Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    917
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)

    Kultura dhe Qyteterimi - /Nje teori mbi qyteterimin/

    HYRJE

    Kreu i I

    Kultura dhe qyteterimi-vecori e njeriut
    Themeli bilogjik dhe psikologjik i kultures se qyteterimit.

    Kreu i II

    Mynyra e te kuptuarit te kultures dhe qyteterimit
    Qendrime antropologjike, sociologjike dhe historike
    Dobesia teorike e qendrimeve ekzistuese

    Kreu i III

    Nje teori e qyteterimit
    Lindja e qyteterimeve
    Ndarja kulture-qyteterim
    Relacioni culture-qyteterim
    Shkatarrimi i qyteterimeve
    Ndryshimet kulturore

    Kreu i IV

    Qyteterimet e vjetra ne driten e teorise se elaboruar
    Qyteterimi i Mesopatamise
    Qyteterimi i Egjiptit
    Qyteterimi Grek
    Qyteterimi Romak

    Kreu i V

    Panorama e sotme dhe pamja e ardhmerise
    Bota ndermjet qyteterimit Islam dhe atij perendimor


    Autori- Jellmaz Ozakpenar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 31-07-2005 mė 05:40
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    917
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    HYRJE

    Ne ceshtjen e te kuptuarit te kultures dhe qyteterimit midis shkencetareve dhe mendimtareve egzistojne dallime te dukshme.Nga ana tjeter , ne piken e “mjegullures” rreth ceshtjes se permbajtjes se ketyre dy koncepteve ekziston pothuajse nje unitet total mendimesh(consensus).Ne pjesen e sotme te shkrimit mbi kulturen dhe qyteterimin, qe do zgjase pese janve , do ta trajtoj vecorine me te pergjithshme te kultures dhe qyteterimit.Pa marre parasysh permbajtjen e vecante te fenomeneve te quajtura culture dhe qyteterim, mund te thuhet se ekziston nje cilesi e perbashket e tyre.Si kultura ashtu dhe qyteterimi, nuk jane fenomene qe ekzistojne ne natyre para veprave te njeriut.Lindja dhe formimi i tyre nuk mund te trajtohet si rezultat i kapaciteteve te lindura te njeriut apo si rezultat automatic i fantazise gjenetike te tij.Pra kultura dhe qyteterimi nuk jane fenomene qe njeriu i gjen te gatshme ne natyre ose ne strukturen e vet biologjike.Njeriu kulturen dhe qyteterimin i formon ne nje fushe te mundesive ne saje te preferimeve te veta.Ne pjesen e sotme te diskutimit tim serial, do te elaboroj themelin biologjik dhe psikologjik te kultures dhe qyteterimit.Ky themel qe e dallon njeriun nga gjallesa e tjera qyteterimin dhe kulturen i ben cilesi specifike te njeriut.
    Javen e ardhmshme ose ne pjesen e dyte do ti qasem shkakut te ekzistimit te koncepteve te ndryshme mbi kulturen dhe qyterimin ne sferen te antropoligjise, sociologjise dhe histories.Po ashtu do mundohem te tregoj se njeri nga shkaqet kryesore te shumesise net e kuptuarit e kultures dhe qyteterimit eshte perkufizimi i tyre duke u bazuar ne pershtypjet personale.Ku shihet se shumesia dhe komplkesiviteti i ngjarjeve nuk mund te permblidhen brenda perkufizimeve, flitet per paqartesine-sikur ajo te ishte nje vecori e temes ne fjale- e ceshtjes se koncepteve culture dhe qyteterim.Kurse e verteta eshte se konceptet culture dhe qyteterim nuk jane te pavarura nga botekuptimet e tona.Konceptet jane mjete te shkencave ne sfere te menduarit, kuptuarit dhe sqaruarit.Ne shume raste qysh ne hapin e pare, nje qendrim rreth kultures dhe qyteterimit qe perputhet me preferimin personal ose botekuptimin e pergjithshem prenzantohet si nje perkufizim i prere.Perkufizime te ketilla, ne vend qe te bejne perpjekje ta kuptojne thelbin unifikues te ngjarjeve ne planin observues te tyre, mundohen ti tregojne dallimet e “dukurive” konkrete.Kurse konceptet shkencore duke i tejkaluar dallimet konkrete siperfaqesore , me ane te operacioneve ose veprimeve te mendimit abstract e nxjerrin ne pah thelbin qe i unifikon fenomenet.Konceptet shkencore perkunder klasifikimeve/tipologjive te bazuara ne ngjashmerite, bejne determinimin (ne planin e mendimit) e pikes se perbashket te te dukshmive te pangjashem dhe shpjegojne se ne c’mynyre kane lindur ngjarjet dhe fenomenet ne format e tyre manifeste.Si domosdoshmeri e metodes shkencore, konceptet jane ne pozite te hipotezave.Per kete arsye ekziston nevoja e verifikimit te ceshtjes nese ato (konceptet) me te vertete e shpjegojne parimin e lindjes se ngjarjeve /dukurive.
    Per nje teori te qyteterimit te bazuar ne nje konceptualizim si ky, si dhe per vete metoden me teper njohuri do te ofroj ne kreun e trete.Atehere do te kuptohet me mire se paqartesia ne sferen e koncepteve kulture dhe qyteterim (ceshtje kjo qe trajtohet ne kreun e dyte) buron nga dobesia teorike e qendrimeve pergjegjese.Do te verehet se teoria e re nuk ka dale ne skene me pretendim per preresi (ekzaktesi) dhe pandrueshmeri.Si parim metodologjik i shkences dhe domosdoshmeri e hulumtimit shkencor. Teoria shkencore gjithmone do te mbetet ne pozite te hipotezes.Mu per kete arsye, nga teoria nuk mund te pritet ekzaktesi dhe pandryeshmeri.Nje teori, pavarsisht se a eshte e sakte ose e gabuar, per t’u dukur e vleshme qysh ne fillim dhe per t’u treguar interes per te. Duhet ti kete keto cilesi:

    E para-Duhet te jete e shprehur shume qarte, ne mynyre qe te mos le vend per paqartesi.Ate qe mėton ta thote duhet ta shprehe ne gjuhe te prere.
    E dyta –Duhet te jete konsistente me vrojtimet (observimet) ekzistuese.
    E treta – Vrojtimet qe do ta verifikojne ate , si rezultate llogjike te domosdoshme te structures se vet, duhet ti shprehe qarte dhe prerazi.

    Ne shkence merret parasysh vetem nje teori me cilesi te ketilla.Ne studimet e bera duke u nisur nga nje teori e ketille, vrojtimet e bera de facto ne kushte te percaktuara, nese jane si rezultat llogjik i nxjerre nga teoria perkatese, do te thote se teoria mbeshtetet (permbahet).Nese vrojtimet e bera ndryshojne nga rezultati llogjik, kjo nenkupton se dhe teoria eshte e pabaze ose e pasakte.
    Teoria shkencore nuk eshte fundi i nje fushe te nje subjekti te caktuar.Ajo eshte nje status te nje hipoteze, e cila u sjell nje rend ngjarjeve ne plan te vrojtimit, e cila i jep frytshmeri mendimit dhe ua hap rruget studimeve te reja.Teoria shkencore prenzentohet me nje gjuhe te prere jo per arsye se ajo praktikisht pranohet si ekzakte, por me qellim te nxjerrjes se prere te rezultateve te domosdoshme llogjike te teorise.Rezultati i prere deri te i cili arrihet, kerkohet ne plan te fenomeneve, ndervrojtimet e bera ne kushte te caktuara, nese jane si rezultat i domosdoshem llogjik i teorise, nenkuptojne ate se vrojtimet e reja mbeshtesin teorine.Nese vrojtimet e bera ne kushte te caktuara nuk perputhen me rezultatin e domosdoshem llogjik te teorise, kjo tregon se vrojtimet e reja e pergenjeshtrojne teorine.Nje teorie mbeshtetur nga argumentet e vrojtimit, perderisa nuk pergenjeshtrohet nga hulumtimet e ndryshme, pranohet si e drejte ose e sakte.Kuptimi i saj eshte:Bile edhe nese vrojtimet e deritanishme e mbeshtesin nje teori mundesia per tu shfuqizimin e teorise ne fjale me ane te vrojtimeve te ndryshme asnjehere nuk humbet “saktesia” ne shkence gjithmone paraqet nje saktesi ne shkalle te posibilitetit.
    Ne shkence si pasoje e faktit se teorise perhere mbeten si hipoteza, po ashtu perhere jane te hapura edhe dyert e hulumtimeve te reja te gjenden anet e mangeta dhe te gjymta te se njejtave teorish.Teoria qe nuk perputhet me observime te shendosha, me gjetjen e nje teorie me te mire, pernjehere braktiset.Shkenca duke i permisuar gabimet e veta, panderprere perparon.Ja pra ne kruen e trete, teorine time te qyteterimit do ta elaboroj me ane te kesaj metode.Pas “ndertimit” te kultures dhe qyteterimit si dy koncepte te ndryshme do ta elaboroj lidhshmerine reciproke midis tyre.Me ane te ketyre koncepteve do ta shpjegoj lindjen e qyteterimeve, ceshtjen e ndryshimeve kulturore, shkatarrimin e qyteterimeve etj …
    Ne kreun e katret , qyteterimet e vjetra si ai i Mesopotamise, Egjiptit, Greqise dhe Romes antike do te studohen me qellim te arritjes se konkluzioneve qe do ta verifikojne teorine ne fjale.
    Ne kreun e fundit do ti zberthej pozitat e ndersjellta te dy qyterimeve te medha te gjalla, te atij Islam dhe atij perendimor.Nga prespektive e teorise se qyteterimeve qe do te zberthej, do te mundohem te parashikoj se si do te jete ardhmeria.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    917
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Ne Kete Teme Do Te Jepen Shume Perkufizime Qe Do Ti Nenvizojme Me Te Zeza

    Kultura dhe qyteterimi- vecori e njeriut

    Njeriu si gjallese cdo sekonde te jtes se vet e jeton me ane te instiktit per te mbetur ne jete.Njeriu deshiron te jetoje, andaj kapet per kete jete.Deshira per te jetuar dhe mbetur ne jete vijne nga natyra e njeriut.Kjo tendence instiktive, eshte nje cilesi qe e bashkon njeriun me gjallesat e tjera.Te gjitha gjallesat jane te ndieshme ndaj disa ndikimeve fizike dhe kimike te ambientit jetesor.Gjallesat ne korniza te rrethit qe e perceptojne, nevojen e te ushqyerit dhe te vendbanimit, si dhe mbrotjen e faktoreve te demshme dhe nga armiqte etj. Plotesojne me ane te veprave dhe sjelljeve te veta.
    Te gjitha gjallesat krijojne lidhshmeri me rrethin me ane te perceptuarit dhe reagimit.Njeriu eshte lloji i vetem i gjallesave qe reagimet i cliron nga hegjemonia e perceptimeve.Sjelljet e njeriut nuk jane te kufizuara me perceptimin e botes se jashtme dhe reagimin ndaj saj ne momentin perkates, sepse njeriu, bile dhe pas humbjes se trupave dhe ngjarjeve nga plani i perceptimit mund te vazhdoje t’i perfytyroje te njejtit (trupa) ne mendjen e vet.

    Njeriu me operacionet mendore mbi projeksionet simbolike te trupave dhe ngjarjeve, jep gjykime dhe merr vendime ne lidhje me veprat qe do te beje.Njeriu me veprat qe i ben sipas vendimeve te tij jashte ndikimit te stimuluesve konkrete te humbur nga plani i perceptimit ngritet ne nje nivel me te larte te sjelljes nga ai i gjallesave te tjera.Edhe kafshet reagojne ne mynyre jorefleksive ose joinstiktive.Edhe ato mesojne dhe mendojne.

    Reagimit te kafsheve qe nuk eshte nga raporti i sjelljeve me prejardhje nga lindja,e i cili eshte fituar nga pervoja dhe stervitja, i themi MESIM.

    Ne situatat me karakter te problemit, kur lind nje reaksion qe siguron zgjidhje, procesit mendor te relacioneve ne planin e perceptimit i themi MENDIM.

    Nese pranojme se kafshet mendojne, mund te parashtrohet pyetja valle ē’dallim mbetet midis njeriu dhe kafshes? Ketu mbetet nje dallim i madh dhe i rendesishem.Sepse te menduarit, te njeriu tregon vecori te shumta qe nuk gjenden te asnje kafshe.

    Procesi i mendimit te kafshet, varet nga stimuluesit dhe shenjat konkrete ne planin e perceptimit.Bile edhe kafshet qe tregojne reaksion zgjidhjesjelles ne planin e perceptimit, si pasoje e e faktit se te menduarit e tyre varte nga shenjat konkrete, nese nuk egziston plani i perceptimit, nuk mund te vazhdojne procesin e te menduarit.Nga ana tjeter njeriu boten e jashtme, ne mendjen e vet e njeh me ane te simboleve.Pas humbjes se planit te perceptimit, ai te menduarit e vet vazhdon duke bere veprime me ane te simboleve ne vend te perceptimit konkret.

    Njeriu i cili krijon relacione konkrete midis simboleve qe gjenden ne mendjen e tij, duke i nxjerre rezultatet e relacioneve simbolike merr VENDIM dhe mund te gjykoje nese jane te drejta ose jo vendimet qe i ka marre.Krijimi i relacioneve midis simboleve, arsyetimit konkret, marrja e vendimit dhe mundesia per te gjykuar vendimin e marre jane lajmerues te kapacitetit specific te njeriut.Domethene, njeriu nuk mbetet vetem me te menduarit me ane te simboleve, ngase ai edhe kur terhiqet mbrapa mendimit te vet, e studion ate.Njeriu mund te mendoje edhe rreth mendimeve te veta dhe mund t’i studioje ato sikur e studion ndonje trup te vrojtimit ekstern.

    Njeriu nuk eshte i vetdijshem vetem per boten e jashtme, por ai eshte vetdijshem edhe per faktin se eshte i vetdijshme.Njeriu ashti si dhe kafshet, fiton vetdije per boten e jashtme me ane te perceptimit.Por per dallim prej kafsheve, ai eshte i vetdijshem edhe per ate se zoteron vetdije per boten e jashtme.
    Njeriu i cili mendon me ane te simboleve, eshte i vetdijshem per ate qe mendon.Ne saje te ketij potenciali te njeriu zhvillohet koncepti UNE.

    Njeriu perfytyron vetveten si nje qenie ten dare nga bota e jashtme.Ai eshte i vetdijshme per egon e vet.Ne kete mynyre, njeriu jo vetem qe e njeh boten e jashtme me ane te perceptimit, porn e mendjen e “vet” qe e perfytyron ndaras nga bota e jashtme, mund ta krijoje edhe projeksionin simbolik te botes se jashtme.Mendja ne saje te aftesise qe ne psikologji quhet introspeksion, mund ta observoje vetveten.

    UNI zoteron edhe me mendjen e vet dhe ne vetdijen konceptuese/kuptuese te botes se jashtme.
    Te qenit i vetdishem per vetdijen, mundesia per te then “une”, mundesia per te bere introspeksion, formimi i koncepteve dhe kryerja e veprimeve me ane te simboleve, paraqesin forma te ndryshme te kapacitetit mental themelor qe eshte specifik per njeriun. Ky kapacitet eshte dhe baza e fenomenit te gjuhes.Andaj nuk duhet habitur pse fenomenin e gjuhes e hasim vetem te njeriu.Sepse gjuha, sit e qenit i vetdijshme per vetdijen, paraqet fenomenin e perfaqesimit te botes se jashtme ne mendjen e njeriut me ane te simboleve qe i ka zgjedhur vete ai.

    Fjalet qe jane simbol i gjerave jashte vetes (gjese), net e njejten kohe jane emer koncepti.Fjala “lulja” paraqet simbolin gjuhesor te lules e cila eshte nje trup.Por , ajo ne te njejten kohe eshte dhe nje emer i konceptit, sepse ne boten e jashtme “lulja” nuk egziston si nje concept.Ne natyre nuk ekziston ndonje lule pa lloj, trup, ngjyre, ind dhe forme.Atehere pra “lulja” nuk eshte simbol i nje trupi te te caktuar ne natyre , por eshte nje concept qe e kemi krijuar ne mendjen tone duke abstrahuar nga lulet e botes se jashtme.Kur duam te shpjegojme nje lule te caktuar qe ekziston si trup duhet te bejme disa kualfikime ose duke shfrytezuar kontekstin ku eshte perdorur simboli “lule” duhet paramenduar lulen te cilen e kemi per qellim.Midis simboleve, relacionet krijohen edhe nepermes disa simboleve gjuhesore si lidhezat ose pjesezat, te cilat prape bazohen ne te vendosurit.Kesisoj, ngjarjet, fenomenet dhe relacionet e botes se jashteme ne mynyre simbolike barten edhe ne mendjen e njeriut.

    Mendja ben veprime te mendimit mbi keto simbole dhe arrin ne vendime mbi to pavarsisht nga bota e jashteme.Mendja e cila vendimet ne planin e mendimit simbolik i krahason me boten e jashtme, ne te njejten kohe e kontrollon edhe perputhshmerine e vendimeve me realitetin.Njeriu i shpetuar nga prangat e perceptimit konkret, me ane te projeksioneve simbolike ne planin abstrakt, boten e jashtme e mbart ne mendjen e vet. Duke qene i vetdijshme per vetdijen, ai e gjykon boten e jashtme.Njeriu ne nivelin e projeksioneve mendore abstrakte kalon pertej pamjeve konkrete te botes se jashtme.Ai behet kureshtar per shkaqet e ketyre pamjeve(aparencave) edhe per trajten e formimit te ngjarjeve.Ne kete kuader te aktivitetit te projektimit dhe gjykimit ai krijon koncepte sqaruese, ndersa me ane te proceseve te arsyetimit rreth projeksioneve simbolike mbi evenimentet konkrete qi i mbart ne mendjen e vet, ben abstraksione dhe krijon relacione.

    Ne kete mynyre duke i nisur nga dukurite konkrete te botes se jashtme, ngritet ne parimet sqaruese qe ekzistojne vetem ne mendjen e vet.Parimet sqaruese, nga ngjarjet konkrete nxirren me ane te operacioneve te arsyetimit.Por ato(parime) nuk i perkasin fushes se vrojtimit(observimit) d,m,th nuk i perkasin natyres.Ne natyre ekzistojne vetem ngjarje, dukuri te vrojtueshme.Parimet sqaruese nuk mund te vrojtohen.Ato krijohen ne mendjen e njerzve me ane te disa operacioneve simbolike.

    Ja pra DIJA(dituria) ne kuptimin shekncor paraqet trajte konceptuese te mendjes se njeriut, gjykim (vendim) i dhene dhe parim sqarues qe e derivon ajo (mendja e njeriut) .Dija shkencore nuk paraqet pershkrim te ngjarjes konkrete, por parime abstrakte qe e sqarojne formimin dhe ngjarjet e tyre.Dija nuk eshte pervoje perceptuese passive.Edhe kafshet perceptojne, por vetem njeriu eshte ai qe nga perceptimet , pjese-pjese nxjerr nje projeksion simbolik te plotesuar te botes.Njeriu, duke i tejkaluar tjetershmerite ne aparencat konkrete te ngjarjeve me ane te arsyetimit, duke bere abstraksione zhvillon pikepamje, apo nje botekuptim.

    Duke shikuar nga nje kend conceptual, ai e nxjerr parimin abstract qe i bashkon tjetershmerite.Fakti qe te kafshet nuk egziston fenomeni i gjuhes, nuk eshte nje ceshtje qe ka te beje me pamjaftueshmerine e organeve te te folurit, por eshte nje ceshtje qe ka te beje me mungesen e kapacitetit mendor.Kafshet nuk jane te vetdijshme se jane te vetdishme per boten e jashtme.Ato nuk arrijne te koncepti “une”, nuk mund te bejne introspeksion, nuk mund ti studijojne proceset e veta mendore, nuk mund te mendojne simbolikisht dhe nuk mund te krijojne koncepte.Per shkak te kesaj varferie intelektuale, ato nuk mund ta realizojne fenomenin e gjuhes, sepse gjuha nuk eshte gje tjeter pos nje system simbolik i krjiuar ne formen e te qenet i vetdijshme per vetdijen.Ne themelin e krijimite te marredhenieve shoqerore dhe strukturave shoqerore qe tregojne kontinuitet, te njeriu prape qendron kjo aftesi (kapacitet).

    Te njeriu nuk ekziston mekanizmi i reflekseve dhe i instikteve qe do tia mevetsonte atij te jetoje si individ ose i metevetesuar.Vetem per kete arsye themi qe vazhdimesia e gjinise se njeriut varet nga krijimi i strukturave shoqerore duke filluar nga familja e keshtu me rradhe.Vazhdimesine e strukturave shoqerore e mundesojne normat qe rregullojne intereaksionin midis individeve.Normat e sjelljes formesohen duke kryer vepra te caktuara.Ne lemine e interaksionit shoqeror, te vrojtueshme jane vetem sjelljet .Pervec kesaj, individet qe jane duke u edukuar, normat i abstrahojne sjelljet dhe te njejtat i mesojne.

    Njeriu sic mund ti inspektoje dhe gjykoje mendimet e veta lidhur me boten e jashtme, po ashtu mund ti inspektoje dhe gjykoje edhe veprat e veta ne rrafshin e mendimit simbolik.

    Ja pra koncepti i moralit lind si pasoje e nje kapaciteti te tille mendor.Individ veprat e veta dhe te te tjereve i vlereson duke i kulalifikuar si te mira ose si te keqija.Normat e sjelljes qe i rregullojne marredheniet midis individeve te nje shoqerie te caktuar dhe qe tregojne se si duhet vepruar ne kushte dhe rrethana te cakatuara, e formojne moralin me te cilin mbeshtet struktura shoqerore.

    Ekzistojne shume lloje te kafsheve qe jetojne ne gjendje bashkesise.Pjesetaret e ketyre bashkesive kryejne vepra te ndikimit te ndersjelle(interaksionit), por normal qe e rregullojne jeten e ketyre pjesetareve jane rezultat i nje organimi bilogjik.Kafsheve nuk i bie ndermend dhe nuk duan te sillen ndryshe d.m.th ato nuk mund te veprojne jashte ketyre normave.Kurse njeriu ne kuader te nje fushe te mundesive, veprat e veta i zgjedh dhe me plot vetdije dhe vetvendosje.Para dhe pas kryerjes se seciles veper aim und ta inspektoje dhe te jape gjykim duke e kategorizuar ate sit e mire ose te keqe.Rregullat e vrojtuara jane norm ate derivuara me ane te operacioneve te mendimit simbolik, por jane norm ate pogramuara ne aspektin biologjik.Per kete arsye , normave qe e rregullojne jeten e kafsheve ne bashkesi nuk mund ti thuhet moral sepse morali nenkupton zgjedhje dhe vleresim te vetdijshem.

    Kafshet pasi qe jane te privuara nga aftesia e reprezentimit simbolik, mund te thuet se jane te burgosura brenda kornizave te perceptimit te botes se jashtme dhe reagimit ndaj saj.Kafshet te cilat mund te perdorin simbole dhe te cilat nuk mund te bejen projeksione me ane te operacioneve mendore mbi simbolet, nuk mund te arrijne te dija abtrakte.Kafshet te cilat reaksionet e veta ne planin e mendimit nuk mund ti marrin ne fokusin e studimit, nuk mund te marrin vendim per ndryshimin e mynyrave te reagimit.Ne llojet e ndryshme te kafsheve pos atyre me te thjeshta, ekziston aftesia per te mesuar>por ce do qe te mesuarit e kafsheve eshte imagjinativ(fiktiv).Per kete arsye, te gjithe pjesetaret e nje lloji te caktuar ne cdo brez mesojne ne trajte te njejte.Ne reaksionet e treguara nga pjesetaret e ndryshem te kafsheve nuk ekziston dallimi i madh.Kjo eshte keshtu ngase kafshet pervojat e veta ne lidhje me boten e jashtme ne mendjet e veta nuk mund ti reprezantojne ne nivelin simbolik dhe nuk mund te arrijne ne vendime duke bere operacione me simbole abstrakte.Sikur qe nuk ekziston dallimi midis pjesetareve te nje brezi po ashtu nuk ekziston dallimi midis pjesetareve te nje brezave te ndryshem.Te kafshet, si pasoje e structures gjenetike, ekzistojne reaksione te gatshme dhe mesime statike te lidhura me organizimin gjenetik.Reaksionet, ne kuader te kesaj fushe te mundesise nuk tregojne variabilitet(ndryshueshmeri).Kafshet, pasi qe nuk mund te projektojne dituri abstrakte lidhur me boten e jashtme dhe pasi nuk mund te bejne paln te aksionit per ndryshimin e saj, te njejten nuk mund as ta ndryshojne.Ato kenaqen vetem me reagime te kalleposura (te modeluara).Duke perdor nje shprehje te temes sone, mund te themi se kafshet nuk mund te krijojne culture dhe qyteterim.Me pare thashe se pa marre parasysh permbajtjen e kultures dhe qyteterimit keto dy fenomene ne natyre nuk ekzistojne vetvetiu.Kujtoj se sqarimet qe i bera, qarte tregojne se ckapacitet mendor nevojitet per krijimin e kultures dhe qyteterimit.

    Veglat(mjetet) qe i ka ndertuar njeriu per te plotesuar nevojat e veta ne mynyre efektive dhe productive, mitologjite qe i ka zhvilluar se pergjigje ndaj pyetjeve qe i kane lindur ne mendjen e tij ne lidhje me ngjarjet, fenomenet ne natyre dhe fatine tij, veprat artistike qe i ka krijuar me qellim te caktimit dhe shprehjes se ndjesive te veta.

    Normat morale qe e bejne te mundshme koekzistencen, gjuha e cila ndihmon ne sferen e perfaqesimit dhe percjelljeve te diturive me ane te simboleve, besimi qe mbeshtet ne konceptimin e diturive nga zbulesa hyjnore, shkenca e cila paraqet nje metode te verifikimit te hipotezave lidhur me mekanizmin e formimit te dukurive natyrore, then shkurt te gjitha fenomenet me te cilat hyjme ne marredhenie me kulturen dhe qyteterimin, paraqesin veper te nje kapaciteti mendor-intelektual qe eshte specifike vetem e njeriut.Kultura dhe qyteterimi kontinuitetin dhe trashegimine e vet e ruajne duke e percjelle prej brezi ne brez me ane te gjuhes.Percjellja e te folurit, qe mbart nje system simbolik, me ane te shkrimit , i cili paraqet transfer ne nje system simbolik tjeter, duke penguar harrimet dhe shtremeberimet, njohurite ose te dhenat i ruan sic jane.

    Anetaret e nje shoqerie, kulturen dhe qyteterimin, te cilat shfaqen ne sjelljet e tyre, brezave te ardhshem ua percjellin me ane te intereaksionit .Injektimi i stilit jetesor te nje shoqeire brezave te rinj quhet terbije(sjellje).Procesit te pergatitjes se brezave te rinj duke shfrytezuar trahsegimine e ruajtur me ane te veprave te shkuara, duke shfrytezuar metodat e zyrtarizuara dhe te instuticionit e shkolles i themi educate.Edhe arsimimi i cili paraqet procesin e mbjelljes se njohurive te caktuara nga tema te caktuara, eshte pjese e edukates.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 31-07-2005 mė 16:02
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    917
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mynyra e te kuptuarit te kultures dhe qyteterimit
    Qendrime antropologjike, sociologjike dhe historike
    Dobesia teorike e qendrimeve ekzistuese






    Metoda e re shkencore e simbolizuar me hulumtimet e Galileut ne shekullin XVII paraqet nje pike kyc ne historine e mendimit njerezor.Aristoteli edhe pse ka jetuar kater shekuj para Isait (a.s) filozof ky i cili ne Europe si manifestim i fatit ose Kishes eshte sjelle ne pozite te perfaqesuesit te mendimit mesjetar, nga mendimet qe ai i ka pare sit e verteta te kthjelleta dhe te pakontestueshme (Aksioma-A.P), ka derivuar perfundime llogjike qe i kane permbajtur mendimet ne fjale dhe ne kete mynyre i ka shpjeguar fenomenet ne cdo subjekt ose teme dhe ashtu ka marre vendime ne sfere te ceshtjeve te caktuara.

    Prove me e mire se me cfare arsyetimi te prere dhe te pakontestueshem jane rritur keto perfundime eshte vete fakti i pranimit te Aristotelit si autoritet te padiskutueshem per me teper se dy mije vjet.Por metoda Galileut, tregoi nje mangesi te zgjidhjes se ceshtjeve me metoden aristoteliane.”Thembra akiliane” e kesaj metode ishte kjo:Nese ideja qe ne fillim duket si e vertete e pakonsteushme, eshte e gabuar pa marre parasysh se me c’llogjike te forte dhe te sigurte rezonohet, dhe perfundimet e arritura jane te gabuara.Galeileu nuk eshte nisur nga idete per te cilat ka besuar se jane aksiomatike.Duke u nisur nga vrojtimet, ai arriti deri te nje ide e cila sqaron ato ne nje trajte konsistente.Ai mendonte se bile edhe nese ideja deri te e cila ka arritur, i sqaron vrojtimet si konsistente, ajo ide menjehere nuk mund te pranohet si e drejte.Kjo per te eshte keshtu per arsye se ekziston mundesia e arritjes ne ide te tjera qe te njejtat vrojtime i sqarojne ne mynyre konsistente.Ne kete rast ceshtja lidhej ne piken e verifikimit nese ideja e arritur eshte e vertete.Si mund te arriheshin provat(argumentet)?Nje mendim i sakte qe e sqaron natyren, duhet patjeter te permbaje disa perfundime lidhur me dukurite natyrore.Ne ate rast, perfundimet qe i permban mendimi derivohen me nje llogjike te domosdoshme dhe nese keshtu vihen perballe natyres, nga perpuethshmeria ose mosperputhshmeria e tyre kuptohet se a eshte ose nuk eshte i drejte mendimi i caktuar.Nese mendimi eshte i drejte, rezultatet e tij llogjike ne lidhje me fenomenet natyrore te njejte duhet te vrojtohen edhe ne natyre.Mendimi me ane te rezultateve llogjike qe i permban, pararrefen se cdo te vrojtohet ne natyre ne kushte te caktuara.Vrojtimi te cilin mendimi e bent e menduar dhe te kerkuar ne natyre, nese perputhet me eksperimentin e bere ne kushte te caktuara sipas rezultatit llogjik te idese, do te thote se mbeshtet nga ideja e cila nga vetvetja me nje llogjike te domosdoshme e nxjerr rezultatin e vrojtimit..Ne eksperiment, nese behet nje vrojtim qe nuk perputhet me rezultatin qe e ngerthen ideja, do te thote se natyra e pergenjeshtron ate ide.Kjo strategji e verifikimit e cila perben themelin e mentalitetit shkencor dhe palcen kurrizore te metodes shkencore ne dy pika dallon nga mentaliteti i Mesjetes.

    E para-Mendimi ne fillim nuk pranohet si nje e vertete e pakontestueshme.
    Pika e dyte, qe ne fakt eshte e lidhur me piken e pare eshte kjo.Pranimi i rezultatit te mendimit se te verteta nuk varet vetem per nga kushti i te qenit e tyre te derivuara me nje llogjike te drejte.Ajo varet edhe nga kerkimi i tyre(rezulatet) ne natyre dhe te perputhurit e tyre me te .Kesisoj edhe pse arsyetimi e ben shkencetari fjalen e fundit ne ceshtjen e saktesise se mendimit e thote natyra.Ja pra procesit te ballafaqimit te rezultateve te domosdoshme llogjike me natyren, ose dhenies se fjales se fundit natyres ne ceshtjen e vertetesise se mendimit i themi operacion i verefikimit.Sistematizimet qe e sigurojne kete operacion i quajme eksperiment.Baza e eksperimentit shkencor nuk eshte te provuarit ne trajten, (te shohim se cdo te behet ose cdo te ndodhe), por verifikimi i idese( se formuar para eksperimentit) ne trajten (te shohim a do te ndodhe ose a do te behet ashtu).

    Pra specifika e mentalitetit shkencor te shekullit te Ri perballe natyres eshte strategjia e verifikimit e cila jep mundesine e peshimit te shkalles se perputhshmerise se mendimeve me natyren.Kjo eshte pika qe mentalitetin shkencor te Shekullit te Ri e dallon nga logjicizmi net e cilin ishte terhequr mesjeta.Ne procesin e vendosjes per vertetesine dhe saktesine e nje mendimi sqarues, si shtojce llogjike, operacionit te verefikimit i behet referim i cili mbeshtet ne vrojtime eksperimentale.Per te gjetur te verteten ne lidhje me natyren kusht eshte zhvillimi i mendimit me nje llogjike te drejte.Pra vetem saktesia logjike siguron qendrueshmeri te mendimit.Faktin nese mendimi perputhet ( eshte i pershtatshem) me natyren e tregon operacioni i verifikimit.Baza e eksperimentit shkencor mund te rezymohet net re shkalle:

    1)-Arritja deri te ideja sqaruese duke rezonuar mbi vrojtimet qe ndjellin kurajo.
    2)-Nxjerrja e perfundimeve nga natyra qe e permban ideja deri te e cila eshte arritur(keto perfundime shpiejne ne planin e ekperimentit)
    3)-Verifikimi i idese me ane te vrojtimeve te reja te bera ne kushte te determinuara me qellim te kerkimit te atyre perfundimeve (rezultateve).

    Ne shkence ideja sqaruese quhet teori, ndersa teoria eshte nje hipoteze.Teoria bile edhe nese mbeshtetet me operacione te shumta verifikuese, prapeseprape nuk pranohet si e vertete e prere.Teoria e mbeshtetur piloton ose udheheq me vemprimtarine e ardhshme shkencore.Por, teoria bile edhe nese ne cdo faze te studimeve mbeshtet me prova (argumente), prapeseprape ajo mbetet hipoteze.Andaj edhe sikur te arrihej ekzaktesia ne cilendo qofte faze, hulumtime shkecore do te duhej te nderpriteshin.

    Nese ndalemi pak me kujdes mbi strategjine verifikuese, do te verejme se ajo nuk eshte e kufizuar vetem me mendimin shkencor, sepse kjo strategji, ne pergjithesi eshte nje trajte productive dhe e pershtashme e te menduarit.Ne cdo lemi ose teme, nese jepet nje ide lidhur me nje ceshtje, eshte shume e natyrshme qe te dyshohet ne saktesine e saj dhe te ndihet nevoje per provimin dhe verifikimin e saj.Qellimi i verifikimit eshte gjetja e argumentit Pro ose Kontra (idese se shprehur)Detektivi per tu vertetuar se x personi eshte doreprere kerkon prova.Mjeku dyshon ne nje mikrob te semundjes por kerkon prova.Gjykatesi nuk gjykon te akuzuarin pa pasur prova te caktuara.Tregtari qe merr nje lajm te tregut, duke hulumtuar burimin e lajmit deshiron te bindet se lajmi eshte i besueshem ose jo.Nje njeri i cili e degjon nje thashetheme, deshiron te vertetoje se ne cfare bazohet pretendimi i tille.Niveli i fortesise se standartit qe lidhet me piken e pranimit te rezultateve si Argument, edhe pse ndryshon sipas rendesise qe i jepet ceshtjes dhe karakterit te njeriut dhe ne pergjithesi idete, ne cdo faze te jetes, sipas disa argumenteve te vrojtimit vleresohen nga pikepamja e saktesise.Natyrisht, nuk duhet harruar se ne rastet kur ne ceshtjen ne fjale perzihen pasionet dhe emocionet te cilat e pengojne te menduarit e drejte njerzit pa ndjere nevoje per verifikim, menjehere i ngjiten nje ideje dhe ia mbyllin dyert cdo argumenti kunder idese gjegjese.Por keto raste duke i llogaritur si eksluzivvitet, mund te themi se shkenca , operacioni e verifikimit, te cilin e bejne edhe njerzit e rendomte, e trajton si nje pune serioze dhe kryen ne mynyre sistematike.Perparesia e shkences qendron ne faktet se ajo nuk shpejton, se njohurite metodologjike dhe tekniken e te menduarit ua dhuron studiusve me nje educate te posacme dhe se perkunder rasteve nga jeta e perditshme, ne rastet kur nuk gjenden argumente te mjaftueshme, nuk eshte e detyruar te jape vendim te caktuar.Pothuajse nuk ekziston asnje fushe ku eshte shafqur mentaliteti i verifikimit (qe eshte pjese e metodes shkencore), mentalitet ky qe perfaqeson kalimin nga mesjeta ne shekullin e ri.Qendrimet dhe qasjet ne jeten e perditshme, stili i perpunimit dhe vleresimit te temave te artit, stili i zberthimit te ceshtjeve shoqerore, teknika e kontrollimit te gjykimeve te dhena ne sferen e histories etj., pr ate gjitha keto jane formuar nen ndikimin e mendesise se cerifikimit.Pas metodologjise shkencore ekziston nje mentalitet i ri qe ne teresi ndikon mbi mendimin e njeriut.

    Asnje fushe e hulumtimit nuk mund te mbetet e huaj ndaj ketij mentaliteti.Mentaliteti shkencor paraqet nje stil te ri te menduarit dhe te gjykuarit me permasa globale.Per kete arsye, ky mentalitet nuk eshte specific vetem per shkencen.Themeli i mendesise shkencore, te cilen jane te detyruar ta pranojne edhe joshkencetaret eshte te mbeshteturit e dieve ne vrojtime dhe verifikimin e tyre me vrojtime te reja.Keshtu mund te thuhet se asnje fushe e hulumtimit qe veten e quan “shkence”, bile edhe nese ka attribute sociale, nuk mund te dale jashte kornizave te mendesise shkencore.Nuk mund tu iket perpjekjeve verifikuese duke pohuar se “eshte rende te behet eksperiment ne fushen shoqerore.Eksperimenti i kontrulluar eshte nje potencial qe ne cdo shkence arrin grada.Me rendesi eshte qe te behen perpjekje me kujdesin, shkathtesine dhe percizitetin me te madh per shfrytezimin, e mundesive.Sepse, sic thote edhe fiziologu i madh i shekullit XIX Claude Bernard, eksperimenti paraqet te gjukuar duke u bazuar ne nje komperacion.Ne eksperiment vrojtimi krahasohet me nje vrojtim te kushteve dhe rrethanave te tjera, i cili ne shume aspkete eshte i njejete me re parin, por dallon nga ai kur jepet gjykim lidhur me ndikimin e dallimit te shkaktuar me vetdije(ne sferen e kushteve) perballe fenomenit.Ekzistenca ose mosekzistenca e ketij ndikimi e luan rolin verifikues te idese sqaruese qe ngerthen rezultat te derivuar ne kushte te caktuara nga ndikimi i caktuar.Si strategji verifikimi ose ekzaminimi net e gjitha shkencat eshte i njejte kurse teknika e operacionit te verifikimit, gjegjesisht taktika, dallon nga cilesite e temes se shkencave, nga mundesia e marrjes nen kontroll te kushteve gjate eksperimentit dhe nga shkathtesia eksperimentuese e shkencetareve te nje X lemie shkencore.

    Me rendesi eshte qe te ruhet koncepti verifikues i mendesise shkencore.Ne kete aspect, shume normale eshte qe ata te punojne ne lemenjte e qujatur “shoqerorė”, si socologjia, antropologjia dhe historia, ta pelqejne mendesine shkencore.Qendrimi i studiusve nga keto sfera shoqerore larg rruges se formimit dhe ekzaminimit te ideve te shkencave natyrore dhe perpjekja per paraqitje sa me racionale te ideve te veta me ane te nje teknike te disputacionit qe mbeshtet vetem llogjike dhe bindje psikologjike, nuk eshte nje sjelljee pranueshme.Ne korniza te nje arsyetimi, mbeshtetja vetem ne logjike dhe bindje psikologjike ne vend te refrimit te feniomeneve qe do te verifikojne idene ne fjale, paraqet kryeshkakun e numrit me te madh te mosmarreshjeve ne fushen e shkencave sociale.Si pasoje e institimit ne nje qendrim te ketille , idete e bazuara ne perkufizime te bera qe me pare, qysh ne fillim te hulumtimit prezantohen me nje bindje se jane te drejta.Idete, nuk shikohen si hipoteza qe duhen te vertetohen, por si pretendime qe duhen mbrojtur deri ne fund ose qe dukhet sulmuar me cdo kusht.

    Ne nje platforme si kjo, te pashmangeshme jane edhe ferkimet dhe mosmarreveshjet qe vazhdojne me nje dialketike te fjales dhe llogjikes te cilat gradualisht perkeqesohen.Ne kuader te nje polemike te ketille, qellimi nuk eshte i te kerkuarit e te vertetes ose te drejtes port e dalurit i drejte.Ne kete rast te dhenat e vrojtimit nuk jane te dhena te kerkuara me qellim te vertetimit ose ekzaminimit te nje ideje, por si shembuj anues te cilat mbrojtesi ose krtiku i ka zgjedhur per ta perforcuar pozicionin e vet.Kjo nuk eshte rruga e shkences.Artikujt dhe librat qe shkojne ne kete rruge, bile edhe nese jane shkruar duke iu permbajtur referencave shkencore dhe nese ne to eshte perdorur terminologji qe jep pershtypje te shkenceshmerise, mund te thuhet se ne vete bartin nje mendesi mesjetare.Ja pra subjekti i kultures dhe qyteterimit pasi nuk eshte cliruar nga mentaliteti mesjetar, paraqet nje fushe te paqartesive, inkosistencave dhe mosmarreveshjeve.

    Ne kete fushe ne vend te koncepteve shkencore te “ndertuara” ne pozite te hipotezave me qellim te sqarimit te vrojtimeve, ekzistojne perkufizime logjike, ne vertetesine e te cilave besohet a priori.Ja keshtu veprohet:Duke u qendruar besnik deri ne fund perkufizimeve te fillimit, behet klasifikimi i dukurive ne fushen perkatese, pastajte njejtat komentohen dhe jepen gjykime per ceshtje te caktuara.Kriter eshte vetem te qenet racional dhe llogjik.Ai ofron nje ide nuk ofron nje operacion te ekzaminimit.Ai qe e pranon idene nuk kerkon ta vertetetoje saktesine e idese me ane te nje operacionit te ekzaminimit.Duke perdor llogjiken dhe intuiten, bindet ne saktesine e idese.Edhe ai qe e kundershton idene, duke mos ndjere nevoje per procesin e ekzaminimit dhe duke perdore llogjiken dhe intuiten e vet bie vendim per joasktesine dhe jovaliditetin e idese.Edhe ata pro idese e edhe ata contra saj gjejne shembuj net e cilet i mbeshtesin pozicionet e veta, por duke pranuar se ketu ekziston nje gabim i mendesise dhe nje mangesi e metodes.


    Menjehere dua te theksoj se prej vleresimit qe e bera nga aspketi strategjik lidhur me panoramen e pergjithshme, nuk duhet nxjerre perfundimin se e mohojme kontributin e mendimtareve dhe hulumtuesve ne sfere te kultures dhe qyteterimit.Si pasoje e gjurmeve dhe dokumenteve arkeologjike, interpretimet e bera ne baze te tyre, si dhe vrojtimeve dhe perpjekjeve mendore per te arritur ne nje system shpjegues, veprat e arkeologeve, historianeve, sociologeve dhe social-psikologeve, te cilat e kane pasur thesarin lendor dhe mendor, duhen kujtuar me respect.Edhe vete shkenca eshte nje tradite.Hulumtimet e kohes aktuale realizohen duke mbeshtetur ne ato te se kaluares, duke u nisur nga pika problematike qe kane arritur ato.Por parimisht, ne shkence, idete, nuk mund te shpetojne nga te qenet hipoteze.Per kete shkak shkencetaret gjithmone e shqyrtojne shkallen e shendetit te lidhjes midis ideve dhe fenomeneve.Deri me sot lidhur me ceshtjen e kultures dhe qyteterimit, nuk eshte shfaqur ndonje ide sqaruese ne pozite te hipotezes.Ne kete fushe, ne sy bie mungesa e nje teorie formale te prezantuar me qellim te verifikimit(te saj), e cila do ti plotesonte kushtet e tradites se shkences empirike.Ne te shumten e rasteve, behet perkufizimi i kultures dhe qyteterimit, dhe me pas, sipas perkufizimeve te paraqitura , behet klasifikimi dhe interpretimi i fenomeneve .Perkufizimet, pasi qe behen duke synuar perfshirjen e te gjithave pamjeve konkrete te fenomeneve, jane te gjata dhe dredhuese.Por, pa marre parasysh se sa nje perkufizim eshte detajoz, prapeseprape disa elemente dhe tipare mbesin jashte tij.Te njetat elemente ose tipare qe mbesin jashte, per syrin e nje hulumtuesi tjeter jane shume te rendesishme.

    Ne kete rast, e pashmangshme eshte dalja ne eter e perkufizimeve tjera.Keshtu mund te thuhet se cdo perkufizim disa gjera i le pa perfshire dhe nuk perputhet me perkufimet e tjera.Eshte me se e vertete se asnje perkufizim, pa marre parasysh sa do te shumohen, nuk mund ta perfshije ne teresi tere larmine dhe komponentet e fenomeneve.Zgjerimi i perfshirshmerise ne kuptimin e vertete dhe ne trajte permbledhese edhte i mundur me ane te abstraksioneve, te cilat arsyetimin e shpetojne nga te qenurit i varur nga fotografite konkrete ose manifeste.Ne vend te perkufizimeve qe e bejne pershkrimin dhe tipologjizimin e fenomeneve, duke u nisur nga variabiliteti ne fotografite konkrete te tyre, duhet arritur nje mendim unifikues nga aspekti i cilesise abstrakte.Perderisa arsyetimi behet mbi dukurite e vrojtuara, kualiteti i abstrahuar eshte nje konstruksion intelketual d.m.th nje koncept.Koncepti ne fakt eshte mynyra jone ete kuptuarit te se vertetes mbi fenomenet.Koncepti i pershtatshme i permbledh fenomenet nje nje kategori sipas relacionit te rendesishem nga lindja e tyre, bile edhe nese tregojne ndryshim nga pamja e tyre konkrete.Ne kete aspket, ideja sqaruese qe quhet hipoteze ose teori, duke hudhur ne plan te dyte ndryshoret(variablet) aksidentale ose margjinale dhe te parendesishem, paraqet nje concept te ri i cili ne plan te pare e nxjerr relacionin qe i bashkon te gjitha fenomenet.

    Fuqia sqaruese e nje teorie qe del ne skene me nje concept te ri, verehet ne faktin e tregimit pa kontradikta te lindjes se fenomeneve dhe relacionit midis tyre.Teoria e sukseshme, ngjarjet ose fenomenet, ne vend qe ti klasifikoje sipas ngjashmerive, te gjitha i redukton ne nje parim abstract.
    Ne pjesen tjeter te ligjerates sime te sotme do te jap shembuj nga perkufizmet e ndryshme te kultures dhe qyteterimit.Do te mundohem qe nen driten e mendimeve te mia rreth metodes, te cilat i kam shfaqur deri tani, ta sqaroj mynyren se sit e njejtat ua kane hapur rruget paqartesive, per te cilat ankohen hulumtuesit nga sfera e kultures dhe qyteterimit.




    Mumtaz Turhani i cili ceshtjen e ndryshimeve kulturore e ka studiuar nga prizmi i socio-psikologjise, ne vepren e tij “Kulturat tjera” vend te gjere u kushton perkufizimeve te shumta te kultures te cilat i ka studiuar nga antropologu amerikanE.Sapir.Sapiri pohon se, koncepti culture ashtu sic e perdorin etnologet dhe historianet e kultures, permban cdo komponente lendore dhe shpirterore te cilat njeriu i perfiton ne jeten e tij shoqerore.Kuptimi i dyte qe e konstatoi Sapiri shihet ne sintagmen “Njeriu i kulturuar”.Ne kete kontekst me shprehjen culture nenkuptohen subtiliteti, xhentiliteti, aftesia e te shprehurit, dituria dhe maniret e njeriut.Por qendrimi shoqeror i “njeriut te kulturuar” permban ne vete edhe nje distancim nga stili jetesor i popullit dhe shijet e tij.Kuptimi i trete i kultures, i cili pervec kuptimit te pare qe e nxjerrin etnologet( te cilet kulturen me teper e projektojne si nje gje shoqerore sesa individuale) me teper i afrohet kuptimit te dyte.Kjo eshte keshtu sepse me teper permban elemente shpirterore sesa materiale.Por prape sipas Sapirit, nuk mund te thuhet se kultura ne kuptimin e trete permban vetem elemente shpirterore dhe se eshte e kufizuar vetem me religjonin, shkencen dhe artin.Sepse, sipas atij, qellimi i pikepamjes rreth kultures qe u jep rendesi elemeneteve shpirterore eshte permbledhja ne nje term e qendrimeve qe e determinojne strukturen specifike te nje shoqerie, permbledhja e vlerave, stilit jetesor, botekuptimit specific te saj dhe aparences se qyteterimit brendaperbrenda shoqerise se njejte.

    Turhani e percjell perkufizimin e antrapoologut gjerman R.Thurnwald, mbi kulturen dhe qyteterimin.Te Thurnwaldi shihet se mjegullira ne fushe te ndarjes culture-qyteterim qe e hasim te Sapiri vec me eshte kthjelltesuar.Sipas Thurnwaldit qyteterim do te thote paisje teknike dhe dituri, kurse kulturen e perfaqesojne struktura e marredhieneve shoqerore, mendesia, vlerat e nje bashkesie.Sistemi i traditave, instuticioneve dhe ideve qe formohet gjate jetes ne bashkesi e perfaqeson kulturen.Kultura eshte mynyra e jeteses dhe mynyra e vleresimit ne kuader te nje shoqerie.

    Edhe sociologu amerikan R.M. Maciver jep perkufizime net e cilat verehet dallimi midis kultures dhe qyteterimit.Permbajtja e kultures dhe qyteterimit ne perkufizmet e Maciverit tregon dallimin qe ta asocon Thurnwaldi.Dallimi qe e ben Maciver midis kultures dhe qyteterimit bazohet ne funksionet e ndryshme te tyre.Sipas Maciverit, cdo mjet ose vegel e orintuar kah dobia eshte element i qyteterimit.Qyteterimi i perfshin mjetet materiale dhe teknike, sistemet organizative, ligjet, shkollat kutite zgjedhore dhe bankat.Qellimi i elementeve te kultures eshte vetvetja.Kulturen e fromon stili jetesor, ai i te menduarit te nje shoqerie, marredheniet e perditshme, mynyra e shprehjes se njerzve ne art, letersi, ne fen e gezime dhe ahengje etj.

    Sipas Turhanit, eshte Zija Gokalpi ai i cili ne Turqi ne mynyre sistematike e ka perkufizuar kulturen dhe qyteterimin.Sipas Gokalbit, qyteterimi eshte nderkombetar kurse kultura eshte kombetare, ngase kombet te cilat jetojne ne nje rreth shoqeror te perbashket mund te formojne dhe nje qyteterim te perbashket.Format specifike te qyteterimit ne kuader te cdo kombi brendaperbrenda rrethit qyteterues i parqesin kulturat.Jetqa fetare, morale, artistike, gjuhesore , ekonomike dhe teknike e kombeve te ndryshme ( qe jane pjese perberese te nje rrethi qyteterimor te njejte) mund te kene shume pika te perbashketa.Por prapeseprape, keto elemente ne cdo komb bartin cilesi te vecanta.Nje kualitet tjeter mbi te cilin mbeshtet tipologjia culture-qyteterim eshte e verteta se elementet e qyteterimit lindin nje metode dhe deshire individuale, kurse ato te kultures jane formacione shoqerore.Per shembull, gjuha e nje kombi paraqet nje formacion te ketille natyror-shoqeror.Zija Gokalpi theksoi se, mendimi filozofik ose teoria shkencore ne lidhje me nje gjuhe eshte komponente e qyteterimit.I njejete eshte edhe rasti me shkencat e religjonit, edhe pse te njejtat merren me elemenete re religjonit si besimi, ndjenja, morali dhe adhurimi.Perderisa elementete e qyteterimit perfaqesojne thesarin e perbashket te kombeve si pjese perberese te te njetit qyteterim, elementet e kultures i lindin egot e mevetsive te kombeve te ndryshme.

    Turhani, ne sferen e kultures dhe qyteterimit e parapelqen perkufizimin e Zija Gokalpit.Ai i kritikon ata qe thone se nuk ekziston dallim midis ketyre dy nocioneve.Sipas tij, ata qe mendojne keshtu, kur behet fjale vetem per nje komb mund te duket se kane te drejte, por mashtrohen dhe gabojne si pasoje e dukurise se fshirjes se dallimeve midis kombeve te ndryshme qe e ndajne qyteterimin e njejte.Turhani pranon se elementet kulturore dhe qyteteruese te nje populli paraqesin teresi homogjene por megjithate sipas tij, ekziston nje realitet qe kulturen e nje kombi e ndan nga kombet e tjere.Kultura kombeve ua dhuron vecantine.Teresia sociale me e perbashket dhe me e madhe e kultures dhe e qyteterimit eshte kombi.

    Sipas Turhanit, ne sferen e perkufizimit dhe ndarjes se termeve culture dhe qyteterim nga njeri-tjetri, midis dijetareve ekzistojne dallime te medha.Ne literaturen gjermane etnoset dhe kombet, pa iu referuar konceptit qyteterim, ndahen ne Natyrvolker dhe Kulturvolker.Ne kete klasifikim me apelativin Natyrvolker(Shoqeri e Natyres) mertohen shoqerite e cilesuara si “primitive” kurse me ate Kulturvolker ato te cilesuara si te “civilizuara”.Turhani cek se kjo tipologji le pershtypje sikur shoqerite primitive nuk zoterojne aspak culture.Nga ana tjeter, antropologet dhe sociologet amerikane dhe anlgeze, termin culture e perdorin kur flasin per te gjitha shoqerite, gjegjesisht per stilin jetesor si te shqoerive primitive ashtu edhe te atyre te qyteteruara.At duke mos bere klasifikime te tipit te thjeshte-komplekse, primitive-e perparuar, racionale-iracionale , pohojne se te gjitha shoqerite e kane kulturen e vet.Termin “qyteterim” e perdorin ne lidhje me shoqerite te cilat jane ngritur ne nje nivel te caktuar, te cilat kane culture te shkruar, te cilat kane perparuar vecanerisht ne fushe te shkences dhe te cilat duke i nisur nga kjo e kane perparuar teknologjine dhe sistemin e vet organizativ.Turhani, pohon se nga aspekti i perparimit midis kulturave, krahasimi mund te behet vetem ne pjesen materiale te kultures, ne vecanti ne aspektin e teknikes.Me tej ai shton se ne pjeset e tjera te kultures, ne zakonet e mira dhe adetet, ne stilin jetesor, ne format fetare dhe etike, ne organizimin shoqeror dhe ne art nuk mund te behet nje vleresim “i/e perparuar”- i/e prapambeturi”.Turhani potencon se kultura paraqet mendesi, trajte e vleresimit, qendrim dhe pikepamje specifike.Sipas tij, ne keto lemenje shpirteore mund te flitet vetem per fenomenin e tjetersimit.Por duke u mbeshtetur ne antropologun amerikan Krober, thekson se cilesia e qyteterimit grek antic i jep pavdekshmeri dhe e ben qe ai perendimor te llogaritet veper ose gjurme e tij eshte objektiviteti ne shkallen me maksimale te mundhsme net e qsurit natyres dhe njeriut.Sipas tij veprat filozofike dhe artistike te krijuara me kete pikepamje ose botekuptim, e formesonin qyteterimin grek sikur sot shkenca e klasifikon qyteterimin perendimor.

    Nje pjesetar tjeter i shkencave shoqerore i cili e ka trajtuar ceshtjen e kultures dhe qyteterimit eshte Erol Gyngor, i cili kulturen e konsideron si nje teresi te besimeve, njohurive, ndjenjave dhe emocioneve.Edhe pse ne culture sheh edhe elemente materiale, Gyngori prapeseprape eshte i mendimit elementet materiale jane forma te jashteme reflektuese te kultures.Per shembull, besimi fetar eshte culture, ndersa levizjet e vrojtueshme nga jashte qe behen ne namaz paraqesin formen materiale qe besimi merr ne praktike.Gyngori ne shume shkrime te tij qyteterimin e sheh si teknologji.Pervec kesaj, duke ndare mendimin e Sapirit, ai kulturen e perkufizon si trajte te percjelljes se qyteterimit nder shoqeri te ndryshme.

    Qendrimet e dijetareve perendimore dhe atyre turq ne lidhje me kulturen dhe qyteterimin, te cilat i permendem deri ketu bazohen ne perkufizime dhe ne klasifikimin e permbajtjeve te vrojtimeve konkrete.Perkufizimet ne fjale tregojne edhe ngjashmeri edhe dallime.Por nje gje eshte e dukshme, edhe nese ndjonjerin nga keto qendrime e edhe nese i pajtojme ato, prapeseprape nuk do tam und ta kuptojme qarte se c’eshte kultura e c’eshte qyteterimi.Valle a eshte kultura vetem shpirterore, apo sic theksojne ne disa raste edhe ata qe pohojne keshtu, mund te ndahen ne culture lendore dhe shpirterore?Valle kultura e shkakton qyteterimin ose qyteterimi e shkakton lindjen e kulturave me tipare te ndryshme?Nese qyteterimi perbehet me teper nga elementet materilae, kurse kultura nga ato shpirterore, si eshte e mundur qe kultura te konsiderohet stil i percjelljes se nje qyteterimi ne shoqeri?Valle elementet e quajtura materiale jane ekzistenca ne formesimin e te cilave nuk depertojne elementet shpirterore, te cilat nuk kane lidhje me shpirtin e njeriut, te cilat lindin pa kontaktuar me mendesine, mendimin, njohurite dhe shpresat e njeriut?

    Cili eshte ai factor qe ka lindur ne periudhat kohore kur nuk kane ekzistuar dallime te medha teknologjike midis shoqerive dhe qe qyteterimeve u ka dhene indetitete te ndryshme?Keshtu kur mundohemi t’u japim pergjigje pyetjeve te lart permendura ne kuader te qendrimeve te theksuara, ose nuk mund te gjendet pergjigje, ose pergjigja e dhene nje pyetjeje tregon se nuk perputhet me pergjigjen e dhene nje pyetje tjeter.

    Ne mesin e historianeve qe si studiojne qyteterimet, perandorite dhe shtetet e vjetra, e ne kete kontekst edhe jeten shoqerore ne to, si psh te Henri franforti, hasim perceptime qe dallojne nga konceptualizimet dhe botekuptimet e social-antropologeve dhe sociologeve.Por prapeseprape nuk mund te thuhet se eshte zhvilluar nje qendrim teorik.Frankoforti, i cili potencon se termat “kulture” dhe “qyteterim” ne pergjithesi perdoren si sinonime, metutje shton dhe cdo ndarje nuk mund ti shpetoje te qenet arbitrare.Sipas mendimit te tij, ekzistojne arsye etimologjike te preferimit te njerit perballe tjetrit.Fjala culture asocon ne formacionet iracionale para se gjithash e shohim si homo politicus.

    Frankoforti thote se qyteterimet paraqesin nje “forme”, se kane lindur me nje forme.Sipas tij forma nuk eshte nje kallep konkret net e cilin do te shohim nese vrojtimet tona perputhen me te ose jo.Forma, kur e trajtotjme sit e izoluar, paraqet nje teresi e cila jep kuptim nje elementi kulturor, kuptimi esencial i te cilit nuk duket.Frankoforti kete teresi e sheh si qyteteterim.Ne kete pike ai siguron mbeshtetetjen e antropologut amerikan te kultures, Ruth Benedict.Benedicti, mynyren e jeteses te quajtur culture e sheh si nje zgjedhje nga mesi i mundesive te shumta.Ne cdo vend, cdo shoqeri i ka zgjedhur institucionet e veta kulturore.Nje shoqeri, nje element qe tjetra e ka trajtuar si aksidental, e ka sjelle ne pozite te bazes te veprimtarive te veta.Behet fjale per nje zgjedhje kompaktesuese.Nje veper e cila si e vetme duket e cuditshme, ne relacion me nje qellim te caktuarthuajse e ndryshon aparencen dhe fiton domethenie shume te ndryshme.Sipas Benedictit, kuptimi i ketyre veprave eshte i mundur vetem me ane te kuptimit te zemmrekut te ndjenjave dhe mendimeve te shoqerise perkatese.Frakoforti, i cili e firmos kete qendrim, qyteterimi e sheh si trend te pergjithshem ne veprimtarite e ndryshme te shoqerise dhe me kete sy qyteterimet e vjetra i studion ne mynyre comparative.

    Benedicti dhe Frankoforti shprehen se kultura paraqet nje teresi dhe se pjeset e saj kane kuptim vetem sipas teresise pjese perberese e se ciles jane.Ky qendrim i tyre inspirimin e merr nga intergralizmi i geshtallt psikologjise ne formen “teresia edhe dicka e tepert sesa shuma e pjeseve”.Kjo shprehje edhe pse eshte nje perceptim i bukur megjithate nuk kthjellteson relacionin teresi-pjese.Ne cdo teresi, verehet nje karakteristike e cila e ndryshon perceptimin e pjeseve, por nuk thuhet se c’eshte kjo karakteristike e cila ndryshon perceptimin e pjeseve, por nuk thuhet se c’eshte kjo karakteristike.Geshtallt teoria dhe qendrimet e Benedictit dhe Frankofortit mbeten si qendrime qe prekin gjera te rendeishme, por nuk shpjegojne qarte se c’jane ato.Kurse nga ana tjeter, per verifikimin e qendrimeve sgkencore nevojitet qe gjeja e thene te thuhet qarte duke nxjerre ne pah rezulatet e domosdoshme llogjike te idese se shprehur dhe ti kerkoje ata ne fushe te fenomeneve.Per kete arsye, geshtallt teoria, e lindur ne fillet e shekullit XX edhe pse nga aspekti i proceseve te perceptimit dhe mendimit, mundeson realizimin e vrojtimeve shume interesante, edhe pse nga shkencetaret shikohet si shume racionale, si pasoje e mossigurimit te pjellshmerise hulumtuese duke sjelle operacione ekzaminuese, eshte gjykuar te mbetet ne margjinat e tradites se hulumtimit shkencor.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 09:47
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 21:53
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 07:29
  4. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •