Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Krimet e papara që i paraprinë barazisë së femrëse në Evropë

    TRADITAT/ Grekët e lashtë i konsideronin desktruktive, romakët të paafta, ndërsa arabët fatkeqësi

    Një vështrim islam mbi femrën

    Të përbashkëtat e kulturave orianetale deri në zbritjen e Kur’anit, që i dha gruas të drejtën e pronës

    Napolon Zeqiri


    Kur flitet për qëndrimin e gruas gjatë periudhave të ndryshme kohore, Islami dallon prej civilizimeve të tjera. Islami i dha femrës status të lartë dhe qëndrim të barabartë me mashkullin. Para ardhjes së Islamit, ato nuk kishin identitet dhe asnjë të drejtë. Religjionet dhe sistemet e mëparshme me femrën janë sjellë si të ishte një mjet, si objekt, e cila mund të blihet dhe të shitet, por edhe të hidhet sipas dëshirës.

    Para ardhjes së Islamit statusi i femrës pothuaj në të gjithë botën ishte i keq. Në shumë vende femrat nuk kishin asnjë të drejtë. Me ato është sjellë më keq se sa me kafshët.

    Shkrimtari pakistanez Siddiqui thotë: “Në tërë botën femra u ishte ekspozuar torturave të papërmbajtura nga ana e meshkujve, të cilën e kishin trajtuar si egërsirë në xhungël”.

    Është menduar se vendi i gruas është në shtëpi; të punojë në fushë dhe të bëjë punët e tjera. Pra, ajo ishte pa identitet dhe pa brengën më të vogël për ndjenjat e saj. Në disa pjesë të botës diskutohej se a thua femra ka shpirt ose a mund të konsiderohet si qenie njerëzore? Në perëndim, gjatë shekujve V-VI të erës së re diskutohej në konferenca të veçanta rreth këtyre pyetjeve.

    Le të japim disa shembuj se si në disa civilizime në periudha të ndryshme janë sjellë ndaj femrës:

    Greqia e vjetër

    Femra është shikuar si një prej burimeve më të mëdha të destruktivitetit në Tokë. Mendësiani që kishte njeriu për femrën në Greqinë e vjetër ishte i tillë që emri i saj duhej të fshehej, ashtu siç mbulon trupin e saj. Demosteni në pika të shkurtëra e kishte sqaruar vlerën e femrës: “Meshkujt, për nevoja merrrnin laviret në mënyrë që t’i plotësojnë kënaqësitë e tyre seksuale, konkubina të cilat kujdeseshin për trupin e tyre, ndërsa gratë për pasardhësit e tyre legjitimë”.

    Italia e vjetër

    Në pjesën më të madhe të qyteteve femra është shikuar si malli që duhet të shitet dhe në të njëjtën kohë është konsideruar si robëreshë. Ajo është menduar se është më pak e vlefshme se mashkulli, është dashur që para tij të ulet në dysheme dhe të ecë apo vrapojë derisa ai të kalëronte.

    Romakët

    Sipas ligjit romak femra është konsideruar si e paaftë, njëlloj si fëmijët dhe të shurdhët. Babai në familjen romake kishte të drejtë që vajzën e tij ta shiste. Vajza nuk kishte status të lirë, derisa e kishte babanë gjallë. Ky rregull vlente edhe për gruan. Mashkulli kishte autoritet që femrën ta shiste, ta rrihte, ta largonte dhe ta mbyste.

    Kinezët

    Femra i ishte caktuar mashkullit dhe nuk kishte kurrfarë të drejte. Ajo ishte më pak e vlefshme dhe në atë mënyrë duhet të sillej me atë. “Asgjë nuk është më e pavlerë se femra”, thotë urtësia kineze. Sipas kësaj, gruaja kineze është më e ulëta e tërë gjinisë njerëzore dhe si rezultat i kësaj ajo duhet t’i kryejë punët më të ulëta dhe më të lira.

    Indianët

    Femra në Indinë e vjetër ishte e pavlerë. Professor Indra në librin e tij “Statusi i femrës në Muhabharata” thotë: “Nuk ka krijesë më të gabueshme se femra”, “Femra është zjarri, i cili ndizet”, “Ajo është pjesa e mprehtë e shpatës”.

    Ndërsa Hatimiu thotë: “Femra në Indi ishte e mësuar ta thërriste burrin e saj; “Zotëriu im”, “Zoti im”, pasi që ai konsiderohej si zot i tokës. Asnjëherë nuk ushqehej së bashku me të. Kur shëtisnin së bashku, ajo duhej të ecte disa metra prapa tij dhe detyrohej ta adhuronte burrin e saj.

    Hebrenjtë

    Disa grupe të hebrenjve mendonin se gruaja është ndihmëse shtëpiake apo objekt. Te çifutët gruaja nuk e kishte të drejtën e trashëgimisë, deri sa ekzistonte si trashëgimtar burri apo i biri.

    Sipas Nenit 36 të Ligjit Civi Izraelit, i cili deri vonë është praktikuar në Egjipt, thotë: “Derisa mungon trashëgmtari, e veja duhet të martohet më të vëllanë e bashkëshortit të vdekur dhe ajo duhet të jetë për të, derisa ai nuk e ndalon atë martesë. Ky rregull burimin e ka te libri i Ekzodit. Ky ligj konsiderohet si ligj i shenjtë i Torës, praktikohet edhe sot si në të kaluarën.

    Arabët

    Në Arabi vrasja e fëmijëve femra nuk është diçka e panjohur. Atë e pritnin dy fate; ose do të rritej në gjirin familjar, ose do të varrosej e gjallë me shpresën se turpi i lindjes së saj do të varrosej së bashku me të. Lindja e fëmijës femër ishte shenjë ogurzezë, ndërsa në anën tjetër lindja e fëmijës mashkull është pritur me kënaqësi dhe gëzim. Femrat nuk ishin të mirëseardhura, sepse arabët mendonin se ato ishin obligim material. Është menduar se femrat janë të paafta të marrin pjesë në sferat politike dhe ekonomike të jetës dhe se ato janë të panevojshme gjatë periudhave të luftrave, përshkak të dobësive të tyre trupore.

    Arabët nuk ishin të vetëm në kryerjen e këtyre veprave johumane. Zakone të tilla ekzistonin edhe në Japoni dhe Kinë. Në Indi, për më tepër, nuk lejoheshin që të prekej idhulli i tyre me dorën e tyre dhe nëse kjo ndodhte, atëherë atë idhull e shkatërronin.

    Gjendja aspak më e mirë nuk ishte as në Japoni, ku femra konsiderohej si e paaftë të merrte pjesë në ndonjë aktivitet fetar.

    E drejta e femrës myslimane

    Është bërë trend të mendohet se nga femra myslimane kërkohet të jetë e vërbër dhe, pa as më të voglin kundërshtim, e nënshtruar ndaj burrit të saj.

    Për dallim nga kulturat e tjera, Islami femrës i jep të drejta të shumta; njëra prej tyre është që ajo ta mbajë mbiemrin e saj pas martesës. Ajo ka të drejtë të ketë identitetin e vet dhe për dallim nga kulturat e tjera ajo nuk e ka caktuar raportin me burrin e saj.

    Pasuria që sjell në shtëpinë e burrit mbetet e saj dhe vetëm ajo ka të drejtë në shfrytëzimin e saj.

    Megjithatë, ne duhet që gjithnjë të kemi në mendje rëndësinë e ndryshimeve të traditave të një populli dhe Islamit dhe nuk guxojmë të akuzojmë Islamin për shkak të traditave të ndonjë populli. Për fat të keq, disa shtete islame kanë disa tradita, të cilat janë larg Islamit të vërtetë dhe për këtë arsye e akuzojnë Islamin se e trajton gruan inferiore në krahasim me mashkullin. Në të vertetë kjo është shpresëdhënëse, se sa më shumë që akuzohet Islami për keqtrajtimin e femrës, aq më shumë femra e pranojnë Islamin si besim të tyre.

    LINDJE

    Aty ku seksi vendoste për jetën

    Në Arabi vrasja e fëmijëve femra nuk është diçka e panjohur. Atë e pritnin dy fate; ose do të rritej në gjirin familjar, ose do të varrosej e gjallë me shpresën se turpi i lindjes së saj do të varrosej së bashku me të. Lindja e fëmijës femër ishte shenjë ogurzezë, ndërsa në anën tjetër lindja e fëmijës mashkull është pritur me kënaqësi dhe gëzim. Femrat nuk ishin të mirëseardhura, sepse arabët mendonin se ato ishin obligim material. Është menduar se femrat janë të paafta të marrin pjesë në sferat politike dhe ekonomike të jetës dhe se ato janë të panevojshme gjatë periudhave të luftërave, për shkak të dobësive të tyre trupore. Arabët nuk ishin të vetëm në kryerjen e këtyre veprave johumane. Zakone të tilla ekzistonin edhe në Japoni dhe Kinë.

    MENDËSIA/ Në Francë diskutimi kryesor i teologëve ka qenë: Të njihet gruaja si krijesë, me shpirt apo jo

    Krimet që i paraprinë barazisë në Evropë

    Nuk është asgjë e fshehtë se ndaj femrës kanë kryer krime të papara. Mjeti i që shërbente për keqtrajtimin e tyre ishte rripi i mbështellë fort, i cili shërbente që të pamundësonte kontaktin seksual me meshkujt e tjerë, deri sa ai ishte i papranishëm. Ky rrip quhej rrip i pafajësisë (virgjërisë).

    Tregtia me femra ishte e lejuar në Angli deri në vitin 1805. Çmimi i tyre ishte 5 peni. Në vitin 1931 një anglez e shiti gruan e tij për 500 funta. Edhe pse avokati i tij e përkrahte, gjyqi e hodhi posht vendimin e tij, sepse ligji i tillë vlente deri në vitin 1805. Ndërsa i akuzuari u dënua me 10 muaj burgim.

    Në shek.V “Këshilli nga Makoni” u mblodh në mënyrë që të shqyrtonte “Të vërtetën rreth femrave”. Me qëllim të shqyrtimit të mendimit se a thua ka ajo shpirt si njeriu? Dhe erdhën në përfundim se të gjitha femrat kanë shpirt të prishur dhe të gjitha ato janë të dënuara me mallkim të përjetshëm, dhembje dhe qëndrim në zjarr, përveç Marijes, nënës së Jezusit. Etërit e shenjtë të ritit katolik e kanë konsideruar femrën si përgjegjëse për mëkat. Ndërsa të tjerët mendonin se “Trupi i femrës është derë për hyrjen e djallit” dhe si e tillë ajo duhet të jetë e mallkuar përgjithmonë.

    Në vitin 586 Këshilli i të Shkathtëve shpalli se gruaja nuk i takon gjinisë njerëzore dhe se ajo është krijuar vetëm për t’i shërbyer njeriut.

    Kur shpërtheu Revolucioni Francez, Liri, Vllazëri dhe Barazi nuk vlente për femrat. Para ndryshimeve të vitit 1942, ligji francez nuk e ka konsideruar femrën si të barabartë. Asaj nuk i lejohej të nënshkruante ndonjë marrëveshje pa pjesëmarrjen e ndonjë të afërmi. Vendi i femrës ishte në shtëpi dhe puna më e madhe e saj ishte kujdesi që bënte për fëmijët. Ato ishin plotësisht të varura nga burrat e tyre apo meshkujt e tjerë në shtëpitë e tyre. Një lloj i tillë i dhunës kishte vazhduar me shekuj.

    Khan, autor i librit “Femrat në Islam”, thotë: “ Në Angli në shekullin e 16-të të gjalla janë djegur rreth 8 milionë femra. Vetëm më 1850 femra është konsideruar si qytetare, ndërsa më 1882 kishte të drejtën e posedimit të pronës. Në Francë më 1586 ende diskutohej nëse femra është me shpirt dhe se a i takon gjinisë njerëzore. Vetëm më 1938 është shpallur ligji për të drejtën e pronës dhe posedimin e llogarisë bankare.

    Ndërsa E. Figar thotë: “Deri vonë gruaja nuk ka pasur të drejtën e votës, ishte e përjashtuar nga jeta kulturore dhe punët publike”.

    Shumë është folur për luftën e ashpër që ka bërë gruaja në perëndim në kërkim të të drejtave të tyre. Feministet Mari Uollstonkraft dhe Margaret Fuller theksonin se femrave duhet që së paku t’u jepet mundësia të tregojnë shkathtësitë e tyre dhe t’u lejohet që të përparojnë. Ato ftonin që femrat të njihen si qenie njerëzore. Kështu ishte situata në lidhje me femrat jo shumë larg.

    Në krishterizëm gruaja është fajtore për gabimin e Adamit dhe ata besojnë se pikërisht për këtë është dashur të vdesë i biri i Zotit (Jezusi).

    Islami është në kontrast të madh sa i përket kësaj çështjeje. Sepse ai nuk e njeh Havanë si gabimtare të vetme. Të dy, edhe Ademi edhe Havaja, janë fajtorë për ngrënien e frutit nga pema e ndaluar, siç është qartë e cituar në Kur’an:

    “Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi”. (Kur’an: 20:121).

    Mahatma Gandi

    “Nëse do të isha grua, do të revoltohesha”

    Ja se ç’thotë Gandi, udhëheqësi i pavarësisë së Indisë, në lidhje me femrën: "Në qoftë se në shoqëri prania e femrës nuk shërben për gjë tjetër, vetëm për të kënaqur pasionet e burrave, ne të gjithë, në emër të burrave (si seks) duhet të ulim kokën nga turpi. Do të doja që raca njerëzore të shkatërrohej në tërësi se sa ta kthenim në një objekt dëfrimi e poshtërimi femrën, krijesën më delikate të Zotit. Kjo do të thotë të përpiqemi t‘i shkelmojmë thesaret që i ka derdhur Zoti në këtë botë duke krijuar mashkullin e femrën. Për këtë qëllim nuk dua të jap vetëm një këshillë morale, por u drejtohem të gjithë burrave të botës që me veprimet e tyre të mos e ulin femrën, për të cilën gjithmonë kanë ëndërruar që të fitojë një liri të vërtetë. Në anën tjetër më vjen shumë keq kur shoh tek disa prindër që shfaqin një neglizhencë kriminale për sa i përket edukimit e shkollimit të vajzave të tyre duke i lënë këto në një injorancë më të thellë se djemtë e tyre. Ata përpiqen vetëm të gjejnë një burrë të pasur për të dhe pa asnjë vlerë tjetër. Sikur të isha femër do të revoltohesha shumë kundër pretendimit të burrave se gjoja femra ka lindur vetëm për t‘u bërë një objekt dëfrimi e loje. O femra; nëse ju grimoheni vetëm për të tërhequr burrin dhe për të nxitur shthurjen e tij, hiqni dorë e mos iu nënshtroni këtij poshëtrimi”.

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Teme interesante !

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Islami i dha femrës status të lartë dhe qëndrim të barabartë me mashkullin. Para ardhjes së Islamit, ato nuk kishin identitet dhe asnjë të drejtë.
    Per mua eshte gjeja me e parendesishme se ku dhe kur eshte shkruar per te drejtat e barabarta te femres me mashkullin,
    mua me intereson ekzistenca dhe zbatimi ne praktike i saj .


    Dikush di te jap nje shembull te vetem ku femrat ne shtetin arap i praktikojne te drejtat e lartpermendura!

    Hebrenjte

    Sipas Nenit 36 të Ligjit Civi Izraelit, i cili deri vonë është praktikuar në Egjipt, thotë: “Derisa mungon trashëgmtari, e veja duhet të martohet më të vëllanë e bashkëshortit të vdekur dhe ajo duhet të jetë për të, derisa ai nuk e ndalon atë martesë. Ky rregull burimin e ka te libri i Ekzodit. Ky ligj konsiderohet si ligj i shenjtë i Torës, praktikohet edhe sot si në të kaluarën.
    A nuk praktikohet kjo edhe ne Islam?
    Une e di se ka raste edhe sot qe ne mjediset shqiptare(mysliman)ende sot e praktikojne kete "ligj"!



    Arabët

    Në Arabi vrasja e fëmijëve femra nuk është diçka e panjohur. Atë e pritnin dy fate; ose do të rritej në gjirin familjar, ose do të varrosej e gjallë me shpresën se turpi i lindjes së saj do të varrosej së bashku me të.
    Kjo siper ishte kulminacioni i temes!


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Teme interesante !


    Per mua eshte gjeja me e parendesishme se ku dhe kur eshte shkruar per te drejtat e barabarta te femres me mashkullin,
    mua me intereson ekzistenca dhe zbatimi ne praktike i saj .


    Dikush di te jap nje shembull te vetem ku femrat ne shtetin arap i praktikojne te drejtat e lartpermendura!



    A nuk praktikohet kjo edhe ne Islam?
    Une e di se ka raste edhe sot qe ne mjediset shqiptare(mysliman)ende sot e praktikojne kete "ligj"!





    Kjo siper ishte kulminacioni i temes!


    O RTP,
    Pse te djeg miza ty grupi? Pse reagon ne ate menyre? A mos valle nuk jane te verteta ato qe thuhen?

    Shkrimi i sjelle nga Xhuxhumaku, i shkeputur nga "DITA", i ben nje analize femres dhe rolit te saj ne shoqeri dhe epoka te ndryshme dhe me pas jep shkaqet e asaj qe çuan ne levizjet feministe. Ato qe thuhen jane plotesisht te verteta, te pelqejne ose jo ty.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Xeni

    Ty te eshte bere kjo""Replike ,RTP-se "si sirup-kolli para dhe mbas buke!?
    Ndegjo vellaqko,
    une perurova Xhuxhumakun per temen,se hapi nje teme shume interesante!Dhe,dhash komentin tim,mos te ardh`t merzi.U lodha per komente te matutjeshem...
    Kaq.
    (Kuku per mue ç`me gjet me keto SKJARIME)....

    Hajt paq diten e mir!
    RTP-ja

    ps.Sikur ju njerez keni brumin asi lloji qe ti beni njerezit alergjik ne entuziazmin per debat!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Teme interesante !

    Per mua eshte gjeja me e parendesishme se ku dhe kur eshte shkruar per te drejtat e barabarta te femres me mashkullin,
    mua me intereson ekzistenca dhe zbatimi ne praktike i saj .
    Gjeja me e rendesıshe eshte qe ta kuptosh se nga e ka zanafıllen te drejta e femres.Per njerz qe nuk dın apo ju ka perzıer petlla me uje do marre nje shembull;
    Me mıre eshte te dısh se kush ıshın te paret e Shqipetareve,se te mesosh se kush jan shqipetaret...

    Citim Postuar më parë nga RTP
    Dikush di te jap nje shembull te vetem ku femrat ne shtetin arap i praktikojne te drejtat e lartpermendura!.
    Islamı(kuranı)nuk ka ardhur vetem per arabet apo shqipetaret,Islamı eshte per mbarnjerzımın.Islamı lındı tek vendet arabe,dhe kjo nuk do thot se jan keshılla arabe,jan keshıllat qe ı paraprın Umıtetı Muslıman....


    Citim Postuar më parë nga RTP
    A nuk praktikohet kjo edhe ne Islam?
    Une e di se ka raste edhe sot qe ne mjediset shqiptare(mysliman)ende sot e praktikojne kete "ligj"!!.
    ....ıslamı femren nuk e mbyell ne shtepı.E mbyll aı qe nuk eshte muslıman,aı qe eshte ne munges te dıturıs se ıslamıt.Shembull,kur Gruaja nuk ka ndonje nevoja apo pune qe te jete jashte shtepıs eshte e detyruar te kujdeset per femıt,t"mos shkoj ne Bare,apo te behet prostetuke,apo ti ja qoj qefın nje mashkullıt qe e paguan me lek.
    Qellimi i islamıt eshte qe femra pası qe eshte bartesı ı shtımıt te njerzaımıt ta mbroj dhe ta largoj nga e keqja.Te mos bej kurverı,te jete e mbrojtur nga Shejtanı,per te e oblıgon te jete e mbuluar me petka,ate pjese qe e weshte e turpshem te jete e veshur.


    Citim Postuar më parë nga RTP
    Kjo siper ishte kulminacioni i temes!
    Sipas keti shkrimit,ti nuk je Shqipetare,ti nuk je musliman.Ti je jomusliman.Dhe ata qe jan Jobesımtare ka te drejte te punojn dhe veprojn ashtu sı qe ı ja qon qefı apo hujı deri sa e ka dıten e caktuar....dhe ato dıte e kaluar do te jen dıte deshmıje qe ke qene ne rruge te gabuar,por lus zotın qe te kete meshıre ne te.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    A muj dole pak,Irfan efendi ?

    Maspari,je kah me bon merak me keto shkronja se po duken si te sakatueme!Po dyshoj mos ta ka nguc najkush tastaturen pahiri?


    Ngo:
    Te kisha lut shume,po pate kohe me m`dhane spjegim ne keto pikpytjet e mia qe ti kam vendos ne fjalet tua,kisha me t`faleminderue shume(po jo me sjell shkrime nga Kurani).
    Tregona pra ti efendi,si na qenka kjo puna e :

    1.Zanafilla e femres?................

    2.Te paret e shqiptareve?.......................(ketu perqendrohu mire edhe jep shpjegim sa ma te shpejte)

    3.Mbasi Islami na paska pa ardhe (pik)per mbarnjerzimin,ateher,pse pik-i bash ne tokat arape?Mos jane ata engjujt e botes?

    4.Sipas teje,Islami edhe e mbyll,.edhe NUK e mbyll gruen ne shtepi,
    ne perjashtim te disa (m`dhet)rasteve ku me keqardhje duhet ta mbyll ,sepse ajo duhet kujdes per femi.!!!

    Ateher a nuk t`vjen gjynah(haram)me e rrit papunesin per nanit dhe qerdhet?Ah?

    Supozojme se femra deshiron me shkue ne Bar,me pi nje koktell se vallain ta kendaq shpirtin ajo atmosfera me muzike e gjona...nejse,ti nuk kupton per cfar flas,me mire ti bie shkurt!
    Ti e ndalon rreptesisht kete kenaqesi dhe sigurishte i quen me nje emer haram dhe shume lehte i bie vi se cfar na qenka e mire per shpirtin!

    Po nese vajza shkon dhe bene dashuri me ndonje mashkull me qejf(me lek apo pa lek)ne njefar menyre a nuk kane te dy perfitim nga kjo?Ai i shkreti kushedi ne cfar sikleti eshte,po edhe vajza,pra e beri me qejf dhe ketu pse te denohet njeri?S`ka logjike ore loqko.
    Mirepo,ti e detyron femren MOS te bej kete,MOS te bej ate se ju,predikuesit e fese myslimane jeni me te ndershmit ne bote,me te moralshmit...

    4. Irfan efendi,nese une tmerrohem me varrimin e vajzave(per se gjalli)
    apo vrasjen e tyne,ateher une jam ANTI shqiptar?
    (
    sa per mysliman,mos te zgjas..)


    Shih djalosh,lute ti Zotin(mbase paske lidhje celulare direkte me te)
    te kete meshire ne ty,se vertet kam zane mu ba merak qe do marresh ne qafe dike...
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 09-08-2005 më 03:49

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Historia e trajtimit të qenies delikate nga Evropa e Mesjetës deri në ditët tona

    Femrat, ndëshkimi anglez me rripin e virgjërisë

    Historia e trajtimit të qenies delikate nga Evropa e Mesjetës deri në ditët tona

    Të jesh femër në ditët e sotme shpesh konsiderohet si privilegj, ndërsa mijëra vjet më parë ishte vetëm një fatkeqësi

    ANALIZA/ Si trajtohej gruaja në kohët e vjetra dhe në vende të ndryshme. Shenjat që mbetën nga poligamia

    Femra në histori: Biznes dhe “mish”

    Seksi i dobët dhe delikat, siç thuhet sot, dikur ka qenë vetëm një turp, që “mbinte” në derën e çdo familjeje

    Elis
    abeta ILNICA


    TIRANË – Të jesh femër në ditët e sotme shpesh konsiderohet si privilegj, ndërsa mijëra vjet më parë ishte vetëm një fatkeqësi. Nëse bëhet një analizë historike që nga koha e romakëve rezulton se gruaja dikur ishte vetëm një plaçkë, për t’u blerë apo shitur. Diku, diku, edhe për t’u ngrënë. Ajo ishte me fat, nëse do të mbijetonte. Më poshtë, gazeta “Dita” boton në mënyrë të përmbledhur mënyrën se si trajtohej femra në kohët e vjetra, shenja të së cilave duken se kanë mbetur ende në disa vende.

    Në Romën antike

    Në kohën antike romake, femra ishte vetëm një pajë e kryetarit të familjes (ky mund të ishte vjehrri ose bashkëshorti), me statut birësor dhe konsiderohej si motër e fëmijëve të tij. Gratë apo vajzat nuk kishin asnjë të drejtë për veten e tyre dhe konsideroheshin apo trajtoheshin si plaçkë lufte ose tregtie. Mashkulli kishte të drejtë që femrën ta shiste, ta rrihte, ta largonte apo ta mbyste. Para burrit dhe babait, ato nuk kishin asnjë të drejtë pronësie apo për më tepër të bënin vizita ose udhëtime të shkurtëra, qoftë edhe për nevojat e tyre personale. Babai mund t‘i shiste vajzat e tij kurdo që të dëshironte, mund t‘i jepte hua ose t‘i mbyste, sipas dëshirave të tij, si dhe të tjera gjëra të këtij lloji. Kështu pra, femra nuk kishte asnjë të drejtë si qenie njerëzore.

    Në Greqinë e lashtë

    Para erës kristiane, në Greqinë e lashtë nuk ekzistonte martesa e zakonshme. Grekët jetonin në grupe dhe fëmijët nuk e njihnin nënën e tyre. Poligamia nuk ishte diçka e zakonshme, por çdo njeri, sipas gjendjes ekonomike, mund të mbante në shtëpi një numër të caktuar grash, jashtë martese. Në Greqi, femra nuk kishte një status juridik dhe burri i martuar me të mund ta falte si dhuratë ose ta jepte hua. Ajo mbahej si pronë, ashtu siç mbaheshin skllevërit dhe kafshët që përdoreshin për nevoja të ndryshme. Kishte raste që grekët i lidhnin femrat në një hu dhe i fshikullonin me kamxhik. Më vonë, meshkujt merrnin lavire për të plotësuar kënaqësitë e tyre seksuale, konkubina, të cilat kujdeseshin për trupin e tyre, ndërsa gratë për pasardhësit legjitimë.

    Në Azi

    Në mes të popujve më të qytetëruar të Azisë ajo çfarë linte më së tepërmi për të dëshiruar ishte gjendja e femrës. Si shembull sillet Tibeti ose Kina, ku femra nuk ishte e barabartë as me një kafshë barre. Duke iu referuar gjithmonë të drejtave shoqërore, gruaja mbetej gjithmonë nën tutelën e mashkullit, burrit, babait ose në mungesë të tyre, të vëllait. Gruaja kineze konsiderohej më e ulëta e tërë gjinisë njerëzore dhe si rezultat i kësaj ajo duhet t’i kryente punët më të ulëta dhe më të lira. Në Kinë, gruaja nuk kishte të drejtë të ulej në tavolinë e të hante bukë me bashkëshortin e fëmijët e saj të rritur. Në tryezë, ajo rrinte pa lëvizur si një robot i kurdisur, e gatshme për t‘i ndezur çibukun burrit të saj. Ndërsa për të drejtë trashëgimie, as që bëhej fjalë. E njëjta situatë përsëritej edhe në Indokinë, por këtu vjen një rast i veçantë, përsa i përket dëshmisë së femrës. Ajo nuk mund të hynte brenda gjykatës, por rrinte te porta për të thënë atë që kishte ose që i kërkohej. Megjithatë, dëshmia e saj kurrë nuk kishte vlerë të vërtetë. Femra indokineze mund të shkëmbehej për pagesën e një borxhi, nëse do ta pranonte kreditori.

    Në Indi

    Të gjitha femrat ishin nën tutelën e bashkëshortit, të djalit ose të familjes së burrit e nëse nuk ekzistonte ndonjë tutor, atëherë ajo ishte e varur nga Mbreti. Bashkëshorti e konsideronte atë si një skllave të tij dhe ajo nuk duhej ta thërriste kurrë në emër, por veçse “zotëri, padron, imzot" apo epitete të tilla të këtij lloji. Në rast se guxonte ta thërriste mashkullin në emër, mund të priste dënimin, edhe me jetën e saj. Ndërkaq, gjatë periudhës së menstruacioneve, femra inidiane mbyllej në një vend, ndërpritej çdo kontakt me të dhe ushqehej nëpërmjet një sporteli, për arsye se gjatë kësaj kohe konsiderohej si e ndyrë.

    Në Australi

    Rasti më ekstrem i sjelljes ndaj femrës ka qenë Australia. Ato konsideroheshin si kafshë shtëpiake dhe shërbenin si mjet për shuarjen e pasioneve të mashkullit dhe për shtimin e popullsisë. Veç kësaj, atje praktikohej një zakon makabër, gjatë periudhave të zisë dhe të thatësirës. Në këto periudha, gruaja mbytej dhe mishi i saj hahej, për të plotësuar mungesën e ushqimit. Ajo nuk kishte të drejtë të shoqëronte bashkëshortin gjatë ngrënies, pra të hanin të dy njëkohësisht. Gruaja duhej të priste derisa të ngopej burri, që të fillonte të hante tepricat e mbetura në tryezë. Një vejushë, pas vdekjes së të shoqit, bëhej pronë e vëllait të të vdekurit, derisa të ishte gjallë. Australianet e vjetra rrallë vdisnin në shtratin e tyre, nën kujdesin mjekësor të të afërmve. Ajo lihej në mëshirën e fatit, derisa të ndërronte jetë. Madje, kishte raste kur theksohej se ajo kishte jetuar shumë dhe mbytej duke i vënë duart në fyt ose duke e lënë pa ngrënë për një kohë të gjatë, derisa jepte shpirt. Një tjetër karakteristikë në Australi ishte se njerëzit e shfaqnin dashurinë ndaj prindërve në një mënyrë të çuditshme. Për të mos vuajtur në pleqëri, ata i varrosnin prindërit për së gjalli, sapo mbushnin 40 vjeç.

    Në Afrikë

    Duket pak ngushëlluese kur thuhet se në Afrikë, mishi i femrës konsumohej më pak se në Australi. Një shkrimtar anglez në reportazhet e udhëtimeve të tij nga ky vend shkruante se kishte parë në ato zona të servirej në bankete mishi i femrave e i fëmijëve. Në Afrikë, ndërtimi i kasolleve e i shtëpive, endja e tapeteve dhe e rrogozeve, punët bujqësore, mbjelljet e ujitja janë punë që i përkisnin grave, sepse burrat nuk i prekin me dorë, të tilla punë. Madje, në disa krahina, berberët, hamallët e kirurgët ishin krejtësisht femra. Burrat merreshin vetëm me larje rrobash, rrobaqepësi e nganjëherë punë me metal. Armët, veshjet dhe kapelet e burrave janë të shenjta për femrat, kështu që nuk guxojnë t‘i prekin me dorë. Po kështu, kur burrat janë duke fjetur, gratë nuk duhet të kalojnë nga shtrati i tyre për të mos i zgjuar.

    Në Amerikën e Veriut

    Femrat e kishin për detyrë që të siguronin ushqimin e familjes, ndërsa burrat të dëfrenin, sidomos duke vajtur për gjah. Megjithatë, ata nuk mjaftoheshin me kaq. Të vjetrat i mbysnin me duar, duke kërkuar më pas femra të reja. Gjithashtu, ata ua fusnin kokën në një vrimë të mbushur me tym karboni, duke i mbajtur ashtu derisa asfiksoheshin. Nga frika e ndonjë sulmi të fiseve të tjera, gratë ishin rojet që kujdeseshin gjithë natën për sigurinë e burrave. Në një nga fiset e Karaibeve ndiqej një zakon shumë çnjerëzor: Femra duhet të niste punën menjëherë sapo të lindte, ndryshe e pësonte.

    Në Arabi

    Burri ishte një qenie brutale, më i egër se kafshët. Ai nuk kishte mëshirë as për fëmijën e tij dhe e zhdukte atë me duart e veta. Sapo lindte një vajzë, familjet e njohura e varrosnin për së gjalli këtë fryt delikat të jetës. Ky nuk ishte një zakon vetëm i arabëve. Në Australi apo në disa fise në Afrikën e Jugut e përdornin mishin e fëmijëve të tyre, për të ndjellur luanët që sulmonin kopetë e tyre. Në Arabi, lindja e një vajze konsiderohej si një kob. Ajo fshihej prej miqve e të afërmve, sikur t‘u kishte ndodhur një ngjarje e turpshme. Babai, kur merrte lajmin e lindjes së vajzës, skuqej nga turpi, sikur t‘i kishte rënë një fatkeqësi e madhe. Vetëm me lindjen e fesë islame femrat arabe arritën të shtoheshin, më në fund.

    TË NDRYSHME

    Detyra, privime e injorime të tjera

    Në ishullin Rape, në Polinezi, gratë detyroheshin t‘u mëkonin burrave të tyre ushqimin, kafshatë mbas kafshate.

    Në Zelandën e Re, femrat përdoreshin për të mbajtur pesha të rënda, punë kjo që nuk bëhej nga burrat, sepse konsiderohej akt çburrërimi.

    Në ishujt Marquises, mishi, pula, frutat e kokosit dhe arrat janë një ushqim që u rezervohet vetëm burrave; femrat nuk kanë të drejtë t‘i konsumojnë.

    KËSHILLI

    “Ajo nuk i takon gjinisë njerëzore”

    Në shek.V, “Këshilli nga Makoni” u mblodh në mënyrë që të shqyrtonte “Të vërtetën rreth femrave”. Qëllimi ishte nëse ato kanë apo jo shpirt. Në përfundim të studimit, u konkludua se të gjitha femrat kanë shpirt të prishur, janë të dënuara me mallkim të përjetshëm, dhimbje dhe qëndrim në zjarr, përveç Marisë, nënës së Jezusit. Etërit e shenjtë të ritit katolik e kanë konsideruar femrën si përgjegjëse për mëkatet. Sipas tyre, “trupi i femrës është derë për hyrjen e djallit”, ndaj ajo është mallkuar përgjithmonë. Në vitin 586, “Këshilli i të Shkathtëve” shpalli se gruaja nuk i takon gjinisë njerëzore dhe është krijuar vetëm për t’i shërbyer njeriut.

    REVOLUCIONI

    Francezet, të varura, por të privilegjuara

    Deri sa shpërtheu revolucioni francez: “Liri, Vëllazëri dhe Barazi”, femra në këtë pjesë të botës nuk vlente për asgjë. Të paktën nga ana ligjore, edhe pse realisht ishte më e privilegjuar se sa në shumë shtete të tjera. Para ndryshimeve të vitit 1942, ligji francez nuk e ka konsideruar femrën si të barabartë. Asaj nuk i lejohej të nënshkruante ndonjë marrëveshje, pa pjesëmarrjen e ndonjë të afërmi. Vendi i femrës ishte në shtëpi dhe puna më e madhe e saj ishte kujdesi që bënte për fëmijët. Ato ishin plotësisht të varura nga burrat e tyre apo meshkujve të tjerë në shtëpitë e tyre. Një lloj i tillë i dhunës kishte vazhduar me shekuj, deri në revolucionin e madh.

    STUDIMI

    Rreth 8 milionë gra u dogjën në Angli

    Një ndër autorët më të njohur që ka bërë studimin historik të trajtimit të femrave, Kahn shkruan në një libër të posaçëm për to: “ Në Angli, në shekullin 16, vetëm të gjalla janë djegur rreth 8 milionë femra. Duhej që të vinte viti 1850, që femra të konsiderohej si qytetare, ndërsa më 1882 kishte të drejtën e posedimit të pronës. Në Francë, më 1586, ende diskutohej, nëse femra ka shpirt dhe se a i takon gjinisë njerëzore. Vetëm më 1938 është shpallur ligji për të drejtën e pronës dhe posedimin e llogarisë bankare. Ndërsa E. Figar thotë: “Deri vonë gruaja nuk ka pasur të drejtën e votës, ishte e përjashtuar nga jeta kulturore dhe punët publike”.

    EVOLUCIONI/ Nga tregtia e qenieve delikate në Evropën e Mesjetës e deri te trajtimi i tyre në Shqipëri

    Ndëshkimi anglez, me rripin e virgjërisë

    Nuk përbëjnë më sekret krimet nga më mizoret që janë bërë me qenien e brishtë dhe delikate, femër. Madje, një ndër shtetet që sot radhitet ndër më kryesorët në mbrojtjen e të drejtave të femrës, dikur i ka masakruar në mënyrën më çnjerëzore. Një ndër to ishte dhe dënimi për virgjërinë. Për të ndëshkuar femrat, përdorej një mjet, i cili shërbente për të eliminuar kontaktin seksual me meshkujt. Ky quhej rrip i virgjërisë. Shitblerja e femrave u lejua në Angli deri në vitin 1805. Çmimi i tyre ishte 5 peni. Në vitin 193, një anglez e shiti gruan e tij për 500 funta. Edhe pse avokati i tij e përkrahte, gjyqi e hodhi poshtë vendimin e tij, sepse ligji vlente deri në vitin 1805. Ndërsa, i akuzuari u dënua me 10 muaj burgim.

    Sot

    Në ditët e sotme, femrat po fitojnë gjithnjë e më tepër rol në shoqëri. Edhe pse sërish nuk mungojnë keqtrajtimet, dhuna fizike apo psiqike, etj, gjithsesi në shumë shtete ato janë më të privilegjuarat e shoqërisë. Problematike mbeten sërish kontinentet e Afrikës, Azisë dhe një pjesë e Australisë, ku gratë vuajnë nga mbipesha e punëve të përditshme për të përballuar jetesën, por edhe nga ndëshkimi i burrave. Ndërkaq, edhe në Shqipëri ndjehet një zhvillim më i madh i femrës, duke zënë vend sidomos në administratën publike, ndërsa në politikë ajo mbetet ende e privuar. Megjithatë, tendenca e grave shqiptare në vendmmarrje ka shënuar një rritje të madhe, krahasuar nga viti në vit. Po ashtu, edhe në universitetet shqiptare numri i femrave është më i madh se sa ai i meshkujve.

    FAKT

    Statistikat tregojnë se sot mbi 4 milionë gra janë viktima të akteve të rënda të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët, çdo vit.

    Po sipas statistikave, një ndër katër gra ka shanse të bjerë viktimë e dhunës në familje.

    FBI-ja thekson se 30 për qind e grave, që vriten në Shtetet e Bashkuara, janë viktima të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët.

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Normalisht lindin me shume meshkuj sesa femra! Por vdekshmeria e meshkujve eshte me e larte se e femrave keshtu numri barazohet.

    Kuriozitet:

    Ne Kine ka mbi 50 milione djem te moshes 25-35 vjec qe nuk iu gjendet me qiri nje femer sido qe te jete. Kjo si pasoje e nje fabule kineze me mire nje djale sesa nje vajze. Ne lindje vrisnin femijet femrat. Ne Pekin po fillojne getot me beqare te cilet mund te humbin emrin e familjes.

    Komente??????????????????????????????

Tema të Ngjashme

  1. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  3. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •