Mė nė fund, mė 26 dhjetor, njė leje autorizon dy dashnorėt virtualė qė “tė takohen”. Apoliner do tė qėndrojė nė Algjeri, pranė Madalenės dhe familjes sė saj, deri mė 7 janar 1916. Ēfarė ndodh atėherė? Ėndrra e ruajtur me aq zjarr dhe guxim, a i rezistoi realitetit dhe kufijve ordinerė tė ndjenjės? Ka tė ngjarė qė jo

Apolineri, luftėtari i dashuruar


Shekulli


Letrat e Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire) pėr Madalenė Pazhenė (Madeleine Pagčs) flasin pėr dashurinė dhe luftėn. Njė luftė, ajo e 1914-1918-ės, qė nuk ėshtė vetėm kuadėr i tmerrshėm dhe rrethanė e rastit e kėsaj dashurie, por vetė motivi i flaktė. Duke parė tek vdisnin shokėt e tyre nė rrebeshin e zjarrit tė mitralozėve, ushtarėt e Luftės sė Madhe, duke u dridhur duhet tė mendonin pėr orėn fatlume qė do t’i linte ende gjallė. Padyshim, pėr aq sa ekzistenca nuk varet veē nė fije tė perit, dėshira pėr tė jetuar me vrull dhe pasion bėhet edhe mė e ngutshme.
Duke lexuar kėto letra qė pėrbėhen dhe nga ato pėr Lunė, dashuria tjetėr e madhe nė korrespondencėn e Apolinerit, nuk mund tė bėhet tjetėr gjė veēse tė lidhen kėto dy realitete, lufta dhe dashuria. Ndėrsa e para e ėshtė e dukshme, verbuese, e jetuar dhimbshėm ēdo ditė, tjetra mbetet virtuale, nė pritje tė pafund pėr t’u pėrmbushur dhe nė njė dėshirė tė ethshme pėr t’u inkarnuar. Luftės qė vret trupin, ata i pėrgjigjen me dashurinė dhe fjalėt qė i ngrenė nė qiell. Dhe kjo marrėdhėnie prej ngulmimit tė padyshimtė, qė i jep krahė letėrsisė jashtėzakonisht tė lirė tė poetit, ėshtė thjesht ngjethėse.
“As teatri nuk mund ta japė idenė e bombardimit tė frikshėm qė purpuroi qiellin papritur, e fishkėllimės sė plumbave qė pėrshkojnė ajrin sikur tė ishin makina nė garė, e shpėrthimit djegės tė bombave dhe hedhjeve nė erė, e kėrcėllimave tė pashpirt tė breshėrisė dominuar nga tak-tak-tak-u i mitralozit fqinj”,- i shkruan Apolineri Madalenės mė 10 dhjetor 1915. Ky aluzion pėr “teatrin” ėshtė domethėnės: estetika ėshtė pjesė e perceptimit tė poetit. Tė gjitha letrat, nga njė shkallė nė tjetrėn, flasin pėr njė vizion, e ēojnė nė skenėn e shkrimtarisė.
Nė vijėn e parė, nėntoger i kėmbėsorisė, Apolineri e dinte pėr ēfarė fliste. Pak muaj mė vonė, mė 17 mars 1916, ai u plagos nė kokė. Nuk do tė kthehej mė nė front dhe nuk do tė jetė kurrė mė i njėjti Gijom. Vdiq mė 9 nėntor 1918, nė moshėn 38-vjeēare. E gjitha ndodh nė pak vite, dhe nė zhurmėn e pandėrprerė tė luftės. Le tė kthehemi pak mbrapa, ku gjithēka ėshtė mė e shpejtė, me vulėn e kohės qė rrjedh. Mė 2 janar 1915, Apolineri ndodhet nė trenin qė e shpie nga Nisa nė Marsejė, mė pas nė Nimė pėr t’u bashkuar me regjimentin e tij tė artilerisė. Pikėrisht nė Nimė, ai do tė kalojė me Luizė dė Kolinji-Shatijo (Lunė), njė javė pasioni erotik, tė zjarrtė, madhėshtor. Nė fund tė marsit, ai do ta shohė pėr herė tė fundit, fare pak, gruan e re tė ēlirėt dhe me trille. Ai do tė vazhdojė t’i shkruajė, me raste, deri nė fund tė vitit, por kjo nuk ėshtė mė veēse “hija e dashurisė sė tij”.
Ndėrkaq, ai takon nė tren Madalena Pazhenė, merr anijen pėr nė Marsejė pėr t’u kthyer nė shtėpinė e saj, afėr Oranit, ku ajo ėshtė mėsuese letėrsie. Ėshtė 22 vjeē, vajza e madhe e njė familje me shumė fėmijė. “Ėshtė i gjatė, po, i gjatė, me kėmbė pak tė shkurtra dhe bustin e rėndė; mban njė kasketė tė hedhur pas.” Kėshtu e pėrshkruan ajo nė parathėnien e botimit tė parė tė letrave (jo tė plota dhe tė prera prej sa), i vitit 1952.
Duke u nisur nga ky takim i vetėm, i pėrkorė dhe jetėshkurtėr nė tren, Apoliner, qysh nga pranvera e vitit 1915, angazhohet me “udhėtaren e njomė me qerpikė tė gjatė” nė njė korrespondencė qė shumė shpejt do tė marrė pėrmasa sipas oreksit tė tij dashuror, seksual, thuajse vigan. Lufta gjithashtu bėhet burim ku ai merr energji dhe i shtohet dėshira: “Tmerri tragjik, errėsira e frikshme, trupat e tmerrshėm nė llogore, zorrėt dhe gropat e predhės ma shtojnė dėshirėn pėr tė tė dashur...” “Rrokullisjet e baticave/gjėmimi i artilerive ku trajta e turpshme e topave pėrmbush dashurinė e tmerrshme tė popujve...”, shkruan ai nė njė nga “Poemat sekrete” qė i kushtohen, njėlloj si dhe letrat, gruas sė re. Nė njė poemė tjetėr, “llogorja” shndėrrohet nė trup tė bardhė dhe ravijėzon njė seks fantastik femėror, “mė e gjatė se gjarpėri mė i gjatė, e gjatė sa tė gjithė trupat e tė vdekurve vendosur njėri pas tjetrit”. Ose ky ėndėrrim melankolik i luftėtarit tė dashuruar: “Xhufka jote ėshtė e vetmja bimėsi qė mė shkon ndėr mend kėtu ku nuk ka bimė.”
Apolineri digjet, rėnkon, flet pėr gjithēka, pėr asgjė, pėr letėrsinė, pėr artin, pėr “Pikason, artistin e madh, por pa asnjė skrupull”, dhe mbi tė gjitha, pėr trupin e paepur tė tė dashurės sė tij epistolare. Ai e ėndėrron kėtė trup, e krahason me atė tė tė dashurės tek Kėnga e Kėngėve, ose me ato tė mitologjisė, Afėrditės, Hermionės, Fedrės..., e rikrijon, e pushton, e skllavėron vetėm nga forca e mendimit dhe gjuhės sė tij flakėruese. Ai lėshohet nė kėtė lidhje tė qėndrueshme me Madalenėn, duke e kryer gjithēka nė distancė, edukimin e tij sentimental dhe sensual. Letrat e Madalenės nuk janė, por merret me mend se para retiēencave (ajo ėshtė po aq e rezervuar sa ē’ishte Luja e pacipė), ajo nuk vonon qė tė pohojė, atė ēka pėrputhet me guximin e fjalėve, duke ndarė tė paktėn njė pjesė tė etheve erotike me letėrkėmbyesin e saj. Me kėtė rast mund tė habiteshim pėr konceptet martesore pak normative tė shkrimtarit, apo pėr prirjen pėr ta lidhur shoqen e tij me zinxhirėt e skllavėrisė dashurore, pėr tė deklaruar vendosmėrisht vendin burrėror tė zotit dhe padronit. Nė fund, ai pėrpunon njė vizion tė vėrtetė mistik dhe erotik. Morali i tij merr njė formė paradoksale: “Pak njerėz janė dashuruar ose ata qė e kanė bėrė kanė vepruar nė mėnyrė tė jashtėligjshme dhe sipas vesit. Ai shprehet se si dy shpirtėra sillen me virtyt, por nė njė mėnyrė po aq tė plotė, pasionante sa dhe ata qė veprojnė sipas vesit.”
Lorenc Kampa, nė parathėnien e kėtij botimi tė ri tė plotėsuar “Letra pėr Madalenėn” ka tė drejtė kur flet pėr “intuitėn fondamentale tė poetikės apolineriane: bashkimi i rregullit me aventurėn”.
Mė nė fund, mė 26 dhjetor, njė leje autorizon dy dashnorėt virtualė qė “tė takohen”. Apoliner do tė qėndrojė nė Algjeri, pranė Madalenės dhe familjes sė saj, deri mė 7 janar 1916. Ēfarė ndodh atėherė? Ėndrra e ruajtur me aq zjarr dhe guxim, a i rezistoi realitetit dhe kufijve ordinerė tė ndjenjės? Ka tė ngjarė qė jo. Apolineri rikthehet nė front, nė Shampanjė. Ai do t’i shkruajė pėrsėri letra tė “dashurės sė tij tė adhuruar”. Por njė fill ėshtė kėputur nė mėnyrė misterioze. Plaga e marsit nė vazhdim dhe kjo luftė qė pėr tė sa zgjat aq edhe merr fund, do t’ia ndryshojnė rrėnjėsisht tė gjitha perspektivat. Kėshtu, ky timon i mrekullueshėm sensual dhe dashuror qė pėrfaqėsonte Madalena reshti sė shfrytėzuari joshjen e tij.




30/07/2005
KATEGORIA: Kulture.