Dualizëm dhe Problemi Mëndje/Tru
Si fillim, disa pyetje që duhet të kemi ndërmënd:
Cfarë është Mëndja?
Si është Mëndja e lidhur me botën fizike?
Cfarë është lidhja midis asaj që quajm mendore dhe asaj që quajm fizike?
A është mendja e ndarë nga trupi apo është ajo një pjesë e botës fizike?
A është Mëndja dhe Truri e njëjta gjë apo janë ato dy objekte të ndryshme?
Te kjo temë kam dëshirë tju ftoj të diskutojm, përvec këto pyetje (dhe të tjera pyetje që mund të keni ju), katër “zgjidhje” të problemit Mëndje/Trup:
1. Dualizmin Kartesian (Cartesian Dualism),
2. Teoria e Identitetit Mëndje/Trup (Mind/Brain Identity Theory),
3. Sjellje Llogjike (Logical Behaviorism), dhe
4. Funksionalizëm (Functionalism).
Po filloj me Dualizmin Kartesian.
Për të provuar se ka Dualizëm, Descartes ka perdorur Ligjin e Leibniz (“Leibniz’s Law”) i cili thot: nëqoftëse a dhe b jane identike, atëhere duhet që të gjitha vetit ti ken të njëjta, të ngjashme. (“Indiscerniblity of identicals”: Nëqoftëse ekziston edhe vetëm një veti qe a-ja e ka por b-s i mungon, at’here ke treguar se a dhe b jane dy entitete (objekte, qënie) të ndryshme.)
Pra, shkurt, nëse:
m ka vetin V
b nuk e ka vetin V
__________________
m≠b
Cilët janë dy nga argumentet e Descartes për Dualizëm?
A. Te Meditimi i Dyt Descartes thot se nuk mund të dyshosh që ti ke një Mëndje meqënëse edhe duke dyshuar ti je duke menduar, dhe të mendosh është të kesh Mëndje. Por, mund të dyshosh që ke trup. Atëhere, sipas ligjit të Leibniz, kemi Dualizëm përderisa Mëndja dhe Trupi nuk kanë të njëjtat veti.
B. Te Meditimi i Gjashtë Descartes thot se objektet fizike kanë pjesë hapsinore (“spatial parts”, p.sh. truri mund të ndahet në pjesë të ndryshme). Truri ka pjesë hapsinore, Mëndja nuk ka pjesë hapsinore. Atëhere, kemi Dualizëm sipas Ligjit të Leibniz.
Poashtu, Descartes thot se Trupi, dhe jo Mëndja, ka “extension” (shtrirje). Trupi zë vënd (fizik).
Pyetje për ju: Ku qëndron problemi i k’tyre argumenteve?
Vijon
Krijoni Kontakt