Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Kujtesa

  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Kujtesa

    Tema: “KUJTESA”


    Njeriu ka nevoje te dije e te kujtoje. Te ngulise ēdo dite ne trurin e tij nje lloj sasie me pershtypje, ide, te dhena qe do te duhej ti perdorte ne momente te caktuara te jetes si pika referimi e orientimi. Thuhet se ēdo njeri vlen per aq sa di; por harrohet apo injorohet se nje njeri di aq gjera sa mundet te kujtoje. Nuk mund te shperfillet persosja e kujteses, nese mendohet te realizohet diēka e rendesishme ne jete.
    Elementi me i rendesishem i kujteses eshte nenvetedija. Frojdi dhe literatura froidiane e kane vene si mode ne te gjitha shtresat e intelektualeve bashkekohore kete fakt. Megjithse, besoj, se jane te paket ata qe kane nje koncept teper te qarte per kete. E megjithate, nuk mund te hyjme ne studimin e kujteses e te rregullave qe percaktojne funksionimin e saj, nese nuk ndalojme pak mbi kete argument.
    Psikologet aktuale kane vertetuar perfundimisht se vetem nje pjese fare e vogel e aktivitetit tone shpirteror eshte e vetedijshme: e tere pjesa tjeter lind e zhvillohet ne kete rajon te gjere te shpirtit qe quhet “nenvetedije”: rajon misterioz ne te cilin ropaten prej vitesh studiuesit, duke nxjerre prej tij, nepermjet kerkimeve te pasionuara, rezultate me rendesi themelore. I gjithe mendimi bashkekohor orientohet ne kete drejtim te ri. Jo vetem 90% e veprimtarive tona psikologjike – siē rezulton nga keto kerkime – zhvillohet ne mbreterine e nenvetedijes, por edhe ato veprime per te cilat jemi plotesisht te vetedijshem, kane rrenje ne te njejtin terren.
    Kujtesa eshte pikerisht nje veprimtari thelbesisht e nenvetedijshme. Pershtypjet qe ne marrim e ruajme grumbullohen ne skajet e fshehta te pazbulueshme te nenvetedijes, me pershtypje te tjera te meparshme, e na mbeten, ndonjehere per periudha kohe shume te gjata: jave, muaj, vite.
    Pjesa me interesante eshte qe ne studimet e nenvetedijes mbeten te ngulitura te menyre te pashlyeshme elemente qe nuk do te dalin kurre ne drite, qe nuk do te transformohen kurre ne kujtime, por qe megjithate, do te dnikojne thellesisht mbi idete tona, mbi veprimet tona, mbi temperametin tone, mbi te ardhmen tone.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Interesante tema, po natyrisht nuk paska terhequr vemendje te gjere

    Puna eshte se shkenca ende nuk e ka shume te qarte si regjistrohen memorjet ne tru nga ana teknike, pasi mendohet se jane disa struktura te ndryshme qe merren me kujtesen ne tru. Me pas mund te hidhet drite per ato koncepte e strukturat e tjera ne lidhje me memorjen...

    Nenvetedija eshte shume koncpet interesant, por nuk duhet harruar qe ajo akoma qendron ne aspektin e nje paradigme (koncept, jo strukture fizike). Natyrisht qe do jete shume interesante kur (sikur) te arrihet te studiohet me rigorozitet dhe te kuptohet... se ketu ne SHBA p.sh. eshte shume pak e ndjekur dhe studiuar, qofte nenvetedija, qofte konceptet e ngjashme Frojdjane, etj.

  3. #3
    tema eshte shume e gjere dhe libra te tere do te duheshin per ta trajtuar . them kete pasi behet fjale per 2 koncepte - pavetedija dhe kujtesa- dhe marredhenien ndermjet. megjithate do te kap nje moment i cili tenton te shjegoje ne menyre hipotetike marredhenien e ngushte mes tyre.

    sic e tha diikush-i, kur flasim per pavetedije, flasim ne menyre metaforike. une edhe kujtesen e konsideroj te tille, si metafore.

    kujtesa eshte e lidhur ngushte jo vetem me pavetedijen, por me gjithe aparatin psikik.

    le ta fillojme qe nga lindja, i sapo-linduri eshte i pavetedijshem mbi egzistencen e tij dhe te botes jashte tij. ne keto momente ai funksionon ne baze te instikteve (thith gjirin sepse ka uri, qan kur ka ndonje shqetesim, etj...).

    pra i sapolinduri, ka instiktet dhe kujdesin/mbeshtetjen e nenes. nderkohe cdo dite qe kalon prezantohet me persona/objekte (pra bota jashte tij) ne menyre konstante. me ane te perceptimit te ndjesive (pamore, degjimore, nuhatjes, prekjes, etj...) femija fillon t'i jape trajte psikikes se tij duke brendesuar gradualisht boten e jashtme. megjithate bota e jashtme nga femija nuk konceptohet si e tille, sepse nuk e ka krijuar dot vijen ndarese mes vetes se tij dhe botes se jashtme. ky proces do te ndodhe pak nga pak me ndihmen e nenes qe ka nje rol te rendesishem ne kete aspekt.

    deri ketu nuk mund te behet fjale per kujtese, po per elemente te saj qe jane gjurmet mendore (mnezike). psikika e femijes fillon te strukturohet sipas ketyre gjurmeve mendore, qe jane mbeturina te perceptimeve konstante, te cilat mbeten te pavetedijshme, por qe ndihmojne ne ndarjen e 2 realiteteve: brenda/jashte.

    kur me vone femija fillon te beje nje ndarje mes vetes se tij dhe botes se jashtme, pra fillon te krijoje unin e tij, si dhe vetdijen per boten e jashtme, gjurmet mendore (mnezike) kane krijuar nje model te pergjithshem qe lehtesojne dallimin/perballimin e perceptimeve qe vijne nga ambjenti i jashtem. duke qene se femija "bombardohet" nga stimujt perceptive, atij i duhet qe te gjitha ti brendesoje, gje qe do te ishte e pamundur. keshtu nga perceptimi/vetedija atij i duhet te filtroje pjesen me te madhe te tyre dhe ti transferoje ne pavetedije.

    deri ketu nuk mund te bejme akoma fjale per kujtese. ne momentin kur gjurmet mendore perforcohen dhe fillojne te krijojne nje rrjet shoqerizues(asociativ), mund te flasim per fillimin e krijimit te kujteses.

    mbasi kujtesa eshte zhvilluar, rritet dhe vetedijshmeria. gjate femijerise se vone, adoleshences, e me tej, shume material nga kujtesa bie ne te pavetedijshmen (ketu nderhyjne dhe mekanizmat mbrojtes), per tu rikthyer ose jo.

    tani persa i perket ndikimit te kujtimeve te pavetedijshme, ne jeten tone, ne menyren e te funksionuarit, ne qenien tone, e lidh me rrjetat asociative (shoqerizuese), qe jo vetem ndikojne menyren e te menduarit por dhe menyren se si ne ndjejme (pasi cdo kujtim permban vlera emocionale (afektive).
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Shume interesante ēuna. Kjo eshte nje ēeshtje qe cilido prej nesh, pra ēdo qenie njerezore e sjell nepermend ne nje moment te caktuar te jetes se tij. Eshte nje pike ku te gjithe ne kemi kuriozitetin te dime shume e me shume dhe sa me shume tentojme te kuptojme aq me teper bien ne kurthin e te panjohures. Ky ajsberg i sistemit tone psikik mbart brenda tij nje bote te madhe te panjohurash, nje bote te erret tonen.
    Me pelqyen shkrimet e juaja ēuna, flm.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Tema tė Ngjashme

  1. Kujtesa?
    Nga Eda H nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-10-2023, 15:28
  2. Kujtesa - Sistemi Kabllovik?
    Nga x-e-n-i nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 20:15
  3. Kujtesa kombetare e luftes se dyte boterore
    Nga wittstar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 11:06
  4. Kujtesa e shqiptarėve nė kėshtjellėn sllovake
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •