Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Me Titizmin kunder Enverizmit

    ME TITIZMIN KUNDER ENVERIZMIT


    P.P.Sh-ja, refuzonte ta rehabilitonte Titon.....Sepse kjo do tė thoshte qė lufta kundėr ndėrhyrjes jugosllave si dhe lufta e zhvilluar pėr afirmimin e sovranitetit nacional tė Shqipėrisė, kishin qėnė gabime politike

    Zhan Bertolino



    Titoja ishte mė i mirė nga Enver Hoxha, sepse ai ishte njė marksist liberal.



    Dr. Sali Berisha.

    President i Shqipėrisė





    Etja e njeriut per kariere, per privilegje dhe drejt nje jete te rehateshme eshte pjese e psikologjise, formimit dhe botekuptimit te shtresave te caktuara njerezish. Shtresa te tilla jane te prirura drejt nje jete me te qete dhe te lehte. Prandaj gjithmone zgjedhin per udherrefyese te tyre ato rryma dhe botekuptime qe kane mundesi tua realizojne nje gje te tille. Shtresa e Partise se Punes, gjate viteve kur ne Shqiperi, jeta politike, sociale, ishte e ndertuar mbi bazen e enverizmit, asnjehere nuk ka qene dakord me kete rryme. Por nuk ishin te zote dhe te guximshem qe te dilnin hapur kunder saj. . Enverizem ne ate periudhe ne jeten personale do te thoshte, privacione dhe sakrifica Enverizem do te thoshte qe te mbaroje universitetin, dhe te shkoje te punoje ne Kukes, Puke, Librazhd, Tepelene apo fshatrat e tyre, megjithese banesen mund ta kishe ne Tirane, Durres apo Vlore. Do te thoshte qe postin apo pergjegjesine qe kishe te mos e perdorje per plotesimin e deshirave apo kenaqesive te tua apo te farefisit tend, do te thoshte, qe te interesoheshe per zgjidhjen e problemeve dhe halleve te ndryshme qe kishin njerezit. Do te thoshte qe te sakrifikoje nga jeta jote personale, per te realizuar dhe plotesuar detyrat shteterore dhe shoqerore. Pra do te thoshte te ishe ne nje tension dhe preokupacion te perhershem, jo ndaj plotesimit te deshirave te tua personale, por ndaj plotesimit te detyrave qe i takonin shoqerise. Per nga vete formimi i saj nje shtrese e tille, nuk ishte dhe nuk mund te ishte dakord me nje rregullim te tille te jetes personale dhe raporteve te saj me shoqerine. Prandaj qysh atehere zgjodhi nje rruge tjeter. U fsheh pas enverizmit. Neqoftese shumica dermuese e popullit e pranoi me ndergjegje enverizmin, dhe e privoi veten e saj nga shume kerkesa te jetes personale, kjo shtrese e perdori enverizmin si mburoje per te mos u pare dhe dukur, cilesite dhe karakteri i saj. Dhe duhet thene se kjo rruge i dha sukses. Sukses dhe dje ne kohen e socializmit. Sukses dhe sot ne kohen e pluralizmit. Njerezit kollaj behen viktima te mashtrimit dhe vetemashtrimit, kur nuk duan apo nuk jane ne gjendje te depertojne prapa dukurive dhe fasades se ēdo individi apo shtrese njerezish. Rruga e zgjedhur ishte rruga e brohoritjeve dhe glorifikimit te Enver Hoxhes dhe Partise se Punes. Krijimi i iluzionit se kjo shtrese ishte me besnikja, me e vendosura, me revolucionarja. I perket kesaj shtrese, ideologeve dhe specialisteve te saj, hartimi dhe perpunimi i tezes "Ne dhe Ata". "Ne-te" ishin te besuarit, "ultrarevolucionaret". "Ata-te", ishin ata me koncepte, te rrembyerit, mendjemadhet, mosperfillesit". Ishte kjo nje ndarje e re brenda Partise se Punes, e pashkruar por e zbatuar. Duke perfituar se Enver Hoxha gaboi kur ngriti ne pergjegjesi, njerez pa cilesi te spikatura intelektuale, kete moment kjo shtrese e shfrytezoi me mjeshteri. Ata u vune menjehere ne dispozicion te tyre, duke pergatitur materialet apo duke ju bere qejfin deri sa arriten te behen beniaminet e tyre. Pra e realizuan te krijonin imazhin e njerezve te domosdoshem dhe te pazevendesueshem. Prandaj, ne ēdo qarkullim qe behej, ata nuk leviznin se demtohej gjoja puna, prandaj ne ēdo specializim, brenda apo jashte shtetit, ata ishin te paret qe do te shkonin. Ne nje nga dramat e tij qe u ndalua pas disa shfaqjeve, Dritero Agolli e shprehu bukur nje gje te tille me sarkazmen e tij te njohur: "Ky eshte qarkullim: nga Prenjasi ne Paris. Paaftesia joshet kollaj. Paaftesia ka nevoje per propagande per te mos u dukur. Me mire se kushdo tjeter ajo krijon shtratin e ngrohte per servilizmin, per pelivanet dhe matrapazet. Nje karakter i qullosur, lajkat i ka kodin e tij te sjelljeve dhe te menyres se jeteses. Prandaj mund te themi se shtresa qe sot i jep tonin jetes politike dhe sociale ne Shqiperi, u krijua ne Kohen kur ne Shqiperi udhehiqte dhe drejtonte Partia e Punes Ndryshimi midis se kaluares dhe tė sotmes, qendron ne faktin se tani kjo shtrese nuk ka nevoje per lajka, nuk ka nevoje per maske, nuk ka nevoje per servilizem. Sot maska eshte ngritur ne pushtet. Lajka sot eshte pushtet. Servilizmi sot eshte pushtet. Nje shtrese e tille nuk mund te perfytyroje lirine dhe dinjitetin e vendit jashte dhe pa lirite e tyre te shfrenuara. Nė ēdo shoqėri kanė ekzistuar dhe ekzistojnė shtresa tė tilla. Aftėsia e shoqėrisė qėndron nė atė se kėtyre shtresave, kurrė nuk u jep nė dorė frenat dhe drejtimin e jetės politike dhe sociale, por i lė tė vegjetojnė nė kėnaqėsitė e tyre personale dhe perverse. Fatkeqėsia nė Shqipėri ėshtė se njė shtresė e tillė i jep tonin sot jetės nė mėnyrė tė hapur dhe tė fshehur. Revanshizmi, hakmarrja dhe larja e hesapeve ne Shqipėri, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse manipulimi qė kjo shtresė po i bėn me mjeshtėri dhe zgjuarsi, mllefeve dhe mėrive tė njė pjese tė ish-tė burgosurve politikė, apo tė njė pjese tė atyre qė u mundėn nė luftėn e dytė botėrore. Ata i hanė kėto manipulime prandaj janė futur dhe futen nė njė luftė pa krye me elementėt mė atdhetarė dhe mė tė vendosur tė krahut tė majtė.



    Enverizmi dhe Titizmi mbi lirinė e kombit shqiptar




    Nuk ėshtė rastėsi, qė nė koncepte dhe psikologji, shtresa karrieriste e ish-Partisė sė Punės, ėshtė nė pozita tė njejta, nė unison me shtresėn e ish-anetarėve tė L.K.J.-sė me kombėsi shqiptare. Nuk ėshtė rastėsi qė tė dyja kėto shtresa, preferojnė titizmin dhe urrejnė pa masė enverizmin. Unisoni dhe preferenca, ėshtė nė thelbin e kėtyre dy shtresave, nė formimin e tyre psikologjik dhe shpirtėror, nė konceptin e tyre pėr jetėn, nė raportin qė kanė kėto shtresa midis asaj qėquhet liri individi dhe liri e kombit.

    Titizmi dhe enverizmi, janė rryma qė kanė nė thelbin e tyre, konceptin pėr lirinė e individit dhe konceptin pėr lirinė e kombit. Tė dyja kėto rryma kanė patur nė formulimet e tyre, kombin shqiptar. Enverizmi e ka nė themel kombin shqiptar, si rrymė dhe mendim i pėrpunuar. Titizmi, kombin shqiptar e ka pjesė pėrbėrese te tij. Ekzistenca e tre milion e gjysėm shqiptarėve, nė trojet e tyre nė ish-Jugosllavi, e detyroi titizmin tu kushtojė atyre njė vend tė rėndėsishėm, brenda doktrinės mbi ekzistencen e Jugosllavisė Federative. Nė keto dy rryma, pėrsa i pėrket koncepteve pėr lirinė, ndaj shqiptareve, ka njė ndryshim rrėnjėsor.





    Koncepti enverist mbi lirinė e kombit shqiptar


    Enver Hoxha pėrpunoi, konceptin pėr lirinė kombėtare tė shqiptareve, i dha pėrparėsi, ēlirimit dhe lirisė kombėtare, dinjitetit dhe personalitetit kombėtar. Lirinė e individit ai e pa nė funksion dhe nė varėsi tė lirisė sė vendit, apo pėr fitimin e lirive dhe tė drejtave kombėtare. Ai ishte pėr ēdo lloj cungimi tė lirisė sė individit, kur vinte puna pėr ēlirimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e lirisė kombėtare, deri ne sakrificen mė tė lartė: dhenien e jetes. Me kėte Enver Hoxha shprehte dhe mbronte nacionalizmin e tij. Ja thelbi i enverizmit nė kėtė ēėshtje tė madhe :

    "Popullin shqiptar, nuk e polli as Roma e Cezareve, as sllavėt e Stefan Dushanit, as sulltanėt e Osmaneve dhe as Italia fashiste e Musolinit. Populli shqiptar ka historinė e tij
    shumėshekullore, plot me luftėra pėr liri, pėr ekzistencė. U pėrpoqėn armiqtė e tij ta zhduknin ate, po nuk munden. Populli shqiptar luftoi dhe rrojti nė shekuj. Ai qendroi njė etni kompakte, pavarėsisht se e perēanė dhe e coptuan. Kush e mohon kėtė realitet, jo vetėm qė shkakton tė qeshura, por tregon dhe ndjenjat e tij tė egra shoviniste. Shqiptarėt e "Shqiperisė sė vogel" prej gati tre milion banorėsh, ose tė "Shqiperisė sė madhe", prej me tepėr se pesė milionėsh, janė tė gjithė shqiptarė. Kėsaj nuk keni ēfarė i bėni zotėrinj shovinistė serbė. Ekzistojnė dy Gjermani, njė e Lindjes dhe njė e Perendimit, ashtu siē ekzistojnė dy Kore njė e Jugut dhe njė e Veriut. Por askush nuk dyshon se ekziston njė popull dhe njė komb gjerman i vetėm, ashtu siē ekziston njė popull dhe njė komb korean. Shqiptarėt janė njė etni, njė popull, quaje "Shqipėri tė vogėl", ose "Shqipėri tė madhe". Kėta shqiptarė tė kėsaj "Shqipėri tė vogėl" ose "te madhe", qė pėrbėjnė njė popull kompakt, dhe qė kanė tė gjitha tiparet e njė kombi tė vėrtetė, as kanė zaptuar tokat e tė tjerėve, as kanė shkelur tė drejtat e ndokujt. Ata vetėm tė drejtat e veta i kanė kėrkuar, i kanė mbrojtur dhe do t`i mbrojnė. "

    Per 45-vjet, ai, punoi dhe luftoi, qė Shqipėria, tė kishte nė gjirin e vendeve dhe popujve tė Evropės, vendin e saj tė merituar, dinjitetin dhe personalitetin e saj. Ai nuk pranonte dhe nuk pranoi qe vendi i tij tė ishte koloni apo vasal i tė huajve. Enver Hoxha e arriti njė gjė tė tillė. Mjeshtėr i kombinacioneve dhe taktikave diplomatike nė arenėn ndėrkombėtare, shfrytėzues i mrekullueshem i kontradiktave ndėrmjet fuqive tė mėdha tė botės apo blloqeve qė ato pėrfaqėsonin, ai arriti qė veēanėrisht pas viteve 1960-te, t`i siguronte Shqipėrise vendin e saj shumė tė merituar nė mardhėniet ndėrkombetare. Shqipėria e Enver Hoxhės siē quhet sot ishte njė partnere e barabartė, kishte mendimin e saj pėr probleme tė ndryshme tė zhvillimit tė botės. Brenda njė prapambetjeje tė theksuar ekonomike, brenda njė territori tė cunguar tmerrėsisht, brenda njė ftohtėsie siberike evropiane, brenda njė bajraktarizmi dhe kapadajllėku tė pėrgjithshėm, brenda njė xhelozie dhe karrierizmi tė pėrhershėm, me kulturėn, zgjuarsinė dhe aftėsine psikologjike tė jashtėzakonshme; ai arriti qė pėr 45-vjet ta bashkonte popullin t`i shkonte pas, ta miratonte vijen e tij, t`i pranonte privacionet dhe sakrificat personale pėr hir tė dinjitetit kombėtar. Shqipėria e vogėl, e varfėr pėr 45-vjet brenda organizimit tė jetės sė saj politike dhe shoqėrore mendoi dhe foli shqip nė mardhėniet ndėrkombėtare. Sot, njerez tė ndryshėm qė e mbajnė veten pėr patriotė, pėr teoricienė apo analistė, pėr tė shvleftėsuar kėte periudhė, kėte dinjitet dhe autoritet tė vendit tė tyre nė mardhėniet ndėrkombėtare, pohojnė nėpėr shkrimet qė shkruajnė apo intervistat qė japin se ky qendrim i Shqipėrisė spjegohet me faktin se bota dhe Evropa e kishte braktisur dhe harruar kėtė vend, nuk donte tė dinte pėr atė. Pallavra shqipfolėsish. Njerėz qė pėr tė fshehur kozmopolitizmin, nuk ngurojnė tė hedhin baltė mbi vendin e tyre. Njerėz qė mendojnė anglisht, frengjisht, greqisht, serbisht apo italisht pėr hir tė shtratit tė ngrohtė personal, fyejnė vendin e tyre. Njerėz tė paaftė mendėrisht pėr tė drejtuar nje shtet, njė komb, njė popull, por tė aftė pėr tė sunduar njė grumbull shkretanėsh pa dinjitet kombėtar. Parti politike qė luten, lypin, shtrijnė dorėn duke aktualizuar Migjenin "Me jep pak, zoti tė dhashtė". Parti politike qė leshojnė interesa kombėtare, copa Shqipėrie pėr tė ekzistuar, pėr tė fituar pak pushtet, qė marrin lloj-lloj preferencash tė huaja, por asnjėherė shqiptare, pėr tė gėzuar kredibilitet politik. Tė verbėr qė nuk e shohin lengatėn kombėtare, por vazhdojnė tė shesin nė kazanet e Evropės, "gėshtenja demokracie". Mjeranė qė janė tė pafuqishėm tė kundershtojnė njė punonjės tė thjeshtė ambasade, qė dridhen nga ēdo i huaj. Paganė qė nuk u intereson kurrė e nesermja e vendit tė tyre, qė prapa kishave dhe xhamive fshehin filisteizmin e tyre. Tregėtarė historie qė predikojnė se vetem nė periudhen 1990-1994, shqiptarėt u bėnė shqiptarė tė mirė dhe stabilė pėr Evropen. Pasi deri nė kėte periudhė, qysh nga koha e Teutes, Pirros, Skenderbeut, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės, Sulejman Vokshit, Abdyl Frashėrit, Isa Boletinit, Qemal Stafės e Zenel Hajdinit, Vojo Kushit e Ramiz Sadikut etj, ata paskishin qenė destabilizues dhe grindavece. Matrapazė politikė dhe karieristė, qė pėr hir tė reputacionit tė tyre personal, pėr hir tė emrit tė tyre mohojnė historinė e vendit tė tyre, duke pėrdhunuar dhe poshtėruar njė luftė gjiganteske 50-vjeēare. Sharlatanė politikė, qė pėr hir tė luftės kundėr komunizmit, preferojnė tė bashkėjetojnė me servilizmin, me korrupsionin, hipokrizinė, mashtrimin, gėnjeshtrėn, me ashqiptarizmin, me pėrdhosjen e karakterit, boll tė ketė hedhur njė firmė mbi antikomunizmin dhe antienverizmin e tij. Kaq dhe asgjė tjetėr.Tragjedi kombėtare!!!

    Megjithatė le tė kthehemi nė aresyetimin tonė. As Evropa dhe as Amerika, nuk e kishte harruar Shqiperinė, nuk e kishte lėnė ate nė harresė. Kancelaritė Evropiane dhe botėrore flasin ndryshe. Arkivat e tyre flasin ndryshe. Pėr njė kohė tė gjatė ato u perpoqėn ta gjunjėzonin Shqiperinė me ēdo mjet dhe ēdo formė, por dėshtuan. Prandaj u terhoqėn, duke lėnė nė avanposte tė tyre shovinizmin serb dhe grek me detyre : "Tė ndėshkohet Rebelja qė kerkon tė matet me tė medhenjtė".



    Koncepti titist mbi lirinė e kombit shqiptar


    Titizmi nė qendrimin ndaj shqiptarėve, u dha pėrparesi vetėm lirisė sė individit, atyre qė quhen sot liri qytetare, tė drejta qytetare. Sa herė qė shqiptarėt nė ish-Jugosllavi, u rebeluan pėr tė kėrkuar liri kombėtare, titizmi i mbyti ata me zjarr dhe me hekur. Kėshtu ndodhi dhe me 1945-en, kėshtu ndodhi edhe me 1956-ten, kėshtu ndodhi edhe me 1968-ten, kėshtu ndodhi edhe me 1981-shin. Ai nuk pranonte tu jepte shqiptarėve tė drejtat kombėtare, prandaj i joshi ata me liritė dhe tė drejtat qytetare, pėr t`i hapur rrugė shkombėtarizimit dhe asimilimit tė tyre. Njė popull i velur nga liritė dhe tė drejtat njerėzore, qė nuk kėrkon dhe lufton pėr tė drejtat kombėtare, ky popull ėshtė i destinuar tė vdesė. Me kėtė titizmi dhe Titua shprehnin dhe mbronin nacionalizmin e tyre serbo-kroat. Ja ēfarė thotė Titua, pėr kėtė ēėshtje tė madhe: "Vėllazerimi dhe bashkimi, kanė rėndesi tė madhe nė vendin tonė, nė tė cilin jetojnė bashkė pesė kombe dhe disa kombėsi. (Shqiptarėt, ne ish-Jugosllavi, asnjeherė per Titon nuk kanė pėrberė komb, por vetėm njė kombėsi. Shėnimi yne). .....Ekzistojnė prodhuesit, punonjėsit, ekzistojnė qytetarėt e barabartė tė Jugosllavisė.....Republika nuk ėshtė i vetmi faktor qė i zgjidh tė gjitha problemet". (Rilindja 4-Nėndor 1968). Thelbi i titizmit nė qėndrimin ndaj shqiptarėve, u konkretizua dhe u perpunua gjatė viteve tė ndryshme nga titistet e tjerė. Ja njė sa pėr ilustrim. Njeri prej tyre, Gjoko Pajkoviēi, anėtar i Komitetit Qendror te Lidhjes Komuniste te Jugosllavisė dhe ish-sekretar i L.K.J-sė pėr Kosovėn, e zbatoi nė praktikė thelbin e titizmit nė qendrimin ndaj shqiptareve. Ne sesionin e dytė tė legjislatures sė tretė tė Keshillit Krahinor tė Kosovės, ai midis te tjerash thotė: "Askush nuk mund tė me ndalojė tė shkoj nė shkollen turqishte nėse dua vetė.....Kjo ėshtė liria ime, unė mundem me qenė serb, turk, amerikan e ku ta di unė".

    Enver Hoxha pati guximin dhe burrerine qė i demaskoi kėto manevra tė titizmit, duke treguar thelbin e tyre tė vertete, ai ua bėri tė qartė shqiptareve se ēfare fshihej pas lirisė pėr tė berė ē`te duash dhe pėr tė shkuar ku tė duash. Ja si e trajton ai kete problem qysh ne 1966-ten. "Kozmopolitizmi i revizionistėve, nuk ka kufi, por ky kozmopolitizėm shprehet nė njė drejtim shumė tė caktuar; pėr tu mohuar shqiptareve tė drejtėn pėr tė qenė shqiptar, nėn tė ashtuquajturėn liri pėr tė zgjedhur ēdo kombėsi tjetėr dhe pėr tė shkuar ku tė duan."

    Titizmi, dėshtoi nė perpjekjet e tij, pėr tė shkombėtarizuar popullin shqiptar nė ish-Jugosllavi. Dhe perkundrejt ndihmės sė dhėnė nga shtresa shqiptare e titozuar, pati nė trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi, shtresa qė e mbajtėn gjallė ėndėrren dhe aspiraten pėr liri kombėtare, qė u perleshen dhe pergjaken me makinen shtetėrore titiste, qė u vranė dhe u burgosėn prej saj.

    Sot flitet shumė per ngjarjet e 1981-shit, nė Kosove. Politikanė, deputetė, intelektualė, gazetarė, i vleresojnė lartė ato. Por harrojnė tė thonė njė gjė qė ėshtė mė esencialja, mė kryesore. Trimat dhe trimereshat kosovare qe i vunė gjoksin armatės sė Nishit, me 1981, kryen njė vepėr qė sa mė shumė tė kalojė koha, aq mė shumė do t`i rritet madhėshtia. Kjo vepėr tregoi se shqiptarėt nuk ishin mashtruar nga titizmi, por kishin mbetur shqiptarė, natyrisht "destabilizues" siē i quajnė sot. Kėto ngjarje tronditen thellė ish-Jugosllavinė. Ato treguan se populli heroik i Kosovės kishte preferuar konceptin shqiptar dhe jo ate titist tė lirisė kombėtare. Sot askush nuk guxon ta thotė njė gjė tė tillė. Pėr shumicen kėto ngjarje, vazhdojnė tė pėrdoren pėr konsum propagandistik.

    Por le tė bėjmė njė retrospektivė drejt ngjarjeve tė 1981-shit. Kur shovinizmi serbomadh, kishte shpėrthyer terrorin nė Kosovė, duke vrarė dhe burgosur rininė kosovare, kur shtresa e titozuar shqiptare ish-anetare e L.K.J-sė, ishte rreshtuar nė anėn e shovinizmit serb, kur shqiptarėt detyroheshin me pahir tė diferenconin njeri-tjetrin, Enver Hoxha u ngrit hapur nė mbrojtje, ashtu siē ngriti dhe popullin nė kėmbe. Pa hyrė nė shumė aspekte tė kėsaj periudhe, le tė pėrmendim artikullin e 17-Majit 1981. Artikulli titullohej: "Kėrkesa pėr statusin e Republikės sė Kosovės ėshtė e drejtė". .Qė nga viti 1981 e deri mė sot kanė kaluar 16-vjet. Megjithatė, argumentimi nga ana e Enver Hoxhės, i domosdoshmėrisė sė kėrkesės "Kosova-Republikė", sot ėshtė mė aktual se kurrė.





    Retrospektivė para 14-vjetėsh


    Kėrkesa pėr t'i njohur Kosovės, statusin e Republikės, ėshtė e drejtė
    (Zėri i Popullit, 17-Maj 1981)



    "Njėri pas tjetrit, shtabet politike tė Jugosllavisė, qė nga instancat mė tė ulta e deri nė ato mė tė larta, qė nga krahinat, republikat e deri nė federatė, qė nga organizatat bazė e deri nė Komitetin Qėndror tė L.K.J-sė, u mblodhėn pėr tė diskutuar pėr ngjarjet e Kosovės. Kudo mallkime pėr popullin e rininė kosovare, kudo kėrcėnime, sharje dhe fyerje! Shovinizmi sėrbomadh dhe antishqiptar po mbulon Jugosllavinė. Udhėheqsit jugosllavė, janė vėnė nė njė garė oratorie se kush ėshtė mė i zoti, tė mbulojė shkaqet e vėrteta tė demostratave e revoltave tė popullsisė shqiptare nė Kosovė, tė fshehė masakrat ēnjerėzore dhe barbarizmat e ushtrive sėrbe, tė denigrojė shqiptarėt e Kosovės. Tė gjithė nxitojnė se kush mė parė tė propozojė masat mė drakoniane, se kush tė parashtrojė masat mė shtypėse e mė antihumanitare ndaj tyre.

    Por sot, nė kėtė artikull, nuk kemi ndėrmėnd tė kthehemi te shpjegimi i ngjarjeve tragjike tė Kosovės, tė tregojmė se ku e kanė burimin e kush i shkaktoi ato.

    Pikpamjen dhe qėndrimin tonė pėr kėto ēėshtje e kemi shprehur nė artikujt qė kemi shkruar nė 8 dhe 23-Prill. Atyre, skemi ētu heqim dhe ēka tu shtojmė. Ato qė kishim pėr ti thėnė i thamė hapur, drejt, me sinqeritet e me ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie. Menduam se nė udhėheqjen jugosllave, mbas tronditjeve dhe hutimeve tė para, do tė fitonte arsyeja, gjakftohtėsia, gjykimi realist e objektiv i shkaqeve qė ēuan nė tragjedinė e re tė Kosovės, se interesat, miqėsia dhe uniteti i kombeve dhe i kombėsive qė e pėrbėjnė atė, do tė qėndronin mbi paragjykimet e vjetra e tė reja nacionaliste.

    Kjo nuk ndodhi. Pėrkundrazi, tė gjitha organizmat e organet qeveritare e tė Lidhjes Komuniste, i pėrfshiu njė valė e egėr shovinizmi, jo vetėm kundėr shqiptarėve tė Kosovės, por edhe kundėr Partisė sė Punės e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, kundėr vijės dhe politikės sė tyre tė drejtė ndaj Jugosllavisė. Shqipėrinė e akuzojnė as mė shumė, as mė pak se "ka ndėrhyrė nė punėt e brėndėshme tė Jugosllavisė.

    Paskemi ndėrhyrė, pse dėnuam publikisht masakrat qė u bėnė nė Kosovė, pse thamė tė vėrtetėn se atje janė vrarė, plagosur e arrestuar me mijėra njerėz! Udhėheqsit jugosllavė, mos prisnin qė tu dėrgonim pėrshėndetje pėr kėto krime e barbarizma? Paskemi ndėrhyrė, pse thamė nė artikujt tanė se kosovarėt kanė tė drejtė qė kėrkojnė statusin e republikės sė federuar. Por kjo ėshtė njė kėrkesė legjitime, njė kėrkesė e popullit tė Kosovės, tė cilėn nuk e kemi shpikur ne.

    Udhėheqsit jugosllavė, kėto ditė, kanė folur shumė pėr kėto ēėshtje, por asnjeri nuk ka shpjeguar pse Kosova nuk mund tė jetė republikė. Ata vetėm pėrsėrisin njėri pas tjetrit se kėrkesa e Kosovės pėr tė qėnė republikė e federuar, qėnka reaksionare, kundėrrevolucionare, shoviniste etj. Ky pozicion, jo vetėm ėshtė pa asnjė bazė, por ėshtė nė kundėrshtim tė hapėt dhe flagrant edhe me qėndrimet programatike tė P.K.J-sė tė kohės sė luftės mbi ēėshtjen kombėtare dhe me shumė deklarata tė personaliteteve mė tė larta tė Partisė dhe shtetit jugosllav. Po mė mirė le tu referohemi dokumenteve:

    .................................................. ...............



    Kombi shqiptar ėshtė njė, ai ka historinė, kulturėn e gjuhėn e tij tė njėjtė




    Mardhėniet arsimore, kulturore e shkencore qė Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė ka zhvilluar, nė radhė tė parė me Kosovėn, por mė pak edhe me Republikėn Socialiste tė Maqedonisė dhe me atė tė Malit tė Zi (dhe me kėto dy tė fundit mė pak jo se ka munguar vullneti ynė), pėr mendimin tonė kanė qenė shumė normale, frytėdhėnėse, tė dobishme e korrekte pėr tė dy palėt. Kėto marrėdhėnie janė zhvilluar me marrėveshje tė pėrbashkėta dhe me pėlqimin e tė dy qeverive tona.

    Besojmė se Qeveria e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė u ka dhėnė pėlqimin e vet si Krahinės Autonome tė Kosovės edhe dy republikave tė federuara ku jetojnė shqiptarėt. Por kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk na pėrket neve. Tė dy palėve na pėrket fakti qė kėto mardhėnie zhvilloheshin nė rrugė tė drejtė, ato nuk kishin karakter politik, as nxisnin nacionalizmin, shovinizmin dhe irredentizmin. Asnjė reklamim pėr mungesė korrektese, pėr shkelje tė ligjeve tė njėrės ose tė tjetrės republikė nga njerėzit qė kanė vajtur dhe ardhur nė vendet tona, nuk ka patur, asnjė incident, qoftė edhe i vogėl, nuk ka ngjarė.

    Ne kemi bindjen e plotė se kėto marrėdhėnie, siē keni qejf ta pėrsėrisni shpesh herė, shėrbyen si urė pėr forcimin e marrėdhėnieve tė popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisė.

    Kėto marrėdhėnie ekonomike, tregtare, arsimore e kulturore nė mes Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė dhe Krahinės Autonome tė Kosovės, pas turbullirave qė ngjanė atje, jo pėr fajin tonė dhe pa as mė tė voglėn nxitje e ndėrhyrje nga ana jonė, udhėheqja e federatės Jugosllave i konsideroi si "ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė, si nxitje tė shovinizmit shqiptaromadh, si rivendikime territoriale, si irredentiste". Ajo kėto marrėdhėnie qė po zhvillohen prej kohėsh nė dritėn e diellit dhe jo nė skuta, i cilėsoi si frymėzim bazal tė naionalizmit shqiptar, i importuar nga Tirana, nga shkencėtarėt, nga profesorėt, nga akademikėt, nga kėngėtarėt dhe valltarėt tanė. Ky mendim shpifės dhe armiqėsor nuk ėshtė shfaqur asnjėherė as si kritikė, as si vėrejtje nga ana jugosllave.

    Pėrkundrazi duam tė theksojmė se personalitete nga mė kryesorėt tė udhėheqjes shqiptare nė Federatė dhe nė krahinė, qė u treguan nga mė tė egrit kundėr demonstruesve nė Prishtinė e gjetkė, vazhdimisht i kanė marrė njerėzit tanė tė artit dhe tė kulturės qė shkonin nė Kosovė si shembull dhe i kanė lavdėruar e falenderuar publikisht pėr mirėsjelljet e tyre.

    Udhėheqja jugosllave harron se kombi shqiptar ėshtė njė, pavarėsisht se njė pjesė rron nė Republikėn Popullore Socialiste tė Shqipėrisė dhe pjesa tjetėr nė tre pjesė tė Jugosllavisė Federative. Ai ka historinė, kulturėn e gjuhėn e tij tė njėjtė, ai ka heronjtė e tij, poetėt, piktorėt, muzikantėt e artistėt e pėrbashkėt. Ky ėshtė thesari i tij i madh qė ai e ruan, e kultivon dhe e zhvillon. Kėto janė tiparet kryesore tė njė kombi.

    A mendojnė jugosllavėt se kėto tipare tė kombit shqiptar duhet tė shuhen, duhet tė cilėsohen si shenjat dhe dukuritė e njė "nacionalizmi romantik tė perėnduar dhe tė njė shovinizmi tė dėnueshėm"?

    Shkėmbimi i mendimeve midis njerėzve tė Shqipėrisė socialiste dhe shqiptarėve qė jetojnė nė Jugosllavi pėr pasurimin e gjuhės shqipe, pėr gjenezėn e popullit shqiptar, pėr historinė e tė parėve tė tyre, pėr shkencat shoqėrore dhe natyrore, a mund tė konsiderohet si nxitje e shovinizmit dhe irredentizmit shqiptar? A mund tė konsiderohen vallet dhe kėngėt tona popullore qė janė shfyqur nė Jugosllavi si nxitje e shovinizmit dhe tė irredentizmit? Ky ėshtė thesari ynė, i tė gjithė shqiptarėve, i Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė nė veēanti. Planet e bashkėpunimit kulturor e arsimor dhe programet e shfaqjeve tė grupeve artistike jua kemi paraqitur qysh mė pėrpara dhe ju i keni miratuar. Ato i ka pėlqyer shumė publiku dhe i ka duartrokitur. Tė bukurėn dhe tė shėndoshėn tė gjithė e duan.

    Ansamblet tona artistike kanė shkuar kudo. Ato janė pritur dhe duartrokitur me njė simpati dhe entuziazėm tė madh nga populli grek dhe udhėheqėsit e tij, nga artdashėsit dhe shtypi i kėtij vendi. Po kėshtu vallet dhe kėngėt tona popullore i kanė pėlqyer shumė popullit turk dhe udhėheqėsit e tij tė ēdo rangu. E njėjta gjė ka ngjarė nė Francė, nė Itali, nė Algjeri, nė Tunizi, nė vendet nordike e kudo. Asnjė s'na ka akuzuar as pėr nacionalizėm, as pėr shovinizėm. Ata kanė respektuar ndjenjat tona dhe ne kemi respektuar tė tyret.

    Pyesim: Pse ky qėndrim i udhėheqėsve jugosllavė? Ēfarė i shqetėson ata nė kokėn dhe nė ndjenjat e tyre? Pse nuk e kanė ndėrgjegjen tė qetė? A mos mendojnė ata se kanė shkuar mė shumė njerėz ose grupe njerėzish nga ana jonė nė Jugosllavi, se sa kanė ardhur prej andej te ne? Statistikat tregojnė tė kundėrtėn, dhe ne gėzohemi.

    Apo mos duan tė gjejnė njė arsye pa baza qė kėto marrėdhėnie t'i ngushtojnė, qė shkėmbimet nė shkencat, nė kulturė, nė arte dhe nė vajtje-ardhjet e njerėzve t'i zvogėlojnė? Kėtė e zbuloi zoti Dushan Ristiē, kryetar i Kuvendit tė Kosovės kur tha se "tė gjitha protokollet mbi bashkėpunimin e institucioneve dhe organizatave kulturore-arsimore etj. tė Kosovės dhe organizatave kulturore-arsimore tė mos zbatohen mė".

    Federata dhe organet e tjera kompetente po tė duan mund tė bėjnė ashtu siē kėrkon Ristiēi. Kjo ėshtė nė tė drejtėn e tyre. Ne dyert e botės nuk i hapim me pahir. Ne pėr veten tonė do t'i kemi dyert tė hapėta pėr tė gjithė miqtė e sinqertė, cilėtdo qofshin dhe veēanėrisht pėr vėllezėrit tanė shqiptarė qė jetojnė nė Jugosllavi. Kjo do tė shėrbejė qė ata tė shohin "skėterrėn shqiptare", sikurse thonė udhėheqėsit kryesorė tė Krahinės Autonome tė Kosovės dhe tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, dhe ta barazojnė atė me "parajsėn jugosllave" sikurse themi ne.

    Pėr mendimin tonė ne po themi qė mė pėrpara: nė rast se jugosllavėt i marrin kėto masa nacionaliste, shoviniste, ky do tė jetė njė gabim i madh nga ana e tyre. Shqiptarėt e Jugosllavisė dhe gjithė populli shqiptar do t'i dėnojė ata dhe me tė drejtė do tė thonė se jugosllavėt kanė frikė nga zhvillimi i kulturės shqiptare dhe s'kanė frikė nga kultura dekadente!

    Po u themi miqėsisht jugosllavėve, qė masa tė tilla nuk do ta qetėsojnė opinionin shqiptar nė Kosovė dhe nė viset e tjera tė Jugosllavisė. Ne jemi tė bindur se edhe opinioni i shėndoshė jugosllav e ai botėror do ta dėnojė gjithashtu kėtė veprim.

    Edhe njė herė e kemi pėr detyrė t'u themi udhėheqėsve jugosllavė, tė ruajnė gjakftohtėsinė nė mendime dhe nė veprime. Udhėheqja jugosllave tė shikojė me drejtėsinė mė rigoroze nevojat e shqiptarėve tė Jugosllavisė, tė mos i trajtojė keq dhe tė mos i diskriminojė ata, tė shikojė mė seriozisht dhe me objektivitet kėrkesat e ligjshme tė kosovarėve, tė mos prekė dhe tė mos trajtojė keq rininė heroike shqiptare, veēanėrisht rininė studenteske, mėsuesit, profesorėt dhe gjithė inteligjencien e Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi, tė mos i konsiderojė Universitetin e Prishtinės dhe shkollat fillore e tė mesme shqiptare si ēerdhe armiqsh, kundėrrrevolucionarėsh, shovinistėsh etj., tė mos e sakatosė Universitetin e Prishtinės me pretekstin se ka superprodhim tė tė shkolluarve dhe t'i hallakatė studentėt shqiptarė nė tė gjitha universitetet e Jugosllavisė. Askush nuk gėnjehet dhe kushdo e kupton pėrse bėhet kjo. Shqiptari nuk e harron "vendin ku ka lerė dhe ku e ka nderė". Mos tentoni tė kėpusni kokėn e rinisė, e lules sė bukur shqiptare tė Kosovės, se shqiptarėt s'e kanė kursyer kurrė gjakun pėr dije dhe liri.

    Asnjėherė nuk mund tė ketė superprodhim tė shkolluarish, nė qoftė se shtohet prodhimi nė Kosovėn e pasur dhe tė varfėr njėkohėsisht. Pėr kėtė zhvillim tė Kosovės duhen marrė masa serioze, pa ju lejojmė tė bėrtisni sa tė doni se nė Republikėn popullore Socialiste tė Shqipėrisė "populli s'ka tė hajė, s'ka liri, s'ka kisha e xhami".

    Punėtori shqiptar kosovar, qė punon thellė nė minierat, nuk pranon qė tė shfrytėzohet nėntoka dhe mbitoka tė braktiset, qė vėllezėrit e tij tė varfėrohen, tė vriten nga plumbat.

    Ua themi kėto disa udhėheqėsve jugosllavė, tė cilėt janė tė arsyeshėm, qė t'i kenė parasysh kėto tė vėrteta, se vrapi qė kanė marrė disa udhėheqės tė tjerė tė fantaksur, prepotentė dhe antishqiptarė, mund tė shkaktojė katastrofa akoma mė tė rrezikshme, qė mė vonė do tė jetė vėshtirė t'u gjendet zgjidhje e drejtė.

    Nuk duam t'ju japim mend dhe as tė ndėrhyjmė nė punėt e brendshme tuajat, por po jua themi pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė tė dy vendeve tona se shumė i keni acaruar ēėshtjet me kosovarėt, me shqiptarėt e viseve tjera dhe me emigracionin ekonomik shqiptar jashtė Jugosllavisė. Ju po krijoni ndasinė te kėta tė fundit. S'janė "agjencitė diplomatike tė RPSSH" zoti Miniē, qė e bėjnė kėtė dasi, por jeni ju.

    Ne kemi bindjen e plotė se Kosova nuk mund tė jetė pėr minimin e federatės. Por Federata duhet tė studiojė dhe tė zgjidhė me drejtėsi ēėshtjen e madhe tė tė drejtave tė shqiptarėve tė Kosovės, qė vetė kėta e kanė hedhur nė tryezė, qė vetė Titoja, Mosha Pijade, Miladin Popoviēi e kanė trajtuar nga ana teorike dhe praktike.

    Kosova duhet tė qetėsohet,....po Kosova do tė qetėsohet po tė hiqet shtetėrrethimi, tė hiqet ushtria dhe policia ndėshkuese serbe, tė normalizohet gjendja, tė lirohet tė burgosurit e pafajshėm qė kanė mbushur burgjet, t'u kthehen familjeve tė vrarėt e tyre nė demonstrata, se kjo ėshtė njė ēėshtje e shenjtė dhe humanitare. Studioni me vėmendje dhe me drejtėsi kėrkesėn e popullit tė Kosovės pėr republikė, zgjidhini drejt problemet ekonomike tė saj. Vetėm kėshtu do tė qetėsohet Kosova, vetėm kėshtu do tė jetė njė mike e republikave tjera, brenda Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė.

    Kosova kėrkon statusin e Republikės brenda Federatės Jugosllave. Ky status pėrfaqėson aspiratėn e njė populli tė madh qė kėrkon me tė drejtė "statusin e sovranitetit" dhe jo atė tė "pakicės kombėtare", qė padrejtėsisht i ka pasė qenė caktuar qė nė Jajcė. Serbomadhi dhe armiku i Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, Millovan Gjillasi, nė shkrimet e tij, ka zbuluar arsyet e kėsaj padrejtėsie, qė mjerisht asnjėherė udhėheqja aktuale jugosllave nuk i ka pėrgėnjeshtruar.

    Kėrkesa e Kosovės pėr tė fituar statusin e republikės federale ėshtė e drejtė. Ajo kėtė e ka merituar me luftėn qė ka bėrė bashkė me popujt e tjerė tė Jugosllavisė kundėr fashizmit. Shovinizmi serbomadh e ka gjakosur rėndė Kosovėn dhe ka krijuar njė situatė tė tillė, qė me ekspedientė zor se shėrohet.

    A dėshironi ju, zotėrinj udhėheqės jugosllavė, qė kjo sėmundje tė kangrenoset? Ju mendojeni vetė, por ne nuk e duam njė gjė tė tillė. Kjo sėmundje duhet shėruar menjėherė, drejt dhe me kurajo.

    Me manevra, me kombinacione, me fokuse, me kėrcėnime qė njerėzit tė flasin atė ēka u diktohet nuk shėrohet plaga. Vėllazėrimi vendoset me zemėr tė hapėt, me ēiltėrsi, me sinqeritet, me njerėz qė i do dhe ka besim populli shqiptar i Kosovės. Kėta mund e duhet ta mbushin hendekun e madh qė u krijua jo pėr fajin e popullit shqiptar kosovar.

    E ndjejmė pėr detyrė t'jua themi kėto tė vėrteta miqėsisht. Ju, po tė doni, i hidhni poshtė, na ngjitni ēfarėdo epiteti qė t'ju vijė pėrdore. Bota e pėrparuar le tė na gjykojė si ne, ashtu edhe ju.

    Popujt e Jugosllavisė dhe populli shqiptar duan miqėsi me njėri-tetrin, por miqėsia duhet tė vendoset nė baza tė shėndosha.
    "Etnia e pastėr", "Shqipėria e vogėl" dhe "Shqipėria e Madhe"




    Ngritja e shpatave dhe e mburojave kundėr nesh nga ana e udhėheqjes jugosllave u bė sigurisht pėr tė mbuluar diēka tė tmerrshme dhe tė dėnueshme qė ngjau nė rrugėt e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės, ku u derdh gjak i shumtė i popullit.

    Sa u vranė dhe si u vranė? Kjo mbahet e fshehtė, por populli shqiptar i Kosovės i di djemtė dhe vajzat e tij qė janė vrarė, torturuar, zhdukur e burgosur. Sa mė shumė tė fshihet e vėrteta, aq mė e rrezikshme bėhet. Gjaku nuk bėhet ujė! Kjo nuk duhet harruar. E vėrteta e plotė pėr tragjedinė e Kosovės do tė dalė nė shesh dhe ajo do tė jetė e llahtarshme dhe me konsekuenca.

    Zoti Stane Dolanci, nė intervistėn qė u dha gazetarėve tė huaj mbi ngjarjet nė Kosovė, tha nė mes tė tjerave se "Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė nuk ka gisht nė kėto ngjarje". Zoti Dolanci ėshtė njė nga udhėheqėsit kryesorė, nė mos kryesori, nė Komitetin Qendror tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. Atė qė afirmoi, ai e kishte tė bazuar, tė faktuar.

    Por kush e fryu gėnjeshtrėn? Kush e shtrembėroi tė vėrtetėn? Kujt i interesonte qė tė akuzohej Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė se gjoja kishte gisht nė trazirat e Kosovės? Kėtė le ta zbulojė udhėheqja jugosllave, zoti Miniē dhe zoti Vidiē, por ajo qė u kurdis ishte njė vepėr monstruoze, ishte njė furtunė mėrie qė hapi njė hendek tė tillė, sa qė ēdo jugosllav i papjekur politikisht, emrin "shqiptar" mund ta barazojė me "armik tė popujve tė Jugosllavisė". Ata qė hapėn kėtė hendek janė pėrgjegjės pėrpara popujve tė tyre, duke pėrfshirė kėtu edhe shqiptarėt qė jetojnė nė jugosllavi. Ata janė pėrgjegjės pėrpara historisė.

    I gjithė Komiteti Qendror i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė i dėnoi njėzėri pa tė drejtė ngjarjet nė Kosovė, dėnoi kosovarėt, dėnoi shqiptarėt e Jugosllavisė, dėnoi Republikėn Popullore Socialiste tė Shqipėrisė si nxitėse tė kėtyre turbullirave.


    Por ne dijmė tė bėjmė edhe dallime nė mes atyre qė morėn fjalėn nė forumin e lartė tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. Ne konstatuam se udhėheqėsit kryesorė tė Republikės fqinje tė Malit tė Zi e tė Maqedonisė, por edhe tė Kroacisė e tė Sllovenisė, megjithėse i dėnuan ngjarjet, u treguan mė gjakftohtė, mė tė pėrmbajtur, mė tejpamės pėr situatat qė do tė zhvillohen mė vonė nė mes tė shqiptarėve dhe tė jugosllavėve, nė mes tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė dhe Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.

    Nuk mund tė bėjmė tė njėjtin vlerėsim pėr udhėheqėsit kryesorė tė Serbisė, siē janė zotėrinjtė Miniē, Vidiē, Stamboliē. Fjalimet e tyre karakterizohen nga njė egėrsi e shfrenuar, nga njė dell shovinist serbomadh i paparė ndonjėherė kundėr popullit shqiptar qė jeton nė Jugosllavi dhe kundėr Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.

    Pėr sa u pėrket atyre "udhėheqėsve shqiptarė" qė morėn fjalėn nė kėtė forum tė lartė tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė, ose jashtė kėtij forumi, fjalimet e tyre u karakterizuan nga njė histeri sa e madhe, aq edhe servile e shėrbyese ndaj zotėrinjėve tė tyre Vidiē, Miniē, Stamboliē, etj. Kuptohet se kėty njerėz nuk mund ta qetėsojnė Kosovėn. Kėta "udhėheqės" fantoshė i urren populli i Kosovės.

    Nė tė gjitha mbledhjet e forumeve tė larta shterėrore e partiake tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, pothuajse nga pjesa dėrmuese e diskutantėve, u kėrkua qė tė rishikohen marrėdhėniet me Shqipėrinė etj. etj. Dy herė brenda tridhjetė vjetėve e keni thyer kupėn me Shqipėrinė Socialiste.

    Mos mendoni tė na frikėsoni? Mos ju shkon ndėrmend se Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė merr frymė nė saje tuaj? Ju gaboheni! Juve ju janė errur sytė nga megalomania jugosllavomadhe.

    Ne e kemi mendjen e ftohtė dhe zemrėn e zjarrtė. Ne bėjmė edhe me restriksionet qė ju mendoni tė shkaktoni nė marėdhėniet nė mes tė tė dy vendeve tona. Tymi do tė ecė drejt nė oxhakun tonė, edhe sikur ju t'i prisni fare kėto marėdhėnie.

    Ne, nga ana jonė, nuk e duam nė asnjė mėnyrė njė gjė tė tillė, se s'jemi ne qė i krijuam situatat e vėshtira nė Kosovė dhe nė tėrė Jugosllavinė. Ato i keni krijuar vetė. Ne s'kemi tė bėjmė fare me to. Prandaj akuzat qė bėni kundėr nesh janė njė pretekst qė ju e ngrini artificialisht pėr tė mbuluar ngjarjet e shėmtuara.

    Edhe njė herė ju themi, kini kujdes! Jini gjakftohtė! Fajet tuaja mos i ktheni nė konflikt me Republikėn Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, se ky ėshtė nė interes tė armiqve tanė.

    Zoti Miniē nė Komitetin Qendror tė LKJ bėri njė provokim tė rrezikshėm duke thėnė se "udhėheqja shqiptare nėpėrmjet eksponentėve, diplomacisė duke pėrfshirė edhe ambasadėn nė Beograd dhe agjentėve tė saj nxiti grupet irredentiste shqiptare, qė kishin pėr qėllim te destabilizonin dhe dizintegronin Jugosllavinė". Ne mendojmė se ky personalitet nuk flet nė emėr tė Qeverisė sė RSFJ, mbasi po tė qėndronte puna siē pretendon zoti Miniē, qė njė ose dy persona, ose tėrė njė ambasade bėjnė veprime subversive, atėherė qeveria jugosllave ka tė drejtė, siē ka tė drejtė edhe qeveria shqiptare e ēdo qeveri tjetėr nė raste tė tilla, t'i shpallė kėta njerėz persona non grata, bile edhe tė presė marrėdhėniet diplomatike.

    Kėtė gjė se kanė bėrė as qeveria jugosllave, as qeveria shqiptare, sepse njė veprimtari e tillė nuk ekziston.

    Kėtė praktikė zoti Miniē e di. Por ato qė thotė ai janė tė shpikura pėr tė mbrojtur njė kauzė tė humbur.

    Megjithėkėtė pas fjalimit tė zotit Miniē ne nxorėm konkluzionin se ky na paska vėnė nėn kontroll gjithė ambasadat tona nė vende tė ndryshme, pa le ambasadėn e Shqipėrisė nė Beograd. Kėtė gjė e konfirmoi ministri i Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė Franjo Herleviē, i cili gjithashtu, duke akuzuar pėrfaqėsitė diplomatike shqiptare nė vende tė ndryshme dhe nė Beograd se kanė nxitur ngjarjet e Kosovės, zbuloi se ambasadat tona kudo qenkan vėnė nėn kontrollin e policisė sekrete jugosllave. Kjo tregon se shėrbimi sekret jugosllav duke gjurmuar ambasadat shqiptare vepron edhe nė vende tė tjera duke shkelur kėshtu sovranitetin e vendeve tė tjera dhe ligjet ndėrkombėtare. Kjo veprimtari ėshtė e palejueshme dhe e dėnueshme.

    Pretendimet e Herlieviēit janė trillime tė shėrbimeve tė tij, shpifje qėllimkeqe, qė u leverdisin atyre qarqeve reaksionare tė brendshme e tė jashtme tė interesuara pėr keqėsimin dhe prishjen e marrėdhėnieve midis Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė dhe Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.

    Serbi Petėr Stamboliē foli si njė serbomadh i pakorrigjueshėm. Ai diti t'i mbrojė interesat serbe nė kurriz tė shqiptarėve dhe ndėr tė tjera tha se "pėrpjekja pėr pastėrtinė etnike objektivisht ēon nė nacionalizėm". Kėtė pėrpjekje ai e cilėsoi fashiste.

    E pyesim zotin Stamboliē: populli serb a nuk ėshtė njė etni? A nuk e konsideron ai edhe popullin shqiptar njė etni? Pa dyshim qė kėta dy popuj janė dy etni.

    Nė qoftė se zoti Stamboliē nuk e konsideron popullin serb njė "etni tė pastėr", pse tok me tė rrojnė edhe shqiptarė, malazezė, boshnjakė, turq, po ashtu edhe populli shqiptar nuk ėshtė njė "etni e pastėr", pse nė Kosovė, ku shumica dėrrmuese ėshtė e kombėsisė shqiptare, rron tok me tė edhe njė minoritet serb, malazez e turk.

    Nė kėto rrethana tė njėllojta zoti Stamboliē bėn njė fokus: etnia shqiptare ėshtė nacionaliste, fashiste, kurse etnia serbe nuk ėshtė e tillė. Por ky fokus nuk shkon: o tė dyja etnitė ēojnė "nė nacionalizėm dhe nė fashizėm; o tė dyja nuk ēojnė. Por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė ndodhė qė njėra ēon dhe tjetra nuk ēon.

    Pse zoti Stamboliē nuk e thotė mė hapėt se etnia mė e madhe duhet tė sundojė mė tė voglėn, se e para duhet tė jetė sovrane nė Kushtetutė dhe e dyta jo, se kėshtu i vjen mė mirė borgjezisė sė etnisė mė tė madhe, qė do tė shfrytėzojė etninė mė tė vogėl?

    Ky teoricien serbomadh, qė ndjek po atė vijė ultrareaksionare tė akademikut famėkeq Ēubrilloviē, duke dalė nė tezėn se "etnia e pastėr" ēon nė fashizėm, nė nacionalizėm, nė praktikė do tė thotė se "etnia shqiptare duhet tė shpartallohet, tė humbasė tiparet e kombit tė vet, tė degjenerohet pse na ėshtė bėrė ferrė nė kėmbė".

    Pėr zotin Stamboliē vetėm etnia serbe mund tė rrojė nė miqėsi me popujt e tjerė, qė ai i konsideron tė dorės sė tretė e tė katėrt, kurse etnia shqiptare sovrane nė Kosovė nuk mund tė rrojė nė miqėsi me minoritetet e Kosovės si serbė, malazezė e turq.

    "Janė tronditur seriozisht marrėdhėniet midis shqiptarėve, serbėve dhe turqve", pohon zoti Stamboliē. Kjo ėshtė e vėrtetė, por kėto marrėdhėnie janė tronditur vetėm ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve. Lexo fabulėn e La Fontenit "Ujku dhe qengji" dhe do t'i gjesh arsyet zoti Stamboliē.

    Nga mbledhja e Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė sulmet kundėr Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė dhe Partisė sė Punės tė Shqipėrisė kaluan nė mbledhje tė ndryshme publike nė Republikėn e Serbisė, kėtė herė me njė virulencė tė pashoqe. Ndonjė orator me frymė tė tėrbuar serbomadhe dhe fashiste arriti deri atje sa tė thotė "ta shpartallojmė regjimin stalinist tė Shqipėrisė".

    "Delenda Kartago" bėrtet nė "sheshet serbe" ky Katon i ri. Mirėpo Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė nuk ėshtė Kartagjena dhe nuk ka lindur akoma njė Skipion serbomadh qė tė shkatėrrojė Shqipėrinė.

    "Ēdo gjė e kemi fituar me gjak", bėrtiste ky Katon i ri. Po Shqipėria me se i ka fituar liritė? Pa gjak? Bile ajo i ka fituar vetėm me gjakun e saj. Ajo ka derdhur gjak edhe pėr lirinė e popujve jugosllavė. Pėr kėtė as kemi qenė as do tė jemi kurrė pishman. Po tė jetė nevoja, pėrsėri do tė derdhim. Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė ėshtė e shėndetshme dhe plot dinamizėm. Dikush tjetėr ėshtė e sėmura e Ballkanit.

    Katonėt e rinj tė Serbisė na akuzojnė ne shqiptarėt se e urrejmė popullin serb. Kjo ėshtė njė shpifje monstruoze. Ne e kemi dashur dhe e duam popullin serb. Ne urrejmė vetėm shovinizmin serb, shovinizmin shqiptar dhe ēdo shovinizėm tjetėr, se jemi marksistė-leninistė, se jemi internacionalistė.

    Shovinistėt serbomėdhenj, pėr tė maskuar shovinizmin e tyre, na vėnė ne shqiptarėve titullin shqiptaromadh. Kėtė parullė e krijoi Italia fashiste e Musolinit dhe janė tė njohuar qėllimet ekspansioniste-agresive tė tij dhe ballistėve, siē janė tė njohura edhe ato tė ēetnikėve serbė. Sė toku tė dy popujt tanė luftuan me heroizėm dhe i mundėm kėta armiq tė pėrbashkėt.

    Paslufta duhej tė rregullonte marrėdhėniet nė mes miqve dhe aleatėve shqiptaro-jugosllavė. Ne detyrėn tonė internacionaliste e bėmė. Bashkė me partizanėt jugosllavė luftuam pėr ēlirimin e Jugosllavisė. Ju detyrėn qė duhej tė bėniet, pėr zgjidhjen nė rrugė tė drejtė tė problemit tė Kosovės s'e bėtė. Sikurse thamė mė sipėr, ju folėt nė parim pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Jugosllavi, por nė praktikė zbatuat tė kundėrtėn dhe vazhdoni tė bėni demagogji.

    Popullin shqiptar nuk e polli as Roma e Cesarėve, as sllavėt e Stefan Dushanit, as sulltanėt e Osmanėve dhe as Italia fashiste e Musolinit. Populli shqiptar ka historinė e tij shumėshekullore, plot me lufta pėr liri, pėr ekzistencė. U pėrpoqėn armiqtė e tij ta zhdukin atė, po nuk mundėn. Populli shqiptar luftoi dhe rrojti me shekuj. Ai qėndroi njė etni kompakte, pavarėsisht se e pėrēanė dhe e copėtuan. Kush e mohon kėtė realitet, jo vetėm qė shkakton tė qeshura, por tregon dhe ndjenjat e tij tė egra shoviniste. Shqiptarėt e "Shqipėrisė sė vogėl", prej gati tre milionėsh, ose tė "Shqipėrisė sė madhe", prej mė tepėr se pesė milionėsh, janė tė gjithė shqiptarė. Kėsaj nuk keni se ēfarė ti bėni zotėrinj shovinistė sėrbė. Ekzistojnė dy Gjermani, njė e Lindjes dhe njė e Perėndimit, ashtu siē ekzistojnė dy Kore, njė e Jugut dhe njė e Veriut. Por askush nuk dyshon se ekziston njė popull dhe njė komb gjerman i vetėm, ashtu siē ekziston njė popull dhe njė komb korean. Shqiptarėt janė njė etni, njė popull, quaje "Shqipėri tė vogėl", ose "Shqipėri tė madhe". Kėta shqiptarė tė kėsaj "Shqipėrie
    tė vogėl" ose "tė madhe", qė pėrbėjnė njė popull kompakt dhe qė kanė tė gjitha tiparet e njė kombi tė vėrtetė, as kanė zaptuar tokat e tė tjerėve, as kanė shkelur tė drejtat e ndokujt. Ata vetėm tė drejtat e veta i kanė kėrkuar dhe do ti mbrojnė. Kėtė ju e gjeni tė jashtėnatyrshme, e quani "shqiptaromadhe", "nacionaliste", deri dhe "fashiste". Puna juaj.



    Ndėrsa sot ata qė rrahin gjoksin pėr patriotizėm, qė vjellin vrer ndaj sė kaluarės sė Shqipėrisė dhe enverizmit, kur vjen puna pėr kėtė ēėshtje kaq tė madhe, tremben tė shkruajnė dhe tė thonė nė gazetat e tyre apo nė intervistat me tė huajt, pėrse sot parulla "Kosova Republike", ėshtė zgjidhja mė minimale pėr popullin shqiptar, nė Kosovė. Atyre u mungon guximi dhe trimėria pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. E vetmja trimėri dhe burrėri e tyre sot, qėndron vetėm nė sulmet dhe sharjet ndaj sė kaluarės. Ske ēfarė bėn. Titizmi me ndihmen e shqiptarėve, i veshur me kostumin e demokracisė, arriti qė pas 50-vjetėsh, ta mposhtė enverizmin.

    Ndersa ka disa tė tjerė, qė megjithėse, janė mė tė kulturuar nė fjalorin e tyre, kur vjen puna, pėr qendrimin e enverizmit ndaj ēeshtjes sė lirisė kombėtare, perpiqen ta fshehin tė vertetėn, megjithėse jetojnė pėr njė kohė tė gjatė nė Amerikė, nė vendin ku thuhet se demokracia ėshtė nė shkallen mė tė lartė. Nė librin e tij "Kosova: fuēi baroti e Ballkanit", Elez Biberaj, thotė midis tė tjerash se "Qeveria komuniste shqiptare, nuk mori as mundimin mė tė vogėl pėr t`i mbėshtetur, kosovarėt, duke u mjaftuar vetėm me do endje fjalėsh". (Elez Biberaj Kosova-Fuēi baroti e Ballkanit, faqe 35). Zoti Biberaj, pėr hir tė pasioneve antikomuniste, apo pėr aresye tė tjera qe ai i di shumė mirė, nuk ėshtė i lirė tė thotė tė vėrteten, megjithese, ėshtė me i permbajtur se tė tjerėt nė sulmet ndaj tė kaluares sė Shqipėrise. Nuk na mbetet gjė tjetėr, veē qė qytetarit tė botės me tė lire t`i kujtojmė thėnien e Zhak Preverit se "Kur e verteta nuk ėshtė e lirė, atėherė nuk ka liri tė vėrtetė" Megjithatė zoti Biberaj jeton nė Amerikė, dhe i falet shtremberimi i historisė. Shumė gjėra ai nuk i di. Po i themi vetėm kaq: 2500-faqe tė shkruara dhe tė botuara kundėr politikes titiste dhe nė mbrojtje te shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, nuk janė "do endje fjalėsh." Nga kėto 2500-faqe, pėr zotin Biberaj, po shkėputim njė pasazh tė shkurter : " Loja qė po bėn tani Titoja me anėn e njė grushti tradhėtarėsh shqiptarė, ėshtė njė lojė shumė dinake dhe e rrezikshme. Por Titoja dhe telallet e tij, nuk mund tė mashtrojnė njeri. Populli shqiptar nė Kosovė, nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, i njeh sė cilet janė titistėt. Ai e di fort mirė se cilet janė ata tradhetarė, qė kanė lejuar ose kanė bashkėpunuar nė krimet e Drenicės e tė Tetovės, tė Ulqinit e tė Prishtinės, tė aksionit tė armėve e tė Pejes. Kur popullsia shqiptare e kėtyre krahinave, ishte e pėrgjakur dhe e coptuar nga klika e Titos dhe e Rankoviēit, kėta e paraqitnin tė zbukuruar regjimin xhelat tė Titos. Populli shqiptar i kėtyre krahinave, nuk do tė bjerė, nė lakun e ri tė kėtyre mashtrimeve, tė kėtyre tradhėtarėve." Zoti Biberaj kėte e quan ėndje fjalėsh. Ne e quajmė shqiptarizėm.

    Po le te kthehemi tek qendrimi i atyre shtresave qė bėjne ligjin nė jetėn politike tė Shqipėrisė. Aresyeja pėrse kėto dy shtresa preferojnė titizmin dhe urrejnė enverizmin, ka tė bėjė me konceptin e tyre, pėr liritė dhe tė drejtat qytetare, lirinė dhe pavarsinė kombėtare. Duke qenė tė pafuqishėm tė pėrballojnė tė dytėn, ata janė kapur fort pas sė parės. Me kėtė mund ta zgjatin mė shumė sundimin e tyre. Pėr shqiptarėt, titizmi do tė thotė liri dhe tė drejta qytetare, do tė thotė shndrrimi i shqiptareve nė qytetare te botės. Pėr shqiptarėt enverizmi do tė thoshte dhe do tė thotė liri dhe dinjitet kombėtar, do tė thoshte dhe do tė thotė luftė, i shoqėruar me cungime dhe privacione tė lirisė personale. Titizmi tek shqiptarėt shikon qytetarin, banorin, popullsinė. Enverizmi tek shqiptarėt, dallon kombin, lirinė kombėtare, popullin. I pari ka nė themel paqen personale. I dyti lirinė kombėtare.

    Nė fillimet e pluralizmit kishte njė rrugė , tė gjykimit dhe pėrvetėsimit tė sė kaluarės, tė gjykimit ndaj enverizmit. Kjo ishte rruga tė mbahej koncepti dhe praktika e sė kaluarės mbi lirinė, pavarsinė dhe sovranitetin e vendit. Ky koncept nuk ishte dhe nuk ėshtė komunist, perkundrazi, ai ėshtė fund e krye shqiptar. Ky ėshtė zjarri i fuqishem i sė kaluarės sė Shqipėrisė. Dhe pavarsisht nga ngjyrimet ideologjike tė pushtetit, njerėzit nė ēdo kohė kanė nevojė pėr zjarr, qė t`i mbajė ngrohtė. Dhe tė persosej e perfeksionohej enverizmi si koncept mbi lirinė e individit dhe raportet e tij me shoqėrinė, tė eleminoheshin cungimet dhe privacionet nė lirinė e individit. Ky ėshtė hiri i sė kaluarės. Pra tė mbahej ajo qė ishte arritur me aq vuajtje dhe privacione nga tė gjithė, shtresat e popullsisė sė Shqiperisė. Dhe tė hidhej poshtė ajo qė ishte e dėmshme, ajo qė ishte fryt, i transplantimit mekanik tė njė rruge tė gabuar. Por shtresat qė bėjnė ligjin nė Shqipėri ishin dhe janė tė pafuqishme. Formimi dhe psikologjia e tyre, koncepti i tyre pėr jetėn, nuk i lejon ta bėjnė njė gjė tė tillė. Prandaj ato preferojnė si parėsore, liritė dhe tė drejtat qytetare tė individit. Prandaj ata perpiqen ta futin kėtė koncept tek tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare. Prandaj sot nė hapsirėn e kombit shqiptar, nė vend tė homogjenizimit tė kombit, ka disa vjet qė vazhdon tė mbillet njė pėrēarje e llahtarshme, midis shqiptareve, veēanėrisht midis shqiptarėve qė jetojnė nė Shqipėri dhe atyre qė jetojnė nė trojet e tyre nė ish-Jugosllavi. Vetėm ata qė e mbollėn kėtė pėrēarje, janė tė interesuar tė mos e konstatojnė ate, vetem ata janė tė interesuar nėpėr shkrime gazetash apo intervistash televizive ta minimizojne ate si gje te parendesishme, si kalimtare, vetėm ata perpiqen tė predikojnė dhe tu mbushin mendjen njerėzve se kombi shqiptar ėshtė akoma i papjekur pėr bashkim kombėtar. Kjo gjuhė nuk bie erė shqiptarizėm. Perkundrazi, ajo bie erė titizem. Titizmi kishte ne thelbin e tij perēarjen midis shqiptareve. Per 45-vjet ai u perpoq ta realizontė njė gjė tė tillė. Po nuk pati sukses. Pas 45-vjetesh dhe me ndihmėn e politikanėve shqiptare tė 1991-1994-es, arriti mė nė fund ta realizojė njė gjė tė tillė. I perēau shqiptarėt nėpėr ngjyra politike, krahina dhe rajone. Prandaj dhe po i sundon mė mire, prandaj dhe e ka shtrirė influencėn e tij nė tė gjithė hapsirėn e kombit shqiptar.





    ENVERISTĖT E PLURALIZMIT


    Megjithėse kanė kaluar 4-vjet nga pluralizmi i shoqėrisė shqiptare, pėr Partitė politike dhe propaganden zyrtare tė kombit shqiptar, enverizmi, vazhdon tė konsiderohet dhe tė trajtohet si armiku kryesor i shqiptarėve. Eshtė plotėsisht e pamundur qė tė gjesh ndonjė shembull analog nė ndonjė vend tjetėr tė botės, tė ngjashėm me tėrbimin e politikanėve tė sotėm shqiptare. Por vitet 1990-1994, kanė evidentuar dhe disa dukuri tė reja nė jetėn politike dhe sociale tė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar.

    Sė pari: Ka evoluar mendimi i propagandės shqiptare nė percaktimin e atyre qė konsiderohen enveristė. Nė mėnyrė mė tė pėrmbledhur sot nga propaganda shqiptare, konsiderohen enveristė tė gjithė ata qė janė nė kundershtim me vijen politike tė qeveritarėve dhe partiakėve shqiptarė. Siē shihet ka njė evolucion nė krahasim me tė kaluaren. Qėnia enverist, nuk ka pėr bazė, respektin ndaj veprės sė Enver Hoxhės, anėtarėsinė nė ish-Partinė e Punės apo nė ish-grupet revolucionare nė Kosovė. Kjo tanimė ėshtė tejkaluar. Shumica e "enveristėve" tė sotėm nuk kanė qenė ndonjėherė ne Partinė e Punės. Karakteristike e tyre, ėshtė se ata nuk janė dakord me qendrimet e politikanėve dhe qeveritarėve shqiptarė nė lidhje me ate qė quhet liri e kombit, dinjitet dhe personalitet i tij. Ata e kanė kritikuar si disfatistė dhe tė paperspektive si lypsarė dhe diletante kėtė politikė, veēanėrisht nė drejtim tė ēėshtjes kombėtare dhe sovranitetit tė vendit. Kanė dhėnė dhe mendimet e tyre se si mund te veprohet. Shumica e kėtyre individėve jane nga ata qė Enver Hoxhėn e kanė quajtur diktator dhe e kanė kritikuar, kur tė tjerėt qė drejtojnė sot, vazhdonin t`i bėnin hosannara. Megjithatė, nga propaganda e sotme, elementė tė tillė, veē tė tjerave, janė cilėsuar si enveristė. Kjo jo pa qellim. Propaganda e sotme zyrtare e Shqipėrisė e di mirė se individe tė tillė, nuk i lidh asgjė me enverizmin si komunizėm. Por me ate, padashur ata dhe kundėr dėshirės sė tyre i lidh nė mėnyrė tė natyrshme, koncepti i pėrbashkėt pėr parametrat e asaj qė quhet liri, pavarėsi dhe dinjitet kombėtar. Nėqoftėse sot nė propagandėn shqiptare, personalitete tė tillė si Rexhep Qosja, Dritėro Agolli, etj, konsiderohen si enveristė, kjo ėshtė treguesi mė pozitiv se tek mendjet mė tė ndritura tė kombit, nė menyrė tė heshtur ėshtė hedhur poshtė hiri i sė kaluarės dhe ėshtė ruajtur dhe pervehtėsuar zjarri i saj. Nuk ka rėndėsi se ēfare emertimesh i vėnė kėtij proēesi njerez dhe personalitete tė ndryshme. Nuk ka rėndėsi se ēfarė emertimi i ve ketij proēesi propaganda zyrtare shqiptare. Nuk ka rėndėsi se ēfarė mendimi zyrtar dhe ēfarė thonė vetė tė etiketuarit pėr termin qė u ėshtė ngjitur. Jo. Tė gjitha kėto nuk kanė rėndėsi. Rėndėsi ka qė brenda kėsaj murtaje dhe lengate, pėr asimilimin kombėtar, kanė filluar tė dalin njerėz qė pėrpiqen tė qartėsojnė shqiptarėt, qė perpiqen t`u tregojnė atyre humnerėn ku kanė rėnė. Megjithe manipulimet qė bėhen pėr ta mveshur kėtė sulm me ngjyra komuniste, qė tė rrisin peshen emocionale nė popull, qė tė zvogelojnė reputacionin dhe autoritetin e kėtyre elementėve nė popull, kjo ėshtė vetėm fasada, vetėm kostumi, vetėm dukja. Nė thelbin e saj, kjo ėshtė lufta e shqiptarizmit, qė synon tė jetojė dhe tė integrohet nė Evropė si njeri me dinjitet dhe me personalitet, me kombėsi tė nderuar dhe tė merituar, me kozmopolitizmin, e fshehur pas demokracisė, qė synon tė integrohet nė Evropė si qytetar i saj, si prodhues dhe konsumues i tė mirave materiale, si njė qenie njerėzore. Eshtė lufta e pėruljes kombėtare, qė etiketohet si demokraci, me dinjitetin kombėtar, qė etiketohet si enverizėm. Mjerisht sot nė kombin shqiptar, ka fituar kozmopolitizmi. Ai ėshtė vija politike e politikanėve tė sotėm tė Shqipėrisė. Ai ėshtė psikologjia sunduese e shumicės sė shqiptarėve qė jetojnė nė Shqipėri.

    Sė dyti: Ka rėnė dukshėm nė popull, pesha emocionale e emėrtimit "enverist". Dukuritė e reja qė kanė lindur gjatė katėr vjetėve tė pluralizmit nė Shqipėri, kanė bėrė mė tė mprehta emertime tė reja, qė pėrditė e mė tepėr po shqetėsojnė jetėn sociale dhe politike tė Shqipėrisė, duke i vėnė nė vėshtirėsi politikanėt dhe partiakėt e Shqipėrisė. Nė Shqipėri, kanė lindur nė radhėt e "antienveristėve", dukuri tė tilla si korrupsioni, servilizmi, kozmopolitizmi, mohimi i vlerave kombėtare, frika, hipokrizia, mashtrimi etj. dukuri tė karakterit tė njeriut. Vitet 1991-1994, janė plot raste tė tilla tė cilat i ka vėnė nė dukje propaganda zyrtare dhe opozitare e Shqipėrisė. Pėr nga pėrmasat qė kanė marrė, ato sot pėrbėjnė rrezikun mė tė madh pėr jetėn sociale dhe politike tė Shqipėrisė. Megjithate, propaganda zyrtare e Shqipėrisė, enverizmin e quan tė keqen mė tė madhe. Natyrshem lind nje pyetje: Kush ėshtė mė i rrezikshėm; njė njeri qė etiketohet si "enverist", por qė ėshtė shqiptar, i pakorruptuar, dinjitoz dhe trim apo njė njeri qė etiketohet "demokrat", por qė ėshtė i korruptuar, servil, hipokrit, mashtrues dhe demagog? Logjika formale tė thotė se pėr njė shoqėri qė i thotė vehtes demokratike, mė tė rrezikshėm janė tė dytėt. Megjithėse ėshtė kėshtu, nė propagandėn zyrtare dhe opozitare tė Shqipėrisė, pėrsėri mė tė rrezikshėm vazhdojnė tė konsiderohen ata qė emertohen "enveristė". Nė Shqipėri, po tė etiketuan "enverist", e humbėt vendin e punės, gazetat dhe mjetet e tjera tė informacionit nė kėtė ēėshtje janė tė specializuara pėr sulmet mė tė egra. Ndėrsa po te etiketuan "demokrat", megjithėse mund tė jesh mashtrues, servil, hipokrit apo matrapaz, nuk tė sulmon kush dhe ke rrugė shpėtimi, sepse ndryshe pakėsohen radhėt e "demokratėve, social-demokratėve, republikanėve, socialistėve, ballistėve, zogistėve etj". Dhe vaj halli pastaj, mbetet Shqipėria nė duart e enveristėve!! Prandaj bashkėjetesa me korrupsionin, mashtrimin, pėrdhosjen e karakterit, hipokrizinė dhe kozmopolitizmin, ėshtė mė e pranueshme dhe shumė mė e pelqyeshme se bashkėjetesa me "enverizmin".
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Shtajner e UNMIK - as mish, as peshk

    http://www.voanews.com/Albanian/arti...%EB%20Kosov%EB
    UNMIK nuk organizon, as nuk pengon zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė
    Shefki Morina
    8 shtator 2002
    Misioni i Kombeve tė Bashkuara nuk do t’i organizojė, pėrkrahė apo legjitimojė, por as nuk do t’i pengojė zgjedhjet presidenciale tė Serbisė nė Kosovė, theksoi shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner. Ndėrkohė, zyrtarėt mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės, kėto zgjedhje i kanė cilėsuar si zgjedhje tė njė shteti-fqinj me dėshirė qė ato dhe tė tjerat nė rajon tė zhvillohen tė qeta. //ze
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •