Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43

    Përflitet për tërheqje shumash nga bankat shqiptare

    Gazeta Shqiptare. Gusht 2, 105

    Paratë që "mërguan" nga bankat
    Fatos Çoçoli


    Ditët e fundit qarkulluan zëra se në shumë banka në Shqipëri klientë të ndryshëm kanë tërhequr paratë e tyre. Shuma e tërhequr nuk dihet saktësisht. Disa specialistë të sektorit bankar flasin për një shifër që shkon nga 20-25 milion euro. Në prill 2003, në kohën e rrjedhjeve të forta nga bankat, si rezultat i frikës pa shkak që kapi shumë depozitues, shifra ishte e niveleve të 70 milion eurove. Ndërkohë të tjerë specialistë janë shprehur se largimi masiv i parave nga bankat tona është thjesht një e pavërtetë e madhe.

    Pra spekulim i pastër. Mirëpo deklarimi i Guvernatorit të bankës sonë qëndrore (Bankës së Shqipërisë) në mbledhjen e fundit të Bordit drejtues të saj se "Javët e fundit është vërejtur një lëvizje e sforcuar e fondeve monetare nga kanalet bankare në ekonomi..." dëshmon se para kanë dalë nga bankat. Dhe ndjeshëm, përderisa për këtë shqetësohet edhe numri Një i ruajtjes së shëndetit të sistemit tonë monetar.

    Çfarë ka ndodhur? Vetë Guvernatori flet për pagesa ndaj kreditorëve të firmave piramidale dhe paqartësi të situatës para dhe paszgjedhore. Cilat janë këto paqartësi? Guvernatori nuk i thotë. Të provojmë t'i zhbirojmë. Paqartësitë parazgjedhore zakonisht lidhen me ngurrimin e bizneseve për të lidhur kontrata sipërmarrjeje dhe kryer pagesa, në pritje të njerëzve të rinj në qeveri. Pra në pritje të të zotërve të rinj të tenderave. Kjo do të thotë se bankat nuk paguajnë gjë në nisje investimesh të reja. Me fjale të tjera, nuk largohen para. Një gjendje e tillë është e kuptueshme të ketë ndodhur edhe në Shqipëri gjatë muajit qershor 2005, pra gjatë muajit të fundit parazgjedhor. Ndërkohë që situata është disi e ndryshme për muajin korrik. Pas ditëve të para të korrikut, u pa qartë se fitoi koalicioni i djathtë me Berishën në krye. Pra, me njeriun që është betuar se do të fusë në burg e ndjekë ligjërisht të gjitha rastet e abuzimeve të socialistëve në pushtet. Ndërkohë, është një klasë e tërë sipërmarrësish që është pasuruar dukshëm në këto tetë vite qeverisje të socialistëve. Disa prej tyre mund edhe të kenë një frikë gati klinike ndaj Berishës dhe njerëzve të tij. Nga patja e një frike të pakontrolluar deri në imagjinatën se mos Berisha u konfiskon pasuritë dhe depozitat bankare, largësia është e shkurtër. Kështu që gjatë korrikut jo pak sipërmarrës mund të kenë menduar të largojnë një pjesë ose të gjitha paratë që kanë ndër bankat në Shqipëri.

    Por ndryshe nga sa shprehet Guvernatori i bankës sonë qëndrore, këto para (nëse ka ndodhur një dukuri e tillë) nuk janë futur në ekonominë shqiptare. Ato ose janë tranferuar në banka më të sigurta jashtë shtetit, ose qëndrojnë ende nëpër shtëpitë e sipërmarrësve të lidhur ngushtë me qeverisjen e socialistëve. Derisa këta t'u gjejnë një strehë më të sigurtë. Por kurrsesi këto fonde (ndoshta edhe në nivel miliona eurosh) nuk janë kthyer në investime. Statistikat do të dalin më vonë dhe do të shihet se muaji korrik do të jetë ndër më të ultit përsa i përket investimeve prodhuese apo atyre tregtare në vend. Pra, ajo që ka ndodhur është se disa biznesmenë të lidhur me fije të dukshme e të padukshme me socialistët, të frikësuar nga rregjimi i ardhshëm i Berishës, kanë tërhequr paratë e tyre nga bankat. Pjesa më e madhe e tyre tashmë e kanë bërë këtë gjë dhe ritmi i tërheqjeve për muajin gusht do të jetë në ulje. Kështu që nuk ka asnjë arësye për frikë të depozituesve të thjeshtë ose për të rrezikuar sadopak sigurinë e bankave në Shqipëri. Mirëpo, nga ana tjetër, publiku dhe njerezit e thjeshtë duhet të dinë se ç'po ndodh realisht. Përndryshe mund të ngrenë pandehma nga më të skajshmet dhe një panik i kotë edhe mund të prodhohet. Kuptohet që nga bankat nuk mund të merren emrat e atyre që kanë tërhequr paratë e tyre dhe të shikohet sa sipërmarrës janë ndër ta. Ky informacion është sekret bankar.

    Megjithatë banka jonë qëndrore mund të bëjë publike raportimin e bankave tregtare për paratë e tërhequra prej tyre në dy muajt e fundit dhe të njoftojë se si përqindje ato nuk kapin ndoshta as dy përqindëshin e totalit të depozitave të sistemit bankar. Pra paratë "mërgimtare" janë shumë të pakta dhe nuk ka vend për alarm. Njoftime të tilla do të qetësonin njerëzit e depozituesit e thjeshtë. Para gjatë korrikut vërtet mund të jenë larguar nga bankat tona. Por ato i kanë tërhequr njerëz që kanë frikë ndryshimet politike të ndodhura në vend. Dhe ata nuk e kanë në dorë sistemin bankar dhe sigurinë bankare. Me dhjetëra mijëra depozituesit e thjeshtë, po të nisin të frikësohen, mund të dëmtojnë sistemin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PS do ndjek taktiken e 90-t 91-92.. qe ndoqi e jëma PPSH-ja .. pra do i len Berishes nje Shtet si ato dyqanet e Dull Miz Nanos dikur.. me banaqe e rafte bosh..
    Pra nje shtet XERRO.. qe Berisha te perpelitet e te kapitulloje..

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cfare po ndodh me bankat shqiptare? - Nga ReEdD
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •