqësor, Kamëz
Universiteti i Gjirokastrës
Universiteti i Shkodrës
Universiteti i Vlorës
Universiteti i Korçës
Universiteti në Elbasan
Universiteti në Fier
Universiteti në Berat
Universiteti në Durrës
Krijoni Kontakt